Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 10 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:23 pm

3. Dhe doli Biznesi,kjo gangrenë e Komunitetit të Njeriut. Dhe përsëri Arti…Eva… Biznesi… komuniteti i Njeriut… Jo shumë vonë do të pendohet Biznesmeni. Arti po i thërret Perëndisë “Diell” të vesh me tinguj Evën… “Eva” duhet të bëhet ajër t’ju shpëtojë bizmesmenëve, ose të hyjë në arkitekturën e Artit.

4.Adami e di që do të vdesësh e do të stërvdesësh pa zërin e Evës? Atëherë thirri Artit!

Gjirokastër, 20.01. 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:23 pm

Substanca letrare e këtij numri

· “Dashurisë i falim hapësirë” poezi nga poeti Jorgo Telo, faqe 2

· “Humori qytetar, pjesë e fisnikërisë njerëzore”, poezi dhe fabula nga Dino Çiço

faqe 3

· “Kadare, mos u bëj më i madh…” poezi nga Hadër Mevlani faqe 4.

· “Lindja e një vlere të re” Intervistë nga Mirela Dudi.

· “Zhgënjim dhe mashtrim” skicë nga Sofika Meksi

· “A life’s notes” Zanneta Kalyva-Papaioannou
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:24 pm

Informime

@ Shkrimtari, poeti dhe studiuesi Novruz Xh. Shehu tashmë ka dalë në “det” të hapur, duke u marrë me art: studime, analitikë, kritikë, vlerësime të figurave dimensionale dhe të konturuara. Ai është një nga krijuesit e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, Gjirokastër, autor i mjaft veprave në poezi e prozë, publicistikë e tjerë. Shkrimet e tij janë prezantuar në këtë dhjetëvjeçar si në gazetën “Drita”, “Albania’, “Tema”, revistën letrare “Arst’ e tjera. Ato kanë pasur objekt figura të shquara të letërsisë, artit, kulturës si për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, Inva Mulën e shquar në interpretimin muzikor edhe në shkallë botërore, përsiatje dhe reflektime për shkrimtarin Vath Koreshi, poeten Luljeta Leshanakun, poetët Fatos Arapin, Niko Kacalidhën, Frederik Reshpjen, regjisorin e talentuar Kiço Londo e të tjerë. Novruz Xh. Shehu është para një evenimenti të rëndësishëm: Pas një pune të madhe studiuese, hulumtuese, kërkuese dhe shkencore është para realizimit të një ëndrre të madhe: Botimit të Enciklopedisë lokale “Tepelena”.

@21.12.2002

Bashkia e Qytetit Tepelenë, Shoqata Kulturore-Atdhetare “Labëria”, Lidhja e Krijuesve “Pegasi”, Dega Tepelenë, organizuan një veprimtari të madhe letrare me objekt :Pasurinë krijimore të poetit tepelenas Izet Çulli në kuadrin e 60 vjetorit të ditëlindjes së tij. Skenari i kësaj veprimtarie ishte përgatitur nga poeti Maliq Lila, i cili e realizoi me “stafin” e tij me nivel dhe dinjitet. Në këtë veprimtari merrte pjesë Kryetari i Bashkisë së Tepelenës z. Xhafer Ruçi, sekretari i Këshillit të Qarkut Gjirokastr, Belul Hila, Kryetari i Shoqatës”Labëria” z. Ago Nezha si dhe Botuesi i talentuar Fatmir Toçi.Në këtë veprimtari, në emër të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Albania me qendër në Gjirokastër përshëndeti kryetari i saj, shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani.

Në këtë ceremonial letrar u interpretuan mjaft krijime nga “bollëku kualitativ” i krijimtarisë së Izet Çullit. Bashkia me ndihmesën edhe të biznesmenëve tepelenas shtruan për pjesëmarrësit një drekë, ku shumë krijues ,miq dhe të afërm folën për krijimtarinë e Izetit . Duhet të evidentojmë me këtë rast punën e mirë të filluar edhe nga Dega jonë e Lidhjes “Pegasi”në Tepelenë, e drejtuar nga poeti Kastriot Hadëri.

@ “RINFEST” NË PËRMET

Në kuadrin e ndërrimit të viteve më datën 30.12. 2002 nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” Përmet dhanë një “Rifest” para qytetarëve përmetarë. Ideatorë të kësaj veprimtarie ishin nxënësit: Jonalda Cela, Nertila Naqe, Jonada Zaimi si dhe nënëdrejtori i Shkollës z. Vezir Spahiu. Pjesëmarrja e nxënësve ishte në fusha të ndryshmenë: këngë,kërcim, dramatizim,,skeçe,, recitime, sfilatë. Spektakli ishte i thjeshtë, por i bukur dhe me përçim të mesazheve të mëdha e të qarta për të rinjtë:”Larg veseve të këqija që kapin moshën e adoleshentës.” Sa më shumë Virtyte, sa më shumë lumturi, sukses dhe dashuri. “Rinfesti” u realizua mes emocioneve të shumta dhe një bukuri ndjenjësore duke shpërndarë urimin:”Gëzuar vitin e ri 2003!”

Nertila Nasto

* U organizua në Vlorë nga Lidhja e Shkrimtarëve “Petro Marko” promovimi i librit poetik “Mos më kërkoni atje ku s’jam” i poetit Anastas Bita. Në këtë promovim kumtuan dhe dhanë mendimet e tyre vlerësuese Krijuesit e kësaj Lidhjeje si poeti Idajet Jahaj, N/kryetar i Lidhjes.

*Piktori i talentuar Andrea Tane, anëtar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” , dega Përmet po përgatit ekspozitën e tij të parë vetiake .

* Është në proces botimi romani i parë i shkrimtarit Dhimitër Konomi “Pickimi i Merimangës”. Ky startim në këtë gjini i shkrimtarit gjirokastrit vjen pas botimeve të suksesshme në lëmin fantastiko-shkencor.

* “Alpo-Radio” jep në emisione të veçanta substancën e shkrimeve të organit letrar “PEGASI” si dhe herë pas here jep intervista nga shkrimtarë, poetë dhe drejtues të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”. Kjo është në traditën e kësaj radioje me koncepte bashkëkohore, e cila vijon atë nismë të marrë nga anëtarja e Lidhjes sonë Orjeta Eskiu. Orieta gjatë periudhës së gjatë të vijimit të studimeve në Universitetin “Eqrem Cabej” Gjirokastrër iu përkushtua prezantimit të librave të autorëve të “PEGASI”-t. Kjo falë edhe bashkëpunimit me Drejtuesin e ALPO-RADIO z. A. Petro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:24 pm

*Profesor Shaban Demiraj interesohet për përmbajtjen e organit letrar “PEGASI”. E falënderojmë Profesorin për interesin e tij.

*Nuk është aspak e çuditshme që poeti dhe shkrimtari i madh Dritëro Agolli është “lexues” i rregullt i “Pegasi”-t.





* Shkrimtarët dhe poetët grekë të përkthyer në shqip në numrin special të Dhjetorit falënderojnë mundësinë që u dha “PEGASI” për shkëmbim të vlerave. Në këtë kontekst Kryesisë së Lidhjes i kanë ardhur urime nga poetët dhe shkrimtarët e Klubit letrar “Zaloni”, Lidhja e Shkrimtarëve të Greqisë e tjera.

Në numrin e saj të Dhjetorit revista tremujore “Keleno” i kushton disa faqe prezantimit të Letërsisë shqipe të autorëve të “PEGASI”-t
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:24 pm

Poetja greke Zaneta Kaliva-Papaioanu i dërgon veprat e saj Bibliotekës së Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” si dhe i uron Lidhjes, anëtarëve të saj suksese në krijimtarinë letrare dhe në lidhjen kulturore midis dy popujve tanë . Nga libri i saj “ Shënimet e një jete” shkëputëm dy vjersha të shkëputura nga vëllimi i përkthyer edhe në anglisht nga Zacharoula Gaitanaki “A life’s notes’, poems-Lyrics



NOSTALGIA

On bed of pain,

Alone, anight,

I wish I had your touch.

I feel nostalgia,

I’m scared of the lust

And ëith a big pain I cry your name.



TOGETHER on the SEASHORE

A morning in Varkiza

By the sea,

Hand in hand,

Ëe got together.

The sea was wetting

Softly our feet

And we were dreaming

To be eachother’ sarms.

We were wet and we were dry

Playing on the sand

And ëriting on it

I loëe you-“Te amo”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:25 pm

FRANCË

Figura të kontributit të madh, ALEKSANDËR ZOTO



Përkthyes i spikatur i Letërsisë shqipe në gjuhën frënge



“E njeh Aleksandër Zoton?”- më pyet studiuesi i njohur Aristidh Kolja në vitin 1999, kur ishin në Shtëpinë e tij botuese “Thamiris”, në Athinë.

“Si s’e njoh…”- iu përgjigja.

Fillon një bisedë e zjarrtë për këtë përkthyes jo të zakontë. Aristidhi na tregon “Antologjinë e poezisë shqipe” të botuar në Francë, frëngjisht. Në faqen e parë lexuam edhe autografin e z. Aleksandër Zoto.

“Është një nga miqtë e mi më të “bukur”!… Interesohet për ne dhe ne interesohemi për të. Do t’iu jap adresën e tij që të keni korrespodencë. Librat e botuara këtu t’ia dërgoni…”



Aleksandër Zoto me origjinë nga Himara. Banon në Sent-Etien të Francës. Është profesor në Universitetin e këtij qyteti.

Pakëz biografi

Babai i tij ka emigruar në Francë në vitin 1924, ndërsa nëna shkoi në Francë në vitin 1936, kur u martua. Karakteristikë tipike e nënës së tij ka qenë se gjatë gjithë kohës është marrë me thurjen e këngëve në gjuhën shqipe me varg tetërrokësh. Duke mos ditur të shkruaj gjuhën shqipe, ajo i ka recituar krijimet e saj në disketë. Prindërit e Aleksandrit ndikuan tek ai që të njohë dhe t’i përveshet me zell mësimit të gjuhës shqipe. I dalluar qysh në fëmini për mësimin e gjuhëve të huaj Aleksandri përvetësoi gjuhën greke dhe gjuhën shqipe. Kësaj të fundit iu përkushtua dhe i përkushtohet totalisht. Një nga objektivat e tij të qarta ishte, duke u nisur edhe nga pasioni i tij për muzikën shqiptare: “Përkushtim ndaj thesarit…” Pra, objektiv për të ishte përvetësim i gjuhës shqipe. Dhe këtë objektiv e realizoi me metodën autodidakte. Frymëzim për të dhënë kontribut në letërsinë shqipe iu forcua dhe mori shtysë më të madhe, kur u njoh me veprat e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Pra, starton qysh herët në përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhën frëngë. Fillimisht në një revistë letrare në gjuhën frëngë me Kryeredaktor Ismail Kadarenë në vitin 1981-1982. Këtu, në sajë të një pune përkushtuese, botoi të përkthyera:

Disa novela të Ismailit, novelën “Krushqit janë të ngrirë”, esenë për Eskilin.

Dy novela të Dalan Shapllos, një novelë të Vath Koreshit.

Startimi i përkthimit vijon vrullshëm dhe emri i përkthyesit Aleksandër Zoto vijon me botimin e “Antologji e prozës shqiptare”, viti 1984; një libër me tregime dhe novela dhe romanin : “Njeriu me top” të Dritëro Agollit. Novela “Njerëz të krisur”. Në vitin 1998 jep një kontribut të madh për njohjen e poezisë shqipe duke botuar “Antologji e poezisë shqipe”.

Ka botuar mandej përmbledhje me poezi të Ali Podrimjes dhe Fatos Arapit.

Një nga dëshirat e tij të mëdha ka qenë studimi i plotë i veprës së Kadaresë.

Përkthyesi, Aleksandër Zoto, ka luftuar gjatë gjithë kohës që të krijojë një imazh të vërtetë për nivelin e Letërsisë shqipe. Ai ka bashkëpunuar në përkthime edhe me përkthyesen Kristian Monteko, e cila punon në një Universitet të Parisit.

Është autor i qindra përkthimeve dhe studimeve për letërsinë dhe Krijuesit shqiptarë të botuara në periodikun letrar francez.

Në Francë është botuar të përkthyer edhe librat e Besnik Mustafait, Fatos Kongolit, Eqrem Bashës si dhe librat e shkrimtarit gjirokastrit Viron Graçi, të cilat janë pëlqyer nga lexuesi francez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:25 pm

ITALI



MIRA KOLA e cilësuar si “Dora D’Istra” e kohëve moderne



Është Kryetare e Shoqatës Atdhetare “SCANDERBEG” në Romë.

Veprimtaria e saj dhe e Shoqatës që kryeson është një përpjekje e bukur, madhore, një veprimtari pasionante e ndërlidhjes kulturore, e kontributit për t’u ofruar Kulturën , Artin shqiptar jo vetëm emigrantëve shqiptarë që janë në Itali, por edhe miqve italianë të Shqipërisë. Ajo është nisiatore e mjaft veprimtarive të organizuar me profesionalizëm edhe në fushën e prezantimit të Letërsisë shqipe në Itali, duke bërë programe të detajuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:25 pm

KOSOVË

REXHEP FERRI PIKTOR I TALENTUAR

Për të kuptuar e zbërthyer konceptimet e pikturës së Ferrit duhet të futesh në thellësisht në poezinë dhe prozën e tij. Shkarkimi “elektrik” i mendimit në Letërsi dhe e pathëna “lind” nëpërmjet gjuhës figurative të pikturimit me kode të fshehura.

Një prezantim i pikturave të tij në mënyrë modeste nga “PEGASI”. Autori që në pikturën e tij lëshon thirrjen e vet, sipas shijes dhe formimit : “Atdhe që i mungojnë herë gjymtyrët, herë koka…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:25 pm

MAQEDONI

“Letërsia është një “rrëfim” i universit njerëzor.”

ALI ALIU, Kritik Letrar



Letërsia është artikulim, përkatësisht rrezatim (artistik) total i ekzistencës së njeriut në shekuj: dhe atij historik, filozofik,metafizik,social dhe poetik. Dhe është një “rrëfim” i tillë i universit njerëzor, që nuk mund ta artikulojë në atë formë asnjë fushë tjetër e shkrimit…

Krijuesi i vërtetë sot nuk mund të mos ketë shqetësime për atë që po ndodh për rreth tij, për fatin e Kombit, të njeriut përgjithësisht.

Të talentuarit e pakët e kanë vështirë të shquhen nga “kallaballëku” i shumshëm… Kërkohet vlerësim selektiv…

Duhet të hiqen kufijtë, të dukshmit dhe të padukshmit për të krijuar qarkullimin e lirë (të vlerave të krijimtarisë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:26 pm

PAK HISTORI



Taciti,

duke folur për stërgjyshrut tanë , ilirët, është shprehur: “Një racë e fuqishme e tipit meridonial; njerëz të matur, të heshtur, trima dhe ushtarë të shkëlqyer”.



Arturo Galante

në librin e tij “Shqipëria” ka theksuar:

“Është një fitore e mrekullueshme për këtë popull të vogël, i cili midis gjithë popujve trako-ilirkë të ruajë gjuhën e paraardhësve dhe stërgjyshërve të tij dhe më mirë se malësorët e Principatës së Gallës, apo banorët e Skocisë, të Irlandës dhe Bretanjës perëndimore franceze…”

Mommsen (albanolog dhe hulumtues) :

“ka ishin shqiptarët një periudhë të gjatë kohe për Perandorinë Otomane, qenë të parët e tyre për Perandorinë romake”

“Perandoria Romake”, vëllimi i parë.



Zyra e Informacionit Nr Tel. 003558467338



Bar Restorant-Motel “Graçi”, pranë qendrës Industriale (Shkolla e mesme industriale) ju mirëpret. Në mjediset e tij ka shërbesë të niveleve bashkëkohore. Komunikoni me ne në numrin e telefonit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:26 pm

SOFIKA MEKSI

Zhgënjim dhe mashtrim

Në një mbretëri njerëzit ishin të lumtur,megjithëse ishin të varfër.

Mbreti I tyre me të vërtetë kishte pamjen e një diktatori, por mundohej që në mbretërinë e tij mos të kishte shthurje. Mbas vdekjes së Mbretit, njerëzia menduan se shpëtuan nga e liga. Ata nuk e kishin kuptuar se e liga nuk do t’u ndahej, se ata banonin në tokën e saj.

Përveç kësaj, fara e ligësisë e kishte mbjellë këtë tokë. Ligësia tjetërsohej dhe merrte pamje të ndryshme, por ato që e ndjenin ishin më tepër vajzat e bukura teë mbretërisë që ndesheshin me zhgënjim. Ndërsa djemtë ishin tepër sykeshë dhe I gëzoheshin mashtrimit. Ky zhgënjim dhe mashtrim ngjizej te njerëzit e kësaj mbtretërie dhe lindte e varrosej bashkë me ta.

Marrë nga libri me tregime “Krijuesi dhe rrethi vicioz” Botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”, viti 2002.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:27 pm

Kryesia e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër në emër të gjithë Krijuesve kudo që ndodhen si brenda vendit dhe jashtë tij, i uron shkrimtarit të madh , gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, 67 vjetorin e tij të lindjes.





“Kadare, mos u bëj më ”i madh”…”



Nga Hadër MEVLANI



Kadare, mos u bëj më i madh- është e kotë:

Fama jote tani Botën ka marrë…,

Je ngjitur aq lart dhe të duash s’zbret dot,

Në degën më të hollë, m’u në majë!…



Unë vetes sime i kam vënë detyrë,

Po a do mund premtimin ta mbaj?…

Që mos të të thur asnjë himn,

Veç të të qortoj, të të shaj!…



S’I dua servilët që u përgjërohen

Gjenive, gjer në pikë të sabahut

Të “qortoj”,Kadare, se më ngjan e harrove

“Djalin që puthi vajzën e Aqif Kashahut”…



Irena,Ejfelë,…pak shi mbi Lamansh,…

Madhështia dhe Parizë të lagur,…

Hanin e fëminisë, qysh e braktise,

I marrë;

Ku era tund tabelën: “Hapur!?”



Kam qenë dhe unë student në Tiranë;

I shkelur nga malli, jam asfalt i zi!…

Për “rrugët ku s’ke bërë asnjë marrëzi”?!…

S’ke mall?!…

Po “për rrugët ku s’ke bërë asnjë marrëzi”?!…



Tek “Rrugët e Dibrës” shtyhen kur del buka;

Fshesat shajnë çdo udhëheqës, lirisht,…

Tashmë është thinjur me kohë Mira Struga,

“Vajza me e bukur e ish Kampit Socialist”.



Kadare, mos u bëj më “i madh”- madhështia

S’është asgjë,nuk të fal lumturi…

Le të thotë bota-gjithë, mos dëgjo,

mba vesh mua,

Që s’kam qenë kurrë i madh, ndaj e di!…



Do të vij të të gjej në Francë, në hotelet;

Na pret “Rosinanti” poshtë,…

Në Gjirokastër, poshtë Kalasë,

te shpella,

Suzana për ty derdh lot!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:27 pm

PËR TË RIZGJUAR ILIRINË



I gurtë qyteti,krejt i gurtë;

Të gurta rrugër dhe shtëpitë.

Dhe njerëzit duken krejt të gurtë,

Sikur t’u jenë mbytur gjemitë!



O ti qytet qindravjeçar,

Përse për ty ndjekam kaq mall?!

Kaq shumë më dashka guri yt,

Që çelka çika si strall?!…



Kam ardhur shpesh në këtë qytet

Dhe shpesh kam shkuar në mallëngjim.

Kalaja heshtur më vështron.

Trofetë heshtur atje rrinë…



Atje nuk gjeta ciceron.

Atje nuk gjeta as bilbil;

Veç loti i ngrohtë që pikëlon,

Argjiroja qumështëron!



O kronikan i këtij qyteti,

Që le kronikë dhe në gur

Dhe guri pyet: “Ku është poeti,

Plagëmadhi e dhimbjeshumë?!”



Ç’është kjo magji në këtë qytet

Dhe kjo hata që bën kërdinë?…

Në rrugë nuk shoh asnjë poet.

Si thikë gjakos fjala “mërgim”!



Ndoshta një ditë ata do të kthehen

Si palombarët në kërkim.

Në shpatë të shqipes na pret ÇABEJI,

Për të rizgjuar Ilirinë…





Gjirokastër,mars 1997



Murat MEMALLAJ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:27 pm


GJËMIM QË BUÇET NË BOTË



(Motiv popullor)



Ç’i gjëmon pena mbi fletë

një emri… nga Kadaretë…

Gjëmim që buçet në botë,

zë i thekur dhe i fortë.

Gjirokastër, ç’të ndrit syri

me kësij bijsh si ISMAILI!



(Marrë nga libri i Jorgo Telos “Tingujt e shpirtit”)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:28 pm

DASHURISË I FALIM HAPËSIRË…





Jorgo S. TELO lindi në Konckë, Zagori, Gjirokastër në vitin 1945. Në vitin 1963 përfundoi studimet në Shkollën e mesme “Pandeli Sotiri” në qytetin e Gjirokastrës dhe në vitin 1965 mbaroi studimet e larta në Tiranë për Gjuhë-Letërsi-Histori dhe mandej ushtroi profesionin e mësuesit në rrethin e Gjirokastrës. Gjatë kësaj periudhe shquhet për talentin e tij, duke botuar në organet e shtypit. Aftësia e tij krijuese spikat gjerësisht, kur caktohet për të punuar në sektorin e kulturës ku dha kontribut në përgatitjen e mjaft skenarëve fshikullues e me humor fin si dhe në krijimin e teksteve të këngëve për grupet e krahinës së Zagorisë për festivalet folklorike.

Prej vitit 1992 në kushtet e një invaliditeti të theksuar vazhdon të sfidojë tek vetja realitetin e dhimbshëm fizik me kurajon dhe optimizmin që i jep shpirti krijues…

Ka përgatitur mjaft vepra për botim në të gjitha gjinitë e Letërsisë.

Viti 1998 hap siparin e botimeve të poetit dhe shkrimtarit Jorgo S. TELO.

Lajtmotivi i tij poetik ishte i qenësishëm: “Në doni të më njihni, po shfaqem: Edhe pse jam duke qeshur, nga mendime të thella përflakem…” Kështu u shfaq i arrirë poetikisht me vëllimin poetik “Evë,moj si u gënjeve”. Pas këtij botimi të suksesshëm u rishfaq me “Bubushi dhe Dikushi”, poemë; “Babi, keq mos të vijë!” vëllim poetik për fëmijë; “Klithja e Yjeve”, vëllim poetik ; “Verë dhe uthull”, fabula; “Tingujt e shpirtit”, poezi- këngë. Këto vëllime poetike tipike për kohën ranë në dorë të lexuesit dhe të studiuesve, të cilët kanë dhënë mendime dhe vlerësime të larta për krijimtarinë e tij. Jorgoja s’rresht së punuari . Rifillon të lëvrojë edhe prozën, publicistikën, në kushtet e reja, mbasi në “përçapjet” e viteve 1970 iu “kthyen” disa vëllime në prozë nga Shtëpia e atëhershme botuese.

Ka “strukturuar” disa vepra: “Zarfi i paçelur ”, novela e tregime ; “Gjethe poetike”, poezi; “Kumte dashurore”, poezi lirike; “Gjëza & pyetje”; “Sfidanti legjendar” poemë epike; “Nëpër xanxa ëndrrash & ëndërrimesh” poemë; vëllimin me poezi satirike “Humor (piper) eska”; poe-

mën humoristike “E di Kola ç’ka në torbë” e të tjera.

Nëpërmjet këtyre veprave të strukturuara dhe të bëra gati për botim Jorgo Teloja do të shpalosë të gjitha vlerat e tij në Letërsi, të cilën e ka dashuruar dhe përbën gjithë jetën e tij ndjenjësore. Me veprat e tij të botuara në letërsinë fëminore, me stilin dhe nivelin e tij ideo-artistik po e radhit veten mes shkrimtarëve më të mirë në këtë gjini. Ne po japim një “kolazh”të pjesshëm poetik nga vepra e tij e botuar,pa pretenduar se kemi marrë prej të gjitha botimeve.



Nga libri poetik “Evë,moj,si u gënjeve?!” (1998)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:28 pm



DYMBËDHJETË VARGJET E MIA





Lodhem, duke qëmtuar të ardhmen,

Flë në shtratin e Arushës së Madhe.

Zgjohem nga tringëllima e kristalit

të ëndrrave.

Lahem në dushin e rrezeve diellore,

Krihem me degët e pyjeve halorë.

Vishem me këmishën e përgjakur të Krishtit.

Udhëtoj sforcuar në Qiejt e Shpresave.

Shlodhem duke punuar…

Dashuroj jashtë bezdive protokollare,

Jetoj nën përkujdesjen e Ëngjëjve.

Do të vdes me shterimin e ëndrrave…

Ringjallem në Arkitekturën e Gërmave…

1998


KOMBËTARE





U përplasën shekujt mbi ne,

Trysnitë na e rregjën lëkurën…

Jemi më historipasurit mbi dhe

Dhe si fitues… edhe si humbës…

1998


AUTOGJETJE…





Kam kërkuar, kërkoj vazhdimisht

Të gjej veten në botën e pafund.

Në ç’pikë ndodhem?…

A jam i dobishëm?

Mos, vallë, një HIÇ… po humb?…


BRENDA VETES





Brenda këngës sime:

Bilbilat ulen serbes – serbes.

Brenda jetës intime:

Plot dashamirësi, tolerantë… të pabesë.



Brenda syrit kristalin :

Vegjetojnë sy yjesh në yllësi.

Përmbi ballin tim:

Mbin blerimi i jetës në gjithësi.



Brenda buzës sime:

Një heshtje që s’përmbahet më.

Brenda shpirtit tim:
Enden shumë gjera dhe asgjë…





Brenda vetes:

Botën siç është e mbaj…

Brenda Botës:

“Unë mbijetoj në një skaj”…



E ARDHMJA



Shumëkush mendon “Zjarrin e madh”

Frika po i zë njerëzit nga mesi…

Jo pak, mes luksit të lartë

Thartojnë buzët… nga “teknostresi”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:28 pm

HEROIZMI



S’e kam ëndërruar kurrë,

Në jetë të bëhem “Hero”.

Ç’përnban fjala”Burrë”,

Dëshiroj ta kem - domosdo.

1989


PORTAT E ZEMRËS





Të heshtura rrinë portat e zemrës,

Ulërasin menteshat herë- herë…

Të mungojë “lubrifikanti”- këngë,

Gërryen shpirtin çdo antivlerë.

1988
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:29 pm

GEZOJ DHE VUAJ





Gëzoj me gëzimet e të tjerëve

Vuaj realitetin tim…

Kujtoj gjallërinë e hershme…

Vuaj,që për të s’ka kthim.


ZIK – ZAK





Më shfaqen si në pasqyrë

Disa njerëz :

Ecin zik-zak përherë..

Disa gojë:

Flasin zik-zak pandërprerë.

Disa sy:
Nën vështrimin zik-zak…



Ca karaktere:

Tejet

Zik-zak…


Ç’E BREN HESHTJEN?





Do t’ia hap heshtjes dyert;

Të dalë ç’mban përbrenda…

Ndonëse s’ka heshtje të përkryer;

Ta di, ç’e bren…

dhe… ç’ia ka ënda…


LEVIZJE





Kur loz me fëmijët e fëmijëve,

Kthehem pesëdhjetë vjrt më I ri.

Yjet lozin në fushnajën e qiejve;

Sikur thonë: “Lëviz edhe ti!”



Dhe lëviz.Ashtu e do jeta.

Dhe lëviz.Paçka se ngadalë.

Dhe lëviz.Sërish veten gjeta.
Pra,lëviz… “Lodroj’ nëpër fjalë…





LAVAZH



Eshtë apo nuk është mëkatar,

Rrëmbehet shpirti ynë mesdhetar…

Sa cenohet pak,

Gatitet pëe revansh.

E paskemi hak,

T’i bëjmë lavazh…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:31 pm

NJERIU





Nuk u krijua njeriu,

Të sundojë mbi llojin e vet.

E përzgjodhi natyra,

Të mbisundojë

Në tokë,

Në qiell,

Në det.


DJALOSHARE





Me urdhër magjik mblodha shtojzavallet.

Mes tyre shndriti si perlë… një Vajzë.

U bëra vigan … dhe i shtrydha malet.

Nga floriri i tyre doli një Unazë…



ZENITH



Prehem në shlodhjen tënde të blertë.

Këndoj me buzët e tua hark-drite.

Endërroj brenda gjumit tend të qetë.

Rrekem në mëngjeset e mia poetike…



GJETJE…



Tek buzëqeshja jote

I gjej strehë ëndrrës.

Tek qielli i syrit tënd

I bëj fole zemrës.


NË KËRKIM TË NDERSHMËRISË…





U lodha në kërkim të ndershmërisë.

Në tregti
gjeta njëfarësoj…



Në dashuri - sa për të “zënë sytë”;

Në politikë - asnjë majë thoi…

Nga vëllimi poetik “Klithja e yjeve”(2000)


UNË DHE BOTA




Dhe me ëndrrat kuvendoja…



Tufa-tufa vinin ëndrrat.

Kur ca diell më mbiu tek goja,

Për më shumë ma kish ënda…



FLLADI I VENDLINDJES



Eci përmes memecërisë së malit.

Era… Kushedi nga ka gjetur prehje.

Këpucët e mia

zgjojnë nga gjumi zallin…

Flladi i vendlindjes

më nginj gjer në dehje…


MURMURIS HESHTUR





E shoh jetën në sy

parreshtur.

E mbaj jetën

thellë

në shpirt.

Murmuris me veten:

“Mos u bëfsha për t’u qeshur;

Për t’u qarë do bëhem nje ditë. “



JETË DO LË PAS



Gjalloj më se i vetbindur;

E di:

Jetëgjatësisë nuk i përkas.

Pa merak do ik një ditë.

Jetë… do lë pas…



KRIMBI



Krimbi i dyshimit bren paqen.

Ul edhe vleftën e floririt.

Ky lloj krimbi

përbuz ndershmërinë;

Dashuritë i ngrin…



KALLASHKULTURA



Falë doktrinës së kallashnikovëve

Çdo kulturë e lamë mënjanë.

Mbijetesa eksperimentohet…

Vështirë t’ia dalim mbanë.



O Zot, si u pleks kjo punë!

Po gajaset Bota me ne…

U zhvesh nga vlerat çdo kulturë;

Kallashkultura bredh pa fre…



MË THONI !



Më thoni, ju lutem,

si ta kuptojmë:

Furtuna vjen tek ne,

Apo ne

tek furtuna shkojmë?…



??!!…



Ndodh të ndjehem tepër i pafuqishëm

Si një zog tepër i brishtë.

Ngaqë toka e qielli

verbojnë njeri-tjetrin;

Ngaqë s’dinë ç’bëjnë

as “Etërit…”



SHQIPËRI,

DHIMBJE E BALLKANIT!



Varfërie - buzëçarë,

Shpirtgremisur - robërie…

Ikën dy mijëravjeçarë.

Dimërorë - fund e krye.



Njëzet shekuj dot s’të grinë;

Dymijë plagë - ngulç vullkani…

Me gjak - shkruar historinë,

Shqipëri, dhimbje e Ballkanit!



Nga vëllimi me lirika “KUMTE DASHURORE”

(I përgatitur për shtyp)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:32 pm

PRITË





Sa më tepër

buis pranvera,

Rrekem për praninë tënde.

Rri e pres,

mos hapet dera.

S’di nga fluturoj…me mendje…



LEZETI



A ka lezet jeta

pa sytë e dashuruar?

A kanë lezet sytë

Pa një dashuri

të përlotuar?…



LODRA NË QIELL



Në ekran të qiellit

Mblidhen e hapen retë.

Sa shfaqet Venera,

Zhduket një Kometë…



HAPUR



Eja,eja, kapma llërën!

Mos më ler

në cak vetmie!

Në gjoksin tënd

më ke të tërën;

Tok të bredhim

nëpër yje…



AÇIK



Më kalzojnë sytë

përballë teje.

Më kot “kukamfshihet” zemra

si në guaskë.

Shpirtin ma përshkojnë

shigjeta rrufeje…

Çka ndjej për ty,

S’mundem ta fsheh

as me mjegull,

as me maskë…



VOZITJE



Ja,pra,

zemrën ta fala.

I ëmbël,

më ç’na mungon?

Do ecim,nga të na shpjerë “vala”;

Apo

të dy

do qendrojmë

në timon?…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:32 pm

ZHURITJE



Vendosa

puthjen

të ta nis

Jo me të kuq buzësh

si dikur…

Me një puthje-push

në shteg të dashurisë,

Që buzët e tua

të bëhen “zhur”…



SËIKURI



Të isha bletë

krahëergjendtë,

Do gjeja strehë në një zarf.

Do të të hyja nën çarçaf;

Do të të sëmboja

përnjëmend.

Sëikuri…

Do të të jepja “mjaltë”…



“PLAGOSJE”



Rrëshqanthi

ma hedh synë,

Pa e ditur,sa më vret…

Hapkërka plagë plumbi

Edhe kur bën…rikoshetë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:32 pm

DRUHEM



Sepse druhem,

zemrën të ta hap.

Ndoshta druhesh

dhe ti vet.

Herë syri të shpërthen

si zambak,

Herë

grilat e zemrës

i mbyll shpejt.



DRITHËRITJE



Mbi buzët e mia

vallëzojnë

gishtërinjtë e tu.

Në zenrën tënde

vrapojnë

buzët e mia.

Tërësoren…

e drithëron

drithëria…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:33 pm

SIKUR



Sikur të më kaplonte gjumi

mbi gjoksin tënd.

Vetëm xixëllonjave

dritëflorinjta

do t’u hapja vend.



HAPËSIRAT



Më enden ca dëshira:

Me sytë e mi

të thith nektar

në buzët e tua.

Me buzët e mia

t’u ter lagien

syve të tu të lotuar…





VËRSHIM



Rrëmbehemi në vallzim.

Ritmet - gjithfarësoj.

Në çdo rrotullim

Ty dhe krejt botën

pushtoj.



K U R …



Kur më puth syrin dhe ballin,

ndjehem si thëllëzë mali.

Kur më puth në buzë e gushë,

flatroj si flutur në fushë.

Kur kalon në gjoks e llërë,

përqafoj malet të tërë…

Veç,kur bën,sikur s’më sheh,

Qaj pa zë;

lotët i fsheh…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:33 pm

THELBI



Kur troket

e të hapet një portë,

Qetaz e çiltaz

ti hyn brenda.

Arkitektja e kësaj bote:

Dashuria,

Kur bashkëngjit zemrat…



HOVET



Me fre e të tjera pengesa

Mund të ndalosh trokthet e kalit.

Kurrsesi - hovet e dashurisë.

E asesi - shkulmet e mallit…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 EmptySun Jan 11, 2009 3:33 pm



Ramadan Çulla



Guri



Gurin e çava me çekan,

e tingull lëshoi, kur I rashë…

çudi:

Edhe guri që është gur…

Qan…,

më dysh po ta ndash!



Gjurma ime

Enkelejdit, Gazmendit, Ermelindës



Jam erë,

jam imazh,

Jam Natyrë!

Dallohem nga fjala,

që them dhe shkruaj.

Ato kanë qenë,…

Janë dhe do të jenë gjurma ime,

Identiteti im

për ju…

Jam erë,

jam Imazh,

jam Natyrë

ndaj,

s’dua të vdesë gjurma…



Ullinjtë



Kush pret një ulli:

Mallkohet…

Kush mbjell një ulli:

Martohet…

Kush rrit një ulli:

S’harrohet…



Duke pritur ty



Vështroja qiellin me Yje,

Hënë s’kishte.

Duke pritur ty,

vetja m’u duk si një yll,…

Hëna po dilte!

Ramadan Çulla është autor I shumë veprave , por dritën e botimit e ka parë vëllimi poetik “ Zgjoj”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 17Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 10 ... 17  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» KUSH JEMI
» E SA TË JEMI GJALLË
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: