Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:11 pm

E theksoj që vallet e inetrpretuara nga gratë e vajzat zagorite nëpër vite kanë demonstruar këndshëm në gjithë vendin vlera të rralla folklorike të papërsëritshme në asnjë trevë tjetër shqiptare apo ballkanike. Vallen tjetër humoristike "O moj dhelpëra ajdhore, tuj – tujdhelpëra!" që thuhej se e kish më për qejf Kristo Gjika nga Koncka, nuk arritëm ta rroknim të plotë. Ndoshta mbetet për të "gërmuar"…kjo e sa të tjera që quhen të humbura…

Të kuptohemi, kryevallja që përfaqëson denjësisht shumë vlera të botës shpirtërore e fizike të zagorites është "Vallja çalthi", të cilën në FFK – 1978 e paraqitëm të titulluar natyrshëm "Vallja jonë valë – valë" e më pas me të tjera emërtime,sipas përmbajtjes, përherë sipas kërcimit tradicional. Për "vallen çalithi" e vlerat e saj që dilnin më në pah me kostumin tradicional, ishte ì interesuar në mënyrë të veçantë koreografi ì shquar shqiptar, Artisti ì Popullit Panojot Kanaçi në fillim të viteve '80.Interesimi ì tij për ta vënë këtë lloj valleje me trupën e valltareve virtuoze të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve, ishte ì dukshëm. Me sytë e mi pashë se sa shumë iu desh artistit të madh t'ua mësonte valltareve profesioniste "Sustën" zagorite. Pashë se sa vështirë e kishin ato të imitonin sadopak valltaret që ishin puro zagorite e pikërisht nxënëset e përzgjedhura të shkollës së mesme: Frederika Kristo nga Doshnica e Kostandine Fociro nga Ndërani, të cilat, si dhe Katerina Gjika ishin gati profesioniste në shprehitë e shkathtësinë e lëvizjeve të harmonishme. Vetëm Artistja e Merituar,Kryevalltarja Liliana Cingu arriti të kapte rreth tetëdhetë përqind të valles sonë. Të tjerat pothuaj "u dorëzuan" përballë vështirësisë në koordinimin e lëvizjeve në unison me suspacionin karakteristik. Me ç'pashë më vonë në ekran, grupi ì valleve të Ansamblit Shtetëror dha diçka, por jo me përsosmërinë që e interpretonin vajzat zagorite, të cilat e kishin në gen vallen dhe e përtypnin më bindshëm e më saktë prej nënave e gjysheve të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:12 pm

Shpreh hapur keqardhjen se ashtu si shumë avaze këngësh të traditës sonë të hershme edhe vallet më të zëshme tradicionale mjerisht po veniten gjer në caqet e shuarjes edhe nga praktika e të kërcyerit nëpër dasma, sepse shumë zakone po ì "mbyt" bashkëkohësia, duke zvetënuar majat e së shkuarës tradicionale; që nga procedura spektakël e dollisë e gjer te aksesorët që përmbushnin gati gjithë javën e dasmës, aq të larmishëme e të pasur me veprime… të gjitha të shoqëruara me këngët e vallet përkitëse…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:12 pm

Nuk di, nëse do marrë ndokush iniciativën për organizim sado të vogël në krahinë apo në qytetet ku ka zagoritë me shumicë; që të "Rilindin" të paktën disa nga bukuritë domethënëse të folkut zagorit. Shpresën nuk e humbas, se e kam besimin që ata inerpretë dhe ato interprete që në vitet '70 – '80 kanë qenë nën 18 vjeç, do të gudulisen në shpirt e në kujtesë, për të rinxitur e rinisur diçka të shumëpritur, duke lehtësuar paksa etjen për këto trashëgimi shpirtërore shumëvlerëshe… Së paku këto vlera në forma të ndryshme t'u përcillen brezave të pritmë, sa të jetë e mundur…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:13 pm



Kumtim

Si e përfytyrojmë të ardhmen strategjike të Zagories

Nga Anasatasi Dushi Kryetare e Komunës, Zagori

Dhimitër Vaiti, Kryetar i Këshillit të Komunës



Dihet sesa “plotësia turistike” dhe specialistë të kësaj fushe i nuhatin bukuritë që ka injektuar natyra në reievin e Zagories dhe krahas nuhatjes ata organizojnë “ambientet”. Në se do të ndërtohej një fshat turistik në fushën e Çajupit ai do të lozte një rol shumëplanësh, i cili do të sillte midis të tjerave dhe efekte të rëndësishme kurative, rritje të koefiçentit të jetëgjatësisë së popullatës, jo vetëm asaj rrotull saj, por në shkallë vendi. Aplikimet që bëjnë me pushime malore të huajt në pika turistike të këtij lloji janë të shumta në Botë, për të cilat ne kemi dijeni. Shtetet e ndryshme impulsojnë inisiativat e lira për të ngritur shtate (fshatra) turistike, që sjellin edhe rritjen e potencialit financiar, po kështu dhe ngritje të fshatrave turistikë të improvizuar me mjete rrethanore. Në këtë kuadër është e nevojshme të veprojë një Shoqatë turistike me një program të detajuar e të qartë edhe me lidhësi me simotrat në vendet e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:13 pm

E parë me kujdes kjo prezencë bukurore dhe kurative, pse të mos parashikohen e planifikohen që, në këtë amfiteatër gjigand natyror, të ngrihen mjedise sportive për të stërvitur , ku prezenca e elementëve klimatikë me ndryshesë në kahje është e dukshme dhe plot nerv për stërvitjen e talenteve të llojeve të ndryshme të sportit. Sa vlera do të shtoheshin në kompleksitetin fizik të sportistëve një pranesë dhe “banim stërvitor “ në këtë mjedis tipik. Është domethënëse që, në këtë mjedis, në periudhën dimërore mund të organizohen kampionate të skiatorëve, për vetë prezencën e terrenit dhe “pasurisë” natyrore të dëborës.

Për të realizuar këto është e nevojshme sigurisht që të ndërmerren masa për të rivënë sistemin elektrifikues, i cili është sakatuar e nxjerrë jashtë përdorimit në vite të trazuara, që edhe po të mos kishte pikësynime kaq të gjalla e të mëdha, është i nevojshëm edhe sot, kur fusha e Çajupit është e populluar nga blegtorët që verojnë në këtë fushë, apo në malet përreth tij.Duhet theksuar se mosplanifikimi i rrugës Gjirokastër – Erind - Çajup në planet e Fondit të Zhvillimit është një mangësi e plotë, e cila në se do të realizohej, sipas planifikimit, tashmë e planifikuar për vitin 2009, do të thoshim që Gjirokastra e gjitha do të “shkulej” në Çajup për të kaluar fundjavën, kjo do të sillte dhe atë që banorët vendas që kanë ekonomi bujqësore, apo pemë frutore do të organizonin “tregje” me produktet e tyre cilësore, duke përfshirë dhe këtu mjaltin me nam e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:14 pm

gjithçka kualitative të krahinës, pasi tashmë Komuna ka punuar me mundësitë e saj për një ndërlidhje infrastrukturore brenda saj dhe me linjën e Poliçanit.

Prezencën e bimëve medicinale dhe vlerat e përftesës prej tyre duhet të stimulohen edhe mw shumw nw tw ardhmen.

E rëndësishme është që të shfrytëzohet zona edhe nga ana historike- etnografike, arkeologjike, për të zbuluar të gjitha vlerat që ka mbartur kjo krahinë si dhe në drejtimin gjeologjik për të bërë zbulesa, të cilat e kanë zanafillën që me përçapjet e ekipeve gjeologjike ruse në bashkëpunim me ato shqiptare, por që kanë stonuar.

Po kështu nga ana e Komunës në të ardhmen do të këmbëngulet që Pasuria e madhe pyjore bredhore Reç- Zhej të shpallet “Park Kombëtar” duke marrë një status të lartë që e meriton dhe, në këtë kontekst, gjithë pasuria pyjore dhe kullusore të mirëmbahet dhe të shfrytëzohet me efikasitet, sipas normativave të vendosura në ligjet ekzistuese, nën lajtmotivin “ Çdo gjë në këtë krahinë është pasuria jonë dhe ajo është e paprekshme…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:14 pm

Shpallja si Park Kombëtar, natyrisht do të përfshijë në të dhe monumentet e natyrës edhe rezervatet me interes shkencor dhe do të shkonte shkallë - shkallë në zhvillimin e mëtejshëm të territorit me vlera të rëndësishme ekologjike dhe të turizmit deri në riabilitimin e plotë të natyrës, kulturës, historisë, veprave të kultit me të cilat krahina është mjaft e përmendur. Madje, zhvillimi i Parkut Kombëtar mund të shkojë deri atje sa fushën, depresionin e Çajupit, që është një amfiteatër mahnitës, i krijuar nga natyra, të zhvillohen edhe aktivitete ndërkombëtare si gara të Cinofilie (të qenëve të gjahut) e tjerë. Aktivitete këto që kanë shumë të pasionuar në Evropë e gjetkë, organizimi i të cilave do të sillte të ardhura të paimagjinueshme finaciare. Por kjo kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim.

Parku Kombëtar, Rezerva natyrore e ruajtur në Çajup dhe Zhej kanë vlera kapitale për sot edhe për të nesërmen e Zagories.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:14 pm

Një element tjetër i rëndësishëm dhe që është fat për krahinën është deklarimi me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 102 datë 15.01.1996 i territorit prej 1500 ha Çajup - Zhej mbrojtëse. Territori sipas këtij vendimi, ka nevojë për projektin e tij, për krijimin e strukturave të territorit dhe funksionimin e objektit të shpallur zonë e veçantë mbrojtëse. Theksojmë se në projektin e Bankës Botërore (raport no 15ç94 CP. ALB 12 Datë 8 Frebruary 1994), janë parashikuar investime për parkun si: 50 m2 ndërtime, 6 km rrugë, 1 mjet 4ËD, personel, punëtorë, ushqime për kafshët e egra në periudha kritike e tjerë të gjitha të nevojshme për të krijuar kushtet e një rezerve biogjenetike në fazat fillestare të zhvillimit të saj. Për këto territore do të ishte e nevojshme dhe interesimi i plotë i Prefekturës së Gjirokastrës, për të krijuar një sistem rrjeti unik të studiuar mirë të territoreve të deklaruar për t’u mbrojtur me vlera të mëdha shkencore, turistike, për zhvillimin e ekoturizmit, por edhe për zhvillimin e biodiversitetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:15 pm

Në lidhje me emërtimin e zonës Çajup - Zhej në vendimin e Këshillit të Ministrave do të ishte mirë të respektohej Projekti FAOS dhe Bankës Botërore për zhvillimet e pyjeve në Shqipëri, që e kanë propozuar territorin për Park Kombëtar, një kategori më lart. Të luftohet që qeveria ta inkuadrojë në kategorinë e vendosur nga Projekti i Bankës Botërore.

Duhet kuptuar mirë se ekoturizmi është aktualisht industria që rritet me shpejtësi të madhe dhe që në të njëjtën kohë mund të sigurojë të ardhura të mëdha në funksion të mjedisit.

Duke e trajtuar në këtë mënyrë problemin e mjedisit, do të shkojë drejt rritjes edhe përqindja e sipërfaqes së mbrojtur, për të cilën Evropa në strategjinë e saj për ruajtjen e mjedisit, pas viteve 2000, synon të kalojë në % të larta në mbi 205 territore të mbrojtura. Duhet të arrihet në nivele të tilla që edhe pushteti vendor të ketë hapësirë ligjore për të shpallur “oaze” të mbrojtura, si kudo në botë me nisiativën e tij, për mbarështrimin e territorit dhe burime natyrore në mënyrë racionale e të qëndrueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:15 pm

Trajtimi i biodiversitetit të Zagories i vlerësuar në funksion të dobësisë së banorëve të vendit, është i bazuar me motiv që natyra është djepi i civilizimit, burimi i të gjithë njohurive dhe evolucionit të shoqërisë humane, historisë, artit, filozofisë, literaturës, shkencës, demokracisë, rrënjët e shoqërisë në të cilën jetojmë, pra mbrojtja e qëndrueshme e saj që është një tempull i përjetshëm. Natyra e biodiversitetit duhet vlerësuar si mjeti për sigurimin e së ardhmes së gjeneratave në krahinë dhe për krijimin në vend të niveleve të larta të civilizimit, në atë mjedis të mrekullueshëm, ku përfshihet gjithë potenciali jetësor për të ardhmen edhe të planetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:15 pm

Të mundësohet që potenciali i biodiversitetit të shërbejë në perspektivën e krahinës dhe të rikthehet popullata e Zagories përsëri në vend me cilësi jetese shumë më të lartë, se në të gjithë vendet ku ndodhet, duke ruajtur e vlerësuar cilësitë e biodiversitetit dhe të mos e ketë zili emigracionin për të punuar për të zhvillimin e të tjerëve, por për begatinë e krahinës

Të shtohet bashkëpunimi me qeverisjen qendrore, pavarësisht nga përkatësia politike, gjë që siguron elementin themelor për këto ndryshime i lidhur ky ngushtë edhe me përparësitë e krijuara nga superstruktura shtetërore në politikën e saj, me progresin e legjislacionit dhe të mentaliteteve, duhet ditur mirë që në ekonominë e tregut administrata duhet të merret me përpilimin e ligjeve dhe kontrollin e zbatimit të tyre, në rast të kundërt pengohet zhvillimi i sistemit, sidomos zhvillimi i inisiativave në ekonominë lokale.

Të thellohet njohja konkretisht e burimeve natyrore lokale, të shprehur ndërmjet një strategjie të përcaktuar për çdo territor, deri në nivelin e krijimit të Bankave Lokale, të cilat të kenë mundësinë të përdornin emblemën e biodiversitetin si pronë ruajtëse dhe përdorimit të mjedisit komunal. Për të arritur deri në këtë nivel, natyrisht puna duhet të fillojë shkallë - shkallë, por menjëherë pa humbur kohë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:16 pm

Të bashkëpunohet në Zagori me organizatat joqeveritare tipike të sistemit, të cilat kërkojnë përpilimin e projekteve, preventivave që të vlerësojnë aktivitete përkatëse, duke përcaktuar nivelin e investimeve që do të kryhen nga shoqatat e ndryshme, është një domosdoshmëri. Pas kësaj duhet të fillojë zbatimi, duke tërhequr shkallë - shkallë, shumat e përcaktuara nëpërmjet situacioneve të punimeve të kryera. Këto shoqata duhet të kalojnë në veprime aktive dhe jo qëndrojnë në inaktivitet. Ndaj në këtë kuadër duhet të nisnojnë dhe të plotësojnë “objektin” e ngritjes, pë r të qenë efektive.


Prezenca e vlerave arkitektonike si edhe e vendbanimeve të kahershme prezente në zonë jep mundësinë për të ndërmarrë aksione të kësaj natyre, me qëllim që të tërhiqen edhe turistë nga vendet e huaja për të parë këto mrekulli. Mendojmë se duhet të fillojë eksplorimi i vendbanimeve të kahershme në Zagori si në qytezën e Dërmazit, Pleshë apo në fshatrat që kanë ekzistuar më parë dhe që janë të evidentuara, kjo do të ishte me mjaft interes dhe do të bëheshin zbulesa, që lidhen me prezenca dhe lëvizje të shumta demografike si dhe të pasurohej “kolori” i zbulimeve arkeologjike.Mendojmë se duhet të hidhen hapa konkretë që edhe në të ardhmen të mbahen në dorë gjithë gjendja arkitekturore ekzistuese e fshatrave të Zagories, infrastruktura e tyre; të mbahen në gjendje shtëpitë ekzistuese, të nxiten rikonstrukturimet e shtëpive nga zagoritë që banojnë në Shqipëri apo janë në emigracion; të luftohet që për të gjitha veprat e objektet shkollore dhe kulturoro – fetare të planifikohen fonde, pra të investohet për riparimet e tyre, duke gjetur forma sponsorizimi e duke impulsuar për më mirë e duke shfrytëzuar dashurinë prezente për vendlindjen, që t’i shërbejnë komunitetit si dhe të planifikohet që në çdo fshat të caktohen dhe të restaurohen 3 - 4 shtëpi banimi që të kenë vlera akomodimi për turistët e vendit dhe të huaj. Kjo tregon, siç thekson një nga specialistët e turizmit në rang botëror, Perikli Shabani, zagorit, ish Drejtor i Përgjithshëm i Turizmit të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:16 pm

Republikës së Greqisë edhe shkallën e inteligjencës prezente për të thithur e zbukuruar jetën, duke shfrytëzuar magjitë e Natyrës dhe botës njerëzore.

Duhet të ikim nga mendimi i shfaqur nga disa gazetarë apo nga disa të ashquajtur edhe intelektualë ose disa që ndoshta janë lodhur nga vështirësia e jetës, duke u nisur nga kushtet ekzistuese, se Zagoria po “boshatiset” , po “kthehet në një Tokë djerrë” e tjera. Në se bëjmë një aludim për “Toka djerrë” poemë e Eliotit, e konsideruar dhe e mirëqenë si moderne është një krahasim i gjetur, pasi edhe Zagoria është një ‘Tokë djerrë” që prodhon të nesërmen.

Një nga synimet e Komunës dhe e potencialit intelektual në të ardhmen do të jetë marrja e mendimeve të zagoritëve, duke realizuar një pyetësor formë anketimi se ç’mendojnë dhe ç’aksione praktike duhet të ndërmerren për të arritur në pikën që duhet, pasi është prezent nje bollëk kualitativ inteligjence dhe profesioanale në të gjitha fushat e zhvillimit në kompleks.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:16 pm

Duke u nisur nga përvojat e kahershme dhe frutdhënëse në të ardhmen do të mendohet për organizimin jo vetëm të veprimtarive kulturore – historike, për memoralizimin e figurave aktive të Rilindjes, Kulturës, Arsimit dhe gjithë përpjekjeve shekullore të zagoritëve dhe shtimin e prezencës së këtyre figurave në shkallë krahine, për të mbetur në shekuj tradita, për t’ju përcjellë me intrasigjencë brezave. Në këtë kuadër do të organizohen Panaire për të prezantuar bollëkun kualitativ të krahinës në të gjitha drejtimet. Këto do të risjellin traditën e të parëve tanë.

Është evidente të shfrytëzohet uji tipik i Bambullit dhe vlerat e tij si dhe intesifikimi i shfrytëzimit të vlerave për rritjen e peshkut në krahinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:17 pm

Do të luftohet në këtë mënyrë gjithashtu ringjallja e traditës së këngës dhe valles zagorite në ato qytete si në Gjirokastër, Tiranë ku janë grumbulluar zagoritë dhe kështu do të ketë vlera përfaqësuese krahina në Festivalet e ardhshme folklorike. Këtë do ta paraprijë ngritja e grupit të këngës dhe valleve zagorite në Gjirokastër, duke shfrytëzuar maksimalisht individualitetet dhe protagonistë të folkloristikës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:17 pm

Të intesifikojmë në të ardhmen ngritjen e bibliotekave në çdo fshat si dhe të pasurojmë bibliotekën kryesore në Sheper, Nivan me librat e reja, kryesisht të zagoritëve. Në të ardhmen të mendohet që të restaurohet ish Shkolla e mesme e Nivanit, ku të zhvillohen veprimtari të Komunës dhe të Shoqatave prezente aktive.

Me qëllim që të komunikohet sa më mirë me banorët e krahinës dhe me bashkëkrahinasit për të nxjerrë në pah vlerat e veprimtarisë tërësore aktive, të bashkëpunohet me gazetën “Zagoria” e Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi” si dhe gazetën “Intelekt 2001…” organ i Intelektualëve zagoritë në Gjirokastër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:17 pm

Të propogandohen vlerat e krahinës jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij në vendet fqinje, Evropë e deri në SHBA, me qëllim nxitjeje e thithje të investitorëve të interesuar. Për të gjitha këto të shfrytëzohen të gjitha mjetet dhe aftësitë reklamuese e propoganduese.

Ku mbështeten këto synime strategjike të Komunës Zagori

Komuna Zagori si pasuri më të madhe kryesore ka sipërfaqet e pyjeve dhe të kullotave, të cilat shërbejnë jo vetëm si kullotë për blegtorinë, lëndë drusore, por përbëjnë dhe një rezervë të madhe për gjuetinë e lakmuar nga gjuetarët vendas dhe të huaj, prandaj për të realizuar këtë qëllim mirë do të ishte e arsyeshme të ngrihej një hotel funksional gjuetie, i cili të krijojë mundësi për të gjuajtur edhe në kushte klimatike jo të favorshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:18 pm

Plani i mbarështrimit për pyjet dhe kullotat në përdorim të Komunës Zagori i hartuar nga Ing. Kleanth Mandi, i realizuar me pjesëmarrjen e komisioneve të pyjeve dhe kullotave të ngritura në fshatrat e Komunës së Zagories, me mbështetje të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Gjirokastër dhe, kryesisht, të Seksionit të Administrimit dhe Menaxhimit të Pyjeve dhe Kullotave dhe specialistëve në zonën pyjore Zagori, me përkrahje dhe mbështetje institucionale të pushtetit vendor në nivel fshati dhe Komune, ka një strukturë të hollësishme të veprimit në të ardhmen në një afat kohor dhjetëvjeçar 2003 – 2013. Ky plan duhet të zbatohet me fanatizëm nga kontraktuesit për vetë rëndësinë që ka për
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:18 pm

Çajupit e quajtur si një nga perlat më të spikatura të vendit duhet të kthehet në pikë turistike, duke u nisur edhe nga faktorët përcaktues klimatikë, të cilët kanë edhe vlera të mëdha kurative, përveç të tjerave.

Duhet theksuar se prezenca e kullotave dhe e pyjeve është një bazë e mirë ushqimore për zhvillimin e blektorisë dhe sigurimin e të ardhurave për banorët e krahinës. Kjo prezencë e madhe kullusore dhe numri i shumtë i pemëve frutore krijon mundësi për zhvillim të mëtejshëm të blektorisë, duke u krijuar parqe moderne.

Edhe bimët medicinale e aromatike prezente në trevën tonë janë një burim i madh të ardhurash që duhet parë me prioritet, duke gjetur edhe tregjet e shitjes së tyre.

Gjatë zbërthimit të këtij profili u vu theksi edhe te burimet ujore (hidrike) prezente e duke veçuar burimin e Bambullit, ku janë ngritur vaska për kultivimin e peshkut. Kjo fillesë kultivimi do të bëjë të mundur zhvillimin e këtij biznesi. Po kështu është e mundur që të ngrihet një fabrikë uji duke u nisur nga uji cilësor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:18 pm

Vëmendje në Zagori tërheq prezenca e lëndëve inerte, ndaj duhet të jetë në fokus përpunimi i këtyre lëndëve inerte e sidomos rërës së bardhë, e cila është e mjaftë në fshatin Sheper, po kështu e qenësishme është dhe shfrytëzimi i gurores mbi fshatin Nivan.

Zhvillimi i turizmit malor në kushte familjare është një synim tjetër prioritar që duhet të zhvillohet në Zagori. Ka filluar investimi dhe ndërtimi i shtëpive bashkëkohore nga zagoritë, që janë aktualisht në emigracion.

Por që të kenë realizim, këto që u përmendën më lart apo ato qëllime e synime strategjiko - prioritare që janë zbërthyer në trajtesa të veçanta në këtë profil të komunës, krahinës së Zagories, është e nevojshme vijimi i përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Kështu duhet të dalë në pah asfaltimi i rrugës Libohovë - Poliçan e në të ardhmen deri në qendër të komunës, Nivan.

Rikonsruksion total i segmentit rrugor: Erind - Çajup - Zhej (Lliar). Përmirësimi i segmentit Topovë- Zhej e Lliar, Nivan – Hoshtevë - Doshnicë. Po kështu në bazë të një plani të detajuar të rregullohen rrugët komunikuese brenda fshatrave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:19 pm

Një prioritet i madh ku duhet bërë kujdesa është përmirësimi i telefonisë, qoftë asaj fikse, por edhe mbulimi i gjithë zonës me valë të telefonisë celulare. Në vitin 2006 është planifikuar të vendoset zona në sistemin kabllor me prefiks që të mundësohet lidhja komunikuese e shpejtë brenda dhe jashtë vendit.

Po kështu është e nevojshme përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë fshatrat pa ndërprerje. Përmirësimi i rrjetit elektrik në të gjithë zonën.

Vënia në efiçencë e centraleve të vegjël elektrikë disponues dhe ngritja e centraleve të vegjël elektrikë, duke shfrytëzuar ujët e lumit të Zagories. Kjo kërkon një studim të veçantë.

Një drejtim tjetër ku duhet të bëhet një punë më e madhe dhe më e kujdesshme është shtimi i numri të stacioneve private televizive në Zagori, me qëllim që të merret informacion më i plotë nga vendi dhe nga Bota.

Të synohet dhe të bashkërendohet me të gjitha forcat e specializuara dhe ato të kujtesës aktive që të njihen gjithë vlerat kulturore, traditat historike, folklorike e Zonës të përcillen te brezat e ardhshëm, të stimulohen të gjithë njerëzit aktivë, që luftojnë për krahinën si dhe të nxiten sponsorizimet për kujtesën historike që ka lidhje me krahinën.

Të bashkëpunohet me ata studiues, specialistë seriozë, të cilët kanë projekte ardhmërie për krahinën dhe që ka interes për komunitetin.

Të rikonstruktohen të gjitha mjediset, ambientet kulturore dhe arsimore që të lozin rolin e tyre në takimet e përvitshme dhe për të organizuar panaire të drejtuara me objekte të ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:19 pm

Gjirokastër, 20.12.2008







KËRKESË E HAPUR PUBLIKE



KËSHILLIT BASHKIAK TË QYTETIT GJIROKASTËR

KRYETARIT TË BASHKISË , Z. FLAMUR BIME

Për Dijeni Prefekturës së Gjirokastrës



Lënda: Propozojmë t’i jepet titulli “NDERI I QYTETIT” POETIT KOMBËTAR ANDON ZAKO ÇAJUPIT, të vendoset figura e tij në vendin nderues

TË HIQET NË MËNYRË TË PËRSHPEJTUAR BUSTI I PËRDHUNUAR TEK QENDRA RINORE DERI NE FILLIM TË MUAJIT MARS 2009

KINOTEATRI I QYTETIT, KU ËSHTË VENDOSUR BUSTI I POETIT TË MARRË EMRIN “ANDON ZAKO ÇAJUPI”

TË KTHEHEN NË IDENTITET VARRET E RILINDSAVE NË KODRËN E RILINDSAVE



Deri kur do të nëpërkëmbet nga injoranca dhe profanizmi figura e Poetit të Madh Kombëtar dhe e një nga Rilindsave më të mëdhenj të Kombit Shqiptar, ANDON ZAKO Çajupit?! “Jo ma…”- është shprehur dikur poeti “urugan i pandërprerë” Millosh Gjergj Nikolla(MIGJENI).

Komuniteti i zagoritëve që vepron me degë të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “ÇAJUPI”në Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Përmet, Durrës, nxënës të shkollës që mban emrin e Poetit në Gjirokastër si dhe miq e të ftuar nga gjithë Trevat e JUGUT të SHQIPËRISË, të mbledhur në një Konferencë shkencore me objekt ”ZAGORI, KJO TREVË INTELIGJENTE” më datën 20.12.2008 propozuan që ANDON ZAKO ÇAJUPI t’i jepet titulli më i lartë i qytetit të Gjirokastrës ”NDERI I QYTETIT” dhe figura e tij të vihet në pozicion të lartëm tek vendi nderues i ngritur me këtë rast. Në momentin, kur po spekullohet me dhënien e këtij nderimi me figura shumë pak të njohur dhe të kontributit kombëtar apo qytetar, ANDON ZAKO ÇAJUPI, duhet ta kishte marrë me kohë këtë nderim të motivuar, sepse do të ngrinte më shumë respektin dhe nderin e Gjirokastrës. Ai paçka nga tratavivat dhe mendësitë rudimentare në lidhësi me të kaluarën, duhet t’i bëhet nderimi, pasi ky nderim është matës i vlerësimit të gjithkushit në drejtim dhe qëndrimit ndaj vendit. Ai është me origjinë nga Sheperi i dëgjuar i Zagories, pra nga rrethi i Gjirokastrës dhe nderimi nga qendra e rrethit është e justifikuar plotësisht. Trajtimi tjetër është absurd dhe i injoruar.

Kërkojmë me këtë rast heqjen e përshpejtuar me afat të përcaktuar deri në fillim të muajit Mars të bustit të përdhunuar të Andon Zako Çajupit që qëndron si relikt i sakatuar e me një shkrim bajat e injorant të ndonjë shkruesi, të cilit nuk i shkon për shtat identiteti i shqiptarit.

Së treti të propozohet në rangjet përkatëse që Kinotetarit “Zihni Sako” në Lagjen “18 shtatori” të vendoset emri i Andon Zako Çajupit, një figurë katërcipërisht shumë e madhe dhe e pakrahasuseshme me emrin që ka sot Kinoteatri dhe emri i Zihni Sakos t’i vihet ndonjë institucioni tjetër. Të respektohet më shumë më Korçë emri i poetit se sa në Gjirokastër, kjo është katastrofike dhe e pa motivuar në asnjë argument.

Konferenca dhe Mbledhja e përgjithshme e Komunitetit zagorit vendosi që ditët 26-27 Mars të çdo viti të shpallen “DITËT E ÇAJUPIT” dhe t’i kërkohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të miratohet përvitshëm një fond i veçantë.



SHOQATA ATDHETARE – KULTURORE “ÇAJUPI” GJIROKASTËR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:25 pm

Sekretari i Shoqatës Kryetari

/Josif Lekgjiku/ /Dr.Mitro Vllahu/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:26 pm

Kjo teme duhet te terheq vemendjen pasi flet per nje figure te madhe kombetare, ANDON ZAKO ÇAJUPIN...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 11:44 pm

Nderime per kete poet
dhe te gjithe poetet tjere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi   Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA
» Bashkimi i trojeve shqiptare
»  “ÇAJUPI…ÇAJUPI…ÇAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI
» Koha e Urrejtjes
» Universi, Materja, dhe Koha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: