|
| Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 9:34 pm | |
| 2. Nismë e fuqishme intelektuale. Për herë të parë mendimtarët më të avancuar në një kordon ngjyror të lidhur…
Ishte një obligim i veçantë të ndërmerrnim këtë hap për të pasqyruar botën letrare të krijuesve të një treve inteligjente si Zagoria. Nga vetë natyra impulsante, nga vetë klimatizimi prezent, nga vetë relievi me një lartësi mbi nivelin e detit të dukshëm, nga vetë ekzistenca e një distancimi nga qendrat urbane, mençuria hedh hapa dhe shkallina në zbulimin e veçanësive, në zgjerimin dhe talentimin…
Shpesh herë analistët apo studiuesit e letërsisë, ata, që e quajnë veten të “profilizuar në studim dhe në analitikë”, heshtin, sidomos tashmë, kur rrjedhat vlerësuese nuk kanë më standartëzime dhe “kuadrate” të bazuara në një kod vlerësimi me nuancë ngjyrore dhe me prezencë të disa piketave të bazimit. Letërsia e plurimendimit i ka boshuar në përcaktim, duke ua fashitur teoritë vlerësuese, eseiste, motivimet e së shkuarës. Teoria e letërsisë sot është në përvijim e sipër. Ende studiuesit “e vjetër” përcaktojnë tipikë dhe zotërues përfaqësuesit e letërsisë të sistemit totalitar, pa mëdyshuar këtu edhe vlerën e saj. Përpiqen që, në hapësirën e krijuar, të mundohen të mbajnë ende të gjallë “pronat poseduese me kompozim të vjetëruar”; kërkojnë të bëjnë ende vlerësime dhe të ngrejnë gishtin tregues për të “përkëdhelurën” dhe për të “përkëdhelurit”, të cilët gjithçka kishin ia dhanë kohës dhe u “vunë” besnikërisht në shërbim të saj, ndaj sot heshtin. Asqë u ndërmor ndonjëherë të krijohet një lidhësi e tillë që sot, me daljen e kësaj “dite antologjike”, agon një periudhë e re e mbarsur me të papritura të këndshme… E keqja më e madhe është se ata që kanë shkruar shumë vëllime dikur dhe kanë shprehur hapësirën e tyre mendimore, sot tregojnë evoluimin, por ky evoluim është i shtyrë, i veshur, pa u zhveshur. Frikë e mëdyshje ekziston në klasifikime letrare dhe në përcaktim dinjitoz të talenteve, në përcaktimin profilor dhe në dëshirën amatoreske për të shkruar e për të shfaqur ndjenjësitë, gjë që është e pranueshme, e paevitueshme dhe e rëndomtë. Shpesh herë karakteri dilemor në përcaktim i udhëkryqëzon, i nemit, i kremaston. Ata në brendësi e ndiejnë se, tashmë nuk mund të jetë fjala e tyre kryefjalë e mendimit dhe e përcaktimit. E vjetra vijon të klasifikojë, duke përdorur ndonjë guxim të saj në tymnajat e ngritur, në posedimin e ndonjë aktiviteti privat shpërndarës të ideve dhe krijimeve.
Letërsia, prurjet e krijuesve, nuk vlerësohem më me “përkëdheli” dhe se në përmbajtjen e krijimit ka parametra të përcaktuara. Letërsia sot është e qendrueshme në rast se përçon dhe ndjenjëson, në rast se figuracionon dhe shpreh mendim krijues, në rast se kap anë të qenësishme dhe të ndërmjeme; në rast se pushton me zjarrmi “kështjella kraharorësh, duke depertuar me mprehtësi e finesë”, duke shkaktuar tallazime, dallgëzime, batica dhe zbatica, duke figuracinuar “stalaktike” dhe “stalagmite”, duke derdhur ligjërim drithërues, duke skenarizuar profile në një këndvështrim shumëplanësh qenësor, duke dhënë në shpjegim disa rrugë përfytyrimi dhe nxitje fantazore. Në rast se para dy shekuj letërsia ishte një letërsi e thjeshtë që mendimin e përcillte haptaz me një figurim jo dhe aq të ndritshëm, por që ndjenjëzonte, apelonte me metodën e thirresës për zgjim, që shprehte tematikën e larme të kohës për të ruajtur pastërtinë e gjuhës, që ishte në presion dhe sulmohej nga gjuhët e forta të perandorive, apo të synimit ekspasionist, për të shuar gjuhën shqipe, sot ajo po vërshon në rrugë tjetër që kërkon plotformim, tentativë për konkurrim dinjitoz, që mbart ardhmërinë e kërkon një kompozicion “ndryshe”, e sidomos poezia është një “gjimnastikë“ mendore, me tonalitete të futurizmit, hermetizmit, ekzistencializmit, letërsisë numerike, paradoksale e eksperimentale e tjerë, duke dhënë kontribut në përvijim intelekti. Shoqëria, në të cilën sot shkruhet, figuracionohet, krijohet ka hapësira të lira, por kjo ndërvaret nga aftësia e krijuesit, i cili në këtë hapësirë kap të ndritshmen dhe të errtën, dinamiken dhe të vagëtën, modulin, shembullin dhe të pakonturuarën, të pagjelbëruarën, plagën, dridhjen dhe gazmimin, fluturimin dhe cirkuistiken, këputjen e krahëve… dhe mbytjen …, fluiden dhe paraboliken, por edhe gjallimin limfatik…
Në këtë kontekst ne vlerësojmë atë çka u krijua nga të parët, e studiojmë atë, marrim në trajtesë vlerësimin se kur u krijua, si i rezistoi kohës, në ç’kushtëzime lindi, paçka se sot ajo poezi, apo ai krijim, është “folklorizuar”në krahasim me poetikën e stadit, ka pamje “anakronike”, “stonante”; mandej evidentojmë dhe ithtarët, të cilët ndjekin këtë linjëzim dhe kërkojnë të imitojnë me tonalitet këto krijime. Në këtë analitikë dinamike përfshihen të gjithë krijuesit, të cilët shpërthesën e tyre e vendosin në ithtarë, u dedikohen atyre në një kohë të avancuar, por mendësia e tyre është e stacionuar dhe kthehet prapa, duke u përshtatur. Si veprojnë në këtë rast analistët, studiuesit? Me një shpërdorim e keqtrajtesë ekspozohen këto dobësi krijimore dhe fokusohen si të “përkryera”, “të arrira”, kur ato janë prolikse, rakitike dhe stonante. Në faqet e përcaktuara në rrjetin mediatik japin mendime për letërsinë njerëz që flasin “për qiellin” dhe me tone ekzaltuese, kur nuk zotërojnë as “paketën më të vogël “vlerësuese”! Kjo ndodh shpesh dhe tymshëm. Vlerat e krijuara duhet të dihen të administrohen dhe të ruhen si një pasuri e patjetërsueshme.
Kategorizimi i krijuesve është i vështirë dhe ky realizohet vetëm nga një këndvështrim shumëplanësh, duke u nisur nga kënaqësi individuale dhe preferenca ngandonjëherë dhe tepër vulgarizuese. Shumë krijues, të cilët gjithë aftësitë, talentin dhe veprimtarinë letrare e shfrytëzuan në kohën e mëparshme, tashmë edhe s’ndihen, ngjasojnë me pemë që, edhe pse krasitësohen me një krasitësi të rëndë, s’frutëzojnë. Ata e ndiejnë mirë këtë zbehje të “delirës” dhe “përkëdhelësisë” së tyre në kohën e venitur”, kur me shpatë donkishoteske përcaktonin a mund të publikohet kjo dhe ajo…, nëpërmjet një kategorizimi të prerë kodik… Nga vetë studimi i realizuar del se mjaft nga këta përcaktues kanë qenë ”akrepë të verdhë “ dhe “kulpëra”meskine”,dhe falë atij pushtetëzimi sot marrin ende frymë.
Zagoria edhe sot ka mjaft krijues, por kjo s’do të thotë se të gjithë janë pikantë, kanë profilizuar vetveten, thonë atë që duhet të thonë, paçka nga ambicja që kanë apo tentojnë. Ka shumë nga ata që janë vetëm në tentim, kanë dëshirë, por… Në këtë kontekst ka një ndarësi:
Poetë apo shkrimtarë të afirmuar, të provuar që bëjnë art, konkurrues, letërsi intelektuale, që paraprin zgjidhjet; krijues të tjerë në formatim, që tentojnë të arrijnë të parët, por që e kanë shumë vështirë, pavarësisht nga fryrjet dhe shtrëngimdorëshi; krijues që shkruajnë një poezi të kultivuar duke u bazuar në folkloristikën e pasur të trevës dhe krijues të motivuar amatorë, që janë ndoshta të shumtë, vetëm që dëshirojnë të futen në pistë. Ekzistojnë dhe bardët (krijuesit popullorë), të cilët krijojnë këngë popullore apo vjershërime të këtij stili, zhanri. Dhe së fundi edhe njerëz, të cilët kanë dëshirë të vargëzojnë dhe të provojnë se edhe ata shkruajnë dhe transmetojnë thjesht ndjenjat e tyre nëpërmejt vargut… dhe të tjerë që s’thonë asgjë, sado që përpiqen dhe sado që të ndihmohen. Në vëllimet e shumta të botuara i gjen të gjitha kategoritë e lartpërmendura, të cilët edhe janë nxitur nga krijuesit e vërtetë për realizuar atë, që quhet “demokratizim i vlerave letrare” për një pjesëmarrje totale në krijim, duke u nisur nga ajo që kanë vlerën e tyre dhe “përrockat”, të cilët derdhen në letërsinë “mediokre”…
Në këtë antologji janë marrë parasysh të gjjitha këto, që përmendëm më lart dhe është vështirë që një lexues i thjeshtë apo një sudiues, i cili ka kapërcyer “harkun kohor të vlerësimit” mund të kuptojë këtë “diagramë” të përdorur. Këtu nuk flitet për dëshira dhe nuk spekulohet në dëshira dhe në përmbushjen meite të tyre, por flitet për një shkallinë përcaktuese. Secili ka vend në këtë “hapim”, në këtë “rendje”, në këtë korsim, por kjo varet nga inteligjenca e mendimit dhe sa është i aftë të shpaloset.
Duhet theksuar edhe ajo më qenësishmja që është sprovë për çdo krijues: sa e përcjell vlerën e krijimit, sa konkuruese është ajo në shkëmbimin universal të vlerave… Disa krijues zagoritë këtë e kanë arritur duke konkurruar denjësisht sot me krijuesit e botës…
Në Antologjinë e përgatitur shpaloset një “përvijim” i Letërsisë Zagorite në shekuj, një nismë e rëndësishme, që natyrisht do të ketë pasimin kohor. E veçanta jonë në këtë Antologji është se këndvështrimi ynë është rritur, duke përfshirë këtu edhe krijimet e autorëve të fshatrave, të cilat administrativisht bëjnë pjesë në krahinën e Malëshovës, që janë pjesë natyrore e luginës së Zagories. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:00 pm | |
| KUMTIM
Impianti gjigand i natyrës dhe pasuria e saj e ngjyrshme
Zagoria e parë në një këndvështrim tjetër…
Nga Ing. Jorgo Ndreu
Ndër begatitë e shumta, që përbëjnë mjedisin e larmishëm e karakteristik të luginës së Zagories, flora pyjore, përbën pa dyshim kurorën më të bukur dhe stolinë më të përsosur të veprës së natyrës. Vargmalet e lartë, që rrethojnë këtë luginë, i japin asaj pamjen e në kalaje madhështore, ku brenda saj gjallon një larmi e tërë speciesh të botës bimore dhe shtazore. Pyjet dhe kullotat e kësaj zone zënë mbi 80% të sipërfaqes, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga tokat bujqësore, sipërfaqet e banuara dhe terrenet inproduktive. Bota bimore përfaqësohet nga një shumëllojshmëri llojesh të bimësisë barishtore, shkurreve e deri te drurët e lartë shekullore, që paraqesin vlera të veçanta për ekonominë, klimën dhe jetën e njeriut.
Duke parë shtrirjen e gjerë që zënë pyjet dhe kullotat në këtë zonë, është e natyrshme të imagjinohet dhe rëndësia që ato luajnë në jetën e banorëve vendas. Ato, në një farë mënyre kanë përcaktuar dhe prirjen e popullsisë së zonës, në drejtim të rritjes dhe të mbarështrimin të blektorisë si një degë me mjaft rentabilitet. Gjithashtu llojet bimore me mjaft vlerë të zonës si: bredhi, lisi rrapi, vënja, etj., plotësojnë më së miri kërkesat e banorëve për ndërtim e ngrohje.
Një tjetër pasuri me mjaft vlerë përbëjnë edhe drurët e shkurret me vlera të veçanta ekonomike, industriale, aromatike dhe ornamentale. Janë të njohura vlerat mjekësore te sherebelës, kokrrave të dëllinjës, lules se shtogut dhe të murrizit, frutat e trëndafilit të egër, lules së blirit, tuberet e salepit etj., ashtu sikurse njihen mirë cilësitë teknologjike të lëndës së bredhit, lisit, frashërit, dëllinjës e vënjës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:01 pm | |
| Rëndësia ekonomike e pyjeve dhe kullotave në këtë zonë është e lidhur pazgjidhshmërisht dhe me funksionin e tyre estetik e klimaterik. Këtu njeriu mund të shijojë i qetë gjelbërimin e pafund, ajrin e pasuruar me ozonin që çlirohet përjetësisht nga ky impian gjigand i natyrës, të largojë stresin e përditshëm dhe të përjetojë natyrshëm ndërrimin e stinëve që nga çelja e sytheve të para e deri në rënien natyrale të gjetheve të zverdhura. Një det i tërë shumëngjyrësh lulesh të shfaqet parasysh në pranverë që nga toka buzë lumit të Zagories e deri në kullotat alpine, ku ndihet zukatja e bletëve që thithin nektarin që bëjnë njeriun të meditojë e të ndihet më optimist për jetën, por tablo interesante paraqesin dhe peizazhet e bardha në dimër ku gjithçka sundohet nga bardhësia e mbretërimit të dëborës. Gjithashtu është i njohur roli që luan bimësia pyjore mbi efektet klimaterike. Në sajë të kësaj bimësie vërehet një zbutje e ndjeshme e ekstremeve të temperaturës si në dimër dhe në verë, duke krijuar në këtë mënyrë një mjedis sa më të përshtatshëm në aktivitetin jetësor të njeriut. Prezenca e kësaj bimësie bën gjithashtu të mundur që të zvogëlohen në masë të konsiderueshmë rreshqitjet dhe shplarjet e tokës, megjithë pjerrësinë e theksuar të shpateve të maleve, që rrethojnë luginën nga të gjitha anët. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:01 pm | |
| Bota shtazore përbën një tjetër pasuri të madhe të kësaj zone, e cila ka krijuar një simbiozë me mjedisin ku jeton. Flora e pasur dhe me vlera të larta ushqyese ka bërë të mundur që, krahas kafshëve të kultivuar nga njeriu si: delja, dhia e gjedhi të rriten në mënyrë natyrale mjaft kafshë e shpendë të egra si: lepuri, thellëza e malit, derri i egër, dhelpra, kunadhja etj. Ato janë mjaft të kërkuara nga gjuetarët amatorë si për mishin e tyre shumë të shijshëm edhe për gëzofin me vlerë të paçmuar.
Duhet theksuar se është kjo bimësi me vlera të larta ushqimore që produktet blektorale të Zagorisë të jenë mjaft të pëlqyera nga banorët vendas, por dhe shumë të kërkuara në tregjet anë e mbanë vendit. Mishi, gjalpi, djathi, rakia, arrët, lajthitë etj., janë, si të thuash, disa nga eksportet më konkurruese të krahinës së Zagories, pa harruar çajin, vlera që i krijojnë vetë zagoritët me punën e tyre duke shfrytëzuar me mjeshtëri burimet natyrore të mjedisit ku jetojnë. Pyjet dhe kullotat për ta janë një dhuratë e paçmuar e natyrës, ku në to ata nuk shohin vetëm harmoninë e ngjyrave dhe të dritëhijes, por dhe forcën, vrullin, vitalitetin e jetës, vullnetin që nënështron shkëmbijtë, gurgullimën e ujit, cicërimat e zogjve, optimizmin e jetës dhe mijëra e mijëra efekte të pakrahasueshme. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:01 pm | |
| Kumtim
Dhimitër Dhima, piktor i hapësirave të mëdha
Përgatitur nga: Viktor Dervishi, studiues,Dhimitër Joanidhi
Shumë personalitete me qenien dhe veprën e tyre kanë lënë gjurma të pashlyeshme, edhe pse koha dhe rregjimi u hodhën pluhurin e harresës.
Dhimitër Dhima është një nga ato figura që me qëndrimin dhe veprën e tij do të bëjë për vete jetën shpirtërore të njerëzve në përjetësi. Punimet e tij kanë shpërthyer kornizat e një krahine që e lindi si Zagoria, apo të një shteti e të një Kombi. Ato janë “motivuar” botërore. Për të dhe për veprën e tij, fatkeqësisht sot nuk disponojmë asnjë të dhënë të shkruar nga autorë shqiptarë, pale mandej të sjellësh nëpër mend ndonjë studim për të! Mundëm të gjenim një shkrim të shkurtër për të në Enciklopedinë e vogël greke, të cilën e përktheu në shqip i nderuari Jani Mara. “Dhimitër Dhima, piktor, lindur në Topovë të Vorioepirit, më 1886. Studioi për pikturë në Athinë në Shkollën e Arteve të Bukura. Punoi kryesisht pikturë portretesh dhe artin kishtar. Nga viti 1908 ekspozoi veprat pothuaj në të gjitha ekspozitat e Athinës dhe në ato të Romës në vitin 1911. Zbukuroi shumë kisha si atë të Shën Konstandinit në Athinë, Shën Spiridhonit në Pire,” E Fjetjes” në Argos e të tjera. Tablot e tij ndodhen në Bashkinë e Athinës dhe në Ministrinë e Ekonomisë. U nderua me dekorata, i rrethuar me prestigj (nderim) të veçantë prej Akademisë Franceze më 1918.”
Ne kishim dijeni dhe, ashtu siç thuhet edhe në Enciklopedinë e vogël greke, se Dhimo Dhima kishte fituar çmime botërorë në ekspozitat e veprave (pikturave) të tij si në pllakata, portrete, por sidomos në fushën e Ikonografisë në Greqi, Francë, Itali, SHBA. Këto e përcaktojnë si një figurë artisti të planit botëror, por pa “dashje” është përvetësuar edhe si qytetar. Na lind pyetja: “Pse për këtë figurë që kanë shkruar jashtë vendit shumë personalitete të mëdhenj, në Shqipëri heshtet?” Në kohën kur punoi ende nuk ishte krijuar shteti shqiptar dhe nuk kishte kushte për të shfrytëzuar kapacitete të tilla, që shkëlqenin, por, më vonë, pas krijimit të shtetit pse këto “shkëlqime” u lanë pas dore dhe kjo vijon edhe në ditët tona? Pra në atë kohë djepi i Kulturës shqiptare ishte i vogël të mbante kolosë të tillë si: Aleksandër Moisiu apo Dhimo Dhima e të tjerë, por ata e shprehën se i përkisnin atdheut të tyre, Shqipërisë. Kur përmenden nga shtetet e tjera pse sot vijohet të heshtet? Greqia disponon, sipas të dhënave, pjesën më të madhe të veprave të tija. Duhet të evidentojmë se vlera mbetet vlerë; arti brilant është brilant dhe se vendi që të lind është vendi më i dashur dhe Dhimoja këtë dashuri e ushqeu gjersa kishte frymë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:02 pm | |
| Kërkuam në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar për të gjetur emrin dhe veprën e tij, por na pushtoi një ndjenjë keqardhjeje dhe turpi për mohimin e vlerave të Kombit për 50 vjet dhe se në këtë Fjalor figurojnë dhe përmenden figura edhe mediokre që s’i kanë dhënë gjë Kombit!…
Dhe pa dyshim na lindi ideja se është detyrë e shkencëtarëve të kësaj fushe që të vendosin në Altarin e Nderit këto figura të lartësisë si Dhimo Dhima e tjerë. Si mund të shkruhet në Fjalor se Zagoria para çlirimit ka qenë një nga zonat më të prapambetura të rrethit të Gjirokastrës! Si mund të quhet e prapambetur një krahinë, e cila gjatë gjithë kohërave ka “emetuar” personalitete të mëdha të të gjitha fushave art, kulturë, politikë, teknikë, shkencë, administratë e tjera! Kjo është ta trajtosh me sy miopie realen.
Ne në nismën tonë patëm parasysh se mosekzistenca e të dhënave të shkruara për Dhimo Dhimën na jepnin të drejtën që të bazoheshim në kujtimet e trashëguara nga të afërmit tanë, të cilët e kanë njohur personalisht Dhimitër Dhimën dhe kanë pasur një miqësi solide me të. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:02 pm | |
| Dhiogjen Joanidhi në kujtimet e tij ka treguar se i ati i tij, Joan Joanidhi, lindur në Topovë më 1886 dhe vdekur në Athinë në vitin 1930, ishte një nga shokët më të ngushtë të Dhimos. Ishin bashkëmoshatarë. Shoqëria dhe dashuria e tyre kishte lindur qysh në Topovë dhe vazhdoi edhe kur ishin studentë në Athinë: Dhimoja në Akademinë e Arteve të Bukura, ndërsa Joani në Fakultetin e Letërsisë e Gjuhës greke, me mbarimin e së cilës punoi Profesor i Gjuhës greke në Larisa e Athinë. Joani krenohej me bashkëfshatarin dhe shokun e tij Dhimon, i cili shquhej për talentin e tij të veçantë. Të dy ishin larguar qysh të vegjël nga fshati. Baballarët i kishin marrë me vete në Athinë për t’i arsimuar dhe të dy përfunduan shkollat me rezultate të shkëlqyera nga cikli i ulët deri në të lartin. Asnjëherë të dy djemtë nuk e harruan Topovën. Bashkë me qumështin e nënës ata kishin thithur edhe nektarin e dashurisë së pakufishme dhe të mosharresës të vendit të tyre. Me padurim prisnin pushimet studentore për t’u kthyer në Topovë. S’ngopeshin me bukurinë, klimën po edhe me zakonet e Topovës së tyre. Dhimoja kohën më të madhe e kalonte duke bërë vizatime nga natyra e vendit dhe portretet të bashkëfshatarve. Joani në kujtimet e veta tregonte se, veçanërisht Dhimoja, pjesën më të madhe të pushimeve e kalonte duke pikturuar e duke zbukuruar kishat e Shënkollit të Topovës dhe të Nderanit, ndoshta, edhe ndonjë nga pikturat murale të Manastirit të Nivanit. Besojmë se që këtu nis pasioni dhe fama e tij si ikonograf. Mirëpo këto punime të duarve të arta të tij e, ndoshta të vetmet, do të ishin me aq vlera sot, i fshinë furtunat barbare të viteve gjashtëdhjetë. Nuk mund të mos evidentohet prestigji dhe autoriteti që gëzonte ai në shtetin grek e megjithatë ai ishte dhe mbeti një zagorit i thjeshtë dhe tepër i dashur. Ai mbetej pranë halleve të njerëzve dhe të krahinës dhe zgjidhte me devotshmëri të gjitha kërkesat që kishin njerëzit ndaj tij. Jeta rrjedh e ashpër për disa. E tillë rrodhi edhe për Joanin, shokun edhe bashkëfshatarin e vegjëlisë së Dhimos, i cili, pasi kaloi një sëmundje të rëndë, u bë i paaftë për punë qysh në moshën 40 vjeç. U deshën përpjekje të mëdha të Dhimos së bashku edhe të një zagoriti tjetër nga Lliari i Zagorisë, profesorit të filologjisë Filip Shabanit, Kryetarit të Shoqatës së Mësuesve, që t’i siguronin nga shteti grek një pension jetese, profesorit të Larisës, Joan Joanidhit. Një gjë e rrallë kjo, për të mos thënë e pamundur, sigurimi i një pensioni të parakohshëm atëherë ishte tepër i vështirë dhe për shtetasit grekë, jo për dikë të një kombësie të huaj. Autoriteti, fama dhe emri i përmasave botërore të Dhimos, i kapërcyen ato që motivoheshin të pamundura, ndërsa i siguruan përballimin e jetesës Joanit sa jetoi dhe gruas me katër fëmijë në Topovë deri në vitet e luftës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:03 pm | |
| Në këto kushte Dhimoja ishte bërë pjesëtar i familjes Joanidhi. E kërkonte syri ta shihte, e kërkonte veshi ta dëgjonte. Jeta rodhi e ashpër dhe ata nuk u panë. Në formë respekti familja Joanidhi njërin prej djemve e quajti Dhimitër për nder të artistit dhe bamirësit të madh.
Sokrat Dervishi ishte dy dekada më i ri se Dhimoja, por kjo nuk u bë aspak pengesë në njohjen e tyre, në shkëmbimin e mendimeve intelektuale ndërmjet tyre, në admirimin dhe vlerësimin reciprok të tyre, veç mirëkuptimit intelektual ata kishin edhe një arsye më shumë për ta dashur e respektuar njëri - tjetrin. Ishin të dy zagoritë dhe për shumë probleme kishin mendime të njëjta. P.sh. lidhur me forcimin dhe përparimin e shtetit shqiptar në marrëdhënie të mira e me ndihmën e fqinjit të Jugut, ata kishin të njëjtin mendim dhe koha vërtetoi se mendimet e tyre të ndershme e të sinqerta ishin të gabuara. Fqinji i Jugut kishte pretendime për aneksime territoriale, me të cilat ata nuk pajtoheshin kurrsesi. Në vitet ’30 Sokratit i kishte rastisur të shkonte në Athinë për punët e veta. Veç pritjes që i bënin disa kushërinj të afërm të gruas, e pritën dhe e nderuan dhe dy personalitete me emër nga Zagoria: Dhimo Dhima me të cilin ishte njohur edhe më parë dhe Filip Shabani, i cili në Luftën Italo - Greke erdhi në Zagorie dhe s’mundi të largohej deri sa vdiq në vitin 1944. Mbaj mend se jo më pak se dy apo tri herë në javë Shabanidhi kthehej në shtëpinë tonë dhe rrinin me babanë orë të tëra në biseda intelektualësh. (Shënimi im V. D.) | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:03 pm | |
| Dhimoja ishte martuar me një grua intelektuale me origjinë gjermane. Ajo ishte artiste, piktore si i shoqi. Patën dy djem si pëllumba, por që u ndanë shpejt nga jeta, duke plagosur dhe lënë në pikëllim zemrat e ndjeshme dhe të buta të prindërve të mirë.
Që në njohjen e parë me Dhimon dhe të shoqen të krijohej përshtypja për njerëz që zotërojnë karaktere me cilësira hyjnore, sikundër ishin realisht, ndër të cilat dalloheshin dashuria, drejtësia, mëshira, mençuria. Ato i ruajtën si parime në çdo kohë e me këdo, i emetuan dhe në veprat e tyre të famshme, në ekspozimet e të cilave kishin fituar çmime botërore. Në biseda të hapura, intime të një niveli kulturor e patriotik Dhimoja kishte shfaqur e mbështetur idenë e përparimit të shtetit shqiptar, të atdheut të tij. A duhet nderuar vepra e këtyre kolosëve?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:03 pm | |
|
Kumtim
Gjithpushteti femëror
E mban Josif Lekgjiku, Sekretar i Shoqatës Atdhetare- Kulturore
Në këtë kumtim sintezë nuk kemi ndërmend të himnizojmë, por të evokοjmë përpjekjen intelektuale të femrës zagorite në të gjitha proceset sociale dhe të ecjes progresive të mendimit zagorit. Ishin përfaqësuesit e seksit të bukur, që lindën “titanët”, “korifejtë”, mendimtarët, profetët”… Ishte ky seks i këndshëm që me këshillën e urtë, me aftësinë kujdesive, me përpjekjet vitale, me marrjen në shpinë të barrës së madhe për të mbajtur familjen e duke i lënë hapësirë punës intelektuale të njerëzve të tipizuar më lart. Kjo peshë, kjo ndihmesë është shekullore dhe nuk përmbledh vetëm një pjesë të jetës zagorite. Vetë kjo peshë njerëzore e bëri femrën të jetë e pushtetshme dhe të zotërojë krahinën me mendjen e saj të artë dhe me punën e saj të motivuar, të krahasuar nga Çajupi si “sorkadhe”. Ishin përkujdesjet e këtyre nënave, që qysh në fëmini edukuan me bukuri fëmijët e tyre dhe i nisën në rrugët e dijes që jeta të ndriste me dritën e globit dhe jo të fikej si flakë qiriri! Pjesëmarrëse në të gjitha epokat e zhvillimit, sot femra zagorite shfaqet e pushtetshme dhe në jetën intelektuale të vendit. Mendimi i saj gjen preferencë dhe futet në thesarin e vlerave. Nënat zagorite janë ato që lindën kapedanët dhe kapedanet, këngëtarët, valltarët, mjekët, inxhinierët, oficerët… Edhe sot në botë femra zagorite ka përfaqësuesit e saj me zë. E kemi fjalën këtu për juristen e talentuar Barbara Douka në SHBA, e cila për një periudhë të gjatë kohe u veprimua për zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve dhe problemeve të tyre në këtë vend. Në këtë çështje delikate ajo dha ndihmesë profesionale. Sot në SHBA apo Kanada kanë “fluturuar” shumë zagorite, të cilat me përkushtim i janë futur jetës së atyre shteteve të fortë. Po kështu mjaft zagorite janë martuar në vende të ndryshme të Evropës. Edhe në fushën shpirtërore femra zagorite ka dhënë kontributin e saj modest. Të shumta kanë qenë dhe janë zagoritet që thurin vjershën aty për aty. Kjo e kishte dhe e ka burimin të inteligjenca e tyre, tek aftësia e kapjes së problemit, te zotërimi i aftësisë së humorit dhe satirës. Në përfaqësimet e këngës dhe të valles së kënduar “fshihen” shumë poetesha, të motivuara thjesht”populli”, duke u hequr autorësinë… Vajza zagorite u shqua dhe në sporte. Njëra prej syresh e talentuara e basketbollit shqiptar, Aleksandra Ndreu (Begovi), ishte disa vjet pjesëtare e padiskutueshme e skuadrës përfaqësuese shqiptare. Po kështu mund të evidentohet këngëtarja e talentuar me origjinë nga Zagoria Rovena Dilo, Mimoza Kostarja me filmin e saj dokumentar “Ti që më rrite që vajzë”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:04 pm | |
| Ndoshta, jo pa qëllim, ëmbëlsirën e lënë gjithmonë në fund. Kjo ka arsyen e vet: “Të ëmbëlsohen njerëzit”.
Profeti thoshte se, kur e pyetën një pretedent për sulltan se nga e dëshironte sulltankën e tij, ai u përgjigj: “Nga një vend që quhet Zagori”. Dhe nuk jepte shpjegime. Një njeri i zgjuar pati guximin të pyesë Mbretin: “Madhëri nga do ta donit ta kishit nusen e princit tuaj?” Madhëria, pasi u mendua, u përgjigj: “Do të dëshiroja të kisha një nuse nga një krahinë që quhet Zagori në Albani.”
“A mund, Madhëri, të më thoshnit pse keni një preferencë të tillë?”
“Po mund t’ju shpjegoj. Në se kërkoj mbretërim të gjatë të fisit tim, këtë të drejtë ma jep vetëm një lidhje e tillë. Nga ajo krahinë lind krijesa e zgjuar në të dyja sekset”.
Kur e pyetën një dukë se nga dëshironte ta kishte dukeshën e tij, ai nuk u mendua fare, por iu përgjigj pyetësit zagorit, që e njihte familjarisht: “Do më pëlqente që dukesha ime t’i ngjante bashkëshortes suaj!” Preferenca zgjerohet dhe më tej sa një e i dashuruar pas një sorkadheje, u tret si qiriri; një kalorës “agimor” nuk arriti të flinte në shtratin e bukuroshes që dëshironte, sepse ajo nuk e pranoi, ndaj ai e përhapi se këtyre femrave u shkon për shtat krahasimi ”Trëndafil i bukur, trëndafil i egër”…
A nuk e provon këtë edhe Miss Albania, Anisa Kospiri? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:04 pm | |
| * * *
Trimëresha bukuroshe 35 vjeçare Maro Shollo, sinonim i ndershmërisë zagorite në altarin e nderimit… Kopetë e dhënve morën të tatëpjetën e Korezës… Një grua hoshtevjate qëndroi prapa shoqeve për nevoja personale. Një nga çobanët që vinte nga pas e pa dhe iu vërsul si i tërbuar. Maro trimja ulëriti dhe e mbërtheu çobanin në vendin e “lig”, duke e lënë të vdekur në vend dhe vend i “nderit zagorit” u kthye në varrin e çobanit tentues, por që zgjidhi përfundimisht vdekjen e turpit. Kushdo që kalon në Korez nderon aktin sublim të bukuroshes zagorite. Dhe Hoshteva e çmoi këtë akt duke ngritur kishën me emrin e Shën Mëri Shollos në një kodër , në një qafë portë, për të përcjellë brez pas brezi mesazhin e nderimit të Nderit dhe Dinjitetit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:05 pm | |
| Pershendetje
Mesazh per takimin "Zagoria kjo vater intelegjente" Klubi Letrar "Gjon Nikolle Kazazi" Gjakove. Te nderuar pjesmarres te takimit "Zagoria, kjo vater Intelegjente" ju pershendes vellazerisht dhe ju deshiroj suksese. Gjirokastra dhe Zagoria per Gjakoven jane treva te shquara per mbare kombin shqiptar dhe ne veçanti per letersine. Zagoria e Anton Zako Çajupit dhe Gjirokastra e Ismail Kadaresë dhe te tjere figura te shquara te letrave shqipe, rrezatojne ne tere hapsiren shqiptare vlera kulminante. Duke nderuar Zagorinë dhe te madhin Çajup ne nderojne shqiptarin e Shqiperine tonë të dashur. Ne pamundesi qe te jemi aty, pranoni pershendetjen tonë te Klubit Letrar "Gjon Nikoll Kazazi" Gjakove, me deshiren vellazërore qe te kaloni mire,… Ju uroj suksese! U pafshim shpesh ne kesisoj takimesh, ne Gjirokaster dhe ne Gjakove. I juaji Muharrem Kurti , Kryetar i klubit "Gjon Nikoll Kazazi” Anetar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë. Gjakove, me 16.12.2008.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:06 pm | |
| Pershendetje nga Muharrem Kurti From:
if (typeof YAHOO == "undefined") { var YAHOO = {}; } YAHOO.Shortcuts = YAHOO.Shortcuts || {}; YAHOO.Shortcuts.hasSensitiveText = false; YAHOO.Shortcuts.sensitivityType = []; YAHOO.Shortcuts.doUlt = false; YAHOO.Shortcuts.location = "us"; YAHOO.Shortcuts.document_id = 0; YAHOO.Shortcuts.document_type = ""; YAHOO.Shortcuts.document_title = "pershendetje"; YAHOO.Shortcuts.document_publish_date = ""; YAHOO.Shortcuts.document_author = "lulzimlogu@yahoo.com"; YAHOO.Shortcuts.document_url = ""; YAHOO.Shortcuts.document_tags = ""; YAHOO.Shortcuts.document_language = "albanian"; YAHOO.Shortcuts.annotationSet = { "lw_1229629834_0": { "text": "Andon", "extended": 0, "startchar": 414, "endchar": 418, "start": 414, "end": 418, "extendedFrom": "", "predictedCategory": "", "predictionProbability": "0", "weight": 0.357777, "relScore": 2.73188, "type": ["shortcuts:/concept"], "category": ["CONCEPT"], "wikiId": "Andon", "relatedWikiIds": [], "relatedEntities": [], "showOnClick": [], "context": "zagorine e famshme dhe per emrin gjithmone te nderuar te Andon Zako \u00c3\u0087ajupit( Andon \u00c3\u0087ako)!Klubi letrar nga tropoja me te gjithe", "metaData": { "visible": "false" } } }; YAHOO.Shortcuts.headerID = "6d7a88d508f91badd027f6afb18d62e5"; Mesazh konferences shkencore per Zagorinë:
Pershëndetje nga Veriu dhe alpet për Zagorinë e famshme dhe për emrin gjithmonë të nderuar të Andon Zako Çajupit ( Andon Çako)! Klubi letrar nga Tropoja me të gjithë anëtarët dhe përkrahësit e tij ndihet i nderuar të përshëndesë këtë konferencë, të përgëzojë pjesëmarrësit dhe të theksoje faktin se respektimi i vendeve dhe personave me histori dhe peshë të paharruar historike, mbetet gjithmonë një eveniment që tregon kulturë dhe dinjitet nga ata që e marrin përsipër këtë përgjegjësi. Të nderosh poetë dhe vendlindjet e tyre, do të thotë t’i ringresh monument veprës së tyre të pavdekshme, t’i kujtosh gjithmonë ata, të jesh korrekt me historinë dhe traditat e vendit. Qofshi të nderuar edhe ju në misionin tuaj!
Ne emër te krijuesve tropojanë,
Gjon Neçaj dhe Lulzim Logu Anëtarë të Lidhjes Bashkëkohorë të Globit. |
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:07 pm | |
| PËRSHËNDETJE KONFERENCËS SHKENCORE:
''ZAGORIA-TREVË INTILEGJENCE-VENDLINDJA E ÇAJUÇIT.''
I nderuar zoti Kristaq Shabani !
Të nderuar pjesmarrës të Konferencës Shkencore:
''Zagoria, trevë inteligjence, vendlindja e Çajupit''
Ndjehem tërësisht i emocionuar dhe i nderuar,që më jepet rasti
t'i dërgoj asaj konference urimet e mia të veçantë dhe të gjithë krijuesve këtu në emigrim në vendin fqinj, GREQI: “Punë të marë dhe suksese!”
Krahina e Zagorisë ka vënë vulën e saj në ngjarjet tona më të rëndësishme
kombëtare.Trimëria dhe dituria e saj, kanë qenë në të njëjtën shkallë. Ajo i
ka dhënë aq shumë kombit shqiptar,sa meriton nderimin e gjithë kombit.
Njerëzit e saj të ditur dhe trima, kanë mbetur dhe do të mbeten në kujtesën
vitale të kombit tonë. Sikur edhe vetëm Andon Zako Çajupin e madh të
kishte nxjerrë ajo trevë e ndritur,do ta meritonte tërësisht këtë nderim.
Ashtu siç e meritojnë edhe dhjetra figura të tjera të nderuara.
Ndërsa treva e Zagorisë ka hyrë në hstorinë e kombit, Andon Zako Çajupi i
madh, bir i asaj treve të lavdishme, ka hyrë në themelet e kombit.Duke
nderuar figurën e tij madhore, nderojmë themelet e kombit tonë.
Ndjehem krenar për këtë gjë.Po ashtu ndjehemi krenar edhe me ju,
të dashur dhe të nderuar pjesmarrës, që organizoni dhe realizoni studime
të tilla, me vlerë të padiskutueshme kombëtare.
Në këtë mënyrë lartësojmë vlerat tona madhore.
Na lejoni të përkulemi me nderim të thellë para figurës së Andon Zako Çajupit
të madh dhe gjithë historisë së ndritur të trevës së Zagorisë.
Duke qenë përherë pranë jush.
Me nderim të veçantë
ILIAZ BOBAJ, shkrimtar, poet
Kryetar i Lidhjes “PEGASI” per Emigracionin
Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
Anetar i Lidhjes se Krijuesve :PEGASI” ALBANIA.
Antar i W.P.S.
Patra,17.12.2008 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:07 pm | |
| Esse nga Jorgo S. TELO (Meditim rreth valleve tradicionale zagorite) Duke përndjerë zbehjen graduale, që mbart dhe rrezikun e shuarjes së valles zagorite si vlerë tradicionale, marr shkas të shtjelloj shkurtimisht diçka të qëmtuar, apo edhe të përjetuar për këtë dukuri të këndshme të folkut zagorit, që më së tepërmi ka lidhje të drejpërdrejtë me isopolifoninë e trevave jugore (toske e labe).Dihet nga gjithkush që në krahinën tonë nuk arriti të masivizohej të kënduarit apo të vallëzuarit e shoqëruar me saze. Instrumentet popullore arrinin gjer në kufijtë e improvizimeve imitativë të disa prej veglave përbërëse të orkestrinave popullore.Nga ç'kemi dëgjuar, mund të ketë sjellur dikur një lliarjot ndonjë gajde rastësisht e mbeti si gojdhënë shprehja "Si gajde e Mitro Vavos" duke ì dhënë edhe ngjyrime emocionale, sipas rastit…Mbaj mend që në dasmën e Thanas Kllapit në Zhej nxirrte tinguj joshës një instrument si fizarmonikë, por me kacekun që hapej e mbyllej lart e poshtë dhe jo përanash siç e pashë një vit më pas në shkollën shtatëvjeçare të Sheperit në krahët mësuesit pasionant Evien Peri. Mund të ketë qenë viti shkollor 1956-57.Tepër vonë hynë më bujshëm veglat muzikore, por jo me fuqinë të shoqëronin të kënduarit me gojë as vallet e kënduara; por vetëm si nxitëse për vallet popullore të mbartura nga krahinat e tjera në ziafete të ndryshme e mbrëmje vallëzimi të rinisë. Të gjitha vegla të importuara ishin…. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:08 pm | |
| Nga fëmijëria kujtoj që boshatia e madhe shpirtërore që krijonte koha kur po rriteshim brenda një krahine disi të izoluar nga qytetërimi, nxitte fëmijët të sajonin lloj – lloj lodrash, që nga ato që trashëgoheshin e gjer në sajesat e çastit sipas rrethanave e mundësive. Ishin me dhjetra lodrat popullore, që ushqenin jetën shpirtërore të të gjitha moshave; që nga ato përreth vatrës gjer tek lojnat lëvizore në vende të hapura. Mes tyre kish dhe të atilla që merrnin trajtesën e valles së mirëfilltë. Kësisoj përmend vallen "Aman pata – pata!" - valle humoristike me gota:
"Aman, pata – pata!
Aman, shyqyr – shyqyr!
Ti ku e ke tënden – o?
Ja ku e kam timen-o!
Merre në dorë,
mbushe plot
vure në kokë!..."
Si valle – lodër kish arritur gjer tek ne edhe vallja ballkanase "Si e shtypin piperë". Ndikonin jo pak dhe prurjet e kurbetllinjve të shumtë, shpërndarë prej vitesh nëpër botë… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:08 pm | |
| Ishte periudha kohore 1978 – 1988, kur mbuloja zhvillimin kulturor e sidomos atë folklorik në Zagori. Atëherë gjetëm mjaft këngë homofonike e polifonike disazërëshe e disa lloj vallesh….
Kjo valle (Aman pata – pata!) interpretohej në kulmet e gostive e ceremonialeve të gëzueshme nga individë të spikatur e të aftë si improvizues humoristë, por edhe të shkathët në nuancat koreografike e zhdërvjelltësinë e lëvizjeve të gjymtyrëve, shoqëruar me mimikë të kuptimshme e pantomimikë komunikative brenda grupit improvizues. Nga kjo valle-lojë e hershme e ruajtur në fshatin Lliar si një relikë e harruar, aritëm në përtëritjen e disa lëvizjeve domethënëse. U arrit të rizgjoheshin disa pjesë përbërëse të kësaj valleje nga të paharruarit Kiço Llane, Mitro Hila,Lono Miho, Leko Koçi e nga të tjerë që vijojnë të jetojnë me imazhin e atyre provave pragfestival…si Aristotel Stefani. Kiço Muçi, Lliko Hila, Jorgo Meçi, Fone Taçe e të tjerë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:09 pm | |
| Mirëpo, meqë nuk e krijuam bindjen e duhur për arritjen cilësore të kësaj valleje, u kalua në një tjetër valle, (edhe kjo e qëmtuar po në fshatin Lliar.)
Ishte pikërisht vallja e kënduar humoristike "Rashë e theva shtëmbën", interpretuar me lezet nga grupi ì burrave e të rinjve të fshatrave Lliar – Zhej e të tjerë zagoritë ku dominonin korifeu ì valles Aristotel Stefani, pasuar nga Kiço Llane, Lono Miho, Thoma Stani, Sotir Mekshi, Kostandin Sterjo, Fatmir Pali, Thoma Ndreko e Dhame Xhamballo, një tetshe kjo që mbushi dhe ì dha një dritëzim të veçantë Kalasë së Gjirokastrës si dhe skenave të tjera ku u interpretua brenda sensit të saj humoristik dhe lirik.
Nuk mund të harroj kurrsesi që në Zhej dhe Liar, veç dhjetra këngëve të hershme isopolifonike, që na ì bëri të njohura ì papërsërirshmi bartës folklori, Xhako Kapetani (Kështu e thërrisnin më së shumtin të moshuarin e atyre viteve, Thanas Kapetanin) gjenden edhe këngë e valle të tjera.valle të tjera. Kujtoj mirë që Xhakoja na e interpretonte këngën "Na ftoi mbreti në dasmë…/ në bodrumet e kalasë…/". Ishte e habitshme që ai e deklamonte këngën sipas ritmit të lëvizjes së zdrukthit mbi dërrasë. Mjaft domethënëse kjo për çfarëdo zejtar vendas apo kalimtar…
Një nga vallet e kënduara që mundëm ta çonim gjer në festival të rrethit, por meqë ishte disi masive për nga numri ì interpretëve, nuk shkoi më lart që të njihej nga publiku ì gjërë ishte "Vallja e zogave", ku merrnin pjesë gra e vajza. Tradicionalisht kërcehej nga femrat të shtunën ose të dielën e dasmës. Kjo valle e kënduar nisej kështu nga interpretja kryesore:
- Unë kam zogëza shumë,
o bilbil-o!
- Ì ke ti, por t'ì marr unë,
o zogëzo! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:09 pm | |
| Si bartëse virtuale e kryesore të kësaj valleje argëtuese ishin të ndjerat Ollka Kllapi dhe Polikseni ose Pako e Kllapaj, siç e thërrisnin më dendur. Ato edhe pse të moshuara paksa në krahasim me shumicën e valltareve të reja, nuk përtonin t'ua mësonin atyre "vallen sustë" dhe "vallen me dy gjurmë" si dhe vallen e zhdërvjellët "Hap e mbyll", të cilën e interpretoi mjeshtërisht Kostandina Shabani nga Lliari dhe dhe Eli Meçi nga Doshnica në skenën e Kalasë, sipas ritmit që ì jepej valles prej këngës së interpretuar nga Hoshteviatja Kostandina Prifti(Dushi)
Duhet thënë se kjo valle nisi me variantin e zakonshëm "çalthi" të shtruar me vargjet:
"O lule, moj lule, o lule, rritur në male,
Dil, folu, moj lule, folu shoqeve me radhë…"
Kjo valle u rinovua mbi bazën tradicionale: "O moj fletë , ti moj flet', o moj flet' e hudhërësë"; me interprete vezulluese Katerina Gjikën e pasueset e tjera të saj.
Si u realizua një rreth ì plotë me këtë lloj kërcimi u kalua në të dytin variant: në vallen "Hap e mbyll":
"Po vinë shoqet, po vinë,
hape vallen, moj lule,
mbylle vallen moj lule,
bukur më kërcyeke!" | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:09 pm | |
| Si bartëse, improvizuese dhe deklamuese cilësore e këngëve vendçe dhe valleve sustë ishte Afrodhiti Telo.
Kombinimi ì evoluar ì "fletës së hudhrës" me motive të reja krijoi si në mënyrë të beftë situata të tjera hareje në sheshin e Kalasë së Festivalit, ku dalloheshin dy interpretet që porsa theksuam si dhe të tjera të reja nga shkolla e mesme e nga fshatrat.
.
Vazhdonte "vallja e zogave" kënduar sipas të kërcyerit tradicional "çalthi" me lodra fjalësh e vargje "hidh e prit", duke u shkëputur vajzat një nga një prej valles. Kur mburrej nëna e djalit me fjalët: "Të mora zogën më të mirë", interpretja e kreit të valles që simbolizonte nënën e vajzës kalonte në humor gati grotesk me domethënien: "Ti s'more të mirën/ as zogë gjeraqinën,/ po më more breçkën,/ atë turifeçkën/…"
Për një tjetër valle me motivet e çalthit, por tepër e shpejtë në ritëm, në kujtesë më ka mbetur një grua zhejote me moshë mesatare atëherë e pikërisht Vitori Londi. Atë e pikasa në një dasmë dhe nuk vonoi ta merrja t'ua mësonte të rejave, gjersa u përgatit vallja e gëzuar dhe e hareshme mbi refrenin tradicional "Jasem tarnana, jasem tarnane!" (Pak a shumë kjo valle (1983) ishte një imitim ì zagoritizuar ì valles me saze "M'u te borshi më të dalë, lule, Zaho, lule djalë!", por pa orkestër. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:10 pm | |
| "Në sy më qëndroi drita,
jasem tarnana, jasem tarnane!
dhe në buzë ca bilbila
jasem tarnana, jasem tarnane!
Më thonë: "Hiqe vallen shpejtë!"
jasem tarnana, jasem tarnane!
Porsi flutur krahëlehtë,
jasem tarnana, jasem tarnane!
Hidhe vallen , o moj flutur!
jasem tarnana, jasem tarnane!
Si dhe vallja je e bukur,
jasem tarnana, jasem tarnane!"
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:10 pm | |
| (Të larmishme kanë qenë pothuajse edhe të gjitha vallet zagorite të burrave, të grave dhe ato të përzierat që realizoheshin kryesisht kur ngrihej nusja në valle, të dielën në mbrëmje pas darkës. Porse mbahet mend si vallja më masive vallja e emërtuar "Hodhi shenja vallen-o!"Bëhet fjalë për një nga vallet më të spikatura, më kuptimplote, përmes së cilës përcillen mesazhe të bukura njerëzore sidomos ato të dashurisë e harmonisë brenda familjes, farefisit e komunitetit lagje, fshat e më tej, gjer te shoqëria e miqësia… Fjalët e "valles dyshe" tradicionale, kur në krye të valles del nusja e pasuar nga të tjerë dasmorë (meshkuj – femra të çdo moshe) janë ato që ì deklamon njëra nga të afërmet e dhëndrit, e cila me një dozë pompoziteti të përligjur grish ata-ato që, për pozicionin që kanë ì "detyron" të ngrihen në valle, të dytët pas nuses. Valltarja grishëse, që ka mbajtur peshën e fragmentit më kryesor të ceremonialit të dasmës këndon, duke e drejtuar vështrimin e shaminë që mban në dorën e zgjatur përpara: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:10 pm | |
| "Hodhi shenja vallen-o
përmbi babo Nunin-o etj etj…
Grishen me të kënduar shumë persona, qoftë me emrin që kanë ose me ofiqet: babo, nëne, mama, dajo, xhaxha, kunat, kunatë, hallë, krushk(ë) etj. Pasi ka zënë ì ftuari nusen përdore, grishësja vijon me fjalët:
"Ç'na ka lezet valleja,
/kur kërcen sorkadheja/
me babanë kra për kra!..." | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi Mon Dec 22, 2008 11:10 pm | |
| E kështu me radhë për gjithë të tjerët.
Ndërsa kur grishet dhëndri në valle, një nga kryesorët ia shkrep me humor:
'Ç'u zu Qeleshi në valle, hop qeleshi!
Vetullat si katraveshi, hop qeleshi!
Me mustaqe gjer te veshi, hop qeleshi!Kjo valle goxha argëtuese e spektakolare kërcehet me llojin "çalthi" ose "me dy gjurmë"nga femrat e fshatrave Zhej, Lliar, Doshnicë, qoftë edhe në Hoshtevë e Vithuq e me dyshen e zakonshme të thjeshtë në fshatrat e "Zagorisë së Sipërme". Kurse burrat, jashtë valleve humoristike kanë kërcyer zakonisht vallen e thjeshtë "Dy hapa para, një mbrapa" (Kjo është vallja e thjeshtë "vendçe"më e përhapura në trevat isopolifonike jugore | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi | |
| |
| | | | Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |