Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 6:45 am

Frouik: Ali Ahmeti, duhet të zgjedhesh paqen me drejtësi
-E dyta: Frouik ishte i pari që formuloi planin e paqes dhe te armëpushimit duke i hapur rrugë bisedimeve me UCK-në. Të gjithë ata te cilët kanë qënë në dijeni të fillesës dhe vazhdimit të kryengritjes në Maqedoni si Arbër Xhaferri, Veton Surroi, Menduh Thaci, Ali Ahmeti, Gëzim Ostreni, Ilir Meta, Agim Çeku, Ramush Haradinaj, etj., e dinë fare mire se embrioni i asaj që u quajt “Marrëveshja e Ohrit”, aneksi ushtarak i saj që kishte të bënte me çmilitarizimin e UÇK-së, mbi integrimin e saj në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendit, mbi nevojën e amnistisë etj, u formulua në Shkup gjatë fundprillit dhe fillimin e majit 2001 nga ambasadori Frouik me ndihmën e disa të tjerëve nga Tirana, Tetova dhe Prishtina. 
Kjo u bë e qartë nga vetë Frouik në datën 18 maj 2001 në një konferencë me gazetarë në Shkup. Në këtë Konferencë ai bën të qartë skeletin e Planit të daljes nga Kriza. Ky skelet u përdor më vonë nga Trajkovski, Badinter, Pardju dhe Leotar në formulimin e marrëveshjes së Ohrit. 
Ja se çfarë tha Frouik 
“Kam qenë i angazhuar në konsultime intensive gjatë kësaj jave me liderin e PDSH-së, Arbën Xhaferi, me liderin e PPD-së, Imer Imeri, me liderët e partive kosovare Rugova, Thaçi dhe Haradinaj, por gjithashtu edhe me gjeneralin Çeku dhe kryeministrin e Shqipërisë, Meta, me synim për të ndalur luftën e armatosur.
Të gjithë më thanë se pajtohen me këtë pikësynim. Koalicioni i ri qeveritar bashkë me shqiptarët etnik me ndikim të fuqishëm dhe paprecedent duhet patjetër t'i japë rast intensifikimit të dialogut politik me reforma si synim i tij. Jam thellë i bindur se shumica e popullatës së IRJM-së duan t'i japin fund armiqësive të fundit të armatosura dhe të zgjidhin problemet e brendshme në mënyrë paqësore. Kryetari Trajkovski këtë javë ka treguar lidership për lëvdëratë duke folur për mundësinë që qytetarët të mbahen bashkë dhe t'u shmangen luftimeve të tipit ndëretnik, ndodhi të cilat në vendet e ish-Jugosllavisë shkaktuan tragjedi të mëdha. Komuniteti ndërkombëtar është bashkuar fuqishëm dhe i japin mbështetje jashtëzakonisht të unifikuar dialogut politik të koalicionit të ri qeveritar. OSBE-ja duke punuar për së afërmi me BE-në dhe me NATO-n është e bindur se ky dialog me të vërtetë mund të arrihet me format e nevojshme të forcimit të bashkimit të vendit dhe krijimin e një ardhmërie më të mirë për të gjithë. Ky është një rast i artë dhe nuk guxon të lëshohet. Megjithatë udhëheqësit e UÇK-së e bëjnë të pamundur këtë kërkim të paqes me drejtësi, ata flasin për mbështetjen e reformave politike, por me këmbëngulësi refuzojnë të tërhiqen nga konfrontimi i armatosur. Më lejoni të përcjell një porosi deri te Ali Ahmeti: UÇK-ja duhet të zgjedhë tani në këtë moment kthyes në mes të rrugës drejt paqes me drejtësi ose të rrugës drejt eskalimit të luftës. Vetëm duke zgjedhur paqen dhe duke shkuar drejt caqeve nëpërmjet dialogut politik mund të hapen dyert e progresit. UÇK duhet t'i lëshojë armët, ata të cilët janë nga Kosova të tërhiqen, të kthehen prapa, kurse të gjithë qytetarët e Maqedonisë që nuk kanë kryer ndonjë kriminalitet besoj se do të mund të integrohen në procese dhe në bazë të bisedave që i kam zhvilluar me politikanët, mund të them se do të ketë amnisti për të njëjtit. 
Pas një akti të tillë mund të fillojë procesi i integrimit të atyre qytetarëve në sistem. Unë, nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejt me Ali Ahmetin apo UÇK-në, mirëpo të gjitha bisedat që i kam zhvilluar me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, qofshin nga Tirana, Maqedonia apo edhe Kosova japin sinjale se së pari duhet t'i mundësohet Qeverisë së re të tregojë se çfarë mund të bëjë, e kjo do të jetë e përcjellur me ndërprerje të zjarrit. 
Pas kësaj pason lëshimi i armëve dhe tërheqja e tyre në Kosovë. Kuptohet këtu duhet kyçur edhe faktori ndërkombëtar, i cili popullatës lokale do t'i ndihmojë. Kurse në ato vende siç është rasti i Kumanovës, policia në radhët e veta do të ketë përfaqësues edhe të shqiptarëve. Sa i përket Ali Ahmetit, inkuadrimit të tij në dialogun politik, duhet të vendosin përfaqësuesit legjitim të këtij shteti, mirëpo unë nuk besoj se një njeri i cili është i ndjekur të mund të kyçet në një proces të atillë. Nuk flasim as për negociata e as për bisedime, flasim për lehtësime dhe besoj se unë do ta kem rolin e lehtësuesit. Mirëpo këto janë vetëm ide për të cilat ende nuk është marë qëndrim konkret. Pas mbarimit të luftës në Kosovë u paraqitën organizata të cilët vepronin pa ndonjë strukturë komanduese. Besoj se Ali Ahmeti është ai që do të mund të ndikoj që të lëshohen armët. Mendoj, se axhenda e propozuar është e kapshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”. Një ditë pas Konferencës së shtypit të Robert Frouik, Ali Ahmeti ju dërgon një letër publike Anan, Robertson, Prodi dhe Xhoana ku sqaron pse i kemi marrë armët. Ndërsa, tre ditë më vonë Arbër Xhaferri dhe Imer Imeri do të udhetonin për në Prizren për të nënshkruar Marrëveshjen me Ali Ahmetin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 6:45 am

Domosdoshmëria e takimit Xhaferri-Imeri-Ahmeti

Frouik i parapriu Marrëveshjes së Prizrenit midis Ahmetit, Xhaferrit dhe Imerit. Marrëveshja e Prizrenit nuk u prit aspak mirë as nga politika e Maqedonisë dhe as nga ajo Perëndimore. U krijua ideja dhe u propagandua se Xhaferri dhe Imeri kapitulluan para Ali Ahmetit. Por ishte e kundërta që Ali Ahmeti pranoi rolin e faktorit politik legal shqiptar në zgjidhjen e konfliktit. Pra ishte fitore e moderacionit mbi rrugën e konfliktit. Nuk ishte ashpërsimi i konfliktit, por civilizimi i tij. Dhe një ndër inisatorët e kësaj Marrëveshjeje ishte vizionari Frouik. Ndërsa zhurma që u bë pas kësaj marrëveshje nuk ishte gjë tjetër veçse moskuptimi i realitetit që ekzistonte në Maqedoni në atë periudhë, apo edhe xhelozia ndaj Frouikut apo edhe rivaliteti midis SHBA dhe BE. Bashkimi Evropian deri në atë periudhë duke pasur si përfaqësues të saj ambasadorin anglez Dikinson nuk donte të pranonte realitetin e Maqedonisë, prandaj u treguar edhe më e ashper ndaj ambasadorit Frouik dhe planit të tij. 
Ambasadori Frouik u largua si i padëshirueshëm nga Maqedonia. Por aty mbeti Plani i tij. Pas disa ditësh do të dilte përfaëqsuesi politik i NATO-s, Hans Jorg Ajf, që do të pranonte se ishte takuar me UÇK-në, pra atë që kishte kërkuar Frouik. Më vonë do të dilte ish-Presidenti Trajkovski me një Platformë që u mbështet edhe nga konstitucionalisti francez Robert Badinter. Dhe pastaj do të ishte përfaqësuesi i NATO-s Piter Fejt që do të nënshkruante me UÇK-në, marrëveshjen e çmilitarizmit të saj. Dhe në fund do të ishte formulimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit që do ti jepte fund konfliktit në Maqedoni. Por të gjitha këto në embrion dhe skelet u formuluan nga Ambasadori Amerikan, Robert Frouik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 3 EmptyThu Oct 16, 2008 6:45 am

Dëbohet Frouik për lidhje me rebelët, NATO takohet me Ali Ahmetin
Zyra e shtypit e NATO-s në Shkup në datën 28 maj 2001 deklaroi se ambasadori i NATO-s, Hans Jorg Ajf konfirmoi takimin e tij në Prizren me liderin politik të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmetin. Takimi ishte realizuar në datën 16 maj, gjashtë ditë para se të nënshkruhej Marrëveshja e Prizrenit dhe dy ditë para se Frouik të dilte në Konferencë shtypi. Një ditë më vonë ambaasdori jep një intervistë të gjatë në Dojçe Ëelle. Ai u intrevistuar nga Adelheid Feilcke-Tiemann
Zoti ambasador, dje u bë i njohur lajmi, që ju jeni takuar me përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që para iniciativës së ambasadorit Froëick. A ka të vërtetë në këtë lajm?
Takimi im me Ali Ahmetin, njeriun që paraqitet si përfaqësues politik i UÇK-së nuk ka të bëjë fare me atë që u ndërmorr nga Bob Froëick. Eshtë detyra ime që të shpjegoj këtu politikën e NATO-s dhe kjo vlen para së gjithash në ato raste ku është e nevojshme dhe e rëndësishme që të shmangen iluzione eventuale, të cilat ekzistojnë në forma të ndryshme përsa i përket politikës së NATO-s.
Konkretisht, cili ishte mesazhi që ju i dhatë zotit Ahmeti?
Unë i thashë atij se UÇK-ja duhet të heqë dorë nga përdorimi i armëve dhe të ndalojë gjakderdhjen. Natoja do të mbështesë vetëm dialogun paqësor, të përfaqësuesve legjitimë demokratikë të vendit dhe se ajo nuk do ta njohë UÇK-në si partnere bisedimesh. Biseda konsistoi në përcjelljen e këtij mesazhi nga unë.
Këtij pozicioni i mbeteni edhe tani?
Ky pozicion nuk ka nevojë për përtëritje, në momentet e tanishme të paktën, jo.
A e mbështesni ju idenë e përfshirjes së UÇK-së në bisedime, siç e kërkonte deklarata e ënnshkruar midis partive politike shqiptare dhe UÇK-së?
Unë nuk e konsideroj të drejtë këtë, nuk e konsideroj as të nevojshme dhe kjo nuk është politika e NATO-s.
Cili është roli i NATO-s në aspektin e garantimit të paqes në Maqedoni?
Ju e dini që detyra parësore e NATO-s është në Kosovë. Në Maqedoni ajo ka vendosur trupa, të cilat ofrojnë mbështetje logjistike për trupat e Kosovës. Natyrisht, ne kemi marrëdhënie shumë të ngushta me Maqedoninë dhe duhet ta shohim rajonin si një të tërë. Në kuadrin e misionit tonë në Kosovë, për të krijuar një mjedis të sigurt, ne mbrojmë edhe kontrollojmë edhe kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Eshtë një pjesë e mirë e kufirit në Maqedoninë Veriore dhe këtu ne i kemi forcuar shumë kontrollet tona. Pyetja që shtrohet tani është nëse mund të kontribuohet më tepër për zgjidhjen e konfliktit të iniciuar nga UÇK-ja. Ka mundësira, për të cilat në duhet të flasim me palën maqedonase.
A bëhet fjalë këtu edhe për ndihmë në armë për Maqedoninë? Ka njerëz që thonë se ushtria maqedonase i mbaroi municionet e saj që ditën e parë të luftimeve në Tetovë…. 
Këtu nuk bëhet fjalë për ndihmë me armë, por bëhet fjalë nëse mund të arrihet një marrëveshje për të ngritur, siç kishim në Serbi një ground safety zonë, një zonë sigurie si në Serbi, që tani u kthye nën kontrollin e Serbisë. Pra, nëse mund të përdoret edhe në Maqedoni ky shembull. Atje NATO-ja u tregua e gatshme të pranonte për një periudhë të caktuar njerëz të UÇPMB-së nëse i dorëzonin armët dhe deri në nxjerrjen e amnistisë. Duhet menduar nëse ne mund të ofrojmë një ndihmë përkatëse, përsa i përket Maqedonisë, që do të konsistonte në atë, që njerëzit e përfshirë në veprimet luftarake, njerëz të UÇK-së ose civilë të prekur, pra që këta njerëz të lihen të hyjnë në Kosove, ku ata të dorëzojnë armët.
Ju përmendet fjalën amnisti, njerezit duhet te integrohen disi ne jetë, nëse ata shkojnë në Kosovë, kjo nuk do të ndihmonte në plan
afatgjatë….
Jo, kjo nuk do të ndihmonte, të gjithë ata që janë shtetas maqedonas mund të ktheheshin në çdo kohë këtu. Si p.sh. njerëzit e fshatrave të Tetovës, që kthehen sapo gjendja është qetësuar. Për aq kohë sa janë shtetas maqedonas, ata duhet ta bëjnë këtë në çdo kohë.
Eshtë shtruar propozimi për ta bërë Maqedoninë protektorat ndërkombëtar, ç'mund të na thoni për këtë?
Unë e kam të qartë se çfarë mund të përfytyrojnë intelektualët, por nga ana politike, kjo nuk është relevante. Bashkësia ndërkombëtare është përfaqësuar fort këtu, dhe e sheh veten si
mbështetje. As që diskutohet që këtu të ngrihet diçka si në Kosovë, kjo nuk është e nevojshme. Ne nuk jemi protektorë, do të ishte shumë e gabuar nëse do të përpiqeshim ta bënim këtë.
Zoti ambasador, cila është këshilla juaj për njerëzit e rajonit në këtë situatë?
Ata duhet të drejtohen tek të tjerët, ata nuk duhet të tërhiqen brenda në vete. Ata duhet të shohin se si mund t’i kapërcejnë paragjykimet. Kjo është shumë e rëndësishme se në këto kohë, mosbesimi është shume i madh. Nuk duhet të vijë puna deri aty, sa njerëzve të grupit të popullatës tjetër, që më parë i ke quajtur shokë, tani t’u bësh bisht.


vijon....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj
» ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale -KOCO DANAJ
» Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale (Nga Koco Danaj)
» Dr. Koço Stathi Andoni i gjallë në kujtesë…

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: