Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:35 am

Thaçi: Nuk jam për Maqedoni Federative
Pas takimit edhe Thaçi bëri një deklaratë për shtyp. Ai tha se “dhe për mua ishte kënaqesi që sonte të bashkëbisedoj me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Meta, me ftesën e të cilit jemi në një vizitë këtu. Biseduam kryesisht për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri në aspektin politik, ekonomik, kulturor dhe atë të turizmit, biseduam edhe për çështje të tjera, të cilat janë aktuale në Kosovë, sidomos për problemin e Mitrovicës, për mundësinë e tejkalimit të gjendjes së rëndë në Mitrovicë dhe të bllokimit të qytetit. Gjithashtu, për mundësinë që Shqipëria të luajë, ashtu si ka luajtur një rol aktiv në kontaktet me ndërkombëtarët, që të ushtrojë ndikim tek bashkësia ndërkombëtare dhe tek Beogradi për lirimin e të burgosurve shqiptarë politikë që mbahen në burgjet e Serbisë. Në të njëjtën kohë biseduam edhe për zhvillimet në Kosovë, për progresin e bërë për momentin që është duke u hartuar Kushtetuta e përkohshme e Kosovës dhe për fillimin e procesit të parapërgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë që do të mbahet në tetor të këtij viti. Biseduam edhe për problemin e Preshevës dhe marrëveshja e djeshme për armepushim mes shqiptarëve në Preshevë dhe komunitetit ndërkombëtar tregon se shqiptarët janë të përkushtuar që të gjitha problemet, të cilat janë të hapura dhe janë të trashëguara nga koha e Milosheviçit në këto treva shqiptare, të zgjidhen politikisht në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe në këtë qasje, forcat politike në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc do të kenë mbështetjen edhe të faktorit politik shqiptar në Kosovë.
Gjithashtu biseduam rreth problemeve që janë krijuar në Maqedoni. Në kërkojmë dhe kemi mbështetur zgjidhjet politike të problemeve në Republikën e Maqedonisë, kemi mbështetur udhëheqësit politikë shqiptarë atje për zgjidhjen e problemeve në këtë Republike, avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Në kuader të
kësaj sidomos kemi këmbëngulur në faktorin politik shqiptar për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë që mbahen në burgjet e Maqedonisë gjithashtu edhe në të drejtën e shqiptarëve që të jetë si element shtetformues në Maqedoni dhe në kuadër të kësaj të fillojë dhe ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë që shteti maqedon të jetë shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe i komuniteteve të tjera. Gjithashtu është biseduar dhe për bashkëpunimin, të cilin duhet ta vazhdojmë dhe kam besim se në të ardhmen janë duke u hapur procese dhe do të hidhen hapa të rëndesishëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Thaçi iu përgjigj pyetjes “ç'mund të thoni për marrëveshjen mes KFOR-it dhe Ushtrisë Jugosllave për kthimin e kesaj ne Kosovës”. Ai tha se “nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje për kthimin e trupave serbe nëë Kosovë, ndërsa marrëveshja për kthimin e trupave serbe në zonën e sigurisë është një marrëveshje për të cilën ne kemi dalë me qëndrimin tonë se vetëm zgjerimi i zonës së sigurisë krijon stabilitet të qëndrueshëm për arsye se afrimi i ushtrisë që ka ushtruar gjenocid në Kosovë krijon shqetësim tek qytetarët vendas të asaj treve. Problemet janë të krijuara dhe natyrisht ndikojnë edhe në Kosovë dhe në vendet fqinje të Kosovës, por megjithatë ne kemi besim të plotë se ne do të organizojmë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë këtë vit”.
Pyetje: Si e vlerësoni qëndrimin e politikës kosovare ndaj zhvillimeve në Presheve dhe Maqedoni?
Meta- Të gjithë faktorët politikë shqiptar në Kosovë janë gjithmonë të mirëseardhur në Tiranë, natyrisht që kjo është një çështje që u takon atyre. Por në cdo kohë ata janë të mirëpritur dhe në përgjithësi faktori politik shqiptar në Kosovë ka treguar përmbajtje përsa i takon zhvillimeve në luginën e Preshevës dhe situatës në Maqedoni, duke kërkuar shmangien e dhunës dhe duke kërkuar hapjen e rrugës të një procesi politik, si i vetmi proces i dëshirueshëm dhe që mund të mbeshtetet nga të gjithë, pasi cdo rruge tjetër i ka kaluar koha.
Pyetje: Cilat janë marrëdheniet tuaja me Partinë e re shqiptare?(Kishte vetëm disa ditë që ishte krijuar PDK e drejtuar nga Haxhirexha qe mbronte tezën e federalizmit të Maqedonisë)
Thaci-Unë kam bashkëpunim të mirë me të gjithë liderët politikë shqiptarë të Maqedonisë dhe në kuadër të kësaj kam bashkëpunim dhe me kryetarin e partisë së re që është krijuar në Maqedoni, por nuk mbështesim qarqet për federalizimin e Maqedonisë.
Pyetjes se “a ka dorë në ngjarjet në Maqedoni, Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, Hashim Thaçi iu përgjigj: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qënë një. Ajo është transformuar në strukturë politike mbrojtëse të sigurisë dhe në kuadër të kësaj ne besojmë bashkëpunimin tonë me forcat politike të shqiptarëve në Maqedoni dhe kam besim se këto forca do të gjejnë gjuhë të përbashkëta në artikulimin e kërkesave të tyre për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në kuadër të shtetit të Maqedonisë. Por ne nuk e gjuajmë gurin për të fshehur dorën. Në atë që e kemi bërë publikisht në bashkepunim me komunitetin ndërkombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:36 am

Organizimi i takimit Ahmeti-Xhaferri në Tiranë

Kishte mbetur edhe një hallkë tjetër që duhej të plotësohej. Ndoshta me e rëndësishmja. Duhej që Ali Ahmeti të takohej me Arbër Xhaferrin. Politika shqiptare në Maqedoni ishte bashkuar. Por duhej të bashkohej pushka me politikën, për të mos ndodhur vëllavrasja dhe për t’u arritur me sa me pak dhimbje qëllimi i luftës. Nga ana tjetër takimet me PDSH, PPD dhe PDK, etj, kishin krijuar një ambient të përshtatshem lidhur me konfliktin në Maqedoni. Qeveria shqiptare po merrte nota vlerësimi nga bashkësia ndërkombëtare. Megjithatë ishte një eufori dritëshkurtër. Akoma nuk ishte vendosur lidhja midis UÇK dhe Partive politike shqiptare. Dhe e dyta: akoma nuk dihej se çfarë qëndrimi real dhe jo zyrtar do mbanin aleatet strategjikë të shqiptarëve që ishin amerikanët. Prandaj nuk kishte kohë për eufori dhe tam-tame qëndrimesh konstruktive. Duhej civilizuar kryengritja dhe civilizim në atë periudhë do të thoshte që krahu i luftës të bashkëpunonte me krahun e paqes. Në qënder të krahut të luftës ishte Abazi(Ali Ahmeti) dhe në qendër të krahut të paqes ishte Arbër Xhaferri, partia e të cilit ishte në qeverinë e Maqedonisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:36 am

Pjesa e Dyte...

Imazhi mashtrues i Maqedonisë ndaj shqiptarëve

Ishin dy momente të rëndësishme që nuk të linin të këndëlleshe në eufori. Dhjetë ditë pas shpërthimit të kryengritjes në Tanushë, aktivizimi ndaj asaj që po ndodhte në Maqedoni ishte maksimal. Ishte i tillë nga bashkësia ndërkombëtare dhe jo pa arsye. Deri në atë periudhë bashkësia ndërkombëtare e kishte paraqitur Maqedoninë si modelin e shoqërisë multietnike,ku liritë dhe të drejtat demokratike të të gjitha etnive respektoheshin. Ajo që ndodhi pas Tanushës, në një masë tregonte se edhe bashkësia ndërkombëtare ose nuk e kishte njohur, ose kishte bërë sikur nuk e kishte njohur gjendjen në Maqedoni. U aktivizua Tirana politike jo vetëm për faktin se një konflikt kishte filluar në vendin fqinjë dhe i cili rrezikonte që po të zgjerohej ta përfshinte edhe atë, por edhe për faktin se konflikti ishte nisur nga shqiptarët. Tirana politike ishte në pozitën më të vështirë. Nga një ane ajo nuk mund të mos mbronte liritë dhe të drejtat që u takonin shqiptarëve në Maqedoni, por nga ana tjetër nuk mund të merrte përsipër të mbronte konfliktin që kishte nisur. U aktivizua edhe një pjesë e politikës shqiptare në Kosovë. Disa u aktivizuan për të përgënjeshtruar propagandën maqedone se nuk kishte kryengritje, por një “agresion nga Kosova”. (Por kjo është një temë që do ta trajtojmë me vehte). Ndërsa disa të tjerë u aktivizuan për të dalë në krye të kryengritjes, për tu paraqitur si “pronare” të asaj që nuk i përkiste kërkujt, por veten lirisë si koncept dhe realitet. Këta individë shfrytëzuan edhe faktin që tre javë pas shpërthimit të kryengritjes, UÇK-ja akoma nuk e kishte shpallur liderin e saj politik. Ata morën përsipër para disa përfaqesuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe para Tiranës Politike si ishin në gjendje ta neutralizonin konfliktin, boll të kishin përkrahje !!!. Çuditërisht në këtë periudhe doli edhe teza mbi federalizimin e Maqedonisë e proklamuar nga një parti që u shpall gjatë muajit mars 2001. Në këtë periudhë filluan të botohehin një numur shkrimesh të cilët atakonin deri në “tradhëti” drejtuesit e PDSH-së që ishte në koalicionin qeverisës të kryesuar nga Arbër Xhaferri. (Parantezë numur 1: tre javë pas fillimit të konfliktit ekzistonte një predispozicion për të ashpërsuar marrdhëniet midis UCK dhe PDSH deri edhe në armiqësi. Kjo ishte shumë e rrezikshme. Askush nga pjesmarrësit në takimin e Tiranës të partive politike shqiptare në Maqedoni nuk e mori përsipër neutralizimni e këtij rreziku të madh. Ata vetëm e konstatuan.) 
Si duheshin quajtur Ahmeti dhe shokët e tij që u rebeluan Personalisht në atë periudhë i kam quajtur pa mëdyshje ekstremistë. Nuk jam nisur nga etiketimi por nga realiteti dhe analiza e tij. Pushka nuk është gjë tjetër veçse veprim ekstrem. Eshtë tjetër çështje se ata ishin ekstremistë se ashtu ishin të formuar apo se ishte dikush tjetër që i kishte detyruar të bëheshin të tillë. Por të bindje bashkësinë ndërkombëtare për të dytën, duhej të pranoje të parën. Personalisht në atë periudhë i kam konsideruar si « rebelë ». Përsëri nuk jam nisur thjesht nga ndonjë etiketim për t’i dënuar. Por realisht Abaz Xhuka (Ali Ahmeti) dhe shokët e tij ishin rebeluar ndaj një pushteti. Eshtë tjetër çështje se rebelimi ishte pjesë e mentalitetit të tyre, pra është tjetër çështje që ata ishin vërtet “rebelë”, apo ishte dikush tjetër që me politikën e tij i kishte detyruar të rebeloheshin ndaj kësaj politike. Por ata nuk ishin terroristë. Ata nuk bënë terror, bënë vetëm luftë. Por jo vetëm kaq, ata bënë luftë, për të qënë qytetarë, për të qënë të lirë. Programi i tyre politik ishte një ndër programet më demokratike që kishte shfaqur ndonjëherë ndonjë lëvizje e armatosur.)
Por le të kthehemi tek analiza. Ishte si një ndeshje futbolli. Në fushë ishin skuadrat, ndërsa në shkallët e stadiumit ishin tifozët e çdo skuadre. Nuk kishte arbitër në fillim. «Skuadra» që kishte pushtetin nuk pranoi për disa muaj “arbitër”. Ajo pandehu se me megallomaninë e pushtetit do ta mundëte shpejt «skuadrën» tjetër. Pikërisht në këtë periudhë Arbër Xhaferri nga një anë dënonte dhunën, ndërsa nga ana tjetër përpiqej që qeveria e Maqedonisë të dëgjonte zërin e arsyes. Disa politikanë shqiptarë nga Tirana, Tetova dhe Prishtina që menduan se erdhi koha për të bërë karierë politike po e akuzonin Xhaferrin edhe partinë e tij si «tradhëtare». Individë të tillë fshehur pas nacionalizmit verbal u përpoqën të dilnin në skenë. Të njëjtin rol filluan ta merrnin edhe disa të tjerë të cilët megjithse kishin qënë në pushtet apo pjesë e pushtetit në Maqedoni përkrah Branko Cervenkovskit nga viti 1991 deri në vitin 1998, kishin bërë shumë pak për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, ndërsa Ali Ahmetin dhe shokët e tij i quanin “enveristë të pandreqshëm”. E gjithë kjo tabllo plus edhe frustrimin e një pjese të atyre që kishin marrë armët, kishte si rrezik të saj potencial fillimin e vëllavrasjes midis shqiptarëve. Pra çështja shtrohej : Kryengritja ekzistonte. Duhej inkurajuar apo duhej dekurajuar ajo. Duhej ashpërsuar dhuna apo duhej civilizuar kryengritja. Duhej integruar shqiptarët apo duhej dhënë material për tu satanizuar akoma më shumë ata. Duhej mbrojtur programi politik i UÇK-së, apo duhej hedhur edhe ai poshtë bashkë me dhunën? Duheshin ndarë shqiptarët në Maqedoni në “ne” dhe “ata”, apo secili duhet të bënte punën e tij për një qëllim të vetëm? 
Për tu dhënë zgjidhje pyetjeve të mësipërme realizohet në Tiranë takimi midis Ahmetit dhe Xhaferrit. E bisedova fillimisht me Arbërin mundësinë e një takimi midis tij dhe Ahmetit pa i thënë gjë kryeministrit Meta. Arbëri me mënçurinë dhe atdhetarizmin e tij koherent më tha se do të ishte shumë dakord për një gjë të tillë, por shprehur rezervën se a do të pranonte Abazi (Aliu). Ju përgjigja se do te merresha unë me këtë punë. Pasi mora miratimin e Arbërit, kërkova në telefon Abazin (Aliun). E kam marrë nga telefoni i zyrës në kryeministri me mendimin se edhe po të përgjohesha, ato që do të bisedoja nuk përbënin ndonjë sekret për ata që donin ti dinin. Më doli në telefon dikush tjetër të cilit pasi i dhashë emrin tim i kërkova të më gjente Abazin. (Dikushi që u paraqit në telefon ishte një nga miqtë e mij të Lucernës me pseudonimin Haxhi Baba ose Musa Demiri. Aliu përdorte një telefon satelitor me prefiks të Zvicrës). Pasi më doli në telefon Abazi, midis të tjerash në esencë i thashë: Po sikur të takohesh me Arbër Xhaferrin, si mendon do jetë mirë apo keq? M’u përgjigj se ishte pyetje në përgjithësi apo kishte ndonjë gjë konkrete.
Ja ktheva se është një gjë konkrete për të ndihmuar njëri-tjetrin tani që është luftë dhe pastaj në paqe le të vendosë vota se kush duhet të fitojë. Rëndësi ka që të mos bëhen në Maqedoni gabimet që u bënë në Kosovë. (Abazi i kapi mesazhin që i dërgova. Ai e dinte edhe miqësinë politike që kisha unë me Arbër Xhaferrin). 
-Ku mendon të takohemi, më tha. -Paraprakisht në Tiranë, iu përgjigja, por do të të them pasi të garantoj disa detaje të tjera. Ramë dakord parimisht edhe me Abazin. 
Por akoma nuk kisha rënë dakord me kryeministrin Meta, i cili nuk dinte asgjë për këto biseda. (Edhe disa njerëz që kishte ngarkuar ai për tu marrë me këtë çështje akoma nuk kishin mësuar emrin e vërtetë të Abazit. (Ata edhe kur i raportonin, Abazin e quanin Ali Mehmeti dhe jo Ali Ahmeti). E bisedova edhe me atë këtë çështje. Në fillim ju duk e pabesueshme organizimi i një takimi të tillë. Por, pasi i thashë se kisha rënë dakord paraprakisht me Arbërin dhe Abazin, më tha që të prisja sa të më njoftonte ai. (E dija se donte të merrte një miratim tek disa partnerë ndërkombëtarë.). Më thirri të nesërmen dhe më tha që ta organizoja takimin midis tyre dhe të përpiqesha për ti pajtuar. Në atë moment nuk më tha që edhe ai do të vinte në takim. Ramë dakord për vendin ku do të zhvillohej takimi. Por veçanërisht ramë dakord për mënyrën se si do të sillnim Abazin në Shqipëri. I thashë se do të bisedoja vetë me atë, për ti thënë se tek cili kishte më shumë besim për të shkuar dhe për ta sjellë në Tiranë. Fola me Abazin dhe me Arbërin dhe caktuam datën e takimit, që si ditë binte ditë e diel dhe ishte fundmarsi 2001.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:37 am

Parantezë

Ali Ahmeti shpallet Përfaqësues politik i UÇK-së

Abaz Xhuka (Ali Ahmeti)deri në 16 mars 2001 nuk dihej zyrtarisht që ishte përfaqësuesi kryesor politik i UÇK. Mbas disa takimeve në Tiranë me politikanë nga Kosova dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, vazhdonte akoma trajtimi i tij dhe i UCK si «kriminelë dhe trafikantë droge». Por filluan edhe përpjekjet për ta marrë dikush tjetër drejtimin e kryengritjes. Në kushte të tilla ishte e pamundur mbështetja dhe ndihma për ata. Prandaj pasi është larguar nga Shqipëria delegacioni i PDK së Thaçit, jam lidhur urgjent me Abazin në telefonin satelitor. Mbasi më doli ne telefon Haxhi Baba, i kërkova të më jepte urgjent Abazin. Nuk e kam pyetur as për shëndetin kur më doli në telefon, por vetëm i kam thënë : “Brënda dy-tre ditëve, duhet që opinioni publik ta marrë vesh se përfaqësuesi politik i UÇK quhet Ali Ahmeti me pseudonimin Abaz Xhuka, prandaj dërgo në RTK (Radiotelevizioni i Kosovës) njoftimin se je ti përfaqësues politik i UCK-së”. 
“Pse duhet ta bëj kaq shpejt” më pyeti në fillim Abazi(Ali Ahmeti)? “Duhet ta bësh i thashë që të të hapin dosjen tënde në Lucernë dhe të shikojnë se ti jeton akoma me kolltukët e falur të Karitasit zviceran dhe nuk je trafikant droge, por idealist fanatik». Por Abaz Xhuka (Ali Ahmeti) nuk bindej kollaj. Ata që e njohin ja dinë këtë cilësi të karakterit të atëhershëm të vitit 2001. Më dha këtë përgjigje, pa ma përmëndur emrin: “Po shiqo, më duhet të bisedoj me shokët atje poshtë dhe të konsultohem me ata” (“Shokët” atje poshtë ishin komandantët e njësive të UÇK). Ju përgjigja menjëherë me inat, bile me shumë inat duke ja njohur mirë karakterin e tij: “Këto thuaja ndonjë tjetri Abaz Xhuka, dhe jo mua, ti je edhe komandant edhe komisar edhe shef shtabi, prandaj dil dhe thuaj që je përfaqësues politik i UÇK-së). Ndryshe nuk kam se si të të ndihmoj as ty dhe as shokët e tu”. 
Dhe Abaz Xhuka, u tregua vërtet i zgjuar. Në lajmet e orës 19.00, të datës 17 mars 2001, RTK njoftoi se përfaqësuesi politik i UÇK-së ishte Ali Ahmeti, emigrant politik në Zvicër.Të nesërmen, Agjensia e lajmeve Kosovapress dhe shumica e agjensive të lajmeve e dhanë lajmin në formën e mëposhtme :
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:37 am

UÇK emëron përfaqësuesin e vetë politik
«Luftëtarët shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët po luftojnë në veriperëndim të Maqedonisë, kanë caktuar përfaqësuesin e vet, që do të zhvillojë negociata me pushtetin maqedonas. Ali Ahmeti, do të jetë përfaqësues i tyre, që do të tentojë të nisin bisedimet politike për zgjidhjen e krizës. Emërtimi i tij u njoftua përmes një komunikate, që u shpërnda në Prishtinë, ndërkaq që këtë e ka publikuar, sot, edhe një e përditshme prishtinase. Komunikata thekson se zgjedhja e Ali
Ahmetit, unanimisht u vendos, gjatë një mbledhje të të gjithë komandantëve, që u mbajt në malet e
Maqedonisë. Ali Ahmeti, mësohet se është nga Kërçova”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:37 am

“Vëllai i Madh” Xhaferri dhe “Vëllai i Vogël” Ahmeti
Abazi mbrriti i pari në Tiranë. Ishte hera e parë që e takoja të veshur me kostum dhe me kravatë. Ishte shumë i tensionuar, pasi para takimit me Xhaferrin u takua me dikë tjetër dhe takimi doli me shumë sukses. Aliu e mbrojti mirë programin politik të tij dhe të shokëve të tij. (Me Abazin kishte ardhur nga Kosova dhe një shok i tij me të cilin kishin punuar gjatë kur ekzistonte akoma LPK. Marrdheniet midis tyre ishin ftohur gjatë luftës në Kosovë deri në akuza fyese ndaj njëri tjetrit. Më vonë i kishin përmirësuar marrdhëniet dhe ai e shoqëroi edhe në Tiranë. Por nuk doli në skenë). Pasi lashë orën e takimit shkova të takoja Arbërin i cili sapo kishte mbërritur i shoqëruar qysh nga Qafa e Thanës nga makina policie. I thashë se takimi do të zhvillohej aty ku ishte Arbëri.(Arbëri ndodhej në një nga rezidencat qeveritare në zonën që vazhdon të quhet e Bllokut). Por pas një ore që po bisedonim me Arbërin, me telefonon kryeministri Meta, i cili ndodhej në rezidencën qeveritare në Malin e Dajtit dhe më jep një adresë tjetër takimi midis tyre sepse do të merrte pjesë edhe ai në takim. Rreth orës 19.00 jemi takuar të katërt, Meta, unë, Ahmeti dhe Xhaferri. Në kundërshtim me çfardo parashikim, takimi me Ahmetin që në fillim ishte shumë i ngrohtë. Aliu qysh në fillim e konsideroi Arbërin si vëlla i madh. Më vonë biseduam për detajet e bashkëpunimit midis tyre, për mënyrën se si do të merreshin vesh me njëri tjetrin. (Dhe duhet thënë se për një vit rresht nga mars 2001 deri në mars 2002, Xhaferri dhe Ahmeti janë marrë vesh shumë mirë me njëri tjetrin). Njëkohësisht ramë dakord që takimi nuk do të publikohej dhe do të mbahej sekret. UÇK-ja akoma nuk konsiderohej si partnere në bisedime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:38 am

“Incidenti” nga Kosova dhe “shqetësimi” e Metës
Të nesërmen e takimit edhe Xhaferri edhe Ahmeti u nisën për në vëndet e tyre. Megjithse në Tiranë sekreti i këtij takimi është ruajtur, në Prishtinë diçka kishte filluar të rridhte. Dhe sot në Tiranë, askush me përjashtim të atyre që duhej ta dinin në mars 2001, nuk e di si dhe ku është bërë takimi. Shteti shqiptar kishte filluar të funksiononte. Ai kishte filluar të kalonte në shtet real. Por disa zëra nga Kosova dhe një gazetë në Kosovë e afërt me PDK shkruajti për takimin duke përmëndur emrin e Metës, Xhaferrit dhe Ahmetit dhe duke shprehur keqardhjen përse nuk kishte marrë pjesë edhe Hashim Thaçi. Sipas gazetës, takimi ishte bërë në Tushemisht afër Pogradecit. 
I vënë në dijeni për këtë artikull, kryeministri Meta më merr në telefon dhe më thotë përse ka ndodhur një gjë e tillë. Pa pritur përgjigjen time, me një ton urdhërues më thotë se nuk dua që emri im (i Ilir Metës) të dilte më nëpër gazeta sikur jam takuar me Aliun dhe Arbërin. Edhe pasi i thashë se lajmi ishte botuar në një gazetë afër PDK së Thaçit dhe ishte më shumë xhelozi, Meta vazhdonte të ngrinte zërin duke kërkuar që në asnjë gazetë të mos dilte emri i tij. I kënaqur nga suksesi i takimit midis Xhaferrit dhe Ahmetit, nuk u bezdisa shumë nga toni i zërit të tij.
E rëndësishme ishte se ishte shmangur mundësia e konfliktit ndërshqiptar në Maqedoni, e mërive dhe larjes së hesapeve midis shqiptarëve dhe se ishte vendosur kontakti midis «kallashnikovit dhe politikës», kontakt që ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer për shumë muaj të paktën deri sa u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:38 am

“Agresion” nga jashtë apo konflikt me rrënjë nga brënda
Një nga problemet me të cilat u ndesh politika shqiptare, maqedone, rajonale dhe ajo ndërkombëtare kishte të bënte me shkaqet e konfliktit në Maqedoni. Pas ngjarjeve në Tanushë e deri në fund të majit 2001, politika maqedonase, një pjesë e politikës rajonale dhe ndërkombëtare mbronte tezën se nuk kishte konflikt me rrënjë brënda në Maqedoni, por agresion nga Kosova dhe pjesërisht nga Shqipëria. Hedhja e tezës se ishte një agresion nga jashtë kishte një qëllim të dyfishtë: Të paraqitej Kosova si “Delja e Zezë” e rajonit. E para kishtë të bënte me satanizimin e vetë Kosovës dhe klasës së saj politike. Më shumë këtë tezë e mbronin politika serbe dhe lobi proserb në Europë. Edhe ai që konsiderohej si politikani më demokratik në Serbi, ish-kryeministri Zoran Gjingjiç mbronte tezën se luftimet në Maqedoni ishin një agresion nga Kosova mbi Maqedoninë.
Në takimin e zhvilluar në Shkup në datën 10 maj 2001 me ish-kryeministrin Georgievski, Gjingjiç pohoi se grupet e armatosura në Maqedoni kanë mbështetje në strukturat politike në Kosovë. Sipas njoftimeve të dhëna nga agjensitë e lajmeve: Georgievski dhe Gjingjiç thanë se vëndet e tyre aktualisht ballafaqohen me një problem thuajse identik atë të “ekstremizmit shqiptar”, i cili sipas tyre është në lidhje të ngushtë. Gjingjiç la të kuptohet se të dy vëndet mendojnë të ngrejnë në nivel të ministrive të brendshme një komision të veçantë të përbashkët i cili do të merrej, sipas tij, me luftimin e “terrorizmit dhe të kriminalitetit rajonal”. Ndërkaq, kryeministri Georgievski lidhur me këtë nënvizoi: “Është i pakontestueshëm konstatimi se problemi me të cilin ballafaqohemi ka të njëjtën rrënjë me qendër në Kosovë dhe na vjen keq që Kosova gjithmonë e më shumë po shndërrohet në një qendër të destabilizimit dhe të përhapjes së terrorizmit në Evropën Juglindore”. Ai shtoi se nga “TMK-ja ekstremistët veprojnë në Serbinë Jugore dhe në Maqedoninë Veriperëndimore”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:38 am

Trajkovski edhe pas takimit me Bush, fajëson Kosovën
Në 2 maj 2001 ish-presidenti i Maqedonisë Trajkovski, u prit në takim nga presidenti i SHBA, Bush. Nje ditë më parë, presidenti Bush kishte pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë Ilir Meta. Pas takimit, gazetarët i bënë pyetje Trajkovskit: Zoti President, ju gjithmonë keni fajësuar Kosovën për krizën e fundit në Maqedoni. A mos kemi të bëjmë këtu me një formë shfajësimi për problemet e brendshme etnike, të cilat qeveria e Maqedonisë nuk ka arritur t’i zgjidhë dot? Përgjigje e Trajkovskit: “Gjatë këtyre 10 vjetëve Maqedonia ka qënë shembull pozitiv për Ballkanin, shembull për bashkegzistencën etnike dhe për një strukturë të qartë ligjore që parashikonte pjesëmarrjen e gjithë kombësive në jetën politike dhe publike të vendit. Ky model bashkëpunimi ndëretnik u vlerësua edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Por, pikërisht kjo strukturë u godit nga terroristët shqiptarë, nisur nga urrejtja etnike. Dhe me diskutimet e tanishme ne po përpiqemi të shërojmë plagët e këtij problemi. Megjithatë, gjithë problemet vijnë nga Kosova, pasi Kosova vazhdon të mbetet qëndra e terrorizmit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa dhe të vendosë rendin dhe shtetin ligjor në Kosovë. Unë do të doja të shihja një politikë më të përgjithshme dhe më urgjente të komunitetit ndërkombëtar për të ardhmen e Kosovës. Ajo duhet të bëhet qendër stabiliteti dhe sigurie në rajon. Mendimi im është se udhëheqja politike e Kosovës është e angazhuar dhe e orientuar drejt vlerave evropiane. Banorët në Kosovë janë kundër terrorizmit. Prandaj besoj se elementët terroristë në Kosovë do të izoloheshin në se komuniteti ndërkombëtar mbante një qëndrim më të prerë ndaj tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:39 am

Ana Lindt dhe Kris Paten: UÇK të largohet nga Maqedonia
Por edhe një pjesë e politikës dhe diplomacisë europiane mbronte tezën maqedonase se nuk kishte kryengritje, por agresion nga jashtë ndaj Maqedoinsë. Ja disa shëmbuj: Në datën 17 maj 2001, Ana Lind, ish-ministre e jashtme suedeze, atëherë kryesuese e radhës së BE-së dhe komisioneri për Politikë të Jashtme Kris Paten u bënë thirrje përfaqësuesve të UÇK-së që të largohen nga Maqedonia. Ata thanë se kjo organizatë ka destabilizuar këtë vënd dhe se veprimet e tyre në masë të madhe janë veprime kriminale. Zyrtarët e lartë evropianë i bënë gjithashtu thirrje qeverisë së Maqedonisë të tregohet e matur në përdorimin e forcës nga ushtria maqedonase. Lind tha se duhet izoluar ekstremistët të cilët po e destabilizojnë vendin, ndërsa ftoi qytetarët e Maqedonisë që ta mbështesin qeverinë e bashkimit kombëtar dhe të forcojnë lidhjet me komunitetin ndërkombëtar. Ajo tha se qeveria e re mes tjerash duhet ta çojë përpara dialogun ndëretnik. Ndërkaq, komisioneri Kris Paten theksoi se qeveria maqedonase ofron përparim dhe jetë më të mirë për të gjithë në Maqedoni, duke shtuar se "ekstremistët ofrojnë tmerr dhe gjakderdhje". Ai e përcolli mesazhin e komunitetit ndërkombëtar duke iu drejtuar përfaqësuesve të UÇK-së të largohen, sepse ata sipas tij nuk kanë asgjë tjetër përveç problemeve që i ofrojnë, nuk kanë qëllime politike, ndërsa demokratët sipas tij në Maqedoni përkrahen nga të gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:39 am

Edhe OSBE i thotë UCK të largohet

Në datën 23 maj 2001, shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Karlo Ungaro deklaroi në një intervistë për Dojçe Ëele se e vetmja alternativë për zgjidhjen e krizës maqedonase është largimi i luftëtarve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar tashmë është kundër angazhimit të grupeve të armatosura të shqiptarëve në bisedimet. Ungaro u shpreh se “për t’i dhënë fund luftimeve, grupet e armatosura shqiptare ta pranojnë ftesën që u është bërë për t'u larguar si dhe për të dorëzuar armët. Për sa kohë që ata do të jenë të pranishëm në fshatra nuk do të ketë alternativa tjera me përjashtim të aksioneve të armatosura”. 
«Agresioni» nga jashtë mbulonte mungesën e lirive brënda Maqedonisë. Politikës maqedonase i interesonte kjo tezë për të mbuluar mungesën e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo kishte filluar qysh me hartimin e Kushtetutës së vitit 1991 e cila i ngushtonte më shumë liritë dhe të drejtat e shqiptarëve. Maqedonia ishte i vetmi vënd që pasi shpalli pluralizmin nuk bëri amnisti të plotë për shqiptarët. Politikani më i shquar shqiptar në Maqedoni, Arbër Xhaferri jep këtë deduksion për shkaqet e kryengritjes: “Maqedonasit donin të ishin krah për krah serbëve dhe në vitin 1989 sollën bashkë me serbët ngushtimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve. Në vitin ‘91 u hartua Kushtetuta demokratike e Maqedonisë që në vetvete ngërthente atë psikologji e mëndësi nacionaliste të viteve ‘80. Në vend që kjo Kushtetutë ta demokratizonte Maqedoninë, ajo në fakt e mori në qafë zhvillimin e këtij shteti. Pra në vitin 1991, u mboll fara e përçarjes etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Shqiptarët i humbën të drejtat e trashëguara dhe nuk i fituan të drejtat që ofronte sistemi demokratik. Pra kjo periudhë është me plot gabime që solli konfliktin e vitit 2001. Pas vitit 2001 kemi sërisht tendencën që të riciklohen mëndësitë dhe relacionet e vjetra në pushtet”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:40 am

Georgievski akuzon edhe ne vitin 2002
Edhe pas më shumë se një viti pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, në 2 gusht 2002, ish-kryeministri maqedonas Ljubço Georgievski në një fjalim zyrtar akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën se kanë dashur të krijojnë Shqipërinë e Madhe. Ja si e njoftoi deklaratën e tij, qeveria maqedonase :«Sfida më e madhe e vendit(Maqedonise) është tendenca për krijimin e Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe e përkrahur nga struktura të larta të komunitetit ndërkombëtar. Duke komentuar edhe krizën e vitit 2001 në Maqedoni, Georgievski akuzoi komunitetin ndërkombëtar për përkrahje të terrorizmit. Ai, këto komente i bëri në manifestimin qëndror të festës kombëtare, që njihet si «Dy Ilindenët», ku këtë vit kremtohet 99 vjetori i kryengritjes popullore që çoi në krijimin e republikës së Krushevës, gjatë sundimit otoman dhe 58 vjetori i mbledhjes së parë të Kuvendit antifashist për çlirimin popullor të Maqedonisë. Kryeministri maqedonas Ljubço Georgievski, në manifestimin qëndror të asaj që konsiderohet si festa më e madhe kombëtare maqedonase, u ka bërë thirje gjithë maqedonasve të bashkohen para asaj që ai e quajti sfida më madhe e vendit, krijimi i Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe: "Disa struktura të mëdha të komunitetit ndërkombëtar qëndrojnë prapa pavarsisë së Kosovës, prapa teritoreve të pastra etnike, dhe siç thashë edhe pas Kosovës së madhe dhe Shqipërisë së madhe". Duke komentuar krizën e vitit të kaluar, Georgievski tha se "strukturat e mëdha të komunitetit ndërkombëtar kanë zhvilluar politikë joparimore, me standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve dhe maqedonasve, dhe kanë përkrahur terrorizmin. Kriza e vitit të kaluar, tha Georgievski, ishte rezultat i koalicioneve të interesave të korporatave të mëdha ndërkombëtare luftarake si dhe pretendimeve territoriale për idetë e Kosovës së Madhe. Georgievski tha se Maqedonia tani do të dijë se si të reagojë: "Kur do të vijë sërish kriza, do të dimë të bashkohemi dhe do të luftojmë ashtu siç presim të gjithë". Në delegacionin zyrtar në Krushevë, ku bënin pjesë antarë të kabinetit, vërehej mungesa e ministrave shqiptarë si dhe përfaqësuesve të partive politike shqiptare.»
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:40 am

Ramush Haradinaj nuk ftohet në Tiranë

Në fazën e parë të kryengritjes së shqiptarëve, politika e Tiranës zyrtare pati disa hezitime lidhur me angazhimin e saj në zgjidhjen e kërkesave të tyre në Maqedoni. Teza mbi «eksportimin e kryengritjes» nga Kosova apo mbi agresionin nga jashtë dhe mbi përzierjen e Shqipërisë, zuri vënd edhe tek një pjesë e politikës zyrtare të Shqipërisë. Kjo u reflektua më hapur në marrdhëniet e Tiranës me faktorin politik në Kosovë. Për tu shfajësuar, për të thënë se ja ne nuk kemi lidhje as me eksportimin dhe as me agresionin nga jashtë, Tirana zyrtare diferencoi bashkëpunimin me faktorin politik në Kosovë. Pas ftesës që ju bë PDK të drejtuar nga Hashim Thaçi për të ardhur në Tiranë, u hezitua dhe nuk u ftua AAK e drejtuar nga nje prej komandantëve kryesorë të UCK Ramush Haradinaj. Ka qënë një ngurim dhe hezitim i panevojshëm në të gjitha planet. Arsyeja e vërtetë: Shfajësim tek maqedonasit apo edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që mbante anën e tyre. Justifikimi: AAK është parti e vogël!!
Edhe sikur Ramush Haradinaj të ishte i përzier në kryengritje, një ardhje e tij në Tiranë vetëm do të ndihmonte që problemi të zgjidhej më shpejt. Ftesa për të ftuar Ramushin në Tiranë nga ata që njihnin peshën dhe rolin e tij, megjithse e përsëritur, nuk u pranua. Por nuk u lejua as debati mbi dobinë apo dëmin e ftesës. U ndoq rruga e “tabusë”. Ishte një rrugë dritëshkurtër nga ana e Tiranës zyrtare. Ndërkohë që Haradinaj kishte shumë miqësi me ata që drejtonin “rebelët”, vecanerisht me Abaz Xhukën. (Ali Ahmetin). Mjafton të kujtoj se shefi i shtabit të përgjithshëm të UCK, Gëzim Ostreni kishte qënë zëvëndës komandant i TMK, ashtu si disa nga komandantët e UCK në Maqedoni kishin qënë luftëtarë nën komandën e Haradinajt dhe kishin luftuar nën komnadën e tij në Rrafshin e Dugagjinit.
Tirana dhe institucionet e saj të specializuara, megjithëse kishin kaluar dy vjet nga Kryengritja e Kosovës, akoma nuk kishin njohur apo nuk kishin analizuar specifikën e këtyre kryengritjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:40 am

Tirana zyrtare nuk i priti dy delegacionet e ardhur nga Presheva dhe Tetova



Pas takimeve me PDK; PDSH; dhe PPD, institucionet e shtetit shqiptar nuk pritën më kërkënd nga hapsira shqiptare. Midis periudhës Mars-Prill 2001 erdhën në Tiranë dy delegacione partish nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës për tu takuar me Kryeministrin e Shqipërisë Meta. Njëri ishte delegacioni i PDK së Maqedonisë dhe kryesohej nga Xhevat Ademi, sekretar i përgjithshem i Partisë. Ishte një parti e sapo krijuar dhe që kishte hedhur tezën e federalizmit të Maqedonisë. Dhe tjetri ishte përfaqësuesi politik i UÇPMB në Luginën e Preshevës Jonuz Musliu, aktualisht Kryetari i Partisë Lëvizja për Progres Demokratik. Kryeministri Meta nuk i priti, por nuk i priti askush tjetër nga qeveria shqiptare. I prita vetëm unë në zyrën time dhe kam mbajtur me ata një qëndrim distancues, që ishte qëndrim i gabuar. Të njëjtin qëndrim kam mbajtur në fillim edhe ndaj Emrush Xhemajlit, Kryetar i LPK dhe një nga miqtë e mi më të afërt. I ndodhur brënda trysnisë së propagandës së «eksportimit të konfliktit» i kam kërkuar Emrushit të mos përzihej në një gjë të tillë. E megjithse ai ngulte këmbë me të drejtë se kryengritja i ka rrënjët brënda Maqedonisë dhe unë isha dakord me atë sepse e njihja shumë mirë situatën, i kërkova në fillim të rrinte mënjanë dhe të mos përzihej. Ishte një bisedë shumë e tensionuar sepse ishte një bisedë false. Të dy mendonim njësoj, por unë kisha marrë rolin e moderatorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:41 am

Akuzat ndaj Shqipërisë për «eksportim kryengritje»

Trysnia nga bashkësia ndërkombëtare ndaj rolit të Shqipërisë kishte të bënte edhe me akuzat që vinin nga politika dhe propaganda e Maqedonisë. Në disa raste, Georgievski kishte atakuar hapur Shqipërinë se po ndihmon ekstremistët, po i përkrah dhe stërvit ata. Ndërsa, realiteti tregonte të kundërtën: Qeveria e Shqipërise si e kam thënë edhe më lart zyrtarisht ka qënë e para që dënoi dhunën dhe ekstremizmin në Maqedoni. Udhëheqësit e Shqipërisë dënuan me forcë dhunën dhe ekstremizmin e bashkëkombësve të tyre dhe mbështetën sovranitetin e shtetit maqedonas. Mbështetja e Tiranës ishte kaq e padyshimtë, sa që jo vetëm udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s e vlerësuan atë pozitivisht, por edhe kryeministri i Maqedonisë Georgievski, presidenti Trajkovski dhe ministri i Jashtëm Kerim, publikisht falënderuan qeverinë shqiptare për këtë përkrahje nga ana e saj. Megjithatë kur je i çoroditur, atë që thua sot e mohon nesër. Në kohën që konflikti në Tetovë u vendos përkohësisht nën kontroll dhe filloi dialogu politik ndëretnik midis qeverisë maqedonase dhe partive politike shqiptare, nga Shkupi zyrtar u nisën në adresë të Tiranës zyrtare disa akuza për lejim të ardhjes nga Shqipëria të grupeve të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që vepronte në Maqedoni. Akuzën e bëri ish-ministri i Brendëshëm, Lube Boshkovski i cili më 4 prill deklaroi se një grup prej 50 personash të armatosur dhe të veshur me uniformën e UÇK-së kanë hyrë nga Shqipëria në Maqedoni në zonën e qytetit të Dibrës, kanë kontaktuar njerëz me qëllim rekrutimin dhe mobilizimin e tyre dhe pastaj janë larguar po për në Shqipëri. Mediat maqedonase e amplifikuan edhe më tej akuzën, duke pretenduar se në Shqipëri janë ngritur 14 kampe të stërvitjeve ushtarake për 4500 ushtarë të asaj që quhet UÇK. Krahas kësaj u bë e ditur për dislokime të reja të forcave ushtarake dhe të njesive speciale maqedonase në kufirin me Shqipërinë. Por qeveria e Shqipërisë dhe institucionet e saj, i përgënjeshtruan menjëherë dhe i hodhën poshtë akuzat si për kampet e stërvitjes, ashtu edhe për kalime nga grupe të armatosura të kufirit midis dy vendeve. Por çoroditja e Shkupit zyrtar shkonte edhe më tej. Më 12 prill 2001, kryeministri i Maqedonisë Lupco Georgievski i kërkonte ndihmë qeverisë shqiptare të ndërhynte pranë partive politike shqiptare në Maqedoni për të pranuar krijimin e një qeverie koalicioni me bazë të gjerë me dy partitë kryesore maqedonase. Ndërsa, po ketë ditë zëdhënësi i qeverisë maqedonase akuzonte Shqiperinë për defektet në regjistrimin e popullsisë në muajin prill që, sipas tij, pengonte gjetjen e numurit të saktë të pjesëtarëve të pakicës maqedonase në Shqipëri. Të njëjtën akuzë, por disa muaj më vonë, kur ishte nënshkruar edhe Marrëveshja e Ohrit, do ta bënte në Tiranë ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Buçkovski. Ai në prani të ish-ministrit të mbrojtjes së Shqipëris deklaroi se në veri të Shqipërisë në Kukës dhe Tropojë ka pasur dhe ka kampe që stërvitnin rebelët shqiptarë që luftuan në Maqedoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:41 am

Tirana kërkon plotësimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve 

Megjithatë Tirana dhe Shkupi kishin qëndrime diametralisht të kundërta për vlerësimin e rrënjëve të kryengritjes së fundit në Maqedoni. Ndërsa udhëheqja maqedonase ka këmbëgulur gjatë gjithë krizës se ajo që ndodhi në kodrat rreth Tetoves ishte një agresion armatosur i ardhur nga Kosova, udhëheqja e Shqipërisë ka kembegulur në vlerësimin se kriza është rezultat i zhvillimeve të brendëshme dhe i problemeve të akumuluara dhe të pazgjidhura drejt nga qeveritë maqedonase në raportet e tyre ndëretnike. Përballë këtyre akuzave, Qeveria Shqiptare mori disa masa. Ajo i kërkoi zyrtarisht NATO-s që të dërgonte misione në ndihmë për të kontrolluar dhe monitoruar kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, kërkesë e cila u pranua nga Aleanca Atlantike. Përveç kësaj ministri i rendit, ministri i mbrojtjes dhe kryetari i shërbimit informativ kombëtar shqiptar, të tre bashkë me 12 prill 2001 zhvilluan një takim me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri për të siguruar komunitetin ndërkombëtar për masat e forta të kontrollit që ka marrë qeveria shqiptare, e cila në përforcim të forcave të policisë kufitare dërgoi në prefekturën e Dibrës mbi 100 forca komando të ushtrisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:41 am

Takimi Milo-Kerim në Peshkopi

Për të treguar se Shqipëria nuk është përzier në konfliktin në Maqedoni, në datën 10 mars 2001 ftohet në Shqipëri ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë Sergjan Kerim. Ai takohet me ish-ministrin Milo në Peshkopi dhe japin këtë deklaratë për shtyp: 
«Milo: Qeveria shqiptare respekton sovranitetin dhe teresinë territoriale të Maqedonisë. Denojmë cdo shfaqje të ekstremizmit në dëm të stabilitetit te Maqedonise dhe kur keto i perkasin nacionalitetit shqiptar, por nuk duhet të inkriminohen të gjithë shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Serbinë Jugore, nga disa elementë ekstremiste.Shqipëria si kryesuese e Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore, konsideron si detyrë të saj të shqetësohet dhe bashkëpunojë me vendet anëtare të Procesitpër të përballuar krizat. Sipas Milos takimi u zhvillua në Peshkopi për të dëshmuar një mesazh që duhet të kuptohet në dy anët e kufirit. Jemi dy vende dhe dy popuj miq dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Vija e kufirit që kemi është dhe duhet të jetë vijë e bashkepunimit dhe miqësisë dhe jo vijë ndarjeje. Po bëjmë përpjekje që këtë vijë ta bëjmë sa më të komunikueshme dhe të kalueshme që, nëmenyrë graduale, të kapercejmë çdo lloj pengese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:42 am

Shkaqet e hezitimit të bashkësisë ndërkombëtare

Tezën mbi eksportimin e kryengritjes nga jashtë disa segmente të bashkësisë ndërkombëtare e kanë mbajtur edhe kur u bë e qartë për të gjithë se rrënjët ishin brenda dhe Maqedonia kishte nevojë për reformacion dhe demokraci reale në vënd të demokracisë selektive. Ky hezitim kishte nje arsye: Deri ne fillimin e kryengritjes së marsit 2001, Maqedonia trajtohej si oazë paqeje dhe demokracie në Ballkan. Duke u mjaftuar se aty nuk ndodhi luftë siç ndodhi në vëndet e tjera të ish-Jugosllavisë, kjo u quajt e mjaftueshme për bashkësinë ndërkombëtare. Ndërsa shkeljet e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, deri në vrasje shqiptarësh konsideroheshin si pasojë e ekstremizmit shqiptar. Këto segmente e kishin të vështirë të pranonin se kishin gabuar. Vetëm pas Haraçines, u bindën edhe të fundit segmente të politikës ndërkombëtare se në Maqedoni duheshin ndryshuar shumë gjëra, duke filluar që nga Kushtetuta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:42 am

Arkitekti i “paqes” Robert Frouik

Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni nuk është gjë tjetër veçse projekti në letër i së ardhmes së shoqerisë dhe shtetit të Maqedonisë. Në hartimin e kësaj Marrëveshjeje historike, dhanë kontributin e tyre bashkësia ndërkombëtare dhe forcat politike në Maqedoni. Politikanë si Leotar, Pardju, Solana, Xhaferri, Cervenkovski, Ahmeti, Georgievski, Imeri, Trajkovski, Feit, Meta etj, etj, janë ata që sot flasin se si e realizuan apo si ndikuan në këtë Marrëveshje të së ardhmes së Maqedonisë. Por ndodhemi brenda historisë së politikës. Ajo duhet shkruar, analizuar dhe kujtuar me vërtetësinë e kohës kur kanë rrjedhur ngjarjet dhe jo me kujtime “partizanësh” të pas “30 nëntorit 1944” të cilët për të bërë historinë e tyre, detyrohen të neutralizojnë historibërësit e vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:42 am

Roli i Robert Frouik në zgjidhjen e krizës

Duke qënë se e njoh shumë mirë historinë politike të Maqedonisë së vitit 2001 sepse kam qënë pjesmarrës aktiv i saj, më duhet të pohoj disa të vërteta të lëna pas dorë deri më tani nga shumë syresh që flasin për këtë konflikt dhe për daljen nga ai. Nuk mohoj rolin e asnjë politikani apo diplomati të huaj në daljen me sukses nga kriza. Por, më duhet të pohoj për hir të së vërtetës se një ndër arkitektët e civilizimit të saj ishte Ambasadori amerikan Robert Frouik, përfaqësues i posaçëm i OSBE-së në Maqedoni. Pa frikë tani pas 7 vjetësh analiza më çon në konkluzionin se Vizionari, i cili hodhi themelet e Marrëveshjes së Ohrit, jo në muajin qershor 2001, as në Korrik 2001, as në gusht 2001, por një muaj pas fillimit të kryengritjes, pra në fundmarsin dhe fillimprillin 2001, nuk ka qënë askush nga të sipërpërmendurit. Ka qënë dikush tjetër. Dhe ky dikush tjetër quhet Robert Frouik, ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, ish-ambasador i përkohshëm i Ambasadës Amerikane në Shqipëri në vitin 1998.
Nëqoftëse kryengritja në Maqedoni nuk mori përmasat e një përleshje të përgjakshme ndëretnike, nëqoftëse Brukseli dhe Uashingtoni vlerësuan seriozisht qysh në fillim përmasat e asaj që filloi të ndodhte në Maqedoni në muajin Mars 2001, kjo lidhet më shumë me rolin e Robert Frouikut. Për zgjidhjen e krizës në Maqedoni filloi të flitet seriozisht në muajin maj 2001. Por çfarë ndodhi nga marsi deri në Maj, kjo lihet në harresë. Me dashje apo pa dashje, ata harrojnë analizën e fillesave të kryengritjes, analizën e asaj që u quajt Marrëveshja e Prizrenit dhe analizën e asaj që u quajt “Plani Frouik i Paqes”. Po e argumentoj me disa shëmbuj që lidhen me rolin e ambasadorit Frouik dhe të një funksionari tjetër amerikan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:43 am

“Paçim Fat”

-26 Mars 2001, Kryetari dhe nënkryetari i PDSH-së Xhaferri dhe Thaçi takohen me përfaqësuesin e posaçëm të OSBE-së në Maqedoni, Frouik dhe i kërkojnë civilizim të konfliktit duke plotësuar kërkesat e zvarritura lidhur me të drejtat e shqiptarëve. Takimi midis tyre zhvillohet në pajtueshmëri të plotë të mendimeve dhe pikpamjeve. 

-31 Mars 2001, Ish-presidenti Trajkovski nuk pranon ndërmjtësimin e BE. Ai deklaron se ndaj ekstremistëve shqiptarë nuk do të ketë kurrfarë koncesionesh. Deklarata është bërë në gazetën i britanike “Dejli Telegraf”. Trajkovski theksoi se nxitimi për zgjidhje të ngutshme të problemit në vend do të ishte shumë e rrezikshme dhe se në vend të kësaj ai dëshiron një debat të madh, në të cilin do të merrnin pjesë qytetarët e zakonshëm, liderët politikë dhe udhëheqësit fetarë. Trajkovski hodhi poshtë mundësinë që në bisedimet e përfaqësuesve shqiptarë dhe maqedonas të ndërmjetësojë Bashkimi Evropian, duke thënë se Maqedonia vetë duhet të zgjidhë problemin e saj.
Ndërsa po në këtë datë kryetari i Lidhjes opozitare social-demokrate në Maqedoni, Branko Cërvenkovski duke folur për krizën në Maqedoni si dhe për paralajmërimin e mundshëm të negociatave maqedono-shqiptare me ndërmjetësimin ndërkombëtare, ka thënë se nuk duhen negociata dhe as ndryshime kushtetuese. Në vend të kësaj ai ka ofruar krijimin e një qeverie të koalicionit, e cila do të përbëhej nga të gjitha partitë kryesore politike ku do të hapeshin të gjitha çështjet e diskutueshme. Cërvenkovski tha gjithashtu se nuk vjen në konsideratë as federalizimi dhe as konfederalizimi i Maqedonisë, por as ndryshimi i karakterit unitar të vendit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:43 am

Sugjerimet e Frouik për Ahmetin
Ndërsa në 9 prill 2001 Ambasadori amerikan Robert Frouik u shpreh në Tiranë se nënshkrimi i Marrëveshje mes Maqedonisë dhe BE-së përbën një angazhim të Shkupit zyrtar për të konkretizuar ato nisma që aktualisht kanë mbetur në letër. Vetëm dialogu mund të evitojë shpërthimin e një dhune të re në Maqedoni, theksoi Frouik. (Në takimin e zhvilluar me Frouik ku merrnin pjesë ish-ambasadori amerikan Limpreht, kryeministri Meta, kam qënë edhe unë i pranishëm. Gjatë darkës, Frouik ishte shumë i kthjellët lidhur me nevojën e dialogut me kryengritësit. Gjatë tërë bisedës, ai nuk i quajti asnjëherë ekstremistë. Ai kërkoi të dinte detaje mbi karakterin e drejtuesve të tyre dhe veçanërisht të Ali Ahmetit. Mbasi i fola se si e kisha njohur Ahmetin në Lucernë të Zvicrës dhe i thashë se ai është një idealist fanatik, ai u shpreh: Interesant, këtë mendim e kam dëgjuar për Ahmetin edhe nga Arbër Xhaferri. Por, vazhdoi Frouik, ata (Kryengritësit) duhet të kenë parasysh se ne nuk mund t’i pranojmë hapur si palë në bisedime, prandaj është shumë e nevojshme një marrëveshje e tyre me partitë politike legale shqiptare në Maqedoni. Atë natë, nuk më shkonte ndër mend se ky njeri i mënçur dhe mik i ngushtë i shqiptarëve kishte në kokë idenë e Marrëveshjes së Prizrenit. E kisha konsideruar të mjaftueshëm takimin midis Ahmetit dhe Xhaferrit në Tiranë, pavarsisht heshtjes së thellë që mbahej rreth tij. Me gjithë heshtjen, ai takimi po i jepte rezultatet, Xhaferri komunikonte me Ahmetin dhe kjo nuk ishte pak po të mendojmë se ishte fillimi i prillit 2001 kur të gjithë ishin kundër rebelëve të UÇK-së dhe kur ata ishin tërhequr nga rrethinat e Tetovës. Për më tepër as nuk më shkonte ndër mend se më vonë këto ide do të kristalizoheshin në Planin “Frouik” në të cilin mora pjesë edhe unë me sugjerime, redaktime dhe shtojca. Ajo që mendova atë natë duke pritur pyetjet e tij dhe komentet që bënte mendova se UÇK-ja e kishte fituar luftën. Tre javë më parë një tjetër funksionar amerikan i rëndësishëm në Shqipëri, pasi kishte dëgjuar shpiegimet lidhur me qëllimet e luftës dhe aleatët e UÇK-së, lëshoi një shprehje: “Paçim Fat”. Nuk tha “paçi fat ju”, as “paç fat ti”, por “Ne”, pra e konsideroi edhe vehten pjesë «tonën». Mund të them që pas darkës, pasi përcolla kryeministrin Meta në rezidencën qeveritare ku ai banonte, nuk shkova në shtëpi, por në zyrë dhe kam folur në telefon me Abazin (Aliun). Pa i treguar detaje, i kam thënë të jetë i qetë se lufta e tij dhe shokëve të tij po gjente gjithmonë e më shumë përkrahje ndërkombëtare veçanërisht përtej oqeanit).
Një muaj e gjysëm pas këtij takimi, Frouik u detyrua të largohej nga Maqedonia si person i padëshiruar. Para se të jap arsyet reale të largimit të ambasadorit Frouik, po jap shkurtimisht njoftimet e agjensive të lajmeve lidhur me largimin e tij nga Maqedonia: 
1- Në datën 17 maj 2001, Frouik jep një intervistë në “Zërin e Amerikës” ku thotë se: Krijimi i koalicionit 4-partiak, thotë zoti Frouik, krijon një rrugëdalje për zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Ai theksoi punën e madhe që ka bërë komuniteti ndërkombëtar për të bindur palët e përfshira për nevojën e një zgjidhjeje të tillë. Përfaqësuesit ndërkombëtarë, qofshin nga Shtetet e Bashkuara, vendet kryesore të Evropës Perëndimore, OSBE-së, shpjegon zëdhënësi i OSBE-së për Maqedoninë, zhvilluan kontakte të shumta me Partinë për Prosperitet Demokratik, e cila, në pritje të stabilizimit të gjendjes nuk po angazhohej në gjetjen e një rrugëdaljeje. “Mendoj se si rrjedhojë e këtyre kontakteve ata e kuptuan se është në interes të shqiptarëve të Maqedonisë, që ata përfaqësojnë, të bien dakort për një qeveri koalicioni, e cila do të jetë në gjendje të marrë vendime lidhur me reforma që duhen zbatuar, sesa të vazhdonin ta kundërshtonin këtë proces, në një kohë që UÇK-ja vazhdonte luftimet me ushtrinë maqedonase, gjë që nuk mund të kishte rezultate të mira”, tha zoti Frouik. Ai vuri në dukje se të gjitha palët e përfshira në këtë çështje e kuptojnë nevojën e gjetjes së një rrugëdalje për të gjitha çështjet që shqiptarët kanë ngritur, përfshirë edhe çështjen e kushtetutës. Ai shpreh optimizëm lidhur me gjasat për ndryshime, por, ai paralajmëron se do të duhet kohë për të arritur në atë pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:44 am

Ata që larguan ambasadorin e përkohëshmë të SHBA-së Frouik shtuan viktimat

Një tjetër çështje që duhet trajtuar pa vonesë, thekson zëdhënësi i OSBE-së për Maqedoninë, është ndalimi i veprimeve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare: “Pas bisedimeve të 4 majit me Naton, Bashkimin Evropian dhe OSBE-në, unë, tha zoti Frouick, fillova të ushtroj trysni për tërheqjen e UÇK-së. Gjatë javës së kaluar ka pasur diskutime intensive lidhur me alternativat për t’u dhënë fund luftimeve dhe për të mundësuar tërheqjen e UÇK-së. Trajtimi i aspketit ushtarak të krizës ka qenë shumë i rëndësishëm, dhe është zhvilluar paralel me punën e zotit Solana në aspektin politik për organizimin e këtij koalicioni qeveritar. Këto dy aspkete janë jetike në rikthimin e qëndrueshmërisë në vend si dhe për krijimin e një baze mbi të cilën të zhvillohet një dialog politk i efektshëm”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:44 am

Mitreva e konsideron Frouikun si person të padëshirueshëm
1-18 maj 2001: Ambasadori Frouik deklaron në një konferencë shtypi se tani “nuk jemi duke folur për negociata apo për ndërmjetësime, por për lehtësime dhe besoj se unë do të mund të marrë pjesë në ato lehtësime për të përcjellë mesazhet e përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve”. (Por, Frouik nuk u lejua të merrte pjesë në ato që ai i quante lehtësime ndaj UÇK-së)
2-22 maj 2001 Arbër Xhaferri dhe Imer Imeri udhëtojnë për në Prizren dhe sëbashku me Ahmetin firmosin një marrëveshje historike. Marreveshja kundërshtohet ashpërsisht, por Imeri dhe veçanërisht Xhaferri nuk pranojnë të heqin dorë nga ajo

3–24 maj 2001: Agjencitë e huaja të lajmeve kanë njoftuar se takimi i liderëve të dy partive politike shqiptare të PDSH-së dhe PPD-së Arbër Xhaferi dhe Ymer Ymeri me përfaqësuesin politik të UÇK-së Ali Ahmeti në Prizren është mbajtur me iniciativën e të dërguarit të posaçëm të OSBE-së për Ballkanin, amerikanit Robert Frouik, i cili ka përvojë të gjatë në Ballkan. Agjencia e lajmeve Rojter u shpreh se Frouik pritet të largohet nga Maqedonia pas këtij hapi i cili u kritikua prej qeverisë dhe komunitetit ndërkombëtar. Burimet diplomatike thanë se iniciativa e Frouikut ishte tepër e dëmshme dhe kërcënon unitetin e një koalicioni të madh qeveritare në Maqedoni. Ndërkohë, sipas njoftimeve të fundit të agjencive të lajmeve Misioni i OSBE-së në Maqedoni pas problemit që pati me të dërguarin e posaçëm të OSBE-së, Robert Frouik siguroi edhe njëherë se vazhdon të mbështesë pozitat e bashkësisë ndërkombëtare që ka në lidhje me bisedimet në Maqedoni. Sipas deklaratës së Misionit të OSBE-së në Maqedoni, shqiptarët e armatosur nuk mund të konsiderohen si partnerë të bisedimeve sepse ata nuk kanë asnjë lloj statusi ligjor, deklaroi Misioni i OSBE-së në Shkup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 6:44 am

4-25 maj 2001: «I dërguari special i OSBE-së, Robert Frouik është larguar dje nga Maqedonia për shkak të rolit të tij të supozuar në arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Maqedoni mes liderëve politikë shqiptarë dhe kryengritësve. Vetë Robert Frouik i kishte refuzuar t'i komentojë pohimet e diplomatëve dhe zyrtarëve se kishte ndërmjetësuar në këtë marrëveshje dhe nga Shkupi ka udhëtuar në Bukuresht që t'i raportojë zyrtarisht ministrit të jashtëm të Rumanisë, kryesuese aktuale e OSBE-së. Një zyrtar i qeverisë në Shkup që nuk ka dashur të identifikohet ka deklaruar se të deleguarit special në rajon i ka thënë se shërbimi i tij nuk nevojitet më në Maqedoni.»

5-26 maj: Ministrja e Jashtme e Maqedonisë, Mitreva ka deklaruar se Frouik ka shkelur statusin e diplomatit dhe nuk është më person i dëshirueshëm në Maqedoni.

7-31 maj 2001: Arbër Xhaferi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë anëtare e koalicionit qeveritar ka deklaruar se kriza në vend nuk mund të zgjidhet pa bisedime më kryengritësit e UÇK-së, citon agjencia Asosieted Press. “Paqja në Maqedoni nuk varet vetëm nga ne, por gjithashtu edhe nga UÇK-ja”, ka thënë Xhaferi për të shtuar se duhet krijuar një kanal komunikimi me ta. 

8-31 maj 2001: Presidenti amerikan Xhorxh Bush cakton ambasadorin Xhejms Pardju në rolin e këshilltarit të tij special të zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Robert Frouik ishte më i kthjellët se të tjerët lidhur me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj UÇK-së. E gjithë ajo që ndodhi pas largimit të Frouik nga Maqedonia ngjante si një kronikë ngjarjesh të paralajmeruara. Të paralajmeruar në veprimtarinë konkrete të ambasadorit Frouik si në kontakte bilaterale apo multilaterale, aq edhe në deklarime zyrtare. Kjo ka disa arsye që lidhen me kthjelltësinë e Frouik dhe njohjen shumë të mirë të problemeve rajonale.

Paradoksi i kryengritjes së UÇK-së: Armë për demokraci
-E para: Duke studjuar programin politik të Ali Ahmetit dhe të UCK-së, i cili ishte më i moderuar se ai i çdo partie politike shqiptare në Maqedoni, Frouik kuptoi i pari “paradoksin” e Kryengritjes së shqiptarëve. Kontradiktën midis “kallashnikovit” dhe një programi politik që në kushte normale mund dhe duhej të realizohej pa armë. Pra, ai kuptoi se ata që drejtonin UÇK-në nuk ishin një grusht trafikantësh apo kriminelësh, po një grusht idealistësh fanatikë, që armët i kishin marrë nga halli dhe jo nga dëshira, sepse ata e kishin të ndaluar të hynin në Maqedoni, sepse kishin qënë të ndjekur dhe të dënuar nga Jugosllavia e Titos, por nuk ishin amnistuar as në vitin 1991 nga qeveria e Kiro Gligorovit dhe Branko Cervenkovskit dhe as në vitin 1998 kur erdhi në pushtet Lupço Georgievski. Kësisoj ai ishte i pari që ra dakord me nevojën e amnistisë për luftëtarët e UÇK-së. (Në vazhdim do të jap disa detaje se si edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Robertson, ra dakord me një gjë të tillë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj   Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj
» ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale -KOCO DANAJ
» Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale (Nga Koco Danaj)
» Dr. Koço Stathi Andoni i gjallë në kujtesë…

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: