Përralla e evolucionit të njeriut Çështja që trajtohet më shpesh nga mbrojtësit e teorisë së evolucionit është prejardhja e njeriut. Mendimi darvinist mbi këtë çështje thotë se qeniet njerëzore moderne që jetojnë sot kanë rrjedhur nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Në këtë periudhë, e cila mendohet të ketë filluar rreth 4-5 milionë vjet më parë, pretendohet se kanë jetuar "forma kalimtare" midis njeriut modern dhe të parëve të tij. Në fakt, ka katër "kategori" bazë në gjithë këtë skenar imagjinar:
1. Australopitekët
2. Homo habilis
3. Homo erektus
4. Homo sapiens
| Nuk ekziston asnjë mbetje fosile që të mbështesë përrallën e evoluimit të njeriut. Në të kundërt, regjistrat e fosileve tregojnë se në mes njerëzve dhe majmunëve ekziston një kufi i pakapërcyeshëm. Përpara këtij fakti evolucionistët i lidhën shpresat pas disa vizatimeve dhe maketeve të fantazuar. Mbetjeve të fosileve u hidhnin (mvishnin) maskat që dëshironin dhe formonin fytyra imagjinare gjysëm-majmun e gjysëm-njeri. |
Evolucionistët i japin emrin "australopitek" (që do të thotë "majmuni i jugut"), të ashtuquajturit paraardhës të parë majmunor të njeriut. Këto qenie të gjalla nuk ishin në fakt asgjë tjetër, përveçse një specie e zhdukur majmuni. Kërkimet e shumta të Lord Solly Zuckerman dhe profesorit Charles Oxnard, dy anatomistë me famë botërore nga Britania dhe SHBA-ja, rreth mbetjeve të australopitekëve tregojnë se këto qenie i përkisnin një lloji majmuni të zhdukur dhe se nuk kishin asnjë ngjashmëri me qeniet njerëzore.35
Evolucionistët e quajnë fazën tjetër të evolucionit njerëzor "homo" ose "klasa njerëzore". Sipas këtij pretendimi, qeniet e gjalla të serisë "homo" ishin më të zhvilluara se australopitekët. Evolucionistët i vendosën fosilet e këtyre krijesave të ndryshme pranë njëra-tjetrës dhe përpiluan një plan imagjinar evolucioni. Ky plan është imagjinar, sepse faktikisht asnjë lidhje evolucionare mes këtyre klasave të ndryshme nuk është provuar. Ernst Mayr, një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të teorisë së evolucionit në shekullin e XX e pranon këtë duke thënë: "Zinxhiri që arrin deri te Homo sapiens në fakt ka humbur."36
Kur përmendin zinxhirin
Australopitek > Homo Habilis > Homo Erektus > Homo Sapiens, evolucionistët nënkuptojnë se këto specie kanë qenë paraardhëse të njëra-tjetrës. Zbulimet më të fundit të paleo-antropologëve tregojnë se Austrolopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanë jetuar në të njëjtën periudhë në rajone të ndryshme të botës.37
Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si Homo Erektus ka jetuar deri në kohët moderne. Neandertalët dhe Homo Sapiens Sapiens (njeriu modern) kanë bashkëjetuar në të njëjtën zonë.38
Kjo, sigurisht, provon përfundimisht se këto specie nuk ishin paraardhëse të njëra-tjetrës. Stephan Jay Gould, një prej paleontologëve të universitetit të Harvardit, megjithëse është evolucionist, e shpjegon qorrsokakun në të cilën gjendet teoria darviniste në këtë mënyrë:
Ç'mund t'i ndodhë shkallëzimit tonë, nëse bashkekzistojnë tri linja hominide (A. Afrikanus, Robust Australopitek dhe H. Habilis) që nuk rrjedhin nga njëra-tjetra? Për më tepër, asnjë nga të tre nuk shfaq ndonjë tendencë evolutive gjatë qëndrimit në tokë.39
Me pak fjalë, vizatimet e krijesave imagjinare "gjysmëmajmun-gjysmënjeri", që shfaqen në media apo librat shkollorë dhe, njëkohësisht, i gjithë skenari i evolucionit njerëzor që po mbahet gjallë vetëm me metoda propagandistike, s'janë gjë tjetër veçse një mit pa asnjë bazë shkencore.
Lord Solly Zuckerman, një nga shkencëtarët më të njohur e të spikatur, e ka studiuar këtë çështje për vite me radhë dhe ka kryer një punë kërkimore 15-vjeçare mbi fosilet e Australopitekut. Edhe pse evolucionist, ai arriti në përfundimin se në të vërtetë nuk ekziston asnjë pemë familjare midis majmunit dhe njeriut.
Zuckerman gjithashtu ka bërë një "radhitje të shkencave". Ai ndërtoi një "spektër" të shkencave, duke i radhitur ato, sipas mendimit të tij, nga ato më shkencoret tek ato më jo-shkencoret. Sipas këtij spektri, më shkencoret, duke marrë parasysh mbështetjen e tyre në argumente, ishin fizika dhe kimia. Më pas vinin shkencat biologjike dhe pastaj ato sociale. Në fund fare, në pjesën e konsideruar si "më jo-shkencore", krahas koncepteve të "perceptimit jashtëshqisor" dhe "shqisës së gjashtë", vendosej dhe "evolucioni i njeriut". Zuckerman shpjegon arsyetimin e tij:
Më pas zhvendosim kuadrin e së vërtetës objektive në drejtim të atyre fushave të shkencës të supozuara si shkenca biologjike, si p.sh. perceptimi jashtëshqisor apo
interpretimi i historisë së fosileve të njeriut. Për ndjekësit e këtyre ideve nuk ekziston asgjë e pamundur. Ata janë të gatshëm të besojnë shumë gjëra kontradiktore në të njëtën kohë.41
Siç shihet, evolucioni njerëzor nuk është gjë tjetër veç një përmbledhje e "disa interpretimeve të paragjykuara" të disa njerëzve që ndjekin verbërisht idetë e tyre.
Teknologjia e syrit dhe veshit
Një çështje tjetër që mbetet pa përgjigje nga teoria e evolucionit është cilësia e shkëlqyer e perceptimit të syrit dhe veshit.
Para se të kalojmë te syri, le t'i përgjigjemi shkurtimisht pyetjes "Si shohim ne?". Rrezet e dritës që vijnë nga një objekt, bien në retinën e syrit duke dhënë një imazh të përmbysur të objektit. Këtu, këto rreze drite transformohen në sinjale elektrike nga qelizat dhe pastaj përcillen në një zonë të vogël në pjesën e prapme të trurit, ku ndodhet qendra e shikimit. Këto sinjale elektrike perceptohen në këtë qendër të trurit si imazh pas një sërë procesesh.
Duke u bazuar në këto njohuri, le të mendojmë pak: Truri është i izoluar tërësisht nga drita. Kjo do të thotë që pjesa e brendshme e trurit është në errësirë të plotë dhe drita nuk arrin atje. Qendra e shikimit është një vend në errësirë të plotë ku nuk hyn kurrë dritë. Ka mundësi që të jetë vendi më i errët që ekziston. Megjithatë, ne shikojmë një botë të ndritshme plot dritë me anë të kësaj errësire të plotë.
Imazhi i formuar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë, sa as teknologjia e shekullit XX nuk ka arritur ta realizojë. P.sh. shikoni librin që lexoni, pastaj ngrini kokën dhe shikoni përreth. A keni parë ndonjëherë një imazh të tillë të mprehtë e të qartë si ky në ndonjë vend tjetër? Edhe ekrani i televizorit më të zhvilluar i prodhuar nga prodhuesi më i fuqishëm i televizorëve në botë nuk mund të sigurojë një imazh aq të mprehtë për ju. Ky është një imazh tre-dimensional, me ngjyra dhe jashtëzakonisht i pastër.
Për më tepër se 100 vjet, mijëra inxhinierë janë përpjekur të arrijnë këtë qartësi. Janë ndërtuar fabrika, janë bërë shumë kërkime, plane e projekte, megjithatë, po të shikoni ekranin e televizori dhe librin që mbani në duar, do të shihni se ka një ndryshim të madh në qartësi dhe mprehtësi. Për më tepër, ekrani i televizorit tregon një imazh dy-dimensional, ndërsa me anë të syrit, njeriu është në gjendje të shohë imazhe tre-dimensionale.
Për vite të tëra, mijëra inxhinierë janë përpjekur të prodhojnë një televizor tre-dimensional, i cili mund të arrijë cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të shpikin një sistem TV tre-dimensional, por ai nuk mund të shihet pa vendosur një palë syze speciale. Për më tepër, bëhet fjalë për një tre-dimensional artificial. Sfondi është më i mjegulluar, ndërsa plani i parë duket sikur është dekor prej letre. Asnjëherë s'ka qenë e mundur të arrihet një imazh me cilësinë e syrit. Edhe në kamera apo në televizor, ka një humbje të cilësisë së imazhit.
Evolucionistët pretendojnë se mekanizmi që prodhon këtë imazh të mprehtë e të qartë është formuar krejt rastësisht. Nëse dikush do t'ju thoshte se televizori në dhomën tuaj është formuar si rezultat i bashkimit të rastësishëm të miliona atomeve, çfarë do të mendonit ju? Si mund ta bëjnë atomet atë që mijëra njerëz s'e bëjnë dot? N.q.s. një paisje që prodhon një imazh më primitiv se syri nuk mund të jetë formuar rastësisht, atëherë është shumë e qartë që edhe syri apo imazhi që shikohet prej tij nuk mund të jenë krijuar rastësisht.
E njëjta gjë ndodh edhe me veshin. Veshi i jashtëm i kap tingujt dhe i drejton për nga veshi i mesëm, i cili ia përcjell veshit të brendshëm duke i përforcuar ato. Veshi i brendshëm ia dërgon valët zanore trurit, duke i kthyer në sinjale elektrike. Ashtu si me shikimin, procesi i dëgjimit përfundon në qendrën e dëgjimit në tru.
Ajo që thamë për syrin është e vërtetë edhe për veshin. D.m.th. truri është i izoluar nga tingujt, ashtu si është izoluar edhe nga drita: asnjë tingull nuk mund të depërtojë brenda. Prandaj, s'ka rëndësi sa zhurmë ka jashtë, brenda trurit mbizotëron një qetësi absolute. Megjithatë edhe tingujt më të mprehtë perceptohen nga truri. Nëpërmjet trurit tonë, i cili është i izoluar nga tingujt, ne dëgjojmë simfoninë e luajtur nga një orkestër apo zhurmat në një vend të mbushur plot me njerëz. Megjithatë, nëse bëhet një matje ekzakte e nivelit të tingujve në trurin tonë në këto momente, shikojmë se një qetësi absolute mbizotëron atje.
Ashtu si në rastin e imazhit, dekada të tëra përpjekjesh kanë kaluar për të krijuar dhe riprodhuar tinguj sa më të afërt me origjinalin. Rezultatet e këtyre përpjekjeve janë regjistruesit e zërit, sistemet HI-FI dhe sistemet e ndryshme për kapjen e tingujve. Pavarësisht nga teknologjia e përparuar dhe përpjekjet e mijëra inxhinierëve e ekspertëve, nuk është përftuar asnjë tingull që të ketë të njëjtën mprehtësi dhe qartësi si tingulli që kapet nga veshi. Mendo sistemet HI-FI të cilësisë më të lartë të prodhuar nga kompania më e madhe e industrisë së muzikës. Edhe në këto paisje, kur regjistrohet zëri, humbet një pjesë e cilësisë. Kur ndizni një HI-FI, gjithmonë dëgjoni një zhurmë të lehtë para se të fillojë muzika. Veshi i njeriut asnjëherë nuk e kap një tingull të shoqëruar me zhurmë; ai e kap tingullin pikërisht ashtu siç është, i mprehtë e i qartë. Kështu ka qenë gjithmonë që nga krijimi i njeriut.
Një besim materialist
Ajo që kemi studiuar deri tani tregon se teoria e evolucionit është një pretendim që bie hapur në kundërshtim me faktet shkencore. Pretendimi i teorisë në lidhje me prejardhjen e jetës nuk pranohet nga shkenca. Mekanizmat e evolucionit të propozuara nga kjo teori nuk kanë asnjë efekt evolutiv, ndërsa të dhënat fosilet tregojnë se format kalimtare nuk kanë ekzistuar kurrë. Në këtë rast, teoria e evolucionit duhet të hidhet tej, sepse është një ide që bie në kundërshtim të hapur me shkencën.
Por teoria e evolucionit vazhdon të mbahet me vendosmëri në listën e teorive shkencore. Disa njerëz madje përpiqen t'i paraqesin kritikat në adresë të kësaj teorie si "sulm ndaj shkencës". Po pse ndodh kjo gjë..?
Arsyeja për këtë situatë të krijuar është se për disa njerëz të cilët u përkasin disa qarqeve të caktuara, teoria e evolucionit është shndërruar në një besim dogmatik të domosdoshëm. Këto qarqe kapen fort pas filozofisë materialiste dhe ndikohen nga Darvinizmi, i cili për ta është shpjegimi i vetëm materialist për natyrën.
Nganjëherë ata e pranojnë hapur këtë. Riçard Liuontin, gjenetist i famshëm nga universiteti i Harvardit dhe në të njëjtën kohë një evolucionist i njohur pranon se është "së pari materialist, pastaj shkencëtar" me këto fjalë:
Nuk është puna se metodat dhe institucionet e shkencës në njëfarë mënyre na detyrojnë të pranojmë një shpjegim material për botën, por përkundrazi,
ne jemi të detyruar nga përkrahja jonë arbitrare e kauzës materialiste të krijojmë një aparat hetimi dhe një sërë konceptesh që japin shpjegime materiale, edhe nëse janë kundër intuitës. Për më tepër, materializmi është absolut, kështu që ne nuk mund të lejojmë të dalë në skenë një Qenie Hyjnore.
Këto fjalë janë deklaratë e qartë se Darvinizmi është një dogmë e mbajtur gjallë për hir të lidhjes me filozofinë materialiste. Sipas kësaj dogme asgjë nuk ekziston përveç materies. Ajo predikon se lënda pa jetë dhe e pavetëdijshme krijoi jetën. Ajo pranon që miliona specie të gjalla, si zogjtë, peshqit, kafshët, insektet, pemët, lulet, apo qeniet njerëzore u shfaqën si pasojë e ndikimit të fenomeneve fizike (shiut dhe rrufeve) mbi lëndën natyrale. Ky besim është në kundërshtim të plotë me mendjen dhe shkencën. Por darvinistët vazhdojnë të mbrojnë këtë besim me qëllim që "mos të lejojnë daljen në skenë të një Qenieje Hyjnore."
Kushdo që nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me paragjykim materialist do ta kuptojë këtë të vërtetë të qartë: të gjitha gjallesat janë rezultat i krijimit të një Krijuesi, i Cili zotëron fuqi, dije dhe inteligjencë superiore. Krijuesi është Zoti, i cili krijoi të gjithë universin nga asgjëja, i cili e projektoi atë në mënyrën më të përkryer dhe krijoi e i dha formë të gjitha gjallesave.
Engjëjt thanë: "Larg nga të metat je Ti o Zot! Ne nuk kemi asnjë dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëm e i Urtë." (El-Bekare 32)