|
| Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Thu Oct 09, 2008 10:34 pm | |
| Katërmbëdhjetë shekuj më pare, Zoti zbriti Kuranin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta. Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mundi t'i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që Kurani është një libër shkencor, pasi qëllimi i shpalljes së tij nuk është shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siç e thamë dhe më lart, udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës. Megjithatë, në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë vetëm në saje të fjalës së fundit të teknologjisë bashkëkohore. Këto fakte shkencore as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin në kohën e shpalljes së tij, gjë që vërteton akoma më tepër prejardhjen e tij hyjnore. Që të kuptojmë mrekullitë shkencore në Kuran, sëpari duhet të hedhim një vështrim në nivelin e shkencës që mbizotëronte në kohën e shpalljes së këtij libri hyjnor. Në shekullin VII, në shoqërinë arabe ekzistonin shumë bestytni, me të cilat ishin përzier edhe çështjet shkencore. Mungesa e teknologjisë së duhur, me anë të së cilës do të studioheshin të fshehtat e natyrës dhe universit, i la këta arabë të hershëm nën ndikimin e bestytnive dhe legjendave të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Për shembull, ata supozonin se ishin malet ato që e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe në dy skajet e saj ndodheshin male të larta, të cilat ishin shtyllat që mbanin qiellin lart. Sidoqoftë, të gjitha këto besime të kota të shoqërisë arabe u zhdukën me zbritjen e Kuranit. Në ajetin e dytë të sures Er-Rra'd thuhet: "Zoti është Ai që i ngriti qiejt pa asnjë shtyllë..." Ky ajet hodhi poshtë besimin e trashëguar të arabëve se qielli qëndron lart i mbajtur prej maleve. Në mjaft çështje të tjera janë shpallur të dhëna tepër të rëndësishme dhe të sakta, në një kohë kur askush s'kishte asnjë njohuri për to. Kurani, i cili zbriti në kohën kur njerëzit dinin shumë pak rreth astronomisë, fizikës ose biologjisë, përmban argumente bazë mbi një sërë dukurish të ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerëzore, struktura e atmosferës apo ekuilibri delikat, i cili bën të mundur jetën në tokë. Tani, le të shqyrtojmë së bashku disa mrekulli shkencore të shpallura në Kuran. KRIJIMI I UNIVERSITNë ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit: "Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës (pa pasur asnjë shembull)..."(El-En'am 101)Përfundimi, në të cilin ka arritur astrofizika sot, është se i tërë universi, së bashku me dimensionet e lëndës dhe të kohës, erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh, i cili ndodhi menjëherë. Ky fenomen i njohur me emrin "Big Beng", vërtetoi se universi ishte krijuar nga asgjëja si rezultat i një shpërthimi në një pikë të vetme. Qarqet shkencore moderne janë të një mendimi në lidhje me faktin se Big Bengu është i vetmi shpjegim i arsyeshëm dhe i vërtetuar i zanafillës së universit dhe i mënyrës së krijimit të tij. Para Big Bengut, lënda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, në të cilën as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin - dhe kjo mund të përshkruhet vetëm në mënyrë metafizike - arrijmë në përfundimin se lënda, energjia dhe koha janë të tëra të krijuara. Ky argument është një nga zbulimet e fundit të fizikës bashkëkohore, i cili është shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Aparaturat e ndjeshme në bordin e satelitit hapësinor COBE, i cili u lëshua nga NASA më 1992, arriti të kapte dukshëm pjesë të mbetura të Big Bengut. Ky zbulim shërben si dëshmi për Big Bengun, i cili është shpjegimi shkencor i faktit se universi u krijua nga asgjëja.
Fotografitë e Bashkëngjitura Zgjerimi I Universit Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë shekuj më parë, në kohën kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i universit përshkruhet në këtë mënyrë: "Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. " (Edh-Dharijat 47)Fjala "qiell" e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kuran me kuptimin e hapësirës dhe universit. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim. Me fjalë të tjera, në Kuran është shpallur se universi "zgjerohet". Pikërisht, ky është përfundimi i arritur sot prej shkencës. Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se "universi ruan një gjendje konstante dhe ka ekzistuar përherë pa fillim". Por kërkimet, vëzhgimet dhe rrezultatet e marra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi në të vërtetë ka një fillim; argument për këtë është fakti se ai zgjerohet vazhdimisht.Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjerohet.Fotografitë e Bashkëngjitura Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave të vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër, nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim.
Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e sipër. Përsëri del në pah saktësia e habitshme e ajetit kuranor, i cili përdor një folje të kohës së tashme për të përshkruar vazhdimësinë e këtij zgjerimi. Ky argument është sqaruar në Kuran në një kohë kur askush nuk kishte as idenë më të vogël rreth këtyre fakteve. Që prej momentit të Big Bengut, universi ka filluar të zgjerohet vazhdimisht me shpejtësi të madhe. Shkencëtarët e krahasojnë zgjerimin e universit me sipërfaqen e një tullumbaceje në fryrje e sipër. Fotografitë e Bashkëngjitura | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Thu Oct 09, 2008 10:35 pm | |
| Ndarja E Qiejve Dhe E Tokës Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i mëposhtëm:
"A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?" (El Enbija 30)
Fjala "retk", e përkthyer "të ngjitura", në gjuhën arabe do të thotë "të përziera me njëra-tjetrën, të bashkuara". Kjo fjalë përdoret në ato raste kur u referohemi dy substancave të ndryshme, të cilat përbëjnë një të plotë. Fraza "Ne i ndamë" është folja arabe "feteka" dhe nënkupton diçka që vjen si rezultat i shkëputjes apo shkatërrimit të strukturës së ngjitur"retk". Carja e farës së bimës në momentet para të mbirjes është një nga rastet në të cilat përdoret kjo folje.
Le të shqyrtojmë përsëri ajetin kuranor, duke pasur në mendje faktet e lartpërmendura. Në ajet, qielli dhe toka janë subjekti i parë i gjendjes "retk". Më pas ata ndahen (feteka), duke u shkëputur nga njëri-tjetri. Kureshtja jonë rritet kur rikujtojmë momentet e para të Big Bengut dhe shohim se e gjithë lënda e universit përfshihej në një pikë të vetme. Me fjalë të tjera, çdo gjë, duke përfshirë "qiejt dhe tokën", të cilat ishin krijuar ende, ishin pjesë e kësaj pike në gjendjen "retk". Pas një shpërthimi të fuqishëm, lënda e kësaj pike u nda (feteka) dhe më pas ndodhi procesi i krijimit të strukturës së tërë universit.
Kur krahasojmë ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato përputhen në mënyrë të përkryer me njëra-tjetrën. Fakti më interesant dhe më habitës është se këto zbulime u bënë vetëm në shekullin XX.
Fotoja paraqet Big Bengun, i cili bën të qartë edhe një herë se Zoti e krijoi universin prej asgjësë. Big Bengu është një teori e vërtetuar me dëshmi të qarta shkencore. Megjithëse disa shkencëtarë u përpoqën të sillnin teori të kundërta me Big Bengun, dëshmitë e qarta shkencore bënë që kjo teori të pranohej tërësisht prej komunitetit shkencor. Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:
"Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë." (El Enbija 33)
Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.
"Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit." (Ja Sin 38)
Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë. Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme. Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me rrugë e orbita si ajo e diellit:
"Betohem në qiellin plot rrugë." (Edh-Dharijat 7)
Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa "notojnë" në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një anumër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.
Orbitat në univers nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë. Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse në orbita të projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje, asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë rrugën, apo përplaset me të tjerët.
Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kuranit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është "plot me rrugë dhe orbita", siç është shpallur në ajetin kuranor…
Si shumë kometa të tjera në univers, edhe kometa Halley (lart) lëviz në një orbitë të përcaktuar. Ajo ka një orbitë specifike dhe lëviz në harmoni të plotë me trupat e tjerë qiellorë.Të gjithë trupat qiellorë, duke përfshirë edhe planetet, satelitet, yjet, madje dhe galaktikat, kanë orbitat e tyre, të përcaktuara me llogaritje tepër delikate. Ai që vendosi këtë rregull dhe ekuilibër të përkryer është Zoti, Krijuesi i universit. Rrumbullaksia E Tokës "Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës." (Ez-Zumer 5)
Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer "mbështjellë" në ajetin e mësipërm, është fjala "tek'uir". Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës.
Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra-tjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kuran, që në shekullin VII. Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim. Çati e Sigurtë Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:
"Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…" (El Enbija 32)
Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.
Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.
Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra ultravjollcë, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë.
Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius.
Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jete në Tokë.
Atmosfera lejon që të arrijnë në Tokë vetëm rrezet e nevojshme për jetën. Për shembull, rrezet ultravjollcë arrijnë në Tokë në një përpjestim të caktuar. Vetëm në sajë të këtij fakti është e mundur kryerja e procesit të fotosintezës dhe, rrjedhimisht, vazhdimësia e jetës për të gjitha gjallesat.
Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet kuranore përmbajnë informacione, të cilat ne kemi mundur t'i njohim vetëm disa shekuj më parë. Përderisa Kurani është fjala e Zotit, ai ka përdorur fjalët më të sakta, kur flet për përshkrimin e universit. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Thu Oct 09, 2008 10:37 pm | |
| Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë: "Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Afërdita - planeti ynë "motër" - nuk ka fushë magnetike. Brezi mbrojtës Van-Alen është një strukturë që gjendet vetëm në Tokë."1 Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500oC. Me pak fjalë, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar në Kuran për mbështjellën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë. Ky ilustrim paraqet meteorët që janë gati për t'u përplasur me tokën. Trupat qiellorë, gjatë udhëtimit në hapësirë, mund të përbëjnë një kërcënim serioz për Tokën, por Zoti, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të përkryer, e ka bërë atmosferën një "çati mbrojtëse". Falë kësaj mbrojtjeje të përkryer, gati të gjithë meteorët nuk mund ta dëmtojnë Tokën, sepse kur arrijnë atmosferën, ata shpërbëhen në miliona copa të vogla.Pjesa më e madhe e njerëzve, kur shohin qiellin, nuk mendojnë rreth vetive mbrojtëse të atmosferës. Ata thuajse nuk mendojnë kurrë se çfarë vendi do ishte Toka, nëse kjo strukturë nuk do të ekzistonte. Fotografia lart paraqet një krater gjigand të krijuar nga një meteor, i cili ra në Arizona, në SHBA. Sikur të mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorë do të binin në Tokë dhe ajo do të bëhej një vend i pabanueshëm. Por vetitë mbrojtëse të atmosferës bëjnë të mundur që gjallesat të jetojnë të sigurta. Kjo është pikërisht mbrojtja që është shpallur në Kuran. Foto 1 : Energjia që çlirohet nga një shpërthim diellor është kaq e madhe, saqë mendja e njeriut e ka të vështirë ta konceptojë. Një shpërthim i vetëm është i barabartë me energjinë e çliruar nga 100 miliardë bomba atomike si ajo e hedhur në Hiroshimë. Bota është e mbrojtur nga efektet shkatërruese të kësaj energjie prej atmosferës dhe brezit rrethues Van Alen. Foto 2 : Duke u larguar prej Tokës, e cila është e përshtatur në mënyrë të përsosur për jetën njerëzore, përtej atmosferës, në hapësirë, ne hasim një të ftohtë ngrirës. Bota është e mbrojtur prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin në - 270oC, në saje të atmosferës. Foto 3 : Shtresa magnetosferike e formuar prej fushës magnetike të Tokës i shërben asaj si një fushë mbrojtëse prej trupave qiellorë dhe rrezeve kozmike të dëmshme. Në foton lart duket qartë kjo shtresë magnetosferike, e cila quhet ndryshe Brezi Van Alen. Ky brez rrethues ndodhet mijëra kilometra larg Tokës dhe mbron të gjitha krijesat në tokë prej energjisë shkatërruese që vjen nga hapësira.Të gjitha këto zbulime shkencore vërtetojnë se Toka është e mbrojtur në një mënyrë tepër të veçantë. Gjëja më e rëndësishme është se kjo "mbrojtje" na u bë e njohur në Kuran 1400 vjet më parë, në ajetin: "Qiellin e kemi bërë çati të sigurtë e të mbrojtur." | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Thu Oct 09, 2008 10:39 pm | |
| Muhamet te lutem vetem nje pyetje nese me lejon:
Si eshte e mundur qe keto kane qene te shkruara ne Kuran kurse shkenca e myslimanizmi ishin ne nje gjendje primitive, te mjerueshme?
Kjo do te thot se Kurani nuk eshte lexuar aq sa te zgjoje vetedijesimin e njerezve apo cfare?
Te lutem mu pergjigje shkurt e qarte.
Te pershendes | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Thu Oct 09, 2008 10:40 pm | |
| Qielli Kthyes Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë "kthyese" të qiellit: "Betohem në qiellin që kthen." (Et-Tarik 11)Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit "kthyes" të shtresave që e rrethojnë Tokën. Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e avujve të ujit që vijnë nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtë të tyre në formë shiu. Shtresa e ozonit me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultravjollcë, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen mbrapsht në hapësirë. Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasiv komunikimi, duke bërë të mundur transmetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët. Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshme radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën. Foto 1 : Prania e ujit është mjaft e rëndësishme për jetën në Tokë. Një nga faktorët që ndikon në formimin e ujit është Troposfera, e cila është një prej shtresave të atmosferës. Shtresa e Troposferës kondenson ujin që vjen në gjendje avujsh nga sipërfaqja e Tokës dhe e kthen poshtë në formë shiu. Foto 2 : Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet që mund të jenë shkatërruese për jetën në Tokë, është Ozonosfera. Ajo kthen rrezet e dëmshme të ardhura nga hapësira, siç janë rrezet ultravjollcë, duke parandaluar arritjen e tyre në Tokë. Fakti që gjithë këto veti të shtresave të atmosferës, të zbuluara vetëm kohët e fundit, janë shpallur në Kuran prej shumë shekujsh provon bindshëm se Kurani është fjala e Zotit. Foto 3 : Secila shtresë e atmosferës ka veti të dobishme për jetën e krijesave. Shtresa e Jonosferës, për shembull, e cila është një nga shtresat më të larta të atmosferës, kthen valët e radios të lëshuara nga një qendër e caktuar poshtë në Tokë dhe bën të mundur kapjen e këtyre valëve në distanca të mëdha. Shtresat E Atmosferës Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa. "Zoti është Ai që krijoi shtatë qiej mbi njëri-tjetrin." (El-Mulk 3)
"... Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej." (Fusilet 12)
Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe, për më tepër, në "shtatë" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë. Fjala "qiell" në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala "univers", pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë. Por nëse ne i japim fjalës "qiej" kuptimin e parë, d.m.th. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa. Me të vërtetë, sot është bërë i njohur fakti se atmosfera që rrethon Tokën, përbëhet prej disa shtresave të ndryshme, të cilat shtrihen mbi njëra-tjetrën. Për më tepër, numri i këtyre shtresave është i njëjtë me numrin e përmendur në Kuran: shtatë shtresa. Kjo temë përshkruhet nga një burim shkencor si më poshtë: Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Shtresat ndryshojnë prej njëra-tjetrës nga vetitë e tyre fizike, si trysnia, lloji i gazeve etj. Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERË. Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERË. Shtresa tjetër, ku përthyhen rrezet ultravjollcë quhet OZONOSFERË. Shtresa tjetër quhet MEZOSFERË. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda termosferës, e cila quhet JONOSFERË. Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës shtrihet 480-960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERË.2 Nëse numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet pikërisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor. Troposfera Stratosfera Ozonosfera Mezosfera Termosfera Jonosfera Ekzosfera Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit dymbëdhjetë të sures Fusilet: "... secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej". Me fjalë të tjera, në këtë ajet deklarohet se Zoti i caktoi çdo qielli funksionin e vet. Me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike të dobishme për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. Çdo shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri te mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve. Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim shkencor si vijon: Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë.3 Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumente, të cilat u zbuluan vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Foto 1 : Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe, për më tepër, në "shtatë" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë. Foto 2 : Toka i ka të gjitha kushtet që i nevojiten jetës. Një prej tyre është atmosfera, e cila shërben si një fushë mbrojtëse për gjallesat. Sot është një fakt i njohur që atmosfera është e përbërë prej shtresave të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Kjo gjë është përshkruar saktësisht në Kuran, ku thuhet se atmosfera përbëhet prej shtatë shtresave. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit. Funksioni i Maleve Kurani na tërheq vëmendjen ndaj një funksioni gjeologjik mjaft të rëndësishëm të maleve. "Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta..." (El Enbija 31)Foto 1 : Malet kanë rrënjë të thella nën sipërfaqen e tokës.(Earth, Press & Siever, fq. 413) Foto 2 : Sektori skematik. Malet, si kunja, kanë rrënjë të thella të fiksuara në tokë. (Anatomia e Tokës, Cailleux fq. 220) Foto 3 : Një ilustrim tjetër na tregon se malet kanë formën e kunjave, në saje të thellësisë së rrënjëve të tyre. (Shkenca e Tokës, Tarbuck & Lutgens, fq. 158) Siç vihet re, në këtë ajet është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës. Ky fakt nuk ishte i njohur nga askush në kohën kur u shpall Kurani. Në të vërtetë, ai u zbulua jo shumë kohë më parë dhe kjo vetëm si rezultat i zbulimeve të gjeologjisë bashkëkohore. Sipas këtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të shtresave masive, të cilat formojnë koren e Tokës. Kur dy shtresa përplasen me njëra-tjetrën, shtresa më e fortë rrëshqet poshtë shtresës tjetër, e cila përkulet në majë, duke formuar lartësitë dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirë thellë në tokë. Kjo nënkupton se pjesa e poshtme e maleve është po aq e madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokë. Në saje të shtrirjes nën tokë dhe mbi tokë, malet i mbërthejnë shtresat e ndryshme të tokës si një kunj. Korja e Tokës përmban shtresa që janë në lëvizje të vazhdueshme. Kjo veti mbërthyese e maleve parandalon tronditjet me shtrirje të gjerë, duke e fiksuar koren e tokës, e cila ka një strukturë tepër të lëvizshme. Në një tekst shkencor, struktura e maleve është përshkruar si më poshtë: "Atje ku kontinentet janë më të trasha, si p.sh. vargmalet, korja zhytet thellë në mantel."4 Në një ajet kuranor, kjo veti e maleve është vënë në dukje nga një krahasim i maleve me "kunjat": "A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme për jetë, ndërsa malet i bëmë si kunja?" (En-Nebe 6-7)
Me fjalë të tjera, duke u shtrirë mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës në ato pika ku bashkohen shtresat e ndryshme, malet i mbajnë lidhur këto shtresa me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë, ato fiksojnë koren e Tokës dhe parandalojnë grumbullimin e saj mbi apo ndërmjet shtresave të magmës. Shkurt, ne mund t'i krahasojmë malet me gozhdët, të cilat mbajnë dërrasat të mbërthyera së bashku. Vetia fiksuese e maleve në literaturën shkencore është përshkruar me termin "isostazi": Isostazi do të thotë: ekuilibri i përgjithshëm i kores së Tokës i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkëmbore poshtë sipërfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale.5 Ky rol kaq i rëndësishëm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kërkimet sizmike, është shpallur në Kuran shekuj më parë si një shembull i dijes absolute të krijimit të Zotit. "Ne kemi krijuar male të patundura në tokë me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta..." (El Enbija 31) Lëvizja e Maleve Në një ajet tjetër, na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshëm, ashtu siç mund të na duket, por ato janë në lëvizje të vazhdueshme. "Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshëm, ndërsa ato lëvizin si retë..." (En-Neml 88)Kjo lëvizje e maleve ndodh si pasojë e lëvizjes së kores së Tokës, mbi të cilën ato janë vendosur. Korja e Tokës 'noton' mbi shtresën e mantelit, e cila është më e dendur. Ishte fillimi i shekullit XX kur, për herë të parë në histori, një shkencëtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanë qenë të bashkuara në kohën e krijimit të tokës, por më pas u zhvendosën në drejtime të ndryshme dhe u ndanë, duke u larguar shumë larg njëri-tjetrit. Gjeologët kuptuan se Wegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, pra pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij. Sipas fjalës së Wegener në një artikull të publikuar në vitin 1915, blloqet masive të tokës u bashkuan së bashku rreth 500 milionë vjet më parë, duke formuar Pangaean, e cila gjendej në Polin e Jugut. Afërsisht 180 milionë vjet më parë, Pangaea u nda në dy pjesë, të cilat u zhvendosën në drejtime të ndryshme. Një prej këtyre kontinenteve gjigande ishte Gondwana, e cila përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktidën dhe Indinë. E dyta ishte Laurasia, e cila përfshinte Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Njëqind e pesëdhjetë milionë vjet pas kësaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanë në pjesë më të vogla. Këto kontinente, të cilat u shfaqën pas ndarjes së Pangaeas, janë spostuar mbi sipërfaqen e Tokës disa centimetra çdo vit, duke shkaktuar ndryshime në përqindjen e tokës dhe detit. Kjo lëvizje u zbulua si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillim të shekullit XX. Lëvizja e kores së Tokës është shpjeguar nga shkencëtarët si më poshtë: "Korja dhe pjesa e sipërme e mantelit, me një trashësi 100 km, janë të ndara në segmente të quajtura shtresa. Gjenden gjashtë shtresa të mëdha dhe disa shtresa të vogla. Sipas teorisë të quajtur "tektonika e shtresave", këto shtresa lëvizin në Tokë, duke mbajtur me vete "dyshemenë" e kontinenteve dhe oqeaneve. Lëvizja e kontinenteve është llogaritur të jetë 1-5 cm në vit. Gjatë kohës që shtresat vazhdojnë të lëvizin, ato realizojnë një ndryshim të vogël në gjeografinë e Tokës. Për shembull, çdo vit Oqeani Atlantik bëhet pak më i gjerë."6 Në Kuran është përmendur "lëvizja e maleve". Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin "lëvizja kontinentale."7 Është e padiskutueshme që kjo është një prej mrekullive të Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët. Mrekullia e Hekurit Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren El Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet: "Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit..." (El Hadid 25)Fjala "zbritëm poshtë" e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Por nëse ne do të merrnim në konsideratë kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, e cila është "i zbritur fizikisht nga qielli", do të kuptojmë se në këtë ajet gjendet një mrekulli shkencore mjaft domethënëse. Në saje të kërkimeve astronomike është zbuluar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigande të hapësirës. Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Gjithësesi, Sistemi ynë Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtatshme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, te të cilët temperatura arrin disa qindra miliona gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur "nova" ose "supernova". Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët që përmbajnë hekur shpërndahen nëpër univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor. E gjithë kjo na bën të qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë, pra, ai "ka zbritur në tokë" në të njëjtën mënyrë siç është shpallur në ajetin kuranor. Është e qartë se ky fakt nuk njihej shkencërisht në shekullin VII, në kohën e shpalljes së Kuranit. Krijimi në Çift Zoti ne Kur'an thote: "Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, prej vetë njerëzve dhe prej shumë gjërave që ata nuk i dinë. " (Ja Sin 36)Megjithëse koncepti i fjalës "çift" ose "dy" përdoret kryesisht për mashkullin dhe femrën, shpallja "prej shumë gjërave që ata nuk i dinë" ka kuptim më të gjerë. Një prej këtyre kuptimeve është zbuluar në kohën tonë. Shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia është e krijuar në çift, iu dha çmimi Nobël i fizikës në vitin 1933. Ky zbulim i quajtur "parité", pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies. Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kështu nga një burim shkencor: "... çdo grimcë ka antigrimcën e vet me ngarkesë të kundërt... ...dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjësimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend."8 Vijon | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Thu Oct 09, 2008 10:44 pm | |
| Guximi tha: "Si eshte e mundur qe keto kane qene te shkruara ne Kuran kurse shkenca e myslimanizmi ishin ne nje gjendje primitive, te mjerueshme?"
Kjo pyetje vetevetiu e ngerthen pergjigjen e saj. Pikerisht pse ne ate kohe njerezit kane qene primitiv, mund te vime deri tek konstatimi, se Kurani nuk eshte produkt i dores se njeriut, por eshte veper e All-llahut te Madheruar. Me t'mira | |
| | | Kushtrimi86 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 172 Age : 38 Vendi : Prishtine Registration date : 29/08/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Thu Oct 09, 2008 11:15 pm | |
| Te pergzoj Muhamet per temen dhe e cmoj shume personalitetin dhe intelegjencen tende. Shpresoj se forumistet do te binden se Kur'ani eshte baze per shkencen dhe udherrefyes i njerezimit. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Fri Oct 10, 2008 3:06 pm | |
| Muhemet une dicka tjeter pyeta i nderuar...
Pse njerezit edhe perkunder qe ka shkruar fakti ne Kuran (nga zoti ta zeme) nuk kane pasur njohuri per ate, bile kur ta kesh parasysh se Kuranin e kane lexuat mese 1 miliard njerez? Pse deri ne kete kohe nuk eshte bere i ditur ky fakt. Pse feja ka pritur qe shkenca te thote fjalen e pare e pastaj edhe feja ti baashkangjitet e te thot se keshtu ka shkruar edhe ne librin tone, pse kete fakt nuk e ka bere te ditur vet islamizmi? Nuk dua ta diskutoje faktin a e ka shkruar apo jo njeriu, vetem pergjgjja me duhet e pyetjes sime.
Te pershendes. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Fri Oct 10, 2008 6:56 pm | |
| E qarte guximi. Eshte shume e vertete se Kurani ka qene, eshte dhe do te mbetet liber i pandryshuar deri ne diten e gjykimit. Arsyeja pse nuk eshte bere i ditur ndonje fakt qe ka ceke Kurani dhe shkenca e ka vertetuar, mendoj se qendron ne ate se librat fetare jane injoruar ne nje fare menyre, dhe kur eshte diskutuar dicka ne lidhje me natyren apo gjithesine, njerezit i kane anashkaluar, sepse jane merre me shume me qeshtje sociale, ndersa tash shkenca i verteton, dhe na kujtohen me shume. Me t'mira ... | |
| | | nardlushnja Anëtar i ri
Numri i postimeve : 90 Age : 54 Vendi : Greqi Registration date : 27/04/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Fri Oct 10, 2008 7:05 pm | |
| hajde hajde ku ka arritur bota!!!! Kot vene njerezit te studjojne neper fakultete dhe universitete.Ishte e mjaftueshme te kishin nje Kuran ne dore dhe mjafte.(hajde mendje hajde) Ore zoterinj seriozisht e keni ????? | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Fri Oct 10, 2008 7:35 pm | |
| ... dicka tjeter nardlushnja?... | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:04 pm | |
| RELATIVITETI I KOHËS
Në ditët tona, relativiteti i kohës është një argument shkencor i vërtetuar. Ky argument u zbulua nga Teoria e Relativitetit e Ajnshtajnit në fillimet e shekullit XX. Më parë, njerëzit nuk e dinin se koha është një koncept relativ dhe se ajo mund të ndryshonte me ndryshimin e vendit. Por, shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, vërtetoi botërisht këtë fakt me Teorinë e Relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga pesha dhe shpejtësia. Askush nuk e kishte thënë këtë gjë kaq qartë më parë, me përjashtim të Kuranit, në të cilin gjendet informacion rreth relativitetit të kohës. Lexoni disa nga ajetet që flasin për këtë temë:
"Ata kërkojnë prej teje që t'ua shpejtosh dënimin, por Zoti nuk e thyen premtimin e Vet, sepse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet që llogaritni ju." (El Haxh 47)
"Ai e rregullon çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështje) ngrihet tek Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet." (Es-Sexhde 5)
"Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet." (El Me'arixh 4)
Në disa ajete tregohet se njerëzit e perceptojnë kohën në mënyrë të ndryshme. Në këtë mënyrë, disa njerëz mund ta konsiderojnë si shumë të gjatë një periudhë shumë të shkurtër dhe anasjelltas. Dialogu i zhvilluar ndërmjet njerëzve Ditën e Gjykimit është një shembull mjaft i mirë për këtë:
"Zoti do t'u thotë: 'Sa vite keni jetuar në Tokë?' Ata do të thonë: 'Ne kemi ndenjur vetëm një ditë ose një pjesë të saj. Pyet ata që janë në gjendje të numërojnë." (Mu'minun 112-113)
Përmendja e relativitetit të kohës në Kuran, i cili filloi të shpallej rreth vitit 610, është një argument tjetër që vërteton burimin hyjnor të këtij libri të shenjtë. SASIA E SHIUT
Një prej shumë informacioneve të dhëna në Kuran rreth formimit të shiut është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të caktuar. Kjo është përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtë:
"Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar. Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret." (Ez-Zuhruf 11)
Fakti i zbritjes së kësaj sasie shiu të matur dhe të përcaktuar është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. Është llogaritur se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilionë tonë ujë në vit. Kjo sasi është e barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë gjatë një viti. Kjo lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar "me masë të caktuar". Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit. Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.
Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibrim të madh ekologjik dhe për rrjedhojë, fundin e jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit pikërisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Kuran.
Çdo vit, sasia e ujit që avullon nga Toka dhe sasia e ujit që bie në formë shiu është "konstante": 513 trilionë tonë. Kjo sasi konstante është e shpallur në Kuran në ajetin: "Ai lëshon shiun nga qielli me masë të caktuar". Pandryshueshmëria e kësaj sasie është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe jetës. FORMIMI I SHIUT
Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pas shpikjes së mjeteve të parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin tre fazat e formimit të shiut. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë të erës, më pas formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.
Informacioni i dhënë në Kuran për shiun përputhet saktësisht me këtë proces. Në një ajet kuranor, ky informacion është përshkruar në këtë mënyrë:
"Zoti është Ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë.
Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë, pastaj përmes tyre sheh se si bie shiu…" (Err-Rrum 48)
Tani, le të shohim më hollësisht këto tre faza të përshkruara në ajetin kuranor.
FAZA E PARË: "Zoti është Ai që i dërgon erërat..."
Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë veçimin e disa grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca të pasura me kripë (të cilat quhen aerosole) transportohen nga erërat dhe ngrihen në atmosferë. Ato funksionojnë si kolektorë uji dhe formojnë pika reje, duke i mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit.
FAZA E DYTË: "... (erërat) lëvizin retë. Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë …"
Retë formohen nga avujt e ujit, të cilët kondensohen rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla (me diametër 0.01 dhe 0.02 mm), retë "qëndrojnë pezull" në ajër dhe përhapen në qiell. Në këtë mënyrë, qielli mbushet plot me re.
FAZA E TRETË: "...dhe përmes tyre sheh se si bie shiu."
Ilustrimi i mësipërm tregon pikat e ujit që shkëputen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Më pas, pikat e shiut në retë e sapoformuara do të qëndrojnë pezull në ajër dhe pastaj do të kondesohen për të formuar shiun. Të gjitha këto faza janë përshkruar në Kuran. Grimcat e ujit, të cilat rrethojnë kristalet e kripës dhe grimcat e pluhurit, zmadhohen dhe formojnë pikat e shiut, të cilat bëhen më të rënda se ajri, ndaj dhe shkëputen nga retë, duke filluar të bijnë në tokë në formë shiu.
Siç shihet, çdo fazë e formimit të shiut është shpallur në ajetet e Kuranit. Për më tepër, këto faza janë shpjeguar ekzaktësisht sipas radhës së duhur. Si shumë fenomene të tjera, edhe ky fenomen shpjegohet saktësisht në Kuran shumë shekuj më parë se të njihej nga njerëzimi.
Në një ajet tjetër është dhënë informacioni i mëposhtëm rreth formimit të shiut:
"A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën dhe atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon nga lart breshër prej reve të mëdha si malet. Me breshrin Ai godet kë të dojë dhe e largon nga kush të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tij (breshrit) gati ta merr shikimin." (En-Nur: 43)
Retë e vogla (retë Kumulus) lëvizin dhe bashkohen nëpërmjet erës, ashtu siç thuhet në Kuran: "A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën." Gjatë studimit të llojeve të reve, shkencëtarët u gjendën përpara një sërë rezultatesh të papritura mbi formimin e reve të shiut. Retë e shiut krijohen dhe formohen në bazë të një sistemi fazash të përcaktuara mirë. Le të marrim për shembull renë Kumulonimbus, e cila është një prej reve të shiut. Formimi i kësaj reje kalon në tre faza:
Faza e parë: Retë shtyhen nga era: Retë Kumulonimbus fillojnë të formohen, kur era shtyn copa të vogla reje në një zonë ku ato bashkohen.
Faza e dytë: Bashkimi: Pas kësaj, retë bashkohen duke formuar një re më të madhe.9
Faza e tretë: Grumbullimi mbi njëra-tjetrën: Kur retë e vogla bashkohen bashkë, rriten lëvizjet nga poshtë-lart brenda resë së madhe, të cilat në qendër janë më të forta se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Këto lëvizje bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht, duke marrë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht, reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë-lart nuk mund t'i mbajë pezull, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.10
Detajet e formimit, të strukturës dhe funksionimit të reve janë zbuluar nga meteorologët nëpërmjet përdorimit të mjeteve të sofistikuara si aeroplanët, satelitët, kompjuterat, ballonat etj. Eshtë e qartë se në këtë ajet Zoti na jep një informacion që nuk kishte si të njihej 1400 vjet më parë.
ERËRAT FEKONDUESE
Në një ajet tjetër në Kuran, është përmendur karakteristika "fekonduese" e erës, si rezultat i së cilës formohet shiu.
"Ne i dërgojmë erërat "fekonduese", pastaj lëshojmë shi nga qielli që t'ju japim për të pirë..." (El Hixhr 22)
Në këtë ajet na bëhet e qartë se faza e parë e formimit të shiut është era. Deri në fillim të shekullit XX, e vetmja lidhje e njohur ndërmjet erës dhe shiut ishte se "era lëviz retë". Por ishin kërkimet meteorologjike të kohës së sotme që zbuluan dhe vërtetuan rolin "fekondues" të erës në formimin e shiut. Vetia fekonduese e erës funksionon në këtë mënyrë:
Në sipërfaqen e oqeaneve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojë e shkumëzimit të ujit. Në momentin që këto flluska pëlcasin, me mijëra grimca të vogla, me diametër një të qindtën e milimetrit, ngrihen lart në ajër. Këto grimca të njohura me emrin "aerosole", përzihen me pluhurin e tokës të mbartur nga era dhe ngrihen në shtresat më të larta të atmosferës, ku bien në kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave, duke u kthyer në pika të vogla uji,të cilat bashkohen me njëra-tjetrën, duke formuar retë dhe pastaj bien në Tokë në formë shiu.
Siç shihet, erërat "fekondojnë" avujt e ujit me grimcat që ato mbajnë nga deti dhe për rrjedhojë, formojnë retë e shiut.
Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, pikat e ujit në shtresat e larta të atmosferës nuk do të formoheshin kurrë dhe ne nuk do të kishim shi.
Pra, roli vendimtar i erës në formimin e shiut është shpallur shekuj më parë në një ajet të Kuranit, në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore...
Fotografite tregojne fazat e formimit të një dallge. Era fryn mbi sipërfaqen e ujit dhe i bën grimcat e tij të lëvizin në një lëvizje rrethore, e cila formon dallgët. Flluskat e formuara nga dallgët përhapen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Ky fakt është shpallur në ajetin "Ne i dërgojmë erërat "fekonduese", pastaj lëshojmë shi nga qielli…"
| |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:09 pm | |
| DETET NUK PËRZIHEN ME NJËRI-TJETRIN Një nga veçoritë karakteristike të deteve është shpallur në një prej ajeteve të Kuranit, si më poshtë: "Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen." (Err-Rrahman 19-20) Kjo karakteristikë e deteve që rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur "tensioni sipërfaqësor", ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë së ujërave, tensioni sipërfaqësor i ndalon detet të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një pengesë.11 Aspekti interesant i këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:10 pm | |
| ERRËSIRAT E DETEVE DHE VALËT E BRENDSHME "(Gjendja e jobesimtarëve është) si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë. Nëse dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në gjendje ta shihte atë…" (En-Nur 40) Gjendja e përgjithshme në thellësitë e deteve dhe oqeaneve është përshkruar në librin me titull "Oqeanet": "Errësira në dete dhe oqeane fillon në thellësinë 200 metra e poshtë. Në këtë thellësi zakonisht nuk ka dritë. Nën thellësinë 1000 metra është errësirë e plotë."12 Sot, ne zotërojmë njohuri mbi strukturën e përgjithshme të detit, mbi karakteristikat e gjallesave në të, mbi kripësinë e tij, ashtu siç njohim dhe sasinë e tij të ujit, sipërfaqen dhe thellësinë e tij. Ishin nëndetëset dhe pajisjet e sofistikuara, të zhvilluara prej teknologjisë bashkëkohore, të cilat u krijuan mundësinë shkencëtarëve të sigurojnë këtë informacion. Qeniet njerëzore nuk janë të afta të zhyten më thellë se 40 metra nën ujë pa ndihmën e pajimeve speciale. Ata nuk mund të mbijetojnë në pjesët e errëta të oqeaneve si p.sh. në thellësinë 200 metra. Për këtë arsye, vetëm kohët e fundit shkencëtarët arritën të zbulojnë këto pjesë të hollësishme të informacionit rreth deteve. Por ky fakt është përmendur në suren En-nur pikërsisht në pjesën "errësira në një det të thellë e të madh". Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit, sepse është thënë në një kohë kur njerëzit nuk zotëronin pajisjet e nevojshme për t'u zhytur në thellësitë e oqeaneve. Por nuk është vetëm kjo; shpallja në ajetin e dyzetë të sures En-Nur na tërheq vëmendjen te një tjetër mrekulli shkencore e Kuranit "… si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura…".
| | Matjet e bera ne ditet e sotme nxoren ne drite se 3 deri ne 30 perqind e rrezeve e detit. Gati te shtate ngiyrat e drites perthithen njera pas tjetres ne 200 metrat e para, perveç drites blu (fotoja ne te majte). Nen 1000 metra nuk ka me drite (fotoja lart). Ky argument shkencor ndodhet qe prej 1400 vjetesh ne ajetin e dyzete te sures En-Nur. |
Ky ajet na jep mundësinë të kuptojmë, se në ujërat në thellësi të ë oqeaneve gjenden valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera. Merret lehtë me mend se valët e dyta janë valët sipërfaqësore, sepse pas tyre përmenden retë. Po valët e para ç'janë? Kohët e fundit shkëncëtarët zbuluan se ekzistojnë valë të brendshme, të cilat "hasen ndërmjet shtresave me dendësi të ndryshme". Këto valë të brendshme mbulojnë ujrat e thellë të deteve dhe oqeaneve, sepse ujërat në thellësi kanë dendësi më të lartë se ujërat sipër tyre. Valët e brendshme lëvizin në mënyrë të ngjashme me valët sipërfaqësore, madje ato përthyhen ashtu siç përthyen dhe valët sipërfaqësore. Valët e brendshme nuk mund të shihen nga syri i njeriut, por mund të diktohen me anë të studimit të ndryshimit të temperaturës ose kripësisë në një vend të caktuar.13 |
Fotoja në të majtë paraqet valët e brendshme si një ndarje ndërmjet dy shtresave të ujit me dendësi të ndryshme. Shtresa e poshtme është më e dendur se ajo që gjendet lart saj. Ky argument shkencor, i cili është shpallur 14 shekuj më parë në ajetin e dyzetë të sures En-Nur, u zbulua prej shkencëtarëve vetëm kohët e fundit. |
Shpallja në Kuran ecën paralelisht me shpjegimin e mësipërm. Pa mjetet e duhura, njeriu mund të shohë vetëm valët mbi sipërfaqen e detit, ndaj është e pamundur që dikush të ketë dijeni rreth valëve të brendshme në thellësi të detit. Por, ndërkohë, në suren En-Nur, Zoti na flet për një lloj tjetër valësh, të cilat gjenden në thellësi të oqeaneve. Natyrisht që ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan shumë vonë, na tregon edhe një herë se Kurani është fjala e Zotit. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:13 pm | |
| ZONA E TRURIT QE KONTROLLON LËVIZJEN"Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare." (El Alek 15-16) Fraza "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" në ajetin e mësipërm është mjaft interesante. Përse i quan Kurani flokët e pjesës së përparme të kokës gënjeshtare dhe mëkatare? A nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve (apo flokëve të pjesës së përparme të kokës) nga ana tjetër? Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Vetëm në 60 vitet e fundit, shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë. Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit. Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe Psikologjisë, në të cilin përfshihen kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet: Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues...14 Libri gjithashtu thotë: Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit...15 Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave. Është më se e qartë se shpallja "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" përputhet tërësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Zoti në Kuran shumë shekuj më parë. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:14 pm | |
| KRIJIMI I NJERIUT Në shumë ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqëndrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet ardhja në jetë e njeriut, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb: "Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën?! A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?" (El Uakia 57-59) Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të informacionit të përmendur në disa ajete kuranore janë kaq të hollësishme saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre pikave janë si më poshtë: 1- Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj. 2- Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra. 3- Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë. 4- Embrioni zhvillohet brenda tri errësirave (shtresave) në mitër. Në kohën e shpalljes së Kuranit, njerëzit e dinin me siguri që faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë dhe s'kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme. Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX. Tani le t'i studiojmë këto pika një nga një. Një pikë e farës Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e duhur. Në fund të kësaj "gare", veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj. Ky është thelbi i njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Në Kuran thuhet: "A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?" (El Kijame 36-37) Siç shihet, Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë e origjinës hyjnore të saj. |
Në foton në të majtë, shohim momentin e derdhjes së spermës në mitër. Nga 250 milionë spermatozoidet e lëshuara nga mashkulli, vetëm një numër shumë i vogël prej tyre e arrijnë vezën. Spermatozoidi që do të fekondojë vezën është një prej një mijë qelizave spermatozoide që arrijnë të mbijetojnë. Fakti që njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë e vogël e saj, është shpallur në Kuran me shprehjen "një pikë e farës që derdhet". | Përzierja në farë (spermë) Fara nuk përmban vetëm spermatozoide, por edhe një përzierje lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë funksione të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t'u dhënë energji spermatozoideve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t'u lejojë lëvizje të lirë spermatozoideve. Kur përmendet fara në Kuran, ajo përshkruhet si një lëng i përzierë: "Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier me qëllim që ta sprovojmë atë…" (El Insan 2) Një ajet tjetër, po ashtu, bën fjalë për farën si një përzierje. Në të theksohet se njeriu është krijuar nga "esenca" e kësaj përzierje: "Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët." (Es-Sexhde 7- Fjala arabe "sulale" e përkthyer si "esencë", nënkupton diçka esenciale ose pjesën më të mirë të diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton "një pjesë të një tërësie". Kjo tregon që Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Zoti, Krijuesi i njeriut. Gjinia e foshnjes | Në Kuran thuhet se meshkujt dhe femrat janë krijuar nga "pika e farës që derdhet". Gjithësesi, jo shumë kohë më parë, besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca arriti ta zbulojë faktin e përmendur në Kuran vetëm në shekullin XX. |
Jo shumë kohë më parë mendohej se gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku. Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, sipas të cilit të dy gjinitë janë krijuar nga "pika e farës që hidhet". "Ai i krijoi të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet." (En-Nexhm 46-47) Përmendja e dy gjinive nuk është e rastësishme. Nëse Zoti do të kishte për qëllim thjesht krijimin e njeriut, atëherë në ajet do të thuhej "Ai e krijoi njeriun… prej pikës së farës..". Mirëpo ajeti na informon se Zoti i krijoi të dy gjinitë prej pikës së farës… Zhvillimi i gjenetikës dhe biologjisë molekulare ka vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se gjinia përcaktohet nga qelizat spermatozoide të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces. Kromozomet janë elementet bazë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozomet seksuale. Këto dy kromozome te mashkulli janë emërtuar "XY", ndërsa te femra "XX", sepse forma e këtyre kromozomeve ngjason me shkronjat përkatëse. Kromozomi Y mban kodin gjenetik të mashkullit, kurse kromozomi X atë të femrës. Formimi i një qenieje njerëzore fillon me ndërthurjen e një prej këtyre kromozomeve, i cili gjendet si te çiftet e mashkullit, ashtu edhe te ato të femrës. Te femra, komponentet e qelizës seksuale, të cilat ndahen në dy pjesë gjatë ovulacionit, mbajnë kromozomet X. Qeliza seksuale e mashkullit, nga ana tjetër, prodhon dy lloje të ndryshme qelizash spermatozoide, njëra prej të cilave përmban kromozomet X, ndërsa tjetra Y. Nëse një kromozom X i femrës bashkohet me një qelizë spermatozoide, e cila përmban një kromozom X, atëherë fëmija do të jetë femër. Nëse ai bashkohet me një qelizë spermatozoide që përmban kromozomin Y, fëmija do të jetë mashkull. | | Kromozomi Y mbart karakteristikat mashkullore, ndërsa kromozomi X ato femërore. Në vezën e nënës ndodhet vetëm kromozomi X. Në farën e babait ndodhen spermatozoide që mbajnë kromozome X dhe Y. Kështu pra, gjinia e foshnjës varet nga fakti se cili prej kromozomeve ndodhet në spermatozoidin që fekondon vezën, X-i apo Y-i. Me fjalë të tjera, ashtu siç është shpallur dhe në ajet, rolin kryesor në përcaktimin e gjinisë e luan sperma që del nga babai. Kjo njohuri, e cila nuk dihej në kohën kur u shpall Kurani, është argument i qartë për burimin hyjnor të Kuranit. |
Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjës përcaktohet nga ai kromozom i mashkullit që bashkohet me vezën e femrës. Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej para shekullit XX, gjatë të cilit u zbuluan gjenet. Në të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga trupi i femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza. Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtë këtë besim të kotë, duke bërë të qartë se gjinia e njeriut nuk e ka pikënisjen nga femra, por te sperma e mashkullit. Ngjitja e lëngut të mpiksur në mitër Nëse do të vazhdonim t'i studionim më tej argumentet e shpallura në Kuran rreth formimit të embrionit të njeriut, do të hasnim në disa mrekulli shkencore të tjera shumë të rëndësishme. Kur qeliza spermatozoide bashkohet me vezën e femrës, fillon të formohet qeliza bazë e embrionit. Qeliza e vetme, e cila njihet në biologji me emrin "zigotë", fillon menjëherë të riprodhohet nëpërmjet ndarjes dhe më pas shndërrohet në një "copë mishi" të quajtur embrion. Sigurisht që kjo mund të shihet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit. | Në fazën e parë të zhvillimit, foshnja në barkun e nënës është në formën e zigotës, e cila ngjitet në mitër me qëllim që të ushqehet prej gjakut të nënës. Në foton lart duket zigota, e cila ngjason me një copë mishi. Ky fakt, i cili u zbulua nga embriologjia bashkëkohore, është një mrekulli e shpallur në Kuran 14 shekuj më parë me anë të fjalës "alek", që nënkupton "diçka që ngjitet dhe varet në në një vend" dhe përdoret për të përshkruar shushunjën, e cila ngjitet në trup për të thithur gjak. |
Sidoqoftë, gjatë periudhës së zhvillimit, embrioni nuk qëndron në zbrazëtirë. Ai ngjitet në mitër siç ngjiten rrënjët e një bime, të cilat fiksohen fort në tokë nëpërmjet lozeve të tyre. Nëpërmjet kësaj lidhjeje, embrioni arrin të marrë prej trupit të nënës substancat e nevojshme të jetës.16 Në këtë pikë, një mrekulli mjaft domethënëse është shpallur në Kuran. Duke iu referuar zhvillimit të embrionit në barkun e nënës, Zoti përdor në Kuran fjalën "alek", e cila është dhe faza e parë e përshkrimit të zhvillimit të tij. "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë. Krijoi njeriun prej alekut (në mitrën e nënës). Lexo, se Zoti yt është më bujari!" (El-Alek 1-3) Nga ana gjuhësore, fjala alek ka kuptimin e "diçkaje të varur apo të ngjitur në diçka tjetër". E njëjta fjalë përdoret për të përshkruar shushunjat që ngjiten ne trup për të thithur gjakun. Sigurisht, përdorimi i kësaj fjale për të përshkruar në mënyrë mjaft të përshtatshme zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, vërteton edhe një herë se Kurani është shpallje nga Zoti, Zoti i gjithçkaje. Mbështjellja e muskujve rreth kockave | Kockat e foshnjës mbasi zhvillohen krejtësisht në barkun e nënës, vishen me mish gjatë një faze të veçantë. |
Një nga ajetet që përshkruan fazat e zhvillimit të embrionit të njeriut pohon faktin se në barkun e nënës në fillim zhvillohen kockat dhe më pas muskujt: "… Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi, pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Zoti, Krijuesi më i mirë." (El-mu'minun 12-14) Deri pak kohë më parë, embriologët ishin të mendimit se kockat dhe muskujt në embrion zhvillohen në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, për një kohë të gjatë, disa njerëz pretendonin se këto ajete ishin në kundërshtim me shkencën. Por kërkimet e fundit mikroskopike, të ndihmuara nga avantazhi i teknologjisë moderne, zbuluan se shpallja në Kuran është e saktë. Vëzhgimet në nivele mikroskopike treguan se zhvillimi i embrionit në barkun e nënës ndodh në përputhje të plotë me përshkrimin në Kuran. Së pari, indet kërcore të embrionit kthehen në kocka. Më pas, qelizat muskulore, të cilat formohen prej indeve përreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat. Ky proces është shpjeguar si më poshtë në librin e mirënjohur, Zhvillimi i njeriut, i cili është shkruar nga një prej shkencëtarëve më të spikatur në fushën e anatomisë dhe embriologjisë. | | Shumë prej fazave të zhvillimit të fëmijës në barkun e nënës janë shpallur në Kuran. Siç thuhet edhe në ajetin e katërmbëdhjetë të sures El Mu'minun, indet kërcore të embrionit, në fillim, shndërrohen në kocka. Pastaj kockat vishen me qeliza muskulore. Zoti e përshkruan këtë zhvillim në ajetin: "… pastaj mudgan e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin." |
Gjatë javës së shtatë, skeleti fillon të shpërndahet nëpër tërë embrionin dhe kockat marrin formën e tyre natyrale. Në fund të javës së shtatë dhe gjatë javës së tetë, muskujt zënë vendin e tyre rreth formave të kockës.17 Pra, fazat e zhvillimit të njeriut të përshkruara në Kuran janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë bashkëkohore. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:14 pm | |
| Tri fazat e foshnjës në mitër Në Kuran është shpallur se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza. "... Ai ju krijoi në barkun e nënave tuaja, fazë pas faze, në tri errësira. Ky është Zoti, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti…" (Ez-Zumer 6) Siç mund të shihet nga ajeti i mësipërm, njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Me të vërtetë, biologjia bashkëkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sektorë të veçantë në barkun e nënës. Sot, në të gjitha tekstet e embriologjisë që studiohen në fakultetet e mjekësisë, ky subjekt trajtohet si pjesë e njohurive themelore. Për shembull, në librin Embriologjia njerëzore elementare, i cili është një referencë e rëndësishme në fushën e embriologjisë, ky fakt përshkruhet si më poshtë: Jeta në mitër kalon në tri faza: paraembrionike (dy javët e para plus gjysma e javës së tretë), embrionike dhe fetus (fundi i javës së tetë e deri në lindje)."18 Këto faza u referohen etapave të ndryshme të zhvillimit të një foshnjeje. Karakteristikat kryesore të këtyre etapave janë dhënë më poshtë: - Faza paraembrionikeNë këtë fazë, zigota rritet nëpërmjet ndarjes dhe, kur bëhet një grumbull shumëqelizor, ajo ngjitet në muret e mitrës. Ndërsa vazhdojnë të rriten, qelizat organizohen në tri shtresa. - Faza embrionikeKjo fazë zgjat për pesë javë e gjysmë, gjatë së cilës foshnja quhet "embrion". Në këtë fazë, sistemet dhe organet kryesore të trupit fillojnë të shfaqen prej shtresave qelizore. - Faza fetusNë këtë fazë, embrioni quhet "fetus". Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzanisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristikë dalluese e kësaj faze është se fetusi merr formën e një qenieje njerëzore me fytyrë, duar dhe këmbë. Megjithëse fillimisht është vetëm 3 cm i gjatë, që të gjitha organet e tij janë të dallueshme. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes. | |
Në ajetin e gjashtë të sures Ez-Zumer tregohet qartë se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Me të vërtetë, biologjia bashkëkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sektorë të veçantë në barkun e nënës.
|
Informacioni mbi zhvillimin e foshnjës në barkun e nënës u bë i mundur vetëm pasi u bënë vëzhgime me mjete dhe metoda bashkëkohore. Si shumë argumente të tjera shkencore, disa pjesë të këtij informacioni janë shpallur në ajetet e Kuranit. Përmendja e këtij informacioni kaq të detajuar dhe të përpiktë, në një kohë kur njerëzit kishin njohuri të pakta mbi çështjet e mjekësisë, është një tregues i qartë se Kurani nuk është fjala e një njeriu, por është fjala e Zotit. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:15 pm | |
| QUMËSHTI I NËNËS Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme që shërben si burim ushqimor i shkëlqyeshëm për foshnjen e porsalindur dhe rrit rezistencën ndaj sëmundjeve. As ushqimi artificial për fëmijë i prodhuar nga teknologjia e ditëve tona nuk mund ta zëvendësojë këtë burim ushqimi të mrekullueshëm. Çdo ditë zbulohen dobi të reja që përmban qumështi i nënës për fëmijën. Një prej argumenteve që shkenca ka zbuluar rreth qumështit të nënës është se pirja e tij gjatë dy viteve të para të jetës ka dobi mjaft të madhe.19 Në Kuran jepet një lajm mjaft i rëndësishëm 14 shekuj më parë në lidhje me këtë fakt të zbuluar nga shkenca vetëm kohët e fundit: "Nënat duhet t'i ushqejnë foshnjat e tyre për dy vjet me radhë…" (El-Bekare 233) "Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit, sepse nëna e vet e mbajti në barkun e saj, me vështirësi pas vështirësie dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Ji mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, sepse tek Unë është kthimi juaj." (Lukman 14) | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:15 pm | |
| IDENTITETI NË SHENJAT E GISHTËRINJVE Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, ka shenjat e tij të veçanta të gishtërinjve. Me fjalë të tjera, identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, si prodhimet industriale apo ushqimore. "A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim! Madje Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij!" (El Kijame 3-4) Theksimi i shenjave të gishtërinjve ka një domethënie mjaft të veçantë, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Për këtë arsye, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, ndaj dhe sot përdoren pikërisht për këtë qëllim. Por më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua nga fundit i shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua veçse në ditët tona. | Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, ka shenjat e tij të veçanta të gishtërinjve. Me fjalë të tjera, identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, si prodhimet industriale apo ushqimore. |
| |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:16 pm | |
| INFORMACIONI I DHËNË NË KURAN MBI TË ARDHMEN
PARATHENIE
Një aspekt tjetër i mrekullive të Kuranit është përmendja e një sërë ngjarjesh të rëndësishme, të cilat ndodhën më vonë. Për shembull, në suren El-Fet'h, besimtarët përgëzohen me lajmin e rikthimit në Mekë, e cila më parë ishte nën sundimin e idhujtarëve:
"Zoti e vërtetoi ëndrrën e të dërguarit të Tij. Me dëshirën dhe vullnetin e Zotit, ju do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, me flokë të rruar apo të shkurtuar, pa iu frikësuar askujt. Ai di atë çka ju nuk e dini dhe para saj ju dha një fitore të afërt (çlirimi i Hajberit)." (El Fetih 27)
I parë nga afër, ky ajet shpall një tjetër fitore, e cila do të ndodhte para fitores së Mekës. Me të vërtetë, ashtu siç është shpallur edhe në ajet, besimtarët morën Fortesën e Hajberit, e cila ishte nën kontrollin e çifutëve dhe më pas hynë në Mekë. Shpallja e ngjarjeve të së ardhmes është vetëm një pjesë e dijes së Kuranit. Ajo është gjithashtu argument se Kurani është fjala e Zotit, i Cili ka dije të pafundme. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:16 pm | |
| FITORJA E BIZANTIT Një nga informacionet e përmendura në Kuran mbi atë që do të ndodhte në të ardhmen, gjendet në ajetet e para të sures Er-Rum, të cilat i referohen Perandorisë Bizantine apo pjesës lindore të Perandorisë Romake. Në këto ajete është shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatës së rëndë që kishte pësuar prej ushtrisë perse, do të triumfonte shumë shpejt. | |
Shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, ku bizantinët u mundën nga persët. Lart është një foto e vendit, marrë nga sateliti. Liqeni i Lutit, i cili është vendi më i ulët në tokë, gjendet 395 metra nën nivelin e detit.
|
"Elif, Lam, Mim. Bizantinët (romakët) u mundën, në tokën më të ulët (afërt), por pas disfatës së tyre, ata do të triumfojnë brenda pak viteve." (Er-Rum 1-3) | Lart është fotografia e Detit të Vdekur, marrë nga sateliti. Lartësia e Detit të Vdekur mund të përcaktohet vetëm me pajisje moderne. Këto matje nxorën në dritë faktin se ai vend është me të vërtetë "vendi më i ulët i Tokës". |
Këto ajete u shpallën rreth vitit 620 e.s., gati shtatë vjet pas humbjes së thellë të ushtrisë kristiane bizantine prej ushtrisë idhujtare perse. Por në Kuran u shpall se shumë shpejt bizantinët do të triumfonin mbi rivalin e tyre. Në fakt, duke parë disfatën e rëndë të bizantinëve, dukej gati e pamundur që shteti bizantin do të mbijetonte, jo më të fitonte përsëri. Jo vetëm persët, por edhe avarët, sllavët e lombardianët përbënin një kërcënim serioz për Perandorinë Bizantine. Avarët kishin arritur deri në muret e Kostandinopojës. Perandori bizantin, Heraklius, urdhëroi që ari dhe argjendi që gjendej në kisha të shkrihej dhe me to të bëheshin para për të përballuar shpenzimet e ushtrisë. Kur këto nuk mjaftuan, edhe statujat e bronxit u shkrinë pët t'u kthyer në para. Shumë guvernatorë ngritën krye kundër perandorit Heraklius, ndaj dhe perandoria gjendej në një situatë tepër kritike. Mesopotamia, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, të cilat kohë më parë i përkisnin Perandorisë Bizantine, ishin pushtuar nga idhujtarët persë.20 Me pak fjalë, të gjithë pritnin nga çasti në çast shkatërrimin e Perandorisë Bizantine. Pikërisht në ato momente u shpallën ajetet e para të sures Er-Rum, sipas të cilave bizantinët do të triumfonin pas pak vitesh. Kjo fitore dukej aq e pamundur, saqë idhujtarët e Mekës, të cilët ishin mjaft larg vendit të ngjarjes, filluan të talleshin me besimtarët e paktë. Ata besonin se fitorja e shpallur në Kuran nuk do të bëhej kurrë realitet. Shtatë vjet pas shpalljes së ajeteve të para të sures Er-Rum, në Dhjetor të vitit 627 e.s. një betejë e përgjakshme u zhvillua ndërmjet ushtrisë bizantine dhe asaj perse në Niniveh. Ndodhi ajo që s'pritej; ushtria bizantine triumfoi mbi ushtrinë perse. Disa muaj më vonë, persianët u detyruan të bënin një marrëveshje me Perandorinë Bizantine, sipas së cilës ata detyroheshin t'i rikthenin asaj të gjitha territoret e pushtuara prej tyre. Më në fund, "fitorja e bizantinëve" e shpallur në Kuran u bë realitet. 21 Një tjetër mrekulli e shpallur në këto ajete është një dukuri gjeografike që nuk mund të njihej prej askujt në atë kohë. Në ajetin e tretë të sures Er-Rum tregohet se romakët pësuan disfatë në vendin më të ulët në Tokë. Fraza "Edna el-erd" në arabisht është interpretuar në mjaft përkthime si "vendi më i afërt". Por ky nuk është kuptimi i drejtpërdrejtë i shpalljes në origjinal, por është më tepër një kuptim figurativ i saj. Fjala "Edna" në arabisht vjen nga fjala "denij" që nënkupton "i ulët", ndërsa "edna" do të thotë "më i ulti", ndërsa "Erd" do të thotë "tokë". Kështu që shprehja "Edna el Erd" do të thotë "vendi më i ulët në Tokë". Fakti më interesant është se etapat më të rëndësishme të luftës së zhvilluar ndërmjet bizantinëve dhe persëve, në të cilën bizantinët u mundën dhe si pasojë humbën Jeruzalemin, kanë ndodhur me të vërtetë në pikën më të ulët të Tokës. Ky rajon specifik është shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, i cili ndodhet në pikën e bashkimit të Sirisë, Palestinës dhe Jordanisë. "Deti i Vdekur" shtrihet 395 metra nën nivelin e detit dhe me të vërtetë është vendi më i ulët në Tokë. Kjo nënkupton se bizantinët u mundën në pjesën më të ulët të Tokës, ashtu siç thuhet në Kuran. Pjesa më rëndësishme është fakti se lartësia e Detit të Vdekur mund të matet vetëm me pajisjet teknike moderne. Më parë ishte e pamundur të dihej se ajo ishte pjesa më e ulët e sipërfaqes së Tokës. A nuk është ky një argument bindës se Kurani është me të vërtetë një shpallje hyjnore... | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:16 pm | |
| INFORMACIONET HISTORIKE NË KURAN FJALA "HAMAN" NË KURAN Informacioni i dhënë në Kuran rreth Egjiptit të lashtë nxori në dritë shumë fakte historike, të cilat ishin të pakonfirmuara deri kohët e fundit. Këto fakte na bëjnë të qartë se çdo fjalë në Kuran është shpallur nga një Ekzistencë Inteligjente me Urtësi të përkryer. Hamani është një person, emri i të cilit përmendet në Kuran së bashku me Faraonin. Ai është përmendur në gjashtë vende të ndryshme në Kuran si një prej njerëzve më të afërt të Faraonit. Çuditërisht, emri i Hamanit nuk përmendet fare në Teurat (Tora), megjithëse në të historia e Musait (Moisiut) është dhënë shumë e detajuar. Megjithatë, emrin Haman e gjejmë të përmendur te kapitujt e fundit të Testamentit të Vjetër, ku identifikohet si një prej ndihmësve të mbretit të Babilonisë, i cili u shkaktoi mjaft mizori izraelitëve, afërsisht 1100 vjet mbas vdekjes së Moisiut. Disa jomuslimanë deklarojnë se Profeti Muhamed e shkroi vetë Kuranin, duke kopjuar Biblën, mirëpo gjatë këtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura në Bibël. Absurditeti i këtyre deklaratave u vërtetua përfundimisht pas deshifrimit të alfabetit hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet më parë dhe në shkrimet e lashta u gjend emri "Haman". Më parë, shkrimet dhe dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë nuk mund të kuptoheshin. Shkrimi i Egjiptit të lashtë ishte hieroglifik, i cili mbijetoi ndër vite me radhë. Sidoqoftë, me shtrirjen e krishterizmit dhe ndikimit të kulturave të tjera në shekujt II dhe III e.s., Egjipti e braktisi besimin e tij të hershëm bashkë me shkrimin hieroglif. Ekzemplari i fundit i njohur, në të cilin ishte përdorur shkrimi i hieroglifeve është një dorëshkrim i vitit 394 e.s. Më pas, ajo gjuhë u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo kuptonte atë. Kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet më parë... Misteri i gjuhës së lashtë së hieroglifeve egjiptiane u zgjidh më 1799, pas zbulimit të pllakës Rosetta Stone, e cila i përkiste vitit 196 p.e.s. Rëndësia e këtij dorëshkrimi qëndron në faktin se ai ishte shkruar në tri forma të ndryshme: hieroglife, demotike (një formë e thjeshtuar e shkrimit të priftërijve në Egjiptin e lashtë) dhe greke. Me ndihmën e dorëshkrimit grek u deshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Përkthimi i dorëshkrimit u bë nga francezi Jean-Françoise Champollion. Kështu, një gjuhë e harruar dhe shumë ngjarje të lidhura me të dolën në dritë. Në këtë mënyrë, u përftuan mjaft njohuri mbi qytetërimin, fenë dhe jetën sociale të Egjiptit të lashtë. | Emri "Haman" nuk njihej derisa u deshifrua gjuha hieroglife egjiptiane në fillim të shekullit XIX. Kur kjo gjuhë u dëshifrua, u bë i njohur fakti se Hamani ishte ndihmësi i afërt i Faraonit dhe ishte "përgjegjës i atyre të cilët nxirrnin shkëmbinj". (Lart tregohen ndërtuesit e lashtë egjiptianë). Në Kuran, Hamani është përmendur si personi që drejtonte punët ndërtuese nën komandën e Faraonit. Kjo nënkupton se ky lajm nuk mund të njihej nga askush në kohën kur u shpall Kurani, aq më tepër që edhe vetë Bibla, megjithëse ajo është shumë më e detajuar se Kurani në përshkrimin e ngjarjeve, nuk e përmend një gjë të tillë. |
Nëpërmjet deshifrimit të hieroglifeve u zbuluan njohuri mjaft të rëndësishme. Një prej tyre ishte përmendja e emrit "Haman" në dorëshkrimet egjiptiane. Ky emër gjendet në monumentin e muzeut Hof Museum, në Vjenë.22 Në fjalorin "Njerëzit në mbretërinë e re", i cili u përgatit duke u bazuar mbi tërë përmbledhjet e dorëshkrimeve, përmendet se Hamani ka qenë "përgjegjës i punëtorëve të cilët nxirrnin shkëmbinj".23 Rezultati nxori në pah një të vërtetë mjaft të rëndësishme. Ndryshe nga pohimet false të kundërshtarëve të Kuranit, Hamani ka jetuar në Egjipt në kohën e Musait, si njeri i afërt me Faraonin dhe ka marrë pjesë në ndërtimet e kryera, siç thuhet edhe në Kuran. Për më tepër, ajeti kuranor përshkruan ngjarjen ku Faraoni i kërkoi Hamanit të ndërtonte një kullë të lartë. "Faraoni tha: "O ju krerët e popullit! Unë nuk di të keni ndonjë zot tjetër përveç meje, ndaj ti o Haman, prodho për mua tulla, duke pjekur baltën dhe ndërtomë një kullë të lartë, ndoshta do të arrij të shoh zotin e Musait, megjithëse unë mendoj se në të vërtetë ai është gënjeshtar." (El Kasas 38) Si përfundim, ekzistenca e emrit të Hamanit në dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë, jo vetëm që i bëri të pavlera thëniet e fabrikuara të mohuesve të Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe një herë faktin se Kura'ni është fjala e Zotit, Zotit të botëve. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:17 pm | |
| TITUJT E SUNDUESVE EGJIPTIANË NË KURAN Musai nuk ishte i vetmi profet që jetoi në tokat e Egjiptit gjatë historisë së lashtë të vendit. Profeti Jusuf (Jozef) jetoi në Egjipt shumë kohë para se të vinte Musai. Kur lexojmë historitë e Musait dhe Jusufit, ne hasim një lloj paralelizmi. Ndërsa i adresohemi sunduesit të Egjiptit në kohën e Jusufit, gjejmë të përdorur në Kuran epitetin "melik" (mbret): "Mbreti tha: "Sillmani Jusufin, që ta bëj prej njerëzve të afërt me mua!" (Kur ia sollën) dhe bisedoi me të tha: "Tani ti ke një pozitë të lartë te ne dhe je i besueshëm. " (Jusuf 54) Në kontrast, sunduesi në kohën e Musait nuk quhet më mbret por "Fir'aun" (Faraon): "Ne i dhamë Musait nëntë mrekulli të qarta. Pyeti (o Muhammed) bijtë e Israilit (për Musain) kur u erdhi atyre, mirëpo faraoni i tha atij: O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur!" (El Isra 101) Ngjarjet historike të evidentuara sot na tregojnë shkakun e emërtimit të ndryshëm të këtyre sunduesve. Fjala "faraon" në të vërtetë ishte emri i pallatit mbretëror në Egjiptin e hershëm. Sunduesit e dinastisë së vjetër nuk e përdornin këtë emër. Fjala faraon, si një titull sunduesi, nuk u përdor deri në periudhën e "Mbretërisë së Re" të historisë së Egjiptit. Kjo periudhë filloi me dinastinë e tetëmbëdhjetë (1539-1292 p.e.s.) dhe që prej dinastisë së njëzetë (945-730 p.e.s.) fjala faraon përdorej si një titull nderi. Kështu pra, mrekullia e Kuranit demonstrohet edhe një herë: Jusufi jetoi në kohën e Mbretërisë së Vjetër dhe atëherë përdorej fjala "melik" (mbret) për sunduesit egjiptianë dhe jo "faraon". Nga ana tjetër, Musai jetoi në periudhën e Mbretërisë së Re, kur sunduesit e Egjiptit quheshin "faraonë".fait Nuk ka dyshim se një dallim i tillë mund të bëhej vetëm nga një person që e njihte mirë historinë e Egjiptit. Por për fat të keq, historia e Egjiptit të Lashtë u harrua krejtësisht që prej shekullit IV. Për këtë arsye, hieroglifet nuk mund të kuptoheshin më, ndaj dhe ky fakt nuk mund të zbulohej para shekullit XIX. Si rrjedhim, askush nuk kishte njohuri kaq të thella mbi historinë e Egjiptit të lashtë, në kohën kur u shpall Kurani. Ky është një tjetër fakt që vërteton qartë se Kurani është fjala e Zotit. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:17 pm | |
| KONKLUZION
Të gjitha këto mrekulli që shqyrtuam më sipër vërtetojnë qartë se Kurani është një libër, në të cilin çdo gjë e shpallur është provuar të jetë e vërtetë. Faktet rreth temave shkencore, lajmet mbi të ardhmen dhe përshkrimi i historive të ndodhura në kohët e lashta tregojnë se askush nuk mund t'i njihte ato në kohën e shpalljes së Kuranit. Kjo na vërteton bindshëm një gjë: se Kurani nuk ka mundësi të jetë fjalë e njeriut, ai është fjala e Zotit të Plotfuqishëm, Krijuesit të gjithçkaje, dija e të Cilit përfshin çdo gjë. Në një ajet kuranor, Zoti thotë "Sikur Kurani të ishte prej dikujt tjetër, përveç Zotit, njerëzit do të gjenin në të shumë kundërthënie." (En-Nisa 82) Jo vetëm që kundërthëniet nuk ekzistojnë në Kuran, por shumë pjesë të këtij Libri të Shenjtë përmbajnë mrekulli të ndryshme, të cilat zbulohen dita-ditës. Njerëzimi duhet të kapet fort pas këtij libri hyjnor të shpallur nga Zoti dhe ta pranojë atë si udhëzimin e tij të vetëm. Në një nga ajetet kuranore, Zoti na bën thirrje:
"Këtë libër ne e bëmë dobiprurës e të begatshëm, ndaj përmbajuni atij dhe ruajuni (nga gjynahet), me qëllim që të mëshiroheni." (El-En'am 155)
Në një ajet tjetër, Zoti tërheq vërejtjen:
"Thuaj: "E vërteta është ajo që vjen nga Zoti juaj, ndaj kush të dojë, le të besojë dhe kush të dojë, le të mohojë." (El Kehf 29)…
"Në të vërtetë këto janë këshilla. Kush dëshiron, merr mësime nga ky Kuran." (Abese 11-12) | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. Sat Oct 11, 2008 6:18 pm | |
| DISFATA E EVOLUCIONIT Dështimi shkencor i Darvinizmit Çarls Darvini |
Teoria e evolucionit, edhe pse është një doktrinë që i ka fillimet nga grekët e lashtë, u përqafua gjerësisht në shekullin XIX. Zhvillimi më i rëndësishëm që e bëri teorinë temën kryesore të botës së shkencës ishte botimi në vitin 1859 i librit Origjina e Llojeve. Në këtë libër Darvini doli me pretendimin se llojet e ndryshme në tokë nuk janë krijuar veç e veç, por rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët dhe kanë ndryshuar nga njëra-tjetra nëpërmjet ndryshimeve të vogla me kalimin e kohës. Teoria e Darvinit nuk mbështetet në asnjë zbulim shkencor objektiv. Ashtu siç tregohet edhe në kapitullin me titull "Vështirësitë e Teorisë" në të njëjtin libër, teoria linte hapësira të mëdha përballë një sërë pyetjeve shumë të rëndësishme. Darvini shpresonte që vështirësitë që i dilnin teorisë do të kapërceheshin me zhvillimin e shkencës dhe zbulimet e reja shkencore do ta forconin atë edhe më tepër, gjë të cilën e deklaronte shpesh në libër. Por shkenca përparonte plotësisht në kah të kundërt me shpresat e Darvinit dhe në vend që ajo t'i përkrahte hipotezat themelore të teorisë, i shtoi akoma dhe më tepër pikëpyetjet rreth kësaj teorie. Disfata e darvinizmit përballë shkencës mund të përmblidhet në tre tituj kryesorë: 1) Teoria nuk shpjegon kurrë se si ka filluar fillimisht jeta në tokë. 2) Nuk gjendet asnjë zbulim shkencor që provon se "mekanizmat e evolucionit", të propozuara nga kjo teori, kanë ndonjë forcë evoluese. 3) Të dhënat fosile provojnë të kundërtën e ideve të parashtruara nga teoria e evolucionit. Le të shtjellojmë në vija të përgjithshme këta tre tituj: Pengesa e parë: Origjina e jetës Teoria e evolucionit pretendon se të gjitha speciet rrjedhin nga një qelizë e vetme e shfaqur në një tokë primitive afërsisht 3.8 miliardë vjet më parë. Pyetja që nuk mund ta shpjegojë teoria është se si është e mundur që një qelizë e vetme të ndërtojë miliona specie të gjalla e të komplikuara dhe, nëse me të vërtetë ka ndodhur diçka e tillë, përse nuk gjendet asnjë gjurmë në të dhënat fosile? Por në fillim, duhet të ndalojmë në shkallën e parë të procesit të evolucionit: Si u shfaq "qeliza e parë"? Teoria e evolucionit, meqë e refuzon krijimin dhe nuk pranon asnjë ndërhyrje të mbinatyrshme, supozon se qeliza e parë është shfaqur rastësisht në mënyrë aksidentale pa asnjë projektim apo planifikim. D.m.th., sipas teorisë, lëndët inorganike duhen të kenë nxjerrë në dritë rastësisht qelizën e gjallë. Por kjo hipotezë bie ndesh me ligjet më themelore të biologjisë. "Jeta rrjedh nga jeta" Lui Pastër me eksperimentet që kreu e bëri të pavlefshëm pretendimin mbi "formimin e jetës nga lëndët inorganike", bazë kjo e teorisë së evolucionit. |
Darvini, në librin e tij, nuk ka folur fare mbi origjinën e jetës, sepse koncepti primitiv në periudhën kur jetoi ai supozonte që gjallesat zotërojnë një konstrukt shumë elementar. Sipas teorisë së "lindjes së rastësishme" që besohej në mesjetë, lëndët inorganike, duke u bashkuar, mund të formojnë një qenie të gjallë. Në atë periudhë ishte shumë i përhapur mendimi se buburrecat formoheshin nga tepricat e ushqimeve, ndërsa minjtë nga gruri. Për të provuar diçka të tillë janë bërë eksperimente nga më të çuditshmet: Një leckë e ndotur me pak grurë mbi të, në një anë, ndërsa në anën tjetër një shkencëtar, duke pritur që pas një farë kohe të formoheshin minj. Gjithashtu mendohej se shfaqja e krimbave në një copë mishi ishte një argument që provonte se jeta rrjedh prej lëndëve inorganike. Por më vonë do të kuptohej se ato krimba mbi mishin nuk formoheshin aksidentalisht, por nga larvat që silleshin nga mizat. Në periudhën që Darvini shkroi librin "Origjina e Llojeve", besimi se bakteriet formoheshin nga lëndë inorganike shihej si një ide e pranuar gjerësisht në botën e shkencës. Por vetëm 5 vjet pas botimit të librit të Darvinit, biologu i shquar francez Lui Pastër e çrrënjosi plotësisht këtë besim, i cili përbënte bazat e evolucionit. Përfundimi i arritur pas shumë studimeve dhe eksperimenteve të gjata, ishte si më poshtë: "Pretendimet se lëndët inorganike mund të formojnë jetë u varrosën plotësisht në histori."24 Mbrojtësit e teorisë së evolucionit, i kundërshtuan për një kohë të gjatë zbulimet e Pastërit, mirëpo shkenca, e cila po përparonte duke nxjerrë në dritë ndërtimin kompleks të qelizës, e përforcoi edhe më tepër pavlefshmërinë e pretendimeve mbi lindjen e rastësishme të jetës. Përpjekjet e pafrytshme të shekullit XX Përpjekjet e Aleksandër Oparinit për t'i dhënë një shpjegim origjinës së jetës përfunduan me dështim të plotë. |
Evolucionisti i parë, i cili mori në dorë çështjen e origjinës së jetës në shekullin XX ishte biologu i njohur rus Aleksandër Oparin, i cili u mundua të provonte, me anë të një sërë tezash të hedhura nga vetë ai në vitet 1930, se qeliza e gjallë mund të formohej rastësisht. Por këto punime do të dilnin të pasuksesshme dhe Oparin do të detyrohej të bënte këtë rrëfim: "Origjina e qelizës fatkeqësisht përbën pikën më të errët të gjithë teorisë së evolucionit."25 Evolucionistët që ndoqën rrugën e Oparinit u munduan të bënin eksperimente për të gjetur një zgjidhje mbi origjinën e jetës. Më i njohuri nga këto eksperimente ishte ai i organizuar në vitin 1953 nga kimisti amerikan Stenli Miler, i cili, duke bashkuar gazet, që pretendoheshin se ekzistonin në atmosferën primitive dhe duke i ekspozuar ato ndaj një burimi të jashtëm energjie, formoi disa molekula organike (aminoacide) që përdoren në ndërtimin e proteinave. Ky eksperiment, i cili në ato vite paraqitej si një fazë e rëndësishme e evolucionit, pas disa vitesh u bë tërësisht i pavlefshëm, pasi u zbulua se "atmosfera" e përdorur në eksperiment ishte shumë e ndryshme nga atmosfera reale e tokës.26 Pas një periudhe të gjatë qetësie, Milleri pranoi se atmosfera e përdorur nga ai nuk ishte aspak reale.27 Të gjitha përpjekjet evolucioniste që u ndërmorën gjatë shekullit XX për të zgjidhur problemin e origjinës së jetës përfunduan pa sukses. Jefrey Bada, gjeokimisti i njohur nga Instituti Skrips, San Diego, në një artikull të botuar në vitin 1998 në revistën evolucioniste "Earth", këtë të vërtetë e pohon kështu: "Sot, duke e lënë pas shekullin XX, akoma përballemi me problemin më të madh të pazgjidhur që kishim kur hymë në këtë shekull: Si filloi jeta në tokë"?28 Më në fund u pranua edhe nga burimet evolucioniste që origjina e jetës është akoma një dilemë e madhe për teo-rinë e evolucionit. |
Ndërtimi i ndërlikuar i jetës Shkaku kryesor që çështja mbi origjinën e jetës ka hyrë në një dilemë të tillë, është ndërtimi jashtëzakonisht i ndërlikuar i gjallesave, të cilat më parë supozoheshin se zotëronin një ndërtim elementar. Qeliza është shumë më e ndërlikuar se të gjitha produktet teknologjike që ka arritur të prodhojë njeriu. Edhe nëse përdorim laboratorin më të përparuar të botës, duke grupuar përbërje inorganike, nuk do të mund të arrijmë kurrë të përftojmë një qelizë të vetme. Kushtet që duhen të krijohen për shfaqjen e qelizës janë aq të shumta sa kurrë nuk mund të shpjegohen me rastësi. Molekula e ADN-së përmban informacionet gjenetike si një bankë informacionesh me kapacitet të pabesueshëm. Nëse do ta hidhnim në letër informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut, do të krijohej një bibliotekë me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe secili. Probabiliteti që proteinat (njësia bazë e qelizës) të sintetizohen rastësisht është 1 në 10950 (për një proteinë mesatare me 500 aminoacide). Në matematikë probabilitetet më të vogla se 1050 konsiderohen "të pamundura". Padyshim, nëse formimi i rastësishëm i jetës është i pamundur, atëherë do të na duhet të besojmë se jeta është "e krijuar" nga një fuqi e mbinatyrshme. Profesori i Astronomisë dhe Matematikës së Aplikuar në Universitetin e Kardifit, Chandra Uickramasinge, një shkencëtar, i cili për 10 vjet me radhë ka besuar se jeta s'është e krijuar, e shpjegon në këtë mënyrë këtë të vërtetë: "Gjatë gjithë studimeve të mia si shkencëtar, i kam qëndruar tepër strikt idesë që shkenca kurrë nuk do të pajtohet me nocionin e krijimit të vetëdijshëm. Këtë koncept duhet ta mohonim me forcë... Por tani, nuk mund të gjej asnjë argument për ta hedhur poshtë... Ne jemi mësuar të arsyetojmë me një mentalitet të hapur dhe tani përgjigja e vetme logjike që mund të jepet mbi ekzistencën e jetës në tokë është krijimi…" Mekanizmat imagjinarë të evolucionit Pengesa e dytë që e bën teorinë e Darvinit të pavlefshme është se "të dy mekanizmave e supozuar të evolucionit", nuk zotërojnë asnjë forcë evoluese. Njëri nga faktet që e bën të pavlefshëm teorinë e evolucionit është struktura tepër e ndërlikuar e gjallesave. Molekula e ADN-së që merr pjesë në bërthamën e qelizave të gjalla është shembull i kësaj. ADN është një bankë informacioni ku zënë vend të gjitha shifrat e veçorive fizike përkatëse të një gjallese. Nëse do të hidhnim në një fletë ADN-në e njeriut, llogaritet se do të formohej një enciklopedi me afërsisht 900 volume. Sigurisht që një informacion i tillë i jashtëzakonshëm, në mënyrë të prerë e bën të pavlefshëm konceptin e rastësisë. |
Darvini e mbështeti hipotezën e tij në mekanizmin e "seleksionimit natyror". Rëndësia që i jepte këtij mekanizmi mund të kuptohet fare lehtë edhe nga titulli i librit "Origjina e Llojeve nëpërmjet seleksionimit natyror". Seleksionim natyror do të thotë përzgjedhje e natyrës. Ai mbështetet në logjikën se, të përfshirë në luftën për mbijetesë, në natyrë do të mbesin gjallë vetëm ato gjallesa që i përshtaten më mirë kushteve natyrore dhe fizike. P.sh., në një kope sorkadhesh që kërcënohet prej kafshëve të ndryshme grabitqare, do të mbesin gjallë vetëm ato sorkadhe që vrapojnë më shpejt. Kështu që kopeja e sorkadheve do të përbëhet vetëm nga individë të fortë dhe të shpejtë. Sigurisht që ky mekanizëm nuk mund të ndërhyjë në evoluimin e sorkadheve e t'i kthejë ato p.sh. në kuaj. Për këtë arsye, mekanizmi i seleksionimit natyror nuk zotëron asnjë forcë evoluese. Edhe Darvini ishte i ndërgjegjshëm për këtë realitet, ndaj dhe në librin e tij Origjina e Llojeve u detyrua të pohonte: Seleksionimi natyror është i pavlefshëm, nëse nuk shfaqen shanset e favorshme.29 | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. | |
| |
| | | | Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |