Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dukagjin Blakaj zbulon efektin çudibërës të proteinës E2

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Dukagjin Blakaj zbulon efektin çudibërës të proteinës E2 Empty
MesazhTitulli: Dukagjin Blakaj zbulon efektin çudibërës të proteinës E2   Dukagjin Blakaj zbulon efektin çudibërës të proteinës E2 EmptyWed Jun 25, 2008 4:34 am

Dukagjin Blakaj zbulon efektin çudibërës të proteinës E2 në Amerikë

Intervistë me studiuesin e shkencave të mjekësisë, Dukagjin Blakaj, që jeton dhe punon në SHBA. Bashkëpunimi me nobelistin me prejardhje shqiptare Ferid Muradi


Me studiuesin e ri të shkencave të mjekësisë, Dukagjin Blakaj që jeton dhe punon në SHBA bisedojmë për arsyet që e kanë shtyrë t’i hyjë studimit të kësaj fushe, për rezultatet konkrete që i ka arritur, për publikime shkencore në revistat amerikane, për shkencëtarët e tjerë me prejardhje shqiptare në SHBA (si dr.Ferid Muradi), për planet e tij në fushën e preokupimeve shkencore etj. Ai shpreson se një ditë do ta ndihmojë Kosovën edhe me programe konkrete dhe ka dëshirë të mbajë ligjërata si ligjërues vizitor në Universitetin e Prishtinës dhe të Tiranës, ku do t’i sillte njohuritë e tij.
I lindur në Prishtinë, ku edhe ka kryer shkollimin fillor, Dukagjin Blakaj në SHBA ka shkuar në moshën 14-vjeçare, më 1992, bashkë me prindërit dhe motrën e tij më të re se ai, e cila vijon gjithashtu studimet për medicinë. Atëherë ata qenë vendosur në qytetin Connecticut dhe pasi ai kishte një përgatitje solide si nxënës i shkëlqyeshëm në Prishtinë, vijoi shkollimin në gjimnazin shkencor. Pas gjimnazit, falë punës dhe suksesit që tregoi, iu dha një bursë për të studiuar në Ëesleyan University, një institucion privat shumë prestigjioz. Këtu studioi katër vjet kiminë, biologjinë molekulare dhe biokiminë për të vazhduar pastaj edhe një vit studimet për magjistraturë në kimi. Gjatë kësaj kohe interesimi i tij hulumtues shkencor ishte në relacionet strukturë/ funksion të proteinave të ADN/ ARN- interaksioneve brenda qelizave eukaryotike. Derisa ishte në përfundim e sipër të magjistraturës, ia doli të pranohej në Albert Einstain College of Medicine në NYS. Kështu pas një maratone të gjatë studimesh në fushën e mjekësisë dhe pas një pune hulumtuese shkencore laboratorike, më 2006 Dukagjin Blakaj mbrojti temën e doktoratës me titull: “Papillomavirus E2 protein DNA interactions in malignant and non-malignant viral types”, në kuadër të biokimisë dhe kështu mori titullin doktor i shkencave të mjekësisë. Qëllimi i tij në këtë punë ishte të zbulonte pse disa tipa të viruseve shkaktojnë kancerin kurse disa lythat beninje. Pasi ka përfunduar edhe pjesën e dytë të mjekësisë klinike dhe stazhin e praktikantit, ai tash është mjek i ri. Mirëpo, sivjet, ai në një rreth të gjerë e të fortë konkurrentësh, është pranuar për specializim të onkologjisë (Phisician in Radiation Onkology). Përkitazi me arritjet e tij në këtë fushë të shkencës për lexuesit e gazetës sonë zhvilluam këtë bisedë me Dukagjin Blakajn.




*Çfarë ju ka shtyrë t’i hyni studimit të shkencave të mjekësisë?


Blakaj: Unë qysh si fëmijë pata mundësinë të shihja ndryshimin që mund të bëjë një mjek në jetën e pacientit dhe të komunitetit ngase të dy prindërit e mi janë mjekë më profesion. Madje më kujtohet kur isha fëmijë ua merrja recetat nënës dhe babait në të cilat shënoja barnat për vetveten, duke luajtur kështu rolin e mjekut.
Ndërkaq, dëshira për t’u bërë shkencëtar më lindi gjatë studimeve në Ëesleyan University, kur munda të shihja së ç’ndikim pozitiv dhe të madh kanë arritjet dhe zbulimet shkencore në shoqërinë njerëzore. Kjo është ajo që më preokupon dhe më nxit për të lëvizur përpara në këtë fushë shkencore shumë humane.




*Ju keni bërë edhe publikime shkencore në revistat amerikane. Na thuani çfarë trajtoni në to dhe cilat janë rezultatet konkrete që keni arritur në kërkimet tuaja?


Blakaj: Po, unë mora titullin e doktorit të shkencave të mjekësisë me tri punime shkencore të publikuara në revistat shkencore me karakter ndërkombëtar. Në hulumtimin tim shkencor kam bërë analizën e një proteine prej gjithsej tetë proteinave sa ka papillamavirusi. Kjo proteinë quhet E2 dhe është e domosdoshme për transkripcionin dhe replikacionin gjenetik të virusit. Në hulumtimin tim shkencor unë gjeta se kjo proteinë, në gjendjen reale, përdor një mekanizëm të ri për t’u lidhur te ADN-ja, duke përfshirë kationet mono dhe dyvalente. Unë bëra krahasimin e kësaj proteine që ka qenë e konservuar për miliona vjet të evolucionit të papillomavirusit, brenda 120 tipave të virusit të gjetura deri sot.
Më e rëndësishmja te të gjitha tipat e papillomavirusit është se ai e ka konservuar proteinën E2 në termet e sekuencës, të strukturës dhe të energjetikës së tij. Ky proces është një pikë e re orientimi për zhvillimin e hulumtimeve për prodhimin e vaksinës efektive për t’u mbrojtur nga gjitha të tipat e papillomavirusit. Ndërlikimet e shëndetit të njeriut nga këto sëmundje janë të shumta dhe ne duhet ta studiojmë këtë më tej për të parë nëse është e mundur të përdoret proteina E2 si një pikë shënjuese nga do të nisin hulumtimet për prodhimin e vaksinës kundër papillomavirusit. Punimi i publikuar përshkruan këtë mundësi dhe disa të dhëna preliminare do të bëhen të mundshme të shihen gjatë javëve që vijnë. Të gjitha këta janë edhe një dëshmi për të vazhduar të jem një anëtar produktiv i komunitetit shkencor.




*Në SHBA ka shkencëtarë të tjerë me prejardhje shqiptare. A mund të na përmendni emra që kanë arritur në këtë fushë?




Blakaj: Është një numër i mirë mjekësh të rinj dhe disa shkencëtarë me prejardhje shqiptare dhe kjo më bën të ndihem shumë i lumtur. Këtu do të veçoja pikërisht Ferid Muradin, i cili ka arritur të marrë çmimet më të larta të mundshme për arritje në fushën e mjekësisë, duke përfshirë këtu edhe Çmimin Nobel. Mirëpo, ajo që është impresionuese dhe për t’u admiruar te ky njeri, është vazhdimi me këmbëngulje dhe i pandërprerë i punës kërkimore-shkencore edhe pas gjithë këtyre arritjeve. Ç’është e vërteta, gjatë gjithë punës sime studimore dhe hulumtuese ai për mua ka qenë model dhe frymëzim. Pata kënaqësinë ta ftoja në “Albert Einstein Collage of Medicine”, i cili, ndonëse shumë i zënë me punë, erdhi dhe ne kaluam këtu disa çaste që s’harrohen përjetë. Ai është shembulli më i mirë për çdo student shqiptar se sa punë, mund e përkushtim kërkohet për të hyrë në tempullin e quajtur shkencë. Njerëzit si dr.Ferid Muradi ma kanë bërë të qartë se unë ende kam rrugë të gjatë për të bërë në shkencë, por është gjë e mrekullueshme që njerëzit e tillë e definojnë destinacionin për të gjithë ne që ia kemi mësyrë shkencës.




*Në çfarë raporti qëndrojnë këta dijetarë me vendin nga kanë ardhur?


Blakaj: Siç e ceka në fillim, unë kam lindur në Prishtinë ku dhe kam kryer shkollimin fillor, por vendin e lindjes së babait, fshatin Lluga të Komunës së Istogut (tash Burim), e kam vendlindje të dytë. Një pjesë të pushimeve të verës dhe të shumtën e vikendeve bashkë me prindërit i kam kaluar atje. Kështu unë kam një lidhje të thellë shpirtërore me vendin tim, Kosovën. Unë kam ligjëruar me kënaqësi për katër vjet me radhë Biokiminë dhe Anatominë e nivelit universitar. E pëlqej shumë ligjërimin dhe dëshira ime është të mbaj ndonjë ligjëratë si ligjërues vizitor në Universitetin e Prishtinës dhe të Tiranës, ku do t’i sillja disa njohuri të mia në vendin tim. Në një të ardhme të afërt shpresoj të më mundësohet dhe të më realizohet dëshira për të qenë ligjërues i jashtëm në këtë universitet. Shpresoj gjithashtu se një ditë do ta ndihmoj Kosovën edhe me programe konkrete, sepse e kuptoj mirë gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia e Kosovës sot.




*A mund të flitni për planet dhe preokupimet tuaja shkencore?


Blakaj: Siç ju informova në përgjigjen e pyetjes së parë, unë jam pranuar për specializimin e Onkologjisë dhe do të vijoj pjesën klinike bashkë me punën hulumtuese shkencore në fushën e Onkologjisë apo në shkencën mbi tumoret siç e quajnë ndryshe. Në një të ardhme të afërt unë dëshiroj dhe shpresoj të bëhem profesor në ndonjë institut të ngjashëm me Enstain College of Medicine, duke ligjëruar në nivel akademik të mjekësisë aty ku ka laboratorë për hulumtim dhe ku njëkohësisht do të merrem edhe me shërimin e të sëmurëve nga kanceri.
TEMA



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dukagjin Blakaj zbulon efektin çudibërës të proteinës E2
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VATIKANI ZBULON VULËN MBRETËRORE TË SKËNDËRBEUT
» Shkenca moderne zbulon mrekullitë e reja në Kur'an.
» "Phoenix" zbulon borë në Mars

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: