Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zbulimi i fundit

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptyWed Sep 12, 2007 1:05 pm

Ne kohet e fundit astronomet francez ma ata zvicran zbuluan planetin me te ngjajshem me token i cili quhet (super toke). Ne mase eshte sa 5 her toka, ai gjendet 25 vit/drite larg nga ne prandaj edhe eksplorimi i planetit nuk mund te behet me kete teknologji qe kemi.Temperaturat konstante prej 0 grade celzius deri ne 30 grade celzius eshte fakt qe uji mund te jete ne gjendje te lengashme dhe nga kjo rrjerdh se mund te kete edhe jete[/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptySun Dec 16, 2007 1:27 am

A kish pas mundesi ndonje foto ose diqka te till me pa nese ke?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptySun Dec 16, 2007 2:29 am

Net serseri ja ca foto nëse janë ato që kanë të bëjnë me shenimet që ka sjellur guximi.... http://www.welt.de/wissenschaft/weltraum/article832751/Forscher_entdecken_Super-Erde.html


Forscher entdecken eine zweite Erde

Ein erdähnlicher Planet umkreist den Stern Gliese 581. Die zweite Erde ist eineinhalb mal so groß wie unser Planet und wahrscheinlich von Fels oder Wasser bedeckt. Forscher meinen, auf dem Planeten könne Leben möglich sein.


Zbulimi i fundit Eso_DW_Politik_Sant_226600g


Die blauen Planeten Uranus und Neptun
Bilderstrecke: Uranus und Neptun
Hubble bleibt bis 2013
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptySun Dec 16, 2007 3:00 am

dje u publikua nje zbulim i ri i arritur ne Japoni, me pelqeu qe ia kishin arritur qe macja dhe miu te lozin dhe te mos kene grindje ne mes vete.

Pra, kjo ishte e arritur per t'u cmuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptySun Dec 16, 2007 4:17 am

Te Falenderoj shum per info me gjersisht...


dhe ja perkthimi nga gjermanishtja:Ein erdähnlicher Planet umkreist den Stern Gliese 581. Die zweite Erde ist eineinhalb mal so groß wie unser Planet und wahrscheinlich von Fels oder Wasser bedeckt. Forscher meinen, auf dem Planeten könne Leben möglich sein.

Perkthim:Nje planet i ngjajshem si toka ne rrethinen e Glaksis yjore 581.Toka e dytë është një her e gjysëm më e madhe se Planei ynë dhe ka mundësi të jet e mbuluar me gur ose ujë.Shkenctarët mendoj që në planet mund të ket jetë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptySun Dec 16, 2007 4:24 am

Paskan mendu dhe supozu se jeta mundet me qene e mundshme (se nese themi mund te kete jete sikur i vjen se ndoshta veq po jetojka dikush)

mire boll dhe mire edhe ti q e solle perkthimin netserseri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptySun Dec 16, 2007 4:38 am

Ska përse NetSerseri.

ja se çfar gjeta në Google ...

Astronomët kanë gjetur një toke te mundshme jashtë sistemit tonë diellor, një botë tjetër e cila mund te ketë ujë qe rrjedh ne sipërfaqen e saj.

Orbita e planetit yllit gliese 581, është 20.5 vjet drite larg konstelacionit Peshorja.

Shkencëtaret e bene ketë zbulim duke përdorur Teleskopin Eso3 .6 metra ne Kili. Ata thonë se temperaturat e studiuara ne planet tregojnë për ekzistence te ujit qe mund te ekzistoje ne formë likuide dhe kjo rrit shanset qe mund te ketë edhe jetë bimore.

Kemi studiuar qe temperatura kryesore e kësaj super toke është mes 0 dhe 40 gradëve celcius dhe uji mund te jetë ne gjendje likuide –shpjegon Stefani Adri e Observatorit te Gjenevës autore drejtuese e fletës se raportit te rezultateve

Për me tepër mendohet se ne ketë planet mund te ketë shkëmbinj si te tokës tonë ose e mbuluar me oqeane. Ksavier Delfons një anëtari skuadrës se universitetit te Grenobles shtoi se uji i lëngshëm është kritik për jetën mesa dimë ne. Ai beson se planeti tani mund te kthehet ne shënjestër shumë te rëndësishme për misionet e ardhshme hapësinore qe i kushtohen kërkimeve për jetën jashtë tokës. Këto misione do të vendosin teleskopë ne hapësire me anë te se cilëve do mund te ndjekin zhvillime te mundshme biologjike. Vëzhguesit do të përpiqen te identifikojnë gjurme te gazrave atmosferike siç është Metani, gjithashtu dhe për tregues te tjerë siç është klorofili pigmenti i cili ne planetin e tokës tonë luan një rol te rëndësishëm për fotosintezën.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptySun Dec 16, 2007 4:38 am

Zbulohet kloni i Tokës

Zbulimi i fundit 1177681750-globe Astronomët kanë vrojtuar në thellësi të kozmosit një planet të ngjashëm me tonin, që mund të ketë shenja jete
15 vjet kanë kaluar qëkurse u krye zbulimi i planetit të parë jashtë sistemit tonë diellor. Por tashmë astronomët me ç‘duket kanë arritur para kohe objektivin që i kishin vënë vetes, pra gjetjen e një planeti ekstrasolar: zbulimi i një bote të re të ngjashme me Tokën, që me shumë gjasa mund të stimulonte edhe jetën.
Shkencëtarët që punojnë nën drejtimin e Stephane Udry dhe Michel Mayor të Observatorit të Gjenevës, të cilët qysh në vitin 1992 kishin zbuluar të parët eksoplanetë (planetë që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor), e gjetën planetin në rrugën e yjësisë 581. Para dy vjetësh, i njëjti ekip kishte zbuluar një tjetër planet të përmasave të Neptunit në orbitë, që ndodhej rreth yllit të vogël në ngjyrë të kuqe. Ka madje edhe dëshmi se yjësia 581- me një distancë prej 20,5 vitesh dritë, njëri ndër 100 yjet e tjera të Tokës -është një sistem që përbëhet nga e pakta tre planetë.
Që astronomët kanë zbuluar tashmë një planet të ngjashëm me Tokën, kjo është plotësisht mbresëlënëse e sensacionale. Pasi ai nga pesha, madhësia e përmasat i përngjason më shumë Tokës, në krahasim me mbi 200 eksoplanetët e zbuluar dhe njohur deri më tani. "Unë kisha llogaritur se në këtë zbulim ne do të vinim pas tri ose pesë vjetësh", thotë eksperti amerikan i planetëve e hapësirës, Sean Raymond i Universitetit të Kolorados. Ai flet pa mëdyshje për një "zbulim sensacional".

Zbulimi i fundit A_106 Temperatura nga 0 në 40 gradë celsius
Planeti i ri i zbuluar së fundmi është 50 për qind më i madh se Toka dhe thuajse pesë herë më i rëndë se planeti ynë. "Sipas vlerësimeve tona, temperatura mesatare në sipërfaqen e tij shkon në kufijtë mes 0 e 40 gradë celsius", thotë ndërkohë Udry, njëri nga shkencëtarët e grupit, që bëri të mundur edhe zbulimin. "Përveç kësaj, modelet parashikojnë se planeti në sipërfaqen e tij ose mund të jetë i mbushur me shkëmbinj, ose me oqeane".
Të tilla të dhëna duket se i kanë elektrizuar shkencëtarët. Ekzistenca e ujit të pijshëm në temperatura të moderuara vlerësohet si njëra ndër kushtet bazë për lindjen e stimulimin e jetës. "Natyrisht që duhet të dëshmohet se ekzistojnë edhe elementë të tjerë si karboni e nitrogjeni, që me shumë gjasa edhe mund të jenë prezentë atje", deklaron ndërkohë Forveille. "Më pas do të nevojitet edhe një "mekanizëm i shkrepjes", në mënyrë që të lindë jeta, për të cilin askush nuk di të thotë se si duhej të ishte".
Xavier Delfosse, njëri ndër kërkuesit e përfshirë në këtë zbulim shkencor, shkon madje shumë larg kur thotë se ëndërron për një mision kërkimor të instaluar në atë planet, pasi ai dëshmon disa kushte e rrethana minimale për jetesë dhe është relativisht më i afërti si natyrë me Tokën. "Në një hartë imagjinare thesaresh të universit, ky planet do të shënohej me shenjën X". Vetëm dy javë më parë, shkencëtarët kishin dëshmuar gjetjen e ujit në atmosferën e një eksoplaneti (një planeti pra që gjendet jashtë sistemit tonë diellor). Në maj të vitit 2006, shkencëtarët gjetën një planet me madhësinë e Neptunit, që rrethon yllin e tij në të ashtuquajturën "zona e gjelbër" dhe për këtë arsye mund edhe të zotëronte ujë të rrjedhshëm (të pijshëm).

Vëzhgimet direkte do ta vërtetojnë zbulimin
Udry dhe kolegët e tij kanë përdorur një instrument të konstruktuar pikërisht për të gjuajtur planetët jashtë sistemit tonë diellor, një teleskop të tipit "Harps" 3,6 metra të gjatë, të vendosur në pikëvëzhgimin planetar evropian ("Eso") në lokalitetin kilian të La Silla-s. Shkencëtarët e kërkuesit pritet që shumë shpejt ta botojnë të plotë studimin e zbulimin e tyre (të pretenduar) në faqet e revistës së specializuar "Astronomy & Astrophysics". "Eso" gjithsesi, mësohet se e ka hedhur paraprakisht e para njoftimin dhe studimin e tyre thuajse të plotë në faqen e saj zyrtare në internet.
Nëse ata me të vërtetë kanë zbuluar një planet që mund të stimulonte jetën, kjo nuk është akoma 100% e sigurt. Vetëm spektri i dritës së një planeti mund ta dëshmonte përbërjen kimike të atmosferës së tij dhe të jepte më pas shpjegim nëse jeta do të ishte apo jo e mundur. Por për këtë më parë duhej vëzhguar nga pranë një planet, gjë e cila me teknikën e sotme thuajse është plotësisht e pamundur. Vetëm gjatë gjeneratës së dytë të instrumenteve të vëzhgimit hapësinor- sikurse është për shembull teleskopi amerikan "James-Webb", apo dhe sateliti evropian i hedhur kohët e fundit në hapësirë me emrin "Corot" -do të ishin ndoshta në gjendje ta kryenin këtë në një fazë të mëvonshme.
Të dhënat e deritanishme mbi planetët e rinj mund të shijohen me të njëjtën vëmendje. "Vlerësimet tona mbi përmasat dhe peshën e tij kanë marrë parasysh këtu edhe vlerësimet që vijnë nga grupime të tjera shkencëtarësh e vëzhguesish", tha Udry, bashkautor me Thierry Forveille në prononcimet e tij të para për mediat.
Lisa Kaltenegger e "Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics" në Kembrixh (shteti amerikan i Massachusetts), beson se kolegët e saj nga Gjeneva kanë bërë një zbulim sensacional. "Ne kemi stimuluar atmosferën e planetëve të kësaj madhësie", thotë ndërkohë shkencëtarja gjermane. Rezultati: planeti në fjalë mund të ishte i banueshëm. Gjithsesi, stimulimet në atmosferë duhej të përputheshin më saktësisht edhe me zonën e kuqe të yjeve të vegjël, siç është yjësia 851.

Kritikat dhe dyshimet
"Pesë herë sa pesha e tokës dhe një gjysmë here më i madh se ajo nga përmasat, kjo tingëllon shumë e këndshme", deklaroi ndërkohë edhe Ralph Neuhaeuser nga qendra gjermane për eksoplanetët në Jena. Por nuk duhet të harrojmë se metoda Wobble e përdorur në këtë rast nga shkencëtarët e studiuesit nga Gjeneva, jep vetëm një masë minimale besimi. Në rastet e tjera që janë përdorur për rreth 200 planetët e tjerë të zbuluar deri më tani jashtë sistemit tonë diellor, vetëm 17 prej tyre janë verifikuar me metoda alternative. Nga ana tjetër, Forveille thotë se "ne nuk e dimë me saktësi nëse ekziston apo jo ujë i pijshëm në këtë planet, e kështu që nuk duam të spekulojmë në këtë drejtim. H2O është sigurisht një molekulë që në hapësirë haset shpesh. Porse sigurinë absolute për këtë mund ta japë vetëm vëzhgimi direkt".

Marre nga : Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptySat Dec 29, 2007 4:09 pm

A eshte i njohur ndonje planet tjeter jasht sistemit tone diellor per pos supertokes? Kjo pyetje me mundon sepse nuk po mundem di gjej pergjigjje. A eshte ky planeti i pare?

Pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptySat Dec 29, 2007 4:10 pm

Faleminderit Sofra per keto informata me te plotesuara.

Tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
bledselimi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bledselimi


Male
Numri i postimeve : 147
Age : 31
Vendi : Greme\Ferizaj\Kosov
Profesioni/Hobi : Nëxëns
Registration date : 12/02/2010

Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit EmptyThu Feb 18, 2010 11:00 pm

une i gjeta keto te dhena por nuk perputhen qe mund te ket jet ne te :Por planeti në qendër të studimit të së mërkurës – i quajtur CoRoT-7b – është ndryshe. Ai orbiton vetëm 2.5 milionë kilometra larg yllit të tij me një rrotullim në çdo 20 orë dhe temperatura e sipërfaqes është midis 1,000 dhe 1,500 gradëve Celsius, që do të thotë se nuk mund të ketë jetë në të. Rrezja e tij është 80 për qind më e madhe se ajo e Tokës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Zbulimi i fundit Empty
MesazhTitulli: Re: Zbulimi i fundit   Zbulimi i fundit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulimi i fundit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulimi i fundit, Sarkozi është grek
» ZBULIMI I AMERIKES
» "Lamtumira e fundit"
» Sa jemi afer fundit?
» Premtimi i fundit qe i ke bere vetes!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: