Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ZBULIMI I AMERIKES

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

ZBULIMI I AMERIKES Empty
MesazhTitulli: ZBULIMI I AMERIKES   ZBULIMI I AMERIKES EmptySun Apr 19, 2009 10:36 pm

Zbulimi i Amerikës u bë nga arabët
Arabët, nëpërmjet ngushticës së Gjibraltarit (shtyllave të Herkulit), shënohet se lundruan për qëllime tregtare deri në Islandë, në Rhin dhe Balltik. Gjithashtu nga Perëndimi ishte ujdhesa e Kanaries si gur për t’u hedhur përtej në Atlantik për të zbuluar vendet e Amerikës.

Të njihen faktet
Të parët që shkelën në tokën e Amerikës janë arabët.
Tregtia e arabëve me vendasit.
Hartat u përgatitën 477 vjet para Kolombit.
Hartat arabe në dorë të zbuluesve të Amerikës.
Hartat e Kolombit ishin të gatshme për të gjetur Amerikën.
Bregu lindor i Amerikës Qendrore mbante lidhje e bënte tregti më arabët.
Gjurmë emrash në perëndim të Britanisë së Madhe.
Gjurmë fjalësh arabe te vendasit indianë të Amerikës së Mesme.
Për herë të parë këtë njoftim na e bën të njohur studiuesi Khalid Sheldrake. Dr. Sheldrake në fillim na jep legjendën e flokëverdhëve – vikingë, të cilët në shek.

VII – X, kalojnë nga Islanda në Groenlandë, prej aty kalojnë në Kanada e zbresin nëpër bregun lindor të Amerikës deri në Meksikë, gjithmonë si kusarë deti e grabitqarë banorësh edhe në tokë. Po e shënojmë shkurtimisht atë që Sheldrake thotë dhe e argumenton që në fillim të viteve ’30 të shek. XX. Vikingët nuk vazhduan më rrugën e perëndimit, po zbritën në jug. Ata arritën deri në Gadishullin Apenin, kaluan në jugun e Ballkanit e kaluan edhe në Kostandinopojë. Pas shekullit të X-të, prapë Amerika mbeti e panjohur nga evropianët, qofshin edhe vikingët.

Arabët, nëpërmjet ngushticës së Gjibraltarit (shtyllave të Herkulit), shënohet se lundruan për qëllime tregtare deri në Islandë, në Rhin dhe Balltik. Gjithashtu nga Perëndimi ishte ujdhesa e Kanaries si gur për t’u hedhur përtej në Atlantik për të zbuluar vendet e Amerikës. Së pari, zbuluan Azoret e dolën në brigjet e Amerikës.

Arabët e vizatuan me kujdes nëpër harta e u kthyen në Evropë. Kjo ka ndodhur 447 vjet para zbulimit të Amerikës (Indisë) nga Kolombi. Arabët dhe morenët bënë tregti në kontinentin amerikan e më e rëndësishmja është se lanë shenja të një kulture zhvillimi e jetese tek vendasit. Hartat e përgatitura prej tyre në këtë kontinent qenë në përdorim në Spanjën arabe. Shenja të arabëve mbetën edhe në perëndim të Anglisë, ku edhe në ditët e sotme një qytet quhet Bur Abbas. Gjithashtu, në gjuhën e përditshme të banorëve të Amerikës Lindore sot përdoren disa fjalë të gjuhës arabe.

Besimi te kultura arabe në Spanjën e pushtuar pas rënies së arabëve, ishte i dukshëm te njerëzit e hierarkisë së vendit, te perandorë e sundues të vendit. Kështu, kur sundimi e qytetërimi arab ra, perandori i madh, Karlamani, dërgoi të birin për ta edukuar tek muslimanët e Spanjës, mbasi asnjë vend i Evropës s’ishte i besueshëm për të. Kjo edhe për faktin se mungonte eksperienca e dhënies së diturisë e qytetërimit në Evropë. Besimi te kultura e qytetërimi arab duket edhe te një tjetër personalitet i Mesdheut, te Frederiku i Siçilisë. Ky, sipas biografëve, kishte marrë njohuri nga myslimanët arabë, mundi t’u përballojë edhe propogandës së kishës, derisa u bë musliman.

Evropa njeh Kolombin si zbulues të Amerikës e Amerigo Vespuçin për emrin e saj. Dr. Khalid Sheldrake e jep thjeshtë tregimin se si Kolombi merr guximin për të kaluar Atlantikun. Krejt rastësisht, Kolombi pa një të panjohur me disa harta në dorë. Vizatohej një tokë e huaj, që s’njihej nga detarët evroianë. Si detar i përgatitur që ishte, mendoi që të shkonte nga Perëndimi për në Indi me anë të këtyre hartave. E dinte se mbretëria e vendit të tij kishte nevojë për të ardhura, pasi arka ishte boshatisur nga luftërat. Shkoi te mbretëresha Izabela, mori furnizimet e bëri përgatitjet e nevojshme dhe u nis për udhëtim. Zbuloi Amerikën, po i tha Indi. Nga ky tregim shohim se qëllimi nuk ishte zbulimi, po ari.

Amerigo Vespuçi, i pari guvernator i emëruar prej mbretit të Spanjës, thuhet t’i ketë dhënë emrin e tij kontinentit të zbuluar fillimisht prej Kolombit, me emrin Indi. Por e vërteta, sipas studimeve të dr.Sheldrake, nuk është kjo. Kur Amerigo Vespuçi shkeli në tokën e kontinentit të ri, pra në Amerikë, u përshëndet nga banorë vendas, të cilët menduan se ishin ata që më parë kishin bërë tregti në këto vise. Kuptohet, se duke shkuar vazhdimisht në brigjet amerikane, kishin lënë reciprokisht te njëri-tjetri emërtime malli apo emra njerëzish. Kështu, thuhet nga studiuesi Sheldrake, se ata sa panë spanjollët që zbritën në tokë ata përshëndetën dhe bërtitën: Amer Igar (emri i një tregtari të njohur të mëparshëm). Spanjollët kujtuan se thanë Amerig. Pra, krejt ndryshe është origjina e emrit të Amerikës. Sigurisht, që është emri i një tregtari arab morenas i quajtur Amer, i cili ishte bërë i njohur në brigjet e Amerikës me tregtinë që zhvillonte në këto vise.

Marrëdhëniet tregtare bënë të mundur që vendasit të mësonin disa fjalë arabisht dhe e kundërta, tregtarët mësuan fjalë të vendasve. Në fund të viteve ’30 të shekullit X, studiues amerikanë konstatuan se tek indianët e bregdetit të Amerikës së mesme gjuha e tyre përmbante tek-tuk fjalë të qarta arabe.

Nga këto të dhëna të studiuesit Sheldrake, mund të mendojmë deri në dyshim për ato që thuhen për zbulimin e Amerikës. Mendimin mund ta argumentojmë me zhvillimin e shkencës e kulturës, ndër këto edhe të zbulimeve gjeografike të një vendi të zhvilluar, siç ishte Arabia, përfshi edhe Spanjën me Gadishullin Iberik, në atë kohë e Arabisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZBULIMI I AMERIKES
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BURGJET E MSHEFTA TE AMERIKES NE KOSOVE
» Zbulimi i fundit
» Zbulimi i fundit, Sarkozi është grek

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: