Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Zbulimi i fundit, Sarkozi është grek Mon Apr 14, 2008 7:22 am | |
| Grekët thonë se origjina e çdo gjëje është pak a shumë... greke! Por që e tillë të ishte edhe origjina e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, këtu nuk i kishte shkuar mendja askujt. Natyrisht, përveç tre autorëve grekë të një libri që sapo është publikuar në vendin fqinj. Libri "Unë, nipi i një greku" hedh dritë për rrënjët greko-çifute të shefit të Elizesë, familja e të cilit e ka origjinën nga komuniteti hebre i Selanikut, shkruante dje gazeta izraelite "Haaretz". Ai është prezantuar së fundmi në një konferencë ku ishte e pranishme ministrja e Jashtme Greke, Dora Bakoyianni, ish-ministri i jashtëm socialist, Theodoros Pangalos, ish-kryeministri Kostas Micotaqissi dhe ambasadorët e Francës dhe Izraelit. Libri i shkruar nga tre autorët zbulon origjinën e familjes së nënës së Sarkozisë, që ishte pjesë e komunitetit hebre të Selanikut, dikur i quajtur "Jeruzalemi i Ballkanit". Libri thekson se familja e nënës së Sarkozisë kishte ardhur në Selanik nga rajoni francez i Provences. Stërgjyshi i tij, Mordechai Mallah, i njohur si një argjendar i famshëm i Selanikut dhe bashkëshortja e tij, Reina, kishin shtatë fëmijë. Një prej tyre ishin Aaron, gjyshi i Sarkozisë. Në moshën 14-vjeçare, Aaron dhe nëna e tij u larguan për në Francë, ku Aaron studioi për mjekësi dhe më pas shërbeu si doktor i Luftës së Parë Botërore. Më pas ai u takua me një infermiere, në Paris, dhe u konvertua në katolik për t'u martuar me. Një prej vajzave të tyre, Andree Mallah, u martua me një refugjat hungarez me emrin Paul Sarkozy. Çifti kishte tre fëmijë, një prej të cilëve ishte edhe Nicolas. Paul Sarkozy u largua nga familja kur Nicolas ishte vetëm 5 vjeç dhe për djalin u kujdes gjyshi. Nicolas Sarkozi dhe vëllezërit e tij nuk i dinin rrënjët e tyre çifute deri kur gjyshi i tyre vdiq, në vitin 1972. Libri i tre autorëve pretendon se Benedict nuk u tregoi nipërve të vërtetën për origjinën çifute në mënyrë që t'i mbronte ata, pasi kishte frikë nga Holocaust, në të cilin gjetën vdekjen shumë anëtarë të familjes Mallah. Autorët shkruajnë se në moshën 20-vjeçare, Nicolas Sarkozy udhëtoi drejt Selanikut për të shitur pronat e familjes. Kryeministri grek, Costas Karamanlis i paraqiti Sarkozisë një kopje të librit gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave të NER-së në Bruksel dhe premtoi edhe përkthimin e tij në frëngjisht.
(GazetaShqiptare) | |
|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Zbulimi i fundit, Sarkozi është grek Tue Apr 15, 2008 11:40 pm | |
| A ka gje qe nuk e kane then Greket qe eshte e tyre apo qe ka lind ne greqi..!!!
ha ha ha me kujtoj te mendoj ate qe thote kolapetriti qe edhe pe....si i pare ka qen grek hahahahhaha | |
|