Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sa jemi afer fundit?

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? EmptyFri May 14, 2010 1:42 am

Sa jemi  afer fundit? 0



Viruset qëndrojnë në krye të historisë së zhvillimit të jetës. Ata
janë dëshmitarë të historisë

Mikroorganizëm i padukshëm. Parë nga prizma mikroskopike, grimca të
imëta dhe të "vdekura" pluhuri! Ato nuk mund të vihen në vetëlëvizje,
nuk mund të shumohen vetvetiu. Atyre iu nevojitet një qelizë e gjallë,
të cilën ato grimca pastaj e detyrojnë që të riprodhojë kopje të tjera,
duke u shumuar në pambarim.
"Viruset qëndrojnë në krye të historisë së zhvillimit të jetës. Ata
janë më të vjetër se çdo qelizë komplekse, nga e cila sot ndërtohet
secili organizëm i gjallë, qoftë shtazor, qoftë bimor. Ata janë
dëshmitarë të historisë. Miliarda vjet të vjetër dhe akoma ekzistues, që
t'i vështirësojnë jetën qelizave", - thotë virologu nga Universiteti i
Parisit, Ali Saib. Dhe vërtet, edhe pse të padukshme dhe parazitë, ato
demonstrojnë fuqi magjike: Janë në gjendje, që për pak kohë, ta mposhtin
edhe gjallesën më të madhe tokësore. Kanë mposhtur dinozaurë gjigantë,
balena disa tonelatëshe, por edhe ushtritë më të famshme të kohës si atë
të Napolon Bonopartit.
Shumë herë gjatë historisë njerëzore, shfaqja e mortajave të ndryshme
ka marrë me miliona jetë. Epidemia e quajtur "Loimos", që kishte
përfshirë Greqinë 430 para erës së re, në një farë forme edhe i dha fund
"epokës së artë", të cilën e shijonte Athina asokohe. Nga kjo epidemi
vdiqën, pothuajse një në tre banorë dhe shkaktari i saj nuk u zbulua
kurrë.
800 vite më vonë, malaria e përfshiu qytetin antik, Romën, duke e
kthyer këtë metropol në një qytet të rrënuar. Vetëm 17.000 banorë,
thuhet se kishin arritur të mbijetonin. Një epidemi e shkaktuar nga lia,
popullatës së Meksikos i kushtoi mbi 18 milion jetë njerëzish. Brenda
100 viteve (1720-1816), kjo popullatë që numëronte asokohe 20 milion
banorë, mbeti me vetëm 1.6 milion banorë. Dhe njëra ndër tragjeditë më
të mëdha globale në këtë drejtim është pandemia e viteve 1918-20, që u
quajt "gripi spanjoll". Brenda dy viteve ajo arriti të marr mbi 50
milion jetë njerëzish.
Fakti që viruset mund të nxisin sëmundje të tmerrshme dhe të përhapen
me shpejtësi marramendëse në çdo pikë të globit, nuk është ndonjë temë e
re. Dëshmia më e fundit është "gripi i derrave" H1N1, që po përhapet me
shpejtësi të madhe në të gjitha anët e botës dhe që i ka vendosur para
një sfide tejet serioze të gjitha institucionet më të rëndësishme
botërore. Një mutacion i mundshëm dhe ky virus mund të shkaktojë një
pandemi me përmasa të paparashikuara për njerëzimin. Dhe nga ky shkak,
Organizata Botërore e Shëndetësisë, me seli në Gjenevë të Zvicrës, më 11
qershor 2009, shpalli edhe zyrtarisht virusin e derrave si pandemi
globale, duke e ngritur gjendjen alarmuese në shkallën më të lartë - në
të gjashtën. Është hera e parë që, pas më shumë se 40 vitesh (nga "gripi
i Hongkongut" në vitet 1968/69, nga i cili vdiqën mbi 2 milion njerëz),
kjo organizatë (OBSH) të shpallë gjendje pandemie. Vala e përhapjes së
"virusit të derrave" nuk ka të ndalur. Mbi 100.000 njerëz (numri është
gjithnjë në rritje marramendëse), në mbi 100 shtete, konsiderohen të
prekur nga ky virus. Disa qindra njerëz kanë ndërruar jetë. "Virusi
është i ri, jashtëzakonisht ngjitës dhe është duke e përhapur shumë
shpejt".
"Nuk po mundemi ta vëmë nën kontroll, prandaj edhe kam vendosur që të
shpall gjendje pandemie", thotë drejtoresha e OBSH-së, Margaret Chan.
Megjithëse alarmi është ngritur në shkallën më të lartë, OBSH, akoma nuk
rekomandon mbyllje kufijsh apo bartje të përgjithshme të maskave
mbrojtëse.
Për këtë gjë epidemiologët që prej vitesh kanë paralajmëruar, që nga
"gripi i shpendëve" se do të jetë vetëm çështje kohe kur do të shfaqej
një vatër e re e rrezikshme e gripit që mund të shkaktonte miliona të
vdekur në të gjithë botën. Virusi i shpendëve H5N1, sipas shkencëtarëve,
mbetet akoma njëri ndër kërcënuesit më seriozë të mundshëm për
njerëzimin. Që nga viti 2003, kur ky virus është bërë publik, janë
infektuar, së paku zyrtarisht, mbi 300 njerëz në mbi 10 vende, kryesisht
në Azi dhe 60% e tyre, kanë ndërruar jetë. Shkencëtarët janë shumë të
shqetësuar sepse, sipas tyre, këtij virusi i nevojiten vetëm edhe pak
mutacione, që ai të kthehet në një vrasës me përmasa katastrofale për
njerëzimin, për shkak të mungesës së një vaksine adeguate. Specialisti i
njohur farmaceutik, Novartis, ngjalli pak shpresa nga mesi i qershorit
(13.06.2009), kur bëri të ditur se ka arritur të zbulojë një vaksinë
efikase kundër "gripit të derrave", por se, për prodhimin serik
nevojiten edhe disa muaj. Mirëpo, mbetet pikëpyetje e madhe efikasiteti i
kësaj vaksine, pasi kjo nuk është testuar drejtpërdrejt tek njeriu.
Shkencëtarët nuk mund ta parashikojnë mënyrën e mutacionit që mund të
pësojë, duke qenë se ky grip është një kombinim i viruseve të njerëzve,
derrave dhe shpendëve, prandaj edhe kundër një kombinimi të tillë, të
panjohur akoma për shkencën, imuniteti i njeriut, por edhe vaksina që do
të prodhohet së shpejti, mund të jenë të paefektshëm.
Loja e rrezikshme me gjene
Skenarët e mësipërm rreth një katastrofe të mundshme globale, po
supozoj se mund të jetë si burim i proceseve të zakonshme të ligjeve
natyrore, edhe pse me pasoja tragjike. Por, shumë më shqetësuese dhe të
rrezikshme për njerëzimin, duket të jenë eksperimentet gjenetike që
zhvillohen nëpër laboratorët e shumtë.
Një nga këto vende është edhe qyteti Boise, në shtetin Idaho të
SHBA-ve, laboratori i universitetit të të cilit gjendet prapa mureve
disa metërshe të betonit. Brenda duket gjithçka e zakontë - e
parrezikshme: teknikë laboratorikë, mikroskopë, kompjuter etj.
Megjithatë, kjo përshtypje është zhgënjyese: këtu zhvillohet
eksperimenti gjenetik më i kontestuari në mbarë botën! Nën udhëheqjen e
prof. Greg Hampikian, shkencëtarët kërkojnë kodin gjenetik të vdekjes.
Ata krijojnë gjene artificiale, të cilat, në natyrë nuk kanë ekzistuar
asnjëherë. Ky eksperiment tejet i rrezikshëm mund të krijojë një vrimë
të zezë në të gjithë botën gjenetike dhe me këtë duket se shkenca po
mundohet të luajë ose të zëvendësojë rolin e Krijuesit!
Eksperimentimit me gjene (zyrtarisht vetëm në bimë) dhe krijimit
sintetik të tyre, në shumë shtete i është dhënë drita e gjelbër, me
arsyetimin se kjo shkon në dobi të njerëzimit. Duke shpikur ADN-në
(acidi deoksiribonukleik), në bazën fillestare të gjallesave që bartte
mesazhet gjenetike të çdo qelize, duke i kyçur, shkyçur ose zëvendësuar,
pra duke manipuluar me gjene, shkencëtarët po përpiqen t'i dekodojnë të
gjitha sekretet e krijimit të një organizmi dhe me këtë edhe krijimin,
konstruktimin e një organizmi artificial (sintetik). Dhe potenciali i
këtij manipulimi me gjene, duket i pakufishëm: të pavarura nga procesi i
evolucionit, organizmat sintetikë, shpresohet se një ditë, do ta rrisin
produktivitetin e përgjithshëm agrobotanikë, përmirësojnë mirëqenien
njerëzore, do të luftojnë kancerin, do të arrijnë të prodhojnë edhe
karburante biologjike etj. Dhe kjo, natyrisht do të ishte në dobi të
njerëzimit. Por, a do të jetë në gjendje njeriu, si krijues (si Zot) i
këtyre organizmave, t'i ketë edhe nën kontroll ato? Sa të bindur janë
shkencëtarët që luajnë me pushtetin kundrejt qenieve njerëzorë se këto
qenie laboratorikë nuk do të pësojnë mutacione, duke u kthyer në një
kërcënim shumë serioz për të gjithë botën? Kjo është pyetje, përgjigjet e
së cilës lënë shumë për të dëshiruar.
Shkencëtarët e Universitetit të Boise-s kanë arritur vetëm të
konstruktojnë sekuenca të ADN-së, që tek njeriu nuk ekzistojnë, madje
edhe disa që nuk ekzistojnë në asnjë gjallesë tjetër të këtij planeti.
Të bartura në organizëm përmes frymëmarrjes ose ushqimit, disa nga këto
sekuenca të manipuluara të ADN-së arrijnë të paralizojnë çdo funksion të
domosdoshëm për jetë të organizmit. Dhe kjo i shqetëson kritikët e
këtij procesi, pasi fuqi të mëdha, qeveri të ndryshme, diktatorë apo
edhe organizata terroriste, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, që përmes
një arme të tillë biologjike, ta mbajnë nën shënjestër ose edhe ta
shkatërrojnë armikun e tyre. Kjo praktikë e krijimit të një arme
biologjike për shkatërrim masiv nuk është, po ashtu, diçka e re. Që në
kohën e Luftës së Dytë Botërore është i njohur plani i disa shteteve të
aleancës, për përdorimin e Anthrax - bombave (bombave të mbushura me
baktere infektuese shume të rrezikshme - Bacillus anthracis), mbi
qytetet më të mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu, Stuttgardi etj., në
fazën e fundit të luftës, për të mbytur çdo banor të tyre. Por falë
vonesës transportuese të këtyre bombave nga SHBA në Britaninë e Madhe
(mbi 5000 copë) dhe mospajtimit të disa aleatëve, fatmirësisht kjo nuk
ndodhi. Përdorimi testues i këtyre bio-bombave në një pjesë të pabanuar
të Islandës, shkatërroi tërësisht, të gjithë faunën, brenda një dite.
"Armën më efektive dhe më të lirë e ka krijuar vetë natyra", thotë
biologu Malcolm Dando nga Universiteti i Brodfordit në Angli. Nevojitet
vetëm 100 kg bazile Anthraxi për të vrarë rreth 3 milion njerëz. Për të
parandaluar ndonjë katastrofë të tillë, mbi 143 shtete, në vitin 1872,
nënshkruan një marrëveshje për ndalimin e prodhimit të armëve
biologjike.
Por, krejt ndryshe nga një pandemi e provokuar nga viruset natyrale,
edhe nëse ata kanë kaluar disa faza mutacionesh, shpresat për të
mbijetuar njerëzimi, megjithatë nuk janë të shuara tërësisht. Një
shpërthim i një epidemie, i provokuar nga viruset sintetikë të gjeneve
të manipuluar ose të krijuar artificialisht, do të ndalet, vetëm atëherë
kur të vdes njeriu i fundit. Në krahasim me viruset natyralë, sekuencat
e një gjeni sintetik, të manipuluar ose krijuar artificialisht, nuk
vdesin. Në vitin 2012, janë parashikuar edhe preparatet e para të këtyre
gjeneve sintetike. Qëllimi: luftimin e dëmtuesve të kulturave agrare.
Mirëpo, askush nuk e di se këto gjene - vrasëse, nuk do të kalojnë edhe
tek format tjera të jetës me potencial shkatërrues edhe për to. Ndoshta
edhe tek njeriu. Do të ishte një proces që nuk do të mund ta ndalonte
askush...
Ngrohja globale vë në pikëpyetje baraspeshën e Tokës
Shkencëtari britanik për studime klimatike, Xhejms Lavlok, ka
deklaruar se për shkak të temperaturave të larta disa pjesë të botës do
të shndërrohen në shkretëtira dhe do të vijë deri te ngritja e nivelit
të deteve që do të vërshojnë pjesët e tjera. Lavlok (89), i njohur sipas
teorisë së tij Gaja, sipas së cilës Toka është një lloj organizmi i
gjallë, ka thënë se ndryshimet klimatike do të shkatërrojnë pjesën më të
madhe të jetës në Tokë deri në fund të këtij shekulli, ndërsa njerëzimi
është vonuar që të parandalojë këtë katastrofë.
"Toka gradualisht do të shndërrohet në shkretëtirë. Kjo do të ndodhë
kur Sahara gradualisht të lëvizë drejt Europës. Por, kjo nuk ka të bëjë
vetëm me Europën, por e gjithë bota do të ndryshojë në këtë drejtim", ka
thënë ai. Ai ka shtuar se është e besueshme të kenë dështuar përpjekjet
për të ulur emetimin e gazrave që shkaktojnë ngrohjen e planetit, si
dioksid karboni. Madje, edhe nëse bota do të gjejë mënyrën për të ulur
emetimin e këtyre gazrave në zero, tashmë është vonë që të ftohet Toka,
konsideron ai. "Ky është si një super-tanker, nuk mund ta ndaloni vetëm
duke ndalur motorin. Nëse çuditërisht do të arrini të zvogëloni dioksid
karbonin, Toka nuk do të ftohej menjëherë", ka thënë Lavlok.
Shkencëtari britanik konsideron se të gjitha forcat duhen angazhuar në
krijimin e strehimeve në rajonet, të cilat do t'i shpëtojnë efekteve
negative të ndryshimeve klimatike. Sipas tij, pritet të ketë thatësi të
madhe dhe vdekje të njerëzve në shkallë të lartë dhe se numri i banorëve
nga rreth shtatë miliard mund të bie në një miliard deri në fund të
shekullit, pasi njerëzit do të kenë shumë pak resurse. "Do të ketë uri
të madhe dhe mungesë uji. Popullata mund të bie deri në një miliard ose
më pak", ka thënë Lavlok. Sipas tij, deri në vitin 2040, temperaturat në
qytetet evropiane gjatë verës do të rriten mesatarisht në 43 gradë
Celsius, ashtu siç ndodh tashmë në Bagdad.
Lavlok konsideron se bota nuk është duke reaguar urgjentisht kundër
problemit dhe tha se nuk duhet fajësuar ai për parashikimet e tmerrshme,
pasi që edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike në
raportin e vitit 2001 ka paralajmëruar se temperaturat deri në vitin
2040 dhe 2050 do të jenë shumë të larta.
Përmbytjet, si pasojë e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanë qenë
edhe shkaktarët e disahershëm të zhdukjes së jetës në Tokë. Ndër më të
përfolurit është miti për Atlantidën, një ndër civilizimet më të lashta
që kishte një shkallë të lartë zhvillimi (bazuar në dëshmitë e Platonit)
e që mendohet se gjendet i përmbytur diku në oqeanin Atlantik.
Supozohet se ndonjë ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga përplasja
e mundshme e ndonjë meteoriti), ka ndikuar që ky civilizim të zhduket
nga faqja e dheut për pak kohë (brenda natës). Ishin përmbytjet e
shkaktuara nga tërmetet, shpërthimet vullkanike, valët e mëdha të
oqeanit etj, ato që fundosën këtë "kontinent" përgjithmonë.
Por Atlantida, nuk është rasti i vetëm i përmbytjeve nga ndryshimet
klimatike. Zbulimet e shumta të fosileve të kafshëve parahistorike, siç
janë tetrapodet (dinozaurët) barngrënës ose Mamutët e lloje tjera, që
janë gjetur në hapësira të ndryshme të globit, të cilat sot janë të
mbuluara nga shtresa të mëdha akulli ose në sipërfaqe ku, për shkak të
mungesës së lagështisë, procesi vegjetativ është tërësisht i
pazhvilluar, pra në shkretëtira të ndryshme, dëshmojnë për ndryshime
ekstreme klimatike që janë zhvilluar në planetin tonë. Në Siberi është
zbuluar një Mamut gjigant i ngrirë, i cili është ushqyer vetëm me bimë.
Në gojën e tij janë gjetur mbeturina të myshkut, ndërsa në zorrët e tij
edhe mbeturina barishtesh që sot nuk ekzistojnë në atë hapësirë. Trupa
të shtazëve të ndryshme janë zbuluar edhe Kinë, Kanada, e vende të tjera
të globit. Shkencëtarët mendojnë se këto zhvendosje janë bërë si pasojë
e ndonjë kataklizmi natyror.
Jo vetëm sipas legjendave, por edhe sipas profecive religjioze, bota
është përmbytur disa herë. Janë diku rreth 30 burime që flasin për
përmbytje me pasoja katastrofike për gjallesat e planetit Tokë. Kemi
rrëfimin e Biblës, ku Perëndia vendos të dënojë njerëzimin për shfaqjen e
mosbesimit tek Krijuesi i tyre, dhe e urdhëron Noe-n t'i marrë
familjarët dhe lloje të përcaktuar të botës shtazore e bimore dhe të
vendoset në një anije, pasi vendimmarrësi hyjnor, kishte vendosur ta
shkatërrojë njerëzim përmes përmbytjeve për ta ripërtërirë pastaj me një
lloj tjetër më të mirë. Dhe kështu, 40 ditë pa ndërprerë, kishte
lëshuar shi të fuqishëm dukë përmbytur çdo gjë mbi Tokë.
Rrëfime të ngjashme, si kjo në Bibël për Tokën e përmbytur, janë edhe
kronikat e asiro-babilonasve, pastaj ato të grekëve të vjetër; shënimet e
indiasve, ato kineze, egjiptase e të tjera, të cilat, pothuajse janë të
ngjashme: personazhet e këtyre legjendave, meshkuj dhe femra, me të
afërmit e tyre ose pa ta, me botën shtazore e bimore etj., pozicionohen
në vende ose objekte të caktuara nga vet Krijuesi, që të mbijetojnë dhe
bota sërish të mund të marrë frymë nga e para.
Duke e marrë për bazë numrin e madh të legjendave të ngjashme nga
shumë popuj të lashtë të globit dhe duke pasur parasysh mundësinë e
komunikimit të tyre në ato kohëra, që ishte tejet i vështirë,
shkencëtarët janë të bindur në vërtetësinë e tyre. Ndoshta jo
saktësisht, sipas skenarëve të rrëfyer nëpër ato legjenda, por me një
skenar të përafërt, gjithsesi. Është shumë domethënës për ta,
gjithashtu, edhe rrëfimi për Solonin (640-558 p.e.s) - një personalitet i
njohur në antikitetin grek, që njihet si reformatori dhe udhëheqësi i
Athinës, të cilit egjiptianët, kur ai ishte në vizitë tek ta në Saisu, i
thanë: "Njerëzimi është përmbytur disa herë nga arsye të ndryshme dhe
kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen"... ndoshta këtë herë i provokuar
edhe nga vet faktori njeri!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? EmptyFri May 14, 2010 8:25 pm

Siq po shifet jo fort larg .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? EmptyFri May 14, 2010 9:36 pm

Cilit fund vitit 2010...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? EmptyFri May 14, 2010 9:47 pm

po
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? EmptySat May 15, 2010 2:24 am

Jo vetëm sipas legjendave, por edhe sipas profecive religjioze, bota
është
përmbytur disa herë. Janë diku rreth 30 burime që flasin për
përmbytje
me pasoja katastrofike për gjallesat e planetit Tokë. Kemi
rrëfimin
e Biblës, ku Perëndia vendos të dënojë njerëzimin për shfaqjen e

mosbesimit tek Krijuesi i tyre, dhe e urdhëron Noe-n t'i marrë
familjarët
dhe lloje të përcaktuar të botës shtazore e bimore dhe


Le te bindemi te gjith se cfardo fatkesqie natyror qe vien esht pasoj e vete njerzimite.sepse All'ahu nuk don qrregullim ne tok.E tani te shikojm sa e sa qrregullim behen jo brenda ores po minutit per mos te then sekondit,Alla'ahu eshte meshirues shum i madhe ,por duhet pasur kujdes njerzim mos te zbret hidherim i All'ahut ne tok se do jet shum keq,Ama se a do jete fundi un mendoj se jo ende do mbushemi mekate ne se ka njerz ende te sinqert e kur te gjith te devijojm ne rrug te gabuare at'her do jete fundi i cdo gjej te keqe e fillimi i nje jete te mir..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? EmptySat May 15, 2010 9:27 pm

Eshte shum interesant,fatkeqasit natyror cdo here kan fillu te popujt musliman. p,sh Në krahinën Xinjiang ujgurët, muslimanët turkofanë, janë më të shumtit.
Ata thuajse përbëjnë gjusmën e banorëve të Xinjiangut. Deri në vitin
1949, në regjion kanë jetuar vetëm 6% të kinezëve Han, por numri i tyre
sot arrinë në 40% të popullsisë, deri sa përqindja e ujgurëve është
redukuar nga 90% në 46%, si rezultat i politikës së Pekinit të shtypjes
së pakicave nga territoret ku përbëjnë shumicën e popullsisë..Viti 711 shpesh përmendet si vit kur muslimanët nga Afrika Veriore hynë
në Spanjë;po ashtu edhe ne rusi
,dhe gjitha smundejt si malarja si kolera si Aids tanie dhe efundite GRIP I DERRAVE vin n ga andej ...Dhe lind pytja pse pikrishte te muslimanet ku e njohin vetme nje Zote!!!
Kjo shum lete spjegohet,se muslimanet edin shum mire ligjete All'ahut dhe duhet te ken kujdes te shtuare.Tani shum njerz fillojn te thone ,,JA MUSLIMANET MARIN NJE BOMBE DHE QOJN NE AJRE MIJA TE PA FAJESHM,Kurani nuk thot vraje,andaj edhe fatkesit natyror na vien pikrisht nga aje popull qe edin shum mire ligjet e All'ahut dhe nuk i zbatojn.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
muha
Fillestar/e
Fillestar/e
muha


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 58
Vendi : viti
Registration date : 16/05/2010

Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? EmptyTue May 18, 2010 8:35 am

Pershendetje per gjith antarët e forumit
Saper temen se ajemi afer fundit aty veq zoti mund ta di.
Por mendoj se jemi afru me shum shenja si te kuranit,bibles dhe libra tjer fetar,kam lexuar edhe parashikimet enostradamusit të fisit maja e te tjerve por deshifrimet e kodeve te tyre siduket nuk kan mundur te bahen siduhet sepse ata kan perdor te tjer kalendar dhe vetem nje gabim i vogel ka rezultu mbi 70vjet gabim.
Por tash me teknologjin ma te sofistikuar gjoja se kan arrit ta deshifrojn kalendarin e fisit majave dhe kjo esht 21 dhjetor 2012. Kapas ksi parashikimi edhe per vitin 2002 por ja se sndodhi por sido qe tejet qka vjen prej zotit mir seardht fundja ne shqiptarët sjemi msu muknaq. ju merzita pak por forumet perqata jan me diskutu me ba hajgare me qu kohen elir kuptohet kush ka ene shqiptarët kemi sadush koh lir.tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? EmptyTue May 18, 2010 11:35 am

Ashtu siq jemi bër si banor të ksaj toke ajo që na soli ktu dhe do të na hjek , mirpo disa shenja po shifen se nuk asht larg . nuk ka respekt ndaj njeri tjetrit nuk ka frig nga i madhi zot ,nuk mëshir ,nuk ka besim mendoj se kto gjërat që njeriu si njeri duhet ti ket por sod shumica nuk i kan kto gjëra por mendojm vetëm në tradhti pasuri sundim mbi njeri tjetrin ,pa llogarit ne fuqin e të madhit Zot .
prandaj sado që ka arrit shkenca mjaft lart por disa gjëra e ka të pamundur të bëj, siq jan ndalja e vullakaneve tërmeti shiut erërat e forta sunamet e shum e shum gjëra që vetëm fuqia natyrore din dhe i bën e për kto njeriu është po thuajse as gjë prandaj nga kto fakte besoj se nuk jemi edhe lart ,

(deshat edhe një pyetje lidhur me kto fenomene .thuhet se jan shtat pash tok dhe shtat pash qiell , si e spjegoni kët dhe kush din më tepër rreth ksaj pytje të na sqaroj .)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? EmptyTue May 18, 2010 11:46 am

ooo nje zot e din mos te merr me ount ti na
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sa jemi  afer fundit? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sa jemi  afer fundit? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sa jemi afer fundit?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: