Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A është forumi një shkollë?

Shko poshtë 
+20
Delia
thellenza
Blerti_Gashi
loredana
E_Bukura
Veneta
Fjona
shaban cakolli
Parapsikologu
Mergimtari
istogalia
njonidrenica
MUHAMETII
rolling
Ago Muji
Guximi
Eva0506
Beton
stabili
Nezir Myrta
24 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 7:32 am

Edhe një forum mund të jetë një shkollë, poqëse mbajmë rregull, respekt, vetdisciplinë ashtu si i ka hije njeriut, që me modesti shprehet me shkrim, jep menimet e lira, në të gjitha fushat e diturisë.

E parase të japi mendimin e tij, duhet të merr vesh, të ndinë, të analizon fortmirë fjalën e mendimin e parashprehur dhe krejt në fund - të shprehet!
E, jo veç hajt se po i shkruaj dy fjalë sa ta bëj një postim, apo sa për të zenë vend një shkrim, apo sa për një dukje. Këtu është në pyetje - maturia
tre herë mat, e njëherë prejë - thonë njëfjalëtëurtë, e jo si disa - tre herë prejë e njëherë mat - po them unë.

Secili tubim edhe i dy e ma shumë personave, e mbanë përgjegjësinë për një rregull, e secili jep atë që ka mundësi me ndërgjegje të pastër, por jo në asnjë mënyrë, ta keqpërdorë momentin e fjalën e mendimin e tjetrit! Krejt mvaret nga personaliteti: edukata, arsimimi, aftësia, njohja, format e të shprehurit, momentet e duhura edhe kur gjeneralizon edhe kur jep këshilla edhe kur jep kritika - e krejt këto komponente duhet të jenë në kohë të duhur, me maturi, me drejtësi, me dituri, e pa dro (sepse aty je në komp. tënd, mund të vargisesh shkrola edhe si margaritaret edhe si gjarpinjtë edhe fjalë shëruese edhe fjalë helmuese edhe fjalë të thata e të paskrupullta)!

Fjala është fryti i njeriut!


Poqëse interneti, forumi shfrytëzohet për të mirë, në dobi të shoqërisë e të kombit e atdheut - jeni në një shkollë shumë me efekt, ku lexon. mëson, njihesh me shoqërinë, shprehesh lirshëm por me kujdes e maturi - sepse siç thash, fjala është fryti i njeriut, e ka fryte: të ambla, të tharta, të hidhta, të diegsa, të helmuara, të prishura, të papjekura, ka fryte sheruese, ka fryte vdekjepruese etj. Pra, mvaret çfarë peme është dhe çfarë fryti jep!

Në këtë kohë kibernetike, sot mund të kryhen shkolla e fakultete e universitete përmes internetit - por mund të bëhen edhe shumë veprime tjera organizative, lidhje shoqërore deri tek ajo kombëtare! Vetëm duhet vetdijesim, të menduar të lirë e të matur, ndijim, fuqi shprehëse, njohje - shkurt, përbije fjalën disa herë, deri ta qitesh për goje (këtu folim me gishta, he gjyshet tona, kur ndonjë fëmij ishte tepër injorant, e nuk fliste, nuk jepte gjegje i thonin: fol he folsh me gishta)!

Edhe ky forum mund të jetë dhe është një shkollë, poqëse jemi ma shumë studjues, e ma pak mësues, kritikues, e plangprishës! Krejt këto fjalë i keni ditur, veç thash të iu sielli ndërmend...Wink E mos i leni themat e mira të kalojnë e ikin në shiritin elektronik, pa i studjuar e plotësuar sa ma mirë e me vlera, që secila themë, të jetënjë kapitull vepre, sepse edhe kjo është një vepër jona (e dikush shpenzon bukur shumë kohë e mirëmbajtje, me u mbajtë gjallë një forum;).

Sikur të veprohej në këtë mënyrë, aq sa kemi forume shqiptare sot, do të ishim shumëtëlidhur, ma të ditur, ma të përsosur, ma të aftë (se dij njerëz që shqipen e kanë mësuar nga forumet) edhe do të formohej një lidhje gjithkombëtare!

Këto janë fjalë krejt të thjeshta, po të shohim çfarë modestie shprehjesh po tregoni...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 11:54 am

Po ë shtë dhe duhet të jetë edhepse nganjëherë po i ngjanë një shkolle të keqe (për shkak të sjelljes arrogante dhe pakulturuar të disave-fatmirsisht të paktë) !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 12:02 pm

Mendoj se po bile një shkoll shum e e mir sepse do mësojm shum e shum gjë që në shkoll as do të dëgjojshe .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 12:06 pm

Fakulltet bile bile !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 1:00 pm

Sigurisht qe Forumi kthehet ne nje shkolle te vertete, sidomos kur eshte ne nje nivel te tille sic eshte Forumi i Bashkimit Kombetar. Pikerisht per kete arsye duhet zbatuar rregullorja sa me mire. Gjithashtu mendoj qe eshte kthyer ne nje shkolle edhe per femijet e shqiptareve ne mergim, sidomos ne vendet ku nuk ka organizim mesimi dhe edukimi ne gjuhen shqipe. Ne keto raste ky Forum, me specifiken e vet mund te kthehet ne nje ndihme te madhe per njohjen e historise dhe letersise shqipe, per menyren korrekte te te shkruarit dhe te folurit dhe per kontaktin me bashkeatdhetare, per njohjen e temave serioze, si dhe per argetim e momente te kendshme gjithmone ne gjuhen shqipe.
Merita eshte e gjitha juaja te nderuar anetare te Forumit, qe keni ditur t'i jepni Forumit te tilla permasa, qe keni ditur te krijoni nje shkolle te tille, e cila po behet me e rendesishme per te gjithe, dite pas dite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 1:14 pm

Jo nuk mendoje, perderisa ka njerez te cilen vetem flasin bla e bla e fyejne, per cdo te dyten fjale, nuk mendoje se ka vend per shkollim.

Ju pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 2:09 pm

Mund te quhet si biblotek nese klasifikohet informacioni i vlefshem, duke i larguar ato pa fakte dhe te pavlefshmet si tha guximi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 2:51 pm

do te thoja si bibloteke qe regjenerohet vete, ne te te vijne materiale qe as mendja nuk te ka shkuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 3:15 pm

Nezir Myrta, te pergezoj per temen, shume e qelluar.

Edhe une mendoj se forumi eshte nje shkolle, por me nje karakter me ndrysh nga shkollat normale.
Une nuk pajtohem me guximin, qe arsye per mos te konsideruar forumin nje lloj shkolle, i merr fjalet bla bla, apo fyerjet. Sepse ne e dime se edhe ne shkolle ka fyerje, jo vetem nga nxenesit por fatkeqesisht edhe nga arsimtaret e profesoret. Une jam njeri perj deshmitareve te ketyre fyerjeve te profesoreve.

Ne kete forum, te gjithe mund te mesojme nga njeri tjetri, une kam mesuar te gjthe nga pak, shpresoj qe edhe te tjeret te kene mesuar dic nga une.
Forumi eshte nje lloj shkolle, dhe duhet te dime ta shfrytezojme, te marrim te miren, e t'i bejme te ditura te metat.
Nuk duhet t'i qujme besnik ata qe flasin simbas fjales tone, por ata qe na kundershtojne me arsye!
Sepse nuk ka njeri te pagabueshem.
Cdo pesim eshte mesim, dhe cdo mesim eshte fitim.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 3:26 pm

forumi jon asht ma shum se sholla, si tha betoni i nderum fakultet,un ekuptoj forumin si ni shtepi shum e madhe te kombit ton, por ka ni numer shum i vegjel si metvrtet vetum bajn bllblla dhe as gjo tjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 5:22 pm

une nuk mendoj qe forumi zoteri profesor asht shkoll pse,,,
me vete faktin qe ne ket forum ka here-here shprehje qe te dhemb koka kur ti lexosh por pozitvia e keti forumi eshte qe ka ide te mira ka informacione te ndryshme ka koriozietet qe vlen ti lexosh por keto replika te panevojshme me shum fyrje nuk i ngjasojn shkolles
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 5:55 pm

Nderime për pjesëmarrësit e sinqertë!

Vijoni vijoni, po ju përcielli me vëmendje!

Ju thash: fjala është fryti i njeriut!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 6:51 pm

istogalia shkruajti:
une nuk mendoj qe forumi zoteri profesor asht shkoll pse,,,
me vete faktin qe ne ket forum ka here-here shprehje qe te dhemb koka kur ti lexosh por pozitvia e keti forumi eshte qe ka ide te mira ka informacione te ndryshme ka koriozietet qe vlen ti lexosh por keto replika te panevojshme me shum fyrje nuk i ngjasojn shkolles

qe sa kohe e ke kryer shkollen ti??

nese shkon ne shkolle do ta shohesh qe ketu ka shume me shume kulture
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 8:15 pm

Është si një llojë shkolle plotësuese për ata që janë të gatshëm të mësojnë shumë të vërteta dhe të mos rrinë me ato që i dinë , me një fjalë që të mos injorohen faktet të shumëta që gjinden në këtë forum që sillen nga djemë/vajza intelegjentë/intelegjente dhe të diturë/ditura.

Në këtë forum kemi mundësinë t'i mësojmë shumë të vërteta që momentalisht nuk i mësojmë nëpër shkolla fillore , të mesme besa edhe në fakulltete.

Le të shpresojmë qe ky forum të përhapet sa më shumë që të jetë e mundur në të ardhmen e afërt dhe të krijojmë një komunitet sa më të madh dhe stabil sa i përket çështjeve të ndryshme kombëtare.

Rrnoftë Bashkimi Kombëtar , pa bashkim nuk ka zhvillim dhe do jemi të rrezikuar nga sllavo-grekët përderisa të jemi të ndarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 8:28 pm

rolling shkruajti:
istogalia shkruajti:
une nuk mendoj qe forumi zoteri profesor asht shkoll pse,,,
me vete faktin qe ne ket forum ka here-here shprehje qe te dhemb koka kur ti lexosh por pozitvia e keti forumi eshte qe ka ide te mira ka informacione te ndryshme ka koriozietet qe vlen ti lexosh por keto replika te panevojshme me shum fyrje nuk i ngjasojn shkolles

qe sa kohe e ke kryer shkollen ti??

nese shkon ne shkolle do ta shohesh qe ketu ka shume me shume kulture
zoteri rolling te lutem shkruje mendimin tende dhe ec e mos jep komente per tjer a shkoj ne shkoll une ajo asht pune imja personale faliminderit per mirkuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 8:44 pm

forumi asht ma shum se shkoll
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyMon Sep 29, 2008 9:35 pm

Mendimi im eshte se mund tejete nje shkolle shume e rendesishme po u shikuan gjerat ne menyre selektive, sepse ka pjese argetimi qe nuk mund te quhen shkolle, por ka edhe tema qe trajtojne lemenj te ndryshem jetesore dhe ofrojne shume me shume se mesmdhenesit neper shkolla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyTue Sep 30, 2008 6:41 pm

Ne nje far menyre eshte mesim. Ke mundesi te meson per shume gjera qe nga te thjeshtat deri ato me te nderlikuarat. Ato gjera qe mund ti mesojme ne forum, rrall e hiq mund ti mesojme ne shkoll apo ne qfar do eksperience.

Perkunder asaj qe disa pasken cek se ne forum ka njerez te ndryshem, une theme se pikrishte kjo eshte arsye qe edhe nga kjo njeriu meson me shume. Sepse, sikur te ishim te gjithe nje lloj me mendim, me mirsjellje me kultur etj, atehere cili do ishte mesimi jone ne kete rast?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyTue Sep 30, 2008 7:56 pm

urojmë të shkollohemi mirë këtu,ka mendime intelektuale në forume,për këtë jam i sigurtë dhe është mirë të mësohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyThu Nov 13, 2008 12:50 pm

shkoll nuk esht po muj me than nje enciklopedi mjaft e mir
un e pranoj qe kam lexu gjera qe me par skisha ndegju!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyThu Nov 13, 2008 12:59 pm

Duke qene te ndryshem nga njeri tjetri arrijme t'i ruajme vecantite tona. Vetem ne kete menyre mund t'i krahasojme gjerat e mira dhe ato te liga. Dhe forumi na e jep nje mundesi te tille. Ketu i gjen patriotet, intelektualet, atdhedashesit, tradhetaret, injorantet, te paedukuarit, pastaj ketu e gjen dashurine, respektin, miqesine, ndihmen... e sa e sa gjera te tjera. Dhe mos u mundoni ta ndryshoni kete ylber njerezish e ndjenjash, por mundohuni qe te liget ti beni te forte, tradhtaret ti beni besnik e atdhetare, te paditurit ti edukoni dhe vetem atehere do te permbushej misioni i ketij forumi te bukur! Ketu nuk jemi ti themi botes cfare mendojme ne si individe, sepse per boten jemi akoma shume te vegjel, por nese bashkohemi ne do ta ngrisim zerin larte dhe botes do t'ia bejme te ditur qe ne jemi te bashkuar, te gatshem ta mbrojme ate qe eshte e jona, te gatshem per sfida te reja. Andaj ju lus, lerini anash dyshimet e kota, fyerjet dhe le ti japim ketij forumi cdo dite nga dicka te re, te bukur!
Respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyThu Dec 11, 2008 1:12 am

Shkolle jo, mesim po.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyThu Dec 11, 2008 1:14 am

po asht shkoll me msu per enver hoxhen Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyThu Dec 11, 2008 1:36 am

Nuk eshte forum qe flet vetem per Enver Hoxhen, cdo figure historike, cdo gje qe ka te beje me historine e popullit tone shtjellohet ketu ne forum.

Mund te them lirisht se eshte me shume se shkolla, arsyeja pse mendoj kshtu eshte se shume gjera ketu mesohen sidomos nga historia, dhe une e pranoj qe shume e shume gjera i kam mesuar ne kete forum. Dhe jam tejmase i lumtur qe jam pjese e ketij forumi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? EmptyThu Dec 11, 2008 2:40 am

Ne forumin tone mund te mesohet shume ne te gjitha temat, jo vetem persa i takon fakteve historike dhe prekjeve te botes letrare, jo vetem nderthurjeve te momenteve interesante nga pikepamja psikologjike, por edhe nga menyrat se si jane shtjelluar dhe nga kendveshtrimet e ndryshme te te parit te fenomeneve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A është forumi një shkollë? Empty
MesazhTitulli: Re: A është forumi një shkollë?   A është forumi një shkollë? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A është forumi një shkollë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» FORUMI NË EKSPOZITËN E KUR'ANIT...
» PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: