Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit EmptySat Sep 27, 2008 11:08 pm

NË PESHOJË KOHE
Bota shikohet
me dy parë sy...
Me sy terri shohim natën
me sy drite
presim diellin,
diellin e së nesërmes.
Në vendnumërim
shtohet dergja e pritjes.
Me hapa përpara
shkurtohet rruga,
rruga drejt pikëcakut.
E ç’kuptim ka maksima
në udhëkryq:
Udha e gjatë
jeta e shkurtë,
udha e shkurtë e pasigurtë...
Ruletfati
ndodh na del mashtrim,
po mendjemprehtësia
e fundja dorëtakati
thonë sjell shpëtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: Re: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit EmptySat Sep 27, 2008 11:09 pm

.
HILJA
Në Dëbëllde e gjetiu
tkurret mezhda e tokës sonë,
kot ankohen fshatarët,
ankesat kurrë s’kanë peshë
për njerkën e për hileqarët.
Andej e këndej
të gjithë janë shqiptarë.
Pse u shty
guri i mezhdës së kufirit,
o hileqarë?!
Në tokën tonë stërgjyshore
Sikur t’ishim ardhacakë,
na shikojnë vëngërr,
paria jonë gjithnjë e përgjumur,
mrekulli sheh në ëndërr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: Re: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit EmptySat Sep 27, 2008 11:10 pm

LUMI ME EMËR TË RI
Ibri s’është më Ibër
tash ka emër të ri:
K u f i...
Në mes të Mitrovicës
molla e sherrit,
në shpinë të Ibrit
mbi urë, mur.
Ndërtuesit e murit
sot na shkruajnë recetë
recetë për mu(l)ti jetë.
O ju kopshtarë,
të mollave të sherrit,
ne nuk i kemi sytë
për zyze të territ...
përtej lumit, përtej urës
shikohet në mes gishtash,
kur e lyp nevoja
nuk përdoret stopi...
Këtej çdo gjë hidhet n’peshojë,
çdo imtësi shikohet
me sy mikroskopi
Kosova e lodhur,
Kosova e tkurrtë
Meriton atë që synon.
Assesi imponim të shurrtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: Re: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit EmptySat Sep 27, 2008 11:10 pm

IRRITIMI
Ca mjeshtër të padukshëm
gjenden diku,
në fundmoshën pus pa fund,
në trupin tonë ushtrojnë zejen e vet;
nisin të punojnë,
punojnë me dekretligje natyre,
dita-ditës na tisin energjinë,
mbjellin viruse e bakterie,
na e ndjellin pleqërinë.
Netët bëhen vite,
zgërdhihet pagjumësia,
peshëbjeshkën mbi shpinë
na e hedh plogështia.
Dhe më në fund
disi çdo gjë duket
sikur e përmbysur,
dielli i zbehtë,
qielli më i ngrysur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: Re: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit EmptySat Sep 27, 2008 11:11 pm

.KONTRASTE

N’kafene
dikush pi bukën e fëmijve t’vet
Mushkëritë gërrith tymduhani
Dreqi e i biri
aty kanë për t’hy,
pispilloset kamerierja
kronisti vjedh me sy.
Ndokund
n’dasmë valltarët prekun qiellin,
jehu i surlës e tupanit
posi bubullimë,
bën qetësinë copë e grimë.
Ndokund
dikush si M. Kuteli
në testament vulos porosinë,
shprush gjurmët e zhgënjimit,
n’mes jetëvdekjes
derën e vajit
e hap dorë e pikëllimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: Re: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit EmptySat Sep 27, 2008 11:12 pm

MËDYSHJE
Shi e sqotë
porta me rezë
tavan i ëndrrës
plot krahnezë
Ngrohtësinë joshëse
e gllabëroi mjegulla
çatisë së shpresës
i mungojnë ca tjegulla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: Re: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit EmptySat Sep 27, 2008 11:12 pm

PENGESA
Kur hapërimi bëhet
me këmbë breshke
në shpinë na hudhet
një peshë bjeshke
Kur në qepalla
vërshon heshtja
zemrën përvëlon etja
Kur shtegu
është i ngatërruar
dikush Lulëkuqes
ia ndërsen
klyshëzit e tërbuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: Re: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit EmptySat Sep 27, 2008 11:13 pm

ILAÇI
Shtatë pash thellë
fundos zymtësia
për t’pushtuar
majët e shkallëve
mungon fuqia
N’shkrumb të shpirtit
helm e pelim
mjegull e terr
një bashkëdyzim
Urë e dreqit
leqe-leqe
lypset shpikur një ilaç
lypset shporrur
ëndrrën e keqe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: Re: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit EmptySat Sep 27, 2008 11:13 pm

NJË PIKËPYETJE
Punët e vogla
kokorisjet
në shtrëngata
e po a trembet
muzgu nga mesnata
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty
MesazhTitulli: Re: pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit   pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» Pjesë e Ditarit të Luftës
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» Çka do te bëhet pas 15 Qershorit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: