Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:02 pm

Vasil L. Zëra






Qeshte syri


me qepallë



Këngë për Miken

Ku vete, moj Sevda?



Krijime, këngë popullore

“Marin Barleti”, 2007



























Va

Qeshte syri me qepallë”(Këngë për Miken),

krijime, këngë popullore

Redaktor letrar : Kristaq F. Shabani IWA, W.P.S

Recesentë: Jorgo S. Telo W.P.S, Golik Jaupi

Konsulente: Eleni Boçi

Art grafik: Elton Galanxhi

Përktheu në anglisht: Dritan Kardhashi

Copyright Vasil Zëra, 2007
Libri u përgatit për botim në kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”Albania,me qendër në Gjirokastër


Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë
















Profili i një strukture shpirtërore





Pasuria folklorike e Labovës së Kryqit është jetëgjatë, e cila ka kaluar nga lindjet e emocioneve, që nga pasthirrmimet, habitëritë, dëshirimet, lotësitë, lutësitë, shpërthimet, përrallëzimet, baladëzimet, kërkesat jetësore. Ky larmitet e ngjyrim shpirtëror e ka buronjën në gjendjet, gjasitë, transformimet, lëvizjet, ndryshesat, varësitë, në raport me kohët dhe situatat, gjendjet frymëmarrëse, që shkaktojnë lëvizje të të kënduarës shpërthyese, të krijuar në një pentagram notësor të çuditshëm melodik në lëmin lirik, duke predominuar erotizmi.

Fazimi emocional i përshkuar në këtë libër me një substrat disi të veçantë, ku autori, bardi popullor Zëra, ka lëshuar “vikamat” e tij këndorë nga një rrjetdënduri përjetimi erotik, paçka se përkufizohet vetiak, ai ka qëmtuar në lidhësitë dashurore të truallit të tij magjepsës dhe klimatik për erotizëm të pakrahasueshëm, duke lëshuar mesazhe pozitivë lidhjeje jetësore dhe afatgjata mbi bazën e një dashurie të sinqertë dhe të lindur në një truall të bukur, që rrit e lulëzon erotika dhe kënga për “lidhësinë”; jep nota të përjetshme.

Ai , pra poeti apo bardi, vendos veten protagonist, duke i dhënë akt manovrimi përfytyrimit, fantazimit me shtresa profilorë. Në strukturën folklorike yë autorit derdhen në partitura, që të rrëmbejnë me baticë - zbaticat e ndjenjave.

Me një protagonist ylberor, që shfaqet me emrin Figali dhe, çuditërisht, kjo mike është madhore, pasi është një dropullite e tejbukur, mahnitëse, mbresëlënëse, faqekuqe, që të ofron gjithë bukurinë natyrore të prezencës fizionomike dhe të trupit të arkitektuar me daltim e muzikalitet nga natyra. Emri simbolizues Figali, një emër ndërlidhës dykrahinor, dyshtetor dhe që është i aftë që, vetëm me gërmat nga të cilat shkruhet, të lëshojë mesazhe paqetimi, qetësimi pra, dhe “bardët” mendjehollë dhe këngëhollë nisen në rangjet “këndorë” për të konkuruar, së pari me shpirtin e tyre thellësisht poetik dhe human. Pra, në këtë kuadraturë, mikja është, jo e zgjedhur, por e përzgjedhur. Gjithmonë në eksplorimë me një synim të madh të marrin nga shpirti atë, që nesër në veprimtaritë e tyre shumëplanshe të ngjitë në shpirt…dhe kënga e vargëzuar të bëhet pronë e tyre që t’i ngrohë shpirtërisht dhe ardhmërinë.

Autori Zëra, që ndoshta mbiemri i tij ka lidhje me “zërin”, prodhimin e zërit për të kënduar, kjo kërkon një studim analitik vërtetues, me botën e tij të pasur shpalos vlera, të cilat shpërthejnë në një ritual të papërsëritshëm dhe të paimagjinueshëm, siç shpërthejnë vrullshëm meloditë e popullit. Ky shpërthim është urimor dhe ky burim ngjason me me një ujëvarë, që derdh ujë të ëmbël dëshire, që mbledh korda dhe i derdh në një katarakt melodik edhe improvizon pentagrame të pambarimta me nota të habitshme në korda zanore (vokale). Shpërthesat i ngjajnë sytheve, që shpërthejnë, por në dallim nga sythet pemorë, që presin pranverën, sythet e krijimtarisë folklorike të sfondit erotik, shpërthejnë gjatë vitit, kohës pa u ganxhuar nga stinët, paçka se ngacmohen nga to, mjedisi, rrethanat. Takimi, rrokja, pasthirrmimi, gjendjet emocionale, përbetimi, ndjeshmëria tokësore dhe e kupës qiellore me prezencën planetore dhe kostelative, koncertet e cicërimave, vuajtja dramatike, erotika e rrotulluar në një bosht jo statik, por spostues (fillime, tundje - fikje, eklipse ëndrrash, intelekt të dallgëzuar, kënaqësia e krijesës, kënga e mjedisit, kujtesa si një libër mendor i shkruar në parcelat mendimore, divorcimi mendor dhe fizik, trimëria me betim qiellor, amaneti i derdhur me lot, këto e të tjera përbëjnë atë ngacmim gjigant të shpirtit të trazuar, që ka prodhuar në hojet bletore “këngën lirike dhe epike” dhe kjo e kombinuar me lëvizje të strukturave arkitekturore të këmbëve dhe të duarve si dhe patetizëm figurativ. Në këtë skenizim gjigand aktet i lozin në mënyrë parësore elementi më i fisnikëruar protagonist femra nimfë, por edhe protagonisti tjetër burri-djalë- dhëndër, po i fisnikëruar që modelon kohën dhe e modelon koha”, por njëkohësisht edhe koha pranon sfidat dhe ofertat për evoluim dhe precipitimin e gjendjeve të reja. Në këtë duet zanor shihet shpirti i ngacmuar, i barrëzuar, i metaforizuar, i retorizuar, i personifikuar. Vetëm një shpirt i dalluar i konstrukturuar në thelb e arkitekturë poetike mund të prodhojë lule shumëngjyrëshe dhe të shprehë emotivitetin e vet. Vetëm një shpirt i tillë plot poetizëm rrëfen në mëyrë të tillë!

Autori, pra Vasil Zëra shfaqet si protagonist, që luan të gjitha rolet. Protagonistja e këtij libri, kërkon të marrë vetë pjesë në veprimtari që flasin shumë dhe figurativisht.

Shpirti i pasur poetik ka sjellë rritjen e dimensioneve dhe sidomos thesari i erotikës është mbajtur më shumë mend dhe i transmetuar. Epiqendra ka pasur privilegj të ketë pasur femrën me atë arsenal të qendisur figurativ. Komponentët e këngës apo të valles të qëndisura me penj mulinë të ngjyrtë emocionalë, kanë sjellë behar në gjithë pasurinë krijimtare me impulsacion taban popullor, duke bërë një zbulesë të fortë. Dhimbja për largimin e”asaj”, qeshja sarkastike, ovaliteti tundues, ironia e gatuar me brumë vendorë, vargjet rrëmbyese të vetë shpirtit, që i prodhon dhe i provon merr në “provim” shpirtrat e tjerë, por në radhë të parë shpirtin etij të pasur dhe përcakton sa rezistentë janë në fushën ndjenjësore. Erotika është sa ndjenjëzim dhe përvlim, sa pikënisje aq edhe klas, sa e kërkuar aq edhe e mërguar, sa e gënjyer nga nazet, aq edhe e pritur gjatë…

Vetë këngët dëshmojnë këtë që janë krijuar nga bardi i talentuar Vasil Zëra, që vlerësohet si një kontribut në krijimet vetiake të bazuar në një shtrar që lëviz, të gjatë , simbolizues dhe të arrirë labovit. Krijimet e tij, natyrisht, janë impulsuar nga faktorët këngorë në evenimente të fshatit si dhe në qëmtimet e pronës folklorike, por edhe në këtë vëllim paraqitës, hulumtues të përkushtuara për të mbledhur larmitetin e këngës popullore dhe për të plotësuar fizionominë e pasurisë folklorike të Labovës, por edhe trevës së Lunxhërisë. Mbrojtjet mjedisore dhe konfiguracioni lunxhiot i begatë, ngushëllojnë për të minimizuar heqjen e siparit të dhimbjes.

Struktura e ndërtimit të këngëve, paçka se ato shumica i përket fondit lirik , ka një arkitekturë poetike, e cila të rrëmben, e paisur po me një dekor të brendshëm dhe të jashtëm karakteristik, që personifikon, dallon, thur, intrigon bukur, vesh me rekuizitë poetike, duke shmangur rakitizmin, proksilitetin dhe thatësirën.

Këngët janë ndërtuar me një stil, i cili u jep frymëmarrje dhe që vendoset me një sakticitet, ku s’ke ç’të zgjedhësh edhe sikur të duash pa zgjaturina e lulurina të kota; shtrihen në lidhësi me simotrat dhe me vendin, kombin dhe më gjerë.

Kënga e bukuruar është tregues Kulturimi dhe Civilizimi.

Kënga kalon nëpërmjet një kalvari dhe një vallëzim ritual, që të befason. Pra, në këtë kontekst duhet të shprehim qartë stolinë, veshjen, paraqitjen e ndjenjës origjinale në akte të guxuara

më sheh mua. Pranohet edhe sakrilegji për të arritur të dëshiruarën: Efektet jepen bukur: Humori është brilant dhe gjithsesi kapës.

Studiuesit shkencorë, hulumtuesit, pasionantët dhe kompetentët, që Labova i ka të shumtë, duhet të vijojnë punën që e ardhmja të mësojë, të këndojë e të vallëzojë në këtë fond folklorik, i cili natyrisht edhe pasurohet me gjëra dhe fryte të reja.

Kujtesa popullore dhe e trevës labovite ka qenë dhe është befasuese, magjepsëse duke flakur arteriosklerozën, humbjen kujtesive. Transmetimi i pasurisë folklorike është realizuar në labirinte trunorë që vetë natyra ka dhuntuar, apo koha i ka përforcuar duke e përforcuar memorjen është mbajtur gjallë, sepse ka dhënë shfaqje në skenat e martesave, lidhjeve të ndërsjellta, në gëzimet, në vajtim, elegjitë, festimet e kremtimet, erotizmin e pambarimtë e tjera. Pra shfaqjet e shumta në kohëra të kësaj pasurie nuk kanë lënë humbjen, por freskim transmetimin dhe thellimin folklorik.

Kristaq F. Shabani

Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Ndërkombëtarë

Gjirokastër, 20.08.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:03 pm



I. Do vete ta marr në duar…







1. Kënga e Vreshtit



O ky vreshti me Debinë 1),

që bën verën dhe rakinë,

për të do ta pini dollinë,

për atë që ngjan hardhinë,

faqekuqe Razakinë 2),

buzët e saj si musht debini,

Ajde, shokë, të pimë,

të pimë për dashurinë.



1,2. varietet rrushi











2. Kënga e Pjergullës



O moj pjergulla në avlli,

hape portën të hy,

se u treta, moj për ty,

si tretet bora pa shi,

se u dogja moj për ty,

si thëngjilli, kur s’ka hi.







3. Kënga e Pjergullës së vogël



O moj pjergulla e vogël

një pëllëmbë,

ke bërë kopan1) të rëndë,

sa s’e ngrënë dot dy pëllëmbë,

Pritmë moj, se do të vij pranë, (të rrimë)

Natën kur të ketë hënë,

bashkë do të hamë dhe do të pimë.

1. veshul rushi



4. E shfaqura e parë e mikes n ë këngën e parë



Çfarë thotë bota për mua,

thonë : “Figua t’u çalua”.

Le të thonë sa të duan,

do vete ta marr në duar,

vet’ e kam për ta shëruar,

duke e puthur e fërkuar.





















5. Erë trëndafili



Te trëndafili në prak,

u çora, u bëra gjak.

Sa t’i marr erën-ë pak,

se do të më mbetet merak,

sa herë’ të shkoj në sokak,

zemra do të ma bëjë “tak”.



6. Mikja ime me synë e zi



Në vreshtë





Rrush të bardhë e rrush të zi,

të të mbledhim të dy,

ca për verë e ca për raki,

ca të tjerë për sini,

mikja me synë e zi,

më duket si perëndi.

U çmenda i varfëri,

u dogja në dashuri…

Puthmë, moj Figali,

të gjallem si bari në shi.













7. Kënga e puthjes dhe e shtrëngimit

Mesholla



Atje poshtë e në mëhallë1),

hyn e del një meshollë,

kërkon të takojë një djalë,

do t’i thotë disa fjalë:

“Shtrëngomë e puthmë në ballë,

se u dogja more djalë!”.





1. lagje









8. Goditja e mollës mbi mollët



Atje poshtë nën mollë,

vaponte një meshollë,

fryn një erë e hollë,

rrëzon dy kokrra mollë,

bien mbi mesin e hollë

dhe goditin dy molllë.

“Djalë, fërkomi me dorë,

dhimbja lehtë të më shkojë.”









9. Urim me lëngun e bukurisë



O shokë, miq sa jini,

të gjithë nga pak pini,

nga lëngu që bën koridhi,

Zotin e shtëpisë uroni,

gjithë të mirat i thoni,

100 vjet e ca të rroni,

edhe vajzën, djalin që martoni,

me fëmijë ta gëzoni.











10. Lezetimi i dhëndërit



Dhëndero, mor dhëndëro,

pi raki, mos u mundo,

se mikja ty të do,

që atëhere , kur tha : “PO













Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:12 pm

11. “Dashnorit i nxjerr merak”





Rakinë që nxjerr kazani,

pak e pak nga një pikë,

pije, burr’ e mos ki frikë,

ajo mbyt çdo gjë të ligë,

shejtanin e lidh në gryk’,

Plakun e hedh në flakë,

Bandillit i nxjerr merak.



12. Sa mirë me mike…



Fukara le të jesh,

vetëm miken ta kesh,

po pa mike mos të jesh.

Mikja të sjell gëzim,

plagëve u jep shërim

me të parë e me “fërkim”,

me të puthur e shtrëngim.



13. A do të rikthehet?!



Gushëbardha rri në portë,

breshër i hedh lotët

dhe mallkon këtë botë,

për mikun që iku sot,

vallë a do të kthehet dot?





14. Me një gotë urimi në dorë

O shokë, e miq, dëgjoni,

të zotin e shtëpisë uroni,

Njëqind e ca vjet i thoni,

edhe vajzën (djalin) që martoni

me fëmijën ta gëzoni.







15. Qetim për “plagët” e mëdha,

pini, pini për sevda



Pini, o të papirë, kurrë,

nga ky lëngu që kam prurë,

ndizuni bëhuni furrë,

të mos shuheni kurrë!



Mëmë hardhia na e dha,

“Shërim për plagët,”- tha.

Mërzitja s’do para,

verë dhe raki po ka.



O ju vasha, burra, gra,

mbushni gotat e mëdha,

pini vetëm për sevda,

Jetë tjetër si kjo s’ka.





16. Atje në brinjë …me luleblinë



Figali, moj gjeraqinë,

vitet ikin dhe më s’vinë,

kujto njëherë dashurinë

që bënim atje në brinjë,

kur mblidhnim luleblinë.



17. Gojëmjaltë e qiellkthjellët



Pa dëgjoni, more shokë,

lule, mali kishte plot.

Labovites s’ia shkojnë dot,

është më e bukura në botë,

zemërmirë e gojëmjaltë,

porsi qielli i kthjellët,

dashurinë e ka të vërtetë,

sa të rrojë në këtë jetë.



18. Vera dhe rakia



O moj vasha të marra,

cila mëmë iu bëri vallë,

që lagni buzët e thara,

botën bini vërdallë.



Mëma jonë quhet Debinë

që mbulon tërë avllinë,

varet në lisat e gjatë,

e tund era ditë e natë,

po s’e shkul dot nga kratë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:12 pm

19. Verbim nga syri i zi



Moj e vogla kulumbri,

kur më del nëpër avlli,

njëlloj si trëndafili,

më verbon me syrin e zi.

Më dogje, moj, si qiri,

dashuromë shpirt tani

që kam lëng e jam i ri.



20. Si thëllëzë e si sorkadhe
Lunxhotes



Moj lunxhote zemërmadhe,

djalin e bëre me halle,

kur dilje nëpër livadhe,

dukeshe si shtojzovalle,

si thëllëza nëpër zalle,

e bukur si sorkadhe.

Pije ujë në spithare,

kur mblidhje lule në male,

djalin e thave fare.

Frynte era me ngadalë,

hapte flokët përmbi ballë,

qeshte syri me qepallë,

fytyrë margaritare.

Kur qëndroje mbi një shkëmb,

djalin e lije pa mend.

Kush të bëri kështu vallë?

Lunxhëria nga kam dalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:13 pm

II. Ja e marr, ja digjem fare…



21. Kur i puth të mjalton shpirti





Për ato cicat me maja,

mua më zuri sevdaja,

me maja si majë e gjembit,

të forta si gur nga shkëmbi,

kur i kap tundet vendi,

kur i puth të mjalton shpirti.

Këto s’blihen me flori,

vetëmo me dashuri.





22. Si thëllëzat nëpër valle



Tri të bukura, tri sorkadhe

edhe mëma lozonjare,

kërcejnë e hedhin valle,

këndojnë e s’pushojnë fare,

si thëllëzat nëpër valle,

zemërmira dhe lozonjare.















23. Ujë bashkë do të pini



Kur vije ti, moj, te burimi,

nga pas se ç’të vinte trimi,

tharë moj e nxirë si tymi,

nga hallet që ju kini.

Ujë bashkë do të pini,

zjarrin e zemrës që kini,

njëri - tjetrit mos ia fshihni,

dashurinë ju ushqeni

sa të rroni ta gëzoni.



24. O moj flokë trëndelinë…

Vito, flokë trëndelinë,

djemtë digjen për tinë,

për ty prishin shtëpinë,

në vapë e suferinë,

kërkojnë të rrinë me tinë

të të çfaqin dashurinë.



25… shtatgjatë si lastare

Kush kërcen pa u ndier fare,

një bujk’ e vogël manare,

shtatgjatë si lastare,

e vogël pesëmbëdhjetëvjeçare,

për mikun u bë zilare,

- Ja e marr, ja digjem fare,

se në jetë s’dua halle fare

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:13 pm

26. Moj e bukura Figali!



Buza jote si qershi,

ta puth me dashuri,

do ngopem me kënaqësi,

do shërohem përgjithnjë,

moj e bukura Figali!



27. Ulur mbi lulet me vesë



Te pazari i Lunxhërisë,

punon vajza e Vitorisë,

takon djalin e Dhoksisë,

ulur mbi lulet me vesë,

kuvendojnë me besa – besë,

dashuria të mos vdesë.





25. Rifreskim i kujtimit



Po plakem i varfëri,

më vjen keq e s’të gjej më,

moj e ëmbla Dashuri,

jepmë ushqim e përtërim,

të kujtoj njëherë rininë,

që bridhja me Figalinë.



29. Pse s’e shoh…?



Po tret bora nëpër male,

u treta dhe unë me halle,

për vashën si sorkadhe,

që s’e shoh më në valle.



30. E bukura e Perëndisë



Në krye të Lunxhërisë,

Zoga e Vasiliqisë,

më e bukura e Perëndisë,

Buza e i qe bërë pisë,

nga zjarri i dashurisë.

Takon djalin e Lirisë

shtatgjatë porsi lis

me të Zoga e ujdis.



31. Verbimi



Si kulpra në degë

me gërshet përdredhur



Në pjeshkë e në ftua

ti paske qëndruar

Flokët e zeza

me petal mbuluar.

Djali i pamartuar

vjen për t’i qesuar,

bukuri e vashës

e bën të verbuar.

Në kurmin e hollë

fort është shtrënguar,

si kulpra në degë

me gërshet përdredhur,

duart në gjoks,

vashës ia ka hedhur.



32. Dheu përpara m’u nxi



K ur mblidhja lajthi

e vogla si kulumbri,

më pa me dy syt’ e zi

dhe në hije u shtri.

Dheu përpara m’u nxi

dhe s’mblodha më lajthi,

fjeta te mikja në gji

sa perëndoi dielli.



33. Zemërbardhë e shtat selvi



Këndon bilbili në bli,

këndon për ty, zerdeli,

që ke rënë në dashuri

me një djalë shumë të ri,

zemërbardhë e shtat selvi,

I përvëluar për ty.



34. Dale të rritem dhe ca…



Te kisha në Shën Mina,

lule sisëmadhia,

me një djalë bënte shaka,

i thosh:”Të rritem dhe ca…”

Shën Minai më tha:

“ Shtrëngoje vashën në krah,

puthe fort te buza,

të mos bësh gjynah.”



35. Gjiri erë do t’i vijë



K ëndo, bilbili në vith,

vasha poshtë lule mblidh,

në gji të saj i hidh.

Bandillit do t’ia shpij,

në krevat kur të flij,

gjiri erë do t’i vij,

kur me gjuhë t’i lëpij.



36. Vajza këngëpapushuar



K am një vit që s’të shoh,

këndo, o vasha , këndo,

këndon kurrë mos pusho,

zënë e bilbilit lësho,

plagët mua m’i shëro,

se kjo zemër ty të do.



37. Të lëshojë rrënjë



O moj vetulla hënë,

diçka kam për të thënë,

do të të vi prëmë,

si i pirë në lëmë.

Dashurinë e zënë,

në zemër ta vëmë,

që të lëshojë rrënjë.







38. Ah, meraku ç’i dolli…



L ule e Lunxhërisë

që rri mbi Stegopul

e fortë si popul 1).

Rritur te honi,

të mori Andoni,

sipër te ballkoni,

në vazo të mbolli,

meraku ç’i dolli.



39. Si zog të erdha



K ur veje me shqera

në xana, në ferra,

flokët e prera,

se ç’ t’i hapi era.

Kur rrije te shpella,

më dogji sevdaja .

Më the: “Djalë, eja…”

Zemrën ma gëzove,

si zog të erdha,

mbi buzët e thara,

një puthje ta hodha.



40 Ti pi ujë në njëqind kronj



Labovite, flokë gështenjë,

vashëbardha dallandyshe,

e shëndoshë si beronjë,

që pi ujë në njëqind kronj,

me bilbilin të këndojë,

zë të ëmbël lëshoi,

djemtë e fshaatit i marroi.







41. Bekimi i fustanit



K y fustan i hollë

qëndisur plot mollë,

kur fryn erë e hollë,

llërë e pulpa t’i zbulon,

syri i djalit i shikon,

me gjithë shpirt i bekon.



42. Dil moj në shteg…



Moj e vogla, si shegë,

sisat si kokërr në degë.

Dil atje lart në shteg,

Moj, me dorë të t’i prek.

Dhe me buzë të t’i lag,

pak me dhëmbë të t’i kap,

të mos ta kesh merak.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:14 pm



43. Kënga e përvëlimit të zemrës



Nj ë djalë shtatgjatë

e pashë një natë.

Ai të përgjoi,

kur vije nga kroi,

te rruga, te përroi,

para të qëndroi,

ujë të kërkoi

dhe të përqafoi,

zemrën ta përvëloi.



44. Vetëm kur më mban në kraharuar



Debin’ e bardha në ftua,

mos thuaj që unë s’të dua,

zjarr i zemrës kurrë s’m’u shua.

Eja pak këtu me mua,

zemra m’u përvëlua,

syri ballit m’u verbua,

lotët më rrjedhin si krua,

vetëm ti më shëron mua,

kur më mban në kraharuar.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:14 pm

III. Jorgani i dashurisë



45. Ra e bukura në gjumë



Mikja që korrte grurë,

kuqur e bërë si urë 1),

erdhi në hije tek unë,

duke lojtur ca si shumë,

ra e bukura në gjumë,

në kraharuar tek unë.



1. dru zjarri



46. Kënga e Lenobukurës



O moj Leno, moj sykaltër,

leshraverdhë e borëbardhë,

gojëmjaltë e zemërpastër,

qafëgjatë, sisë dardhë,

çdo gjëje i bëre ballë.



47.Si flutura, gjithë meskëputura



Laboviteve





K ur dilni në valle,

si zinxhir floriri,

lidhur dorë për dore.

Kërceni si flutura,

gjithë meskëputura,

këndoni si bilbili,

kuqoni si trëndafili.



48. Njomu buzët e thata



Mos thuaj, mike, u plaka

që mbushe të njëzetë e shtata,

djemtë të vijnë nga prapa,

të gjorët i ka zënë vapa,

njomua buzët e thata.













49. Jorgani i dashurisë



N ë Qisheza 1), mu tek pylli,

këndon qyqja dhe bilbili,

lëshon erë dhe zymbyli,

çel shtogu e lule bliri.

Në të brenda një vashë hyri,

tek thana e priti bandilli.

Kur e pa vashën si ylli,

po digjej si qiriri.

E puth fort me dashuri,

tek buza, gusha dhe gjiri,

jorgan për ta u bë gjiri.



1. Vend në Labovën e Sipërme, ku është një kishë e vogël, vendi rreth e qark i pyllëzuar



49. Kënga e provës së dashurisë



K am një vit që s’të sho,

këndo, o vashë, këndo.

Këndo, kurrë mos pusho,

Zënë e bilbilit lësho,

Plagët mua m’i shëro,

se kjo zemra fort do.













50. Jam e njomë akoma



Mesholla nga Labova

Kuqur e bërë si molla,

në krua, kur e takova,

sytë e saja i vështrova,

i ziu ç’u verbova.

Dhe me gojë, kur i fola,

i tëri unë u drodha,

fuqi dhe një herë mora,

dashurinë ia kërkova,

po s’ma dha vetullholla,

se jam e njomë akoma.



51. Kënga e margaritares



Dropullite shamibardhë

që më shket, porsi ngjalë,

rritur fushës dhe në mal(ë),

fytyrëkuqe porsi zjarr,

gërshetëgjatë si litar,

ballin mbuluar me ar,

ti je si margaritar,

unë s’të lë ,moj pa të marr’.













53. Pse je çjerrë, moj gjeraqinë?



Te pllaja me trëndelinë,

kullot çobani bagëtinë,

vjen vasha si vetëtimë,

të takojë djalë barinë.

Pse je çjerrë, moj gjeraqinë?

Djersët ballit rrëke vinë,

Sisët tutje të rrinë.

- S’duroj , o djalë, për tinë,

në shark e dua shtëpinë.





54. Zemrën unë do të ta hap



Mikja shkon në sokak,

me fustan si bajrak,

faqekuqe, ngjyrë gjak,

trupi i saj si kumak,

sytë e zinj si çamak.

- Ulu, moj mike rri pak,

trëndafila të të jap,

zemrën unë do të ta hap,

të mos ta kesh merak.









55. Krenaria e vendlindjes



Unë jam nga Lunxhëria,

ku ka lindur dituria,

besa edhe trimëria.

Ku bëhet vera e rakia

dhe bekohet dashuria.

Vishet coha1) dhe kësula 2),

xhamadan 3) dhe fustanella 4),

bërë nga mendje të holla.



1,2,3,4 pjesë të veshjes tradicionale lunxhote. Labovitët kanë pasur një qëndistar të zotin të kostumeve lunxhote të famshmin Spiro Filo.



56. Oh, këto buzë që derdhin mjaltë!



Në livadh kur korrja bar,

vjen e bukura ngadal’,

bie ujë dhe dhallë,

të njom buzën e tharë.

Buza ime ka marrë zjarr,

nuk do ujë dhe dhallë,

do gushën tënde ditëgjatë

dhe buzët që derdhin mjaltë.











57. Kënga për kohën me dashuri



Zot, mos u ngatërro ti,

me sisat që rrinë në gji,

ato s’i ke bërë ti,

s’janë para e flori,

ato janë mrekulli,

që i ka mikja si njeri,

ia fal djalit pasuri,

në kohën me dashuri.









58.Këtu të pimë verën dhe mushtë



Kurbeti është i keq,

ai që shkau e di se ç’heq,

zgjedhën e ka në zverk,

mallkon të vejë në dreq.

Mike, moj kemi një jetë,

s’të lë prapë në kurbet,

të hamë bukë e qepë,

të punojmë këtu në vreshtë,

me pagurin grykëngushtë,

t’i pimë verën dhe mushtë.

















59. U dogj si dru i tharë…



E vogël si nuselalë

Mikun e bije vërdallë,

her’ në portë

e her’ në shkallë,

ç’bën kështu, moj binadalë?

Miku pret të thuash fjalë

që t’i shuash atë zjarr,

se u dogj si dru i tharë.



60. Kush???…



K ush këndon ashtu në ftua?

Vashë, tregomë dhe mua,

se zemra m’u përvëlua,

do vete të them: “Të dua!”





















61. Miken do vete ta marr

H ënëzo, që del në mal,

dil se unë do të dal,

do të dal se unë kam mall,

mbeta si kërcu i thar’,

miken do vete ta marr,

jetën ta bëjmë behar.



62. Florinj përmbi ballë,

porsi yll’ i rrallë


Labovites





K ur dilje në valle,

moj cohë ergjendi,

të tërë i çmende,

gushën me vargane,

moj vetullgajtane.

Mesin me çengele,

gjoksin plot gjerdane,

buzëkuqe, sy filxhane,

kosat me kordele,

hedhur prapa krave,

të gjata i mbaje.

Kësulën me majë,

e mbaje mënjanë.

Florinj përmbi ballë,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:15 pm

porsi yll’ i rrallë,

kërceje në ballë.

Gjithë kur të shonë,

“Mashallah!”- të thonë.









63. Si fëmija që pi gji



Mike, m’i jep ato gji,

të gëzoj e t’i pi,

sumbullat kokërr lajthi,

mjalt’ lëshojnë te buzët e mi.

Si fëmija që pi gji,

do t’i pi gjithë uri,

sa të ndiej kënaqësi.



64. Rrëfenja e bariut faqekuq



K y bariu faqekuq

në qytet një dit’ u duk,

vashat ishin me bollëk.

Syt’ i mjeri i kullot,

një e bukur i thotë:

“Mik, e rregullojmë dot,

të vish me mua ti sot;

do të mbaj si një zot.”

Miku i shkreti u mundua,

nga gruaja u zbulua,

I ziu ç’u turpërua.









65. Prapë për miken

A jo lind e rrit njeri



Shok, u jap një porosi,

për miken që mbani në gji,

ta doni me dashuri,

me të madhen pasuri,

mos ia keni me dredhi,

ajo lind e rrit njeri,

për jetën është qiri,

lutemi të mos hidhëroi,

gjithmonë të të gëzoi,

jetën neve do na shtoi.





66. Qyqar pa mike



Kush s’ka mike për të jetuar,

është i vdekur, i pakallur.

Mendët i kanë shkalluar,

nga shoqëria është dëbuar,

se s’ka jetë pa martuar…

















67. Vrapi i Buzëtharës



- Ku vete, moj buzëtharë,

me vrap, porsi një kalë?

Mos më fol, more djalë,

të takoj mikun e parë,

që më ka lënë të tharë.

Tre vjet kam që s’e kam parë,

për mua sot ka ardhë

që të shuajmë të dy mallë.





IV. Dëshirat e mikes janë të mëdha



68. Më bli me lule, borzilok



S’dua vargje me flori

të të më blesh, o djalë ti,

po me lulet që mbledh ti,

trëndafil dhe borzilok,

lule kuqe e zambak

që bëhen këtu në fshat.

69. Sipëro te guri i prerë



Faqekuqja si verë,

kur del dhe merr erë,

sipëro te guri i prerë,

dëgjon e mendon thellë,

culën që bie në pllajë,

her’ me gaz e herë me vajë,

plagë në zemrën e sajë…





70. Kënga e këngës dhe e agimit



E ja, moj mike e bukur,

të të marr në duar.

Te kopshti i lulëzuar

me zogjtë krahëshkruar,

të kam për të kënduar,

gjer në të aguar.







71. Vetëm faqet,… Mos u trëmb…



Mos të të shoh në ëndërr,

moj mike e bukur,

lermë sonte, moj të flë

në gjirin e vogëlë…

Mos u tremb s’u bëj gjë,

vetëm faqet të vë.





72. Ecni në jeni trima
Katerina





E shpejtë si gjeraqina,

duket kjo Katerina,

kur bën poshtë nga lukurima1),

djemtë i thonë: “Prina!”

Na u tha buza dhe pështyma

se për ty na u zu fryma.

Ecëni në jeni trima,

u pres poshtë te burima,

ku del ujtë me gurgullima,

njomet buza dhe pështyma.



1. vend me pedencë(dërrasë guri)





73. Eja, moj mike, gojëmirë



B inte borë e frynte erë,

mbeta i ziu në derë,

të pritja ty, moj leshprerë,

sa pa ty mbeta i mjerë.

I ftohur e zemërçjerrë,

s’ shtihet jeta me pahir,

eja, moj mike, gojëmirë,

të të puth gushën dhe gjinë,

që në darkë e në të gdhirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:19 pm

74. Nat’ e ditë të kam në mend



Vashë, ika në kurbet,

po të lë një amanet:

Zemërgjerë, porsi det,

Falu të vi me shëndet,

se meraku shumë më tret.

Nuk rri shumë në atë vend,

se kam merakun tënd.

Nat’ e ditë të kam në mend,

dashuria s’është ergjend.

Për ty zemra shumë më dhemb.

Bëhu, moj mike si shkëmb,

sa të vi në gjirin tënd.







75. Po kush do ta presë?



Thëllëzë e Pllaesë1),

vareshe rrëkesë,

në lulet me vesë,

në rrëzë të Milesë,

po kush do ta presë,

bilbili i lajthisë,

Trimi i Labovës

si orteku i borës.



1. Mal në Labovën e Sipërme.



76. Këngëza e ishareteve



E vogël si trëndafile,

bukuri të madhe ke,

kur shkoje në monopate,

ma bëje me isharete,

të më merrje me vete,

për këngë dhe muhabete,

në mendje mua më mbete,

m’i largove ato derte.



77. Pesë vargje të mikes për mikun



Jam e lumtur në këtë botë,

se kam mikun në kokë,…

Jam e lumtur e kam fat,

që e kam atë të zjarrtë,

më jep krah’ e më ngrë lart.





78. Kur dilje nga kisha



Kur dilje nga kisha,

gjysmë qe këmisha,

gjokset e fryra,

si moll’ të pabëra,

jashtë ishin të tëra,

gjithë kur i panë,

nga mendet lanë.



79. O moj labovite, seç i lajthite



O moj labovite,

si lulet në maj u rrite;

kur bëje sokakut tutje,

gjithë botën e çudite

me syrin si yll drite,

djemtë na i lajthite.





80. Më rrëmbeu mendë e mia



Dy krahina për karshi,

Dropulli dhe Lunxhëria,

Dropullite Figalia

më rrëmben mendë e mia.

E vogël si lajthia,

mal në zemër Dashuria,

Det në jetë lumturia,

rrrituro që nga rinia.











81. Lulet e pjeshkës





O mike fytyrëzeshka,

këto dy lule që gjeta,

në degë sipër te pjeshka,

vuri ti në ato gërsheta,

të t’i shohin gjithë bota,

sa herë të shkojnë nga porta.









82. Halli i gushës së bardhë



O Maro, o sylarme,

të gjithë të vin’ vërdallë,

thonë se kemi një hall,

T’u japësh gushën e bardhë,

të të puthin në ballë,

të shohin një herë behar,

kështu zgjidhet ky hall.



83. Koha kur piqet rrushi



Kur piqet rrushi

vajza me faqe si prushi,

shportat dinga (plot) i mbushi,

i shtrydh e del mushti,

rrjedh në verë si burimi,

këndon vetë edhe trimi.



Buzëkuqja si qershi

i rrjedh buza qershi

i rrjedh buza ëmbëlsi,

më mirë se mushti i ri,

mbushem me kënaqësi,

kur me buzë e lëpi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:19 pm

V. Këngë isharetesh





84. Seç të ndrisnin ato sytë


Margaritës





O e bukra Margaritë,

kur kullotje ato dhitë,

poshtë andej nga qershitë,

seç të ndrisnin ato sytë

dhe mbi gjokse hajmalitë.



85. Kënga e lutjes së pranimit



Pranomë , o mike si jam,

në këmbë sandale kam

dhe në kokë një llabane,

për në shi e në tufane,

krevati me thupra thane,

kulaçin me thelpinj arre,

ndriçohem nga zjarr me flakë.

Eja, mike, të rrimë bashkë,

në të errësuar, jashtë.









86. U gjelbërua gjithë pylli,

u gjelbërua shpirti…



O vasha na erdhi prilli,

dëgjoni se ç’thotë bilbili:

“U gjelbërua gjithë pylli,

gjëmon uji te burimi.

Dilni, o vasha, mos rrini,

fole si zogjtë ju ngrini,

në zemra të djeme hyni.



87. Do vi zvarrë – zvarrë



Ku je, vashë, s’të kam parë?

Do të vi moj zvarrë – zvarrë,

se nga këmba jam i çalë,

e vrava sipër në gardhë,

kur vija, moj, për të parë,

syrin, gushën e bardhë

edhe pulpën radhë- radhë.



88. Të puthësh në gush’ ngahera,



Lames



O more Lame i shkreti,

dashuria ty të treti,

po magji të bëri dreqi

dhe me mike dot s’të ngopi,

ta do zemra t’i kesh përpara,

të puthësh në gush’ ngahera,

Manushaqe, t’ju vijë era.



89. Vallë, ku je futur?



N ë majin e bukur,

tinë nuk je dukur,

vallë ku je futur?

Mos je bërë flutur?

A thëllëzë e bukur?

Eja, moj syshkruar,

futu në kraharuar,

zemra ty s’të ka harruar.















90. Goja të prodhon flori



M ike, me shumë bukuri,

ti kur flet për dashuri,

goja të prodhon flori,

më bën mua djal’ të ri,

brenda në zemër të hy,

bëhemi bashkë një të dy.





91. Moj faqekuqe, të largojmë çdo merak…



Moj faqekuqe si gjak,

le të hamë dhe bukën thatë,

vetëm të rrimë të dy bashkë,

të pimë verë në buxhak (oxhak),

të largojmë çdo merak…

Eja, mike, sot në darkë.





92. Ajo të bën porsi mbret



Kur mungon dashuria,

s’pihet vera dhe rakia,

tundet e gjithë shtëpia,

kudo ka rënë zia.

Dashuria ka lezet,

ajo të bën porsi mbret,

të çliron nga çdo siklet,

të jep gëzim e shëndet.



93. Si vargan me zambakë



Të isha një herë, o shokë,

në lëndinë a në bjeshkë,

të rrija me miken bashkë,

do thoshja që e bëra Pashkë!

Miken ta mbaja në qafë,

si vargan me zambakë,

do isha njeri me fat,

më i pasuri në fshat.





94. Faqet kuqonin si flakë



Te burimi në gorricë,

me miket isha një ditë,

të përpinin me ata sytë,

si mollë i kishin gjitë.

Buzët u pikonin mjaltë,

Faqet kuqonin si flakë,

Zemra u gjëmon vullkan,

Dashurinë brenda mban.









95. Bëhuni dhe ju ikonë,

t’u puthin faqen e njomë



O moj Labova në brinjë,

që rrite vashurinë,

të shëndoshë si kërthinjë,

gjithë djemtë pas vinë,

si qengjat kur venë të pinë.

Bëhuni dhe ju ikonë

t’u puthin faqen e njomë,

Ikonë si Shën Maria,

të shërohet djemuria.





96. Më zu shiu…



M ë zu shiu, ku të futem?

Eja, mike, në divanin tim,

llamarina trokëllimë.

Eja, mike, brenda të rrimë,

të them hallin tim:

Zemra për ty më dhëmb,

këtë jetë bashkë ta shtim’.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:20 pm

V. Këngë isharetesh





84. Seç të ndrisnin ato sytë


Margaritës





O e bukra Margaritë,

kur kullotje ato dhitë,

poshtë andej nga qershitë,

seç të ndrisnin ato sytë

dhe mbi gjokse hajmalitë.



85. Kënga e lutjes së pranimit



Pranomë , o mike si jam,

në këmbë sandale kam

dhe në kokë një llabane,

për në shi e në tufane,

krevati me thupra thane,

kulaçin me thelpinj arre,

ndriçohem nga zjarr me flakë.

Eja, mike, të rrimë bashkë,

në të errësuar, jashtë.









86. U gjelbërua gjithë pylli,

u gjelbërua shpirti…



O vasha na erdhi prilli,

dëgjoni se ç’thotë bilbili:

“U gjelbërua gjithë pylli,

gjëmon uji te burimi.

Dilni, o vasha, mos rrini,

fole si zogjtë ju ngrini,

në zemra të djeme hyni.



87. Do vi zvarrë – zvarrë



Ku je, vashë, s’të kam parë?

Do të vi moj zvarrë – zvarrë,

se nga këmba jam i çalë,

e vrava sipër në gardhë,

kur vija, moj, për të parë,

syrin, gushën e bardhë

edhe pulpën radhë- radhë.



88. Të puthësh në gush’ ngahera,



Lames



O more Lame i shkreti,

dashuria ty të treti,

po magji të bëri dreqi

dhe me mike dot s’të ngopi,

ta do zemra t’i kesh përpara,

të puthësh në gush’ ngahera,

Manushaqe, t’ju vijë era.



89. Vallë, ku je futur?



N ë majin e bukur,

tinë nuk je dukur,

vallë ku je futur?

Mos je bërë flutur?

A thëllëzë e bukur?

Eja, moj syshkruar,

futu në kraharuar,

zemra ty s’të ka harruar.















90. Goja të prodhon flori



M ike, me shumë bukuri,

ti kur flet për dashuri,

goja të prodhon flori,

më bën mua djal’ të ri,

brenda në zemër të hy,

bëhemi bashkë një të dy.





91. Moj faqekuqe, të largojmë çdo merak…



Moj faqekuqe si gjak,

le të hamë dhe bukën thatë,

vetëm të rrimë të dy bashkë,

të pimë verë në buxhak (oxhak),

të largojmë çdo merak…

Eja, mike, sot në darkë.





92. Ajo të bën porsi mbret



Kur mungon dashuria,

s’pihet vera dhe rakia,

tundet e gjithë shtëpia,

kudo ka rënë zia.

Dashuria ka lezet,

ajo të bën porsi mbret,

të çliron nga çdo siklet,

të jep gëzim e shëndet.



93. Si vargan me zambakë



Të isha një herë, o shokë,

në lëndinë a në bjeshkë,

të rrija me miken bashkë,

do thoshja që e bëra Pashkë!

Miken ta mbaja në qafë,

si vargan me zambakë,

do isha njeri me fat,

më i pasuri në fshat.





94. Faqet kuqonin si flakë



Te burimi në gorricë,

me miket isha një ditë,

të përpinin me ata sytë,

si mollë i kishin gjitë.

Buzët u pikonin mjaltë,

Faqet kuqonin si flakë,

Zemra u gjëmon vullkan,

Dashurinë brenda mban.









95. Bëhuni dhe ju ikonë,

t’u puthin faqen e njomë



O moj Labova në brinjë,

që rrite vashurinë,

të shëndoshë si kërthinjë,

gjithë djemtë pas vinë,

si qengjat kur venë të pinë.

Bëhuni dhe ju ikonë

t’u puthin faqen e njomë,

Ikonë si Shën Maria,

të shërohet djemuria.





96. Më zu shiu…



M ë zu shiu, ku të futem?

Eja, mike, në divanin tim,

llamarina trokëllimë.

Eja, mike, brenda të rrimë,

të them hallin tim:

Zemra për ty më dhëmb,

këtë jetë bashkë ta shtim’.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:21 pm



97. Kokërrvogël,

në të zënça dot unë ty…



Kokërrvogla lajthi

në të zënça unë ty,

do të të fut në gji,

të mos të të shoh njeri,

të të kërkojë mëma ty,

në udhë e në shtëpi,…

I thonë ka rënë dashuri

me djalin në gjitoni.





98. Kujtim në panjë



Rrija një ditë në panjë,

trëndelinat aty pranë,

kundërmon anë e mbanë,

I ziu kujtoj sevdanë,

kur kisha miken në anë,

ajo më gëzonte xhanë.



99. Ku t’i gjej dy sytë e zes’?



I ku mikja në kurbet,

vura veten në siklet,

ku t’i gjej dy sytë e zes’ ,

as në darkë, as në mëngjes.

Bie në gjumë të flë,

ai fare nuk më zë,

krevati akulltë

se mikja s’është në të.





100. Ethet më zunë



Faqekuqe paparunë (lulëkuqe),

ethet mua më zunë,

kur thanë prishet kjo punë,

se me të tjerët të zunë.

Pse mike s’e theve gjunë

që u largove nga unë?



101. Skllav më bën, moj Meshollë



Mesholla si purtekë,

kur shkon poshtë e përpjetë,

më buzëqesh me ëmbëlsi,

syt’ plot me dashuri

s’kllav më bën, moj për ti.













102. Ku vete moj trëndelinë?



K u vete, moj trëndelinë?

Do vete të kullos bagëtinë.

Në korie në lëndinë,

ujë në gurrë të pimë.

Në do djalë dashurinë,

eja me mua dhe tinë,

në zemër e ke shtëpinë.

- Jam sëmurë me shumë,

s’i lau dot asnjë lumë,…

Mjeke do të të bëhem unë.





103. Ku…?



Ku do, mike, të vemi,

se vapë të madhe kam,

në Rrëzë të Labovësë,

që ka ujët e borësë

dhe thelpinjtë e arrësë?





VI. Për miken do të këndoj tërë jetën





104. Në gjirin e vogëlë



Mos të të shoh në ëndërr,

moj mike e bukurë,

lemë sonte, moj të flë,

në gjirin e vogëlë,…

Mos u trëmb, s’u bëj gjë,

vetëm faqet të vë.





105. Gjëmojnë sokaqet



Gjëmojnë sokaqet,

shkojnë leshvandaket,

qeshin e këndojnë,

trimat i dëgjojnë,

dalin e shikojnë…

Miket i verbojnë

dhe i dashurojnë.





106. Me të vërtetë



Fjalën e bukur, dashuri,

në zemër e ka çdo njeri;

kur e ke me të vërtetë,

ajo sjell lumturi,

tërë jeta mrekulli.



107. Këtej e tutje lagëm me puthje



Kur shkoja në udhë,

mos më lag me ujë,

se u bëre bujë 1)

Moj e paudhë,

këtej edhe tutje,

të mos ketë këputje 2),

lagëm me puthje.





1. e marrin vesh të gjithë.

2. mërzitje





108. Një ditë shërova plagët



Një ditë veja në Rrëzë,

në rrugë dëgjova zë,

një thëllëzë e bukurë,

këndonte si për në shkozë.

Vajta qëndrova me të,

zëri i saj i ëmbëlë,

më shëroi plagët.







109. Në të zënça, moj e shkretë…



Mikja gjashtëmbëdhjetëvjeçare,

më hëngri me të vërtetë,

tërë natën poshtë e përpjetë,

për mua fare nuk pyet,

në të zënça, moj e shkretë,

do të bëj si dua vetë.





110. Të bukra, porsi zana



Kthehen miket nga ara

që të gjitha shamibardha,

kuqur bërë si thana,

të bukura, porsi zana.

Lum ata që i kanë te dera,

të gëzuar janë ngahera,

jet’e tyre si pranvera!





111. E prita miken



E prita sa doli hëna,

atje sipër mu te lëma,

u vonua grykëzëna,

I ziu m’u tha pështima,

nga zjarri që digjte brenda,

ika vajta te burima,

rrugës vinte grykëzëna

e kishte vendosur nëna.





112. Mbeti në derë duke qarë



Moj mike, mos bëj shaka

ktheu prapë te miku i parë,

ai tinë me zi të ka ,

mbeti në derë duke qarë

se të kishte me sevda

që kur ishte kalama.

Mike, të bëj rixha,

me mikun mos u nda,

se jeta kuptim s’ka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:22 pm

113. Gënjeshtra e flokëverdhës



Flokëverdha borë e bardhë

me bukra në mëhallë,

djemtë i bie vërdallë,

duke i ngopur me fjalë:

“Jam sëmurë dhe çalë”.

Mike u mbushe gjina (gjynah),

Gënjen djemtë fukara.



114. Kënga e moshës për moshat



- Ku vete, moj Sevda?

- Do vete ku ka të ra (të reja),

se bari tani u tha,

ti u bëre si xhaxha,

nuk je më për lodëra!



115. Kur mikja ma bën me sy



Kur kam miken në gji,

le të bjerë borë e shi,

pikat të bëhen piri ( akull i gjatë).

Unë jam fare, nuk mërdhi,

më duket sikur dërsi,

kur mikja ma bën me sy.

Mike, moj vdeksha për ty,

që s’më le të mërdhi,

më ngop me kënaqësi!





116. Në rrapin e lashtë,

gëzon gjithë Zhivari



Thëllëzat e zallit

si lulet e malit.

Në valle se ç’dalin,

këngës ia marrin,

gëzon gjithë Zhivari 1)

shërojnë beqarin.

1. Vend ku dilnin vajzat



117. Eja , o mike në fshat



Eja , o mike në fshat,

këtu do gjesh rehat,

qetësi ditë e natë,

asnjeri s’bën shamatë.

Vetëm zogu në pemë të lartë,

këngës ëmbël ia thotë.

Eja , moj, ta dëgjojmë,

tok që nga sot e deri mot.





118. Bota tani ka ndryshuar



O mik, mos rri hutuar,

Bota tani ka ndryshuar,

të vjen mikja vet’ në duar,

të shtrëngon në kraharuar,

të puth si e tërbuar.



119. Do të djegin të përvëlojnë



Ç’thonë sytë që vështrojnë,

zjarr’ e flakë ata lëshojnë,

do të djegin të përvëlojnë,

pleqërinë të largojnë,

jetën se ç’ta ëmbëltojnë.









120. Kënga e zbukurimit të mikes



Nj ë ditë shkoja me kalë,

pashë miken në shkallë,

i zbardhin pupla e bardhë,

sikur të qe djalë i njomë,

pasqyrën mbante në dorë,

rregullon vetullën e hollë,

e bënte gjysmëkurorë,

i dhashë shenjë me gojë,

erdhi me vrap të takojë,…

sy e vetulla më dhuroi.





121. Hedh vallen majë këmbe



Lunxhotes





Lunxhote, cohëergjende,

të gjithë tinë i çmende.

hedh vallen majë këmbe,

fluturon si zog me pendë,

e bukur e plot me mëndje,

këndon si thëllëzë në zalle,

e hedh vallen, moj sorkadhe,

sa tunden dhe këto male.





122. Zjarr i ka marrë xhani



Në krua të Karajanit,

ku djeg vapë e Allonarit (beharit),

vjerr’ e bukur e xha Janit,

lahet me ujë të malit.

Zjarr i ka marrë xhani,

me ujë s’ shuhet shejtani (zjarri),

po me puthje nga çobani.







123. Ku të flë? (Në gjirin e Zogësë?!)



Ku të flë, moj, ku të flë?”

“Në gjirin e Zogësë,

që e ka të vogëlë,

sa kokërra e dardhësë.

“Mos më zgjoni asnjëherë,

as në dimër as në verë,

se ajo nuk thotë gjë”.







124. Kënga e “parafundit” për miken



Ndënja në hije gorrice,

se ç’mu mbyllën të dy sytë,…

Vjen e bukura qetë - qetë,

më lidhi me një gërshetë,

e më hoqi lehtë – lehtë,

u hodha i ziu përpjetë,

të thashë më vunë thiletë,

po mikja shumë e qetë,

më bëri si deshi vetë.





125. Miku do të vijë

tërë jetën nga prapa



Kënga e “fundit”

Të gjitha i ke përjashta,

vetëmo majat e gjirit,

zënë me çika mëndafshta,

të mëdha sa forma e syrit.

Na dogje moj si kashta,

nga ato që mban përjashta,

hakë ke , s’të ikën vapa,

e do mikun të vijë prapa.





















Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:22 pm





Këngë popullore nga Labova e Kryqit



1.



Të më bënte Zoti mua

një bilbil gjë tjetër s’dua,

a në pemë, a në krua,

karshi shtëpive të tua.

Të dua, vasho , të dua,

sytë e vetullat e tua!



2.

Sevdaja, shokë sevdaja,

më e keqe s’e fukaraja.

Fukaraja s’është gjë,

sevdaja pa mend të lë.

I ziu për sevdanë,

vanë mend e mia vanë,

për gjitonen këtu pranë…



1.

E vogël dhe ortabojë,

sevdaja m’u qep e dojë,

mëmës dhe babasë t’i rrojë,

edhe mua të më dojë.

Të më dojë derëzinë,

se për të prisha shtëpinë,

shita gjithë pasurinë,

erdha qëndrova me tinë,

të pëlqeva bukurinë,

punën dhe nikoqirinë.





4.

Vij një ditë nga mali,

nëpër vapë a rrënjëdali,

poqa miken te zalli.

Moj mike, s’të fola dot,

se ishe me shoqe plot,

se ishe me Zonjë e Zot.





Kam një mike një lanete,

s’më lë në kurbet të vete.

Ku të të shpije, moj lanete,

unë s’kam vend të rri për vete.



Hedhim valle e këndojmë këngë,

Deti i këngës sa i gjerë!



Të nderuar pjesëmarrës në këtë veprimtari! Nëkuadrin e programimit të veprimtarive të Këshillit Koordinativ të Shoqërisë Civile të Trevave të Jugut, pas veprimtarisë së madhe të zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë me pjesëmarrjen e gjithë poetëve të Jugut dhe veprimtarisë të zhvilluar në Qesarat të Tepelenës për librin “Fllad në zemër”, vjen sot këtu në Odeonin e veprimtarive kulturore në Qendrën “Dorian” me një veprimtari me theks dhe objekt të veçantë. Sot kemi fokusuar një mësues artist nga një krahinë model, tipike dhe plot lezete, Lunxhëria, siç shprehet një studiues, ka patur kostumin më të bukur në botë, një rekuizitë kjo e larmishme, që shpreh temperament impulsiv. Duke fokusuar mësuesin artist në fushën e këngës popullore ne fokusojmë dhe respektojmë gjithë këngëtarët e Plejadave të Kohës, të cilët kënduan me zë ndjenje gjatë gjithë kohëve dhe në e pokën e shtetit shqiptar, u ngritën në podiume konkurruese festivali këtu në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Dhe poetët kanë thurur vargje pikante.

Në këtë veprimtari u bë një panoramë e këngës popullore dhe e përfaqësuesve të saj, ku kishte mjaft protagonistë aktivë dhe me emër të saj. U mbajtën kumtimet: “Në livadhin e bukur të këngës lunxhote përfaqësuese edhe një protagonist i spikatur”.

“Një analize e këngës”, “Një shpirt i pasur”…

Në këtë veprimtari me protagonist Vasil Zërën morën pjesë shumë grupe folklorike, të cilat kënduan veças, por edhe së toku.



Marrë me shkurtime nga gazeta”Labova e Kryqit”



Interpretët e këngës labovite

(Marrës, kthyes, hedhës, iso)

Eleni Çika këngëtare, Sevasti Muço valltare dhe këngëtare, Varvara Cika, Çavo Lilo, Koço Luzi, Ica Veneti, Odise Koçi këngëtarë, Teuta Zëra valltare, Persefoni Miha këngëtare dhe valltare, Eleni Boçi, Eleni Lilo, Vasil Dhima, Stefan Luzi, Sofia Noti, Lame Luzi, Manol Besho, Gole Drazho, Mihal Veneti, Sevasti Muço, Ica Noti, Marina Kuti, Leni Çurri. Grupi i Labovës së Kryqit me përgjegjësin e grupit Vangjel Kostaqin u nderua me Çmimin e tretë në Festivalin Kombëtar të Elbasanit, në vitin 1966.



Këngëtarë të shquar të Labovës së Kryqit

Peço Note (thoshnin për të se këndonte në të “thatë”)

Niko Qiro dhe Fane Koçi



Gazeta “LABOVA E KRYQIT”





Jemi nga Labova e Kryqit

… Labovitët nga vetë natyra janë njerëz të zgjuar, me temperament aktiv, të lidhur ngushtësisht njëri me tjetrin, njerëz që e thonë të vërtetën në sy, që dinë të përcjellin bukur traditën dhe zakonin, që thurin vargje të brishta, të zjarrta dhe ia marrin këngës, duke futur në të ngjyrimin labovit, të muhabetit në trapeza dhe të zotët në “kultivimin” e traditës, procesit social, të produktit shoqëror dhe prodhues, mjeshtër të artit, të vreshtarisë dhe qëndisjes…

* * *

Me daljen e numrit të parë të gazetës sonë fillojmë një epokë të re të lidhësisë dhe të shërbesës ndaj vendlindjes, ku faqet e kësaj gazete të vogël në përmasa janë të hapura jo vetëm për labovitët, për gjithë miqtë e tyre, por edhe për ata që duan të shkruajnë dy radhë për Labovën tonë.



Kisha e Labovës së Kryqit, kishë e rëndësishme e stilit bizantin, është e tipit kryq i brendshkruar me kupolë. E ndërtuar në vitet e sunndimit Justinian. Është kisha më e lashtë dhe e shenjtë në këtë zonë, së cilës i është kushtuar emri i lindjes së Shën Mërisë. U ndërtua në vitet 527-565 dhe vetë Perandori Justinian i dhuroi kësaj kishe një copë dru nga ai që ishte kryqëzuar Krishti si dhe sende e pajisje të tjera…

(sipas studiuesit Vasil Koçi)







Për në Labovën e Kryqit

Njërin prej monumentev më interesantë të Shqipërisë, Kishën e Labovës së Kryqit, e keni më afër nga Labova. Për të shkuar atje zbrisni pak kilometra në drejtim nga erdhët drejt rrugës kryesore dhe ktheni djathtas në drejtim të Suhës, rruga është përmirësuar këto kohët e fundit, nëse vini direkt nga Gjirokastra, atëhere do të ktheheni në rrugën nacionale, në afërsi të fshatit Sofratikë dhe do të rrugëtoni për afër 10 km. Kisha e Labovës së Kryqit është nga më të vjetrat në Shqipëri. Në të ruhej deri në vitin 1990 një kryq i shenjtë, brenda të cilit ndodhej një pjesë e kryqit, në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Pikëriisht nga ky kryq e pat marrë edhe emrin fshati. Kryqi u vodh pas viteve 1990 dhe për fatin e tij të mëtejshëm nuk u mor vesh asgjë. kisha ka nëntë shtresa suvaje të pikturuara të hedhura njëra mbi tjetrën, më e fundit nga të cilat i takon shekullit të X. Shumë autorë mendojnë se kjo kishë, e cila i kushtohet Shën Marisë, është nga më të parat objekte kristiane. Një hipotezë, madje, e çon themelimin e kësaj kishe në kohën e Perandorit të Bizantit Justinian, duke mbrojtur idenë se ajo është ndërtuar andej nga vitet 527-565. Aleksandër Meksi, studiues, por edhe ish Kryeministër i Shqipërisë, e ka datuar kishën si të shekullit XII. Në se doni të hyni në të duhet të takoni Kristo Luzin, Ky i ka çelësat e kishës. Shtëpia etij ndodhet përballë saj.

Marrë nga çelësi turistik Gjirokastra (your key to Gjirokastra)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:24 pm

Theroria e princeshës dhe e princit të vogël



“Këto troje dhe po i morët përkohësisht përsëri do të kthehen në identitet… Trimat e gjakosur dhe Trimat e Trimëreshat labovite nuk do të bien kurrsesi në duar romake! Kjo është dita e mëkatit të madh që do t’u kthehet në disfatë”.



U ylberizua gjithçka në një hapësirë qiellore eklipsore dhe romakët sulmëtarë dhe robërues mbetën pa gojë, u shndërruan falangat e lodhura romake në memecë të lindur. Një hedhje e shoqëruar me një thirrje apel: “ Lamtumirë, trimat e mi dhe ti, o Kalaja ime!”, dhe princesha me një dinamizën heroine fluturoi në humnerën e lirë, që e priste krahëhapur me të birin e saj princ, për ta shpëtuar nga robinëzimi. Ishte një hedhje e paparë

skicim



nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar

Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” me qendër në Gjirokastër, Anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë me qendër në Ohajo, SHBA



Kalaja e Labovës së Kryqit u ndërtua atje lart, afër qiellit, për të mbrojtur identitetin dhe qenien e bukuruar nga mençuria dhe vullneti popullor me në krye princin Olimb. Mure me gurë të rëndë dhe heroizëm po i rëndë. Shqiponjat nisnin fluturimin dhe ktheheshin në fluturim të bukur, në fluturim të ëmbël dhe këto simbole lirie gjallonin me fluturimin e tyre në hapësirë të lirë. Mëngjesi i lirë dhe pastoral, dreka me pik të madh dielli në kulmin e orbitës, mbrëmjet plot xixëllonja verbuese… Dita e mbushur me këngëzime dhe dashuri të nisura nga qerpikë të bukur e që mbahen mend për vite të tëra jetësorë… Dashuri të përbetuara, të freskëta edhe në mërgim, reflektim kulture dhe ndjenje, shpërthim të dashurisë për vendlindjen në të gjithë konturin e saj. Por gjithçka, këtë stoli jetësore, e prish lakmia e përbetuar, e djallëzuar, sqimëtare, dredhëruese që hap krahët e saj kuskutorë të verdhë.

Lakmia për këtë kështjellë labovite arriti në pikun e saj, ndërkohë që këto troje të “mobiluar” bukur nga amvisa natyrë dhe me prezencë hijeshore shkëlqenin nga gjelbërimi gjithvjetor. Ajo rriste dimensionet e saj të përgënjeshtrimit në përmasa gjigande dhe përgatiste dhëmbët e saj lakmitarë për të kafshuar trojet e luluara. Ata përgatiteshin atje larg dhe lart. Vraponte lakmia si e çmendur, lëvizte trupin e saj të dhjamur për të kafshuar meridiane dhe paralele. Polet ushqeheshin vetëm me polen. Përgatitej plani i sulmimit. Romakët kërkonin të përvetësonin këtë tempull rezistence dhe kështjellore që shndriste. Nata e përdori lakminë dhe u gatit për të dhënë sinjalin e fillimit të sulmimeve të egra ndaj trimave labovitë që kurrë nuk u mbylleshin qepallat për të ruajtur këtë liri të fituar me sakrifica sublime. Falanga të shumta , të egra, të ripërsëritura të romakëve drejt kështjellës, por ajo nuk mposhtej e tutej, pasi trimëria luftonte burrçe dhe trimçe. Faltorja e madhe, atje në fund të fshatit, jepte zemër dhe një urim i bardhë dilte nga kraharori i saj zambak i bardhë. Në qiell u shfaq një ngjyrë e kuqe që përfshiu, si një llavë e zjarrtë, hapësirën qiellore dhe hapësirën kështjellore. Mandej në drejtim të falangave romake u sul një simbol i ngjyrëzuar në të zezë, që ofshante dhe shkreptinte: “Këto troje dhe po u i morët përkohësisht, përsëri do të kthehen në identitet… Trimat e gjakosur dhe trimat e trimëreshat labovite nuk do të bien kurrsesi në duar romake! Kjo është dita e mëkatit të madh që do t’u kthehet në disfatë”. Trimëria labovite e Kryqit të Madh luftonte. Kishte bekim Jezusi, kishte betim Justiniani, që ishte krijuesi i saj. Por trimëria së fundi ra nga rrebeshi i sulmit romak, i cili kishte dhe dispononte armatimin antinjerëzor më modern të kohës. U trondit kështjella dhe asaj i duhej tashmë të duronte barbarin, i cili sillte zgjedhën. Muret e rënda ranë në heshtje si në një kortezh fati. Princesha labovite asqë kishte ndërmend të dorëzohej. Në duart e saj mbante djalin, princin e saj të vogël. Djepin e florinjtë e futi disa pashë nën tokë te portalet e mëdha të kështjellës, për t’u gjetur në shekujt e mëvonshëm nga pasardhësit që do t’i ngjanin në sy, në vetull, në fytyrë, në trimëri, e gjithçka, kësaj princeshe perlë, të zgjuar, ku bashkoheshin gjithë virtytet e bukura labovite, të cilat jepnin koncertin e madh të mospërkuljes të prirë nga himni i Labovës së Kryqit. Donte të thërriste fort ta dëgjonin trimat, të vrarët, qiejt, yjet, hënat, dielli i gjakosur i kalasë, bronzi, portalet, muret me gurë të rëndë…. Ajo duhet të mbetej princeshë dhe djali i saj të mbetej princ. Intuita e nxiti të ngjitej në majë. Princeshat trimëresha shqiptare janë të prirura drejt majës. Vështroi me shikimin e saj guximtar vendet e saj të bukura para dhe më tej kalasë, të cilat ia zbukuruan dhe ia hijeshuan trupin. Kujtoi diçka. S’harroi të ngjatjetoi këto troje të trimta dhe t’u përulej. Përsëriti në vetvete, por fjala e saj u dëgjua në gjithë kalanë: “Nga ty erdhën dhe drejt teje po vijmë!”. Pastaj shtrëngoi me krahët e saj butësore të një nëne të papërkulshme djalin e saj princ dhe maja e kalasë u shndërrua në një ndriçim vezullues duke projektuar princeshën dhe princin, nënën dhe të birin, heroizmin e madh dhe heroizmin e vogël që rritej. U ylberizua gjithçka në një hapësirë qiellore eklipsore dhe romakët sulmëtarë dhe robërues mbetën pa gojë, u shndërruan falangat e lodhura romake në memecë të lindur. Një hedhje e shoqëruar me një thirrje apel: “Lamtumirë, trimat e mi dhe ti, o Kalaja ime!”, princesha, me një dinamizën heroine, fluturoi në humnerën e lirë që e priste krahëhapur me të birin e saj princ, për ta shpëtuar nga robinëzimi. Ishte një hedhje e paparë. Një hedhje që trëmbte armiqtë më mizorë dhe, papritmas, në humnerë u shtatëzua një përmendore princeshe, e cila shkroi një legjendë që përcillet në kohë. Është legjenda më e bukur dhe më e trimtë.

Përsëri diç shkreptiu dhe dielli ndriçoi me rreze të shndritshme gjithë kështjellarët e kësaj kalaje, të cilët sa hap dhe mbyll sytë, nuk ishin më mbi tokë, ata u varrosën në varrezën e florinjtë bashkë me djepin e florinjtë të princeshës së tyre, ndërsa princesha ishte atje poshtë në humnerë për të treguar heroizmin dhe florizimin e njerëzve që e duan aq shumë lirinë dhe tokën e tyre, që kërkojnë të jetojnë njerëzisht.

* * *

Pas këtij akti të trimtë edhe princesha të tjera u hodhën nga kalatë apo u u bënë therror dhe çuditërisht të njëjtin fat pati dhe Argjiroja me djalin e saj, që u shndërrua në gur nderues…Thua princeshat të kenë dëgjuar për bëmën e princeshës lavovite dhe ta kenë imituar apo ajo t’I ketë imituar atë Princeshën legjendë të Labovës së Kryqit në hedhjen e trimtë?!…

Robinën nuk e kanë pëlqyer kurrë shqiptarkat, sepse krenaria e tyre është e lindur dhe vdekja po është e tillë, ndaj përkrenaria këndon me zë melodik dhe flet nga thellësi kohërash.





Shpjegim etimologjik



Kroi i Zanës

Në Labovë është një krua me dy gryka që gurgullon uji dhe duket sikur rrëfen një histori… Si çdo krua edhe ky ka historinë e tij të madhe, e lidhur kjo me osmanllinjtë, pushtuesit, të simbolizuar me çallma e barbarë në kulm. Pushtuesit turq, kudo që shkonin, ngrinin xhami, me qëllim që shqiptarët të përkuleshin, të ndërronin besimin. Ky ishte urdhër Padishahu. Dhe kështu pushtuesit iu sulën si të tërbuar kishës me emër të Labovës së Kryqit të Shën Marisë. Sipas planifikimit në truallin e saj do të ndërtohej, (sipër saj) xhamia. Kjo ishte një goditje e rëndë për ortodoksinë, të ndryshonte ajo besimin. Por kisha qëndronte atje krenare dhe e paepur, si përfaqësuese e besimit të popullatës. Ishte një sfidë e madhe për barbarët dhe një nder i madh i Perandorit Justinian. Po populli dhe trimat e tij s’mund të flinin gjumë. Trimat ishin komitët e maleve. Komandanti turk urdhëroi të fillohej ndërtimi i xhamisë. Jeniçerë e mjeshtra punëtorë filluan ndërtimin. Filloi sfidimi ndaj kishës . Një poshtërsi e paturpësi e madhe. Donin të rrethonin kishën, ta shembnin idhullin ndaj saj të provuar me shekuj. Filloi hapja e themeleve e mandej lartësimi i mureve. Gurë të skalitur dhe me gëlqere. Mjeshtëri kërkonin minaretë… Kudo, kudo jeniçerë, të ruanin nga e keqja e madhe. Filloi një procedurë: Ditën punohej, ngriheshin mure, ndërsa në netët e errta, pa hënë e pa yje, zbrisnin komitët nga malet. Xhamia shkatërrohej dhe s’ngelej asnjë gur… U egërsua tejmase komandanti turk, i cili, i hipur në kalë, kërcënonte kë të gjente përpara, pastaj mblodhi të gjithë labovitët… Po ç’ndodhi? Komandanti turk ndieu se ishte i rrethuar. Komitët trima të parin qëlluan Komadantin turk, Zanen. E qëlluan me shpatë në gjoks Nga kali e rrëzuan dhe këmbët në yzengji të kalit iu ngatërruan… Kali, pa pyetur për të zotin, zvarrë nëpër rrugë, e ka kaluar trupin e tij…. Por ç’ndodhi? Kur arriti te kroi, ndali dhe filloi të pijë ujë. Zanes së vrarë këmbët iu lëshuan nga yzengjitë dhe është përplasur përdhe.

Dhe kroi e mori emrin nga kjo ndodhi e rrallë: kroi i Zanës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:25 pm

“Labova e Kryqit”, vendi i burimeëve të mëdha ujore dhe vendi i kurimeve

Pasuritë ujore të fshatit LABOVË E KRYQIT

Një nga pikat e forta të prezencës dhe pasurisë kualitative të llojeve të ndryshme të bimësisë dhe të frutave frutore të shumllojshme prezente është se, Labova e Kryqit ka një “bum” të madh pasurie ujore . Siç shpreheshin të parët: “Uji është jeta”. Ndaj dhe të parët labovitë e përzgjodhën këtë vend edhe nga kjo pasuri e trashëgueshme dhe vitale.

Cilat janë burimet prezente ujore?

1. Kallabari (ndodhet në majë të malit, në Panohora)

2. Burimi i Vëllaikoit (Labovë e Sipërme)

3. Koritie

4. Navakos

5. Mëma e ujit (merrnin ujë dy mullinj bloje në të dy fshtatrat; përdorej dhe përdoret për vaditjen e pasurisë kopshtore. Konsiderohet jo pa objekt “Mëma e Ujërave”, pasi nuk shteron kurrë. Ndodhet midis Panohorës dhe Katohorës, në vendin e quajtur Nizor.

6. Burimi në Shkokua mbi lumë (vendi ku ishte mulliri që bluhej grurë).

7. Burimi i Duboit, vend që kishte dy mullinj, tani janë shembur. Ky burim tashmë shërben për të pirë ujë fshati dhe bagëtia.

8. Burimet e Skutaratit, në të cilat me ujin e tyre prodhohen perimet, bostanet dhe vaditen vreshtat. Ky është dhe vendi ku dimëronin bagëtitë, ndodhet nën Labovës Poshtme.

9. Burimi i Goshkos nga merr ujë Labova e Poshtme. Kjo meritë e Vasil Katit.

10. Kroi i Kuçit (pinin ujë të gjithë kalimtarët). Nga ky burim është marrë uji për në Labovën e Sipërme, e cila është çuar në bazë të udhëheqjes direkte të Vasil Katit.

11. Burimet e Kuçit në pronat e Ilo Lilos.

12. Kroi i Leftos (Zëraj). Ka marrë emrin nga i zoti, Lefter Zëra, që e ka ngritur. Lefteri ka vdekur në Stamboll.

13. Burimi i Kutaj. Quhet kështu nga emri i fisit Kuti që e ka ngritur.

14. Uji i burimit ndodhet në anë të fshatit. Është grumbulluar në ujësjellësin e fshatit 50 m mbi fshat.

15. Burimet e Shahinit në Labovën e Sipërme (Panohorën).

16. Çezma e Karajanit, e cila ndodhet në Labovën e Sipërme dhe shërbente për pirjen, larjen e rrobave dhe kishte korita për pirjen eujit nga bagëtitë.



Prezenca e kësaj pasurie të bollshme detyrimisht që ka edhe aftësi të veçanta kuruese, duke e përdorur atë. Sipas vrojtimeve si dhe mendimeve të ekspertëve ka dalë se burimi Vëllaikoit, ka aftësi kuruese për bronkopneumoninë, turbekulozin, sëmundjet e mëlçisë. Për këtë në këtë burim ngriheshin kampingje, ku të sëmurët qëndronin këtu 20 -30 ditë, për t’u kuruar.

Burimi i Kallabarit, ujë që pikon nga shkëmbi. Ku shkëmb është në tunel dhe mblidhet në një govatë të ndërtuar nga fshatarët. Ky ujë përdoret, pra, për të pirë dhe kurim. Temperatura e këtij uji është 6-8 0 C. Ky kurim është realizuar që në periudhën e mbretit Zog.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vasil Zëra
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 78
Vendi : Gjirokaster
Registration date : 30/07/2008

Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike EmptyWed Jul 30, 2008 1:25 pm

Vasil Zëra u lind në vitin 1946 në fshatin Labovë e Kryqit (Labovë e Sipërme (Panohora) me emër dhe shumë romantik, por të shquar për prezencën e bukurive dhe të prezencës së qytetërimit të kahershëm.

Qysh në vogëli u shqua për zërin e tij melodioz, për dashurinë e madhe për këngën dhe u aktivizua në grupet folklorike të shkollës së fshatit, në atë të shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”, në Gjirokastër, të cilën e përfundoi në vitin 1970. Edhe në shkollën 8 vjeçare të Sopikut Vasili u shqua për aftësinë e thurjes, vjershërimit dhe interpretimit të këngës popullore. Duke parë talentin e shprehur të djaloshit, ai pas përfundimit të shkollës së mesme, diplomimit si mësues, u caktua Përgjegjës në Vatrën e kulturës së fshatit të tij, një institucion i vogël kulturor, ku për shumë vjet dha një kontribut të madh dhe lojti një rol po të madh për gjallimin e jetës kulturore –artistike të fshatit dhe të gjithë zonës. Kështu që Vasil Zëra krijoi fizionominë e tij kulturoe dhe u shndërrua në një bard popullor si dhe në një këngëtar me emër, jo vetëm në fshatin e tij, por në gjithë trevën e Lunxhërisë si dhe në Gjirokastër e më gjerë. Vasili punoi mjaft me të rinjtë dhe dashurinë e tij për këngën e përcolli edhe te fëmijët e tij, të cilët vijuan rrugën e tij. Ka marrë pjesë në Festivalet Folklorike të rrethit dhe ato Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, ku si gjithmonë është shquar për forcën e madhe interpretative dhe për krijimin e bukur mbi bazën e folkloristikës popullore. Në vitin 1981 fillon të ushtrojë profesionin e bukur të mësuesit në shkollën e Zhulatit dhe më vonë tranferohet në fshatin e tij të lindjes, ku vijon edhe sot. Është pjesëtar i ansamblit të njohur “LUNXHËRIA”, më të cilin ka interpretuar edhe jashtë vendit në Dibër e Mal të Zi (Podgoricë). Vasili është shquar me interpretimin e këngëve: “Te pjergulla në avlli”, “Këngë për nusen”, “Dola në Muzinë”, “Një ditë që nga po vinje”.

Në vitin 2006 ai merr një nismë të madhe, i inkurajuar edhe nga miqtë e tij të botës shkrimore dhe nxjerr për herë të parë gazetën e formatit të vogël “Labova e Kryqit”, e cila vijon të dalë dhe të trajtojë probleme me një gamë të gjerë dhe të evidentojë vlerat e Labovës së Kryqit. Duke u aktivizuar në lidhësitë komunitare, në Shoqërinë Civile, ai ka marrë pjesë në shumë veprimtari dhe, si rrjedhojë e aftësisë së tij në fushën e shkrimeve, është dhe Anëtar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, Albania, me qendër në Gjirokastër.

Përveç aftësisë së tij për të krijuar këngë popullore Vasil Zëra është edhe një hulumtues i fjalëve të arta të Labovës dhe, në këtë kuadër, ka përgatitur për botim një libër të tillë, i cili është me mjaft vlera dhe do të gjejë së shpejti dritën e botimit. Ky libër është një pasuri e çmuar, i cili ndezë kujtesën historike dhe kultivon dashurinë në breza. Duhet videntuar se Vasil Zëra është nga nisiatorët kryesorë që kujdeset për dy festimet e mëdha tradicionale, të cilat zhvillohen përvitshëm në Labovë: Festën e Kishës së Shën Mërisë Labovën e Kryqit (Labova e Poshtme) më 8 shtator dhe festën e kishës së Shën Dhimitrit, më 26 tetor në Labovën e Sipërme, ku krahas festimit është dhe një takim brezash madhor, jo vetëm nga Labova, por edhe emigrantë të shpërndarë në disa vend etë Botës, duke përmendur këtu edhe SHBA.

Libri “Syri qesh me qepallë” (Këngë për Miken) është një “cikël” i bukur i shkëputur nga ndjesitë e Vasilit në këtë kuadër, duke evidentuar bukuritë e vajzës labovite dhe të krahinave pranë saj, por njëkohësisht një shtim në fondin kulturor të krijuesve labovitë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty
MesazhTitulli: Re: Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike   Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijimtaria popullore Qeshte syri me qepallë (Këngë për mike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Këngë popullore
» pjesë nga krijimtaria e Beqir Buzukit
» Këngë dasmash
» KËNGË PËR ÇAMERINË
» kengë humoristike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: