Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KËNGË PËR ÇAMERINË

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

KËNGË PËR ÇAMERINË Empty
MesazhTitulli: KËNGË PËR ÇAMERINË   KËNGË PËR ÇAMERINË EmptyFri Sep 07, 2007 6:05 pm

Po e fillojë këtë temë Këngë për çamërinë në mënyrë që secili nga ne të hulumtojë edhe të postojm sa më shumë këngë për çamërinë.
Kjo temë me këto këngë do të jetë ndihmes e madhe për të gjithë lexuesit shqiptarë.

Çamëri moj Çamëri
çohu n´këmbë e nem xhevapë
sa shtatzëna e fëmi greku t´kalli n´baltë
gjakun në drino t´pamë n´lazarat.
Çamëri moj e bukura Çamëri,
varret, kryqe mbajnë përbri,
ndrruan emra e kombësi,
kulturë të vodhi me pabesi
priftëri bashkë me ushtri.
çohu n´këmbë o djalëri
ja të vdesim ja te rrojmë
toka e amanete të mbrojmë
grekut, kufitë ti tregojmë
Çamëri moj Çamëri
që shumë vjet që je në zi
shqipëtarë të çojnë fjalë
se gjakun e trimave kanë për të marrë.

Çamëri moj Çamëri e prerë
të jap fjalë për nderë
në emër tim e shumë të tjerë
greku kudo që të jetë
do përgjigjet për këto me jetë.
ka shumë kohë që prifterinjtë
po helmojnë,e ushtëri komandojnë
duan gjak si në Janinë
duan toka e pasuri me vlerë
të shuajnë emrin Shqipëri
të shkaterrojnë gjuhën, varret
fjala Shqipe në dhe të kallet .
shqipëtarë kudo që jeni
çohi n´këmbë e jini gati
NËNA SHQIPËRI kushtrim kur t´japi
shkrepe si Çerqizi te rrapi.

Të bekuar nga vetë Zoti
shqipëtarë trima e të paepur
shumë thesare që kemi ruajtur
greku me lakmi në shekuj ka vërejtur.
poshtë kisha e prifteria (greke)
vëllezër shqiptarë mos shikoni
kisha e xhamija
feja e shqiptarit është Shqiptaria!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

KËNGË PËR ÇAMERINË Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGË PËR ÇAMERINË   KËNGË PËR ÇAMERINË EmptyFri Sep 07, 2007 6:16 pm

Baladë çame

Ylberi si një përshëndetje lamtumire
U ndez e u shua matanë largësive
Mbi valvitjet e flakëve nëpër shi
Matanë largësive humbi e përflakur Çamëria

Ulërinë era e Mesdheut mbi trojet e lashta dhesprote
Mbi të shtrenjtat trojet tona styrgjyshore
Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufetë
ullishtat e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore
Dhe kudo toka çame nën savanin e reve
Me thikë ne ije, në gjak e mbytur dergjet

Na e tregojnë drejtimin plumbat që vërshëllejnë në errësirë
Na e ndriçojnë udhën pas nesh përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive
Përpara udhët zgjaten në veri
Në, popull muhaxhir, ecim nëpër shi
Lamtumirë, Çamëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

KËNGË PËR ÇAMERINË Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGË PËR ÇAMERINË   KËNGË PËR ÇAMERINË EmptyFri Sep 07, 2007 6:28 pm

Një mëngjez,o në të dire
pashë një ëndërr të mirë
porsi zogu fluturova
male,fusha i kaptova
në Çamëri vajta qëndrova
atje pashë një të mirë
nxorri më dha një pasqirë
na shihu këtu mirë
të mbledhç mendje dhe fiqirë
mbaj përjetë porosinë
mos e harro çamërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Çamshqiptar
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 21
Age : 40
Vendi : albania
Registration date : 20/01/2008

KËNGË PËR ÇAMERINË Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGË PËR ÇAMERINË   KËNGË PËR ÇAMERINË EmptyFri Jan 25, 2008 6:14 am


PAçE NJE ENDERR ME LLAHTARI

Raçë ne gjume me pikëlli,
mos më keq moj Perëndi,
paçë një ëndërr me llahtari,
ki Gardhiq'i shkrretë nane,
djegur bërë hi,
mos me keq moj Perëndi,
Grate e Gardhiqit moj nane,
tokë me fëmi,
vanë në Paramithi,
një kapellozi,
i vu përpara si dhi,
ç'bëri e nuk bëri Zerva
dunjaja e di,
mos më keq moj Perëndi
për te shkretën çamëri.
Ca gra që shpëtuan nane
vanë ne shqipëri


Gardhiq- Paramithi:
Tre vëllezer -Vlorë, 1945


Edituar për herë të fundit nga në Fri Jan 25, 2008 7:39 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Alblaser.net.ms
Çamshqiptar
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 21
Age : 40
Vendi : albania
Registration date : 20/01/2008

KËNGË PËR ÇAMERINË Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGË PËR ÇAMERINË   KËNGË PËR ÇAMERINË EmptyFri Jan 25, 2008 7:15 am



VALLË Ç’KLE AJ DIMËR I SHKRETË

Vallë ç’kle aj dimër i shkretë,
Aq i zi
Që petalet ti rëzoi
Çamëri ?
do vi dita e prap do ngjallesh
moj perri,
se është ngrit’ një moshe e re
brez i ri,
dhe petalet do t’i vërë
përsëri.
Aj lufton te jeç i lirë
Ka bërë be,
të rrojme si kombet e tjera
edhe ne.
Zoti i madh do na bashkojë
dhe një herë ,
me vëllezerit shqipëtarë
të krishterë.
Do vijë dita e s’do pushojnë
këngët vallet,
pashkët bashkë do t’I festojmë
dhe bajramet.
Se një gjak ne na bashkon
gjak iliri,
në Ballkan fisi më I lashtë,
më I miri.
Qëndro fortë e rri krenare
Çamëri ;
siç rri motra kosovare
në stuhi.


Picar – Filat: Tiranë, 1991







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://Alblaser.net.ms
Sponsored content





KËNGË PËR ÇAMERINË Empty
MesazhTitulli: Re: KËNGË PËR ÇAMERINË   KËNGË PËR ÇAMERINË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KËNGË PËR ÇAMERINË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Këngë popullore
» kengë humoristike
» Shkembim kengesh ne forum
» KËNGË TË HUAZUARA
» Këngë dasmash

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: