|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+79aksh shahini arberia kasapi Luki Argent NIPIIXHAXHIT play xhema kastriot_mehmeti haxhiu Vuthjani Tatoo rrimtaf valmir9 xhiti LindaShqipe Burdushi detektivi Driniiiii murturi an-di morena ILTA MARY Shejh Ramizi ngadhenjimi Agrone Ipamposhtur Psikologu paioni Ada_Kondi Medalim PeriiKeputur Himalaja Muja e Halili Aktiv Xili klodian Delia Clarence Liisi feneri Eagle Eye Mirushe Ago Muji rroni Labinot Drenica E_Bukura forca1 feratkoca lilly ss1 Ajet agim__barja katunariplak Gjura Orfe@ Pirro i Epirit istogalia petritkola Euridika tom sojer cristal Sofra MUHAMETII njonidrenica Mergimtari Nezir Myrta lilu Guximi **Lumi_ Eva0506 Beton Martina rolling Leka i Madh zeriatdheut 83 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 05, 2009 3:38 am | |
| Problemet joseksuale të qeverisë që zbulon skandali Pango
Nga Mero Baze
Ylli i qeverisë Berisha, ministri i tij i Turizmit dhe Kulturës, u shkarkua pak çaste pasi emisioni “Fiks Fare” provoi publikisht një nga veset më të përfolura të tij, që ka të bëjë me ngacmimet seksuale për shkak të detyrës. Pango, një ministër i përfolur për shumë probleme që lidhen me korrupsionin e vogël, klientelizmin në prokurimin e parave publike të qeverisë dhe manitë e tij seksuale, është ministri i parë në historinë e Shqipërisë që po del nga politika me një skandal të tillë. Kryeministri Berisha ka bërë gjestin e duhur duke e shkarkuar atë, por rasti Pango zbulon disa anë të errëta të funksionimit të pushtetit të kësaj qeverie. Ana më e shëmtuar është primitivizmi i përdorimit të postit për qëllime seksuale. Ministri i Turizmit, i cili tentoi të paraqitej i suksesshëm në promovimin e turizmit seksual, në të vërtetë u bë personazh i promovimit të turizmit seksual në qeveri. Gjesti i tij zbuloi se sa false janë rregullat e punësimit në administratën publike dhe sa klienteliste dhe personale është politika e punësimit. Edhe sikur ta shkëputësh si skandal seksual dhe të shikosh vetëm skandalin administrativ në këtë histori, kupton lehtë se skandali Pango është tregues i një qeverisjeje jokorrekte dhe të korruptuar që në rekrutimin e zyrtarëve të saj. Problem tjetër që nxjerr në pah ky skandal është niveli kulturor i një ministri. Mënyra se si ai ngacmonte seksualisht një vajzë të re dhe përpiqej të përdorte detyrën e tij për qëllime seksuale, ishte vulgare dhe jashtë çdo standardi njerëzor. Fakti më i rëndë në gjithë atë histori ishte se Pango nuk e kishte njohur më parë këtë vajzë, apo nuk ishte në mjedise bashkëjetese me të që t’i interpretohej si dobësi njerëzore. Ai thjesht zbuloi një nga parimet e jetës së tij private që është detyrimi për seks për gjithë ata që kanë marrëdhënie pune me të. Kjo mund të nxisë hetime për raste të tjera abuzive të tij në këtë dikaster, por dhe punë të tjera që ka pasur më parë. Së fundmi, duhet thënë se ky nuk është një rast vetëm për shkarkim, por dhe një rast për hetim. Zoti Pango duhet të dorëzojë sot imunitetin e tij si deputet dhe t’i dorëzohet drejtësisë për t’u hetuar për raste të ngjashme. Prokuroria mund të nisë ose jo hetimet, por shumica në pushtet duhet të demonstrojë vullnet për t’i shkuar deri në fund këtij perversiteti publik. Sipas Kodit tonë Penal, neni 105, “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës dënohet me burgim deri në tre vjet”. Skandali i zotit Pango tre muaj para zgjedhjeve është një barrë e re në listën e skandaleve të qeverisë Berisha dhe do të ketë çmimin e saj në zgjedhjet e përgjithshme, ku shqiptarët do të vendosin duke pasur parasysh një ministër të shkarkuar për vrasje masive, një tjetër të akuzuar për vjedhje masive dhe tjetrin të shkarkuar për ngacmim seksual masiv të gjithkujt që kishte punë me dikasterin e tij. Për një qytetar të thjeshtë, natyrisht ky është një bilanc i rëndë, pasi, nëse ka pasur punë me këtë qeveri, ka qenë i rrezikuar ose të vritej, ose të vidhej, ose të përdhunohej. | |
| | | Shejh Fillestar/e
Numri i postimeve : 14 Age : 114 Vendi : Ilirida Registration date : 23/01/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 05, 2009 1:21 pm | |
| Ne rastin kur e kundershtoni Sali Berishen duhet te ofroni ni njeri me te mir se ai,per ta udheheq Shqiperin.Edhe pse ai nuk eshte 'lule' prap se prap eshet shum ma i mir se serbo-greket socialist,te cilive ua pa sherrin Shqipera 8 vjet. Serbo-greket e largojne sherbetorin e tyre te shtrydhur por edhe te pasuruar,Fatos Nano dhe nuk jan ne dilem te madhe se me cilin ta zavendesojn,se te socialistet serbo-greket jan me shumic. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 05, 2009 11:08 pm | |
| Medalimshfritzoj rastin tju pershendesi sepse spiuni kuqaloshi ka bere tju largojne nga mp mos te meremi vesht ! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 06, 2009 12:51 am | |
| Shehj, Juve thoni se ne se vdiq Berisha nuk ka te tjere spiun serb qe ta zevendesojne? Po ja pra eshte Basha i Serbise, Pollo o Greqise, eshte Nano ortaku i Berishes gjalle. | |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 06, 2009 11:26 pm | |
| More po ti qenke njeri per çudi po ti na i"qite te gjith serb -e grek po ti lere ndonje shqipetar or burr , dhe po e' shof pak me siper se ti 'kthenke pergjigje edhe vetes tende une TY nuk po te kuptoj more djal se ça je !! a"me ke je !! por ty te mjaftonka qe qenke me veten tende se ti nuk merrke vesh nga politika fare !!!!!!!!!!!!! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 07, 2009 2:31 am | |
| Ramizi. me sa di une tema nuk eshte per mua por per Berishen. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 09, 2009 2:15 am | |
| http://www.shekulli.com.al/2009/03/pango-nen-hetim-per-parate-e-institutit.html | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 09, 2009 2:46 am | |
| O petrit kola, sala ashete tu ju shti en dhe juve pijunave mashtruesve pilinca e krejte llomin kuqalosh enverist,me nano milo majko braqo bello millosha miladino mogusha, koha tregon se krejte kjo propoganed mashtruese behet per pushtet. Pilincat e nanoistat enverist dueht ta din se me mashtrime e shpifje se kan te paster udhen qe ndjekin. Kritiko salen e ke te dush, vetem mos shpif o petrit! Marrou o petrit kola e ke zgjedhe vetin kryetar te "Bashkimit Kombetar" Pse gjith kjo huti ne popull? bashkimi Kombetar muned te arrihet atehere kur shqipetaret te bashkojen dhe pajtojen zemrat ne mest veti, atehere kur mos te ekte me fare te ndyret enveristo-titiste. Te gjithe ju qe shpifeni ndaj Berishes, sbeni tjeter vetem sa e nxiteni popullin qe ta perkerah edhe me shume, vetem e vetem te shuhet fara e poshter stalinisto-titiste q ena embollen miladin popoviqi e mugosha. me gjithe pellatejet q ei beni etu, populli ju din s ekush jeni dhe cfare fare jeni, populli ashete evtedijesua me, e din ta dalloj propoganden e piset alla kuqaloshe nga propoganda dhe kritika me vend, jeni argat i dreqit, jeni vegela qe barteni genjshtrat e gjinushave e te ramo metave, nji kohe u bete zani i fatos nanos, ju ak venue perpara dreqi, jeni tue ndjek udhen e drejqit. Perhapeni genjeshtra nga ma te pistat me te poshtrat, , per verasjen e Azem Hajdarit, ku populli i di mire negjarejet se si rrodhen. premetoni verasje nde shqipetare, shkaterrim, vetem se guxoni levriteni bishtin edhe njihere, sashete me koah e 1997-tes qe e bete gjakun, kete radhe ka me jau zen bishtin ne dere haku i popullit qe e keni gjakosun per gjyse shekulli. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 09, 2009 2:48 am | |
| Informacion
Na vjen keq, por administratori ju ka ndaluar dërgimin e mesazheve private !!!! Keshtu behet Bashkimi Kombetar? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 09, 2009 3:07 am | |
| saliu PO DHE PO eshte (serb)Po saliu ka me shume vlere se nje serb i serbis Sali Berisha eshte antare i UDB-se qe prej vitit 1975..Dhe ne vitin 1981 eshte bere antar i spiunazhit (frances)Po ne vitin 1989 mori antarsine e spiunazhit (Rus), dhe ne vitin 1996 antare i spiunazhit (grek)Kurse ne vitin 1999 antar i teroristave "Avganistan-Pakistan, Pra ky eshte Sali Fazllic Berisha..Meriti 08/03/2009 ora 19:18 Koment ne Koha Jone | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 09, 2009 3:10 am | |
| Medalim, Hahaha... me pelqen humori juaj. Pilinci ka bere burge dhe internim. Kur u arratise ne Itali se bashku me baben i bene atentat keta shoket e Berishes. E Berisha 25 vjete komunist dhe sekretar partie dhe juve i thoni Pilincit komunista. hahahaha... Ju faleminderit per humorin. Gjithe te mirat, Petriti | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 09, 2009 3:13 am | |
| Po pra Medalim, Ne se Berisha nuk e ka vra Azem Hajdarin le ta zbardhi ngjarjen. Bashkimi kombetar harrihet kur qerohen spiunat e serbise, greqise, rusise, frances. A nuk jeni juve dakort me kete apo duhet me i shumu spinuat qe te harrim bashkimin Kombetar? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 09, 2009 3:18 am | |
| Pilinci ka me ja tregue vendin Berishes, Nanos, Milos, Rames, Cekes, Rucit.... Permendja nje here emrin e Pilincit Berishes dhe do te shikoni se si ka ma pshurre Berisha ne patolla. Medalim, Mos e humb toruan vella ne se i keni punet ne rregull por vetem permendja Berishes emrin e Pilincit dhe do te shikoni reagimin. Ne se mundeni permendja ni edhe Nanos edhe Rames e do te shikoni reagimin e njejte si te Berishes. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 09, 2009 4:14 am | |
|
[url=http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=60295]MTKRS, si bëheshin rekrutimet ilegale [/url] | Ylli Pango ka marrë në punë jashtë rregullave 36 persona, nga 72 që ka gjithsej organika e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve |
| |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 09, 2009 2:11 pm | |
| baravo petritkola po ti gjynah qe nuk je ne ndonje post ne ministri se qenke shum i mençur e' po ti kishim té gjith politikanet si ti shqiperia nuk do kishte Emer mé kurr ... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 11, 2009 12:58 am | |
| - petritkola shkruajti:
- Ramizi.
me sa di une tema nuk eshte per mua por per Berishen. | |
| | | ILTA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 129 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 09/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 11, 2009 6:13 am | |
| Edhe ne ngjarjen e Ylli Pangos eshte brenda Berisha i palodhur me ligesi, me kurthe dhe me plane djallezore. Ai me kot nuk i ka zgjedhur persona te tille me moral te dyshimte. Njihej Ylli Pango kudo qe ishte imoral, ashtu sic eshte i njohur Gemc Ruli si imoral, sic jane te njeohur edhe personat me dosje qe Berisha i ka afruar prane vetes dhe i ka bere ministra , zevendesministra etj etj. Perse i duhen Berishes keta njerez? Mendoj se keshtu te diskredituar ai i ka ne dore nje dite per t'i perdorur si mish per top ne skandalet e radhes.
Nuk me vjen cudi qe ky skandal i Ylli Pangos te jete organizuar si nje plan i sterholluar per te terhequr vemendjen nga hallet e verteta qe po kalon shoqeria shqiptare nen regjimin e qeverisjes skandaloze te Berishes, skandalet qe po ndodhin per shkak te familjes se tij ne Jal, korrupsionin e pafund, manipulimet e mundshme ne zgjedhjet e ardhshme etj, etj. Skandali i Ylli i Pangos eshte per mua nje bombe tymse per te perlotur shqiptaret dhe per te mbuluar te verteten e zeze te epokes se Berishes. | |
| | | morena Anëtar
Numri i postimeve : 298 Registration date : 21/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 11, 2009 9:55 am | |
| Ja cfare ka bere Berisha:
1. Djegjen e Shqiperise ne vitin 1991 ku shkaterroi deri ne rrenje uzinat fabrikat, stallat, depot e naftes, e cdo gje ekonomike duke premtuar cekun e bardhe.
2. Sabotimin e luftes se UCK dhe e antereve te saj qe erdhen ne Shqiperi si Remzi Hoxhen e te tjere duke ngritur organizma paralele te orkestruar nga Serbia.
3. Furnizimin me nafte te Serbise duke thyer embargone Natos ne sasi miliarda tonesh.
4. Lejimin me ndergjegje te futjes se Shqiperise ne krizen e 97 ku luajti me besnikeri lojen greko-serbe per shkaterrimin e Shqiperise dhe krijimin e luftes civile vllavrasese midis veriut dhe jugut.
5. Talljen me popullin shqiptar per te denuar diktaturen komuniste qe e degjeneroi ne qesharake me kafet e Nexhmije Hoxhes
6. Lejimin dhe mos parandalimin e vrasjes se Azem Hajdarit per ta perdorur ate per grushtin e shtetit qe beri fill pas vrasjes se tij 7. Vrasjet e pafundme ne Tropoje dhe kudo te skuadres se tij te vdekjes tipike per cdo diktator.
8. Futjen ne Shqiperi te vjedhjes se votes dhe maipulimit te zgjedhjeve.
9. Lidhjen e resurseve ekonomoke ne favor te Serbise
10. Shkaterruesi me i madh i prones, solli mijera veriore per ta zbrazur veriun e per ta bere gati per dyndjet e kosovareve gjate luftes. I perdori dhe po i perdor mish per top per qellimet e veta politike.
11. Vjedhesi me spektakolar i resurseve te shqiperise si armatime, toka troje e edo gje tjeter.
12. Shkaterruesi me i madh i e konomise dhe i biznesit shqiptar.
13. Figura me qesharake e servile e perfaqesimit ne boten diplomatike.
Jan edhe shum akoma por kam humbur llogarin tashti me gjithe keto qe kam permendur .
Sa per te then po permend edhe mosmarrveshjen e qeverrise Berisha me kompanin Swedeze te automjeteve ne 94-en qe donin te hapnin nje fabrike tek metalurgjiku i Tiranes .Keshtu do te ishin punesuar me mijera Shqipetare dhe metalrgjiku nga nje vend plerash do shenderrohej ne nje pasuri kombetare duke u taksuar nga shteti per fitimet kolosale qe do sillte nga shitja e automjeteve te Sab dhe Volvo , njelloje sic u be ne Ceki me Skoden qe e privatizoje Volsvagen dhe ndryshoje Cekija rrenjesisht nga ana ekonomike .
Fantazon dot cfar do kishte ndodhur po te prodhonte Shqiperia Sab dhe Volvo qe ne 94-en ?!!!
Po sikur mos te ishte Sala ku do ishte Shqiperia ?!! | |
| | | an-di Anëtar i ri
Numri i postimeve : 168 Age : 96 Vendi : Kushtrimi KOMBIT Profesioni/Hobi : nuk rri kot! Registration date : 11/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 11, 2009 2:31 pm | |
| - morena shkruajti:
- Ja cfare ka bere Berisha:
1. Djegjen e Shqiperise ne vitin 1991 ku shkaterroi deri ne rrenje uzinat fabrikat, stallat, depot e naftes, e cdo gje ekonomike duke premtuar cekun e bardhe.
2. Sabotimin e luftes se UCK dhe e antereve te saj qe erdhen ne Shqiperi si Remzi Hoxhen e te tjere duke ngritur organizma paralele te orkestruar nga Serbia.
3. Furnizimin me nafte te Serbise duke thyer embargone Natos ne sasi miliarda tonesh.
4. Lejimin me ndergjegje te futjes se Shqiperise ne krizen e 97 ku luajti me besnikeri lojen greko-serbe per shkaterrimin e Shqiperise dhe krijimin e luftes civile vllavrasese midis veriut dhe jugut.
5. Talljen me popullin shqiptar per te denuar diktaturen komuniste qe e degjeneroi ne qesharake me kafet e Nexhmije Hoxhes
6. Lejimin dhe mos parandalimin e vrasjes se Azem Hajdarit per ta perdorur ate per grushtin e shtetit qe beri fill pas vrasjes se tij
7. Vrasjet e pafundme ne Tropoje dhe kudo te skuadres se tij te vdekjes tipike per cdo diktator.
8. Futjen ne Shqiperi te vjedhjes se votes dhe maipulimit te zgjedhjeve.
9. Lidhjen e resurseve ekonomoke ne favor te Serbise
10. Shkaterruesi me i madh i prones, solli mijera veriore per ta zbrazur veriun e per ta bere gati per dyndjet e kosovareve gjate luftes. I perdori dhe po i perdor mish per top per qellimet e veta politike.
11. Vjedhesi me spektakolar i resurseve te shqiperise si armatime, toka troje e edo gje tjeter.
12. Shkaterruesi me i madh i e konomise dhe i biznesit shqiptar.
13. Figura me qesharake e servile e perfaqesimit ne boten diplomatike.
Jan edhe shum akoma por kam humbur llogarin tashti me gjithe keto qe kam permendur .
Sa per te then po permend edhe mosmarrveshjen e qeverrise Berisha me kompanin Swedeze te automjeteve ne 94-en qe donin te hapnin nje fabrike tek metalurgjiku i Tiranes .Keshtu do te ishin punesuar me mijera Shqipetare dhe metalrgjiku nga nje vend plerash do shenderrohej ne nje pasuri kombetare duke u taksuar nga shteti per fitimet kolosale qe do sillte nga shitja e automjeteve te Sab dhe Volvo , njelloje sic u be ne Ceki me Skoden qe e privatizoje Volsvagen dhe ndryshoje Cekija rrenjesisht nga ana ekonomike .
Fantazon dot cfar do kishte ndodhur po te prodhonte Shqiperia Sab dhe Volvo qe ne 94-en ?!!!
Po sikur mos te ishte Sala ku do ishte Shqiperia ?!! ....dhe çuditërisht edhe tutje kryeministër!!! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 12, 2009 1:13 am | |
| ...sespe asnjehetre nuk eshte marre per baze vota e shqiptareve, por jane emeruar...!!! | |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 13, 2009 12:14 am | |
| - morena shkruajti:
- Ja cfare ka bere Berisha:
1. Djegjen e Shqiperise ne vitin 1991 ku shkaterroi deri ne rrenje uzinat fabrikat, stallat, depot e naftes, e cdo gje ekonomike duke premtuar cekun e bardhe.
2. Sabotimin e luftes se UCK dhe e antereve te saj qe erdhen ne Shqiperi si Remzi Hoxhen e te tjere duke ngritur organizma paralele te orkestruar nga Serbia.
3. Furnizimin me nafte te Serbise duke thyer embargone Natos ne sasi miliarda tonesh.
4. Lejimin me ndergjegje te futjes se Shqiperise ne krizen e 97 ku luajti me besnikeri lojen greko-serbe per shkaterrimin e Shqiperise dhe krijimin e luftes civile vllavrasese midis veriut dhe jugut.
5. Talljen me popullin shqiptar per te denuar diktaturen komuniste qe e degjeneroi ne qesharake me kafet e Nexhmije Hoxhes
6. Lejimin dhe mos parandalimin e vrasjes se Azem Hajdarit per ta perdorur ate per grushtin e shtetit qe beri fill pas vrasjes se tij
7. Vrasjet e pafundme ne Tropoje dhe kudo te skuadres se tij te vdekjes tipike per cdo diktator.
8. Futjen ne Shqiperi te vjedhjes se votes dhe maipulimit te zgjedhjeve.
9. Lidhjen e resurseve ekonomoke ne favor te Serbise
10. Shkaterruesi me i madh i prones, solli mijera veriore per ta zbrazur veriun e per ta bere gati per dyndjet e kosovareve gjate luftes. I perdori dhe po i perdor mish per top per qellimet e veta politike.
11. Vjedhesi me spektakolar i resurseve te shqiperise si armatime, toka troje e edo gje tjeter.
12. Shkaterruesi me i madh i e konomise dhe i biznesit shqiptar.
13. Figura me qesharake e servile e perfaqesimit ne boten diplomatike.
Jan edhe shum akoma por kam humbur llogarin tashti me gjithe keto qe kam permendur .
Sa per te then po permend edhe mosmarrveshjen e qeverrise Berisha me kompanin Swedeze te automjeteve ne 94-en qe donin te hapnin nje fabrike tek metalurgjiku i Tiranes .Keshtu do te ishin punesuar me mijera Shqipetare dhe metalrgjiku nga nje vend plerash do shenderrohej ne nje pasuri kombetare duke u taksuar nga shteti per fitimet kolosale qe do sillte nga shitja e automjeteve te Sab dhe Volvo , njelloje sic u be ne Ceki me Skoden qe e privatizoje Volsvagen dhe ndryshoje Cekija rrenjesisht nga ana ekonomike .
Fantazon dot cfar do kishte ndodhur po te prodhonte Shqiperia Sab dhe Volvo qe ne 94-en ?!!!
Po sikur mos te ishte Sala ku do ishte Shqiperia ?!! veç dy fjal po te themé mor goce 40 vjeçare po té mos ishte Dr Berisha shqiperia do ishte aty ku e' dorzoj """laveri yne i dashur .""" | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 13, 2009 12:30 am | |
| Agjensia e Lajmeve "SOT"Ambasadorja çeke kundërshton kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat |
Fialkova: Shqipëria, duhet të marrë provimin me 300 faqe Vazhdon kundërshtia e ndërkombëtarëve ndaj kërkesës së qeverisë për statusin e vendit kandidat. Vazhdon në sinkron qëndrimi i diplomacisë kundër deklaratave të Berishës për kërkesën e statusit të vendit kandidat, duke kërkuar mesa duket nga qeveria, të mos të bëjë një hap i cili mund të ndikojë në fushatën elektorale. Duke qenë se marrëveshja tashmë është ratifikuar nga të gjitha vendet e BE, kontestimi i diplomacisë duket se vjen për rrezikun që kërkesa e bërë nga qeveria Berisha mund të shfrytëzohet nga ky i fundit në fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Mesa duket një pjesë e mirë e diplomacisë kërkon humbjen e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi të gjithë janë prononcuar kundër Berishës në aktivitetet e ndryshme që kanë zhvilluar. “Qeveria shqiptare duhet të tregohet më e kujdesshme për kërkesën e aplikimit në BE”. Këtë radhë, kjo kërkesë vjen nga shteti kryesues i Bashkimit Europian, Çekia, ku ambasadorja e këtij shteti i ka ‘tërhequr’ veshin qeverisë, duke përforcuar më tej deklaratën se aplikimi i Shqipërisë brenda presidencës çeke është i shpejtuar. Deklarata e ambasadores çeke Marketa Fialkova, është një ‘kundërthënie’ e kreut të qeverisë, Berisha i cili disa ditë më parë ka përsëritur qëndrimin “strikt” të qeverisë për kërkesën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deri në fund të qershorit. Gjithashtu, ambasadorja çeke, theksoi se veç përmbushjes së standardeve, për pranimin e kërkesës duhen bindur të gjitha vendet anëtare. |
,,,, ..... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 13, 2009 2:55 am | |
| OSBE: Zgjedhjet në rrezik. Avokati i Popullit: Kaos me letërnjoftimet | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 13, 2009 3:00 am | |
| Amoku që duhet marrë seriozisht
Nga Mero Baze
Kryeministri, Sali Berisha, bëri dje një bilanc të sinqertë të betejës së tij politike, duke shpallur armiqtë dhe duke formuluar akuzat mbi ta. Me pak fjalë, armiqtë e Sali Berishës janë Prokurori i Përgjithshëm, presidenti dhe gazetarët kurajozë. Akuzat ndaj tyre janë të njëjta, bashkëpunëtorë me kundërshtarin e tij politik. Si zakonisht Berisha nuk iu kushton rëndësi fakteve, por duke buzëqeshur thotë se ato dihen dhe i dinë të gjithë. Në të vërtetë këta armiq që përmendi kryeministri janë armiq realë në çdo vend të botës, për këdo që tenton përmes pushtetit politik të vendosë përfund shtetin dhe ta kthejë atë në pronë familjare. Dhe ky nuk ishte ndonjë lajm i ri. Lajmi i vetëm i rëndësishëm që prodhoi Berisha në daljen e tij publike në emisionin “Opinion”, është se ai mori autorësinë e gjithë fushatave të turpshme poshtëruese që janë bërë deri më sot kundër medias, kundër institucioneve të pavarura, kundër presidentit, por dhe ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Kemi disa muaj që dëgjojmë çdo ditë të ndjerin Gerti Bogdani, me zërin që i dridhet dhe me sytë që s’di ku t’i ngulë, që fyen gazetarë dhe familjarë të tyre, që fyen presidentin, kryeprokuroren dhe çdo gjyqtar që tenton të hedhë sytë nga dosjet e Shkëlzenit, Argitës, Lulzimit apo Fatmirit, kemi parë Aleksandër Frangajn me sytë e çakërritur që thoshte me të njëjtin precizitet dhe vulgaritet ato gjëra që mbrëmë kryeministri i tha për Ylli Pangon, kemi dëgjuar Aldo Bumçin me keqardhje për inteligjencën e tij, kur thoshte se Raporti i Departamentit të Shtetit është kopjuar nga ai i KE dy vjet më parë, kemi dëgjuar, madje dhe deputetë që janë mburrur se opozita është tredhur, ndaj pozita ka të drejtë të ngacmojë seksualisht. Për të gjitha ato që kemi dëgjuar deri dje, kemi diskutuar dhe si njerëz normalë, i kemi vënë një taksë dhe idiotësisë së atyre që i kanë thënë. Në fakt, dje, pas emisionit “Opinion”, ata janë tërësisht të rehabilituar. Të gjitha ato i tha, i shqiptoi dhe i mori përsipër kryeministri. Të gjithëve na dukej humor, kur thoshte i gjori Gert Bogdani se përgjimi i Pangos ishte kurth i Edi Ramës, por kishte kurajë të mos jepte fakte. Atë kurajë që i mungoi atij e pati dje Berisha dhe sajonte skena ku Edi Rama shkruan skenarë të “Fiksit” dhe dy gazetarët e “Fiksit” i lexojnë. Të gjithë jemi neveritur, kur kemi dëgjuar të gjorin Gert Bogdani të përgojojë gratë e gazetarëve, ndërsa dje vetë kryeministri ngriti zërin dhe turfulloi kundër tyre. Kemi dëgjuar me përbuzje Aldo Bumçin dhe e kemi marrë si njeri të zënë peng, kur reciton broçkullat që i vë përpara Berisha, por dje ato i tha një për një vetë Sali Berisha. Për të gjithë ata që kishin shpresën e fundit se për gjithçka banale, të pështirë dhe perverse që është thënë e bërë këto muaj nga foltoret e PD, nuk ka pasur shumë përgjegjësi Berisha, dje ishte dita e madhe e sinqeritetit. Ai i tha vetë të gjitha. Këtu debati rreth profilit të tij politik mbyllet, pasi askush nuk mund të pranojë të debatojë nga një anë me fakte në duar dhe nga ana tjetër me një të sëmurë patologjik, që meqë i është inkriminuar familja në çdo pisllëk të këtij vendi, shpik dhe hidhet në betejë me skenarë vulgarë. Thjesht kemi përballë një njeri në amok dhe duhet të sillemi ndaj tij si ndaj një qenieje të tillë. Problemi i dytë i madh i Berishës ishte mbrojtja e tij ndaj akuzave për korrupsion. Së pari po përpiqet të ngrejë një furtunë për akuzat e Gërdecit duke i kushtuar rëndësi faktit që kanë qenë apo jo ushtarakët përgjegjës. Prokuroria i ka akuzuar të gjithë ushtarakët përgjegjës dhe presidenti i ka shkarkuar ata me kohë. I vetmi i fajtorëve të padorëzuar ende është djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha. Shoku i tij i ngushtë, njeriu që hyn e del në shtëpi të Sali Berishës si Shkëlzeni, Rrahman Selmanllari, është partneri i punëve publike në fabrikën e vdekjes. Të gjithë ata që njohin atë dhe Shkëlzenin dhe të gjithë ata që kanë bërë inventarin e njerëzve të vdekur dhe të gjallë në Gërdec, e kuptojnë qartë sa vetë ka futur në punë Shkëlzeni, në ç’vende pune i ka futur dhe sa i ka paguar. Deri dhe djalin e dados së motrës së tij e ka çuar aty punëtor. Djali i tij ka pasur aq autoritet dhe aq pushtet mbi ministrat e tij, sa ata i raportonin atij me faks për komentet e ligjeve dhe jo Berishës apo Mediut. Dhe i biri i tij është problem real i amokut të tij. Ai është njeriu që i prish gjumin, që e bën agresiv dhe që e detyron të fyejë, të shajë dhe të përdhunojë çdo vlerë në këtë vend. Kur kujton se ai biznes, siç thotë dhe vetë, mund të shmangte tragjedinë, i duket padrejtësi e madhe që djali i tij u kap edhe duke vjedhur, edhe duke vrarë. Pikërisht për këtë shkak ai egërsohet, turfullon, kërcënon, nxin, urren dhe kërcënon për vdekje. Pikërisht për këtë shkak djali i tij dhe banditët e tij djegin makina gazetarësh, komandojnë banditë të bëjnë presione fizike mbi medien dhe të mbyllin gojët e atyre që mund të flasin. Pikërisht për këtë shkak hetimet për Gërdecin janë në ngërç, se mafiozët janë të lirë dhe po mbajnë gishtin në këmbëz për ta shkrepur mbi ata që flasin. Pikërisht për këtë Sali Berisha është në amok të plotë duke fyer e përdhosur çdokënd tjetër, pasi s’di ç’të bëjë me historinë e familjes së tij. Së dyti, Sali Berisha është në panik për hetimin e segmentit Rrëshen-Kalimash. Ai bën sikur ka zbuluar diçka të madhe, kur thotë se prokuroria po akuzon ministrin se ka gënjyer kryeministrin. Është fjala për Lulzim Bashën. Në të vërtetë ky njeri gënjen për çdo gjë, përveç këtij rasti. Në këtë rast ai nuk ka gënjyer, por ka firmosur, ashtu siç thotë kryeministri. Por prokuroria nuk ka ndonjë firmë të Berishës të hedhur mbi letra, por të Lulzim Bashës dhe atë do të marrë të pandehur. Nëse ky i fundit drejton gishtin nga Sali Berisha, natyrisht dhe ai duhet marrë para drejtësisë. Sali Berisha nuk ka pse bën sikur e mbron Lulzim Bashën, kur ka pasur gjithë shanset për ta mbrojtur, kur e ka detyruar të firmosë. Le ta çonte vendimin në Kuvend dhe ishte i mbrojtur dhe Lulzim Basha, dhe Sali Berisha, por thjesht miku turk i Sali Berishës në ditë të vështira nuk do t’i ndante dot ndonjë lek për kohë të vështira në të ardhmen. Dhe së fundmi, Sali Berisha do të tregojë se ka luftuar korrupsionin duke privatizuar ARMO-n, KESH-in dhe INSIG-un. Në të vërtetë, jo që nuk e ka luftuar korrupsionin me këto privatizime, por e ka përjetësuar grabitjen e pasurisë publike. ARMO-n e ka marrë një njeri, të cilin Berisha e ka quajtur trafikantin më të madh të naftës dhe, pasi ka falsifikuar një sërë dokumentesh, e ka blerë atë pa lekë, për shkak të privilegjeve që Berisha i krijoi pas tenderit me monopolin e D2 dhe privilegje të tjera fiskale. INSIG nuk u privatizua, por iu fal Fatmir Mediut si dhuratë për mbyllje goje për djalin e tij dhe OSSH po provon se ka hije të forta skandali në privatizim dhe në investimet publike të qeverisë pas tenderit që lidhen me njerëz të afërt të Sali Berishës. E vërteta e vetme është se Sali Berisha ua hoqi këto kompani nga duart hajdutëve të vegjël dhe i mori nën kontroll të përjetshëm. Dhe për këtë kërkon të bëhet njeri popullor. Në një lagje të varfër çdo mafioz i madh bëhet njeri popullor. Është e vërtetë se një mafioz i tillë i zhduk hajdutët e xhepit, i zhduk ata që bezdisin njerëzit në rrugë, por bashkë me ta zhdukin dhe shtetin ligjor, lirinë ekonomike, tregun e lirë dhe ëndrrën e shqiptarëve për një shoqëri normale. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 13, 2009 10:49 am | |
| Me 28 qershor, Shqipëria do votëbesojë projektin e kabinetit “Berisha 2”13-03-2009 / Leonard Quku Kryeministri Sali Berisha shprehu dje publikisht garancinë se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të rikonfirmojnë Partinë Demokratike dhe të djathtën në tërësi. Gjatë diskutimeve dhe pyetjeve me panelin e gazetarëve në emisionin “Opinion” në TV Klan, shefi i ekzekutivit renditi sukseset e qeverisë së drejtuar prej tij gjatë mandatit të parë dhe objektivat apo misionet për mandatin e ardhshëm qeverisës. Kryeministri Berisha tha se fushatën zgjedhore do ta mbështesë mbi atë që do të bëjë mandatin e ardhshëm. “Nëse katër vjet më parë u thosha qytetarëve do të bëj, u premtoja, sot unë do tu them qytetarëve që kam bërë dhe do të bëj mandatin e dytë të qeverisjes së djathtë. Unë kërkoj votën për ato që do të bëj dhe jo për ato që kam bërë. Ato që mbeten pa realizuar këtë mandat, do të jenë çështja kryesore e mandatit të dytë qeverisës. Jam në një proces të vazhdueshëm reformash. Arsimi, është një reformë e gjerë, aksesi i sektorit privat do të jetë përparësi për këtë qeveri. Sektori privat është më i fuqishëm financiarisht se sa sektori privat. Reformat e katër vjetarit do të jenë një zgjerim i sektorit privat në vend. Kemi dyfishuar buxhetin për arsimin dhe po shkojmë drejt trefishimit të tij”, tha Berisha. Kryeministri vuri në dukje se arritje madhore për vendin është integrimi në NATO, proces që përmbyllet përfundimisht gjatë punimeve të Samitit të Aleancës që mbahet javën e parë të muajit prill, në Strasburg dhe Këln. Si një objektiv tepër të rëndësishëm dhe ku është përqendruar e gjithë puna e qeverisë, siç është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kreu i qeverisë thekson se brenda Presidencës çeke, qeveria do të dorëzojë në Bruksel kërkesën për statusin e vendit kandidat. “Në këto 4 vite u nis dhe u sos procesi i ratifikimit të MSA-së. U diskutua për herë të parë në 27 parlamente me tonet më pozitive për këtë vend. Po shkojmë drejt statusit të vendit kandidat. Kjo qeveri ia doli të shuajë çdo skepticizëm për Shqipërinë dhe krahas mbështetjes së SHBA-së, një rol përcaktues kanë pasur reformat e kësaj qeveria. Kjo qeveri, me politikat e saj ekonomike bënë që ky vend, pasi realisht janë 5 institucione qe e parashikojnë, të mos preket nga kriza globale ekonomike. Është rezultat i politikave fiskale dhe ekonomike të kësaj qeverie”, u shpreh Berisha. Me afrimin e datës së zgjedhjeve parlamentare, Berisha garantoi se qytetarët shqiptarë do të votojnë për herë të parë me dokumentet më moderne. “Procesi i kartave të identitetit po ecën mbarë. Janë bërë 209 mijë aplikime janë prodhuar mbi 150 mijë karta. Opozita i mëshon manisë kundër këtij procesi që po i bën qytetarët me dokumentet më moderne. Është e pamundur që datën 28 qershor të shkojnë të votojnë qytetarë pa dokumentet e reja, sepse të gjithë 100 % do të pajisen me to. Kompania ka sjellë standardin më të lartë për prodhimin e kartave. Nuk do të ketë qytetar që do të shkojë të votojë që nuk do të ketë kartë”, tha Berisha. Kryeministri theksoi se gjatë katër viteve të para të qeverisjes së djathtë, u vunë përballë drejtësisë bandat mafioze që lulëzuan për 8 vjet nëpër Shqipëri, të mbrojtur nga politika e atëhershme. “A nuk ka qenë Durrësi i dominuar nga klani i Zemunit? A nuk ka qenë Lushnja e dominuar nga Aldo Bare? A nuk ka qenë Tirana e dominuar nga Nehat Kulla? Ku janë tani, ata janë në vendin e duhur”, nënvizoi Berisha. Kreu i qeverisë renditi si suksese të çmueshme, luftën dhe përpjekjet e vazhdueshme ndaj fenomenit të korrupsionit. “Qeveria ime është kampione në luftën kundër korrupsionit. 150 zyrtarë të administratës publike, janë vënë përballë drejtësisë. Si pasojë e politikave antikorruptive, kemi vendosur mbi 3.5 miliard dollarë investime. Realizuam privatizimet më të suksesshme. Në tre vite inkasuam nga taksat dhe tatimet 3.2 miliard dollarë, duke edhe i ulur taksat. Janë konvertuar në rritje rrogash mesatarisht 68% me rritje pensionesh mbi 58%, janë konvertuar në shndërrimin e vendit në kantier ndërtimi rrugës nga Morini në Konispol. U shkurtuan shpenzimet operative nga 2% të prodhimit të brendshëm bruto në 2% të PBB. Ne privatizuam ARMO-n, nga e cila kishim një fitim prej 15 milionë euro në vit. Telekomin e privatizuam dhe është një privatizimin shumë i suksesshëm. Korrupsionit i janë prerë degët e mëdha. A ka korrupsion?? Përsëri them që ka korrupsion, por ne e kemi luftuar atë në të gjitha drejtimet”, vijoi Berisha. Për sa i takon çështjes së pronave, Berisha tha se ky problemi i pronave mbetet një nga problemet më madhore. “Një problem i kësaj janë edhe dokumentet e falsifikuara. Vendosëm ligjin që pas çdo privatizimi 10% e vlerës të shkojë për shpërblimin e ish pronarëve”, tha Berisha. Lidhur me të përndjekurit, Berisha theksoi se ligji është bërë, por ka pasur vështirësi të jashtëzakonshme në dokumentacion. “Dokumentet falsifikoheshin dhe kjo ishte një pengesë madhore në vënien në jetë të procesit. Nuk ka presion më të tmerrshëm sesa ai për pronat. Përpjekjet e qeverisë janë të jashtëzakonshme për zgjidhjen e procesit. Qytetarët shqiptarë vuajtën dhe u materializuan nën një regjim të egër ndërsa kryetari i Partisë Socialiste mbron krimet e rënda të komunizmit. Kjo është e pafalshme dhe e patolerueshme. Janë 2 miliard lekë të gatshme, për shpërblimin e ish të përndjekurve”, theksoi kreu i qeverisë. Për Durrës-Kukës-MorinëRruga Durrës-Morinë mbaron brenda qershorit. Muri i Berlinit midis dy vende do të bjere. Tuneli mbaron në maj. Rruga mbaron dy javët e para të muajit qershor. Do fillojnë rrugë Bulqizë-Klos-Tiranë, Qafë Plloç- Qukës, Boshti i jugut Për debatin televiziv me Edi Ramën dhe Ilir MetënMe kënaqësi dhe me një kusht që ata të dy të bëjnë një debat me Fatos Nanon njëherë. Ish-kryeministri dhe njeriu që e ka kryesuar atë parti për 15 vjet, një tele-Bashki e censuron, një tele-Jalë gjithashtu e censuron. Unë jam armik i ashpër i censurës. Të dalë një ish kryeministër dhe të censurohet nga tre media që dhunohen nga Rama është e papranueshme. Për procesin e zgjedhjeve dhe ekipin e ri politik të së djathtësDo të respektohet ligji për barazinë gjinore në parlament. 30 % e vendeve të parlamentit do të jenë gra. Së dyti, listat do të kenë kandidatë jashtë politikës, nuk flasim për emra konkretë, por unë kam një kabinet me një pjesë të cilëve unë kam qenë kundërshtar dhe funksionoj soj njëlloj sikur nuk kam pasur kurrë kundërshtime. Do të ketë figura të reja, personalitet të reja në listën e zgjedhjeve të qershorit. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |