|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+79aksh shahini arberia kasapi Luki Argent NIPIIXHAXHIT play xhema kastriot_mehmeti haxhiu Vuthjani Tatoo rrimtaf valmir9 xhiti LindaShqipe Burdushi detektivi Driniiiii murturi an-di morena ILTA MARY Shejh Ramizi ngadhenjimi Agrone Ipamposhtur Psikologu paioni Ada_Kondi Medalim PeriiKeputur Himalaja Muja e Halili Aktiv Xili klodian Delia Clarence Liisi feneri Eagle Eye Mirushe Ago Muji rroni Labinot Drenica E_Bukura forca1 feratkoca lilly ss1 Ajet agim__barja katunariplak Gjura Orfe@ Pirro i Epirit istogalia petritkola Euridika tom sojer cristal Sofra MUHAMETII njonidrenica Mergimtari Nezir Myrta lilu Guximi **Lumi_ Eva0506 Beton Martina rolling Leka i Madh zeriatdheut 83 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Labinot Drenica Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 34 Vendi : Suedi Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 26, 2009 2:53 pm | |
| petritkola , Ti je anti-shqiptar. Ti je pro-grek dhe je pro mot. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 27, 2009 1:53 am | |
| O Berishe krimineli....OO BERISH KRIMINELI me kompanine tende ska rndesi se kush une ty te njoh dhe gjithe shqiperia ty te njeh si vrases se TREBICKES si dhe MEDIUN MAFJOZIN ne jeni burra thuheni kush e ka vrare TREBICKEN ???CIA ? withers? kush kush kush ???OH oh shikoj Godfather ne kompjuter shikoj vellain tim te shtrire Lemeri!!!! O xhan i motres te vrane o xhan o shpirt i motres te vrane o shpir Ata dhe keta vampire te lekut te vrane o shpirt te vrane o xhan se pinin gjakun e femijeve o shpirt VERASES MEDI SALI WITHERS ,RIES, KOHEN, LUGAR FAZLLIC E TE TJERE , SE DI KETO EMRA PERSERITEN TE MUA NE MENDJEN TIME CDO DITE. KUSH TE VRAVI O SHPIRT?? LE 2 FEMIJE NE RRUGE O ZHAN. KETA JANE VAMPIRE TE PA NGOPUR O SHPIRT. KE PICKOVE O VELLA??? PO VJEN 15 MARSI O SHPIRT. KUSH TE PERDORI O VELLA???? MJERE UNE E MIJERA O SHPIRT. QE SME DEL ME KE DERA O XHAN. U SHOFTE BORGJEZIA O SHPERT. QE PINE GJAKUN E POPUJVE E SKANE TE NGOPUR O XHAN. BORGJRZIA I JEP KRAHE MAFJES O SHPIRT. PO TI NUK VRISJE KURRE O ZHAN. U SHOFSHIN TE FGJITHE O SHPIRT .TANI FLI I QETE O ZEMER Nga Koha Jone | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 27, 2009 1:54 am | |
| Labinoti, juve keni Kryeministrin Fazllic dhe zedhenesin e tij Berisha proshqiptar. Fazlliç zgjat duart drejt operatorit të katërt celular në Shqipëri
Damir Fazlliç, sekseri serbo-boshnjak i kryeministrit, Sali Berisha, duket se së shpejti do të ketë në dorë një tjetër pasuri të vendit tonë. Bëhet fjalë për licencën e operatorit të katërt celular në Shqipëri. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 27, 2009 1:55 am | |
| Berisha dhe kolapsi i bregdetit jugor
Nga Mero Baze
Qeveria shqiptare ka futur në kolaps zhvillimin e turizmit në bregdetin jugor, përmes problemeve që shfaqi projekti i financuar nga Banka Botërore, përmes përpjekjeve për të futur në konflikt pronarët me investitorët, si dhe me “premtimin” e fundit të qeverisë që fut në konflikt pronarët e bregdetit jugor me pronarë të tjerë, të cilët qeveria premton se do t’i kompensojë me tokë në bregdetin jugor. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 27, 2009 2:56 am | |
| "Basha: Shqiperi-Greqi kane marredhenie te shkelqyera " Jan mor Basha jan, por 1 milion perqind ne favor te grekut. | |
| | | Agrone Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 609 Age : 40 Vendi : jasht Registration date : 28/01/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 27, 2009 8:48 am | |
| po mir spe nuk bejm gje per ta rrezuar kur e shohim se nuk shkon ket doja te dija, ai e beri tapet per te gjith shtetin ton | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Feb 28, 2009 12:19 am | |
| Po bejme... Hapi pare ndergjegjesimi i popullit, (eshte realizuar) Tash populli e rezon. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Feb 28, 2009 12:32 am | |
| Droga, DASH: Shqiperia mbetet vend tranzit Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor per trafikun nderkombetar te lendeve narkotike. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Feb 28, 2009 12:54 am | |
| Jala, nga nje projekt kombëtar u kthye ne familjar me dem ekomomik e moral per Shqiperine27 February, 2009 04:14:00 Ilir Gjoni Zgjidhni madhesine e germes: Është fatkeqësi e madhe që Sali Berisha dhe oborrtarët e tij vazhdojnë avazin e vjetër të luftës me çdo institucion vendas e të huaj që u thotë të vërtetën. Banka Botërore ka folur qartë dhe ka treguar me transparencë pse e si është krijuar skandali i Jalës. Për të cilin përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë e mbi koordinatorin i projektit që është dhëndri i Berishës. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Feb 28, 2009 1:38 am | |
| Burracakët
Nga Mero Baze
I akuzuari kryesor për abuzimet në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, Lulzim Basha, i kërkoi dje Gjykatës së Lartë të pezullojë gjykimin ndaj tij, pasi Prokuroria, sipas tij, ka shkelur afatet e hetimit. Për të gjithë ata që besonin se kjo nuk do të ndodhte, tani ka një fakt publik, është paraqitja e vetë Lulzim Bashës para trupit gjykues me këtë kërkesë. Bëhet fjalë për një akuzë, e cila fillon me 200 milionë euro abuzime dhe nuk dihet sa mund të shkojë, nëse bëhet realisht një hetim gjyqësor i paanshëm dhe mbi të gjitha bëhet fjalë për nderin e qeverisë Berisha dhe betejën e saj kryesore, luftën kundër korrupsionit. Kryeakuzën e ngritur ndaj ministrit më të rëndësishëm të tij, kryeministri, Sali Berisha, nuk paska ndërmend ta hedhë poshtë me përballje me drejtësinë, por me ikje nga beteja për t’u përballur. Ky në të vërtetë është lajmi më i ri që ka prodhuar dje qeveria. Deri më dje ka folur media. Deri dje kanë folur politikanë të opozitës dhe shoqëria civile. Deri dje kam shkruar unë dhe kolegë të mi për abuzime flagrante financiare dhe kapje të shtetit prej familjes së kryeministrit. Dje ne heshtëm, të fliste drejtësia. Por në vend të saj foli vetë Lulzim Basha dhe kërkoi të mos gjykohej! Për cilindo vëzhgues të rëndomtë të jetës politike në Shqipëri, ajo që Lulzim Basha bëri dje, është pranimi me zë të lartë dhe haptas i abuzimit në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, i cili është më pak se gjysma e rrugës Durrës-Kukës dhe kushton 20 herë më shumë se gjithë pjesa tjetër e së njëjtës rrugë. Lulzim Basha, i cili e ndjen se hetimi gjyqësor mund ta prangosë si abuzues dhe shkelës të ligjit, po kërkon të përdorë procedurën gjyqësore për t’iu shmangur gjykimit. Unë nuk jam kundër procedurës gjyqësore, edhe pse në Shqipëri ato shkelen rëndom, kryesisht nga qeveria. Unë jam një viktimë e shkeljes së procedurave gjyqësore nga qeveria, e cila nuk zbaton një titull ekzekutiv gjykate. Nuk jam as kundër përpjekjeve që bëjnë mafiozët nëpër burgje që të shpëtojnë nga gabime të akuzës apo rrethana lehtësuese. Por përpara shqiptarëve është një qeveritar, i cili po akuzohet nga drejtësia si përgjegjës dhe fajtor për shpërdorimin e së paku 200 e ca milionë eurove. Një akuzë e tillë është aq e rëndë, sa njeriu i parë që duhet të çonte te dera e gjykatës me Lulzimin për dore duhet të ishte Sali Berisha. Kryeministri duhet të merrte Lulzimin pa gdhirë dita e djeshme dhe ta çonte në Gjykatë për të mbrojtur nderin e qeverisë. Kryeministri i ardhur në pushtet me sloganin e “Duarve të pastra” nuk mund t’i fshihet betejës me drejtësinë duke shpikur zvarritje procedurash hetimore. Një kryeministër i pastër dhe i papërzier në këtë krim shkon vetë drejt e në gjykatë dhe pastrohet nga akuza. Lulzim Basha nuk mund të pastrohet nga akuza duke mbyllur çështjen, as duke blerë gjyqtarët, as duke bërë lobing dhe presion mbi ta dhe ndaj tyre. Ai duhet të shkojë në Gjykatë dhe të dëshmojë se nuk është fajtor për këtë supershpërdorim. Nëse nuk është ai, është Sali Berisha, ose dikush tjetër. Ato pará janë shpërdoruar nga kjo qeveri dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi. I vetmi skenar që nuk lejohet është ikja nga ballafaqimi me drejtësinë. Gjesti prej burracaku i ministrit Basha, që kërkon të shpëtojë nga gjykimi “me procedurë”, jo vetëm që e paragjykon atë në opinion si fajtorin de facto të këtij skandali, por turpëron gjithë filozofinë e qeverisë, e cila pretendon se akuzat ndaj saj janë sajime të medias. Tani ndaj Lulzim Bashës ka një akuzë në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë dhe rruga e duhur për t’u pastruar nga akuza është ulja në bankën e të akuzuarit dhe përgjigjja e pastër dhe e sinqertë për çdo pyetje dhe paqartësi të Gjykatës. Fakti që në vend të këtij gjesti normal dhe qytetar, ministri ynë ka zgjedhur kërkesën për të mos u gjykuar sikur krimi nuk ka ndodhur, na tregon të gjithëve se, përveçse përgjegjës, përveçse fajtor, përveçse varrosës i së paku 200 milionë eurove, ky djalosh që dje i kishte ngrirë buzëqeshja në buzë, është dhe burracak. Qeveria e kryeministrit Berisha pas katër muajsh do votëbesohet nga shqiptarët dhe mjafton kjo ikje nga ballafaqimi me drejtësinë i Lulzim Bashës që t’i rëndojë asaj si gur në qafë për çdo akuzë për korrupsion që i është bërë. Kërkesa e këtij burracaku për t’i ikur ballafaqimit me drejtësinë, bën legjitime jo vetëm akuzat ndaj tij, por apriori dhe çdo akuzë të ngritur ndaj vajzës së Sali Berishës për pastrim parash, ndaj djalit të Sali Berishës për trafik armësh, ndaj dhëndrit të Sali Berishës për trafik trojesh, ndaj Fatmir Mediut si djalë shpirtëror i Sali Berishës, jo vetëm për masakrën e Gërdecit, por dhe privatizimin e INSIG dhe grabitjen e mjediseve të Spitalit Ushtarak për spitalin e tij privat në mes të Tiranës. Këta qeveritarë që i kemi parë arrogantë prej pushtetit, të krekosur prej parave, të majmur prej korrupsionit dhe të frustruar prej skandaleve, tashmë po i shohim të trembur nga drejtësia dhe totalisht burracakë para dyerve të gjykatës. Po na kërkojnë një favor “të vogël”: të mos gjykohen për çfarë kanë bërë! Si gjithë burracakët! | |
| | | ngadhenjimi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 198 Age : 43 Vendi : gjilan Registration date : 24/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Feb 28, 2009 3:22 pm | |
| shum her e kemi diskutuar nuk eshte i vetem se do ishte inekzistente qe nje person te hipnotizonte dhe 3 mil tjere po ka shum qe ose nga mos dija ose nga perfitimi matrial shet interesat e popullit kshtu qe dida dites po rritet nr i tyre qe se vrajn menjen per popull dhe komb | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 01, 2009 12:41 am | |
| Sikur Ditet e fundit ne gazeten “Koha Jone” do te shikoni komente qe dalin nga kompjuteri i rrethit te ngushte te Sali Berishes ku kercenohet me nje kasapane ne se Sali Berisha nuk mbetet ne pushtet. Kjo nuk eshte per tu cuditur qe Serbia munde te kete urdheruar njeriun e saj ne Tirane, Sali Berishen qe ta beje nje gje te tille duke ja shtrydhur edhe piken e fundit ketij para laragimit tij, ndoshta dhe ndeshkimit sigurt. Llogarite e Serbise do te jene te gabuara, pasi ajo e ka konsumuar Berishen me urdhrin qe i dha per te realiziuan vitin 1997-te dhe vrasjen e Azem Hajdarit. Vrasja e Azem Hajdarti ishte katastrofale per Serbine pasi ajo nuk i dha rezultat te cilat ishin parashikuar. Ajo vrasje ishte kalkuluar qe te sherbente si shkendije e nje lufte civile ne te dy anet te kufirit, ne Shqiperi dhe krahinen shqiptare te Dradanise. Me kete lufte Serbia por edhe Greqia do ti lante hesapet perfundimisht me shqiptaret. Mencuria e shqiptareve dhe raporti i forcave ne Bote bene te mundur qe planet antishqiptare te vitit 1997-te dhe ngjarjet e 13 Shtatorit (vrasja e Hadarit) te deshtonin. Ne se Serbia eshte e vendosur ne tentativen e saj te trete per te realizuar nje kasapane midis shqiptareve ajo duhet ta dije se ka shume me pake tropojane qe per hire te fjales se dhene do te pranojne te terhiqen prej hunde nga njeriu i saj ne Tirane, Sali Berisha, dhe te bejne lojen antishqiptare. Kryesori, Azem Hajdari nuk jeton me pasi vete u ekzekutua me urdher te Beogradit vene ne zabtim nga gjithe spektri politike shqiptar dhe vecanarisht nga Berisha qe e coi ne prit. Berisha munde te terheq prej hunde zonjen e te ndjerit Hajdari per te ndjelle viktima te tjera por nuk do te kete rezultat per arsyen e veteme se ajo nuk ka kapcitetin per keto ndermarje gjiganteske. Po a munde te kete sukses Serbia ne keto plane pa mjeshtrin e propogandes se Sali Berishes, Mero Bazen? Edhe me keq, Mero Baze eshte kundra Berishes ne ditet e sotme dhe pavarsisht se sa dite do te fleje ne Tirane Fazllici nuk munde ta kompensoje ate. C’fare ngelet? Serbise i ngelet qe ne krahe te Berishes te kete Fatmir Mediun, Sabri Godon qe jane njerez te pabese dhe zor se e han sapunin per djathe. Ultimatumi i Komiteteve te Shpetimit ne Vlore ne vitin 1997-te qe shprehte “ose te largohet Berisha ose lufte” mban firmen e Fatmir Mediut. Mos ta genjej mendja Serbine se meqe Fatmir Mediu ka vjedhedhur se bashku me Berishen do ta kete ne krahe. Neritan Ceka i 1997-tes, Fatmir Xhuveli i 1997-tes, Prec Zogaj i 1997-tes, gjenerali i 1997-tes Arben Imami, togeri Genci Pollo, Tritan Shehu, Genci Pollo, Besnik Musatfaj… qe sot ndodhen ne krahun e Berishes do te jene ata qe do t’ja shtyne kariken njeriut te Serbise ne Tirane per te shpetuar koken dhe milionat e dollareve qe kane grabitur shqiptareve. Por ne se vertet Serbia eshte e vendosur dhe merr persiper rezikun dhe e jep urdherin per destabilizim te Shqiperise? Ky do te ishte nje fat i madhe per shqiptaret nacionalista sepse do ta shfrytezonin zjarrin e vendosur nga Serbia per ta pastruar nje here e mire Shqiperine nga tradhetaret dhe kusaret. Ne se ndodh kjo kesaj hare nuk do te vriten te pafajshmit dhe fakirat si ne vitin 1997-te por do te vriten vertet ata qe e kane bere me hak, tradhetaret dhe kusaret. Pas saj Vendi eshte i pastruar dhe nuk ka force qe te pengoje perparimin dhe bashkimin e shqiptareve. Petrit Kola | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 01, 2009 2:49 am | |
| Fatmir Mediu ka ndërtuar spital privat brenda Spitalit Ushtarak duke qenë ministër i Mbrojtjes
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka përdorur postin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes për të favorizuar biznesmenë afër tij për të ngritur një spital privat në mjediset e Spitalit Ushtarak në Tiranë. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 01, 2009 2:59 am | |
| Një striptist nga Teksasi dhe një regjisor nga Tirana
Nga Mero Baze
Kujtim Çashku nuk e ka fatin e Nazarit. Nazari, ose siç i thërret Fatmir Mediu, Nick, është një biznesmen i suksesshëm i disa klubeve të striptizmit në Teksas të SHBA. Ka, mos gaboj, katër prej tyre. Është një burrë i mirë, babaxhan, bujar me shqiptarët në nevojë dhe i dhënë pas qejfit. Emri i tij i vërtetë është Nazar Mehmeti. Është me origjinë diku pranë kufirit me Shqipërinë, nga pjesa që sot është në Maqedoni, ka dhe një lidhje të largët fisnore me Ridvan Boden. Por në Shqipëri e njohin të gjithë si vëllai i Fatmir Mediut. Është një mik i vjetër i tij, ndoshta prej vitit 1993. Ka qenë sponsor bujar i tij dhe nuk është se ka nevojë të fitojë diçka prej Mediut. Ka qenë mikpritës i shumë politikanëve shqiptarë, kur shkojnë në SHBA dhe duan të vizitojnë ndonjë klub nate në Teksas, dhe natyrisht njeriu që e kishte mani t’i pasuronte gardërobën Mediut, sa herë që gjendej në SHBA. Ne që na bie shpesh puna të ulemi me Fatmir Mediun s’e kemi takuar ndonjëherë, por i dimë gjithë historitë e tij përmendësh prej Fatmirit. Dimë dhe hallet që mund të ketë familja e tij, nëna, motra, xhaxhai, kunati, baxhanaku, gjithkush. Fatmir Mediu t’i tregon këto me dhunë, po u ule në një tavolinë me të. Nazari është njeriu që Fatmir Mediu ia jep në telefon Berishës, Nanos, Ramës, Metës, Majkos, dhe ku di unë kush tjetër shkon ndonjëherë në Mëngjesin e Lutjeve. Është pra, si të themi, vëllai amerikan i Fatmir Mediut. Dhe është burrë shumë i mirë. Dosja që boton sot gazeta “TemA”, nxjerr në publik emrin e tij. Fatmir Mediu, pasi i ka krijuar gjithë lehtësitë një biznesmeni nga Berati(?), qytet me të cilin atë e lidh incidenti i ndalimit dhe dënimit në Milano, nën shoqërinë e një trafikanti në kërkim, dhe pasi ky biznesmen nga Berati ka krijuar një shoqëri me disa biznesmenë turq, duket se ka kërkuar pjesën e tij. Kushdo e mban mend se, kur ky spital filloi të ndërtohej, mjekët dilnin në protesta dhe kërkonin t’iu lironin sallën e kirurgjisë, që ata kishin zaptuar. Për gati një vit e ca ata paralizuan punën në Spitalin Ushtarak, thyen gjithë kontratat që kishin formalisht me Mediun dhe njerëzit e tij dhe u bënë aty si zot shtëpie. Kur puna shkoi mbarë dhe Mediu e bëri detyrën e tij si lobist, ata i kanë kaluar 5 për qind të aksioneve Nazarit. Shpresoj që Nazari të ketë ardhur deri në Tiranë për të firmosur këtë bezdi që ia ka kërkuar Mediu. Por, shihet qartë se për t’ia lehtësuar punën dhe besimin, Mediu ka zgjedhur motrën e tij si notere. Dhe kështu ka marrë pjesën që i takonte nga pushteti. Në maj të vitit 2008, kur kishte një muaj i dorëhequr nga ministër i Mbrojtjes, ka ndodhur dhe transaksioni i dytë. Nazari së bashku me aksionerët e tjerë i kanë shitur aksionet e spitalit te një shoqëri anonime holandeze. Nuk jam shumë i sigurt cilët janë këta holandezë, por kjo mund të jetë objekt kërkimi herë tjetër. Ndërkohë që holandezët e blenë, kompania nën lobimin e Mediut mori oborrin e pasmë të qendrës spitalore ushtarake dhe ndërtoi një spital të ri duke rimarrë dhe mjedise ekzistuese. E gjitha është biznes privat i pastër, dhe jo akreditim i ndonjë spitali të njohur. Biznesmenët që kanë themeluar shoqërinë, nuk e kanë farë në objektin e shoqërisë veprimtarinë spitalore. Thjesht kanë marrë mjekë me pagesë nga Turqia, kur u janë dashur për reklamë dhe kanë vazhduar punën. Është biznes i tyre dhe s’dua t’iu bie më qafë. Ajo që dua të theksoj është mobilizimi i shtetit për të prishur pronën e vet dhe biznesin e vet në favor të tyre. Në skajin tjetër të Tiranës, këto ditë po përjetohet një dramë tjetër. Kujtim Çashku, regjisori më i njohur shqiptar i filmit bashkëkohor, po prodhon një histori të re jofilmike të dhunës së shtetit ndaj një njeriu që nuk e pëlqen kryeministri. Arsyeja është se ai është prishur me kryeministrin dhe megjithëse ka investuar paratë e taksapaguesve perëndimorë (jo të ndonjë mirditori) aty, ka shkuar një skuadër policësh dhe i kanë shkatërruar investimet. Askush nuk do që ta zhvillojë atë biznes që nderon Shqipërinë. Askush nuk do të pyesë ç’do bëhet me ata studentë që vazhdojnë atë shkollë. Askush nuk do t’i thotë faleminderit Çashkut për atë që ka bërë për vendin e tij. Një drejtor bashibozuk, nga ata që kanë prerë gjysmat e pishave të Golemit, i është turrur me rrjeta teli dhe kazma për t’i prishur gjithçka. Dalin dhe ca servilë të qeverisë dhe thonë që s’ka paguar taksa, ndërkohë që problemi nuk qëndron fare aty. Gazeta ime i ka paguar taksat, qiranë dhe gjithë kontratën, por prapë kryeministri e ka nxjerrë në rrugë dhe këta servilë kanë heshtur. Pra, arsyeja është se atë regjisor nuk e do kryeministri dhe po ia shkatërrojnë pasionin e tij vetëm për t’u hakmarrë. Kujtim Çashku nuk e ka fatin e biznesit që luhet në emrin e Nazarit në Spitalin Ushtarak. Nuk e ka, se nuk ka mik Fatmir Mediun, Shkëlzenin, madje as Frangajn s’e paska. Dhe për këtë do ta pësojë. Do t’ia vrasin ëndrrën e tij për një shkollë filmi në Shqipëri. Dhe do ta vrasin duke e poshtëruar në emër të shtetit ata njerëz dhe ata servilë që po poshtërojnë pronat e shtetit për interesa private të Fatmir Mediut. Po ta dinte Kujtim Çashku si bëhen pará, dhe si duhet të jesh mik me qeverinë, duhet të hapte klube striptiste në Kinostudio, të zinte mik Fatmir Mediun dhe pastaj ndoshta i ecte. Biznesi natyrisht, se pasion s’do kish gjëkundi. Është diferencë e madhe se si në Shqipëri respektohet një biznesmen i klubeve të seksit dhe një regjisor modern i filmit shqiptar. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 01, 2009 2:23 pm | |
| Serbia do ndryshoj kuadrin e sherbimit.Serbia ka zgjedhur nji qunak shume ma te ri se Berishen i cili eshte i lidhur me te majten.Ky konvertim eshte ASI fantastik qe do te perurohet me fitoren e te MAJTES me 28 Qershor 2009.Ky qunak ka kritikuar luften qe Amerika gjunjezoj Serbin dhe i dha lirin Popullit heroik Kosovar.Lobi serb i lutet cdo dite perendise qe kete pinjoll te mos e gjeje gje.Pra kjo eshte dhe fundi i lojes.Serbet e kane kuptuar se e djathta e ka humbur davan e pushtetit si xhaferri simitin.E ardhmja i takon te majtes.Berisha si shume i ekspozuar,veq sherbimit i ka bere edhe dam Serbit.Berisha teper i shtrydhur do te zevendsohet me Orion Veline,nji limon gjithe lenge joshes. 28/02/2009 ora 23:01 Nga Koha Jone | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 03, 2009 3:40 am | |
| “Makinat e ushtrisë dhe ushtarët punuan në ndërtimin e spitalit privat”Nga Tema Letër e një grupi mjekësh nga Spitali Ushtarak E nderuara redaksi e gazetës “TemA”, Jemi një grup mjekësh të Spitalit Ushtarak në Tiranë, që kemi më shumë se tri vjet që ndeshemi me abuzimin e pushtetit për interesa private. I ashtuquajturi Spitali Ushtarak Turk, që tani i thonë spitali amerikan, ishte kryekëput një biznes i nisur nga Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ne kemi protestuar që atëherë ndaj shkatërrimit të sipërfaqeve tona të punës, shkatërrimit të shërbimit të traumatologjisë dhe vënien në dispozicion të spitalit të privatëve të panjohur. Por, sa herë ne ngrinim zërin, na kërcënonin për heqje nga puna. Herë thoshin që pas spitalit fshihet zëvendësministrja e Jashtme, herë ministri i Mbrojtjes e herë kryeministri. Megjithatë, vitin e kaluar ne ju drejtuam me një letër Task Forcës së Kryeministrisë, ku ngrinim tri probleme kryesore, së pari dhunimin e sipërfaqeve, së dyti, përvetësimin e pasurisë publike për interesa të privatit dhe problemet e përdorimit të lëndës së parë të spitalit tonë për spitalin privat. Ne denoncuam mënyrën abuzive të shtesave të njëpasnjëshme të kontratave dhe vënien në dispozicion të truallit për ndërtimin e spitalit të tyre. Por as task forca e kryeministrit nuk na ktheu përgjigje. Pas kësaj, shumë mjekë filluan të mbyllin gojën, madje dhe disa që firmosën, filluan të ndjejnë privilegjet dhe pagat e ofruara nga spitali privat. Ne nuk jemi kundër spitaleve private. Ata mund ta zhvillojnë mjekësinë tonë dhe mund të ngrenë standarde, por ky spital, që mbiu në oborrin tonë, s’ka të bëjë me biznesin privat, por me korrupsionin shtetëror që kthehet në biznes privat. Ishte e turpshme se si përdoreshin ushtarët dhe makinat e ushtrisë për transportin e mjeteve që ndërtuan spitalin. Në shërbim të biznesit privat të këtij spitali u vu gjithë ushtria. Njësoj së në Gërdec, aty vinin makina të ushtrisë, shkarkonin tulla, llaç, çimento dhe aparaturat e spitalit. Kjo ishte shumë e turpshme dhe dukej hapur që ishte pas saj ministri Mediu. Çdo gjë u duk dhe më qartë, kur menjëherë pas Gërdecit aksionerët shitën aksionet dhe ato i bleu një kompani e regjistruar në Holandë, për të cilën tani thonë që është amerikane. Nuk e kuptojmë, pse amerikanët nuk vijnë drejt e në Shqipëri, por i bien nga Holanda, por kjo s’ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që ky biznes nisi nga njerëz të pushtetit për interesa të tyre dhe u shit prej tyre, kur ata u rrezikuan politikisht. Ju kujtojmë se administratori i këtij spitali iku në Turqi nga frika një muaj pas shpërthimit të Gërdecit se mos e arrestonin dhe këtë, ngaqë rrinte gjithë ditën me Fatmir Mediun. Edhe tani ky administratori i ka punët mirë me pushtetin, pasi sot ka ikur për shembull me ministren Godo në Turqi. Nuk e kuptojmë ç’do një drejtor spitali privat me ministrin e Shëndetësisë. Duket qartë që pas spitalit fshihen interesa shtetërore, por në krye të listës së këtij abuzimi është ai që ju keni shkruar, Fatmir Mediu. Motra e Nick Nazar Mehmetit në Ministri të MbrojtjesMotra e Nazar Mehmetit, aksionerit formal të spitalit privat brenda Spitalit Ushtarak, ndërtuar nga Fatmir Mediu, punon në Ministri të Mbrojtjes. Edhe pse amerikane dhe me një shqipe të keqe, ajo ka filluar punë si drejtoreshë e botimeve ushtarake në ministri. Lajmin e konfirmojnë burime nga Ministria e Mbrojtjes. Ato thonë se Teuta, motra e Nick-ut, është punësuar nga Mediu si drejtoreshë e botimeve në Ministri të Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes nuk pranon ta konfirmojë lajmin zyrtarisht. Ky është thjesht një tregues i lidhjes së fortë të Mediut me atë që e ka emëruar “aksioner” në spitalin privat brenda Spitalit Ushtarak | |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 03, 2009 3:38 pm | |
| Mos i degjo Genjeshtrat sipas qefit tend more djal se nuk mbeti puna e' jote dhe e' shokve tane te bejm politik se nuk qenke per até zanat | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 03, 2009 6:00 pm | |
| Ramizi juve keni te drejte. Politike ne Shqiperi bene Fazllici, UDB-ja dhe veglat e tyre shqiptare.... por kete vit eshte fundi. | |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 03, 2009 6:23 pm | |
| Fundit nuk i'dihet kurr vella se ndoshta edhe per 4 vite te tjera prap e'kemi Dr berishen prandaj politik eshte kjo dhe te gjith njesoj jané te gjith luftojn per interesa personale , dhe sa per popullin nuk ju intereson fare veç sa munde te Genjejn dhe te marrin VOTAT , se e' tillé eshte ber dhe behet politika né shqiperin toné te Kuqe prandaj asnjeri nuk eshte me i mir se tjetri se' te' gjith nje- m***..- jané , mé falni per shprehjen ,, | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 03, 2009 7:26 pm | |
| Kete vit ne serbo-greket e largojne sherbetorin e tyre te shtrydhur por edhe te pasuruar, Berishen. Tash jane ne dileme me cilin ta zevendesojne, me Lulezim Bashen, Erion Veliajn, Genc Pollon, Arben Maljan... | |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 04, 2009 12:58 am | |
| po ti apo e sheh more se Dr berisha nuk ka ndermen te largohet deri ne vdekje nga politika , por prap i lumt se ka shum merita dhe vet populli e'do se ai ka punuar dhe po punon shum dhe po i'jep shum vendit toné per mendimin tim atij bravo i qoft se eshté shum me i vyer se gjith té tjeret pra ka shum merita dhe puna qe ka ber po i'tregon qe te flasim pa bindje politike ai eshte shpetimtari i' popullit shqipetar , puntor dhe i ndershem pavarsisht shpifjeve dhe inatin , qe ka Opozita ndaj tij , ki inatin dhe foli Hakun | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 04, 2009 4:07 am | |
| Me sa di une, Bravo i thone gomarit. Berisha iken sepse do ta largojne bosat e tij serbo-grek per ta zevendesuar me te rinje. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 04, 2009 4:09 am | |
| Shume "mire" ka punuar... per shembull ka vrare Azem Hajdarin. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 04, 2009 4:24 am | |
| Po,po... ashtu eshte. https://www.youtube.com/watch?v=lINnhN74YAA | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 04, 2009 5:42 am | |
| Deklarata
“Sa turp për Edi Ramën, të cilin, ne, socialistët, e morëm nga Franca, e bëmë ministër, e bëmë kryetar bashkie, e mbrojtëm, edhe kur Esmeralda Uruçi, si ministre e Kulturës, e çoi në prokurori për vjedhje dhe e dini mirë të gjithë ju dhe e dinë mirë të gjithë atje! Sa turp për Edi Ramën që e mbrojtëm në 2007, kur Sali Berisha e nxori lakuriq përpara gjithë shqiptarëve, jo se mbrojtëm perversitetin e tij, po se nuk donim që Sali Berisha të fitonte Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Durrësit, Bashkinë e Elbasanit dhe kështu me radhë! Me lejet e ndërtimit dhe me ato 15 milionë eurot që nuk do t’i deklarojë, kujton se do blejë LSI. Ky mjeran që nuk ka kuptuar asgjë nga politika, që nuk ka kuptuar asgjë nga shpirti dhe nga dinjiteti i popullit të Shkodrës dhe i popullit të Shqipërisë! Është ky hipokrit i pashembullt që, në vend të kërkojë falje për firmat që ka hedhur daja e tij, anëtar i Byrosë Politike dhe babai i tij, anëtar i Komitetit Qendror dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor, për ekzekutimin e shumë artistëve e shumë shqiptarëve, bën si i persekutuar nga regjimi komunist. Është po ky hipokrit i pashembullt, i cili bën sikur i qan zemra për të majtën, por që e ka përçarë të majtën për ambiciet e tij për pará, dhe për pushtet. Që vjen dhe bën sikur qan, kur takon veteranët, por që nuk iu ka kërkuar falje akoma që në librin e tij “Refleksione” e cilëson LANÇ si luftë civile dhe kërkonte nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Socialiste, dhe ai po e nxjerr nga ligji Partinë Socialiste, se i ka shuar të gjitha vlerat e saj pozitive, i ka hequr edhe flamurin dhe e ka zëvendësuar me ato xhufkat e ylberit. Por ai nuk shuan dot alternativën socialiste dhe progresiste në Shqipëri. Jeni ju, janë dy, socialistët e progresistët që po bashkohen me LSI dhe koalicionin tonë fitues. Ndaj unë këtë dhunues të medias dhe të informacionit, këtë dhunues të biznesit dhe sipërmarrjes së lirë, se sikurse ka shumë këtu që i është kërkuar të marrin ndonjë leje ndërtimi për veten apo njerëzit e afërt, vetëm që të bëjnë ndonjë deklaratë kundër Ilir Metës, këtu është edhe një miku im shkodran që e njeh edhe Sokol Axhemi shumë mirë, të cilit vetëm se nuk ka shitur Ilir Metën dhe LSI i kanë prishur në mënyrë të turpshme dhe të dhunshme lokalin në Tiranë. Ky është Edi Rama, një hakmarrës, një pervers, një njeri që nuk ka asnjë lloj integriteti. Një njeri, i cili ka përçarë partinë e tij, një njeri, i cili nuk ka asnjë respekt për traditën tonë kombëtare, një njeri, i cili urren rrugën më të rëndësishme që do të lidhë shqiptarët, vetëm për një arsye, se ai nuk ka asnjë lloj kontributi në atë vepër të rëndësishme, por i cili nuk e di që ajo rrugë ka filluar prej kohësh, i cili nuk e di që ka qenë e majta ajo që, kur Sali Berisha akuzonte UÇK si bashkëpunëtore të Beogradit, e majta e mbronte UÇK dhe mbrojti dhe strehoi një milion kosovarë. Ajo rrugë është shpresë për bashkimin e gjithë shqiptarëve, ndaj dua të mos merrem shumë me të, se ai nuk ka asnjë lloj stature për të marrë kohën tonë, po meqenëse ka kapur dhe ka blerë shumë nga televizionet që manipulojnë opinionin publik, unë e ftoj që t’i thotë zëdhënëses së tij në bashki që ajo t’i thotë burrit të saj që të dalim në një debat televiziv dhe të marri kë të dojë me vete. Që të gjithë shqiptarët të kuptojnë se kush e ka përçarë dhe e do të përçajë të majtën, për të hir të një pushteti të korruptuar. Të gjithë shqiptarët të kuptojnë se kë ka nën kontroll Sali Berisha, ka nën kontroll, Edi Ramën apo ka nën kontroll Ilir Metën? Të kuptojnë se ndaj kujt ka material shtrëngues Sali Berisha, që sa herë bërtet, o i merr Kodin, o i merr ligjin për prokurorinë, o i merr ligjin për gjykatat, i merr çfarë të dojë. Të jeni të bindur se beteja jonë është në kulmin e saj të fitores dhe ndaj jeni gati në Shkodër e për të fituar”, - tha dje Meta. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |