|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+79aksh shahini arberia kasapi Luki Argent NIPIIXHAXHIT play xhema kastriot_mehmeti haxhiu Vuthjani Tatoo rrimtaf valmir9 xhiti LindaShqipe Burdushi detektivi Driniiiii murturi an-di morena ILTA MARY Shejh Ramizi ngadhenjimi Agrone Ipamposhtur Psikologu paioni Ada_Kondi Medalim PeriiKeputur Himalaja Muja e Halili Aktiv Xili klodian Delia Clarence Liisi feneri Eagle Eye Mirushe Ago Muji rroni Labinot Drenica E_Bukura forca1 feratkoca lilly ss1 Ajet agim__barja katunariplak Gjura Orfe@ Pirro i Epirit istogalia petritkola Euridika tom sojer cristal Sofra MUHAMETII njonidrenica Mergimtari Nezir Myrta lilu Guximi **Lumi_ Eva0506 Beton Martina rolling Leka i Madh zeriatdheut 83 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 22, 2009 3:36 pm | |
| Labinot, te mos e duam Berishen, menjehere per ty dmth te jemi kunder Shqiperis? Te pakten ne qe s'po e duam Breishen, i kemi thene disa arsye. Po ju pse e doni kaq shume, a keni arsye konkrete, perveq sinpatis? |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 22, 2009 5:42 pm | |
| Berisha depoziton 50 milion euro ne Itali. http://www.shekulli.com.al/2009/02/kush-eshte-zoteria-50-milione-euro-1.html Labinot, Prit se nuk ka filluar. Berisha vizitoi llogarite e tija bankare ne Kaliforni (tek Edi Rames dhe Erion Veliajt) para pak kohesh por nuk u raportua si lajm. Une ju siguroje se ai eshte filmuar ne ate aktivitet. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 22, 2009 6:48 pm | |
| PetritKola, kujdes se qfar foto poston, poashtu vlene edhe per avatar, nuk lejohen me rregullore, por as morali nuk e lejon ate foto te postohet ketu, as per shaka e as per asgje tjeter, shpresoj qe te hasi ne mirekuptim... |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 22, 2009 6:55 pm | |
| Patjeter, por foto kishte shume domethenie. Po ja nise labinotit me mp | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 22, 2009 6:56 pm | |
| Sido qe te jete, rreugllat duhen te respektohen, faleminderit per mirekuptimin... |
| | | Labinot Drenica Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 34 Vendi : Suedi Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 22, 2009 7:44 pm | |
| Ata qe ja dojn e mires vendit por nuk e duan Berishen nuk prish pun. Njerz si petritkola nuk ja dojn te miren Shqiperis. Pse? pse aj vetem vjen me gjeneshtra, nuk i she rezultatet shum shum te mira prej qeveris. Kryministri dhe minstrat e ti jan duke punuar shum mire. Mua me duket shum mire se qeveria e Shiperis mundet te mer ni shembul si qeveri e proffesionale. Normal qe ka ndoll edhe rraste te kqia por kerkush nuk esht perfekt. Ne Shqiperi ata qe jan kunder 100% jan Grek. Une e tham krejt te hapur se petritkola e ka ***** greke ose serbe. Nuk i kuptoj njerzit qysh genjen kaq shum se edhe geneshtrat e veta i beson. Shqiperia por ndertohet, Shqiperia ne NATO, Shqiperia ma mire ekonomisht edhe shum te tjera por ti petrit, ti nuk ke kurgjo fara se ti je kunder shtet tend. Respekt per ata qe e dojn vendin e tyre dhe qe punojn per vendin e tyre. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 22, 2009 7:49 pm | |
| je ne Suedi ti, nuk e din se ne qfare po kalon Shqiperia, leht eshte te flitet nga tribuna, por te jesh ne fushe eshte diqka krejt tjeter... Ti nuk e di se kur ke qene ne Shqiperie per here te fundit, edhe nese ke qene ke shkuar ne Tirane, Durres apo edhe ne Vlore, ndersa ne veriun e Shqiperise nuk ke qene asnjehere, e din ti se si jetojne njerzit aty, ne cfare kushtesh, jam i sigurt se nuk e din, nuk dua ta zgjas me shume, por te sugjeroj qe te shkosh ne shume vende te Shqiperise jo vetem ne veri, por edhe ne Jug dhe te shikosh se cfare eshte Shqiperia e "berishesh" ne realitet... |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 22, 2009 9:46 pm | |
| Labinot, Perse Berisha e solli Janullatos? Perse Berisha nuk ka takuar asnjehere At Markun ne Elbasan qe kundrshton Janullatosin? Perse Berisha pret shirita grek ne Himare? Perse Berisha po nderton vare dhe obeliske grek ne Jug te vendit? Ne shqiperi vrasin veten te pakten dy kryefamiljar ne dite nga sakmja, mjerimi, mungesa e shpreses. Kete e gjendje e solli UDB-ash Berisha. Se si eshte puna e NATO-s do ta marresh vesh shume shpejt. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Feb 23, 2009 6:15 am | |
| Ish të burgosurit politikë, të zhgënjyer nga qeveria dhe politika
|
Dita e rrëzimit të simboleve të komunizmit pas 18 vitesh i gjen të përndjekurit më të persekutuar se kurrëIsh të përndjekurit vazhdojnë të ngelen edhe në ditët e sotme shtresa më e viktimizuar e shoqërisë shqiptare. Të gjitha pushtetet që kanë ardhur janë munduar të tallen dhe përbuzin këtë shtresë duke u sjellë në mënyrën më çnjerëzore me mijëra njerëz që i shpëtuan tmerreve të regjimit komunist. Pushtetet e ardhura pas vitit 1991 u sollën me të persekutuarit në të njëjtën linjë që përcaktoi “katovica” e famshme, duke i mbajtur sa më larg nga pushteti, nga rehabilitim dhe duke i lënë në mjerim dhe përbuzje. |
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Feb 23, 2009 8:12 pm | |
| Berisha: Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t`i akordohet një port për nevojat e saj Kryeministri Berisha priti sot në një takim të ngrohtë dhe miqësor një përfaqësi të kabinetit qeveritar të Kosovës, ministrat Fatmir Limaj, Ministër i Transporteve, Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave, Lutfi Zhargu , Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, të cilët shoqëroheshin nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula. Zoti Limaj që kryesonte delegacionin i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet e Kryeministrit Thaçi dhe Presidentit Sejdiu dhe i dorëzuan Kryeministrit Berisha vendimin e qeverisë së Kosovës për të hapur bisedimet rreth portit të Shëngjinit, për të cilin qeveria e Kosovës ka ngritur një grup ndërministror. Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës ndodheshin në Shqipëri për t`i dorëzuar Kryeministrit Berisha letrën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për krijimin e një grupi ndërministror të përbashkët për të shqyrtuar procedurat për ndërtimin e një porti në Shqipëri që do të ketë destinacion Kosovën. Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen grupit të ministrave të Kosovës dhe u shpreh se Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t`i akordohet një port për të plotësuar nevojat e saj. Të dyja palët diskutuan gjerësisht mbi nevojën e një studimi mbi zgjerimin e mundshëm të portit të Shëngjinit në mënyrë që ai të plotësojë me kapacitetet e tij nevojat e shtetit të Kosovës. Gjithashtu u theksua se rruga e re Durrës-Kukës pas përfundimit do të shkurtojë ndjeshëm distancën e Kosovës me detin Adriatik dhe pas mbarimit edhe të portit distancën e Kosovës me tregun e gjerë evropian. Kryeministri u shpreh se ai dhe qeveria shqiptare ndjekin me vëmendje dhe admirim zhvillimet pozitive në Kosovë, të cilat po e çojnë Kosovën drejt një konsolidimi të sigurt të pavarësisë të shtetit ligjor dhe duke konsoliduar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon. Kryeministri Berisha u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë në mënyrë të përbashkët gjithmonë e më shumë drejt hapave të integrimit dhe njësimit të praktikave në fusha të ndryshme për tu krijuar sa më shumë lehtësi qytetarëve të tyre. Lidhur me këtë grupi i përbashkët ndërministror duhet të shohë mundësinë e bashkëpunimit edhe në fushën energjetike për ndërtimin e burimeve të përbashkëta të energjisë, lidhjes hekurudhore, njësimit të programeve arsimore dhe kulturore, në projekte të përbashkëta në impiantet e turizmit malor në Alpet e Shqipërisë duke u ndalur veçanërisht në krijimin e një rrjeti të pikave të përbashkëta të kontrollit doganor për të rrëzuar kështu pengesat burokratike në lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Ministrat e Kosovës falënderuan Kryeministrin Berisha për prioritetin dhe vlerësimin e lartë që i dha projektit aq të rëndësishëm për Kosovën për të dalë në detin Adriatik, si dhe i shprehën edhe njëherë mirënjohjen për kontributin personal të tij në pavarësinë e Kosovës që pati ditëlindjen e saj para pak ditësh. Me këtë rast ata i dorëzuan kryeministrit Berisha një dhuratë të veçantë të Kryeministrit Thaçi një bust bronzi të artistit kosovar Luan Mulliqi me titullin “Kjo tokë ka zot” që pasqyronte komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. | |
| | | Labinot Drenica Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 34 Vendi : Suedi Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Feb 23, 2009 11:16 pm | |
| petritkola? A esht mire? qka po thojn Greket ne Shqiperi? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 24, 2009 12:55 am | |
| Greket dhe serbet nuk thone ne Shqiperi por veprojne. Veprojne nepermjet veglave te tyre si Berisha. | |
| | | Labinot Drenica Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 34 Vendi : Suedi Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 24, 2009 1:13 am | |
| E mjera Shqiperi e mjera. Se kqyre kush esht per bashkim kombetar. E mjer Shqiperi e mjera. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 24, 2009 1:47 am | |
| C'fare ke parasysh me Shqiperi? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 24, 2009 6:39 am | |
| “Të padëshiruar” për Brukselin deri më 28 qershor
Nga Mero Baze
Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oli Rehn, ka këshilluar qeverinë shqiptare të shtyjë për pas zgjedhjeve kërkesën për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 24, 2009 10:48 pm | |
| Berisha: Shqipëria, e gatshme t’i akordojë Kosovës një port, për interesat e saj24-02-2009 / Leonard Quku Kryeministri Berisha ka pritur dje katër ministra të qeverisë së Kosovës, të cilëve u ka rinovuar premtimin e hershëm të së djathtës, që t’i jepet shtetit të ri ballkanik ekskluziviteti i përdorimit të njërit nga portet veriore të Shqipërisë. Ministrat e kabinetit “Thaçi” e falënderuan kryeministrin shqiptar për prioritetin dhe vlerësimin e lartë që i jep projektit dhe shprehën dëshirën që projekti i Shëngjinit të nisë sa më shpejt nga zbatimi Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se Shqipëria do të krijojë të gjitha hapësirat për akordimin e një porti shtetit të Kosovës në bregdetin shqiptar, për të plotësuar interesat e saj. Konfirmimi u dha gjatë një takimi që kreu i qeverisë Berisha zhvilloi me një përfaqësi të qeverisë së Kosovës, ministrat Fatmir Limaj, ministër i Transporteve, Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, Lutfi Zhargu, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, të cilët shoqëroheshin nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula. Fatmir Limaj që kryesonte delegacionin i përcolli kryeministrit Berisha përshëndetjet e kryeministrit Thaçi dhe Presidentit Sejdiu dhe i dorëzuan kryeministrit Berisha vendimin e qeverisë së Kosovës për të hapur bisedimet rreth portit të Shëngjinit, për të cilin qeveria e Kosovës ka ngritur një grup ndërministror. Nga ana e tij, kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen grupit të ministrave të Kosovës dhe u shpreh se Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t’i akordohet një port për të plotësuar nevojat e saj. Më tej, të dyja palët diskutuan gjerësisht mbi nevojën e një studimi mbi zgjerimin e mundshëm të portit të Shëngjinit në mënyrë që ai të plotësojë me kapacitetet e tij nevojat e shtetit të Kosovës. Gjithashtu u theksua se rruga e re Durrës-Kukës pas përfundimit do të shkurtojë ndjeshëm distancën e Kosovës me detin Adriatik dhe pas mbarimit edhe të portit distancën e Kosovës me tregun e gjerë evropian. Kryeministri u shpreh se ai dhe qeveria shqiptare ndjekin me vëmendje dhe admirim zhvillimet pozitive në Kosovë, të cilat po e çojnë Kosovën drejt një konsolidimi të sigurt të pavarësisë të shtetit ligjor dhe duke konsoliduar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon. Berisha u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë në mënyrë të përbashkët gjithmonë e më shumë drejt hapave të integrimit dhe njësimit të praktikave në fusha të ndryshme për tu krijuar sa më shumë lehtësi qytetarëve të tyre. Lidhur me këtë grupi i përbashkët ndërministror duhet të shohë mundësinë e bashkëpunimit edhe në fushën energjetike për ndërtimin e burimeve të përbashkëta të energjisë, lidhjes hekurudhore, njësimit të programeve arsimore dhe kulturore, në projekte të përbashkëta në impiantet e turizmit malor në Alpet e Shqipërisë duke u ndalur veçanërisht në krijimin e një rrjeti të pikave të përbashkëta të kontrollit doganor për të rrëzuar kështu pengesat burokratike në lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Ministrat e Kosovës falënderuan kryeministrin Berisha për prioritetin dhe vlerësimin e lartë që i dha projektit aq të rëndësishëm për Kosovën për të dalë në detin Adriatik, si dhe i shprehën edhe njëherë mirënjohjen për kontributin personal të tij në pavarësinë e Kosovës që pati ditëlindjen e saj para pak ditësh. Me këtë rast ata i dorëzuan kryeministrit Berisha një dhuratë të veçantë të kryeministrit Thaçi një bust bronzi të artistit kosovar Luan Mulliqi me titullin “Kjo tokë ka zot” që pasqyronte komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 24, 2009 10:49 pm | |
| Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, i pakthyeshëm, s’ndikohet nga problemet kroato-sllovene24-02-2009 / Gazeta 55 Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobs, deklaron se zgjerimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të bëhet mbi bazën e performancës dhe rezultateve të secilit vend që aspiron këtë integrim. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Karta e Adriatikut, Integrimi euroatlantik dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Kuvendi, Hobs vuri në dukje rolin e rëndësishëm që luan Asambleja Parlamentare e NATO-s si udhëheqëse e zgjerimit të Aleancës. “Ne kemi thënë gjithmonë se zgjerimi i NATO-s nuk është kërcënues për askënd, por është në fakt vetëm një vlerë shtesë për sigurinë. Nga ana tjetër, ne kemi theksuar se zgjerimi duhet të bëhet mbi bazën e arritjeve dhe jo thjesht të një aspirate për t’u integruar”, u shpreh Hobs. Ndërsa duke u ndalur te rëndësia e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Hobs theksoi se NATO është një komunitet demokracish me vlera të përbashkëta. Më tej në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s u ndal te roli që duhet të luajnë parlamentet në këtë proces. Sipas tij, rëndësia e diplomacisë parlamentare është fuqizuar shumë kohët e fundit, pasi parlamentarët luajnë një rol thelbësor në këtë komunitet demokracish. Lidhur me Kartën e Adriatikut, Hobs vuri në dukje se anëtarët e kësaj Karte, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina janë të përkushtuar për forcimin e institucioneve demokratike, për shoqërinë civile, për shtetin e së drejtës dhe për ekonominë e tregut. “Të gjitha këto vende janë të vendosura që të luftojnë korrupsionin dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut. Po ashtu, nënshkruesit e kësaj Karte flasin për një bashkëpunim ekonomik me njëri-tjetrin. Qëllimi i përgjithshëm i anëtarësimit në Kartën e Adriatikut është që t’i mundësojë vendeve anëtare integrimin e plotë në strukturat e NATO-s”, theksoi Hobs. Ndërsa Michael Stopford, zëvendësndihmës i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për shërbimet strategjike të komunikimit, në fjalën e tij u shpreh se, “lufta e përbashkët për siguri dhe mbrojtje, e ndjekur nga lufta kundër terrorizmit, janë në fakt prioritetet e mëdha të NATO-s. Bashkëpunimi për të arritur këto objektiva është një e vërtetë universale”. Duke e konsideruar të sigurt anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në samitin e 3 prillit në Strazburg-Kel, Michael Stopford, përmendi detyrimet dhe përfitimet e Shqipërisë nga anëtarësimi. “Ka po kaq detyrime sa edhe të drejta, ka përgjegjësi sa edhe përfitime. NATO dhe Shqipëria presim shumë nga njëri tjetri, NATO e mirëpret anëtarësimin e Shqipërisë, pasi kjo do ta ndihmojë atë në udhën e saj demokratike dhe të qëndrueshme. Ndërsa Shqipëria do ta ndihmojë Aleancën Atlantike për të realizuar objektivat e saj në 60 vitet e ardhshme”, tha ai. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Feb 25, 2009 1:23 am | |
| Gazeta e qeverisë bën thirrje: “Të vritet Mero Baze!”
Nga Tema
Gazeta “Koha Jonë”, e botuesit Aleksandër Frangaj, e afërme me qeverinë dhe veçanërisht me kryeministrin, Sali Berisha, ka botuar dje një shkrim të detajuar mbi mënyrën se si duhet të vritet botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze. Shkrimi mban emrin e Edison Ypit, por pas tij qëndron vetë Frangaj, i nxitur madje në këtë sipërmarrje nga kryeministri, Sali Berisha. Shkrimi, i denjë për një film horror, i paparë askund në analet e historisë së medias, bën thirrje për vrasjen e Bazes. “Çarja e kafkës mund të kryhet me disa mënyra; me përplasje pas muri, me çekiç, me qysqi', me shpërthim, me çpim, me sharrim etj. Por e mira fare do ishte pa e çarë fare. Duke shfrytëzuar brimat. Nga sytë! Jo nga sytë, as nga veshët, as nga hundët. Sepse këto janë të gjitha brima të vogla prej nga mund të dalin vetëm currila. Që truri i Meros të dalë si e meriton, pra kallup, mënyra më e mirë është që ai tru t'i nxirret nga ai organ, të cilin Merua e përdor më shumë, nga goja. Por, para se t'i nxirret truri nga shpella e gojës, duhen zënë ato brimat e vogla. Veshët dhe hundët s'janë problem për t'u mbyllur. Sytë, po. Sepse, para se të mbyllen zgavrat, ato, sytë pra, duhet që, me delikatesën më të madhe të krrehen”, - thuhet në shkrim. Në vigjilje të vitit të ri, makina e botuesit të gazetës “TemA” u dogj, në rrethana komplet të dyshimta, ndërsa policia nuk nxori asnjë fajtor për këtë ngjarje. Pak ditë më pas, gazeta “TemA” u dëbua në mënyrë kriminale nga ambientet e saj nga policia, duke mos respektuar vendimin e gjykatës. E gjithë kjo klimë frike dhe presioni, e dirigjuar nga kryeministri, Sali Berisha, ka nxitur reagimin e përfaqësuesve të organizatave prestigjioze ndërkombëtare të medieve, si dhe të diplomatëve. Gazeta “TemA” ka denoncuar disa nga aferat më të rënda korruptive të kësaj qeverie, duke akuzuar me emër familjen kryeministrore për implikim në to. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Feb 25, 2009 1:26 am | |
| Krahina shqiptare e Dardanise nuk ka nevoje per porte, por rruge Arberit qe e lidh me Shqiperine qe te behet bashkimi real. Kjo puna e portit dhe aerooportit etj... eshte propogande dhe loje serbe. Dua t'ju them se ambasada e Dardanise gjendet midis asaj serbe dhe ruse. Sa per NATO, ka shume dava Janina... Gjerat do te qartesohen shume shpejt. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 26, 2009 12:29 am | |
| DASH kryqëzon qeverinë për lustracionin, pronat, “TemA”-n, Gërdecin dhe Fazlliçin
Departamenti amerikan i Shtetit sapo nxori dje raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2008. Në kapitullin për Shqipërinë, në raport ngrihen një numër shqetësimesh që kanë të bëjnë me qëndrimin e autor... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 26, 2009 12:31 am | |
| Banka Botërore: “Nuk autorizuam prishje në Jalë, gabim që pranuam emërimin e dhëndrit të Berishës”Zyra e Bankës Botërore në Tiranë dha dje shpjegimet e veta lidhur me projektin e shumëdiskutuar të financuar prej saj për bregdetin e Shqipërisë, i cili u bë objekt pas prishjes kr... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 26, 2009 12:35 am | |
| Policia sulmon shkollën e filmit shqiptar, arreston rektorin e saj dhe drejtorin e produksionitStafi dhe studentët e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” në Tiranë janë në grevë, pasi policia arrestoi rektorin e shkollës, një profesor dhe tre studentë gjatë protestav... | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 26, 2009 1:10 am | |
| petritkola Pasi që shum shkrime tua i nxjerr si cia nga i merr është puna e juaj por shum gjëra i qet ne shësh që shum kush me vite nuk do mund ti kuptoj , Dhe nisur nga fakti që di shum gjëra mua më interson si ishte puna e sales me familjen Haklaj mund të na sjellsh diqka rreth ksaj ngjarje falem për mundin dhe punën që po bën . | |
| | | istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 26, 2009 1:19 am | |
| - Trendafile shkruajti:
- petritkola
Pasi që shum shkrime tua i nxjerr si cia nga i merr është puna e juaj por shum gjëra i qet ne shësh që shum kush me vite nuk do mund ti kuptoj , Dhe nisur nga fakti që di shum gjëra mua më interson si ishte puna e sales me familjen Haklaj mund të na sjellsh diqka rreth ksaj ngjarje falem për mundin dhe punën që po bën . te gjitha keto shkrime nuk kan as nje pike fakti ore lereni se sali berisha po e qon perpara shqiperin po ju sjeni ne to hiq | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 26, 2009 4:55 am | |
| Per tifozat e Saliut? Ne se ambasada e krahines shqiptare te Dradanise ne Tirane eshte midis asaj serbe dhe ruse, a mendoni qe eshte rastesi? | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |