|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+79aksh shahini arberia kasapi Luki Argent NIPIIXHAXHIT play xhema kastriot_mehmeti haxhiu Vuthjani Tatoo rrimtaf valmir9 xhiti LindaShqipe Burdushi detektivi Driniiiii murturi an-di morena ILTA MARY Shejh Ramizi ngadhenjimi Agrone Ipamposhtur Psikologu paioni Ada_Kondi Medalim PeriiKeputur Himalaja Muja e Halili Aktiv Xili klodian Delia Clarence Liisi feneri Eagle Eye Mirushe Ago Muji rroni Labinot Drenica E_Bukura forca1 feratkoca lilly ss1 Ajet agim__barja katunariplak Gjura Orfe@ Pirro i Epirit istogalia petritkola Euridika tom sojer cristal Sofra MUHAMETII njonidrenica Mergimtari Nezir Myrta lilu Guximi **Lumi_ Eva0506 Beton Martina rolling Leka i Madh zeriatdheut 83 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 06, 2009 12:10 pm | |
| Berisha sot në Prishtinë, në axhendë tituj dhe ceremoni festive në rrugëShekulli Online / Prishtine | 05/10/2009 Billborder ne rruget e Prishtines Në rrugët e Prishtinës shihen sot bilborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin "Mirëserdhe Sali Berisha". Berisha nesër do të kryejë një vizitë në Kosovë. Gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj. Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin "Doktor Honoris Causa". Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me "Doctor Honoris Causa" i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish Presidenti Bill Clinton, zëvendës Presidenti aktual i SHBA-ve, William Kerr, austriakët Michael Weninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner. Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall Berishen "Qytetar Nderi i Prizrenit". Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj. Sipas disa njoftimeve, ne ceremonite e pritjes, jane parashikuar edhe qytetare qe pershendesin Berishen ne rruge. Se paku dy zedhenes qeveritare ne Prishtine e Tirane, e quanin Berishen - ne njoftimet perkatese mbi viziten - me termin 'lideri i kombit', sepse sipas ketyre njoftimeve paraprake, ai 'shkon ne Prishtine pasi ka dhene deklarata per bashkimin e trojeve' Billborder ne rruget e Prishtines | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 06, 2009 12:21 pm | |
| Berisha ne Kosove, marreveshjet qe do te firmose
E Marte, 06 Tetor 2009
Kryeministri Berisha, nis sot nje vizite zyrtare dyditore ne Republiken e Kosoves, e para qe nje drejtues i larte shteti kryen ne vendin fqinje pas pavaresise. Per Berishen, kjo eshte vizita e dyte, pasi pararendesja ishte pak vite pasi Kosova u clirua nga okupimi serb. Ne axhenden e kryeministrit spikasin nje seri vizitash, takimesh nenshkrim te disa marreveshjeve dhe aktivitete te tjera. Sot ne diten e pare te vizites, ne oren 10.00, pas pritjes ceremoniale qe do t'i behet nga kryeministri Hashim Thaci, Berisha se bashku me delegacionin qe e shoqeron do te nenshkruaje marreveshjet dypaleshe qe lidhen sidomos me levizjen e ndersjelle te shtetasve. Po ashtu do te nenshkruhet marreveshja ne fushen e doganave, marreveshja per qarkullimin ne zonat kufitare, ajo e bashkepunimit policor nderkufitar, si dhe e bashkepunimit te administratave lokale. Nderkohe konfirmohet se mes Tiranes dhe Prishtines do te nenshkruhet edhe marreveshja e ripranimit te personave me qendrim te paligjshem. Pas nenshkrimit te ketyre marreveshjeve, ne 11.30, Berisha dhe Thaci kane planifikuar te dalin ne nje konference per shtyp e cila do te transmetohet direkt nga televizonet. Axhenda vijon pak minuta me vone me nje takim me Presidentin e Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu. Atje Berisha do te marre dhe dekoraten presidenciale dhe menjehere me pas do te kete nje tjeter dalje publike ne konference per shtyp te perbashket me Sejdiun.
Me tej, kryeministri ka planifikuar te takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi. Kurse me pas do te mbaje nje fjalim para deputeteve ne Kuvendin e Kosoves.
Dy ore pas mesdite, kryeministri Thaci do te shtroje nje dreke zyrtare per Berishen dhe delegacionin e tij. Pasdite, axhenda vijon me nje takim me perfaqesues te biznesit kosovar. Me pas, Berisha do te kryeje homazhe te varri i Brahim Rugoves dhe nje vizite ne familjen e tij. Ne oren 17.30, ne Sallen e Kuqe te Fakultetit Filozofik, kryeministrit Sali Berisha do t'i jepet permes nje ceremonie te vecante, titulli "Honoris Causa" nga Universiteti i Prishtines.
Pjesa e dyte e dites se pare te vizites do te vazhdoje te jete e ngjeshur per kryeministrin shqiptar pasi ai, ne prag te zgjedhjeve ne Kosove, do te zhvilloje takime dhe me parti parlamentare si AAK AKR, LDD etj. Por Berisha ka menduar dhe per minoritetet ne Kosove duke planifikuar takime edhe me to, perfshire minoritetin serb. Kjo dite e pare e vizites mbyllet ne mbremje me nje darke qe Presidenti i Kosoves do te shtroje per nder te kryeministrit shqiptar.
Ne diten e dyte te vizites, Berisha do te udhetoje per ne Prekaz ku do te kryeje homazhe dhe me tej nje vizite ne familjen e legjendarit Adem Jashari. Me tej, kryeministri do te shkoje te vizitoje monumentin "Nee Born". Ne oren 10.45, Berisha ka planifikuar nje takim 30 minutesh me perfaqesuesin e BE, z. Pieter Feith dhe 45 minuta te tjera, nje takim me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler.
Nje takim me Kryetarin e Komunes Prizren vijon axhenden e Berishes pasi atje, ai do te marre titullin "Qytetar Nderi" i Prizrenit. Ketu, Berisha do te beje nje shetitje te lire nga komuna dhe deri te shatervani i Prizrenit dhe me pas do te marre pjese ne nje dreke te shtruar nga kryetari i komunes Prizren. Mbyllja e vizites behet me viziten surprize te Bjeshket e Nemuna ne Prevalle dhe menjehere me pas, Berisha do te nise rrugen per ne Tirane, permes autostrades se re.
Nenshkrimi i marreveshjeve dypaleshe:
-Marreveshja per Levizjen e ndersjelle te shtetasve
- Protokolli per qarkullimin ne zonat kufitare
-Marreveshja ne fushen e doganave
-Marreveshja e bashkepunimit policor nderkufitar
-Marreveshja e ripranimit te personave me qendrim te paligjshem
- Marreveshja e bashkepunimit te administratave lokale Koha jone | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 06, 2009 12:24 pm | |
| | | | | | | | | | | | Obama uron Berishen: Me padurim pres te punojmeFatjona Mejdini E Marte, 06 Tetor 2009 Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama i garantoi kryeministrit Berisha dhe qeverise se re, mbeshtetje per integrimin ne strukturat Euro-Atlantike. Nepermjet nje mesazhi urimi, Presidenti i SHBA-ve uroi kreun e qeverise shqiptare, Berisha per rizgjedhjen ne krye te ekzekutivit, edhe per nje mandat te dyte. Ky mesazh iu dorezua dje kreut te qeverise, nga ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi, Xhon Uidhers. Ne takimin qe ai zhvilloi me Berishen ne Kryeministri, u theksua edhe nevoja per intensifikimin e marredhenieve mes dy vendeve. "I dashur kryeminister, ju lutem pranoni pergezimet e mia per rikonfirmimin e mandatit tuaj si kryeminister i Shqiperise. Pres me padurim te vazhdoj, te punoj se bashku me ju, per te promovuar lirine dhe mireqenien, ne te gjithe boten", thekson Obama, ne fillim te letres se tij drejtuar kryeministrit Berisha. Ne mesazh permendet rendesia e anetaresimit me te drejta te plota ne NATO, duke ritheksuar edhe njehere qarte, rendesine e vecante te Shqiperise ne sigurimin e paqes ne cdo rajon ku ajo mungon. "Per mua ka qene nje nder i madh, qe se bashku me udheheqesit e tjere te vendeve te NATO-s, te mirepresim Shqiperine dhe Kroacine, si anetaret me te rinj te Aleances se Atlantikut te Veriut, ne Samitin e Strasburg-Kehlit, ne fillim te ketij viti. Shtetet e Bashkuara te Amerikes vleresojne kontributin e Shqiperise ne shtrirjen e paqes e stabilitetit ne bote", konfirmon Presidenti Obama, ne mesazhin e tij per kryeministrin e vendit, Berisha. Po keshtu ne menyre te qarte, Presidenti amerikan, ne mesazhin e tij thekson se SHBA do te vazhdoje te mbeshtese hapat e metejshme te Shqiperise, ne rrugen e saj drejt integrimit evropian dhe me gjere. "Mbetem i angazhuar te vazhdoj bashkepunimin me ju dhe te perkrah aspiratat Euro-Atlantike te vendit tuaj", nenvizon Presidenti amerikan ne letren e tij. Po keshtu ne kete leter urimi, theksohet edhe nevoja e konsolidimit te metejshem te marredhenieve mes SHBA-se dhe Shqiperise. Presidenti Obama, shpreh edhe bindjen e tij per thellimin e metejshem te ketyre marredhenieve. "Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vleresojne lart marredheniet e ngushta dhe miqesore me Shqiperine. Jam i bindur se bashkepunimi yne i vazhdueshem, do t'i konsolidoje edhe me tej lidhjet midis dy vendeve tona", thekson Obama ne mesazh. Presidenti amerikan, njeheresh ne mesazhin e tij, te dorezuar nepermjet ambasadorit Uidhers, i ka uruar kreut te qeverise, Berisha dhe kabinetit qe ai drejton, suksese ne mandatin e ardhshem. Mesazhi i presidenti Barak Obama, ka qene ne vijim te mesazheve te tjera te urimit, qe Berishes i kane ardhur nga udheheqesit e vendeve me te fuqishme te Evropes dhe botes. Koha Jone | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 06, 2009 12:41 pm | |
| #pushbox3 { height: 150px; width: 1px; float:right; } #box3 { width: 500px; float:left; clear:right; margin-top: 25px; padding-top: 15px; margin-bottom: 25px; border-top:1px dotted #eaeaea; border-bottom:1px dotted #eaeaea; } #box3 img {border: 0; margin: 0; padding: 0; margin-bottom: 10px;} #pushbox1 { height: 150px; width: 1px; float:right; } #box1{ width: 200px; float:left; padding: 10px; clear:right; border:1px solid #666; margin-top: 15px; margin-right: 15px; margin-bottom: 10px; } #box1 img {border: 0; margin: 0; padding: 0; margin-bottom: 10px;} #pushbox2 { height: 400px; width: 1px; float:right; } #box2{ width: 300px; float:right; border:1px solid #eaeaea; padding: 10px; clear:right; margin-top: 15px; margin-left: 15px; margin-bottom: 10px; } #box2 img {border:0;margin: 0; padding: 0; margin-bottom: 10px;} Kryeministri Berisha arrin për vizitë në Kosovë Nga Express më 06.10.2009 në ora 11:30 Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, arriti sot në mëngjes për një vizitë në Kosovë, i ftuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Në vizitën e tij e parë, pas shpalljes së pavarësisë, kryeministri shqiptar për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare do të dekorohet nga presidenti Fatmir Sejdiu me “Medaljen e Artë të Lirisë”. Gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, Berisha gjithashtu do të marrë titullin më të lartë që ndan Universiteti i Prishtinës - “Doctor Honoris Causa”. Kurse nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, ai do të shpallet “Qytetar Nderi”. Me të mbërritur në Prishtinë, kryeministri Berisha ka nisur takimet me liderët e institucioneve të Kosovës. Fillimisht ai është pritur nga kryeministri Thaçi, në mesditë ai pritet nga presidenti Fatmir Sejdiu, dhe më pas nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Me fillim në ora 13:15, mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës presidenti Sejdiu ia dorëzon kryeministrit Berisha, “Medaljen e Artë të Lirisë”. Me këtë rast, Berisha do t’u drejtohet me një fjalë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme, kryeministri shqiptar do të takojë edhe liderët e partive politike, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin; atë të LDD-së, Nexhat Daci dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Kryeministri Berisha gjithashtu pritet të zhvillojë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ta vizitojë familjen e tij. Gjatë kësaj vizite, qeveritë e dy vendeve do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh të natyrës ekonomike, arsimore dhe për lëvizjen e qytetarëve. Me fillim në ora 16, në Hotel Victory mbahet një takim i përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe homologes së saj nga Shqipëria. Një ditë më herët, nëpër rrugët e Prishtinës janë vendosur pllakate me portretin e kryeministrit të Shqipërisë, me mbishkrimet “Mirë se vjen Sali Berisha”. Gazeta Expres | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 06, 2009 4:53 pm | |
| Ne kosove erdhi sali Sllobodanka berisha mik i fazliqit MIllosheviqit. E priten kosovaret Thaqi Sejdiu me flamurin multietnik ne ,,shtetin multietnik pa sovranitet dhe pa ushtri pa komb. Thaqi tha se kosova eshte multietnike kishte flamurin me ngjyra mu....- U takuan servilet ata qe po shkaterrojne qka ka shqiptare ata qe po falin tokat serbise greqise. Ata qe heqin emrat e patrioteve atdhetareve dhe nderrojne me emra te shpijuneve serbe, | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 06, 2009 11:51 pm | |
| TANIMË, EDHE KINA E MORI VESH NGA SALI BERISHA SE “KOSOVA NUK ËSHTË PROBLEM I SHQIPËRISË”!?
*** Çfarë skandali diplomatik dhe, çfarë gabimi historiko-politik dhe kombëtar shqiptar?!
*** A ka më skandaloze dhe më absurde se sa kur një kryeministër i Shqipërisë “përqafohet” me Boris Tadiqin e Serbisë, dhe i “rrëfehet” se si Shqipëria “nuk paska kurrfarë lidhjeje” me Kosovën shqiptare?! – O, Zot i plotfuqishëm dhe mëshirues i tërë botës, deri kur do të na durosh me këso gabimesh dhe me këso mëkatesh politike të mohimit të vetëvetes?
*** Sali Berisha (kryeministër): " Problemi i Kosovës nuk ka qenë problem midis Shqipërisë dhe Serbisë “(!?)
- Ashtu, pra, pikërisht pse Kosova nuk ka qenë problem preokupues i Shqipërisë, Serbia atë e dogji me terror dhe me gjenocid(1989-1999). Praktikisht, kjo është më se e vërtetë, ndërkaq, teoritikisht, mbi bazën historike, politike, kombëtare, shtetërore dhe ndërkomëtare, e vërteta është ndryshe, në anën e Shqipërisë, e cila është i vetmi titullar legjitim dhe legal i Kosovës, edhe pse politika dhe regjimet e deritashme të Shqipërisë (1912-1999) praktikisht e kanë braktisur Kosovën, duke mos e konsideruar problem dhe pjesë të tyre, me përjashtim të Shqipërisë Socialiste Popullore të Enver Hoxhës (1945-1990), e cila dha një ndihmesë dhe kontribut të madh dhe të paçmueshëm në emancipimin dhe në përparimin edukativ, arsimor, kulutror dhe kombëtar, për shqiptarët (jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi-Serbi), i cili ndikoi pozitivisht, që shqiptarët të ruanin identitetin e tyre etnik, kulturor dhe kombëtar, sepse kjo ishte e vetmja rrugë për të dalë nga kthetrat e përgjkashme të sundimit kolonial serbo-sllav. Rrugë, as alternativë tjetër nuk kishte, sepse Shqipëria nuk kishte forcë ushtarake-nuk ishte e barabartë me Jugosllavinë as në armatime e as në faktorin njeri në kutimin e ngushtë. Ndërkaq, në kuptim të gjerë konflikti i armatosur ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte i pamundur, sepse fjalën kryesore e kishin të dy superfuqitë botërore (Amerika dhe BRSS-ja). Shpërthimi i një konflikti të tillë, nuk ishte në interes as të kampit të Lindjes (BRSS me Traktatin e Varshavës,1955), as të kampit të Perëndimit (SHBA me Paktin e NATO-s, 1949) ngase ato ishin të përqëndruara në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit të sigurisë ndërkombtare dhe të politikës paqsore të detantit.
(1) Heshtja e së vërtetës dhe gabimi historik
Shikuar në retrospektivë, këtu e njëzet vjet më parë (1990-2008), kur është fjala për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë ndaj vendeve fqinje, si dhe ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të saj artificialë, Shqipëria zë vendin e parë në botë për nga numri i skandaleve dhe i gabimeve politike të saj, të bëra nga garniturat e saj udhëheqëse, duke filluar prej Sali Berishës deri në Sali Berishën.
Të vërtetën për “braktisjen” e Kosovës(dhe, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Anamoravës, të Iliridës, të Çamërisë dhe të Malësisë së Madhe të Mbishkodrës) nga regjimet e ndryshme të Shqipëirsë, ne, viktimat 100-vjeçare shqiptare të gjysmë Shqipërisë së kolonizuar etnike(50%), e dijmë më mirë dhe, më në hollësi sesa vetë Sali Berisha, por asnjëherë nuk na ka shkuar mendja, që këtë të vërtetë të hidhur, ta themi botërisht, sepse kësaj do t’i gëzoheshin vetëm armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Kjo ka qenë aresyeja kryesore pse ne shqiptarët e viktimizuar të më se gjysmës së Shqipërisë Etnike në Ballkan, nuk kemi dashur, as nuk kemi pasur asnjë interes, që para botës, ta pohojmë dhe ta problematizojmë në asnjë segment të saj këtë të vërtetë historiko-politike dhe diplomatike të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe pjesëve të tjera të gjysmës së Shqipërisë së kolonizuar etnike, të deklaruar nga kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha në Pekin, më 12 gusht 2008.
Mirëpo, ja, më fund, pas 100 vitesh tragjike, të heshtura dhe të brishta të padrejtësise së politikës dhe të diplomacisë së gjysmë Shqipërisë (1912) ndaj Kosovës, përkatesisht ndaj gjysmës së Shqipërisë Etnike, të kolonizuara dhe të tjetërsuar nga ana e Greqisë, e Serbisë, e Malit të Zi dhe e “Maqeodnisë”, gabimin politik 100-vjeçar të gjysmë Shqipërisë së pavarur dhe sovrane ndaj Kosovës, vetë kryeministri, Sali Berisha e pohoi dhe e pranoi gabimin politik të Shqipërisë ndaj Kosovës para botës në Kinë, se “Kosova kurrë nuk ka qenë, dhe nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë dhe i bashkësisë ndërkombëtare”.
Meqë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e nxori në shesh të vërteteën e heshtur 100-vjeçare të gjysmë Shqipërisë ndaj Kosovës, atëherë, edhe ne (nuk kemi pse të tregohemi më të dijshëm dhe më vizionarë sesa një kryeministër, kur është fjala për fatin tonë, i cili më se 100 vjet ishte, dhe, ende është peng në “mëshirën” e kolonialistëve dhe të imperialistëve serbë,grekë, malazezë dhe “maqedonë”. Prandaj, nuk kemi arsye që, edhe 100 vite të tjera, ta heshtim këtë të vërtetë në kurriz tonin, por, me çdo kusht, duhet të ndërgjegjësohemi moralisht, politikisht, kombëtarisht, duke vepruar dhe kontribuar konkretisht deri në çlirimin, në pavarësimin dhe në ribashkimin e plotë të të gjitha territoreve të kolonizuara dhe të copëtuara të Shqipërisë Etnike, pavarësisht se, iu pëlqen kjo rrugë e drejtë dhe e pashmangshme sali berishistëve demokratë, dhe fatos nanoistëve socialistë të gjysmë Shqipërisë së pavarur.
(2) Deklarata vetëmohuese e Sali Berishës(!)
Ja, deklarata e plotë e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me Kosovën, e shprehur në Pekin në ceremoninë solemne të pritjes së delegacioneve të huaja (kryetarë dhe kryeministra dhe shoqëruesit e tyre) kryetarit kinez, me rastin e hapjes së “lojërave olimpike 2008” në Kinë.
-Sali Berisha: “Në çdo rrethanë, çështja e Kosovës nuk ka qenë një problem midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe nuk kam pranuar kurrë që kjo çështje të jetë një problem midis këtyre dy vendeve, sepse nuk ka qenë i tillë. Ky është problem i komunitetit ndërkombëtar, i qytetarëve dhe udhëheqjes politike të Kosovës dhe natyrisht dhe Serbia ka qenë pjesë, nuk mund të mohohet", përfundoi Kreu i Qeverisë shqiptare./Mekuli Press/ 12/08/2008
Vërtet, për nga numri i rreshtave kjo deklaratë është tejet e shkurtër, por helmuese dhe tronditëse, shumë e gjatë (që natën ta bën një vit) për nga kuptimi i përmbajtjes së mesazhit të saj negativ politik, diplomatik, kombëtar shqiptar, dhe ndërkombëtar, sepse para kryetarit të Serbisë gjenocidale, Boris Tadiq, dhe para tërë botës, kryeministri Sali Berisha dëshmoi, se “Kosova nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë.”?!
Në lidhje me këtë konstatim diletant dhe të gabuar ( kombëtarisht, politikisht dhe diplomatikisht) të kryeministrit të papërmirësuar dhe të papjekur politikisht dhe diplomatikisht të Sali Berishës, me të drejtë, shtrohet pyetja: - Çka do të thotë kjo “sintagmë politike vlerësuese” e Sali Berishës për Kosovën shqiptare dhe për gjysmë Shqipërinë e pavarur të Sali Berishës? – Troç dhe, shumë thjesht, as më pak, as më shumë, do të thotë se “Kosova nuk është dhe, kurrë nuk ka qenë Shqipëri, por Serbi”!?
– Me gjithë tendencën e “simulimit diplomatik” të Sali Specialist Skandalit (SSS) (e quajmë kështu, në kuptimin e metaforës politike dhe ironizuese, Sali Specialist Skandali, kryeministrin aktual të Shqipërisë, sepse gabimet e tij politiike të deritashme pothuaj se njëzetvjeçare ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë janë aq të shumta, saqë nuk mund t’i memorizojë as kompjuteri më modern në botë i Bill Gates-it), ky konstatim është i gabuar dhe, i papranueshëm, edhe mbi bazën historike, edhe të së drejtës natyrore, edhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të së drejtës kombëtare shqiptare, sepse Kosova kurrënjëherë në historinë e saj të derisotme nuk ka qenë “vetëm problem i brendshëm “ i Serbisë dhe i faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, por para së gjithash, dhe mbi të gjitha ka qenë problem shqiptar dhe i mbarë Shqipërisë Etnike.
Nuk ka asnjë dilemë se gabimin historiko-politik dhe kombëtar, të kualifikuar dhe të pranuar nga Sali Berisha në Pekin, më 12 gusht të motit 2008, tanimë, qe 100 vjet e ka provuar kurrizi dhe historia e dhimbshme dhe tragjike e Kosovës(1912-1999).
Mirëpo, Sali Berisha nuk është dashur që këtë t’ia thotë kryetarit të Serbisë Boris Tadiq me rastin e takimit të tij në Pekin, në praninë e mbarë botës, sepse kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, të paktën, qe 20 vitet e shkuara, e di dhe, praktikisht është bindur nga viktimat shqiptare të Kosovës, të shkaktuara nga terrori, reprezaliet dhe gjencidi serbomadh i regjimit policor dhe militarist të Serbisë së kryekriminelit Slobodan Milosheviq, se Kosova nuk e ka pasur mbështetjen e gjithanshme ( e para së gjithash mbështetjen ushtarake) të Shqipërisë (1990-1999). Ndryshe, po të kishte qenë Kosova “problem preokupues” i Shqipërisë, Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste e Boris Tadiqit, e Slobodan Milosheviqit..., dhe e Kishës Ortodoksë Serbe, nuk do të kishte guxuar ta ripërseriste terrorin gjenocidal dhe agresionin pushtues shekullor të saj mbi Kosovën shqiptare(1989-1999).
Së fundi, duke marrë seriozisht në konsideratë statusin e tanishëm të Kosovës, si dhe gjendjen e mjerueshme ekonomike, politike dhe të drejtave e lirive të njeriut, të drejtën e jetës së ekzistencës së tyre në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike (Anamoravë: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë etj., Iliridë, Malësi e Madhe Shqiptare e Mbishkdorës, Çamëri), drejtuesit e sotëm të gjysmë Shqipërisë së Sali Berishës dhe të Bamir Topit, duhet të mos vazhdojnë me përseritjen e gabimeve të tyre fataliste të politikës zyrtare në kurriz të braktisjes, të shpërfilljes dhe të anatemimit të shqiptarëve jashtë kufijve artificialë të Shqipërisë së pavarur(1912), sepse në atë mënyrë do bëheshin vetëm aleati i dytë përforcues i shteteve kolonialiste serbosllave. Një rreshtim i tillë, do të ishte me pasoja të paparashikueshme katastrofike për shqiptarët dhe për territoret e tyre autoktone etnike dhe gjeopolitike, sepse do të ishte në funksion të rindarjes, të ricopëtimit dhe të rikolonizimit të trojeve indigjene të Shqipërisë Etnike.
Nëse vazhdohet me skandalet dhe me gabimet e deritashme 20-vjeçare poltiike, diplomatike, kushtetuese të garniturave të ndyrshme të politikës zyrtare të Tiranës në kurriz të shqiptarëve dhe të gjysmë Shqipërisë së kolonizuar, atëherë, mund të shfaqet rreziku që, që midis shqiptarëve dhe dy gjysmëshqipërive, të ngrihej ndonjë “Mur i Berlinit” (1962) i Erih Honekerit “demokrat rus”, edhe pse ai ishte me origjinë, me gjuhë dhe me komb gjerman (për intersin vetjak politik dhe karrierist etj.), qe rreshtuar si “aleat i dytë” i Bashkimit Sovjetik, për shkak se Gjysmë Gjermania Demokratike Lindore “nuk ishte problem i Gjermanisë Federale Perëndimore, por i Bashkimit Sovjetik dhe i aleatëve të tij ndërkombëtarë”, ashtu sikurse “Kosova që nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë dhe i bashkësisë ndërkombëtare”, ashtu siç e ka deklauar këtë të vërtetë në Pekin, kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha Ballkanweb | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 06, 2009 11:52 pm | |
| Berisha prap kunder bashkimit Kombetar
Reagim ndaj intervistes se dhene nga Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, me 11.09.08 ku deklaron: - Berisha: Nuk eshte realiste kerkesa per bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se është "absolutisht jorealiste" për Shqipërinë që ta shqyrtojë mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe.
"Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters.
I pyetur për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë pjesë të saj, Sali Berisha tha se ka pritur që tensionet e së kaluarës të zbuteshin pasi të dy palët po punonin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë aspekt ai u shpreh se "nuk beson se Serbia është e gatshme ta sakrifikoj të ardhmen për shkak të së kaluarës".
Nuk eshte hera e pare qe Sali Berisha dhenderri i Serbise deklarohet kunder bashkimit te shqiptareve ne nje shtet.
Ai dhe mendimtaret si ky si ne Shqiperi ne Kosove Maqedoni deklarohen jo bashkimit para te huajve.
Gabimi me trashanik behet kur ky Kryeminister i ketij populli fatkeq, qe ka ne gjirin e tyre kesi lloj politikan servil te shitur.
Ai gabon edhe me shume kur deklaron se "Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters .
Po kështu shpesh deklarohen edhe disa Politikanë ,,Lider te ish UÇK“.
Duke harruar keta zotërinj, pse luftuan?
Dhe keshtu karrierizmi karriga ia ka bere mendet kos, dhe, edhe vete nuk e dine se pse kane luftuar?! Keshtu qe manipulojne me gjakun e deshmoreve qe dhana betimin, jeten per Kosoven shtet sovran kombetare dhe bashkim me shtetin natyral te tyre. Te gjithe shqiptaret, perveç udbasheve - tradhtareve servileve dhe karieristeve e dijne se Kurrkush nuk votoi as qe luftoi per kete status qe ka Kosova sot, po ky status ju imponua nga Grupi i Unitetit apo (siç quhet shpesh nga patriotet shqiptare nga ,,Grupi i Tradhtareve prej 6 vetave“, ku per hir te pushtetit pranuan te hiqet çka ka shqiptare.
Duhet te dije mire dhenderri i Serbise se shqiptaret e Kosoves e as UÇK nuk luftuan per osoven multietnike per osoven pa komb pa flamur dhe pa ushtri.
JU qe pranuat heshtazi (Sali Berisha) dhe me miratimin e juaj heqjen e emrit te patriotit atdhetarit themeluesit te shtetit shqiptar - Ismail QEmajlit - nuk eshte çudi qe te deklaroheni edhe kunder bashkimit. Se ju zoteri jeni te edukuar ne frymen e tradhtise.
Po duhet ditur se bashkimi i shqiptareve ne nje shtet natyral do te behet edhe pa deshiren e juve servileve, karrieristeve, udbasheve, tradhtareve, dhe ky eshte nje proces i pa ndalshem.
Ky bashkim do te behet me ndihmen dhe punen e palodhshme te atdhetareve patrioteve te FBKSH dhe çdo shqiptari qe i thote vetes shqiptar, flet shqip dhe mendon shqip.
Kurse ju qe deklaroni, shkaterroni çka ka shqiptare do t’ju mallkojë historia do t’ju gjykojë gjaku i atyre deshmoreve qe dhane jeten per Shqiperine Etnike Natyrale.
Berisha nuk do te shqyrtojë mundesine e bashkimit te shqiptareve se ai mendon serbisht e greqisht, po eshte populli sovran, ai, qe shume shpejt do t’ja prish planet kundërshqiptare dhe kundërkombetare politikanit komunist te çoroditur me emrin Sali berisha dhe mendimtareve si ai ne Shqiperi po edhe ne Kosove.
Shqiperia do te behet shume shpejt! Ballkanweb | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 12:46 am | |
| Ilir Gjoni: Arrestimi i Berishës kur isha ministër? Meta ka dhënë urdhrin » Dërguar më: 06/10/2009 - 09:29
http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=66695
Ilda Lumani
Bojkoti i Partisë Socialiste... Largimi i një prej deputetëve të saj, siç ishte Shpëtim Idrizi... Klasa politike shqiptare... Qeveria dhe qeverisja e vendit, vijnë në këtë intervistë për "Bulevard VIP" në rrëfi min e deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni. Ndërsa rrëfen pesimizmin për qeverisjen aktuale, ai nuk ka sesi të mos rikujtojë faktin se në kohën kur Gjoni ishte ministër Rendi, Ilir Meta, asokohe kryeministër, i jepte urdhër të arrestonte kreun e Partisë Demokratike (sot kryeministër), Sali Berishën. Zoti Gjoni, si do ta komentonit shkëputjen e deputetit Shpëtim Idrizi nga radhët tuaja? A do të quhej kjo një "tradhti"? Veprimi që ish-deputeti i Partisë Socialiste, zoti Idrizi ndërmori rishtazi duke u shkëputur nga Partia Socialiste me votat e së cilës ai u zgjodh deputet, në vetvete dhe në kontekstin e politikës aktuale shqiptare nuk përbën ndonjë lajm te bujshem Fakti që edhe ky veprim politik nuk përbën më lajm, tregon se politika shqiptare është mbushur me skupe të tilla. Por, nga ana tjetër ai nxjerr në pah edhe një sërë problemesh serioze të politikës shqiptare, duke fi lluar që nga procesi i përzgjedhjes së kandidaturave që përfaqësojnë një forcë politike, e deri te mungesa e një boshti politik të përcaktuar qartë nga vetë partitë politike, e për rrjedhojë edhe nga disa prej atyre që përzgjidhen si përfaqësues të një grupimi politik, në rastin konkret të Partisë Socialiste. Ky veprim, nëse e marrim të mirëqenë atë çka zoti Idrizi deklaroi se, do të shkëputet për të mbështetur çështjen çame, po ashtu fl et edhe ndoshta për një boshllëk që Partia Socialiste mund të ketë sa i përket përfaqësimit dhe prezantimit të interesave të popullsisë çame, ndonëse zotit Idrizi nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e socialistëve për ato aktivitete që promovonin dhe nxisnin zgjidhjen e çështjes çame. Veprimi i zotit Idrizi, marrë i shkëputur nga personaliteti i individit në fjalë, gjithashtu evidenton, në gjykimin tim, edhe një boshllëk të Kodit Zgjedhor, pasi ai nuk vë sanksione për deputetët e zgjedhur nga një forcë politike që kapërcejnë në një tjetër. Dhe, raste të tilla kemi pasur mjaftueshëm gjatë këtyre pesë viteve të fundit për të pasur shkak të mjaftueshëm për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mos të harrojmë se në historinë njëzetvjeçare të pluralizmit në Shqipëri nuk ka pasur as edhe një individ të vetëm që të ketë fituar zgjedhjet pa pasur mbështetjen e elektoratit të një partie, sado i "fortë" apo me reputacion të ketë qenë ai. Pra, fitorja nuk është e individit, por e votuesve të forcës politike që e ka votuar atë. Jeni zgjedhur deputet, por ende nuk jeni mandatuar. E kishit parashikuar ndonjëherë këtë situatë? Në fakt, pyetja ngjan shumë me një oksimoron, pasi siç e konstatoni dhe ju, unë dhe kolegët e mi jemi zgjedhur deputetë, ndërkohë që nuk jemi mandatuar. Pjesa e dyte është më shumë një formalitetet, që nuk e heq thelbin e përmbajtjes së funksionit të deputetit të zgjedhur prej popullit. Deputeti është i tillë kur përveç hartimit, shqyrtimit e miratimit të ligjeve të mira për qytetarët e shtetin në tërësi, është pranë njerëzve që e kanë zgjedhur dhe përpiqet të mbajë kontakte të rregullta, të dëgjojë problemet që i shqetësojnë ata dhe të zgjidhë brenda mundësive, problemet më akute. Njerëzit na kanë votuar për t'ju shërbyer atyre. Votuesit socialistë gjykojnë se ne, si përfaqësues të tyre, duhet të ushtrojmë presionin e domosdoshëm demokratik për të vendosur në vend të drejtën dhe për të kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të tyre. Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, sigurisht që unë këtë situatë nuk kisha se si ta parashikoja, por e mbështes dhe do ta mbështes vendimin e forumeve të PS-së dhe vullnetin e votuesve socialistë deri në fund. Sipas jush, a është zgjidhja më e mirë bojkoti? Dhe, nëse nuk hapen kutitë, cilat janë kartat që do të luajë Partia Socialiste? Besoj se gjithkush bie dakord në faktin se ka situata kur bojkoti është një mjet legjitim, madje dhe mjeti i vetëm demokratik i mundshëm. Situata të tilla janë kur konteksti i zgjedhjeve është i tillë, saqë gara e ndershme dhe e barabartë bëhet e pamundur. Për më tepër, në rastin tonë ne e kemi gjykuar si të domosdoshëm për një sërë faktorësh, që janë politikë dhe ligjorë. Për t'i rënë shkurt dhe për të mos përsëritur atë çka PS-ja e thotë përditë, ne kemi deklaruar se institucionet e dala nga këto zgjedhje janë me legjitimitet të cunguar. Kjo, për shkak se nuk u zbatuan kërkesat eksplicite të Kodit Zgjedhor për hapjen e kutive dhe për shkak të manipulimit të votave përmes përdorimit të aseteve të shtetit, parave për blerjen e votës dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, të vjedhjes në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nëse nuk realizohet hapja e kutive, Shqipëria do të mbërthehet gjithnjë në një rreth vicioz dhe elektorati do të humbasë besimin në institucionet demokratike që ende janë të brishta. Mos harroni se konsolidimi i demokracisë kërkon kohë. Që ajo të jetë funksionale, duhet që të ketë një sërë institucionesh të konsoliduara dhe të afta për ta mbrojtur atë, siç është Kushtetuta, Parlamenti, gjykatat, media, shoqëria civile e partitë politike. Po t'i marrim me radhë këto institucione, do ta shihni se ato lënë shumë për të dëshiruar; Kushtetuta nëpërkëmbet përditë nga kryeministri dhe maxhoranca, Parlamenti po ashtu është mbërthyer në darën e arrogancës dhe mediokritetit të shumicës, gjykatat kontrollohen nga padronët politikë të shumicës, shoqëria civile është tërësisht e tulatur, media në një pjesë të mirë të saj kontrollohet nga qeveritarët. E pra, ne si forcë politike e konsiderojmë aksionin tonë politik si një detyrim ndaj demokracisë në vend. Ka ende mjaft naivë që besojnë se këtu te ne më në fund demokracia është maturuar (këtë e lidhin me stabilitetin në dukje), porse harrojnë se demokracia nuk funksionon si ata avionët me pilot automatik, siç do ta bëjë Sali Berisha. Brenda PS-së janë krijuar tashmë grupime, mes tyre grupi anti-bojkot, i udhëhequr nga Ben Blushi dhe Arben Malaj. Nëse ata (a të tjerë) vendosin të hyjnë në Parlament, sa e cenojnë unitetin e PS-së në këtë vendim për bojkot, por edhe PS-në në tërësi? Të udhëheqësh është fjalë e madhe, se zakonisht kur flasim për udhëheqje nënkuptojmë një proces influence shoqërore me anë të së cilit udhëheqësi mobilizon masa të gjera pasuesish për arritjen e një kauze të përbashkët. Tani, për aq kohë sa grupi i pesë deputetëve socialistë të mendimit ndryshe ende është brenda forumeve të Partisë, dhe sipas deklarimeve të tyre, ndonëse shpesh kontradiktore, ka pranuar e do të pranojë vullnetin dhe vendimet e shumicës së forumeve, atëherë nuk ka asgjë për t'u shqetësuar në nivel partiak. Kauza e tyre si dhe kauza e tërë elektoratit të PS-së është ruajtja e demokracisë dhe përmbysja e regjimit nepotik të Sali Berishës. Ne ndryshojmë vetëm në mendimet dhe mënyrën se si duhet arritur ky objektiv. Por, në rast se grupi i mendimit ndryshe vendos të thyejë vendimet e forumeve të Partisë, sigurisht që kjo do të ketë një kosto politike, në radhë të parë për zgjedhësit socialistë, për ata vetë, e sigurisht dhe për Partinë Socialiste. Gjithsesi, unë besoj në pjekurinë politike të Ben Blushit dhe kam vlerësuar e vlerësoj kontributin që ai ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, në mënyrë të veçantë gjatë periudhës që ai drejtonte grupin parlamentar socialist. Në shpirt jam i bindur dhe uroj që të gjendet një modalitetet që do të mundësonte shfrytëzimin e kapaciteteve dhe energjive pozitive të Blushit dhe kolegëve të tjerë në funksion të kauzës së përbashkët. Cili është vlerësimi juaj për kabinetin aktual qeveritar dhe sa i qëndrueshëm ju duket ai? Kabineti aktual qeveritar për mua është pikërisht shprehje e imoralitetit politik dhe e kapërcimeve surprizuese të ylberit politik, pa marrë parasysh asnjë traditë apo normë politike, por duke kërkuar justifikime bajate në shembuj të pakrahasueshëm me realitetin shqiptar, siç po bëhet rëndom rishtazi me krahasimin që i bëhet koalicionit aktual me ish-koalicionin e madh në Gjermani. Kjo, po ashtu po shitet si një tendencë e modernizimit të politikës dhe politikanëve mendjehapur e 'europianistë'. Për mua ky koalicion është sikur të besosh se kanë gjetur një mushkë të mbarsur. Por, tej retorikës së nevojshme, për t'ju përgjigjur pyetjes lidhur me vlerësimin tim, më lejoni të ndalem pak tek ajo çka unë shoh më problematike sot sa i përket politikës dhe asaj që këtu te ne politikanët, rëndom e me mburrje, e quajnë "klasë politike". Termi "klasë politike" është një term i futur rishtazi në fjalorin tonë politik për të klasifikuar grupin e politikanëve shqiptarë. Në vende të tjera përdoren fjalët njeri politik (homes politiques), politikanë (politicians), politikbërës (policy makers), njerëz me pushtet (men of power) etj. Fjala 'klasë' në këtë kontekst nuk haset gjëkundi në demokracitë e konsoliduara liberale. Vetë përdorimi i këtij termi shpreh, në gjykimin tim, në thelbin e vet, vanitetin dhe boshësinë e politikës së sotme, shterpësinë e ideve racionale, dhe ajo çka është më e rënda dhe seriozja, shkëputjen e saj nga interesat e popullit. Në qoftë se shumë vendeve të botës u është dashur të luftojnë për shekuj për të shkëputur fenë nga shteti, politika jonë apo ajo që vetë quhet "klasë politike", ja ka dalë mbanë, në më pak se 20 vjet, të shkëpusë shtetin nga qytetari, institucionet nga shoqëria në tërësi. E ashtuquajtura "klasë politike" nuk është e interesuar (nuk di) të drejtojë, ajo është vetëm e interesuar të mbijetojë sa më gjatë. Dhe, shembulli i gjallë dhe më i mirë është Sali Berisha. Me gjithë ato vuajtje që i ka shkaktuar popullit, me gjithë ato gafa politike që ka bërë, me gjithë shkeljet e rënda që i ka bërë të drejtës ndërkombëtare, me gjithë zullumet që i ka bërë këtij vendi, ai e përdor pushtetin jo si shërbim, por si një mjet përfitimi personal, dhe jo si një funksion kombëtar kolektiv. Qeveria aktuale më sjell në mendje filmin e famshëm 'Heshtja e Qengjave', luajtur me mjeshtri nga Anthony Hopkins dhe Juddy Foster. Është një moment makthi kur aktorja Foster, ne rolin e agjentes Starling takon Hannibal Lekterin (njeriun kanibal) dhe ai i kërkon që kjo t'i tregojë kujtimin më të keq të fëmijërisë së saj. Pasi Starling tregon vizitën e saj në fermën e të afërmve të saj ku ishte një thertore qengjash dhe përpjekjet e kota për t'i shpëtuar qengjat nga thika e kasapit, vrasësi i shumëfishtë, Lekter nuk i jep asnjë ndihmë duke e lënë atë po ashtu të vetmuar, si dhe qengjat që ajo dikur kish dashur t'i shpëtonte. E përmenda këtë episod në mënyrë metaforike, për t'ju referuar një realiteti të hidhur siç është ai i qeverisjes së sotme, ku trupa e shtetit; prokurori, gjykata, president, parlament e se fundi, por jo për nga rëndësia edhe kabineti qeveritar, janë vënë në rresht e presin radhën që të bien në dorën e kasapit. Të gjitha këto institucione të shtetit, pa përjashtim janë kthyer në qengja të destinuar te theren. Kështu e pësoi prokuroria, kështu gjykatat, po kështu edhe presidenti si dhe elita qeverisëse. Më kujtohet një episod i ngjashëm në vitet e para të qeverisjes 'Berisha', kur një prej ish-ministrave të tij (ende sot është ministër), akuzave të Berishës për korrupsion ju përgjigj se ai, "nuk ishte dele që shikonte urtë se si shoqet e saj thereshin në thertore duke pritur me fatalizëm fatin e vet". Ky ish-ministër i ribërë ministër atëherë shpëtoi, falë kurajës së tij për të reaguar (ndonëse kërcënimi kishte konotacione të tjera). Sot, mesa duket e ka humbur këtë aftësi, dhe nga dele është kthyer në qengj. Në këtë kuptim, edhe vlerësimi im për qeverinë, përbërjen e saj dhe moralin që ajo përfaqëson, është negativ dhe sinqerisht nuk pres ndonjë zhvillim të ndryshëm nga ai i deritanishmi. Vrasja e katër policëve nga Dritan Dajti ka qenë një nga fatkeqësitë më të mëdha të policisë sonë. Sipas jush, ku gaboi Policia e Shtetit? A mund të ishte evituar ajo tragjedi? Informacioni im lidhur me këtë ngjarje, ashtu si dhe shumica e qytetarëve, vjen përmes asaj çka ka thënë media. Padyshim që kjo është një ngjarje e rëndë për familjarët në radhë të parë, por dhe për tërë forcat e Policisë së Shtetit. Nëse janë të vërteta ato çka thuhen, sipas të cilave policët e angazhuar në operacion nuk kishin informacionin e duhur dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e operacionit, sigurisht që këtu përgjegjësi kanë drejtuesit. Në një gjykim të parë, do të thosha se është një dobësi në planifikimin e veprimeve operacionale, por padyshim për të arritur në konkluzione të sakta do të duhet të shqyrtohet tërë dokumentacioni i disponueshëm dhe duhet këqyrur tërë dinamika e ngjarjes. Gjithsesi, nuk mund të lë pa përmendur atë çka unë e kam konsideruar si skandaloze, që lidhet me deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm, i cili e konsideroi në një deklarim para mediave, si operacionin më të suksesshëm?! Çfarë nënkuptonte zoti ministër me këtë? Humbjen e jetës së katër vartësve të tij?! Le të kthehemi pak në kohë... Si e vlerësoni punën tuaj si ish-ministër i Brendshëm? Cilat kanë qenë sukseset tuaja? Arrestimet më të bujshme? Unë kam shërbyer në funksionin e ministrit të Rendit Publik nga nëntori 2000 deri në shkurt 2002. Sigurisht që nuk është etike dhe e mundshme, në një farë mënyre, të flasësh për punën tënde, gjithsesi në referimet e mia unë kam parasysh tërë trupën policore dhe sektorët ndihmës të MRP. Periudha kur unë mora drejtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm ishte tepër e nxehtë, sidomos sa i përket klimës politike, por dhe situatës së rendit e sigurisë në tërësi. Falë një pune këmbëngulëse të oficerëve drejtues të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional, si kurrë më parë me partnerët tanë që asistojnë reformimin e strukturave të sigurisë në vend, arritëm të përmirësojmë ndjeshëm situatën e rendit dhe sigurisë, arritëm të vendosim rend e qetësi në mbarë territorin e vendit, shkatërruam tërë trafikun e skafeve, arritëm që në këtë periudhë Departamenti Amerikan i Shtetit të na klasifikonte në grupin e dytë sa i përket luftës kundër trafiqeve, nga vendi i tretë që ishim (tani gjatë qeverisjes së Sali Berishës jemi rikthyer një nivel më poshtë), por dhe arritëm të shmangim një grusht shteti të inskenuar nga politikanë të papërgjegjshëm, siç qe sulmi ndaj komisariatit të Tropojës në fund të nëntorit 2000; me iniciativën tonë ngritëm, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme gjermane, atë italiane dhe greke, Qendrën Ndërkombëtare Antitrafik në Vlorë, pikërisht mu në atë qytet që ishte kthyer në simbol të trafiqeve (sot mesa kam marrë vesh kjo qendër fatkeqësisht është mbyllur); u vu në zbatim për herë të parë ligji për Policinë e Shtetit, e një sërë arritjesh të tjera të cilat më pas u konsoliduan nga kolegë të tjerë që më zëvendësuan mua. Sa u përket disa prej operacioneve më të suksesshme, më vjen ndër mend arrestimi i Daut Kadriaovskit, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, ndalimi i grupit "Kokaina", arrestimi i pjesës më të mirë të Bandës së Lushnjës, arrestimi i të dyshuarve për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit, e një mori kapjesh spektakolare të keqbërësve apo kriminelëve të rrezikshëm. Sa ndikim ka pasur politika në kohën kur ju keni qenë ministër Rendi? Përgjigja e kësaj pyetjeje kërkon një shtjellim më të hollësishëm, pasi është komplekse. Gjithsesi, mund të them se presionet apo intrigat a makinacionet politike kanë qenë të pranishme, por mesa duket këto janë pjesë e jetës së politikanit. Më kujtohet një shprehje e një sociologu të quajtur, Epler i cili thotë se: "Kush merret me politikë nuk fillon një karrierë të zakonshme; kush nuk është në gjendje të durojë armiqësitë, shpifjet cinike, nuk është për politikë…Edhe në politikë ajri bëhet gjithnjë e më i rrallë sa më lart të ngjitesh". Edhe unë i kam kaluar këto faza. Sigurisht që si përfaqësues i Partisë Socialiste unë do të zbatoja programin e partisë të cilën përfaqësoja dhe e cila më kishte përzgjedhur për të mbuluar këtë funksion. Në këtë kuptim, unë kam qenë i ndikuar nga politika për aq sa mund të konsiderohet influencim zbatimi i programit qeverisës. Në rastin e shoqërimit të kryeministrit aktual, Sali Berisha ka qenë një urdhër nga "lart" apo si? A mund të na e rikujtoni dhe zbardhni edhe një herë atë çështje? Kësaj çështjeje i ka dhënë një përgjigje shumë të qartë zëvendëskryeministri aktual, zoti Meta i cili në atë kohë ka qenë kryeministër dhe unë nuk dua të përsëris gjëra të stërthëna, pasi druaj se bëhem i mërzitshëm. Sot që i shihni me gjakftohtësi gjërat, a mund të ishte evituar ai shoqërim? Jeni penduar ndonjëherë për vendimet që keni marrë, qoftë si ministër i Brendshëm, qoftë si ministër i Mbrojtjes? Dëshiroj të nënvizoj faktin se gjatë punës time në të dyja funksionet që ju përmendni, por dhe në funksione të tjera që kam pasur më parë e më pas, unë jam përpjekur të punoj me përkushtim të plotë, me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Pastaj, sa mirë apo keq e kam bërë punën, këtë nuk e gjykoj dot unë. Janë bashkëpunëtorët e mi, qytetarët që kanë pasur të bëjnë me strukturat e rendit dhe institucionet e tjera me të cilat për shkak të funksionet kam qenë i detyruar të bashkëpunoj apo bashkërendoj punët. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 12:48 am | |
| Hasan Dajti: Unë i kam gatuar Berishës për ditëlindje |
» Dërguar më: 06/10/2009 - 09:47 | Artan HoxhaDritan Dajti ka qenë në shkollë me Argita Berishën... Liria është grua e mirë... Berishës i kam gatuar për ditëlindje dhe ai më ka quajtur njeriun e ditëlindjes, mua, babain e kryekriminelit”... Rrëfimi i babait të Dritan Dajtit dje në emisionin “Xhungël” ka qenë shokues për sa i përket miqësisë së tij me kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Ai ka treguar rreth marrëdhënieve të tij me familjen Berisha, por edhe për procesin gjyqësor të të birit. Cilat janë njohjet tuaja me familjen Berisha? Ç’është e vërteta, unë nuk gënjej. Tani ka qenë në shkollë me vajzën e Berishës. Nuk është se ata kanë shkuar mirë. Berisha ka një grua shumë të mirë si Liria. Me gjithë egërsinë e madhe politike, Lirisë nuk kanë arritur t’i thonë një gjysmë llafi. Unë kam folur me të. Kam respekt. Me gjithë këtë që pohoni, kryeministri i vendit, Berisha ka deklaruar se: “Dritan Dajti ishte një kërcënim i madh me rrjetet kriminale që drejtonte brenda dhe jashtë vendit. Ai përbënte një kërcënim permanent për rendin dhe sigurinë”... Për sa i përket deklarimit të Berishës, unë them se informacioni i tij është i gabuar. Po të shikojmë presidentët dhe kryeministrat në botë, nëse ata marrin informacione të gabuara, kërkojnë ndjesë. Por, unë Berishës, për shkak të marrëdhënieve që kemi pasur i kam bërë ditëlindjen, dhe kur u bë kryeministër i kam bërë dreka e darka, festime. Edhe në shtëpi unë i kam gatuar. Unë nuk besoj se kryeministri ynë, me gjithë respektin, si mjek do të vepronte në këtë mënyrë, që t’i çosh një njeri që është me gripin e derrit dhe ai të mos i jap ilaç, por ta vrasi. Dhe e dyta, unë mendoj që pak si mjek ai duhet të shohë shkakun pse ka ndodhur, se mjekësia ka një parim shumë pozitiv, që sheh shkakun së pari, pastaj e viziton, dhe në këtë kontekst unë besoj se Berisha ka marrë informacione të gabuara. Përveç kësaj, nuk besoj se Berisha, duke më njohur mua personalisht do të fliste ashtu. Edhe kur u bë ditëlindja e tij, ndër të tjera u tha njerëzve (për mua), ky është simboli i luleve dhe i ditëlindjes sime. Pra, të pranojë që babai i një kryekrimineli ndërkombëtar t’i bëjë ushqimin?! Cili është apeli juaj sot? Dua t’i drejtoj një pyetje Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në momentin që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese jep dorëheqjen dhe mbeten katër me katër, atëherë si zhvillohet gjyqi? Pavarësisht se unë i kam takuar ata, dhe policinë që është tek dera i kam takuar, dhe më mashtruan, madje edhe më caktuan avokatin që do merrja dhe personi dha dorëheqjen. Unë po shikoj një familjaritet të madh mes Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës Kushtetuese. Dhe, ajo që më bëri përshtypje ishte se Kujtim Puto erdhi tek unë dhe hëngri një drekë dhe do jepte firmën që të gjykohej, por sipas informacionit që kemi marrë ai ka votuar dhe të gjithë bashkë me të kanë votuar kundra. Ka mbetur vetëm “relatuesi”. Çfarë Presidenti mund të pyes unë dhe çfarë mund të vendosë në këtë vend tragjik? Alancues ka qenë Kristofer Peçi, dhe kam shumë respekt për të. I kisha çuar haber ta takoja, dhe ai më kishte çuar haber se nuk pi kafe, se thonë se mbaj anën tuaj. Mesa di unë, ai ka mbajtur një qëndrim jashtëzakonisht të drejtë. Dhe, unë them se ky vend ka nevojë për të tillë gjyqtarë, për arsye se pa asnjë ndërhyrje ka mbajtur një qëndrim të mirë. Dhe, unë po ta dija, do t’i thosha që të votonte kundra… Kur ishte në burg Dritani, cilat ishin përpjekjet tuaja për ta nxjerrë atë? Në këtë moment logjika të çon se këtu peshku ishte shumë i madh për ta dënuar Tanin. Edhe sikur të paguanim miliona lekë, nuk e nxirrnin Tanin. Duke i marrë paret nga Besnik Beqja ishin të pastra, kurse ne i kishim të pista. Dhe, Tani më kishte thënë edhe kur ishte në burg që, “babë mos paguaj asnjë lekë”. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 1:06 am | |
| Mero Baze
Kush nga kryeministrat e Tiranës ka bërë më shumë për Greqinë? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 1:27 am | |
| Edhe një mashtrim tjetër i Berishës
Nga Gary Q. Kokalari
Manipulimi i zgjedhjeve prej Sali Berishës është një kthim mbrapa në proceset demokratike të Shqipërisë. Por nuk duhet të ketë qenë befasi për çdokënd familjar me Berishën, sepse ky ishte sulmi i fundit i një radhe të gjatë të tillësh ndaj institucioneve demokratike. Siç raportuan vëzhguesit, zgjedhjet e fundit në Shqipëri nuk mundën të përmbushnin standardet ndërkombëtare dhe përgjegjësia për këtë është krejt mbi Berishën. Kjo sepse para zgjedhjeve ai kontrollonte të gjitha instrumentet që i jepnin atij aftësinë të mbante zgjedhje që do të arrinin standardet ndërkombëtare. Por mbajtja e zgjedhjeve të ndershme nga Berisha ishte një gjë më pak e rëndësishme sesa mbajtja e pushtetit dhe ndokush që ka shpresuar për zgjedhje të pastra, duhet të ketë qenë duke ëndërruar. Manipulimi i zgjedhjeve ishte një nga shumë manipulimet që Berisha ka kryer për të minuar demokracinë e re në Shqipëri. Nuk ishte abuzim më i paktë i Berishës përpjekja e tij flagrante për të frikësuar medien dhe mbytur fjalën e lirë. Me peshën e tij të rëndë të censurës ndaj medias dhe abuzimet me asetet e shtetit, Berisha qëllimisht shtrembëronte informacionin që mbërrinte te publiku, e kësisoj segmente të tëra të votuesve nuk qenë në gjendje të zgjidhnin me objektivitet. Pastaj erdhi zhgënjimi dramatik në lidhje me çështjen e martesave të homoseksualëve, ligji i parë të cilin Berisha u përpoq t’ua japë shqiptarëve. Një çështje si kjo ishte e sigurt se do të ishte jo-popullore në segmente të gjera të shoqërisë shqiptare, dhe kjo është saktësisht arsyeja pse Berisha priti deri pas zgjedhjeve për ta lëshuar këtë bombë. Kjo sepse ai e di që të fokusuarit në këtë çështje gjatë fushatës do t’i kushtonte zgjedhjet. Kjo duhej të ishte zbuluar, por nuk ndodhi, dhe ky përbën një mashtrim të madh, sepse një fakt material për qëllimet e Berishës iu fsheh qëllimisht zgjedhësve. Sigurisht që ne nuk mund të harrojmë që Berisha bllokoi përpjekjet e prokurorisë për të hetuar zyrtarë të lartë të qeverisë së tij, si Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha. Në vend të kësaj, duke përdorur manovra të sajuara për të ndihmuar Mediun të shmangë hetimet, Berisha e shpërbleu me një post ministri për Mjedisin. Berisha me shumë gëzim pagoi këtë çmim për të blerë heshtjen e Mediut për çështjen AEY dhe Gërdecin, ku familja e Berishës mund të jetë e përfshirë. Ky ishte një sulm i qartë nga Berisha, Mediu dhe Basha në parimet më të rëndësishme të sundimit të ligjit. Sigurisht që ne nuk mund të injorojmë pezmatimin e thellë që Ilir Meta dhe Dritan Prifti shkaktuan te mbështetësit e tyre në LSI. Sa prej ndjekësve të tyre do të kishin mbështetur këta maskarenj me votat e tyre, nëse do ta dinin që Meta synonte të bënte një marrëveshje me Berishën? Apo do të mbështesnin Metën ndjekësit e LSI, nëse do ta dinin se lideri i tyre do të ndihmonte krijimin e një qeverie që do të favorizonte martesat e homoseksualëve? Po për shpenzimet e jashtëzakonshme të Metës gjatë gjithë viteve, çfarë mund të thuhet? Nga vijnë gjithë këto pará? A mos binin ato nga qielli, si paratë që Fatmir Mediu përdori për orët e tij 20 mijë dollarëshe? Shqiptarët duhet të kujtojnë se Berisha mashtroi gjatë zgjedhjeve të 2005-ës, kur premtoi të ndjekë kriminelët e qeverisë së korruptuar të Nanos. Në vend të kësaj ai zëvendësoi një qeveri të korruptuar me një tjetër më të korruptuar. Populli shqiptar ishte viktimë e një mashtrimi masiv të kryer nga Enver Hoxha për mbi pesë dekada. Dhe për rreth dy dekada të tjera ka qenë subjekt i një tjetër mashtrimi të madh, shkaktuar nga prej dishepujve më të devotshëm të Hoxhës - Sali “Enver” Berisha Siç sugjeron personazhi i Peter Finch në filmin “Rrjeti” të vitit 1976, është koha që shqiptarët të ngrihen dhe të ulërijnë: “Nuk duroj më! Po çmendem! Nuk do të lejoj që kjo të ndodhë më!” Në këtë mënyrë ata duhet të thonë se kërkojnë pa mëdyshje zgjedhje të lira e të ndershme. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 1:32 am | |
| Skandali, qeveria: Nuk kemi harte per kufirin me Greqine » Dërguar më: 06/10/2009 - 09:42
http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=66703
Tedi Blushi
Harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston. Lajmi që thellon më tej skandalin, është bërë publik në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve të datës 25.09.2009, nga drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë, Miranda Zeka. "Gazeta Shqiptare" ka siguruar ekskluzivisht procesverbalin e mbajtur gjatë kësaj mbledhjeje, ku media nuk u thirr të ishte e pranishme. "Hartën do ta hartojmë pasi ta kemi miratuar. S'mund të hartojmë një hartë të pamiratuar më parë", - është shprehur ajo, pas insistimit të deputetëve të maxhorancës për t'u njohur me hartën e përcaktuar nga kjo marrëveshje. Gjatë diskutimeve, drejtoresha Juridike në Ministrinë e Jashtme, Ledia Hysi ka pohuar se pika 150 e kësaj marrëveshjeje "është e papërcaktuar. Ajo është pika treshe që do përcaktojë ndarjen e kufirit ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë. Jemi në kontakte me ekspertët italianë dhe në një kohë shumë të afërt do të fillojnë negociatat ndërmjet tri palëve negociuese për përcaktimin e pikës së fundit". Por, ndërkohë koordinatat e pikës 150 janë përcaktuar në këtë marrëveshje, ndryshe nga sa pretendon Hysi. Madje, janë vendosur me konsensusin e vetëm dy palëve, Shqipërisë dhe Greqisë, pa marrë kësisoj mendimin e Italisë. Faktet e reja që dalin në dritë nga goja e personave përgjegjës në hartimin e kësaj marrëveshjeje thellojnë më tej skandalin që fshihet në të, cenimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i është dhuruar Greqisë.
Tiranë, Datë 25.09.2009 Drejton mbledhjen: Ilir Rusmali – kryetar komisioni Rendi i ditës Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Marrin pjesë: Ilir Rusmali, Eduard Halimi, Viktor Gumi, Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Arenca Trashani, Nasip Naço, Gent Strazimiri, Paulina Hoti, Ylli Lama, Astrit Bushati. Mungojnë: Deputetët e opozitës Të ftuar: 1. Ledia Hysi – drejtore Juridike në Ministrinë e Jashtme. 2. Miranda Zeka – drejtore e Institutit Gjeografik. 3. Valeri Veriga – specialist në Ministrinë e Mbrojtjes. HAPET MBLEDHJA ILIR RUSMALI – Fillojmë shqyrtimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Ka ardhur nga Ministria e Jashtme zonja Ledia Hysi, drejtore Juridike në këtë ministri, zoti Valeri Veriga, specialist në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë dhe drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Greqinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. U urojmë mirëseardhjen! Kush nga ju paraprakisht do të prezantojë projektligjin? LEDIA HYSI – Që nga viti 2001 Shqipëria është palë e konventës së OKB-së për të drejtën e detit. Një nga detyrimet e kësaj konvente, e njohur tashmë botërisht, është: "Vendet që lagen nga i njëjti det duhet të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe". Kjo për përcaktimin e detit territorial, zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental. Mënyra se si bëhet përcaktimi i kufirit detar, i shelfit kontinental dhe sistemet e matjes, janë të gjitha të përcaktuara në konventë. Bazuar në këtë dhe në faktin që në vitin 1997 ne kemi përfunduar një marrëveshje për ndarjen e shelfit kontinental me Italinë, ngelen dy vendet e tjera fqinje që lagen nga i njëjti det, Greqia në jug nga deti Jon dhe Mali i Zi në veri nga deti Adriatik. Prej dy vjetësh kanë nisur negociatat me ekspertët grekë dhe është ngritur një grup pune me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Mjedisit, Transportit, Drejtësisë, pra të të gjitha institucioneve shtetërore. Në fund të fundit, aktiviteti në det, si dhe aktiviteti në tokë ka të bëjë me juridiksionin territorial dhe pak a shumë të gjitha institucionet janë të përfshira. Kuptohet që rolin kryesor e ka luajtur Instituti i Gjeografisë Ushtarake, që ka qenë institucioni që ka përgatitur hartat dhe koordinatat përkatëse. Negociatat kanë vazhduar pothuajse për dy vjet, ndërkohë që në preambulë të marrëveshjes, të tëra referencat i bëhen Konventës së Montegobeit, ku janë palë të dyja vendet. Ndërkohë që si përcaktim i kufirit është përcaktuar vija mediane, që do të thotë vija që ka të njëjtën baraslargësi nga të dy brigjet. Mënyra e përcaktimit të të dy vijave në breg është gjithashtu, e përcaktuar në konventë. Ne kemi përdorur metodën e kombinuar të vijës bazë dhe të vijës normale. Gjithsej, kemi përcaktuar me vijë bazë të drejtë tri gjire greke dhe pesë gjire shqiptare, të cilat janë mbyllur, ndërkohë që pjesa tjetër ka pasur vijën bazë normale ku është tërheqja e detit më e madhe. Në bazë të këtij përcaktimi janë caktuar 150 koordinata që ndajnë kufirin shqiptar dhe kufirin grek në det. Kjo, në bazë të përfshirjes së largësisë, duke nisur që nga deti territorial deri te shelfi kontinental. Kuptohet që negocimet dhe diskutimet kanë qenë të shumta. Dihet që në OKB kemi deklaruar, siç e parashikon edhe konventa, që deti territorial nuk mund të shkojë më shumë sesa 12 milje, ndërkohë që Greqia e ka të përcaktuar 6 milje. Për shkak të afërsisë që kemi ne me Greqinë është bërë përcaktimi i të tëra zonave, si i detit territorial, i zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental. Koordinatat janë përcaktuar sipas sistemit gjeodezik WG 84, që është një sistem i njohur botërisht, dhe përputhen pothuajse pak a shumë edhe me hartat që ne kemi përcaktuar shelfin kontinental me Italinë. E papërcaktuar mbetet vetëm pika e fundit mes pikës 150, e cila është pika treshe që do përcaktojë ndarjen e kufirit ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë. E përmenda që kemi nënshkruar një marrëveshje me Italinë për ndarjen e shelfit kontinental. Greqia ka nënshkruar me Italinë, kështu që jemi në kontakte me ekspertët italianë dhe në një kohë shumë të afërt do të fillojnë negociatat ndërmjet tri palëve negociuese për përcaktimin e pikës së fundit. Kuptohet që marrëveshja, përveç referimet e parimet e Konventës së Montegobeit për të drejtën e detit, ka përcaktuar dhe ka bërë parashikime për gjithçka, ndarjen e pasurive ujore e nënujore, mineraleve, ngritjen e platformave për shfrytëzimin e gazit apo naftës në det, dhe gjithçka tjetër. Thjesht zbatohen parimet e përgjithshme të konventës. Për negocimin e kësaj marrëveshje i jemi referuar, pothuajse, praktikës së të gjitha vendeve që kanë marrëveshje për ndarjen e shelfit apo të detit territorial. ILIR RUSMALI – Faleminderit zonja Hysi! Ndonjë nga kolegët do të shtojë ndonjë gjë, apo t'i drejtohem komisionit? Nuk keni për të shtuar në prezantim. Anëtarët e komisionit kanë pyetje? Zoti Sula, po keni fjalën. DASHNOR SULA – Faleminderit zoti kryetar! Sigurisht, kjo marrëveshje që po diskutojmë sot është tepër e rëndësishme. Unë doja t'u shtroja dy pyetje specialistëve përkatës. Pyetja e parë do të konsistonte, duke pasur dhe njohuritë e mia të pakta në këtë fushë, doja të dija, për shkak të zhurmës së madhe që është bërë nga opozita dhe nga grupet e tjera të interesit, ne kemi pasur një vijë bregdetare, apo një kufi të ndarë me shtetin grek të mëparshëm? Dua të di a ka ndryshim nga kufiri i mëparshëm i përcaktuar sipas koordinatave në marrëveshjet e mëparshme që kemi pasur me shtetin grek, apo nuk ka ndryshime? Ndryshimet, në favor të kujt pale janë? Së dyti, nuk kam të qartë, për sa i përket shfrytëzimit të hapësirave territoriale, bëhet fjalë për pasuritë nëntokësore të ujërave të këtyre hapësirave, që thuhet këtu në tekstin e kësaj marrëveshje, e kam fjalën për investime të cilat mund të jenë bërë nga palët, qoftë nga pala shqiptare, qoftë nga pala greke. Këtu, në relacionin përkatës thuhet se ato investime të bëra do të kompensohen. Kjo do të thotë se do të prishen kontratat mes subjekteve të caktuara, të cilat po shfrytëzojnë pjesët e ujërave territoriale? Së fundi, thuhet që për pasuritë e shfrytëzuara pas këshillimit të mbajtësit të licencave të sipërpërmendura do të arrihet një marrëveshje për kompensimin financiar në përputhje me vijën ndarëse. Nga ku do nisemi që do të kemi një kompensim dhe në ç'sasi të vlerës? Ky është aspekti i pyetjes. ILIR RUSMALI – Faleminderit zoti Sula! Atëherë fjalën e keni ju zonja Hysi. LEDIA HYSI – Faleminderit! Për sa i përket pyetjes së parë dhe zhurmës që është bërë në media, dua të vë në dijeni që asnjëherë kufiri detar me Greqinë nuk ka qenë i përcaktuar. Dihet që kufijtë tokësorë janë përcaktuar me protokollet e Firences të vitit 1914, të qershorit dhe të dhjetorit, por kufijtë detarë kanë qenë gjithmonë të papërcaktuar. Media, atëherë i është referuar një dekreti të vitit 1979, i cili përcaktonte si det territorial të Republikës së Shqipërisë 12 milje. Kuptohet, kjo ka qenë përpara se Konventa e Motegobeit të hynte në fuqi. Me hyrjen në fuqi të Konventës së Montegobeit, përsëri vija territoriale ka qenë e përcaktuar jo më shumë se 12 milje, pra ne ngeleshim te 12 milje, po të padeklaruar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë që, prandaj e përmenda edhe më përpara, mund ta kemi 12 milje edhe me Italinë. Por, me Greqinë në kanalin e Korfuzit është hapësira shumë e vogël, shkon 8 milje nga njëri breg në bregun tjetër. Në zbatim të parimeve të konventës do jetë 4 milje, nëse e ndajmë gjysmë për gjysmë. Kjo gjithmonë ka qenë një praktikë e zbatuar, dihej se anijet shqiptare do të kalonin brenda katër miljeve, për shembull, pa u futur në shifra se mund të jenë me presje dhjetore, pa u futur nga gjiri i Sarandës dhe nga pala tjetër deri te 4 milje nga gjiri i Korfuzit. Por, kjo e pashkruar, pra jo ligjërisht e pranuar, ngaqë ka qenë një nga parimet e përgjithshme. Dihet që parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, edhe pse të pashkruara, janë të zbatueshme, ka qenë e zbatuar si praktikë nga të dyja shtetet. Kjo është hera e parë që përcaktohet kufiri detar ndërmjet dy vendeve tona. Për sa i përket pyetjes së dytë, mënyrës së shfrytëzimit, për momentin nuk ka asnjë lloj kompanie që shfrytëzon detin territorial, qoftë nga njëra anë, qoftë nga ana tjetër. Këto janë parime të përgjithshme nëse fillon shfrytëzimi, sepse kuptohet, deri në momentin e hyrjes në fuqi mund të mendohet që ndonjë kompani të bëjë kërkime apo shfrytëzime në nëndet. Vet konventa e parashikon mënyrën se si bëhen kompensimet, për shembull, nëse shfrytëzimi i pasurisë nëntokësore bëhet në territorin e një vendi, por burimin kjo pasuri e ka në territorin e vendit tjetër, atëherë duhet që para se të shfrytëzohet kjo pasuri të merret një miratim paraprak ose një licence nga vendi tjetër. Parashikimi i kompensimit bëhet pikërisht në bazë të këtij parimi, domethënë sa është shfrytëzuar, sa janë të ardhurat nga shfrytëzimi dhe kuptohet më e rëndësishme, që është pika bazë, është pyetja, burimi a është në anën tjetër të territorit, apo nuk është në anën tjetër të territorit? Gjithsesi, konventa kur është krijuar, përveçse ka një gjykatë për të drejtën e detit, ka krijuar dhe Autoritetin e Fondit të Detit, që është një komision pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili përcakton pikërisht mënyrën se si funksionon shfrytëzimi i pasurive detare dhe nëntokësore. Kështu që, gjithmonë, në rast se çështjet nuk zgjidhen në mirëkuptim ndërmjet palëve, ka autoritete ndërkombëtare të pranuara nga konventa, të cilave mund t'u referohemi. ILIR RUSMALI – Ju iu përgjigjët dhe pyetjes së tretë, investime ekzistuese nuk ka dhe nuk ka as kompensime mbi to. LEDIA HYSI – Për momentin. ILIR RUSMALI – Faleminderit! Pyetje të tjera nga kolegët? EDUART HALIMI – Në nenin 6 të marrëveshjes keni përcaktuar si organ kompetent të zgjedhjes së mosmarrëveshjeve, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kujt gjykate i referohet konkretisht dhe nëse ne kemi aderuar, jemi pjesë në konventën për të njohur juridiksionin e kësaj gjykate, se te Gjykata e Brukselit nuk jemi, ndoshta për këtë duhet specifikuar...? ILIR RUSMALI – Faleminderit zoti Halimi! Kush do të përgjigjet për këtë pyetje? LEDIA HYSI – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një gjykatë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe në momentin që ne jemi bërë palë në kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kemi miratuar edhe statusin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që do të thotë se automatikisht jemi palë në këtë gjykatë. E përmenda që ka dhe një gjykatë të veçantë për të drejtën e detit, ku palët mund të drejtohen. Por, praktika për referencë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë bëhet gjithmonë për të gjitha vendet që janë palë të OKB-së dhe gjithmonë në të tëra nenet, që nga preambula deri te hyrja në fuqi e marrëveshjes, i referohemi Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit. Gjykatat e tjera pastaj, kanë juridiksion tjetër, po kjo është ajo që palët kanë marrë përsipër që të drejtohen në rast se nuk zgjidhen konfliktet në rrugë paqësore. ILIR RUSMALI – Faleminderit! Po, zoti Sula, pyetja e fundit. DASHNOR SULA – Një pyetje të fundit do të kisha për përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes, sepse e shpjeguat edhe ju zoti kryetar, që i ka më të qarta koordinatat. Pyetja ime do të ishte, meqë është hartuar një marrëveshje dhe natyrisht që është kryer një volum i madh pune, a ka përfunduar hartimi i një harte konkrete? Ne këtu nuk e kemi, por atje ku ekziston, në Ministri të Mbrojtjes, a keni përpiluar një hartë konkrete? ILIR RUSMALI – Janë hedhur në hartë koordinatat? DASHNOR SULA – Që të jemi të qartë, se ky është kufiri dhe këto koordinata janë hedhur në hartë. ILIR RUSMALI – Faleminderit zoti Sula! Ju e paskeni hartën me vete. MIRANDA ZEKA – Atëherë, unë duhet t'ju informoj se gjatë kohës që kemi punuar si grup pune kemi pasur shumë diskutime, të cilat i kemi hedhur vazhdimisht nëpër harta. Kështu që nuk është një hartë, por janë disa që tregojnë se si ka qenë ecuria e diskutimeve, derisa kemi arritur në një hartë përfundimtare, e cila është këtu në sallë. Kemi pasur shumë probleme, të cilat i kemi zgjidhur diskutim pas diskutimi. LEDIA HYSI – Nuk e di, nëse mund të shtoj diçka. Neni 2 i marrëveshjes parashikon koordinatat që i përmendëm, dhe janë 150 të tilla. Marrëveshjes nuk i bashkëlidhet harta, po t'u referohemi të gjitha marrëveshjeve dypalëshe që kanë vendet, se kjo marrëveshje depozitohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara mbas ratifikimit nga të dyja vendet. Marrëveshja asnjëherë nuk ka hartën bashkëlidhur. Përse? Sepse, sistemet gjeodezike të hartave mund t'i ketë një vend të ndryshme nga vendi tjetër, por përcaktimi në marrëveshje i sistemit gjeodezik si dhe i koordinatave, bën që çdo njeri që është i interesuar, në programin përkatës kompjuterik vë koordinatat dhe automatikisht i del harta. Për sa kohë koordinatat janë të përcaktuara në marrëveshje, do të thotë që të dyja palët kanë rënë dakord, do të thotë që kjo është harta, edhe pse nuk është hartë fizike bashkëlidhur marrëveshjes. ILIR RUSMALI –A mund të na e shpjegoni, çfarë është sistemi gjeodezik? Dhe, në krahasim me sistemet e tjera, është më i mirë apo më i keq? MIRANDA ZEKA – Sistemi gjeodezik ka të bëjë me bazën matematike të hartës, ku futet edhe projeksioni. Në bazë të projeksioneve që përdoren, projeksionet lidhen me shformimet që mund të ketë harta, disa ruajnë sipërfaqet, disa ruajnë këndet. Domethënë, në bazë të projeksionit dhe lipsoidit të përdorur, hartat, pavarësisht se mund të paraqesin të njëjtën sipërfaqe, kanë figurime të ndryshme. Sistemi shtetëror i koordinatave në Shqipëri është sistemi i vitit `42, i cili ka të bëjë me sistemin lindor. Ndërsa sistemi WG 84 është sistem botëror dhe sa herë që ka diskutime mes shtetesh, punohet pikërisht me këtë sistem, në mënyrë që baza matematike të jetë e njëjtë dhe të kesh mundësi t'u referohesh atyre që diskutohen. Nëse nuk do të jetë bazë e njëjtë matematike, nuk mund të negociohet dhe nuk mund të thuhet që është bërë punë e saktë, në qoftë se gjithsekush do të përdorë sistemin shtetëror të koordinatave, flas midis shteteve. Në qoftë se Greqia ka një sistem dhe ne kemi një tjetër, nuk mund të punohet, prandaj kemi zgjedhur sistemin botëror të koordinatave. ILIR RUSMALI – Faleminderit zonja drejtoreshë! A ka diskutime? Po, zonja Hoti. PAULINA HOTI – Desha të di, ky sistemi gjeodezik është i njëjtë për Shqipërinë dhe për Greqinë, duke iu referuar marrëveshjes, atëherë, nëse është i njëjtë, përse nuk kemi një hartë të përbashkët? E kuptova që nuk mund t'i bashkëngjitet konventës dhe marrëveshjes, sepse dërgohet në OKB dhe në vende të tjera mund të ndryshojë, por ne flasim për një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe kemi një sistem të përbashkët. Qoftë për miratimin mes të dyja shteteve palë të kësaj marrëveshjeje, a nuk mund të kemi një hartë të përbashkët që mund të mos depozitohet në OKB, por të paktën ne të miratojmë një hartë sot. Nesër mund të ndryshojë sistemi gjeodezik, mund të ndryshojë edhe harta. Po ne kemi një hartë të përbashkët, në momentin që ndryshon sistemi gjeodezik ndryshon edhe harta dhe do një miratim të dytë, apo jo? ILIR RUSMALI – Faleminderit zonja Hoti! Të përgjigjet zonja Zeka. MIRANDA ZEKA – Harta që kemi përdorur është hartë e përbashkët dhe e miratuar nga të dy palët, ajo do të jetë dhe nuk kemi përse të përdorim sisteme të ndryshme. Kemi zgjedhur pikërisht sistemin botëror, që të jetë i përbashkët. VIKTOR GUMI – Shqetësimin e zonjës Paulina e shikoj në këtë këndvështrim, pavarësisht se si është praktika ndërkombëtare në OKB, depozitohet apo jo harta, në Kuvendin e Shqipërisë një dokument zyrtar me hartë bashkëlidhur kësaj marrëveshje duhet të ekzistojë, përndryshe s'mund të miratosh koordinatë. ILIR RUSMALI – Siç na treguat librin, unë do t'ju lutesha të na tregonit hartën, faqen e librit, e para. E dyta, besoj se jemi të gjithë dakord, neni që bën fjalë për koordinata i referohet pikave precize. Pika, e dini ju se ç`është, nuk po e them unë. Në qoftë se do të marrim dhe do të përdorim shkallë zvogëlimi në një hartë dhe harta punon me shkallë zvogëlimi, pika nuk është më pikë. Pika në hartë është një kilometër, do të thotë në qoftë se ne duam saktësinë e dokumentit, na duhet koordinata, në qoftë se duam të kemi pamje vizive, na duhet harta. Harta nuk mund të jetë kurrë më shumë e rëndësishme sesa koordinata, dhe harta nuk e zëvendëson dot koordinatën. Për nevojën që kanë anëtarët e komisionit, mund të na e tregoni, ta shohim vizualisht hartën, e keni apo jo? ( Debat në sallë) LEDIA HYSI – Nuk e di në qoftë se mund të shtoj edhe diçka tjetër, thjesht për saktësi? Ju përmendët se në qoftë se ndryshon sistemi gjeodezik, ndryshon dhe harta. Nuk ndryshon harta, se i bie që të dyja palët të kenë të njëjtin sistem dhe koordinatat janë të njëjta, vetëm ndryshon paraqitja, por si hartë dhe si largësi mbeten të gjitha njësoj. Mënyra se si procedohet, koordinatat e futura në sistem nxjerrin hartën. ILIR RUSMALI – Hartën, që ne do të varim te zyra e komisionit, do ta prodhoni pasi të hyjë në fuqi ky ligji? MIRANDA ZEKA – Sigurisht. Do ta hartojmë pasi ta kemi miratuar. S'mund të hartojmë një hartë të pamiratuar më parë. DASHNOR SULA – Ne kërkuam hartën e asaj çka po diskutoni ju, që pasi ta shohim, ta miratojmë. Hartën e kufirit detar që përcakton marrëveshjen me Greqinë. Kaq kërkuam. Nuk kërkuam hartën e Shqipërisë. ILIR RUSMALI – Zoti Sula, harta e kufirit detar është ai libri i madh atje. DASHNOR SULA – Po mos të thonë që do ta sjellin pasi të miratohet. ILIR RUSMALI – Iu referua pyetjes time, dhe pyetja ime nuk kishte lidhje me atë librin, kishte lidhje me diçka tjetër. Diskutime nga kolegët? Po, zoti Strazimiri. GENT STRAZIMIRI – Më shumë se diskutim, unë do të doja të falënderoja të gjithë specialistët, këta që janë prezent dhe ata që nuk janë prezent, që kanë marrë pjesë në këtë punë kaq të gjatë, të vështirë dhe delikate të përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, dhe natyrisht, t'i përgëzoja për faktin që, siç e pamë të gjithë si me koordinata dhe nga pamja vizuale, asnjë m2 apo asnjë gram ujë që i përket Shqipërisë nuk është falur, as nuk është shitur, as nuk është shpërdoruar. Besoj se të gjithë kolegët janë dakord. Ju faleminderit dhe një herë për pjesëmarrjen! ILIR RUSMALI – Faleminderit zoti Strazimiri! Meqenëse nuk ka diskutime të tjera, atëherë miratojmë në parim projektligjin. Kalojmë te shqyrtimi nen për nen i projektligjit. NENI 1. Ka pyetje? Diskutime? Nuk ka. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Miratohet. NENI 2. Ka pyetje? Diskutime? Nuk ka. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Miratohet. Atëherë, e hedhim në votim në tërësi projektligjin. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Miratohet edhe në tërësi projektligji. Falënderoj përfaqësuesit e ekzekutivit që ishin sot me ne! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 1:33 am | |
| Moisiu: Të marrë fund vjedhja e votës, të hapen kutitë e votimit
Berat- I ndodhur ditën e djeshme në qytetin muze për promovimin e vëllimit të librave të tij “Kujtimet e një presidenti”, ish-presidenti, Alfred Moisiu, i është përgjigjur edhe int... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 1:33 am | |
| 190 rekomandime të OSBE/ODIHR
Kam studiuar me vëmendje të gjitha raportet e OSBE/ODIHR të periudhës 2001-2009, ku bëhet fjalë për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare dhe të qeverisjes vendore në vendin tonë. ... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 1:33 am | |
| Hipokrizia që na mban larg BE
Presidenti i Çekisë, Václav Klaus, ishte në Tiranë e tha troç se, miratimi i Traktatit të Lisbonës nga irlandezët nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE me vende të Ballkanit Perëndimor.... | |
| | | kastriot_mehmeti Fillestar/e
Numri i postimeve : 24 Age : 35 Vendi : Ferizaj Profesioni/Hobi : --- Registration date : 01/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 3:34 am | |
| Me faktin qe shum udheheqes te UCK-s gjat viteve 98-99 ishin marr ne pytetje ne shqiperi nga UDB-ja me urdher te zotit Sali Berisha, dhe te refuzimit zyrtar te tij per bashkim te trojeve shqiptare Aj eshte Trathetari me i madh i shqiperis. me vjen keq te them se ka pas shum luftetar te liris per kombit shqipetar, por shum nga ta po vepronje me, me duket se jan lodh nga padrejtsit dhe jan dorzuar. Ne jemi shqiptar dikush nuk dorzohet lehte, por ne nuk dorzohemi KURR pse nuk del nje dor ne emer te popullit, e cila do udheheqte nje politik te denje per kombin shqiptar dhe etnik drejt bashkimit kombetar duke i ndeshkuar keta stervil qe po manipulojn me popull per perfitime personale. Evropa i don keto njerez, poashtu e donte shum Esat Pashe Toptanin | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 4:05 am | |
| Une kam pase te drejte ne parashikimet e mija. Dritan Dajti eshte mik familjar i Berishes. https://www.youtube.com/watch?v=-FViTjSZTek Hasan Dajti: Unë i kam gatuar Berishës për ditëlindje |
» | Artan HoxhaDritan Dajti ka qenë në shkollë me Argita Berishën... Liria është grua e mirë... Berishës i kam gatuar për ditëlindje dhe ai më ka quajtur njeriun e ditëlindjes, mua, babain e kryekriminelit”... Rrëfimi i babait të Dritan Dajtit dje në emisionin “Xhungël” ka qenë shokues për sa i përket miqësisë së tij me kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Ai ka treguar rreth marrëdhënieve të tij me familjen Berisha, por edhe për procesin gjyqësor të të birit. Cilat janë njohjet tuaja me familjen Berisha? Ç’është e vërteta, unë nuk gënjej. Tani ka qenë në shkollë me vajzën e Berishës. Nuk është se ata kanë shkuar mirë. Berisha ka një grua shumë të mirë si Liria. Me gjithë egërsinë e madhe politike, Lirisë nuk kanë arritur t’i thonë një gjysmë llafi. Unë kam folur me të. Kam respekt. Me gjithë këtë që pohoni, kryeministri i vendit, Berisha ka deklaruar se: “Dritan Dajti ishte një kërcënim i madh me rrjetet kriminale që drejtonte brenda dhe jashtë vendit. Ai përbënte një kërcënim permanent për rendin dhe sigurinë”... Për sa i përket deklarimit të Berishës, unë them se informacioni i tij është i gabuar. Po të shikojmë presidentët dhe kryeministrat në botë, nëse ata marrin informacione të gabuara, kërkojnë ndjesë. Por, unë Berishës, për shkak të marrëdhënieve që kemi pasur i kam bërë ditëlindjen, dhe kur u bë kryeministër i kam bërë dreka e darka, festime. Edhe në shtëpi unë i kam gatuar. Unë nuk besoj se kryeministri ynë, me gjithë respektin, si mjek do të vepronte në këtë mënyrë, që t’i çosh një njeri që është me gripin e derrit dhe ai të mos i jap ilaç, por ta vrasi. Dhe e dyta, unë mendoj që pak si mjek ai duhet të shohë shkakun pse ka ndodhur, se mjekësia ka një parim shumë pozitiv, që sheh shkakun së pari, pastaj e viziton, dhe në këtë kontekst unë besoj se Berisha ka marrë informacione të gabuara. Përveç kësaj, nuk besoj se Berisha, duke më njohur mua personalisht do të fliste ashtu. Edhe kur u bë ditëlindja e tij, ndër të tjera u tha njerëzve (për mua), ky është simboli i luleve dhe i ditëlindjes sime. Pra, të pranojë që babai i një kryekrimineli ndërkombëtar t’i bëjë ushqimin?! Cili është apeli juaj sot? Dua t’i drejtoj një pyetje Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në momentin që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese jep dorëheqjen dhe mbeten katër me katër, atëherë si zhvillohet gjyqi? Pavarësisht se unë i kam takuar ata, dhe policinë që është tek dera i kam takuar, dhe më mashtruan, madje edhe më caktuan avokatin që do merrja dhe personi dha dorëheqjen. Unë po shikoj një familjaritet të madh mes Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës Kushtetuese. Dhe, ajo që më bëri përshtypje ishte se Kujtim Puto erdhi tek unë dhe hëngri një drekë dhe do jepte firmën që të gjykohej, por sipas informacionit që kemi marrë ai ka votuar dhe të gjithë bashkë me të kanë votuar kundra. Ka mbetur vetëm “relatuesi”. Çfarë Presidenti mund të pyes unë dhe çfarë mund të vendosë në këtë vend tragjik? Alancues ka qenë Kristofer Peçi, dhe kam shumë respekt për të. I kisha çuar haber ta takoja, dhe ai më kishte çuar haber se nuk pi kafe, se thonë se mbaj anën tuaj. Mesa di unë, ai ka mbajtur një qëndrim jashtëzakonisht të drejtë. Dhe, unë them se ky vend ka nevojë për të tillë gjyqtarë, për arsye se pa asnjë ndërhyrje ka mbajtur një qëndrim të mirë. Dhe, unë po ta dija, do t’i thosha që të votonte kundra… Kur ishte në burg Dritani, cilat ishin përpjekjet tuaja për ta nxjerrë atë? Në këtë moment logjika të çon se këtu peshku ishte shumë i madh për ta dënuar Tanin. Edhe sikur të paguanim miliona lekë, nuk e nxirrnin Tanin. Duke i marrë paret nga Besnik Beqja ishin të pastra, kurse ne i kishim të pista. Dhe, Tani më kishte thënë edhe kur ishte në burg që, “babë mos paguaj asnjë lekë”. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 9:02 am | |
| Ministri Sali Berisha duar trokitet ne parlament Kosoves, Fatmir Limaj, Ramush Hajredinaj ju ben selam juve komandanteve , ushtareve te bllaces dhe patrioteve te internetit mbylleni. Kosova, në këmbë, duke pritur liderin e kombit, Sali Berisha06-10-2009 / Gani Tërshnjaku Shteti më i ri i Ballkanit është gdhirë me billborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha. Ideja e tij për bashkimin dhe integrimin kombëtar i ka trazuar ndjenjat e të gjithë shqiptarëve të Kosovës, por edhe në trevat jashtë saj, duke e klasifikuar vizitën e tij në Kosovë si ngjarjen më të rëndësishme për etninë shqiptare në rajon Rrugët e Kosovës, e në veçanti ato të Prishtinës sot janë stolisur me bilborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin “Mirëserdhe Sali Berisha”. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës i kanë rezervuar një pritje madhështore kryeministrit Berisha, i cili sot do të arrijë në Kosovë. Berisha këtë herë pritet me një interesim shumë të madh dhe të veçantë nga qytetarët e Kosovës. Ai shihet si lider i të gjithë shqiptarëve këndej dhe andej kufirit, për faktin se që prej kohësh ka përmendur idenë e bashkimit dhe integrimit kombëtar, konkretisht ka realizuar projektin e integrimit dhe bashkimit të kombit atë të rrugës Kosovë (Morinë) – Durrës, ka bërë shumë përpjekje duke lobuar ndërkombëtarisht për pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucionalë të Kosovës, nga Presidenti dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDD), Behgjet Pacolli (AKR) etj. Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që me një ceremoni të veçantë ta nderojë kryeministrin Berisha me titullin “Doktor Honoris Causa”. Mijëra studentë në Prishtinë pritet t’i urojnë mirëseardhjen Berishës dhe për këtë rektorati i universitetit ka vendosur që mësimi ditën e martë të zhvillohet nga ora 8 deri ora 20. Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me “Doctor Honoris Causa” të UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish-Presidenti Bill Clinton apo politikani William Kerr, austriakët Michael Weninger e Wolfgang Benedeck, ministri aktual i Francës Bernard Kouschner si dhe bashkëkombasit tanë Ismail Kadare e Bamir Topi. Ndërsa mijëra qytetarë të tjerë pritet ta përshëndesin liderin Berishën në rrugët e Kosovës. Qyteti i Lidhjes Shqiptare ku më 1878 Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe të gjithë shqiptarët u bashkuan për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të jetësuar bashkimin e trojeve të tyre, qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpallë kryeministrin Sali Berisha “Qytetar Nderi i Prizrenit”. Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj. Këtë herë Sali Berisha vjen në Kosovë si kryeministër i një vendi me imazh të ri, i Shqipërisë evropiane, e cila është anëtare e NATO-së, i Shqipërisë e cila është shtet aplikant për t’u anëtarësuar në BE, dhe së fundmi, i Shqipërisë si një shtet që është faktor kyç i stabilitetit në rajon - fakte këto shumë domethënëse për të ardhmen e Kosovës, dhe shqiptarëve në përgjithësi. I nderuar që flas para burrave dhe grave që çuan në galerat e historisë, tanket e pushtuesve06-10-2009 06:34 / Gazeta 55 Fjala e Kryeministrit Sali Berisha ne Kuvendin e Kosovës “I nderuar Zoti President i Republikës së Kosovës, I nderu... Berisha: Shqipëria dhe Kosova, të bashkuara në Evropën e Bashkuar06-10-2009 06:32 / Gazeta 55 Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit Thaçi, pas takimit mes tyre - Kryeministri Thaçi: Sot, Kosova pret arkitektin e ndryshimeve në Shqip&eum...
- Lexoni lajmin e plote
- Komentoni
Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë 6 marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh06-10-2009 03:35 / Gazeta 55 Shqipëria dhe Kosova nënshkruan të sot në mesditë gjashtë marrëveshje të rëndësishme, të karakterit politik dhe ekono... | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 9:10 am | |
| Sejdiu i jep Berishës “Medaljen e Artë të Lirisë” Për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për çështjen shqiptare e në veçanti për Kosovën e pavarur e demokratike, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi të martën kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha me “Medaljen e Artë të Lirisë”, të cilën vetë Berisha e konsideroi si nderimin më të madh që i bëhet atij.Kryeministri Berisha e pranoi këtë medalje pas një fjalimi që mbajti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne. Ai tha se “Medalja e lirisë” përbënë një akt krenarie, për të gjithë kontributin që qytetarët e Kosovës kanë dhënë për lirinë e kombit, për lirinë e rajonit dhe më gjerë. lexo me teper » Kryeministri Berisha zbret në Prishtinë:”Vij me kënaqësi”Kryeministri Berisha ka mbërritur sot paradite në aeroportin e Prishtinës, për të nisur vizitën e tij të parë zyrtare pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. I shoqëruar dhe nga bashkëshortja zonja Liri Berisha, delegacioni zyrtar shqiptar është pritur në aeroport nga zv kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci dhe ambasadori shqiptar Islam Lauka. “Në Kosovë vij me kënaqësinë më të madhe”- ka deklaruar kryeministri menjëherë sapo ka zbritur në aeroport- “Kemi mbështetur dhe mbështesim pavarësinë e Kosovës, sikundër qëndrojmë fuqishëm për garantimin e të drejtave dhe lirive të serbëve dhe minoriteteve të tjera si kusht për paqen dhe stabilitetin”. lexo me teper » Bashkimi kombëtar ka nisurTjerat jan pallavera kuqaloshesh,qe gatuen nga nentoka e ishe mbeturinave sigurimsave famekeqe enverian,dhe me ane te zgareve tyne zana te humbun te llomit tyne, mundohen te percajen kete komeb te shume vuajtun. perpos shpifjesh sju ka mbete tjeter . ky ashet realiteti soteshem, krejte mediat shqipetare deklarojen per viziten e Kryeministrit Sali Berisha qe i bene Kosoves dhe per pritjen madheshtore qe ia bejen vellezenit e tije liderit gjithe Kombetar. Ruset, serbet greket, kuba ,korea dhe enverizmi jan ne halle per demokracin e shqyptareve! POPULLI SHQYPTAR A NGOP ME PALLAVERAT KUQALOSHE. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 10:09 am | |
|
SHqiptarë, mos rri po duku SHqiptarë!
SHOQATA ATDHETARE PËR IDENTITET DHE BASHKIM KOMBËTAR
,,SHAIBK“ Prishtinë Evropë -me 7.10.2009
|
Në vend të reagimit
A u “vra” Azem Bejta edhe një herë?
Është turp dhe jo vetëm turp, por është edhe e pa drejtë, bile bile kjo padrejtësi është në dëm të gjithë llapjanëve, sepse edhe vetë banorët e Kërpimehut ditë më parë kanë reaguar për një gjë që e tronditi gjithë opinionin mbarëkombëtar, sepse pas 67 vjetëve i heqet emri i patriotit, atdhetarit, trimit dhe legjendës së kombit, Azem Bejtë Galica nga Shkolla Fillore e Kërpimehut. Si mund të ketëe ndodhur një gjë e tillë, kur dihet se Azem Bejtë Galica është i pa shoq ndër shqiptarët. Ai i luftoi tre okupatorë, Serbinë e parë (1912-1915), mbretërinë austro-hungareze (1915-1918) dhe mbretërinë serbo-kroato-sllovene (1918-1924). Në vitin 1924 Azem Bejta ka rënë heroikisht në fushën e betejës kundër ushtrisë okupatore. Duke i parë këto vlera të burrit, trimit të madh e legjendës kombëtare, në vitin 1942 Shkollës Fillore në Kërpimeh i vehet emri Azem Bejta, për meritat që i ka pas dhe meritat që Llapi dhe llapjanët nuk ia mohuan. Atë e nderuan duke ia vënë emrin Azem Bejta, dhe në këtë mënyrë e nderuan dhe e lartësuan djepin e dijes dhe të arsimit. Llapjanët plotë 67 vite e ruajtën emrin dhe namin e shkollës, edhe pse ishin nën trysninë e serbo-çetnikëve të Rankoviqit, të titistëve, millosheviqëve dhe armiqve të tjerë të përbetuar. Për këte llapjanët kanë sakrifikuar punën, jetën dhe trysnitë e llojllojshme, vetëm e vetëm që ta ruajnë dhe ta mbrojnë emrin e heroit tonë kombëtar. Për vlerat dhe meritat e heroit tonë në këtë shkrim nuk duam të bëjmë fjalë, sepse ato tashmë dihen botërisht, por nuk dihet se çka e shtyri presidentin tonë, bashkëqytetarin e llapjanëve, “ta vras” në kohën kur Kosova e fitoi pavarësinë dhe kur nuk është dashur fare të ndodh kjo. Mirëpo, sot del në skenë lakmia për të thënë se jam dikush, presidenti i jonë i cili për kapuq të madh, kinse jam kush jam kinse jam llapjan që askush nuk mund të ma prish atë që e them unë, respektivisht për t’ia vënë shkollës emrin e gjyshit të vetë Hamit Sejdiu. Ndërrimi i emrit e ka prek sedrën dhe shpirtin e secilit shqiptar, e në veçanti secilit patriot e atdhetar në Shqipërinë etnike. Në qoftë se nuk është kështu, atëherë presidenti ka forcë të ushtrimit të pushtetit që gabimin ta pranoj botërisht, madje edhe tu kërkoj falje, fillimisht llapjanëve, e pastaj edhe mbarë kombit shqiptarë. Pra, është e udhës të angazhohet t’ia kthej emrin shkollës në Kërpimeh ashtu si e ka pas për 67 vite.
Në Kërpimeh të Llapit, ku ka vepruar dhe edukuar fëmijët tanë në arsim gjyshi i presidentit Hamit Sejdiu, mund t’i dilet hakut për meritat e tij që ka në arsimimin e fëmijëve tanë duke e pagëzuar ndonjë institucion, ndonjë rrugë, ndonjë shkollë…, kudo në Llap dhe jo vetëm në Llap, me emrin e tij, por jo ta emërtojmë institucionin që me dhjetëra vite e ka emrin e një heroi të kombit, siç është Azem Bejta. Sikur të pyetej i tërë populli i Llapit se a do të pajtohej që emrin e Azem Bejtës nga shkolla ta heqim për t’ia dhënë emrin shkollës Hamit Sejdiu, me siguri nuk do të pranonte që t’ia zë vendin një njeriu siç ka qenë Azem Bejta. Zaten këtë ndryshim të emrit presidenti e ka bërë krye më vete, gjë që shkaktoi reagime të ashpra dhe indinjatë nga njerëzit, qofshin ata edhe të rëndomtë.
Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar
Kryetari, Ibush Hetemi
Prishtinë |
|
|
|
| |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 10:33 am | |
| Tradhtari shperblen tradhtaret. Udbashi shperblen udbashin mikun e fazliqit Burrin e Sllobodankes (lirin) dhenderrin serb. Sali berisha qe deri dje ishte per shkaterrimin e uck . Ai qe bashkpunoi dhe bashkpunon me miqte serbe grek. Ku me dijte se qka mshefet pas kesaj vizite nga ky kriminel e qe shperblehet nga udbashet e kosoves. Ato fjale per bashkim te kombit jane vetem farze e sali sllobodanka qe ne shqiperi hoqi emrat e patrioteve kombetare Ismail Qemajli Avni Rrustemi Shota galica e shume tjere dhe zevendeson me emra sllave. Ashtu edhe ne kosove ka fillue nje trend i tille duke u emrua shkolla rruge me emra te dezertoreve tradhtareve udbasheve te serbise duke i nderruar me ato emra te patrioteve shqiptare. Siq ndodhi nga udbashi fatmir Sejdiu ishe komunisti qe distancoi largoi nga puna shqiptaret vetem pse kerkonin Republik liri demokraci. zevendesoi emrin e gjyshit te tije me ate te Azem bejtes . Turpi ska kufi | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 10:45 am | |
| Universiteti i Prishtinës nderon BerishënMe organizimin e njė ceremonie solemne Universiteti i Prishtinės e nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa”, kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha, i cili e quajti UP-nė frymėzim tė lirisė kombėtare. Pjesėmarrės tė kėsaj ngjarje pėrveç profesorėve universitarė, kanė qenė edhe lider institucionalė, pėrfaqėsues politikė e studentė tė shumtė. Fjalė rasti nė kėtė ceremoni mbajtėn patėn rektori i Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova dhe ministri i arsimit, Enver Hoxhaj, ndėrsa pėr biografinė e Berishės foli profesor, Gani Bajraktari. Me kėtė rast, rektori Mujė Rugova tha se dhėnien e titullit “Doctor Honoris Causa” i UP-sė pėr Sali Berishėn ėshtė njė ditė e veçantė dhe qė nderon tė gjithė qytetarėt e Kosovės. “Sot ėshtė njė ditė e veçantė pėr Universitetin e Prishtinės, pėr kėtė institucion prijės tė arsimit tė lartė nė Kosovė, por edhe pėr tė gjithė qytetaret e Kosovės. Nė bazė tė vendimit tė Senatit tė Universitetit tė Prishtinės, kam nderin dhe kėnaqėsinė e veçantė qė sot po e japim çmimin “Doctor Honoris Causa” pėr kryeministrin e Shqipėrisė, Prof. Dr. Sali Berisha”, ka thėnė Rugova. Ndėrsa, ministri i Arsimit Enver Hoxha ka thėnė se ėshtė i nderuar qė nė emėr tė politikės sė Kosovės dhe gjysmė milioni tė studentėve tė UP-sė t’i urojė mirėseardhje kryeministrit shqiptar. “Nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, i uroj mirėseardhje tė pėrzemėrt kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha nė Universitetin Publik tė Prishtinės dhe ne tė njėjtėn kohė jam shumė i nderuar qė nė emėr tė gjysmė milioni tė rinjve qė ne e kemi nė sistemin tonė arsimor ta falėnderojė kryeministrin Berisha pėr kėtė vizitė”, ka thėnė Hoxhaj. Ndėrkohė, pas ndarjes sė titullit, me shumė emocione foli edhe kryeministri Sali Berisha, i cili vlerėsoi se Universiteti i Prishtinės ka qenė gjithnjė burim shprese pėr lirinė kombėtare. “Universiteti i Prishtinės u bė pėr mua njė burim i madh frymėzimi shprese, krenarie. Liria kombėtare ėshtė njė dhe e pandarė, sepse nė rast se njė pjesė e kombit nuk ėshtė e lirė, kombi kurrė s’mund tė jetė i lirė”,ėshtė shprehur Berisha. Kreu i qeverisė shqiptare shtoi se edhe pse viziton pėr herė tė parė UP-nė, ky institucion me prodhimet e tij tė intelektualėve do tė mbetet nė nivelin e Harvardit, Sorbonas, Kembrixhit e universiteteve tjera me renome. 06.10.2009 | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 10:46 am | |
| Zoti i bekoftë Shqipërinë dhe KosovënSali Berisha, kryeministër i Shqipërisë Të dashur Qytetare dhe Qytetarë të Kosovës, Së pari dëshiroj t’ju falënderoj përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë ju të nderuar deputetë dhe ju zoti Kryetar Jakup Krasniqi, për nderin e madh që më bëtë duke më dhënë fjalën në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë e përjetoj këtë moment, si një nga ngjarjet më të shënuara të jetës sime. Kjo sepse, ju burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, me sakrificat dhe përpjekjet tuaja mbinjerëzore shndërruat në realitet ëndrrën më të lashtë, më fisnike, më të bukur më sublime të njeriut të qytetëruar, ëndrrën e lirisë, kurse ata që dikur me zinxhirët e tankeve u vërsulën mbi parlamentin tuaj përfunduan në galerat e historisë. Kosova, në 130 vitet e fundit, ka qenë gjithnjë djepi i lëvizjeve të mëdha kombëtare emancipuese të kombit shqiptar, i Lidhjes së Prizrenit dhe kryengritjeve të mëdha që sollën Pavarësinë e Shqipërisë. Por, Kosova e lirë dhe e pavarur, është faqja më e ndritur në historinë e kombit është kryevepra e tij politike më madhështore që nga koha e Skënderbeut, gjer ne ditët e sotme. Prandaj dhe fjalët e para që burojnë nga zemra dhe shpirti im janë një nderim dhe mirënjohje të thellë e të pakufishme për ju, baballarët dhe gjyshërit tuaj, për qindra dhe mijëra burra dhe gra, martirë të kësaj toke që me sakrificat, qëndresën epike për liri, dinjitet njerëzor dhe kombëtar, që nga viti 1878 gjer në fundin e shekullit që shkoi, fituan pavdekësinë, duke bërë që drita e lirisë dhe flakët e saj të mos shuhen kurrë në Kosovë dhe që sot, kombi ynë në tërësi dhe çdo shqiptar në veçanti, të jetë i lirë dhe të fitojë dinjitetin që meriton. Liria është shpirti i vërtetë i një kombi. Njëlloj si shpirti, liria kombëtare është një dhe e pandarë. Sot jemi të lirë, lavdi zotit . Sot, dua që nga kjo platformë, një nderim të veçantë të shpreh për burrin e madh të Kosovës dhe kombit shqiptar, arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rrugova që me përfaqësimin e civilizuar, guximin, urtësinë dhe mençurinë e tij bëri që Kosovën ta donin dhe ata që s’e deshnin, ta njihnin edhe ata që nuk e kishin njohur. Ky burrë vigan i kombit tonë, ndërtoi në kushtet e okupacionit të egër në Kosovë pushtetin paralel dhe çështjen e drejtë të shqiptarëve të Kosovës e ngriti nga një barrakë e vogël në qendër të Prishtinës, deri në zyrën ovale të Presidentit të SHBA dhe Kancelaritë e mëdha të Evropës, si dhe udhëhoqi me guxim dhe sukses Kosovën gjer në prag-shpalljen e pavarësisë së saj. Kombi do të nderojë për jetë burrin e tij të madh! Unë dhe çdo shqiptar përulem me nderimin më të madh për komandantin legjendar, tribunin e lirisë, Adem Jashari, që me sakrificën e tij të madhe ndezi dritën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe para të gjithë luftëtarëve të lirisë, djemve dhe vajzave të Kosovës që luftuan në fundin e viteve ’90 në fushat, malet, kodrat, fshatrat dhe qytete e këtij vendi, dhe fituan luftën e fundit çlirimtare në Evropë, duke vendosur sakrificën e tyre sublime në themelet e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Ata mbrojtën nderin dhe dinjitetin kombëtar të çdo shqiptari, kombi do t’ju jetë mirënjohës për jetë. Zonja dhe Zotërinj Deputetë, Pavarësia e Kosovës, shënoi fundin e njërës prej padrejtësive më të mëdha jo vetëm të Ballkanit por të gjithë Evropës ndaj dhe pas rënies së Murit të Berlinit, shpallja e pavarësisë së Kosovës, është ngjarja më e madhe në historinë e lirisë, jo vetëm të kombit shqiptar dhe rajonit, por dhe të mbarë Evropës, pas Luftës së Dytë Botërore. Kosova u bë e lirë dhe e pavarur, sepse udhëheqja dhe qytetarët e Kosovës, me qëndresën, sakrificën dhe luftën e tyre, ia dolën të fitojnë mendjen dhe zemrën e qytetarëve ligjvënësve dhe Presidenteve të SHBA, qeverive dhe qytetarëve të vendeve të mëdha të Evropës, vendeve anëtare të Aleancës së Atllantikut te Veriut, e cila dhjetë vjet më pare, nen udhëheqjen e Presidentit Klinton, ndërmori betejën e parë në historinë e saj, për liritë dhe të drejtat njerëzore,dhe çlirimin e Kosovës. Shqiptarët në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe kudo që janë ju mbetën mirënjohës atyre përjetë. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet anëtare! Zotërinj Deputetë, As dhe një komb tjetër në Evropë nuk ka patur të shkuar më të vështirë, më dramatike dhe të dhimbshme, se sa kombi shqiptar. Historia, në të shkuarën madje edhe të afërt të saj, u soll si një njerkë e pamëshirshme ndaj nesh. Ajo na rezervoi ne, shqiptarëve, pushtime të gjata, spastrime çnjerëzore, copëtime të mëdha, racizma primitive ksenofobira të egra, diktatura orvelliane. Ajo na rrëmbeu toka dhe territore, e pasuri, mori qindra e mijëra jetë njerëzish por më keq akoma na vrau kohën, na grabiti të ardhmen. Mirëpo ne jo vetëm mbijetuam, por dhe fituam, arritëm të mbrojmë dhe mbruajmë vokacionin tonë perëndimor, identitetin tonë kombëtar. Ne, më në fund, hymë në rrugën e ndërtimit të së ardhmes që meritojmë. Është e vërtetë se rruga e mundimeve dhe sakrificave tona ka qenë e pashembullt, por shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë, kanë njohur dhe po përjetojnë dekadat e fundit, mbështetjen, bujarinë, solidaritetin dhe ndihmën e gjithanshme më të madhe në tërë historinë e tyre, nga vendet e lira mike dhe institucioneve ndërkombëtare. Shqiptarët sot janë të përkushtuar, të vendosur që sakrificat, përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për liri dhe dinjitet, ndihmën dhe solidaritetin e madh të miqve të tyre, t’i shndërrojnë në energji të pashtershme dhe përkushtim për paqen dhe stabilitetin, për ndërtimin e të ardhmes së tyre evropiane. Ne sot, jetojmë në një rajon në të cilin, konfliktet e djeshme janë zëvendësuar, në tërësi, me frymën e bashkëpunimit, mirëkuptimit, përpjekjes për integrimin rajonal, evropian dhe euroatlantik. Shqiptarët, më shumë së të gjithë të tjerët, kanë interesin dhe vullnetin dhe interesin të ndjekin këto rrjedha, Ne, vërtet jemi një komb i ndarë në disa shtete, por sot jemi të lire, te bashkuar ne idealin tone evropian, dhe të vendosur që hijet e të shkuarës të mos zbehin dritën e të ardhmes sonë evropiane. Sot, në bindjen time më të thellë, interesi jetik kombëtar për çdo shqiptar kudo që jeton, është mosndryshimi dhe respektimi i kufijve aktual ndërkombëtar të rajonit dhe konsolidimi i pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të saj dhe të ndërtimit të demokracisë së bazuar në vlerat e tregut, integrimi i Shqipërisë në BE dhe perspektiva e sigurt dhe integrimi Euroatlantik dhe Europian i Republikës së Kosovës, pra është bashkimi ynë në Evropën e bashkuar. Këto konfirmoj se janë dhe interesat më të mëdha dhe jetike kombëtare të shqiptarëve. Prandaj dhe për Shqipërinë, për Kosovën, integrimi evropian dhe Euroatlantik janë dhe do të mbeten ylli polar, qe ndriçon rrugën e te ardhmes sonë. Zonja dhe zotërinj deputetë, Këto 20 muaj kanë qenë kohë historike dhe suksesesh të mëdha për udhëheqjen politike, institucionet dhe për popullin e Kosovës. Në një kohë të shkurtër Republika e Kosovës, një vend i vogël, po shndërrohet në një faktor vërtet paqe, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 62 vende ndër të cilat fuqitë më të mëdha të botës së lirë dhe Evropës, si dhe institucionet prestigjioze ndërkombëtare më të mëdha si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Sot Kosova ka miq te medhenje e te çmuar me shume se kurrë ne historinë e saj, ka mbështetjen e fuqishme te vendit te madh te lirisë, SHBA, vendeve te mëdha te Evropës, Francës, Gjermanisë, Britanisë se Madhe, Italisë, vende te tjera mike ne te katër anët e globit, nga Australia ne Japoni, nga Arabia Saudite ne Kanada. Dhjetëra vende mike janë angazhuar në shqyrtimin e kërkesës së pavarësisë së Kosovës, si dëshmi e vullnetit të tyre për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Në 20 muaj parlamenti, qeveria, institucionet dhe populli i Kosovës i faktuan dhe po faktojnë përdite botës përkushtimin e tyre të madh për paqen, demokracinë, per ndërtimin ne Kosove te një shoqërie te lire ku qytetaret shqiptare, serb, malazeze, boshnjake, turq, rome jetojnë ne harmoni dhe te barabarte përpara ligjit si dhe integrimin e tyre ne NATO dhe BE. Qeveria shqiptare është totalisht e angazhuar në promovimin dhe lotimin tek qeveritë e vendeve tjera të rëndësisë që ka njohja e pavarësisë së Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Në një kohë rekord Qeveria, Parlamenti, institucionet dhe forcat politike të Kosovës kanë ndërmarrë reformat më të thella dhe më të gjithanshme në historinë e vendit, kanë projektuar, miratuar dhe po zbatojnë me sukses Kushtetutën demokratike dhe ligjet bazë të standardeve më të mira të institucioneve të reja të sistemit demokratik dhe ekonomisë së tregut. Sot, në Kosovën e pavarur, tensionet ndëretnike janë gjithnjë në rënie dhe më të ulta se kurrë më parë , shoqëria plurifetare dhe multietnike e Kosovës po konsolidon traditën e shkëlqyer shqiptare të harmonisë dhe bashkëjetesës ndëretnike dhe tolerancës së shkëlqyer fetare. Sot largimet nga Kosova, për motive ndëretnike, po zëvendësohen me kthimin e të shpërngulurve në shtëpitë e tyre. Unë kam bindje se ju këtu, në Kosovë, do të shfrytëzoni të gjitha mundësitë dhe po i shfrytëzoni për të konsoliduar standardet më të larta të lirive dhe të drejtave të pakicave në rajon dhe në Evropë. Qeveria shqiptare është e vendosur të ndihmojë qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj në sistemin e personave të shpërngulur. Arritjet në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit përbëjnë një sukses të rëndësishëm të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Ekonomia e Kosovës po fiton dinamizëm të ri, interesi për investime të huaja vjen në rritje. Në Kosovë Aleanca e Atllantikut të Veriut ka vendosur KFOR, njësitë e të cilit kanë bërë një punë të shkëlqyer duke dhënë një kontribut historik për paqen stabilitetin jo vetëm këtu por në mbarë rajonin tone. NATO ka ndihmuar dhe po ndihmon Kosovën për organizimin dhe reformimin e forcave të sigurisë, si një kusht për progresin e saj drejt anëtarësimit në NATO. Bashkimi Evropian, të gjitha vendet anëtare kanë sjellë këtu një mision të madh EULEX-in për t’ju mbështetur ju në ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokracisë funksionuese, në garantimin dhe respektimin e standardeve më të mira evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe pakicave. Në një hark të shkurtër kohor, misioni i EULEX ka bërë dhe po bën një punë të admirueshme, ka dhënë dhe po jep një kontribut të pazëvendësueshëm në konsolidimin e institucioneve të shtetit demokratik të Kosovës dhe ekonomisë së lirë të tregut, kontribute këto, përcaktuese për perspektivën dhe të ardhmen e integrimit të Kosovës në BE. Me këtë rast, edhe unë dua t’u shpreh mirënjohjen e thellë KFOR-it dhe EULEX-it, SHBA dhe vendeve anëtare te NATO-s, vendeve anetare te BE-së dhe Komisionit Europian, për kontributin e tyre madhor që japin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë që rrezaton pozitivisht në mbarë rajonin tonë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës po zhvillohen dhe intensifikohen çdo ditë në interesin më të mirë të qytetarëve tanë. Shqipëria dhe Kosova janë dy vende vëllezër. Ata janë dy vende të ndryshme, por jo, kurrë të huaja për njëri-tjetrin. Ata me një bashkëpunim të gjithanshëm, partneritet vëllazëror, duhet të kapërcejmë pasojat e gjithanshme të ndarjes shekullore, bazuar në proceset dhe standardet më të mira të integrimit Evropian. Shqipëria do ti japë Kosovës te gjithë ndihmën për integrimin e saj ne NATO dhe proceset integruese evropiane. Unë kam bindje se marrëdhëniet e ngushta midis Shqipërisë dhe Kosovës janë interesi më i mirë i bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë. Dy vendet tona, me vepra duhet t’ju provojnë fqinjëve dhe të gjithë vendeve të tjera, mike dhe partnere, dy vende të pavarura në tërësi të banuara nga shqiptaret, janë dhe do të jenë për to, dy miq të vërtetë në rajon. Ne nuk duhet te harrojmë për asnjë moment se shqiptaret, si ne Shqipëri ashtu dhe ne Kosove jemi me kohehumbur më shumë se te gjithë te tjerët ne rajon dhe me gjere. Per ne eshte jetike dhe vendimtare te kapim orën evropiane, orën globale. Sigurisht që dhimbjet, vuajtjet, sakrificat ne do t’i nderojmë. Ato nuk harrohen, por në asnjë rast, nuk mund të pengojnë apo vështirësojnë bashkëpunimin miqësor me vendet e rajonit dhe vendet e tjera. Historia na ka imunizuar nga komplekset. Fobia ndaj shqiptarëve është thjesht një atavizëm që nuk i vlen më askujt. Shqiptarët dhe serbët, jam i bindur se do të gjejnë kurajën, mençurinë për një kapitull të ri në marrëdhëniet midis tyre në interesin më të mirë të vendeve dhe kombeve por dhe rajonit në tërësi. Shqiperia është e gatshme te punoje me vendosmeri per te. Shqipëria dhe Kosova duhet të rindërtojnë dhe ndërtojnë infrastrukturën e re. Ne jemi të vendosur që me Kosovën dhe të gjitha vendet përreth, të adaptojmë çdo ditë e më shumë standardet e njëjta me ato të vendeve të tjera të BE-së për lëvizjen e qytetareve dhe mallrave ne mes vendeve tona. Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për të dyfishuar të gjitha lidhjet e transportit dhe të tjera me Italinë, Greqinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi. Qeveria shqiptare parashikon, gjatë këtyre katër viteve, të dyfishojë lidhjet këto lidhje infrastrukturore. Pas ndërtimit të korridorit Durrës-Prishtinë, ne parashikojmë dhënien me koncension për 99 vjet të Portit të Shëngjinit për Republikën e Kosovës, ndërtimin e autostradës Shkodër –Qafe Morine, si dhe fillimin e projektimit dhe më pas të ndërtimit të linjës hekurudhore që lidh Shqipërinë me Kosovën, ne do të kompletojmë lidhjen hekurudhore me Maqedoninë, krahas asaj që kemi me Malin e Zi. Shpresoj se së shpejti, me ndihmën bujare të Qeverisë Gjermane, do të fillojë ndërtimi i linjës së tensionit të lartë 420 KV me Kosovën, e më pas edhe me Maqedoninë. Ne firmosëm sot me qeverinë e Kosovës, një seri marrëveshjesh te rëndësishme të bashkëpunimit për levizjen e lire te njerezve dhe mallave, luftën e përbashkët kundër kriminalitetit, për arsimin,dhe nje seri marreveshjesh te tjera ekonomike, ne fushen e kultures, turizmit jane ne përgatitje e sipër. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona vëllezër do ti shndërrojmë ne marrëdhënie model, ne interesin me te mire te qytetareve rajonit. Marrëveshje të tjera do të nënshkruajmë me të gjitha vendet Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës do të intensifikohen gjithnjë e më shumë. Dua ta mbyll këtë fjalë me një përshëndetje vëllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfaqësuesit e tyre të lartë në këtë parlament, por edhe të shpreh kënaqësinë dhe krenarinë time sepse nuk di ndonjë vend tjetër që ka lindur në kushte të ngjashme me këto të Kosovës, që të ketë arritur rezultate që janë shënuar në këtë vendnë më pak se dy vjet pavarësi. The Newborn në 20 muaj paraqitet si i ri i pjekur, dhe unë dua ti uroj atij rini të përjetshme dhe përjetësi! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti e bekofte Shqiperine!” (Fjala e Kryeministrit Berisha ne Kuvendin e Kosovës) 06.10.2009 Sali Berisha | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 07, 2009 10:49 am | |
| 06.10.2009 Presidenti Sejdiu dekoroi Kryeministrin Berisha me 'Medaljen e Artë të Lirisë' Bota sot Republika e Shqipërisë ka qenë përherë zë i artikuluar i mbështetjes së aspiratave legjitime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu e ka dekoruar sot Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, dr.Sali Berisha, me Medaljen e Artë të Lirisë.Po ju përcjellim në vijim fjalën që Presidenti Sejdiu ka mbajtur në ceremoninë e dekorimit të Kryeministrit Berisha: I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, I nderuari kryeministër Hashim Thaçi, Të nderuar deputetë dhe ministra, I nderuari z.Feit dhe Kermabo Të nderuar ambasadorë Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe të misioneve diplomatike në Kosovë, Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, Zonja dhe zotërinj, Më lejoni që në emër të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, t’i shpreh mirëseardhjen më të përzemërt Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, i cili, pa dyshim, pati rol historik në ndryshimet dhe të arriturat e mëdha të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit tonë gjatë dy dekadave të fundit. I nderuari Kryeministër Berisha, Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ju falënderojnë nga zemra për përkrahjen e parazervë që ju, Qeveria dhe i gjithë populli i Shqipërisë i keni dhënë Kosovës në vazhdimësi, dhe në çastet më të rënda të historisë sonë. Republika e Shqipërisë ka qenë përherë zë i artikuluar i mbështetjes së aspiratave legjitime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Shteti shqiptar është edhe sot i përkushtuar tërësisht për ta mbështetur Republikën e Kosovës. Ky përkushtim dëshmohet kudo dhe kurdo që Shqipërisë i jepet rasti të flasë për Kosovën dhe të drejtën e saj absolute për të qenë e lirë dhe e pavarur. I nderuar Kryeministër Berisha, Republika e Kosovës deri sot është njohur nga 62 shtete sovrane e demokratike të botës. Ne po punojmë që ky numër të rritet, sepse jemi të vendosur që procesin e pakthyeshëm të integrimit euroatlantik të vendit tonë ta përmbyllim me sukses. Duke ripohuar zotimin tonë për garantimin e plotë të lirisë dhe të të drejtave të secilit qytetar pa dallim etnie dhe besimi, ne ritheksojmë po ashtu se Kosova është dhe do të jetë gjithmonë faktor i paqes, i stabilitetit dhe i së ardhmes prosperuese për tërë rajonin. Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, Zonja dhe zotërinj, Kryeministri Sali Berisha është dëshmuar si një lider vizionar dhe i vendosur në sfidat e shumta me të cilat është ballafaquar. Ai me sukses punoi për Shqipërinë e integruar në institucionet euroatlantike dhe pati një rol vendimtar në transformimin e madh të Shqipërisë gjatë këtyre dy dekadave të fundit. Nën udhëheqjen e tij, si president dhe kryeministër, por edhe si lider i opozitës, Shqipëria doli nga izolimi shumëvjeçar dhe iu bashkua botës së lirë e demokratike. Me kënaqësi të jashtëzakonshme, sot themi se Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s, është në rrugë të mirë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe po shënon çdo ditë rezultate të pamohueshme ekonomike. Inaugurimi i autostradës Durrës-Morinë, ide e hershme e Presidentit Rugova, është një nga arritjet më të mëdha të Qeverisë Berisha, e cila duke jetësuar “udhën e kombit” krijoi mundësi të reja për bashkëpunimin dhe afrimin në mes dy vendeve tona. Prandaj, duke i pasur parasysh të gjitha cilësitë e personalitetit dhe meritat e tij si lider politik e si burrështetas, dhe duke u mbështetur në kompetencat që me jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si President i vendit, unë sot e kam dekoruar Kryeministrin Berisha me “Medaljen e Artë të Lirisë”. Zoti e bekoftë Republikën e Shqipërisë! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë miqtë tanë! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |