|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+79aksh shahini arberia kasapi Luki Argent NIPIIXHAXHIT play xhema kastriot_mehmeti haxhiu Vuthjani Tatoo rrimtaf valmir9 xhiti LindaShqipe Burdushi detektivi Driniiiii murturi an-di morena ILTA MARY Shejh Ramizi ngadhenjimi Agrone Ipamposhtur Psikologu paioni Ada_Kondi Medalim PeriiKeputur Himalaja Muja e Halili Aktiv Xili klodian Delia Clarence Liisi feneri Eagle Eye Mirushe Ago Muji rroni Labinot Drenica E_Bukura forca1 feratkoca lilly ss1 Ajet agim__barja katunariplak Gjura Orfe@ Pirro i Epirit istogalia petritkola Euridika tom sojer cristal Sofra MUHAMETII njonidrenica Mergimtari Nezir Myrta lilu Guximi **Lumi_ Eva0506 Beton Martina rolling Leka i Madh zeriatdheut 83 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 24, 2009 9:00 pm | |
| Bllokohet qarkullimi ne Qafen e Llogarase Policia rrugore ka pezulluar pasditen e sotme levizjen ne Qafen e Llogarase, pasi ne te kalimi eshte bere i pamundur per shkak te derdhjes ne rruge te nje sasie solari. Lexo te plote | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 24, 2009 11:08 pm | |
| vetem ne shqiptaret perkrahim tradhtaret ,ne vende tjera keta denohen me burge te perjetshem ja debohen nga shteti. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Oct 25, 2009 9:46 pm | |
| Shkruar nga Xili [quote]Sali Berisha me fol ka del shpirti nuk e kam adhuru sepse kur kan qene pergatitjet per Luften e UÇK-së ika shpartallu Adem Jasharin me bashkeluftetar por tani po vberehen ndryshime ne Shqiperi vetem rrugen kur te shkel te rrytet ymri lere ma ne projekte te tjera dhe ligje i deshiroj suksese Sali Berishes dhe gjithe Popullit Shqipetar[/quote Pse u nderua Sali Berisha dhe cfar ka bere ai qe te shpallet qytetare nderi i Prizrenit. Athu paskemi harru Tanket serbe te cilat leviznin me naften e Sales. Athu paskemi harru sa varre hapi ky koleobarcionist gjate kohes sa ishte ne Pushtet.Athue kemi harru takimet e tij dhe marrveshjet e tij me Millosheviqin,Arkanin,Rugoven,Bullatoviqin,Bukoshin dhe se fundmi me nipin e Stanishiqit,Damir Fazlliqin. Athu kemi harruar ne shqiptaret e Kosoves dhe te retheve tjera jasht Shqiperis,se si ky Sali Fazlliqi u rreshtu ne radhet e paramilitareve te Serbise,qe ishin organizuar ne Laprak te Tiranes dhe qe i thonin vetes FARK.Athu u shperblye qytetar nderi i Prizreni,se akoma mban fshehur eshtrat e Remzi Hoxhes.Athu ata qe i`a dhane kete titull,a mendojne se si ndjehen femijet e Remzi Hoxhes,me kete nderim qe i eshte bere Kriminelit Berisha. Athu do duhej te harronim Gerdecin,hiroshimen e Shiperise,e cila ka nje autor te vetem,familjen e Sali Fazlliqit. Athu ecet keshtu perpara duke falsifikuar historin dhe duke nderuar tradhetaret e kombit.Deri kur me kete avaz neverites? | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Oct 26, 2009 10:51 am | |
| e perkrahin djemt dhe vajzat e atyrev qe i kishin prinderit me Milloshin dje e me Rugoven. Ata qe kishin prinderit kunder uck e deri dje u betuan ne Rugov Tradhtarin. E sote jane anetare te partive pdk akk dhe mendojne se jane bere tradhtaret uck. Ata jane ata prap zanatin se harrojne. keta dojshin sal fazliqin. Po tashe here here . Po keta qe thirren ne sali fazliqa ishin ata qe U shkarravitshin neper diskoteka me arkanin kure uck sulmojke forcat serbe. Keta jane njerez me shum fytyra. Adem Jashari amanet po ja la mos tradhtoni gjakun e deshmoreve ,mos luftoni per pushtet. Mos perkrahni parti politike as lider qe thirren ne emer te uck- ,po duani atdheun lirine. Sepse ata nuk kane te drejte te flasin ne emer tonin. Ne nuk luftuam per kosoven multietnike as per flamurin multietnik. Mos luani me gjakun e deshmoreve . Se nje dite do tju vret. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Oct 26, 2009 5:14 pm | |
|
MEICO dyfishon çmimin e pistoletave për rojat e portit | Armët e blera për 309 euro në Austri, u shitën për 773 euro Skandali | |
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Oct 27, 2009 1:53 am | |
| Ekonomi Taçi sfidon shtetin, hyn me forcë në ambientet e bllokuara nga tatimorëtRezart Taçi sfidon shtetin duke hequr shiritat bllokues të Policisë Tatimore në kombinatin e përpunimit të naftës në Ballash dhe në rafinerinë e Fierit, tashmë nën pronësi të tij. Dy ditë më parë autoritetet tatimore b... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Oct 28, 2009 12:18 am | |
| Ministri i Fazllo-Berishes
Gafa e Ministrit të Kulturës: Po negocioj për eshtrat e I.Qemalit | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Oct 29, 2009 1:30 am | |
| | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Oct 29, 2009 3:26 am | |
| Zarfi i pahapur i kryeministrit tonë
Nga Mero Baze
Në fund të muajit prill të këtij viti, kryeministri ynë udhëtoi drejt Pragës me një zarf nën sqetull, edhe pse gjithë zyrtarët evropianë e paralajmëruan të mos e bënte atë udhëtim. I vendosur ta përdorte deri në fund për fushatë elektorale “aplikimin” e Shqipërisë për anëtare të Bashkimit Evropian, kryeministri, Sali Berisha, bëri sikur nuk dëgjoi askënd. As komisionarin Olli Rehn që e këshilloi të aplikonte pas zgjedhjeve, as diplomatët e tjerë perëndimorë, që konsumuan gjithë metaforat e mundshme për t’i thënë që nuk je i mirëpritur. Me një vendosmëri donkishoteske, duke u përpjekur ta çajë rrugën drejt Evropës me pazare personale, ai vendosi t’i shkonte deri në fund vendimit të tij. Shkoi në Francë dhe i premtoi Sarkozisë tenderin e helikopterëve që ushtria jonë do të blejë në kuadrin e futjes në NATO dhe ai ia mbështeti dëshirën për të çuar kërkesën me zarf në dorë në Pragë. Tani që helikopterët duhen blerë diku, i ka dërguar Arben Imamit Fazlliçin për sekser. Thirri në Tiranë kryeministrin Karamanlis dhe i firmosi gjithë kërkesat që ai i vuri përpara, përfshi dhe marrëveshjen skandaloze për kufirin ujor me Greqinë. Tani që Karamanlisi ka ikur dhe këtu ka plasur skandali, thirri në ndihmë Berluskonin dhe Frattinin të shuanin zërat kundër tij në Bruksel dhe ata bënë sa mundën, por tashmë Berluskoni ka probleme me ligjin në shtetin e vet dhe s’e ka mendjen njeri tek halli që ka kryeministri ynë. Pjesa tjetër e Evropës as ishte dakord atëherë, as është dakord tani me atë gjest politik elektoral që Berisha ka bërë në fund të prillit. Por, pavarësisht kësaj, pranimi i kërkesës është një gjest shumë teknik. Edhe Mali i Zi, që është ende i padëshiruar në BE, e bëri kërkesën pa pyetur Evropën, por ata ia morën në shqyrtim. D.m.th., e hapën zarfin e Gjukanoviçit dhe protokolluan kërkesat. Me ne po ndodh gjëja më e rëndë e mundshme. Zarfi i Sali Berishës ka mbetur në një sirtar në Bruksel dhe nuk e hap askush. Shkaku që ata i kërkuan Berishës të mos nxitohej para zgjedhjeve, nuk kishte të bënte vetëm me keqpërdorimin elektoral që do t’i bënte dhe që i bëri Berisha, por dhe me faktin se ata duhet të shikonin se si do t’i zhvillonte Berisha zgjedhjet parlamentare. Përfundimi problematik i zgjedhjeve me një opozitë në rrugë që kërkon rinumërim dhe nuk i jepet, ekzistenca e një qeverie pa një plan për të zgjidhur krizën me opozitën, e ka rritur aq shumë distancën e Berishës me Brukselin, sa po e trajtojnë si rast të veçantë duke e poshtëruar deri në atë shkallë sa të mos t’i hapin as zarfin që u ka çuar që në prill. Pra ne nuk kemi humbur asgjë nga mosshqyrtimi i kërkesës. Ne kemi humbur nga vendimi për të mos e shqyrtuar, pasi po kuptojmë se jemi në pozita shumë poshtëruese në raport me këdo që ka aplikuar për t’u anëtarësuar në BE. Zarfi i pahapur i kryeministrit Berisha, që po rri sirtarëve të Brukselit, nuk na vonon në rrugën tonë drejt Evropës, pasi ajo rrugë ka detyrime konkrete dhe ne jemi shumë larg atyre. Ai zarf ishte një përpjekje për ta çarë rrugën drejt Evropës me truke elektorale dhe pazare dypalëshe, gjë që nuk funksionon në një Evropë të Bashkuar. Mos-hapja e zarfit të Sali Berishës nuk duhet të na fyejë si shoqëri dhe as si komb, pasi ai nuk përfaqësoi vullnetin tonë ditën që shkoi si i marrë pa pyetur askënd në Pragë, madje në kundërshtim me këshillat e miqve tanë perëndimorë. Ai shkoi atje për të na gënjyer dhe për të keqpërdorur Shqipërinë, pasuritë e saj dhe fuqinë e pushtetit të tij, në funksion të zgjedhjeve që ishin përpara. Kjo gjë u kuptua qartë në Bruksel dhe qëndrimi politik ndaj zarfit të pahapur të tij është një sinjal se udhëtimi pas tij nuk na çon askund. E ritheksoj se hapja e zarfit dhe protokollimi i kërkesës nuk përbën asnjë hap përpara për Shqipërinë në rrugën drejt BE, edhe sikur të ishte bërë. Ai është thjesht një sinjal për qëndrimin politik që BE ka ndaj Sali Berishës. Edhe sikur ta hapnin atë zarf që javën që Berisha e çoi në Pragë, dhe sikur të hapnin që ditën e parë që u rimblodh Komisioni në Bruksel pas pushimeve, dhe sikur ta hapnin dhe ta miratonin dje, nuk ishte ndonjë fitore e madhe, ishte thjesht procedurë. Mos-hapja është skandal dhe është shuplakë politike ndaj kryeministrit Berisha për t’i treguar se keqpërdorimi që ai po përpiqet t’i bëjë rrugës evropiane të Shqipërisë, refuzohet në Bruksel. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Oct 30, 2009 3:41 am | |
| Miku i Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllari, qëndron pas “Orikumit”Nga “Faktori Plus” Qindra banorë të Orikumit janë përleshur një ditë më parë me forca të policisë, që kanë ushtruar edhe dhunë ndaj tyre. Situata degradoi, pasi forca speciale të ardhura nga Tirana rrethuan vendin duke goditur organizatorët e protestës. Të paktën dy persona, Flora Meçaj dhe Islam Xhuveli, kanë përfunduar me plagë të rënda në trup. Avokati i Popullit ka mbledhur dëshmitë e tyre të rënda mbi dhunën e policisë, e cila ka reaguar pa asnjë shkak duke u dhënë kohë firmave të ndërtimit të rrethojnë vendin dhe të nisin hapjen e gropës… Por cili është thelbi i këtij konflikti?!... Banorët e Orikumit, si ish-punonjës të Ndërmarrjes Bujqësore, kanë marrë në tërësi tokën në përdorim bazuar në Ligjin 7501. Kjo situatë ka qenë e tillë për vite të tëra. Por vetëm kohët e fundit disa banorëve toka u është dhënë në pronësi dhe jo në përdorim, duke përdorur standarde të dyfishta. Duke ndjekur hap pas hapi origjinën e atyre që janë bërë pronarë në këtë sipërfaqe nga Bashkia e Orikumit, sigurohet ky dokument, që tregon për pronarët reale të kësaj toke, të cilëve u është kthyer ajo disa vite më parë, por që askush nuk thotë se si dhe çfarë dokumentesh kanë paraqitur që kanë përfituar pronësinë. Lista e pronarëve është e gjitha një familje me mbiemrin Sinanaliaj, krahas saj rezulton edhe Rrahman Selmanllari, njeriu më i afërt i Shkëlzen Berishës Një prej emrave që shfaqen si pronarë është dhe Tatjana Bardhi, njëherësh avokate e çështjes në fjalë, ndërsa tjetra, Alba Qirjako, duket të jetë vajzë e kësaj familjeje me mbiemrin e bashkëshortit, Qirjako. Nuk dihet, nëse ajo ka lidhje me Arben Qirjakon, Drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave. “Faktori Plus” iu drejtua për këtë situatë prefektit të Vlorës, Hasan Halili, i cili u shpreh qartas në mbrojtje të banorëve dhe zgjidhjes së drejtë të problemit në fjalë. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Orikumit, Kanan Braho, thotë se do të kërkojë në rrugë ligjore mënyrën se si kjo pronë u është njohur dhe kthyer këtyre pronarëve. Banorët tregojnë se toka më parë ka qenë kënetë dhe tokë e përbashkët dhe gjatë kohës së komunizmit u kthye në tokë buke. Ata pohojnë me siguri se këtu nuk ka pasur pronarë. Por mbi të gjitha këtë histori e bën dhe më korruptive një listë tjetër që tregon standarde të dyfishta, ku disa banorëve u është kthyer toka me Ligjin 7501, në një kohë që pala tjetër rezulton pronare me tokë të vjetër, të kthyer. Historinë e bën më të rëndë emri i Rrahman Selmanllarit, që për këdo është bërë i njohur nga përfshirja e tij në historinë e Gërdecit. Në një investigim për tragjedinë e punishtes së demontimit, “Faktori Plus” botoi dëshminë e zotit Selmanllari në prokurori. Ai vetë pohonte lidhjet me djalin e kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Banorët thonë se ky njeri ka përfunduar pronar, pasi ka ndërmjetësuar kthimin e tokës te familja Sinanaliaj, veprim që, sipas tyre, është spekulativ. Që gjithçka të jetë konform ligjit, prokuroria duhet të nisë urgjent hetimet dhe të provojë anën ligjore të kthimit të pronave në këtë sektor, duke verifikuar sidomos mënyrën se si Selmanllari ka përfunduar aty pronar. Lidhjet e ngushta të Rrahman Selmanllarit me Shkëlzen Berishën dhe konsiderimi i tij si njeriu hije i bizneseve të djalit të kryeministrit, e bën këtë histori shumë të rëndë, po të mendosh që këta njerëz janë rrahur, gjakosur dhe dhunuar në emër të pushtetit të djalit të Sali Berishës. Kjo shpjegon qartë edhe faktin, pse policët nga Tirana u gjetën në krah të disa firmave të ndërtimit, duke goditur banorët dhe duke u dhënë kohë kompanive të rrethonin tokën. Rastet kur policia përdoret si vegël nga FamiljaPamjet e dhunës policore mbi banorët e Orikumit tronditën shumëkënd. Pas fakteve të fundit që sjell “Faktori Plus” bëhet shumë e qartë se përse policia mbërriti nga Tirana, duke favorizuar dukshëm firmat e ndërtimit dhe duke dhunuar banorët e pambrojtur. Fakti që pas kësaj afere fshihet djali i kryeministrit, tregon se policia është urdhëruar nga ai. Janë tashmë të faktuara disa raste, kur policia bëhet vegël në duart e njerëzve të Familjes dhe pranë saj. Para disa kohësh “Faktori Plus” transmetoi pamje, ku pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, urdhëronte policinë me telefon që të arrestonte njerëz. Bëhet fjalë për një përplasje të tij me pronarin dhe punonjësit e Ora News. Frangaj thërret në telefon policinë dhe kjo e fundit arreston punonjësin e Ora News, edhe pse ai ishte viktimë e sulmit të vëllezërve Frangaj. Vetëm para disa ditësh, sërish “Faktori Plus” solli fakte se si Frangaj urdhëronte Policinë Ndërtimore që të nisej natën për të shembur një antenë të televizionit Vizion Plus. Gazeta “TemA” ka sjellë gjithashtu dosjen e plotë të përdorimit të Policisë Ndërtimore nga ana e dhëndrit të Berishës për të prishur ndërtimet në Jalë. Vetë autoritetet e Bankës Botërore kanë pranuar se policia ishte ndikuar në vendimet që kishte ndërmarrë nga emri i Jamarbër Malltezit, të shoqit të Argita Malltezit. Gjithashtu, “Faktori Plus” ka publikuar një intervistë të kryetarit të komunës së Nivicës, Vladimir Kumi, ku rrëfen se si policia përdoret nga biznesmenët që qëndrojnë pas ndërtimit në Kakome, që rezultoi të mos ketë asnjë lidhje me Club Med. Ndërtimi po bëhet nga biznesmenët e Familjes Berisha. Shkëlzeni emëron drejtuesit e AKKPQë pas mbërritjes në pushtet, kryeministri shkriu Komitetin ekzistues për Kthimin e Pronave dhe krijoi një agjenci qeveritare në varësi të tij. Pas kësaj lëvizjeje, emërimet që janë bërë në këtë organ të rëndësishëm janë bërë direkt nga Shkëlzen Berisha. Tre drejtorët e fundit janë miq dhe të njohur të Shkëlzenit që rrinë në këtë detyrë sa për të kryer ndonjë nevojë të Shkëlzenit. Ndërkohë, nëndrejtoresha që vazhdon gjithçka me urdhër të Shkëlzenit është Helga Vukaj. Shkëlzeni dhe Rrahmani emërojnë prefektin e ri për të grabitur pronatema.al 20.08.2009Pas shpalljes së aleancës me Metën dhe konfirmimit të një mandati të dytë, çdo mbledhje qeverie dhe çdo mbledhje e Këshillit të Rregullimit të Territorit është një rast i artë për familjen Berisha për të shtuar pasuritë. Çdo reporter e di që duhet të jetë dyshues për çdo vendim që merret e menjëherë kërkon motivet për to tek interesat e familjes kryeministrore. Kështu ka ndodhur dhe me emërimin e prefektit të Tiranës, 30-vjeçarit Keltis Kruja, që vjen në këtë detyrë duke shmangur një nga prefektët më jetëgjatë, Ruzhdi Keçin. Duke ditur se është mik i ngushtë i Shkëlzen Berishës, të gjithë rrëmojnë për të gjetur arsyet se pse u bë tani ky emërim. Ka disa hamendësime, që fillimisht lidhen me dyshimet se Keçi mund të jetë njeri i Topit. Por më shumë se kaq, arsyeja kryesore është thjesht ekonomike. Së shpejti pritet që të nisë puna për verifikimin e titujve të pronësisë. Kjo është fusha e preferuar e Shkëlzenit dhe Rrahmanit. Prefekti do të udhëheqë operacionin për shkak se do të jetë në krye të komisionit të verifikimit të titujve, dhe do të ketë të drejtë të marrë vendime për të hequr të drejtën e pronësisë. Prefektura e Tiranës, e cila përfshin dhe zona shumë të mira bregdetare, është mundësia e artë për Shkëlzenin dhe Rrahmanin dhe emërimi i Keltis Krujës është bërë dukshëm për këtë qëllim. Edhe drejtuesit kryesorë të Agjencisë së Kthimit të Pronave janë emëruar nën influencën e Shkëlzenit, e nën ndikimin e tij kanë dhënë dhjetëra vendime abuzive. Pronat janë specialiteti i Shkëlzenit, që edhe në deklaratën zyrtare të pasurisë pranon se bën me dhjetëra mijëra euro në fare pak kohë duke punuar si sekser pasurish të patundshme. Përse të gjithë duan të takojnë Shkëlzenin?Nga Mero Baze 16.05.2009Pashë një grua të tronditur te News 24, e cila fliste për një pronë të saj në kufirin me Gardën e Republikës, ku, sipas saj, një kompani ndërtimi e Rrahman Selmanllarit ishte duke ndërtuar. Pavarësisht në ç’fazë është ky projekt ndërtimi, ishte interesant fakti që gruaja e moshuar me shumë sinqeritet tha se “ne u ankuam te Shkëlzeni, e takuam atë, ai na premtoi se do na ndihmonte më vonë, por tani mos krijonim probleme” etj. E njëjta histori ka ndodhur dhe me të ndjerin Trebicka. Njësoj si në rastin e kësaj gruaje dhe Trebicka u spostua nga grupi i Selmanllarit nga biznesi në Gërdec dhe atë e çuan sërish te Shkëlzeni. Ortaku i Selmanllarit i siguroi takimin dhe ai po ashtu u “sqarua” me Shkëlzenin për problemin e tij. Po kështu i ka ndodhur dhe një ish-zëvendësministri që ishte dhe biznesmen ndërtimi. Në përpjekje për t’u sqaruar me Selmanllarin për një kontratë ndërtimi po nga zona e Liqenit, ai përfundoi në takim me Shkëlzenin dhe më pas përfundoi dhe më keq. Përse gjithandej, sa herë shfaqet Selmanllari, njerëzit duan të takojnë Shkëlzenin? Përgjigjja është e thjeshtë. Selmanllari është thjesht një mbulesë e bizneseve të tij. Ai është garanti real dhe “bosi” në hije i bizneseve të tij. Është kjo arsyeja që gjithkush që ka një problem me këtë biznesmen, si gjithë biznesmenët e tjerë shqiptarë, nuk tenton ta zgjidhë me të, por me Shkëlzenin. Pra, në këtë rast nuk ka funksionuar vetëm legjenda urbane rreth Shkëlzenit, por mbi të gjitha ka funksionuar vetë Shkëlzeni që shkon nëpër takime dhe sqaron njerëzit që kanë konflikte me Selmanllarin. Kjo është një skemë tipike e bizneseve që ka ndërtuar familja Berisha. Njësoj si në rastin e Fazlliçit, i cili është një karikaturë boshnjake, që përdoret prej vajzës së Sali Berishës si mbulesë për bizneset e saj, Selmanllari po përdoret dhe natyrisht po përdor Shkëlzenin si mbulesë të bizneseve të tij. Kryeministri Berisha ka pasur dy rrugë për ta përballuar këtë realitet, t’i linte fëmijët e vet të mbroheshin publikisht ose t’ia linte drejtësisë. Ai nuk po bën asnjërën prej tyre. Po bën të tretën, po i mbron vetë fëmijët nga gjithë faktet e pakundërshtueshme që po u dalin si sekserët e pushtetit të tij në Shqipëri. Kështu dolën fakte të qarta që Shkëlzen Berisha loboi kontratën e Gërdecit, duke kapur Mediun, duke tentuar ta bënte direkt me vendim qeverie dhe më pas e arriti atë përmes formës ligjore që i ofruan. Faksi i Aldo Bumçit për Shkëlzen Berishën vërtetohet nga tri sekretare para prokurorisë. Atë e provojnë dy sekretaret e Ministrisë së Drejtësisë, që është nisur nga faksi i tyre dhe nga sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes. Fakti që shënimi është me shkrimin e Bumçit apo dikujt tjetër, është një detaj që s’i hyn në punë kujt, kur vetë Bumçi nuk kundërshton dot faktin që i ka dorëzuar faksin me shënim sipër sekretares për t’ia nisur Shkëlzen Berishës. Po ashtu u provua se Selmanllari është ortaku real i fabrikës së Gërdecit me Delijorgjin, është personi që ka spostuar nga biznesi i paketimit Trebickën, dhe është njeriu i afërt i Shkëlzenit. Është provuar se baxhanakët, kunetërit, vëllezërit e tyre, burrat e tezeve e të hallave ishin të punësuar në një grup special që bënte punën natën në Gërdec dhe ishin të gjitha lidhje të Shkëlzenit dhe Selmanllarit. Me kaq fakte Shkëlzen Berisha, jo vetëm që do ishte i thirrur nga prokuroria, por duhet të ishte i pandehuri kryesor për Gërdecin. Vetëm Sali Berisha nuk do t’i quajë faktet fakte, dhe vetë shpall për fakte gënjeshtrat e tij. Vetëm një kryeministër i pafytyrë mund të shpikë që, kur vajza e tij i kërkon një klienti për një licencë që do ta firmosë babai i saj 3 për qind të vlerës së investimit, dhe që në rastin konkret i binte 30 milionë euro, e quan këtë faturë normale. Vetëm një kryeministër si Sali Berisha mund të quajë dikë trafikantin më të madh të naftës dhe pastaj ta nxjerrë në tribunë me gruan e tij për ta pastruar dhe për ta quajtur bamirës. Vetëm një kryeministër si Sali Berisha mund të quajë dëshmitë para prokurorit të falsifikuara, vetëm pse implikojnë djalin e tij dhe mund të quajë “fakt” thashethemin më të rëndomtë që shpik vetë ndaj kundërshtarëve. Pra, ky kryeministër nuk ka më asnjë raport me të vërtetën, dhe asnjë raport me institucionet e shtetit shqiptar. Ai po qeveris vendin me “Kodin e Familjes” dhe për të askush nuk mund të veprojë në këtë vend, nëse s’ka interesa. Shikoni si flet për akuzat e medies. Përpiqet që çdonjërën prej tyre ta lidhë me ndonjë interes. Shikon ëndrra që media ka dashur t’i marrë vajzës së tij ARMO-n, djalit të tij celularin e katërt, mbesës së gruas paratë e ISKSH, fisit të gruas tenderët e matësve elektrikë etj. Pra, për të nuk ekzistojnë më parimet, nuk ekzistojnë më institucionet, nuk ekzistojnë më njerëzit që luftojnë për të vërtetën. Për të ekzistojnë djali, vajza, paratë, koncesionet, privatizimet, gjobat, dhe çdo gjë tjetër që ia prish këtë ëndërr, ai e shpall të paligjshme. Për këtë arsye ajo grua fisnike nga familja Demi e thoshte me sinqeritet te News 24, dy ditë më parë, se ishte ankuar te Shkëlzeni për grabitjen e tokës, por ai s’i kishte dhënë shpresa. Dhe e thoshte me dëshpërim, me makth, sikur kishte humbur gjyqin në Gjykatën Kushtetuese. Kishte humbur shpresat se kishte konsumuar gurin e fundit të pushtetit, djalin e kryeministrit. Ky është shteti real i Sali Berishës. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Oct 30, 2009 3:19 pm | |
| kete psikopat saloviqet duhet debuar nga shqiperia per ne serbi. Apo vjerre ne mejdis tiranes per tradhti kombetare. Me ata te tije ne kosove. Qka po doni me shum me tradhtue . Veq u shkaterruan tokat shqiptare kombi.. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 31, 2009 5:56 am | |
| Pakti detar me Greqinë, Presidenti Topi: Kini besim tek institucionetShekulli Online | 30/10/2009 | Lajm i fundit | 210 KOMENTE | SHARE | - + | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 31, 2009 5:57 am | |
| | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Oct 31, 2009 3:54 pm | |
| Miku i Shkëlzen Berishës del pronar në Orikum | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Nov 01, 2009 1:00 am | |
| Zjarr në kompleksin e hoteleve në Shëngjin, hetohet për shkaqet
Shekulli Online
SHENGJIN- Një kompleks hotelesh në Shëngjin u përfshi mbrëmë vonë nga flakët, të cilat... | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Nov 01, 2009 5:43 pm | |
| SHqiptarë, mos rri po duku SHqiptarë! SHOQATA ATDHETARE PËR IDENTITET DHE BASHKIM KOMBËTAR---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sotë, më datën.01.10,2009, Prof.Xhavit Dalloshi, Koordinator i Fbksh -(SHAIBK) për Evropë, mbajtën një mbledhje konsultative me kryesinë e (SHAIBK-ut) në Gjermani..
Në këtë mbledhje ishin të parapara tri pika të rendit të ditës:
1.- Shqyrtimi i situatës aktuale në Kosovë, si dhe në të gjitha trojet e Shqipërisë etnike..
2./ Zgjedhja e kryesise se nendeges se ,,SHAIBK” per Rajonin e Mynster Landit dhe percaktimi i nje perfaqesuesi për Zvicerr që.
të mbajë kuvendin për freskimin me anetarë të rinjë të Deges së ,,SHAIBK“ per Zvicërr.
KU njëzerit u emrua Lulzim Toska nga Gjilani me vendbanim ne Zvicerr!.
3/. Denimi i faljes se ujrave detare shqiptare nga Kryeministri I Shqiperise që ja fali Greqise.
Si dhe falja e disa hekterr tokë të kosovës dhënë nga Istuticionet Kosovare Maqedonise..
Venja e shenjave nga mali I zi disa km ne thellesi te teritorit te kosoves..
4/Të ndryshme:
Mbledhjen e hapi Nenkryetari I ,,SHAIBK” dega e pergjithshem për Gjermani!
Miftar Aliu!
Për situatën aktuale politike në trojet SHqiptare të pranishmit hollësisht në këtë mbledhje i njoftoi koordinatori i ,,FBKSH”/ SHAIBK-ut për (Diasporë) Evropë, Prof.Xhavit Dalloshi.
I cili pershëndeti themelimin e nëndeges së ,,SHAIBK” për rajonin e Mynster Landit.
Ku përfshihen shume komuna të këtij rajoni.
Koordinatori ceku se interesimi I anëtarëve eshtë shumë I madhë që të anëtarësohen në këtë shoqat.
Së shpejti tha se do të formohen nëndeg të tilla në të gjitha Republikat e Gjermanisë.
Do të zgjedhen njrez me vizione të kjarta atdhetare dhe patriotike.
Njerez të punës dhe sacrifices e jo njrëz te fjlalëve boshe.
Diskutuan edhe Shum anëtarë .
U Formua nëndega e ,,SHAIBK” per rajonin e Mynster Landit!
Ku u zgjodh kryesia e re!
Kryetare! Xhemajl Bega nga fsh.jezerc /Ferizaj njeherit edhe ish inkasant i fondi vendlindja therret dhe njashtu anetare i kryesise se këshillit te këtij fondi.
Sekretarë! Feriz Emini nga fsh /Raqak komuna e shtimljes .
Nenkryetarë! Luzim Toska nga Gjilani!
Koordinatori te zgjedhurve ju uroi pune te mbare dhe suksese ne realizimin e kërkesave kombetare shqiptare .
Duke ju uruar qe sa me shpejte te arrihet bashkimi Kombëtarë.
Xhemajl Bega Kryetarë i posa zgjedhur i ,,SHAIBK” nga qyteti i Bocholtit ne Gjermani te Republikes se NRW.
Tha se si eshte e mundur që këto qeveri lider politikit bejne pazar me tokat shqiptare dhe falin si mu qen pronë e tyre private ,a te gjithë heshtin.
Ku jena ne si Shaibk si FBKSH ,ku janë patriotët shqiptarë që nuk ngrisin zërin ,ku janë intelektualët Akademikët deputetët.
Apo të gjithë po bëhen të shurdhër .edhe sa duhet të presim duke parë se si qdo gjë shqiptare po shkatërrohet para syve tanë.
Po ashtu në këtë mbledhje të ,,SHAIBK” u murr vendim që të dalim me një Komunikatë për Opinion:
KOMUNIKAT:
,,SHAIBK” për diasporë dënon dhe u shprehën kundër copëtimit te tokave shqiptare dhe kërkon nga Fbksh/Shaibk nga lëvizjet tjera intelektual Akademik Deputet qe të ngritin zërin kundër atyre Politikaneve Liderë qe pa mëshirë po japin tokat tona armiqve shekullore ne emer te pushtetit pa shtet.
Ne vend që të kërkojnë që të shqyrtohen te pa drejtat qe ju bërën ketij populli me shekuj,siq eshtë problem me Plaven Gucine Qamërine Presheven Bujanovcin.!!!
Këta në vend që të kërkojnë që këto treva t,ju bashkangjiten trungut të tyre Shqipërisë etnike.
E jo kinse ne emer te integrimit ne Evrope ,të coptojne ende trojet tona veqse te coptuara.
Integrimi ne Evropë nuk bëhet duke hequr identitetin kombëtare flamurin kombetare e duke pjelle kombe te reja qe nuk kanë të bëjnë për të mirën e shqiptarëve.
Po kjo është në shërbim të armiqëve shqiptarë që ishte apetit I kahmotshëm dhe këta kane për qëllim shkatërrimin e kombit shqiptarë.
E këte me se shumti po ndihmojnë disa Politikanë ,,shqiptarë” që qëllimi I tyre është vetem pushteti e jo interest kombëtarë i popullit dhe I atdheut tonë.
U cek se imazhin e luftes qlirimtare te uçks-së
Së lavdishme po ja humbin disa liderë qe po thirren në emer të UÇK/së,
që e shpallen ,,Republikën e Kosovës” sipas rez .1244 dhe planit te Ahtisarit nje plan famkëq për shqiptarët .
Kështu që sipas këtij plani u shpallë edhe një kushtetut ku shqiptarët nuk i njef si kombë po si qytetare..
Ku u hiqë ligji I luftës,ku lufta e UÇk definohet si konflikt .
KU u hjek flamuri kombëtarë dhe u zëvendësua me një flamurë multietnik me simbole pro sërbe.
Ku trashëgëmija kulturore ju dha sërbeve .
Ku decentralizimi I komunave bëhet ne baza etnike.
Ku shqiptarët e kosovës nuk thirren shqiptarë po kosovarë një komb I ri I krijuar nga këta qevritarë e politikane.
Ku Kosoven po e enklavizojnë me enklava serbe si në bosnjë.
Dhe manipulojne se kinse UçK/paska luftue për këtë status antikombëtarë dhe për kombin kosovarë.
Ku dihet se Adem Jashari dhe UÇk dëshmorët luftuan për Bashkimin kombëtarë dhe për kosovën shtet kombëtarë.
Një ditë do tju denon gjaku I dëshmorëve ju që manipuloni me emrin e tyre.
Kërkojmë që:
Sa më shpejtë të mbahet një Referendum mbarëkombëtarë!
Ku populli vete të vendosë për fatin e tije.
Kryesia e ..SHAIBK” për diasporë kërkon që ,,SHAIBK “ ne Kosovë trojet shqiptare të jetë më aktive dhe të reagon me kohë kundër elementeve negative që po bëhen kundër interesave kombëtare .
Për kryesitë e SHAIBK-ut, Për Evropë! Koordinatori I SHAIBK-ut për Evropë Prof. Xhavit Dalloshi. Gjermani, 01..Nëndorë. 2009. |
|
| | |
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Nov 01, 2009 5:44 pm | |
| Veq perpara vellezer ne na keni mbrapa. Rrnofshe o Prof.Xhavit Dalloshi nje atdhetare i pa lodhur qe kontribon per qeshtje kombetare, Per qdo dite keni perkrahje zoteri . E gjithe rinija patriot e atdhetare ke mbrapa. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Nov 01, 2009 11:52 pm | |
| Berisha dhe Karamanlis ne Tirane | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Nov 02, 2009 12:02 am | |
| Predha e prezervativë në Gërdec
Nga Lorenc Vangjeli
Në vendngjarjen e tragjedisë më të madhe dhe skandalit që tronditi gjithë shoqërinë shqiptare, prokuroria pretendon se janë shkelur të gjitha rregullat e standardet e sigurisë. Për ironi të fatit, aty janë bllokuar dhe tetë copë prezervativë që garantonin seks të sigurt mes predhave të vdekjes. Nis procesi në Tiranë, të munguarit e tij të mëdhenj, Mediu, Bumçi dhe Alibeaj, por do të dëshmojnë edhe amerikanët | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Nov 02, 2009 12:03 am | |
| Komuniteti Mysliman: Berisha na e ktheu pronën, tani po na e merr
Trualli në qendër të Tiranës, të cilin qeveria e quan pronë shtetërore, duket qartë që e ka një pronar, të cilin e ka njohur shteti shqiptar, madje vetë qeveria e kryeministrit aktual. Bëhet fjalë për Komunitetin Myslima... | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Nov 02, 2009 2:51 pm | |
| servile tradhtare dhenderr i serbise mik i fazliqit millosheviqit greqise,rusise.. sali penicilini.. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 03, 2009 2:25 am | |
| Uroj qe kjo sakrifice e ketyre njerezve pas sa e sa sakrificave te tjera te perfundoje per mire ! Se si duhet te sillen ne keto momente ato e dine me mire se ne. Une e kam patur baben nje ish i burgosur politik. Them se kam qene me fat qe nuk u fut ne greven e ish te perndjekurve ne 1993 ne Shkoder, pasi e dija fare mire se ai do i shkonte vertete deri ne fund, e kishte provuar dhe ne burg... Eshte e veshtire por me duket e pavend te vetflijohesh per nje komunist si puna e Sali Berishes. Ka rruge te tjera sot... Ulu aty para Kryeministrise e mos leviz nga vendi per nje jave, nje muaj, nje vit deri sa ta fitosh te drejten tende. Saliu e vrau Kryetarin e PD z. Ernest Perdoda vetem sepse u fut ne greven e urise ne 1993 ne Shkoder, megjithe se ky ishte dhe mik i z. Pjeter Arbnori !!! Ka per t'ju vrare dhe te drejten s'keni per ta fituar! Zoti ju ndihmofte ne sakrificat e Juaja ! Stef Staku 02/11/2009 ora 06:52 | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 03, 2009 2:38 am | |
| Andi Bushati: Mero u godit nga Rezart Taçi dhe tre badigardët e tij | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 04, 2009 1:36 am | |
| Baze: Ky është regjimi që ka shpikur mosndëshkimin me ligj, por me vetëgjyqësiNga Enton Palushi, kryeredaktor i gazetës TemA Zoti Baze, një përshkrim të shkurtër të ngjarjes?Dy kolegët e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, më ftuan për një kafe pasi përfundoi emisioni “Zonë e Ndaluar”. Shkova rreth orës 23 tek lokali ku po më prisnin, diku afër bllokut. Ndërsa po bisedonim normalisht, në tavolinë shfaqet Rezart Taçi nga errësira e fundit të lokalit. U gjendëm shumë të papërgatitur dhe thjesht tentova të tërhiqem pas kur ai më qëlloi duke më sharë. Por befas pashë që tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-ë të tij, të cilët nën shembullin e pronarit të vet nisën të gjuajnë. Nuk mbaj mend shumë detaje se humba vetëdijen për pak çaste, por me ç’pashë më vonë, pozicioni ku isha, më kishte mbrojtur nga ndonjë dëmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, që ishte para meje, ishte bërë në një farë mënyre barrikadë për të mos më qëlluar dot në pjesën përpara. A dukej se sulmi ishte i menduar apo i çastit?Nuk di të them sa kohë më parë ka qenë i menduar, por natyrisht që ka qenë diçka që mund ta kenë menduar dhe kanë pritur të gjejnë rastin. Mënyra si u sollën me dy kolegët e mi, duke bërë kujdes të mos i preknin, do të thotë se nuk janë sjellë si vrasës të papërgjegjshëm, por si mafiozë të mirëinstruktuar. Dhe përpjekja për të qëlluar vetëm në pjesën e pasme të kokës, ku dhe mund të traumatizohesh përjetë, ishte kriminale. Mendoj se ata kanë vendosur të qëllojnë kur kanë parë që unë hyra në lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendosën të sulmojnë, dhe na rrethuan papritur duke më sulmuar. Sa i vetëdijshëm keni qenë për rrezikun për shkak të profesionit?Rreziku i shoqëron gazetarët si ndryshku hekurin. Sa herë që shoqëria degradon, sa herë për lirinë ka mjedis të papërshtatshëm, aq herë ky ndryshk priret të sulmojë që të brejë profesionin e gazetarit. Nuk është në dorën tonë shmangim rreziqet. Jemi të dënuar të bashkëjetojmë me to. Në dorën tonë është të bëjmë punën tonë. Rrezikun nga mjedisi ynë duhet ta zhdukë shteti ligjor dhe një qeverisje që jep shembull frymëzimi kundër krimit, kundër këtyre personave dhe pro standardeve të lirisë për median. Fatkeqësisht qeveria ime dhe e bashkëqytetarëve të mi është aleate e këtij banditi, frymëzuese e keqe kundër lirisë së medias dhe degraduese e standardeve të lirisë në këtë vend. Kryeministri bëri një deklaratë ku dënoi aktin e dhunës?E dëgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqishëm është të përmendë emrin e Rezart Taçit. E di që emri i viktimës i krijon probleme, por së paku emrin e kriminelit duhet ta përmendte dhe ta dënonte. S’ka denjuar as vetë të bëjë deklaratë, por zyra e tij ka bërë një deklaratë të modës kineze të viteve ‘70 ku në vend që tu adresohet problemeve, flet për parime që i shkel nga mëngjesi në mbrëmje. Është e dhimbshme të shikosh kryeministrin e vendit tënd në atë pozicion, peng të një njeriu të përzgjedhur prej familjes së tij për tu bërë miliarder brenda natës. Ç’mund të thoni për reagimin politik në përgjithësi?Nuk pres të ngushëllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vetëm për të kuptuar sa e inkriminuar është politika me krimin dhe sa fuqi ka të ndahet prej tij. Po të lexosh deklaratat e partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës, e kupton sa të pafuqishëm janë të zënë në gojë emrin e kriminelit dhe t’i adresohen problemit me kurajë. Për kaq vlen reagimi politik. Vlen për të qenë shembull frymëzimi ose model i bashkëjetesës me krimin. Ajo ç’më kujton reagimi i partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës është reagimi i njeriut në hall, kur djali i shtëpisë kapet në krim dhe përpiqesh të mos flasësh më për djalin, por për atë çfarë atij duhet t’i mësojnë në shkollë. Ato po sillen si njerëz në hall. Por shteti ligjor duhet të sillet më me dinjitet se pushteti politik. Si ka qenë reagimi i forcave të rendit?Nëse ka njerëz në hall pas gazetarëve në këtë vend, janë ata. Ekziston një polici që kërkon të bëjë detyrën e saj dhe një frymëzim politik kundër misionit të saj. Nuk mund të thuash asgjë të qortueshme për policët e Tiranës si profesionistë ose njerëz kurajozë. Ata janë shumë të mirë. Por ata nuk janë të lirë të jenë policë. Dhe ndryshe nga ne gazetarët që e kemi në dorë lirinë tonë, për ta mbrojtur apo dorëzuar, ata nuk e kanë dhe aq në dorë lirinë e tyre për të qenë profesionistë. Ata u sollën shumë korrekt me ngjarjen, erdhën në vendngjarje, më shoqëruan në spital dhe më dorëzuan tek mjekët. Morën provat dhe u larguan. Drejtori i policisë së Tiranës dhe Drejtori i Përgjithshëm më vizituan dhe në spital. Pastaj më tej ata s’kanë asgjë në dorë. Të vinte keq për ta. Rezart Taçin nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte në telefon dhe u tregonte se kur mund të kishte kohë të shkonte t’i takonte. Përfytyroni një shtet që nuk ndalon dot një miliarder, që i ka zyrat në mes të Tiranës dhe që nga mëngjesi në mbrëmje përmend vetëm emrin e kryeministrit. Si mund të afrohet polici tek një njeri që sapo i afrohesh, bën sikur flet në telefon me Sali Berishën. Cilat mund të jenë shkaqet që Rezart Taçi nuk u ndalua qysh në fillim?Ata duan të shkatërrojnë provat. Mos harroni që tani Ministër i Rendit është një person në kërkim, që i ka shpëtuar një dënimi me procedurë. Ata thjesht duan të shikojnë dëshmitë tona dhe pastaj të shpikin ose shkatërrojnë prova të reja për rrethana lehtësuese për të. Ky është regjimi që ka shpikur mosndëshkimin me ligj, por me vetëgjyqësi. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyll çështje të mëdha, për të cilat bota mund të kishte bërë luftëra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyllë me procedurë gjykimin për vrasje të 26 personave apo pastrime të pastra paresh përmes sekserëve të familjes në pushtet. Mosndëshkueshmëria e krimit është identiteti i këtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qartë e ka theksuar me dëshpërim faktin që në Shqipëri po krijohet modeli i të pandëshkueshmëve. Rezart Taçi, nëse më lejohet në krahasim, në këtë rast, është “kriminel race”. Si e gjykoni solidaritetin e medias?As që kam dyshuar ndonjëherë tek solidariteti i kolegëve të mi. Nuk më ka munguar kurrë. Edhe kur regjimet në këtë vend janë përpjekur të izolojnë gazetarë të veçantë përmes trustit mediatik, gazetarët nuk e kanë braktisur njëri- tjetrin. Në këtë rast duhet që solidariteti të mos jetë një gjest në mbështetje time, por një instrument për të vrarë frikën dhe për tu shkuar deri në fund të vërtetave të hidhura të këtij regjim. Solidariteti më i madh për mua, është që të shikoj sa më pak lajme të gënjeshtra për Rezart Taçin, sa më pak gënjeshtra të paguara prej tij, sa më pak përpjekje për të penguar shtetin të hetojë evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh për shkak të lidhjeve me pushtetin. Solidaritet për mua është që kolegët e mi të kenë mundësinë të thonë të vërtetën për këtë njeri që ka blerë pushtetin politik dhe atë publik me para që ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptarë. Ky solidaritet më bën të ndjehem i dobishëm për kolegët e mi. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
del.icio.us