Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+79
aksh
shahini
arberia
kasapi
Luki
Argent
NIPIIXHAXHIT
play
xhema
kastriot_mehmeti
haxhiu
Vuthjani
Tatoo
rrimtaf
valmir9
xhiti
LindaShqipe
Burdushi
detektivi
Driniiiii
murturi
an-di
morena
ILTA
MARY
Shejh
Ramizi
ngadhenjimi
Agrone
Ipamposhtur
Psikologu
paioni
Ada_Kondi
Medalim
PeriiKeputur
Himalaja
Muja e Halili
Aktiv
Xili
klodian
Delia
Clarence
Liisi
feneri
Eagle Eye
Mirushe
Ago Muji
rroni
Labinot Drenica
E_Bukura
forca1
feratkoca
lilly
ss1
Ajet
agim__barja
katunariplak
Gjura
Orfe@
Pirro i Epirit
istogalia
petritkola
Euridika
tom sojer
cristal
Sofra
MUHAMETII
njonidrenica
Mergimtari
Nezir Myrta
lilu
Guximi
**Lumi_
Eva0506
Beton
Martina
rolling
Leka i Madh
zeriatdheut
83 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 19 ... 34, 35, 36 ... 40  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyWed Nov 04, 2009 2:02 am

Policia nuk “gjen” Taçin, gazetarët: 10 mijë euro për atë që jep informacion

Nga Tema

Shteti dhe qeveria shqiptare vijoi dje të japë një shfaqje të shëmtuar “të pamundësisë” së arrestimit të biznesmenit të Familjes Berisha, Rezart Taçi.
Ajo “arriti” të arrestojë dy nga truprojat e Taçit, ndërsa e shpalli në kërkim atë. Policia bëri të ditur se Baze ka dëshmuar se sulmi ndaj tij është bërë për shkak të detyrës.
“Gjatë orëve të vona të mbrëmshme, specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve: Bledar Bardhyl Lilo, 28 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës i kompanisë “Taçi Oil”; Irgen Arian Selfo, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye, sepse dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Rezart Mustafa Taçi, 38 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, me detyrë president i kompanisë “Taçi Oil”, në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Brigada 8” në Tiranë, kanë goditur me grushte gazetarin Mero Guri Baze, 43 vjeç, lindur në Tepelenë e banues në Tiranë, me detyrë drejtor i medies së shkruar “TemA”. I dëmtuari Mero Baze u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, Tiranë, ku, pasi mori mjekimet e duhura, u largua për në banesë. Më pas shtetasi Mero Baze ka kryer një kallëzim penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, ku ka deklaruar se është fyer e goditur për shkak të profesionit të tij si gazetar. Për shtetasin Rezart Taçi është bërë shpallja e tij në kërkim policor. Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 237 dhe 25 të Kodit Penal”, - thuhet në deklaratën e policisë.


Taçi


Por, ndërsa policia “kërkonte” Taçin, ky i fundit e sfidonte hapur atë duke deklaruar se nuk kishte bërë asnjë gjë. Madje, për ironi, Taçi thoshte se ishte gati të përballej me drejtësinë, edhe pse nuk ka respektuar në asnjë moment organet e zbatimit të ligjit.
Taçi për të mbrojtur veten tha se ai ishte tip i respektueshëm dhe i durueshëm.
Taçi tha se nuk e ka në karakter t’i shmanget drejtësisë.
“Në vijim të akuzave të rreme të zotit Mero Baze në lidhje me ngjarjen në lokalin “Capriccio”, ku përflitet papërgjegjshmërisht se unë kam ushtruar dhunë në drejtim të tij, deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam pasur asnjë lloj konflikti fizik me zotin Mero Baze.
Gjatë gjithë karrierës sime profesionale kam bashkëpunuar me respekt dhe durim me të gjithë bashkëpunëtorët, partnerët dhe palët e treta pa cenuar as edhe njëherë të vetme, edhe në situata tepër të vështira, integritetin e askujt dhe për më tepër të ndonjë gazetari apo medieje, edhe kur ka qenë kritike ndaj meje apo bizneseve të mija.
Akuza me të cilën po përpiqen të përbaltin personin tim dhe atë të bashkëpunëtorëve të mi nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i një strategjie denigruese që ka si synim tjetërsimin e aktivitetit të kompanisë që unë zotëroj dhe përfaqësoj. Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se, jo vetëm nuk është në karakterin tim të shmangem, por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim”, - tha Taçi.


Wanted


Duke parë këtë situatë të rëndë, por dhe qesharake, ku është katandisur shteti i së drejtës në Shqipëri, shoqatat e gazetarëve kanë vendosur që të ofrojnë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo person që jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Taçit, i cili është shpallur nga policia si person në kërkim.
“Shoqatat ndihmojnë kështu forcat e rendit që ky kriminel të vihet sa më parë para drejtësisë, në një kohë kur Rezart taçi shpërndan përmes zëdhënësit të tij deklarata false, duke mohuar paturpësisht dhunimin e gazetarit Mero Baze nga ai vetë dhe truprojat e tij. E ndërkohë që i shpalluri në kërkim, Rezart Taçi, dërgon komunikata për medien, prokuroria ende nuk ka marrë në pyetje as zëdhënësin e tij, për të mësuar vendin se ku ndodhet biznesmeni i akuzuar”, - thuhet në deklaratën e shoqatave të gazetarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyWed Nov 04, 2009 12:45 pm

ti more ,mendjendrituri,petrit kola,qe veç helm ke ne goje pse lodhesh kaq shume per te helmuar njerzit ???
pse vetem degjon daullen e psikopatit ,Edi Rama,ai trual ne qender te Tiranes eshte shteteror dhe e pame ne TV ,te gjithe proceduren shkresore te tij,pse more zoteri kaq i zi ti...c'te ka prekur kaq shume kjo demokraci qe e lufton edhe ne cdo forum ku hyn ti .mero bazen e pashe te shtrire ne spital ,nuk kishte ndonje de4mtim apo ku di une,ky njeri i sherbesave aq te ulta ,gjithmone ky sulmohet Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Icon_eek ,a nuk te cudit fakti qe te gjithe gazetaret e tjere i degjojme edhe si kritizere te fuqishem ndaj qeverisze por...poooor nuk rrihen nga askush.
nmendoj qe duhet te kesh kujdes ne keto postime ,pasi vetem 1 antishqiptar i shikon dhe i ndjek keshtu gjerat si puna jote,dhe me e keqja jotye eshte se ti mundohesh shume per t;ja injektuar edhe te tjereve kete helm.Shume keq per ty. Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Icon_mad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kasapi
Fillestar/e
Fillestar/e
kasapi


Male
Numri i postimeve : 39
Age : 64
Vendi : prishtine
Registration date : 23/10/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyWed Nov 04, 2009 5:56 pm

Ibrahim Shala: FSK-ja nuk është ushtri e Kosovës


Publikuar më 22 janar, 2009 në orën 23:13 ( )Lajme |
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Font_plusSali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Font_min
Me rastin e fillimit të punës së FSK-së, e cila ishte planifikuar të ndodhte në trevjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka deklaruar për gazetën "Politika" të Beogradit, se Forcat e Sigurisë nuk janë forca ushtarake të Kosovës ndërsa në kreun e saj komandues parashihet të ketë edhe gjeneralë nga radhët e pjesëtarëve serbë.
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 479tmk-0dfsfds1


Këto forca janë të ngarkuara për veprim në situata të jashtëzakonshme dhe do të kenë formën e mbrojtjes civile, ka saktësuar Shala dhe ka shtuar se ai nuk di sesa gjeneralë do të ketë në këtë formacion, por është e sigurt se një post i gjeneralit është parashikuar për bashkësinë serbe, ndërsa për bashkësitë tjera minoritare janë parashikuar grada të larta të oficerëve. Në pyetjen e gazetarit serb, nëse Forcat e reja të Sigurisë së Kosovës paraqesin forcën ushtarake nën komandën e Prishtinës, Shala i është përgjigjur se FSK-ja nuk është ushtri, por forcë e organizuar nën komandën e institucioneve të Kosovës, e cila bashkëpunon afër me NATO-n. Ky zëdhënës ka ngurruar të pranojë se FSK-ja është një lloj xhandarmërie, ashtu sikur ka thënë vetë kreu i NATO-s, Jap de Hop Skefer, i cili ka paralajmëruar edhe rishikimin e “Marrëveshjes së Kumanovës” të 10 qershorit të vitit 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kasapi
Fillestar/e
Fillestar/e
kasapi


Male
Numri i postimeve : 39
Age : 64
Vendi : prishtine
Registration date : 23/10/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyWed Nov 04, 2009 5:56 pm

ti moj zoje servile qenke gjakperzier,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kasapi
Fillestar/e
Fillestar/e
kasapi


Male
Numri i postimeve : 39
Age : 64
Vendi : prishtine
Registration date : 23/10/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyWed Nov 04, 2009 6:06 pm

Ju tregoj kush është "Sigurimi i Atdheut"...

Janë pjesa e Oficerve që ishin rreth Ahmat Krasniqit dhe Tahir Zemës... dhe oficer të SHIK-ut të S. Berishës !!!

Nga Kosova janë ata "100 eprorët" e diasporës që tentonte Tahir Zemaj ta instalonte në TMK - në mesin e tyre edhe disa njerz konfliktuoz të Strellcit , Irzniqit , Llaushës .... njerz konfliktuoz nga Shqipëria pjesmarrës në Grushtshtetin e 14 shtatorit 1998.... disa edhe me akuza të hapura në Tiranë si Driton Zhjeqi, Demë Dollapi, Ramë Berisha, Ergon Berisha etj. etj

Paknaqësia e tyre e brendëshme me LDK e ka fillin te izolimi politik i ma hereshëm i Tahir Zemës nga LDK-ja :

Kolonel Tahir Zemaj e kanë izoluar dhe largar LDK-ja kur nuk është pranuar propozimi që të zgjedhet Kshilltar për Siguri pran Presidencës se Kosovës ... !!

Kolonel Tahir Zemaj e kanë izolue dhe largue LDK-ja kur është larguar nga Lista për të u zgjedhur Deputet i Parlamentit të Kosovës !!

Kolonel Tahir Zemaj e kanë izolue dhe largue LDK-ja kur ja dhuruan gazetës "Epoka e re" dokumente kompromituese për Kolonel Tahir Zemaj , aktgjykime dhe dokumente të avokatve për një proces gjyqsor për narkotikë kundër Tahir Zemës në vitin 1988 !!

Kolonel Tahir Zemaj e kanë izolue dhe largue LDK-ja kur u Bllokua dhënja e Dekoratës së Lidhjes së Prizerenit për Kolonel Tahir Zemaj - të ndara nga Ibrahim Rugova !!

...Kjo ishte konkurrenc e Ramë Marës, personi i angazhuar rredh sigurimit dhe informimit të brendëshëm të LDK-së !!


Paknaqsia rreth trajtimit të Ahmet Krasniqit i shpallur Ministër i Mbrojtjes pa nënshkrim dhe Autorizim të Kryeminiostrit Bujar Bukoshi ... !!!

Këta janë ajo pjesa e oficerve që ishin kundër grupit të oficerve që kërkuan shkarkimin dhe ndrrimin e Ahmet Krasniqit ( Jashari, Demiri, Bicaj...) !!

Kjo pjesë e oficerve të ish APJ-së ishte e angazhuar në tentim grushtshtetin e 14 shtatorit 1998 në Tiranë... !!

Janë të lidhur me segmente si Ismet Haxhija (trproja e Sali Berishës - pjesmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit) ... Ramë Berisha ... një i afërm familjar i Sali Berishës... Agron Rexha "Alban Berisha" me të ashtuquajturën "AKSH djathtiste" etj. .... !!

Paknaqësia është e rritur edhe ndaj atyre që patën shkarkuar Ibrahim Rugovën në Tiranë në maj 1999 dhe që ishin takuar me Presidentin Shqiptar Rexhep Mejdani ..!!

Më të rrezikuarit nga "Sigurimi i Atdheut" janë pjesmarrësit në "Darkën e fsheht" të Tiranës (maj 1999) që patën shkarkuar Ibrahim Rugovën nga të gjitha funksionet ... dhe patën emruar Hafiz Gagicën si përfaqësues të LDK-së....


Në këtë takim nuk merrte pjesë Klani Hamiti (Sabri Hamiti është dhëndërr i Ibrahim Rugovës dhe ndajn kulaçin e bisnisit politik të quajtur LDK)....

.....

Tash ky grupacion është më shum i përbër në grupimin e Melihate Trëmkollit, Adem Salihajt, (me prapavi Kshilltarin e I. Rugovës për Siguri Ramë Marën - që ishte në konflikt me Tahir Zemën dhe grupin e tij) !!

Këta ish Oficer të APJ-së , paknaqësin ma të madhe e kanë në largimin e Bujar Bukoshit, Milazim Krasniqit, Fadil Hysës... nga LDK-ja dhe të Edita Tahirit dhe Edi Shukriut, kohëve të fundit Dr Mujë Rugovën.. !!

Arsyeje se pse kërcnohen ish antarët e Qeveris Bukoshi dhe ish antarve të kryesisë së LDK-së : Sepse këta i njohin veprimet kriminale të tyre dhe i kanë denoncuar kush më shum e kush më pak... .

Pas izolimit politik të Tahir Zemës nga LDK-ja... dhe tash 6 vite mos interesim për Varrimin e Ahmet Krasniqit në Kosovë, këto strukrura janë tërbuar ( që nuk mund të konsiderohen edhe të pa rrezikshme) !!
Ja disa edhe me emra ... janë ish zëvendësi i Ahmet Krasniqit, oficerët e ish APJ-sëFARK- A. Mehmeti, Sh. Shala, Rifat H. ( të fundit me qëllim ja lash emrin jo mbiemrin ) .. etj etj...

************************************************** ******


SIA kërcënon Prof. dr. Mujë Rugovën dhe familjen e tij me likuidim
kosovapress

Prishtinë, 21 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 17 : 42

Organizata e ashtuquajtur “Sigurimi Atdheut” (SIA), ka kërcënuar me likuidim prof.dr. Mujë Rugovën dhe familjen e tij. Rugova i ka thënë Kosovapress-it se kërcënimi i fundit i SIA-s ka lidhmëni më kërcënimin paraprak të Ahmet Alishanit, këshilltar për siguri i kryeparlamentarit Nexhat Daci.

Në vazhdën e shumë kërcënimeve që kanë ndodhur kohëve të fundit ndaj disa figurave të larta politike, përmes një letre ditë më parë është kërcënuar me jetë edhe profesori i Fakultetit të Kimisë, Mujë Rugova.

Komunikata që mban numrin 101 është nënshkruar nga majori, Agim Tropoja, në emër të Shtabit të përgjithshëm të SIA-s dhe mban logon e kryetarit të vendit, Ibrahim Rugova.

Të dielën rreth orës 13:00 profesor Rugova ka pasur dy telefonata në telefonin e tij celular nga persona të prezantuar si SIA. “Rreth orës 13 përmes telefonit jam kërcënuar me likuidim nga persona të ashtuquajtur si Sigurimi i Atdheut”, i ka deklaruar Kosovapress-it prof. Mujë Rugova.

“Në telefon më është thënë se ti dhe familja jeni në listën për likuidim fizik. Këtë kërcënim nuk e mora aq seriozisht, megjithatë vendosa që në të njëjtën kohë t’i lajmërojë organet policore të vendit, ku edhe dhashë një deklaratë”, bëri të ditur Rugova.

E gjithë kjo nuk ka përfunduar vetëm përmes telefonit. Mujë Rugova është kërcënuar edhe me anë të një letre, të cilën e ka gjetur të hënën në kuvertë, në zyrën ku punon në Fakultetin e Kimisë.

“Të nesërmëm meqë jam shef i Departamentit të Kimisë, gjeta një letër në kovertë dhe pash se kërcënohem me likuidim nga SIA . Komunikata që mban numrin 101, ishte shkruar nga major Agim Tropoja, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të SIA-së, por që mbante logon e Presidentit. Për mua është e pakapshme se si kryetari i vendit lejon që të përdorët apo (keqpërdorët) logoja e tij në letra kërcënuese”, tha prof. Mujë Rugova.

Sipas tij, kërcënimet e tilla janë shqetësuese jo vetëm për të dhe familjen e tij, por për gjithë popullin e Kosovës, ngase siç tha ai, “populli duhet të informohet se me kënd ka punë”.

Rugova ka apeluar tek organet e policisë që t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe kjo organizatë terroriste që vepron në Kosovë të ndëshkohet nga dora e ligjit.

Në komunikatën e SIA-s që i dedikohet prof.dr. Mujë Rugovës me moton “RESPEKT PËR MIKUN, PLUMBA PËR ARMIKUN!”, thuhet se “në bazë të rrethanave të krijuara jemi të detyruar pas paralajmërimit të fundit me telefon, që përmes kësaj letre të veprojmë duke iu bërë me dije se keni vërejtjen e fundit për sjelljen tuaj dhe dezinformatat publike që bëni ndaj SIA-së, LDK-së dhe krerëve më të lartë të tyre. Prandaj, përfundimisht jeni të paralajmëruar se keni vërejtjen e fundit për shpifje akuzash dhe dezinformata që shprehni me euforinë tuaj në vendet publike, kur kemi në konsideratë se ju jeni një hajn ordiner i fondeve, për të cilat do të jepni llogari dhe do të shpaguani djersën e popullit me kokë dhe familjen tuaj”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate për të gjitha këto SIA ka dosje dhe është në dijeni, prandaj do të jepni llogari para Sigurimit të Atdheut. “Personaliteti juaj është nën përcjellje të vazhdueshme dhe nëse nuk ju bindeni këtyre urdhrave do të veprojmë pa mëshirshëm”, potencohet në fund të komunikatës së SIA -së, që kërcënon me jetë prof. Mujë Rugovën.

Ndërkohë, profesori i Fakultetit të Kimisë, ka shprehur dyshimin se kërcënimi i fundit i SIA-s ka lidhmëni me kërcënimin e mëhershëm që i është bërë nga këshilltari për siguri i kryeparlamentarit Nexhat Daci, Ahmet Alishani.

“Para tri javësh, këshilltari për siguri i kryeparlamentarit Nexhat Daci, Alishani, ka ardhur në Fakultet dhe me është kërcënuar për ndalimin e pagës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci”.

Sipas tij, Alishani ka pyetur se kush është duke ia ndalur pagën kryeparlamentarit Daci. “Dua ta dij se kush nuk ia jap pagën kryetarit”, ishte pyetja e Alishanit, “ndërkohë që e njoftova këtë të fundit se unë nuk ndajë paga, por organizojë mësimin”, tha ai duke shtuar se më pas ka biseduar me dakanatin e Fakultetit të Kimisë, që është kompetentë për këtë çështje.

Ai ka pohuar se kryeparlamentari Nexhat Daci pasi që merr pagë në Kuvend dhe në Akademinë e Shkencave, nuk i takon paga e tretë me ligjet të cilat i ka miratuar vet Kuvendi i Nexhat Dacit.

“Dyshojë se kërcënimi i Alishanit ka lidhmëni me kërcënimin e fundit të SIA-s”, tha Mujë Rugova, profesor në Fakuletin e Kimisë, i cili ka tërhequr vërejtjen se nuk ka të bëjë asgjë as me SIA-në dhe as me LDK-në, edhe pse nuk pajtohet as me njërën dhe as me tjetrën...

****************************

Nga Dokumentet e "Sigurimit të Atdheut" ; vet dëshmojn për përfshirjen e Oficerve të FARK-ut në tentim Grushtshtetin e 14 shtatorit 1998 në Tiranë !!!

Ahmet Aliashani paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova



Gjeneralnënkoloneli Aleksandër Demitrieviq, gjeneralnënkolonel Mile Babiq, gjeneralnënkolonel Bane Millovanoviq (KOG), dhe shumë të tjerë nga Beogradi dërgohen për në Shqipëri, çka bie ndesh me të gjitha veprimet e të gjithë eprorëve të Shqipërisë, të cilët në atë kohë vetëm sa e kishin braktisur APJ-në mbi 99 për qind kishin kaluar në perëndim (Gjermani, Zvicër, Angli dhe vende të tjera të Evropës dhe kuptohet një numër i është bashkangjitur Armatës Kroate dhe Boshnjake në luftë kundër APJ-së, dhe një numër shumë i vogël, simbolik ishte në Kosovë dhe asnjë oficer shqiptarë që kishte braktisur APJ-në nuk ka kaluar në Shqipëri për të kërkuar vendstrehim, përveç Ahmet Aliashanit.

Mund të ndodhë që ndonjë oficer ka kaluar nëpër Shqipëri për në Itali apo vende tjera të perëndimit, ku më pas në Shqipëri ndodhin shumë gjëra të rëndësishme (në dëm të popullit shqiptar të Shqipërisë, siç janë demonstratat e dhunshme të vitit ’97-98 , ku edhe hartohet një plan nga ish-gjenerali i Armatës Shqiptare, Kiqo Nestaf, me prejardhje greke, i cili ka qëndruar në Greqi dhe ka qenë në kontakt të rregullt me Shërbimin Informativ Grek dhe Jugosllav, ku plani është bërë për ndarjen e Shqipërisë në mes të Greqisë dhe të Serbisë. Vija e ndarjes ka qenë lumi Shkumbin. Çka Ahmet Aliashani duhet të jap sqarime rreth këtij plani).

Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, z. Ahmet Krasniqit, ku gjithashtu Ahmet Aliashani duhet të japë sqarime, ku ka qenë në kontakte dhe lidhjet e tij. Ahmet Aliashani në Qeverinë e Bujar Bukoshit ka qenë i ranguar në postin e lartë, njëherit ushtrues i detyrës të zëdhënësministrit të Mbrojtjes, por asnjëherë nuk ka hyrë në Kosovë gjersa kanë hyrë trupat e NATO-s.

Ahmet Aliashani në Shqipëri është lidhur me Rr. I. nga fshati Tërrnovc, Komuna e Bujanovcit, person i cili i takon grupeve mafioze që janë të organizuar në Itali, Shqipëri dhe Serbi, është person i kyçur në trafikun e organizuar të drogës dhe të prostitucionit si dhe njeri i cili kërcënon me likuidime.

Gjithashtu është i lidhur me personat e rrjetit të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave nga Ukraina, Rusia, Bullgaria dhe Shqipëria për në Kosovë. Në rajonin e Gjilanit dhe të Kamenicës ka një rrjet të kriminelëve, të cilëve u ka paguar rrogë për t’i shërbyer Ahmet Aliashanit dhe Rr.I. si truprojë. Rrogat ua kanë dhënë në vlerë prej 400 marka gjermane.

Gjithashtu në bashkëveprim me një person nga Kamenica, e ka dhunuar një femër. Rr. I. e ka detyruar atë femër t’iu bëjë femra grupit të tyre, ku gjendet edhe Ahmet Aliashani. Këta persona janë: Z. Rr. nga Kamenica, i lindur 1961 apo 62, i afërm me Shërbimin Serb.

Sh. M., A. M. dhe Xh. K. të afërm me Shërbimin Serb. Këtyre personave Rr. u ka paguar rrogë 400 marka gjermane, si truprojë për veti dhe të Ahmetit.

Rr. I. e ka keqpërdorë vajzën N. K. (emri i njohur për redaksinë), dhe tani kjo vajzë ka devijuar psikikisht, pikërisht nga Rr.I. Gjithashtu janë të lidhur me këtë rrjet të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave: S. K nga fshati Dajkovcë, komuna e Kamenicës dhe tani jeton në Ferizaj, F. R nga Kamenica, djali i axhës së S., M. K. ka punuar deri më 12 qershor të ’99, në sigurimin Shtetëror Serb dhe ende punon, tani gjendet në Vranjë dhe kohë pas kohe kalon në Leskovc. S. dajë e ka F. D. punëtor i Sigurimit Shtetëror Serb në Gjilan dhe Kamenicë, ku gjithashtu ka punuar gjer më 12 qershor të ’99, kur edhe janë tërhequr forcat jugosllave nga Kosova. Tani Rr. është i lidhur me këta persona si dhe Ahmet Aliashani. Gjithashtu Ahmeti paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova dhe urdhëron njerëzit se kush duhet të punësohet në komunën e Kamenicës. Në tërësi kryetari i Kuvendit Komunal të Kamenicës, z. Sh. S., ka rënë nën ndikimin e Ahmet Aliashanit, ku Ahmeti dhe Rr. pa ndërprerë bëjnë presion te strukturat komunale, pikërisht që personat e rrjeti të tyre të punësohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyThu Nov 05, 2009 1:48 am

POGRADEC/ Gjendet i vdekur inspektori i Tatimeve
Bardhyl Berberi | 04/11/2009 |
Trupi i pajetë i 35-vjeçarit Ilirjan Seitllari është gjetur në orën 8:30 të mëngjesit të djeshëm fare pranë një pike karburanti, në një kanal buzë rrugës nacionale. Babai i tre fëmijëve, prej disa vitesh punonte si inspektor tatimesh në komunën e Hudënishtit, teksa mbrëmjen e së martës kishte dalë bashkë me një grup të administratës. Ende nuk janë dhënë arsyet e vdekjes së 35-vjeçarit, ndërsa bëhet e ditur se ai ka marrë goditje në kokë dhe ka pasur gërvishtje në fytyrë. Gjithashtu, mësohet se pas daljes nga lokali, vetë kryetari i komunës është sëmurur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyThu Nov 05, 2009 2:40 pm

Sot masa e sigurisë për trë dhunuesit e Bazes
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, pritet që mëngjesin e sotëm të marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të dyshuarve si dhunues të gazetarit Mero Baze. Ky lajm konfirmohet zyrtarisht nga burimet e sigurta pranë institucionit të akuzës, të cilët shtuan se do t'i kërkohet togave të zeza të caktojë masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasit Rezart Taçi dhe dy shoqëruesve të tij Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 1:48 am

I peshtiri Bedrisha

'Mos na dënoni, jemi të varfër'


Shteti shqiptar i kërkon "mëshirë" gjykatës së Strasburgut në rastet kur shpallet fajtor për...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 1:49 am

Berisha: Të dënohen fajtorët. Rama: Arresto klientin e Familjes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 1:49 am

Gazetarët hedhin këpucë para Kryeministrisë: Po i lëpini këmbët Rezart Taçit

Nga Tema
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Novum_265_574328
Me qindra palë këpucë të vjetra janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë në shenjë simbolike në fund të një proteste ndaj dhunimit të gazetarit Mero Baze nga biznesmeni Rezart Taçi dhe truprojat e tij mbrëmjen e së hënës. Protestuesit kanë treguar me këtë mënyrë se krerët më të lartë të shtetit janë shndërruar në individë që i lëpijnë këpucët Rezart Taçit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shahini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
shahini


Male
Numri i postimeve : 195
Age : 43
Vendi : jordani
Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut
Registration date : 06/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 2:52 pm

Sali Berisha punone me tru dhe ka miq te forte.Ky nuk i frigohet kerkujna.
Gazetaret le ti hedhin kepucet Berishes, sepse nje dite Berisha ua shete me lek!
Me kete forme ja ngresin nderin dhe famen !

Gazetaret duhet te shkruajn mire edhe atehere kur Berisha shete detin greqise .Patriote si Saliu nuk ka me linde nana shqiptare .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 3:53 pm

hhhaaaa
hajvani qe kane more shahin kokboshi a je pro serb
sali sllobodanka berishen dhenderr i serbise.
qe shkaterroj shqiperin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shahini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
shahini


Male
Numri i postimeve : 195
Age : 43
Vendi : jordani
Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut
Registration date : 06/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 5:25 pm

Ani de pse po prekesh ore njeri?
Pse po kcen me aq haz ?
Osmanliu e nxene lepurin me qizme!
A e dine ti qe breshka e ka kalue lepurin ne vrapim ?
A e dine qe lepuri e ka barsue breshken ?
Sali Berisha nuk e ka gruan nga serbija kete a e din zotni ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kasapi
Fillestar/e
Fillestar/e
kasapi


Male
Numri i postimeve : 39
Age : 64
Vendi : prishtine
Registration date : 23/10/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 5:46 pm

Xhiti me ven e ka!
Ju shahin lidhje skeni me koke.
Sala ka gruan shkin dhenderr serb.
Gruaja e tije lka emrin sllobodanka te nderruar ne shqip lirie.
ka miqt serbe dhe bene politiken serbe.
ky me Rugoven deshten te shkaterrojne uck.
PO ky ka mik fazliqin Millosheviqin e shume miq anti shqiptare.
Ky shkaterron shqiperin.
Po nuk e ka gat kete pushtet.
Do ta paguan shtrejte tradhtine .
Adem jashari eshte gjalle se shpejti do te hakmerret.
tradhtaret nuk kane vend ne trojet e shqipes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shahini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
shahini


Male
Numri i postimeve : 195
Age : 43
Vendi : jordani
Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut
Registration date : 06/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 5:49 pm

Nuk eshte e vertete qe Sali Berisha e ka gruan nga serbija ,kete nuk e dini ?Ky me Rugoven e ka mbikqyre uçk dhe e kane edukue ne frymen e çnjeriut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kasapi
Fillestar/e
Fillestar/e
kasapi


Male
Numri i postimeve : 39
Age : 64
Vendi : prishtine
Registration date : 23/10/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 5:53 pm

eshte dhender serb ka miqt serbe si Rugova ka dajte serbe malazez.nenen shkin malazeze.
keta skan pas uck po farkun me ishe oficire serbe .
keta kishin marreveshje me Milloshin qe te shkaterrojne uck.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shahini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
shahini


Male
Numri i postimeve : 195
Age : 43
Vendi : jordani
Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut
Registration date : 06/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 5:56 pm

Ani çka ka dert nese Presidenti yn e ka pasur ***** serbe te mait te zi ?Edhe ti neser ke mundesi ta merr per grua nje serbe bukuroshe !Dhe djemt e tu do anojn ka dagjet more,nuk eshte interesant,sepse tek e fundit populli i shkonte mbrapa bane edhe ti si ky e Sali Berisha nuk e ka gruan nga serbija !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 7:17 pm

jo pet ju shkiijet ska dert se ashtu vet jeni..
o kasap o vlla keta duhet rjep..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shahini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
shahini


Male
Numri i postimeve : 195
Age : 43
Vendi : jordani
Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut
Registration date : 06/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptyFri Nov 06, 2009 7:32 pm

Me çka mi rep,kur te mungon zhileta !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptySat Nov 07, 2009 1:43 am

Shembje në tunelin e Thirrës në Kalimash
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Spacer
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Spacer
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 27716_2KUKES- Në tunelin e Thirrës në Kalimash i cili është i mbyllur prej disa kohësh për automjetet ka ndodhur një tjetër shembje. Sipas të dhënave që na sjell korrespondenti i News24, shembja në tunel ka filluar që mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, ndërkohë që deri tani një gjatësi rreth 80 metra e tunelit është mbyllur totalisht nga inertet. Në këto momente në tunel nuk ka drita ndersa ka filluar puna per pastrimin e interteve te rena.

Sipas dëshmitarëve të ndodhur aty në ato momentin e shembjes, fillimisht është ndjerë nje tronditje e ngjashme me nje tërmet disa ballësh. Korrespondenti bën të ditur se në momentin e shembjes në tunel punohej, por fatmiresisht nuk ka patur asnje te lenduar.

Sipas punëtorëve shkak i shembjes ka qenë avancimi i shpejtë i punimeve për të hapur sa më shpejt tunelin. Punëtorët thonë se tashmë kanë frikë të hyjnë në tunel për shkak të tronditjeve të herëpashershme. Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa ende nuk ka një prononcim zyrtar nga ana e kompanisë që kryen punimet.
(m.a/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptySat Nov 07, 2009 2:00 am

Tragjikomedia “Rezart Taçi”

Nga Preç Zogaj

Vetëdorëzimi në polici, pasi Gjykata e Faktit në Tiranë mori vendimin e masës së sigurisë “Burg pa afat” për Rezart Taçin, do të kishte tingëlluar si një përkulje e mirëpritur para ligjit e agresorit të gazetarit Mero Baze. Mirëpo habia dhe deklaratat e tij e të avokatëve të tij para kamerave e venitën përshtypjen e mësipërme, duke i dhënë vetëdorëzimit në fjalë pamjen e një inskenimi. Taçi nuk dinte gjë, nuk paskësh qenë në këtë botë, askush nuk e kishte njoftuar se ishte shpallur në kërkim nga policia, rastësisht kishte marrë vesh se ç’paskësh vendosur Gjykata e Faktit kundër tij dhe ai kishte vendosur menjëherë të përballej me drejtësinë, sepse nuk ishte në kulturën e tij të ushtronte dhunë, sidomos ndaj gazetarëve… e të tjera e të tjera. Kaq i paditur dhe i pafajshëm u paraqit, sa nuk u mor vesh a kishte dëgjuar se dy bodyguard-ët e tij ishin arrestuar dhe se Shqipëria po ziente nga skandali me protagonist vetë atë.
Nuk ia vlen të shënohet sesa keq janë qepur gjërat në këtë inskenim dhe sa e shpëlarë duket hipokrizia, kur përzihet me budallallëkun. Gjithsekush është i lirë të zgjedhë mbrojtjen që i përshtatet.
Por inskenimi i vetëdorëzimit “tradhtoi” një shtirje tjetër, shumë më të rëndë dhe shumë më shqetësuese për të gjithë: Zbuloi shtirjen e Policisë së Shtetit, që kishte deklaruar shpalljen në kërkim të agresorit kryesor të Bazes. Askush nuk kishte shpallur asgjë. Ministria e Brendshme thjesht kishte bërë sikur dhe në shembullin e saj edhe strukturat e policisë që janë në siklet të madh si të orientohen në një vend, ku interesat sundojnë mbi ligjet. Taçi sigurisht shtynte kohën në Tiranë, në pritje të të rejave. Strategjia e tij dhe e miqve të tij, me sa shihet, ishte të lihen ngjarjet të rrjedhin, derisa skandali të shfryjë në procedura dhe marifete të tjera, me të cilat është plot tashmë taktika e sjelljes së zyrtarëve të Tiranës me drejtësinë.
Mirëpo kësaj radhë ngjarjet rrodhën në një drejtim tjetër. Shoqatat e gazetarëve nga Shqipëria dhe gjithë bota, opinioni publik, krerët e shumë institucioneve u bashkuan në indinjatën ndaj skandalit, që fyen një vlerë supreme të demokracisë dhe kërkuan njëzëri nxjerrjen e autorëve para ligjit. Dhe kryesorja: një gjykatë lexoi ligjin në lidhje me atë që kishte ndodhur.
Ky zhvillim e futi në hullinë e duhur procesin, i cili shpresojmë se do të shkojë deri fund në logjikën e ligjit për t’i dhënë një mësim dhe një mesazh demokracie një mjedisi politik, ekonomik dhe mediatik të ndotur me informalitet dhe vetëgjyqësi. Por, ndërkaq, deklaratat e Taçit dhe avokatëve të tij se askush nuk e kishte kërkuar, shtron sërish përpara medies dhe shoqërisë problemin e pabarazisë së shtetasve të këtij vendi përpara ligjit. Barazia para ligjit është kryefjala e shoqërisë demokratike. Mirëpo një grusht njerëzish, që kanë qëlluar të jenë në qeveri, rreth qeverisë apo të lidhur me lloj-lloj fijesh me të, po shfaqen me të barabartë se të barabartët, siç do të thoshte Xhorxh Oruelli.
Taçi kësaj radhe u mbeti në dorë autoriteteve, që u kujdesën për fshehjen e tij. Por përpjekja, qoftë edhe e tërthortë apo e heshtur, për ta kaluar me koka turku ndëshkimin e krimit ndaj Mero Bazes, është një ogur i keq që, veç të tjerash, priret të licencojë rrahjen dhe vetëgjyqësinë në gjithë marrëdhënien e shtypit me pushtetet e tjera. Ky mendim nuk duhet të vazhdojë. Kjo histeri duhet të ndalet. Përvoja jonë e tranzicionit na tregon se arratisja nga ligji në këtë shkallë të çon në xhungël. Fundi i ligjit është fillimi i vetëshpërbërjes së paevitueshme të shtetit. Nuk mund të ndodhë ndryshe, kur helmohet edhe medikamenti, thonë të urtët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptySat Nov 07, 2009 2:39 am

FP: Truproja e Taçit bleu bluzat e Milanit. 65 mijë euro fondacionit të Liri Berishës


Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Rezart%20taci%20liri%20berisha

Ne emisionin Faktor Plus sot ne mbremje, jane publikuar disa fakte te panjohura me pare lidhur me ngjarjen brutale te dhunes fizike ndaj gazetarit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptySat Nov 07, 2009 2:49 am

Berisha puneson vajzen avokate te qeverise
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shahini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
shahini


Male
Numri i postimeve : 195
Age : 43
Vendi : jordani
Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut
Registration date : 06/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptySat Nov 07, 2009 3:30 pm

shume mire,pse jo qiken nuk ashte qudi!mos ta marton me shka se çka e bane ne qeveri ka te drejte se keshtu tane po ja bajne:Populli po heshte dhe le ta bane barren!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kasapi
Fillestar/e
Fillestar/e
kasapi


Male
Numri i postimeve : 39
Age : 64
Vendi : prishtine
Registration date : 23/10/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 EmptySat Nov 07, 2009 3:47 pm

vajza e saliut kalon me fazliqin ,
sali beruisha eshte nje tradhtare dhenderr serb.
Adem Jashari eshte gjalle.
Do hakmerrem kunder tradhtareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 35 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 35 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 19 ... 34, 35, 36 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: