|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+79aksh shahini arberia kasapi Luki Argent NIPIIXHAXHIT play xhema kastriot_mehmeti haxhiu Vuthjani Tatoo rrimtaf valmir9 xhiti LindaShqipe Burdushi detektivi Driniiiii murturi an-di morena ILTA MARY Shejh Ramizi ngadhenjimi Agrone Ipamposhtur Psikologu paioni Ada_Kondi Medalim PeriiKeputur Himalaja Muja e Halili Aktiv Xili klodian Delia Clarence Liisi feneri Eagle Eye Mirushe Ago Muji rroni Labinot Drenica E_Bukura forca1 feratkoca lilly ss1 Ajet agim__barja katunariplak Gjura Orfe@ Pirro i Epirit istogalia petritkola Euridika tom sojer cristal Sofra MUHAMETII njonidrenica Mergimtari Nezir Myrta lilu Guximi **Lumi_ Eva0506 Beton Martina rolling Leka i Madh zeriatdheut 83 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 17, 2009 1:52 am | |
| R-IRA lufton për tokën e vetë ashtu siç kemi luftuar dhe do luftojmë përsëri sepse hesapet me armiqtë tanë të përjetshëm nuk lahen me politikë duke e marrë parasysh mbështetjen që kanë nga ndërkombëtarët. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 17, 2009 2:25 am | |
| I nderuari Mergimtari. Fatin e Irlandes e ka edhe Shqiperia. E Irlanda e veriut, te njetin problem, Si Kosova. E ngjarjet e javes kalume ketu ne Irand te veriut qe ndodhen, ishalla te ne ne Kosov nuk ndodhin. Pasi e njeta politik sikur Irandes po na imponohet edhe neve. Ishalla une jam i gabuar. Me falni qe dola nga Tema | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 19, 2009 1:49 am | |
| Zoti Berisha,A do te vazhdoni ti sherbeni grekut duke mbajtur trupat ushtarake greke ne Shqiperi ? | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 19, 2009 10:39 am | |
| Petrit ty dhe bazes , Sala ju bene selam Berisha: Rënia e Murit të Berlinit hapi portat e lirisë për 400 milionë qytetarëShembja e murit të ndarjes, ngjarja më e madhe për njerëzimin në shekullin e 20-të I ftuar special nga Fondacioni "Konrad Adenauer", për të marrë pjesë në konferencën me temë "Vitet 1989/1990: era e ndryshimit në Shqipëri", kryeministri Berisha ka shpalosur përpara personaliteteve më të larta të Gjermanisë, eksperiencën e shtetit shqiptar në rrëzimin e rregjimit diktatorial të Enver Hoxhës dhe rindërtimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë, të cilat tashmë do të kurorëzohen me anëtarëimin e Shqipërisë në NATO. Fillimisht, kryeministri Berisha është ndalur pikërisht në vitin 1989, vit i cili shënon në historinë e Gjermanisë, por edhe të botës, rënien e Murit të Berlinit, duke e konsideruar këtë ngjarje si historinë më të madhe të njerëzimit për shekullin e 20-të, pas Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri ka theksuar se, rënia e Murit të Berlinit shënoi hapjen e portës së mbyllur të lirisë për mbi 400 milion qytetarë europianë dhe të Azisë Qendrore, fitimin e dinjitetit njerëzor të munguar. Rënia e Murit të Berlinit, mur që shtrihej nga detrat e Veriut, në Kanalin e Korfuzit, shënoi fundin e rrethimit të lirisë në Europë dhe botë, si edhe fundin e shpejtë të sistemit më tragjik, më çnjerëzor që kohërat kanë njohur. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit shqiptar ka nënvizuar se rënia e Murit të Berlinit ishte rezultat i një seri faktorëve, ndër të cilët si përcaktues do të veçoja, para së gjithash, krijimin e NATO-s dhe konsolidimit të saj si aleancë që frenoi me sukses të madh ekspansionin sovjetik në Europë. Në këtë kontekst, kryeministri Berisha ka theksuar se, pa themelimin dhe konsolidimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, paranoja ekspansioniste e Kremlinit të kuq dhe satelitëve të tij, nuk do të kishte të ndalur. Fatin e Çekosllovakisë, pushtimi i së cilës erdhi vetëm e vetëm se ajo tentoi të hapej dhe të lidhej me Perëndimin, Kremlini do të donte t'ua rezervonte edhe shumë vendeve të tjera në perëndim, në veri dhe në jug të kontinentit. Kështu, kryeministri ka vlerësuar se NATO ka qenë faktori më madhor, që frenoi me sukses të plotë sovjetizimin e Europës nga Kremlini dhe bëri të mundur, që perdja e hekurt, Muri i Berlinit, të shndërrohej në fund, në një mur apo perde kashte. Berisha gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me temë “Vitet 1989/1990: era e ndryshimit në Shqipëri” Duke u kthyer në ngjarjet e Shqipërisë gjatë asaj kohe, kryeministri ka theksuar se për shqiptarët që përjetonin izolimin më të thellë në tërë historinë e tyre, Papa Gjon Pali i Dytë do të mbetet përgjithmonë miku i madh dhe i shquar i tyre, që nuk i harroi ata edhe kur të tjerë i kishin harruar, apo më mirë të themi kur ishin zhytur në vet'harresën më të thellë të historisë tyre. Në memorien e kombit shqiptar, kryeministri ka theksuar se, do të mbeten gjithmonë të paharruara thirrjet dhe mesazhet që ai ju drejtoi shqiptarëve nga Brindizi, në vitet 1980 dhe 1982, në mbrojtje të lirive të tyre. Duke u referuar ngjarjeve të Shqipërisë gjatë asaj kohe, kryeministri ka theksuar se shqiptarët në atë kohë përjetonin izolimin më të thellë në tërë historinë e tyre. Në këtë kuadër kryeministri ka theksuar se, ndër të gjitha vendet e Europës ish-komuniste, në Shqipëri sundonte forma më e egër, më totalitare e regjimit komunist. Duke e cilësuar figurën e dikatorit Enver Hoxha si Hitlerin e pasluftës, kryeministri theksoi se, për 45 vjet në Shqipëri u vendos forma më ekstreme e monizmit apo totalitarizmit më total. Kështu, kryeministri theksoi se, dora e hekurt e sistemit dikatorial në Shqipëri ndaloi me Kushtetutë dhe Ligj, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, asgjësoi pronën private, iu shtetëzoi qytetarëve shqiptarë çdo gjë, tokën, pasuritë gjer dhe trojet e shtëpive, dhe vendosi sistemin e hiperkolektivizmit apo të shndërrimit të njeriut në skllav të vërtetë të shtetit socialist. Në mënyrë të veçantë, kryeministri theksoi se, aktin e paprecedent në historinë shekullore të vendit, barbarinë kulturore të paparë ndonjëherë, duke rrënuar të gjitha kishat, xhamitë, teqetë e vendit, ndër më të bukurat dhe më të vjetrat e rajonit. Në këtë mënyrë, kryeministri theksoi se, egërsisht në Shqipëri u instalua ateizmi i imponuar. Duke vijuar më tej, kryeministri Berisha ka theksuar se, regjimi i Enver Hoxhës ekzekutoi me gjyq dhe pa gjyq qytetarët shqiptarë mbi dy herë më shumë se sa të gjithë klikat komuniste të Polonisë, Çekosllovakisë, Bullgarisë, Rumanisë, ish Jugosllavisë dhe Hungarisë (përveç kohës së revolucionit). Duke u kthyer në kohë, kryeministri theksoi se, në pranverën dhe verën e vitit '90, pasi regjimi hoqi nga Kodi Penal largimin nga vendi si tradhëti e lartë, qindra të rinj u ekzekutuan në kufijtë e saj, në tentativë për t'u larguar nga vendi dhe në disa raste trupat e tyre të vdekur u shëtitën në rrugët e qyteteve si: Shkodra, Saranda etj. E, ndërsa nënvizoi se gjendja e asaj kohe në Shqipëri ishte jashtë çdo imagjinate njerëzore, kryeministri theksoi se tek çdo shqiptar flladi i lirisë, pas rënies së Murit të Berlinit, nisi të ndjehet. Kryeministri nënvizoi revoltën e madhe studentore të vitit 1990, i cili sipas tij ishte një manifestim i kurajos qytetare të intelektualëve, të cilët kundër regjimit kërkonin fitoren e lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor. Kryeministri ka vënë në dukje gjithashtu, se pas përmbysjes se dikaturës Shqipëria do të ishte vendi i parë në Ballkan, që ai do të vizitonte më 23 prill 1993. Ndër të tjera, ai ka theksuar se më 22 mars, Shqipëria ishte në një kolaps të plotë ekonomik. Në këtë kontekst, kryeministri tha se, qeveria e dalë nga zgjedhjet procedoi me reforma të thella e të gjithanshme, të cilat bënë të mundur hedhjen e themeleve të rendit demokratik të bazuar në ekonominë e tregut. Helmut Kol, një nga ndihmësit më të mëdhenj të Shqipërisë Pas përmbysjes se dikaturës, Shqipëria do të ishte vendi i parë në Ballkan që do të vizitohej nga Kancelari gjerman Helmut Kohl më 23 prill 1993. "Ndjehem krenar dhe i bekuar se, unë dhe bashkëqytetarët e mi, patëm mundësinë të dëshmonim me pritjen tonë dashurinë dhe mirënjohjen më të madhe", është shprehur kryeministri. Gjithashtu, ai ka kujtuar se pas themelimit të opozitës shqiptare, Helmut Kohl do të ishte kryeministri i parë i një vendi të madh të Europës që do të takonte si Lider i opozitës shqiptare në pranverën e vitit '91 dhe më pas, pas fitores së demokracisë, ai ishte burri i shtetit që kishte takuar më shpesh si President i Shqipërisë, dhe që kishte dhënë ndihmën e tij më shumë se kushdo tjetër për ndërtimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për "burrin më të madh të tokës gjermane" pas Bismarkut, mikun e madh të kombit shqiptar, Kancelarin Helmut Kohl. Por, gjithashtu kryeministri Berisha e ka konsideruar pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë si një rast i veçantë për të shprehur mirënjohjen e tij më të thellë mikut të madh të kombit shqiptar dhe të tij personal, Presidentit Bush, për shërbimin e madh që i bëri lirisë botërore, me qëndrimin e tij vizionar ndaj shembjes së Murit të Berlinit dhe ndihmën e madhe që i dha vendit tim dhe mua, në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. "Kam patur fatin ta takoj në Shtëpinë e Bardhë, ta pres dy herë në Shqipëri, pas largimit nga detyra, të dëshmoj mirënjohjen dhe ndjenjat më miqësore për kontributin e tij në lirinë e shqiptarëve, Europës dhe Botës. Ndër të gjitha vendet e Europës ish-komuniste, në Shqipëri, sundonte forma më e egër, më totalitare e regjimit komunist. 22 marsi 1992 shënon fillimin e ndërtimit të sistemit demokratik dhe ekonomisë së tregut në Shqipëri", është shprehur kryeministri. Ndër të tjera, ai ka vënë në dukje se më 22 mars, Shqipëria ishte në një kolaps të plotë ekonomik. Në këtë kontekst, kryeministri tha se, qeveria e dalë nga zgjedhjet procedoi me reforma të thella e të gjithanshme, të cilat bënë të mundur hedhjen e themeleve të rendit demokratik të bazuar në ekonominë e tregut. | 18.03.2009 Berisha gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me temë “Vitet 1989/1990: era e ndryshimit në Shqipëri” 18/03/2009 | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 19, 2009 11:00 am | |
| Vendi ynë është i angazhuar të përmbushë të gjitha pritshmëritë e Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit18-03-2009 / Gazeta 55 Drejtoresha e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Roberta Mahoney shprehu bindjen të mërkurën, se "Shqipëria do t'i përmbushë të gjitha pritshmëritë që burojnë nga Marrëveshja e II, Prag e Koorporatës së Sfidës të Mijëvjeçarit". Marrëveshja e II Prag e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (KSM), me një vlerë prej 15.7 milionë dollarësh u nënshkrua në 17 tetor 2008, në Tiranë mes Qeverisë shqiptare dhe USAID-it. Gjatë një seminari të organizuar sot në ambientet e Hotel "Tirana International", Drejtoresha e USAID-it, Mahoney vuri në dukje se "Faza e dytë, e administruar nga USAID-i synon të përmirësojë aftësinë e sistemit gjyqësor për trajtimin e mosmarrëveshjeve administrative, të zvogëlojë korrupsionin dhe ineficencën në administratën tatimore, si dhe të ndërtojë një qendër kombëtare 'One Stop Shop' për licencat e bizneseve". Gjithashtu, sipas saj "marrëveshja synon të krijojë një sistem transparent të dhënies së lejeve të ndertimit, si dhe të formojë nje Njësi të Përbashkët Hetimore në gjashtë qytete për të hetuar çështjet e korrupsionit". Në Fazën e II të kësaj Marrëveshje e cila përfshin periudhën janar 2009-2011, sipas Mahoney kërkohet angazhimi i palës shqiptare, i cili duhet të mbetet konstant pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve të Qershorit. "USAID si përgjegjës për këtë program ka besim se Shqipëria do t'i përmbush këto pritshmëri. Dy vitet e fundit kanë treguar se ky partneritet mund të arrijë rezultate të dukshme dhe Shqipëria ka përfituar në të gjitha fushat. Nëse punojmë së bashku atëherë mund të bëjmë që Faza e Dytë të ketë sukses", tha znj. Mahoney, duke konfirmuar se "USAID mbetet një partner plotësisht i angazhuar për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë" Përfitimet e Shqipërisë nga Programi i Sfidës së Mijëvjeçarit Në prill të vitit 2006, Qeveria shqiptare dhe ajo e SHBA-së u angazhuan të bashkëpunonin për të goditur korrupsionin dhe për të bërë më transparent, më të përgjegjshëm dhe më të efektshëm, shërbimin ndaj publikut në tre sektorë kyç: regjistrimin e biznesit, prokurimin elektronik dhe administratën tatimore. Disa muaj më pas, në shtator 2006, Chemonics International, së bashku me partnerë të qeverisë dhe administratës tatimore, filluan punën për realizimin e projektit me vlerë 13.85 milionë dollarë, nën administrimin e USAID-it. Me mbështetjen e Programit Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit në 10 shtator 2007 u inaugurua Qendra e re Kombëtare e Regjistrimit, e cila e ka bërë mjaft të lehtë kryerjen e procedurave të nevojshme për regjistrimin e bizneseve në Shqipëri. Gjithashtu, falë këtij Programi, Shqipëria ka tashmë Regjistrin Tregtar Elektronik, ku gjenden të listuara të gjitha bizneset. Prokurimi elektronik është një tjetër arritje që u ndërmor në kuadër të Programit Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit , i cili ka zgjeruar pjesëmarrjen e bizneseve në tenderat publik në Shqipëri. Sistemi siguron barazi dhe kosto më të ulët, ndërkohë që si rezultat i zbatimit të prokurimeve elektronike, gjatë 9 muajve të parë të vitit 2008 në tenderat elektronik kanë marrë pjesë një numër gati tre herë më i madh se sa ai në tenderat manualë. Një reformë tjetër e rëndësishme në fushën e prokurimit publik, është edhe ngritja e Institucionit të Pavarur Mbikqyrës të Avokatit të Prokurimeve. Parimi bazë i të gjitha përpjekjeve në kuadër të Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit ka qenë përmirësimi i shërbimit ndaj publikut në përgjithësi dhe biznesit në veçanti. Në tatime, ashtu si edhe në regjistrimin e biznesit dhe prokurimet publike, futja e shërbimeve elektronike përmes faqes së administratës tatimore në internet, ka rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë në shërbimin ndaj publikut, ndërkohë që ka ulur nevojën për kontakte personale duke u kursyer kohë tatimpaguesve. Përmes Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, qeveria amerikane ofroi mbështetje teknike dhe në infrastrukturë për zhvillimin e kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila u përurua në maj 2008 në Tiranë. | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 19, 2009 11:31 am | |
| o Medalim po ti je i biri i tradhtis , vetem nje njeri qe nuk sheh , ndegjon dhe fol mund te perkrah nje perbindesh si Sala. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 19, 2009 11:59 am | |
| Sali berisha dhederr i Serbise. Gruaja (Lirije)Sllobodanka Berisha! Mik i Fazliqit dhe i Millosheviqit! Psikopat,tradhtare i kombit! Isht kunder uck-se me I.Rugoven! perkrahu tradhtaret e bashkpunetoret e serbise(farkistet). ma shkurt kushe e perkrah Salen!? Ish te denuarit e Ever hogjes tradhtaret e shqiperise,bashkpunetoret e serbise greqise,agjenturat e huaja qe dashten ta shkaterrojn shqiperine! Sala nuk e ka vendin te shqiponjat po te sllavet serbet ,te miqt e vet! Edhe vajza e tije punoi ne veri te mitrovices te dajte e saje-keta te qmendur e perkrahin,duhet lexuar biografin e tani te flasim! te ne eshte bere tradit qe teperkrahim poltikan a se dijne se kushe qka jane. | |
| | | Burdushi Fillestar/e
Numri i postimeve : 3 Age : 45 Vendi : Oqean Registration date : 19/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 19, 2009 8:04 pm | |
| Vitin e dyte te mandatit te ardhshem te qeverise Berisha gjith Shqiptaret do ti ken kufijte e hapur ne gjithe Evropen . Sukses pas suksesit qeveria BERISHA .... | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 19, 2009 8:45 pm | |
| Te hapur ndaj greqise dhe serbise, ka me shkterru siq shkaterroi qka ka shqiptare. Sala ska kurrfare suksese,suksesi i tije shkaterrimi i shqiperise. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 19, 2009 9:20 pm | |
| Burdush i nerum, kujdes se cfar qendrimi meban ndaj Berishes, ketu shpallesh trathetar nese nuk je me bindje envero-staliniste! ------------------ Berisha: Regjimi komunist në Shqipëri ishte regjimi më mizor19-03-2009 / Gazeta 55 Kryeministrit Berisha në konferencën me temë “Vitet 1989/1990: Era e ndryshimit në Shqipëri”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer prezantoi mizoritë dhe barbaritë e regjimit komunist në vendin tonë. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha ndër të tjera u shpreh: Unë pata fatin të jem i pari ndër ish-drejtuesit opozitarë të ish-Europës komuniste që javën e parë të themelimit të PD-së të kërkoj anëtarësimin e vendit tim në NATO. Shqipëria ishte e distancuar edhe nga blloku i Varshavës, kështu që me këtë thirrje unë isha i bindur më shumë se shprehja respektin se projekti i anëtarësimit ishte një projekt i qartë, por kam shumë nder dhe kënaqësi t`ju flas sot këtu në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Unë dua të falënderoj vendin tuaj për ndihmën e jashtëzakonshme që i ka dhënë vendit tim me të gjitha reformat e mëdha dhe përpjekjet në procesin e integrimit. Gjermania, taksapaguesit gjermanë u kanë dhënë shqiptarëve dhe Shqipërisë gjatë këtyre viteve mbi 860 milionë euro të shtrirë në qindra projekte shumë efiçente në të katër anëtar e vendit, projekte që kanë ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve shqiptarë. Regjimi komunist në Shqipëri ishte regjimi më mizor, ekzekutoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 11 mijë qytetarë shqiptarë, ekzekutoi në tërësi të gjithë inteligjencën perëndimore të Shqipërisë, udhëheqjen e besimeve fetare, mijëra e mijëra të tjerë intelektualë, burra dhe gra. Mbi 40 mijë shqiptarë përjetuan në kampet e përqendrimit gulakët më të rënda ose u dëbuan nga vendbanimet e tyre, por nuk ishin burgjet kampet apo ekzekutimet me gjyq dhe pa gjyq që përbënin numrin më të madh të viktimave në vendin tim. Ato ishin dy herë më të shumta se të të gjitha vendeve të tjera ish-komuniste përveç Bashkimit Sovjetik dhe Hungarisë në kohën e revolucionit. Në Shqipëri numrin më të madh të viktimave e shkaktoi uria në të cilën regjimi e zhyti vendin për më shumë se 40 vjet me radhë. 25 vitet e fundit vendi jetonte me triska për racionet ushqimore, por triskat ishin një privilegj sepse me to mirrje një minimum bazë ushqimesh, por 40 % e popullatës nuk merrte asgjë tjetër përveç bukës së misrit një kg vaj, një kg sheqer dhe kripë. Si mjek kam parë me dhjetëra e qindra raste pelagre, sëmundje e tmerrshme që provokohet kur buka e misrit nuk shoqërohet me ushqime të tjera. Të panumërt ishin ata që nuk blinin dot ilaçet qoftë edhe me çmimet e ulëta që ekzistonin në atë kohë. Në një kohë kur cekët përjetonin revolucionin e Pragës, shqiptarët përjetonin revolucionin kulturor kinez. Me qindra djem dhe vajza të reja u vranë në kufijtë e Shqipërisë sepse mendonin se kjo nuk përbënte ndonjë krim dhe ata që qëllonin mbi ta shpërbleheshin. Në Shkodër dhe në Sarandë trupat e të rinjve të vrarë lidheshin me tela me gjemba dhe silleshin në qytet. U ndala në këtë përshkrim meqenëse ju z Sekretar i Përgjithshëm me të drejtë përmendët ligjin me të cilin qeveria e ka ndërmend të ndahet nga kjo e shkuar, ligjin e lustracionit dhe që e vërteta është se ka ngjallur kundërshtira dhe kritika për të cilat unë jam i vetëdijshëm. Por unë jam i bindur se shoqëria shqiptare duhet të gjejë një mënyrë të qytetëruar pajtimi sepse kryegjykatësi që dënoi me varje poetin sërish deri para tre vitesh ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kurse njeriu që urdhëroi zvarritjen në mes të qytetit të lidhur me tela me gjemba të trupave të rinj, gjer para një muaji vazhdonte kryehetues i vendit. Unë kam bindjen më të thellë se pavarësia e sistemit gjyqësor është jetike dhe vendimtare për sistemin demokratik, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, por shoqëria shqiptare duhet të ndahet nga krimet kundër njerëzimit. Zonja dhe zotërinj Në dallim nga të gjitha vendet ish-komuniste, regjimi adaptoi tolerancë zero ndaj disidencës, me qindra dhe mijëra intelektualë burgoseshin internoheshin dhe nuk mund të krijonin një disidencë të tyre. Një gjeneratë e tërë ndër të cilat dhe unë , lindëm dhe u rritëm duke mos ditur se ç është liria, me mundim të madh pas fuqizimit të thellë unë ia dola të marr një vendim në gjysmën e dytë të viteve `80 një vendim i thjeshtë të mos vazhdoja konformizmin tim, të dilja nga konformizmi, dhe të bëja atë që s`kisha bërë. Pas këtij vendimi jam ndier më i lirë dhe më i qetë se kurrë dhe t`ju rrëfej publikisht, kur shihja se më ndiqnin qeshja me ta sepse kisha marrë këtë vendim. Por ky lloj vendimi nuk kishte të bënte me asnjë lloj ambicie time politike. Në hirearkinë e vlerave liritë dhe të drejtat njerëzore janë më eproret, ndaj dhe fillova të shkruaj aq sa mund të shkruaja fillimisht për probleme shëndetësore , më pas dhashë intervista televizive që u censuruan tërësisht, por lëvizja intelektuale filloi edhe në Shqipëri, ndonëse nuk kishte një stad , nuk kishte institucione kulti, nuk kishte organizata sociale. Intelektualët filluan të shkruajnë dhe të kërkojnë të paktën reformat e Gurbaçovit. Ndeshjet e sportit u shndërruan në arena politike. Në Shkodër, Tiranë dhe Kavajë nisën protestat e para. ---------------------------------------- | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 19, 2009 9:36 pm | |
| Berisha ishte vet kmunisti me i regjur,ka na u ba ,,demokrat" ky komuniste. A vetem pse e nderron emrin mendon se po bejshe ,,demokrat" sa naiv dhe mendjen kasht e keni. Sa njeriun ka denue Sali berisha pa envert dhe ne kohen e enverit. Me shum shqiptare vdiqen ne kohen e sales se ne kohen e enverit. Po Enveri likuidoi tradhtaret.-kolabore e huaj. O qitni lot krokodilli sa te doni,Sala doa ha -ma kurre ne pushtet jo... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 20, 2009 12:02 am | |
| PE-Tiranës: Mendohuni mirë për anëtarësimin | Te tjera ... | Tiranë-Pas vazhdës së takimeve të zhvilluara në Tiranë, delegacioni i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga eurodeputetja Doris Pack, kanë dhënë një deklaratë për shtyp, ku i kanë kujtuar detyrat Tiranës zyrtare. Pack deklaroi se në Bashkimin Evropian, jo çdo kush është në favor të zgjerimit të unionit, duke i thënë Shqipërisë që rrugëtimi i saj në këtë drejtim është i vështirë.
“Ju duhet të bënin punën tuaj”-theksoi Pack, duke iu drejtuar autoriteteve shqiptare. Ajo ka shtuar se për zgjerimin, do të ketë një tjetër delegacion nga BE-ja. Europarlamentarja theksoi gjithashtu se qeveria dhe klasa politike nuk duhet të shkëputin nga vëmendja prioritetet që ka vendi duke renditur të parën zgjedhjet e qershorit.
Duket se më i ashpër në deklarata ka qenë përfaqësuesi çek i delegacionit Tomas Szyoany. Ai ka theksuar edhe një herë se Çekia është në favor të zgjerimit, por sipas tij, kërkesa për anëtarësim duhet menduar mirë nga autoritet zyrtare të Tiranës. Megjithatë, Szyoany ka shtuar se dialogu midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë është intensifikuar, por kjo nuk përkthehet sipas parlamentarit, si ftesë për anëtarësim.
Duke folur për ligjin mjaft të debatuar të dosjeve, ai ka kërkuar edhe një herë nga qeveria shqiptare që të konsultohet me ndërkombëtarët për këtë ligj. Zgjedhjet parlamentare, janë kryefjala e të gjitha takimeve të delegacionit parlamentar të PE-së, ku i kërkohet Shqipërisë që të zhvillojë zgjedhje sipas standardeve, kusht për të bërë edhe një hap tjetër në drejtim të bashkimit me unionin. “Zgjedhjet parlamentare janë në vëmendjen tonë”-tha parlamentari çek, për të shtuar se ka ende shumë për të bërë.
Ambasadori i Këshillit të Evropës në Tiranë Helmut Lohan tha se viti 2009 është i rëndësishëm për Shqipërinë. “Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian do të vëzhgojnë përgatitjen e zgjedhjeve”-tha ai, për të shtuar se këto zgjedhje janë test maturie për vendin. /S.Lleshi/ | 19/03/2009 - 16:45
|
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 20, 2009 12:05 am | |
| Medalim, Pra sic kam theksuar cdo gje eshte regjistruar. Muri i Berlinit ra por nuk ra muri qe ndan shqiptaret. Per te mos rene ky mur u perkujdesin, Berisha, Rugova, Nano, Milloshevic, Janullatos. Dy na kane lene shendene... tre vazhdojen te frymojne. Ndiq me vemendje se si USA dhe Europa po ja ngushton lakun agjentit te UDB-se Berisha... | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 20, 2009 12:10 am | |
| Medalim , Enveri ka vdek , gjithashtu edhe Stalini qe s'me behet vone per te. Une respektoj veprat e xhaxhit Enver sepse i analizoj drejt dhe pa inate. Por Sali Berishoviç eshte njeri i prishur , i kalbur , udbash dhe i rrezikshem per kombin tone.
Agrone , nuk e done xhaxhin Enver dhe politiken e tij por eshte i kthjellur dhe e dine mire qe Sala eshte nje hiç sa i perket shqiptaris.
Tani e kemi Petrit Kolen , Detektivin dhe shume te tjere jo enverista (nuk keni çfare te thoni per ata qe e kundershtojne Berishen dhe i etikoni me enverista , komunista , etj etj...).
Sali Berisha , Ibrahim Rugova dhe Sllobodan Millosheviç e perbejn trekendeshin anti-shqiptar. Nga ky trekendesh kemi pesuar shume !
Te fundit kane vdekur(Rugova-Millosheviç) , ndersa te parit(Berishes) do t'i vie rradha se shpejti sepse durimi ka kufijte e vet dhe shqiptaret nga dita ne dite po vetedijesohen per politiken e sotme antishqiptare. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 20, 2009 1:39 am | |
| Keto jane suksest e Berishes ne te varferen Shqiperi. Bixhoz......
Gambling soars in impoverished Albania
AFP - 6 hours ago TIRANA (AFP) — Albanians spent more than 100 million dollars on gambling last year, an increase of almost 70 percent on the year in one of Europe's poorest ... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 20, 2009 3:48 am | |
| Shume fytyresia e Berishes.
Pse nuk po e “mallkon” Berisha gjyqtarin e diktaturës?
Nga Mero Baze
Besnik Ymeri është një nga pesë gjyqtarët që u zgjodh me short për të gjykuar dosjen e Gërdecit. Ymeri është një ish-gjyqtar i kohës së komunizmit, të cilin e prek ligji i lustrimit të figurave, miratuar nga Kuvendi dhe që gjendet në sirtarët e Gjykatës së Lartë. Rreth dy muaj më parë, kur ky debat ishte shumë i nxehtë, kam shkruar se, pavarësisht fatit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët ose prokurorët që preken nga ligji dhe që do të kenë shansin të gjykojnë dosjet e nxehta të korrupsionit të qeverisë, siç është ajo e Gërdecit, Fazlliçit apo Lulzim Bashës, duhet të japin dorëheqjen nga çështjet, pasi është e nevojshme që gjykimi mbi këto dosje të mos bëhet nën presionin e ligjit. E thënë ndryshe, “regjimi i duarve të pastra” duhet të gjykohet realisht nga duar të pastra. Besnik Ymeri është një nga këta emra. Njësoj si Zamir Shtylla ai tashmë duhet të ishte anatemuar prej kryeministrit, Sali Berisha. Unë prisja që këto ditë gazetat RD ose “55” të botonin shkrime që ky njeri ka vrarë, përdhunuar apo masakruar disa njerëz. Prisja letra të hapura kundër tij, që t’i kujtonin se po shkel mbi gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe duhet të japë dorëheqjen. Prisja fjalime të kryeministrit të posaçme, siç i mbajti për zotin Shtylla. Në fakt, asgjë e tillë nuk ndodhi. Nuk kam asnjë ide për çfarë ka bërë mirë apo keq gjatë kohës së komunizmit gjyqtari i sotëm i Gjykatës së Lartë, Besnik Ymeri, por di të them se si një subjekt i prekur paraprakisht nga ligji i lustrimit, është mirë të qëndrojë larg dosjeve që kanë të bëjnë me korrupsionin e qeverisë, me qëllim që gjykimi ndaj tyre të jetë i pacenuar. Por lajmet që botoi shtypi dje janë dhe më interesante. Një studio e njohur ligjore në Tiranë për çështje penale, që mbron kryepërgjegjësin juridik të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgjin, ka të punësuar vajzën e tij. Më tej akoma, nëse heton mes lidhjeve të këtij gjyqtari dhe kunatit të Fatmir Mediut, Ilirian Celibashi, do të hetosh qartazi konsultat e pandërprera që kanë bërë bashkë më parë për këtë çështje dhe garancitë që kanë marrë prej tij për votën pro tyre. I gjithë ky ‘rrethim’ që i është bërë këtij gjyqtari nga njerëzit e ish-ministrit Mediu, janë arsyeja e vërtetë përse Sali Berisha dhe njerëzit e tij po heshtin për një gjyqtar të kohës së komunizmit, që ka marrë tashmë në dorë një dosje të nxehtë të qeverisë. S’e dëgjova dje Aldo Bumçin të dilte e të thoshte, siç thotë zakonisht, se “ka plot gjyqtarë të rinj që mund të gjykojnë aferat e qeverisë, dhe nuk kemi mbetur të na gjykojnë ata që kanë lyer duart me gjak”! (Të më falë zoti Ymeri që po imitoj Aldo Bumçin). S’e dëgjova as zonjën Topalli që nuk lë rast pa folur për gjyqtarë të tillë të kohës së komunizmit. Askush nuk ka pipëtirë deri tani, edhe pse një gjyqtar i Lartë, i prekur nga ligji i lustrimit, po gjykon një dosje të tyre. Ky standard i dyfishtë që ata po përdorin ndaj njerëzve të drejtësisë që kanë lidhje me të kaluarën, zbulon qartë misionin e ligjit që miratuan, që nuk kishte të bënte me dënimin e krimeve të komunizmit, por fshehjen e krimeve në demokraci prej tyre. Ata bënë presionin e duhur mbi këta gjyqtarë dhe prokurorë, bënë një ligj të pazbatueshëm dhe tashmë janë të lirë të seleksionojnë kush nga gjyqtarët është i tyre dhe kush jo. Është e njëjta gjë që po ndodh dhe me avokatin e zotit Mediu, Ardian Visha, për të cilin nuk kam asnjë mendim personal, por kam vetëm vlerësimet publike të kryeministrit Berisha, i cili e ka quajtur koka e bandës “Hakmarrja për Drejtësi” dhe njeriu kyç që ka dështuar ekstradimin e Orik Shytit në Shqipëri. Tashmë ky “djall” është shndërruar në engjëll dhe është konsulenti kryesor i Sali Berishës për dosjen e Gërdecit dhe shpresa e vetme se do t’ia dalë me lidhjet e tij brenda drejtësisë të mbulojë përfshirjen e djalit të tij në këtë skandal. Keqkatandisja e kryeministrit Berisha në këtë histori është e dhimbshme. Ai tashmë duhet të heshtë për një gjyqtar të diktaturës, pse i ka dhënë garanci Fatmir Mediu se ka mbyllur pazarin me të, duhet të heshtë për konfliktin e tij të interesit (të cilin Berisha u betua që s’do ta falte kurrë për asnjë gjyqtar), dhe do të vazhdojë të presë lajme të mira për procesin gjyqësor nga ai, që vetë e ka quajtur “njeriu kyç” i “Hakmarrjes për Drejtësi”. Për t’i qëndruar asaj që kam shkruar dy muaj më parë, pa ditur në dorë të kujt do të binte kjo dosje, ftoj zotin Ymeri të largohet nga ky proces, ku miliona shqiptarë dëshirojnë të jetë një sprovë e drejtësisë shqiptare për t’u ringritur në këmbë dhe për t’i dhënë vendit shpresë se një ditë krimet dhe korrupsioni në këtë vend do gjykohen. Unë nuk e ftoj zotin Besnik Ymeri të ikë nga drejtësia dhe nuk kam asnjë rezervë për të shkuarën e tij të panjohur për mua, por dua si shumë shqiptarë të tjerë, që kjo tragjedi e dhimbshme e shkaktuar nga korrupsioni të gjykohet pa hijet e dyshimit dhe mëdyshjet e krijuara nga presioni i një ligji, të cilin Berisha e përdor vetëm kur dyshon se dikush nga drejtësia nuk është nën kontrollin e tij. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 20, 2009 10:40 pm | |
| Berisha=Rama=Nano Edi Rama dhe konja e tij, Erion Veliaj jane akuzuar nga PD-ja per aktivitet kriminal ne permasa te medha por keta nuk guxojne te pergjigjen. Dje po shifja lajmet kur Edi Rama i dredhoi pyetjes se bere nga nje pjesmares ne takimin e organizuar nga vete Edi Rama. Akuzat e PD-se jane te drejta, por cudia eshte se Edi Rama nuk guxon te permend aktivitetin kriminal te provuar ligjerisht te Sali Berishes, familjes , dhe bandes se tij. A te jete zhytur Edi Rama ne pisllekun me ti zi se Sali Berisha? Po Sali Berisha perse nuk bene hapa ligjor per akuzat qe i ngri Edi Rames por e len ne kuadrin e fjaleve sikurse veproi me Fatos Nanon? A nuk tregon kjo se Rama e Berisha jane ortak dhe kerkojne qe pushteti te kaloje ne dore te njeri tjetrit, keshtu qe aktiviteti i tyre kriminal dhe antishqiptar te mbetet i pa ndeshkueshem? C’fare munde te na thote zoti Kstriot Myftaraj per kete ceshtje? A mendon zoti Kastriot Myftaraj qe kjo eshte sekme e Ramiz Alise, dhe ai eshte bosi kryesor qe leviz telat e politkes antishqiptare dhe kriminale? Petrit Kola | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 12:07 am | |
| Pralla Berishe per gjermanet Sali Berisha ishte ne Gjermani ku i tregoi gjermaneve se si rezimi i murit te Berlinit bashkoi qindra e miliona. Kete gje gjermanet nuk e “dinin” pamvarsisht se ishin ata qe rezuan murin dhe bashkuan vendin e tyre qe ishte i ndare me dysh. Falenderimet i takojne Sali Berishes-thane gjermanet-qe na hapi syte, neve gjermaneve 20 vjet pas rezimit te murit te Berlinit. Ajo qe prisnin gjermanet (shqiptaret kane 20 vjete qe presin) nga Sali Berisha ishte tregimi i histories se si Berisha, Rugova, Nano, Milloshevic, Janullatos bene te mundur qe muri ndares i shqiptareve te mos rezohet edhe sot e kesaj dite. Gjermanet i kerkuan Sali Berishes qe ta tregoje historine antishqiptare sa me shpejt sepse jetes nuk i dihet. Dy nga aktoret antishqiptar, Milloshevic dhe Rugova nuk jane midis te gjalleve… Petrit Kola | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 12:44 am | |
| Gërdeci, Berisha nën akuzë Familjarët e viktimave të 15 marsit 2008 padisin kreun e qeverisë Sokol Cobo Trashëgimtarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit padisin në Gjykatën e Lartë, në procesin penal, Kryeministrinë. Me veprimet dhe mosveprimet e Kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë procedurës së trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, nga ku zë fill gjithë kjo veprimtari demontimi, e cila ka sjellë këtë pasojë kriminale. Padia civile në procesin penal është depozituar disa javë më parë në Prokurorinë e Përgjithshme, por dje është dërguar në Gjykatën e Lartë, vend ku, sipas ligjit, gjykohet një deputet dhe një ministër apo Kryeministër, si në rastin në fjalë. Gazeta "Shqip" ka siguruar nga organi i akuzës një pjesë të padisë së familjarëve. Këta të fundit deklarojnë se vdekja e njerëzve të dashur ishte pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme dhe me faj të të paditurve, dhe kërkojnë prej tyre, solidarisht, shpërblimin e dëmit nga vdekja e shkaktuar. | |
| | | Labinot Drenica Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 34 Vendi : Suedi Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 12:46 am | |
| | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 12:58 am | |
| Tre të akuzuarit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit dhe skandalin e trafikut të armëve dyshohet se kanë investuar pasuritë e tyre duke blerë prona në SHBA. Këto dyshime kanë bërë që prokuroria të dërgojë një letër-porosi në Amerikë për verifikimin e llogarive bankare e pasurive të mundshme, të vendosur në këto shtetet nga ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti pa imunitet Fatmir Mediu, ish-drejtori i MEICO-së Ylli Pinari dhe administratori i shoqërisë "Albademil", Mihal Delijorgji. Laku vazhdon te mblidhet ne zverkun e Berishes... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 2:45 am | |
| Biberaj: Të përshpejtohen zgjedhjet për degën e Tiranës, të aplikohet “Një anëtar, një votë”Aleksandër Biberaj, deputet dhe anëtar kryesie i Partisë Demokratike, tha dje se duhet të përshpejtohet fushata e zgjedhjeve partiake për kryeqytetin, si dhe në degët e tjera të pa... | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 2:04 pm | |
| eshte intresant se tradhtaret sala ish i djeri rugova e shum udbashe,tahir zema ahmet krasniqi perkrahen nga tradhtaret. kurse patriotet perkrahen nga patriotet. me njeher e dallon njeriun,se ka perkrah e di se qka eshte. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 6:33 pm | |
| Kryeministri Berisha vlerësohet në Gjermani si “babai i historisë moderne të Shqipërisë”21-03-2009 00:14 / Gazeta 55 Kreu i qeverisë prezanton para sipërmarrjeve të fuqishme gjermane potencialet që ofron Shqipëria për investime TIRANE - Kryeministri Sali Berisha u prit në Essen të Gjermanisë nga një grup investi...
- Lexoni lajmin e plote
| |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 7:06 pm | |
| - Labinot Drenica shkruajti:
- bla bla bla, fucking bla
Mbaje veten , se vetem te dobetit shajne e fyejn kur nuk kane se si te perballen me te verteten. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |