|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+79aksh shahini arberia kasapi Luki Argent NIPIIXHAXHIT play xhema kastriot_mehmeti haxhiu Vuthjani Tatoo rrimtaf valmir9 xhiti LindaShqipe Burdushi detektivi Driniiiii murturi an-di morena ILTA MARY Shejh Ramizi ngadhenjimi Agrone Ipamposhtur Psikologu paioni Ada_Kondi Medalim PeriiKeputur Himalaja Muja e Halili Aktiv Xili klodian Delia Clarence Liisi feneri Eagle Eye Mirushe Ago Muji rroni Labinot Drenica E_Bukura forca1 feratkoca lilly ss1 Ajet agim__barja katunariplak Gjura Orfe@ Pirro i Epirit istogalia petritkola Euridika tom sojer cristal Sofra MUHAMETII njonidrenica Mergimtari Nezir Myrta lilu Guximi **Lumi_ Eva0506 Beton Martina rolling Leka i Madh zeriatdheut 83 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 10:34 pm | |
| gjermanet i nderojn shum shpijunet, sepse qellimi eshte te perkrahet serbija..... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 10:45 pm | |
| Berisha tash filloi profesion te ri. Berisha filloi si avokat i Fatmir Mediut. Te shohim si do te vene punet... | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 21, 2009 11:25 pm | |
| po nuk meriton te flitet per dhendrrin serb. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 22, 2009 5:08 am | |
| Berisha nis fushatën me simbolin e Gërdecit
Kryeministri, Sali Berisha, nënshkroi me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, marrëveshjen elektorale që i lidh të dy në një koalicion parazgjedhor. Njeriu kryesor nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 22, 2009 6:40 am | |
| Berisha: Koalicioni i djathtë i sigurtë drejt mandatit të dytëPD dhe PR nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëqeverisjes për katër vitet e ardhshme Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Partia Demokratike ka zyrtarizuar dje marrëveshjen elektorale me njërin prej aleatëve më të ngushtë të saj, Partinë Republikane. Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i ekzekutivit shqiptar ka vlerësuar se koalicioni që do të çojë drejt një mandati të dytë të djathtën, do të jetë një bashkim i gjerë, ashtu sikurse solli në fitore katër vjet më parë Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. "Koalicioni do të jetë i gjerë. Ky koalicion u hap me aleatin kryesor. Në katër vjet, ky koalicion e shndërroi Shqipërinë nga vendi i krimit në vendin që e votuan 27 Parlamentet e vendeve europiane dhe 26 vendet e NATO-s", vlerësoi kryeministri. Ai theksoi se Partia Demokratike nënshkruan këtë marrëveshje elektorale dhe qeverisje të përbashkët me Partinë Republikane në 17-vjetorin e fitores së përbashkët mbi diktaturën komuniste, në 17 vite aleance të plotë, të përshkuar fund e krye nga luajaliteti dhe përkushtimi ndaj vlerave progresive, në 4 vitet e qeverisjes së përbashkët dhe transformimeve më të mëdha të këtij vendi, të kontributit thelbësor të dy forcave politike në realizimin e projektit më të madh në historinë e këtij kombi, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ai shprehu besimin e plotë se ky koalicion me Partinë Republikane dhe forcat e tjera të spektrit politik të qendrës së djathtë, i jep ritmeve të zhvillimit dhe integrimit të këtij vendi, shpejtësi që nuk janë njohur më parë. Kryeministri ka vlerësuar se në katër vite, ky koalicion shndërroi Shqipërinë që vërtitej në labirintet e krimit të organizuar dhe sistemit të kleptokracisë në një vend të sigurtë, që do të bëhet shumë shpejt anëtar i NATO-s. Kryeministri vlerësoi gjithashtu se ishte ky koalicion që e shndërroi Shqipërinë nga vendi i kronikave të zeza në vendin serioz, në vendin që e votuan në Parlamentet e tyre për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe për Protokollin e Anëtarësimit në NATO, 27 vende anëtare të BE-së dhe 26 vende anëtare të NATO-s. Berisha theksoi po ashtu se ishte puna e shkëlqyer e kësaj mazhorance që Shqipëria, më datën 4 prill, do të ulet në Strasburg si anëtare e Atlantikut të Veriut dhe ngre flamurin e saj në Bruksel, si flamur i një vendi anëtar. Nga ana e tij, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vlerësoi kontributin e përbashkët të dy forcave aleate, duke u ndalur në veçanti tek përmbushja e njërit prej angazhimeve që e përafroi Shqipërinë me vendet anëtare të NATO-s dhe që pritet të formalizohet në fillim të muajit prill. Vlerësimet e Brukselit, optimizëm për një mandat të dytë Duke iu referuar vizitës së tij pak ditë më parë në Bruksel, kryeministri Berisha ka theksuar se ka marrë nga personalitetet më të larta të vendeve anëtare të BE një klimë vlerësuese, pozitive, për përpjekjet dhe arritjet serioze të kësaj qeverie. "Më duket se në mënyrën më të qartë dhe më të kthjellët e shprehën këtë dy liderët e Europës së sotme; Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, që bashkërisht theksuan respektimin e qartë të shqiptarëve dhe inkurajimin në rrugën e nisur", vlerësoi kryeministri. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se kjo mazhorancë ka të drejtë të krenohet me mandatin që po lë pas dhe të jetë shumë optimist gjithashtu për mandatin e dytë, se këtë mandat nuk e kemi vetëm me fjalë. "Këtë mandat e bazojmë në ato premtime që kemi mbajtur. Por ne nuk i kërkojmë votën askërkujt thjesht për ato që kemi mbajtur, por besimin po. Ka njëmijë arsye që të na besojnë qytetarët shqiptarë se ne i mbajmë premtimet tona. Ne ua kërkojmë votën atyre, për projektet e mëdha që do të realizojmë në katër vitet që vijnë, në infrastrukturë, në arsim, shëndetësi, në softin social të kësaj shoqërie, në integrim, në fushën e energjisë dhe në çdo fushë tjetër", tha kryeministri. Gjithashtu, ai vuri në dukje se duke çelur siparin e një seri marrëveshjesh, pasi koalicioni do të jetë i gjerë, ky sipar natyrisht, do të hapej me aleatin kryesor, me të cilin PD e ka rrugën tashmë 17-vjeçare, që nga themelimi dhe përmbysja e diktaturës komuniste. "Edhe njëherë, dua të shpreh falenderimin tim më të madh për republikanët shqiptarë, për luajalitetin e tyre, për përkushtimin e tyre dhe të siguroj kryetarin e tyre dhe të gjithë zotërinjtë e kësaj partie se, PD është mirënjohëse, vlerësuese për gjithë rolin e kontributin e tyre", tha kryeministri në fund të fjalës së tij. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 22, 2009 6:09 pm | |
| mos shkruani histori ketu po komentoni ,,o shqiptare" | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 22, 2009 10:45 pm | |
| Deklaratat, PS aleancë me Sali Berishën, Meta aleancë me Socialistët |
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 22, 2009 10:50 pm | |
| Medalim, Rama shkeli per here te dyte ne Tropoje. Berisha ka me shume se 15 vjet qe nuk guxon. PERSE? SI KA MUNDESI? | |
| | | LindaShqipe Fillestar/e
Numri i postimeve : 6 Age : 33 Vendi : Iliria Registration date : 23/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 23, 2009 7:34 pm | |
| | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Mar 23, 2009 7:39 pm | |
| Poshte antikombetaret,tradhtaret dhe ata qe e ndiejn veten kosovare, e jo shqiptare.... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 24, 2009 5:02 am | |
| Brukseli paralajmeron Shqiperine lidhur me ceshtjen e kandidimit. Komisioneri Oli Rehn, duke folur per rastin e Shqiperise dhe Serbise deklaroi se keto dy vende duhet te plotesojne kushtet perpara se te aplikojne per statusin e kandidatit per ne Bashkimin Evropian. “Merreni keto kushte me seriozitet ne menyre qe mos t’u godasin koken pas”, theksoi komisioneri evropian. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 25, 2009 10:05 pm | |
| Gazetat boshnjake, “Po Vjen Berisha, mik i Fazlliçit”... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 25, 2009 10:05 pm | |
| Shkarkimi i Ina Ramës, “plan” i mbetur në letër ... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 26, 2009 4:39 am | |
| 2009-03-25 Tanjug Agreement on cooperation between Serbia, Albania chambers
BELGRADE, March 25. (Tanjug). The value of the foreign trade exchange between Serbia and Albania last year amounted to 90 million dollars, and the objective is to raise this value to 200 million over the next two years, Serbian Chamber of Commerce (PKS) President Milos Bugarin said on Tuesday, following the signing of an agreement on cooperation with the Chamber of Commerce and Industry (TIK) of Tirana. ... http://bsanna-news.ukrinform.ua/newsitem.php?id=8638&lang=en | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 26, 2009 4:32 pm | |
| Mjeshtri Berisha, vegel e UDB-se qe ka vrare rinine shqiptare. Kush e drejtoi në prapaskenë gjyqin e quajtur të “2 prillit” dhe kush ishte në të vërtetë akuzuesi, prokurori dhe gjyqtari i kësaj çështjeje?
Personi që vetmori rolet që përmban pyetja juaj, është Shefi i Klinikë së Duarve të Pastra, i cili besonte se duke përdorur “doreza” nuk do të linte gjurmë gishtash dhe duke vënë maskë, nuk do t’i bëhej kurrë e njohur fytyra. Mirëpo, koha është e pamëshirshme për zullumqarët. E vërteta ua heq maskën. Para pak ditësh, ky njeri akuzoi Prokuroren e Shqipërisë se po bën akuza politike ndaj stafit të vet. Në libër ka fakte të plota që vërtetojnë se ky zotëri, që përbetohet për shtet ligjor, thërriste në zyrën e tij presidenciale prokurorët dhe hetuesit e çështjes së “2 prillit” dhe i urdhëronte të ndryshonin akuzën, vetëm një ditë pasi ata të mjerë na kishin komunikuar një tjetër akuzë; ai priste në zyrën e tij të afërmit e viktimave dhe merrte guxim, natyrisht prej të marri, që t’iu tregonte se cili nga të pandehurit e kishte fajin kryesor; ai dërgonte letra në gjyq për të komanduar drejtimin që duhej të merrte gjyqi; dërgon zyrtarë të lartë politikë pranë zyrës së tij të organizonin rrugaçët për të shkaktuar kaos në sallën e gjyqit; ai urdhëronte heqjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, pasi frikësohej se mund të na jepnin pafajësinë. Këto dhe të tjera akte të paligjshme i kryente ditën për diell, dhe po ditën për diell fliste për shtet ligjor dhe drejtësi të pavarur nga politika. Ky zotëri tha, me të drejtë, para pak ditëve se shqiptarët duhet të respektojnë Kodin e Vdekjes, sikur të mos ishte ky që në mënyrën më të turpshme dhe permanente, ka përdorur shpirtrat e të vdekurve dhe trupat e tyre, që nga arkivolet e 2 prillit e deri tek arkivoli i Azem Hajdarit, që e përdori si dash për të thyer dyert e institucioneve kushtetuese për të zënë me forcë atë çfarë ishte fituar me votë. Ky, pra është Kalorësi i Palodhur i Luftës False kundër Komunizmit të Vdekur. Hapësirën që ka zënë në libër nuk ia kam dhënë unë, e ka zënë vetë me bëmat dhe gjëmat e tij. Gjek Celaj | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë Thu Mar 26, 2009 8:57 pm | |
| Seancë historike e Kuvendit të ShqipërisëDeputetët miratojnë paketën e ligjeve të anëtarësimit në NATO Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një nga seancat më solemne të parlamentarizimit shqiptar në të gjithë zhvillimet historike të vendit: "Miratimin e paketës ligjore, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO" . Në një sfond me simbole dhe flamujt të vendeve anëtare të NATO-s, Parlamenti shqiptar, mbylli siparin e një procesi ratifikimesh, i cili u kurorëzua në një kohë rekord, me votimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë nga parlamentet, senatet dhe qeveritë e 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut. Në hapje të seancës Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh: “Ne i falënderojmë vendet e NATO-s që në qeveritë, parlamentet e senatet e tyre, votuan për ne, votuan rezultatet e reformave që ne kemi bërë, votuan një Shqipëri që në këto vite është transformuar në mënyrë marramendëse. Ata na besuan ne që të përballemi në krah të SHBA, Evropës, Kanadasë, me sfidat e këtij shekulli. Mirënjohje të veçantë SHBA, mirënjohje Evropës, mirënjohje Kanadasë dhe Turqisë. “Garën e NATO-s e fituam, do të fitojmë dhe garën për zgjedhje të lira “ – iu drejtua Kryetarja e Kuvendit, deputetëve. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nga ana e tij tha se Parlamenti voton aktin më historik dhe më solemn të historisë kombëtare pas shpalljes së Pavarësisë. “Ne, sot votojmë si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Aleancën më të fuqishme dhe më të shkëlqyer, të lirisë së të gjitha kohërave. Ne votojmë sot, në këtë Parlament, për të garantuar sot e tutje liritë tona, të fëmijëve tanë, nipërve (fëmijëve të fëmijëve) tanë dhe gjeneratave të vijnë. Ne votojmë sot për të nisur të sigurt rrugën tonë drejt të ardhmes që meritojmë.” Në fjalën e tij Kryeministri Berisha tha se shqiptarët, arkvojnë një nga historitë më të dhimbshme të planetit. “Shqiptarët mbijetuan dhe po jetojnë sot këtë ditë, sepse aspirata e tyre për liri dhe dinjitet nuk u shua kurrë. Aspirata e tyre nuk u shua nga asgjë, as nga pushtimet, epidemitë, mjerimet, skamja apo diktatura. Por, ajo mbeti e gjallë për t’u shndërruar në një realitet në vitet ‘90, mbeti e gjallë për t’u shndërruar në levën e Arkimedit të këtij procesi, të këtij akti madhor që përjetojmë sot. Kombet e vjetra s’vdesin kurrë, i tillë është edhe kombi shqiptar”, tha ai. Më tej e morën fjalën përfaqësuesit e grupeve parlamentare, të cilët e cilësuan seancën e sotme si historike për shqiptarët, si dhe i shprehën mirënjohje vendeve anëtare të NATO-s, SHBA dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar. Kryetari i Grupit Palrmanetar të Partisë demokratike Astrit Patozi cilësoi se dita e sotme, është solemne për Parlamentin shqiptar. Sot është një ditë e madhe, pasi mund të konsiderohet si finalizimi i një procesi ndër më të rëndësishmit dhe jetikët që Shqipëria ka njohur në të gjithë historinë e saj. Duhet të ndjehemi krenarë sepse kemi përmbushur një aksion të jashtëzakonshëm, cili pas pak ditësh i rendit shqiptarët krahas vendeve më të fuqishme, më demokratike dhe më të civilizuara të planetit. Ne jemi sot në portat e NATO-s në radhë të parë dhe mbi të gjitha për shkak të suksesit të reformave të gjithanshme që u ndërmorën nga mazhoranca pas vitit 2005, kur dhe më optimisti midis nesh, nuk e parashikonte kaq shpejt ditën e bekuar të anëtarësimit. Kryetarja e Grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj, ndër të tjera, tha: “Ka ardhur momenti kur Shqipëria renditet si një anëtar me të drejta të plota, krah demokracive perëndimore ne një aleancë të vlerave demokratike. Si në asnjë vend tjetër të rajonit, qysh në fillimet e demokracisë, populli shqiptar ka përqafuar aspiratën integruese në strukturat euroatlantike, duke i dhënë, mbështetjen më të gjerë në vite anëtarësimit në NATO dhe në BE. Padyshim që ajo që na solli deri këtu ka qenë një kontribut i përbashkët, i gjithë shoqërisë shqiptare, i mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë”. Pas fjalimeve të rastit, deputetët miratuan në unanimitet të plotë, paketën e projektligjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO: 1-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut”. 2-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre”. 3-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtar dhe personelit ndërkombëtar”. 4-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në organizatën e traktatit të Atlantikut të Veriut”. 5-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritur në përputhje, me Traktatin e Atlantikut të Veriut”. Seanca u ndoq me interes të veçantë nga Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, si dhe Presidenti i Parlamentit të Polonisë, i ftuar posaçëm, i Kryetares së Kuvendit. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 26, 2009 10:50 pm | |
| Une jam i mendimit se sali berisha duhet te shkone,ky eshte e keqja e shqiptarise! Ju pershendes,, | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 26, 2009 11:36 pm | |
| Hahahaha... Medalim, do te shikosh se si luhet loja. Shqiperia perkunder punes vetmohuese te Berishes qe te mos jete ne NATO ka mundesi te jete. Juve kujtoni se po ja hidhini perendimit? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 26, 2009 11:43 pm | |
| “Qeveria cenoi pavaresine e prokurorise” 26/03/2009 19:50 Ministria e Jashtme britanike ka publikuar raportin e saj te pervitshem mbi te drejtat e njeriut ne bote. Ne seksionin per Shqiperine, raporti e ve theksin ne vecanti tek reforma ne drejtesi dhe tek ligji mbi prokurorine, per te cilin thote shprehimisht se ve ne pikepyetje pavaresine e ketij institucioni. “Eshte bere nje progres i paket ne reformat ne drejtesi dhe ka nderhyrje te qeverise ne pavaresine e prokurorise”, thuhet ne raport. Ne te flitet edhe per ngjarjen e Gerdecit, ku theksohet se Londra zyrtare do ta ndjeke me vemendje ecurine e ceshtjes, tani qe ka mberritur ne gjykate. “Kjo ngjarje ve para pergjegjesise autoritetet e vendit, qe duhet te jene garant per jetet e qytetareve. Rezultatet e hetimit te Gerdecit do te ndiqen nga afer”, theksohet ne raport. Dokumenti i Foreign Office flet edhe per korrupsionin ne vend, si dhe per pergatitjet per zgjedhjet, te cilat sipas tij jane te pamjaftueshme. “Korrupsioni eshte nje pengese madhore per plotesimin e te drejtave te njeriut. Persa u perket zgjedhjeve, jane bere hapa per pergatitjen e tyre, por duhet me shume per te garantuar pavaresine”, thekson raporti, ne te cilin vihet re edhe pjesa qe thote se, “qeveria ka tentuar te censuroje edhe pavaresine e mediave”. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 26, 2009 11:44 pm | |
| Analisti i mirenjohur thote se Amerika ka per ta bere kukurec Berishen... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 27, 2009 12:08 am | |
| Te paret e gruas se Sali Berishes kane qene ushtrake ne oborin mbreteror serb. Ata kane qene te afte dhe si rezultat me pase ata jane terhequr ne sherbimin sekret serb.... Vazhdon | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 28, 2009 4:27 am | |
| Tek emisioni Fiks pashe Dushan Mugoshen e sotem (Fazllicin) ne shtepine e Sali Berishes. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 28, 2009 3:59 pm | |
| Ne vitin 1997-te, Berisha ishte fshehur ne Dajt apo ne ambasaden serbe ne Tirane? A ishte fsheur miku i Berishes, Rugova ne ambasaden kineze ne Beograd? | |
| | | valmir9 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 33 Vendi : Theranda (Slloveni) Registration date : 27/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Mar 29, 2009 1:54 am | |
| Kryeministri Sali Berisha viziton Kosovën
Në fund të muajit prill
Burime nga kryeministria e Tiranës bëjnë të ditur se në fund të muajit prill, kryeministri Sali Berisha do të vizitojë Kosovën. Kryeministri shqiptar Berisha pos që do të takohet me liderët e lartë të shtetit, presidentin Fatmir Sejdiu e kryeministrin Hashim Thaçi ai do të bisedojë edhe me zyrtarët e lartë të ICO dhe EULEX-it në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite pritet që kryeministrat e dy vendeve, Shqipërisë e Kosovës të nënshkruajnë dy marrëveshje ndërshtetërore. E para Marrëveshje ka të bëjë me lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e dy vendeve. Kjo marrëveshje shënon hapin e parë të realizimit në praktikë të “Shengenit të Ballkanit” një ide kjo e hedhur nga liderët e të dyja vendeve, përkatësisht presidentëve Fatmir Sejdiu e Bamir Topi.
Marrëveshja e dytë ka të bëjë me ekstradimin e personave nga një vend në vendin tjetër.
Kjo është vizita e parë kryeministrit Sali Berisha që i bën Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Pse nuk e permend Bashkimin? Pse nuk esht fjala n vend te "Shengenit të Ballkanit" Bashkimi? dhe te duket keshtu:
Kjo marrëveshje shënon hapin e parë të realizimit në praktikë të “Bashkimit Kombetar”..
ncnc e more Saliii | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |