| PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS | |
|
+4naqeta Leka i Madh MUHAMETII feneri 8 posters |
Autori | Mesazh |
---|
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Sat Sep 20, 2008 3:44 pm | |
| Sot me 20 shtator 2008 , Bashkësitë Lokale dhe qytetarët shqiptarë mbajtën në shesh të Kërçovës Protestë me moton Liri per Ramazan Bajramin - Komandant Askeri. Qindra shqiptarë shkruan perticionin per lirimin e ti. Protestën e Pershëndetën organizatat joqeveritare, dhe Lëvizja ndryshe, ndersa në emër te familjarëve u falnderua Lirim Bajrami, nip i Komandant Askerit, e njekohsisht bashkeluftetar i tij ! Lfalimin kryesor drejtuar pushtetit dhe shqiptarëve e lexoj shkrimtari Ferit Ramadani , të cilën do ta japim në vazhdim! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Sat Sep 20, 2008 3:47 pm | |
| Të nderuar vëllezër shqiptarë !
Shkelja e rëndë e lirive dhe te drejtave qytetare e kombëtare për ne shqiptarët ka qenë dhe po mbetet skenar i perditshmërisë!
Ndjekja policore nuk ka te ndaluar sepse, ata dikush prej lart i ysht te veprojne sepse ashtu i do Moska, Beogradi dhe Skopja e sotme e kryesuar nga Drugari Branko dhe Komita Grujeski!
Etiketa e demokracisë me keta dy udhëheqës nuk është as për së afërmi e tillë! Ajo është regjimi më i vrazhdët inkuizitor me një doze të shfrenuar nacionalizmi unitar që do të shfarojë me çdokusht shqiptarët!
E ne shqiptarët e dijmë atë ! Sa hajdutë e kriminelë që e meritojnë burgun janë të lire se Drugarot Branko i amaniston ata! Pastaj, prej Komitës Grujo u jepen dhurata e përkrahje për biznes. Ashtu siç vepruan edhe me kryekriminelin Lube dhe me branitellat e tij xhelatë! Ky misoin i këtij sistemi gjithmon ka pasur synim të hartojë planin si të burgosë shqiptarët dhe ti fajsojë ata ! E në të kundërtën, krahperkrahu me sërbë e ruse kanë vrarë burgosur e përndjekur bijtë ma të devotshëm të shqiptarëve!
Rasti i plakut nga Haranjelli I Komunës së Osllomesë, i Ramazan Bajramit , i njohur gjatë luftës së vitit 2001 si Komandant Askeri legjendarë, që edhe në moshën e shtyer sfidoj dhe u perball me tytat e armikut, që t’i japë famën vetë UCK si Adem Jashari në Kosovë, është dëshmia e inkuizicionit të këtij sistemi të pandryshuar nga hudutet dhe xhelatët e vjetër, përkundrazi i perforcuar edhe me kolaboracionistë, që ma lehtë dhe me elan të mbërthejë në hallkat e burgimit shqiptarët liridashës! Në atë vargan burgimi ky sistem inkuizitor me arbitrazhe te ndryshme, e shtoi hallkën edhe me një njeri që me numrin e kaushit të burgut ta shkruaj historinë e sfidës edhe në pleqëri se si nuk pushoj duke vepruar per lirinë e shqiptarëve! Sistemi inkuizitor që trumbeton se përmbush standarde demokratike , në vend që të pranojë vlerat e larta morale e heroike të këtij Prometheu, ai e shpërblen me burg! Ndërsa vetë para një muaji, shpallen llojlloj amnistishë për gjithfarë rracash e qeniesh kriminale!
Ramazan Bajrami që nga lindja e ka pa skëterrën e burgosjeve dhe përndjekeve ! Për të nuk është asnjë habi ! Me ta u rrit dhe ja me ta përballet në skëterrën e ligjeve zakonore të përpiluar nga shtypësit tanë shekullor! Sepse shtypësit e udhëhequr nga Drugarot Branko dhe Komita Grujo me votat e shqiptarëve kanë vënë kurorën e pushtetit, dhe me të duan ta kthejnë historinë e popullit të përvuajtur shqiptar pas, deri në asimilim! Ashtu siç i perdorën metodat Cubrilloviqet, Andriqët Millosheviqët e Boshkoviqët! Dhe pasojnë Branko dhe Grujeski ! Sepse, janë përbetuar me çdokusht se po të udheheqin shqiptarët do të përjetojnë ditë të vështira nga carevinat e tilla! Dhe ja kjo po dëshmohet! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Sat Sep 20, 2008 3:48 pm | |
| Vëllezër shqiptarë!
Pesha e dhunës shtetrore ka goditur shtresat popullore ! Në mënyrë të veçantë i ka goditur bartësit e strukturave politike shqiptare! Ata me heshtjen dhe me pamundësinë e tyre kanë hapur portën e një horizonti dominues që makosllavët të ndjehen të sigurtë në pjesën e kolonizuar shqiptare!Ata për horizontin e zhvillimit shqiptar përpiqen të sjellin një mirëqenie të dozuar te shokterapisë ! Ndaj me të, që nga 1990 e deri tani, të gjithë strukturat funksionale pjesëmarrëse në pushtet me rolin e vet të argatit, kanë krijuar qenien e pulës klloçkë që ruan furrikun dhe shumëzon numrin e të përshtatshmive sipas dëshirës së drugarëve dhe vojvodave!
E ne shqiptarët kërkojmë me çdokusht bartësit objektiv të idealeve kombëtare ! I tillë në jetë dhe në luftë ishte Komandant Askeri – Ramazan Bajrami ! Fryma liridashëse e tij çdoherë i vu në shënjestër okupuesit tanë dhe i mobilizoj idetë për pavarësi ! Ai nuk u ndal së vepruari e ndihmuar ashtu siç ishte edhe donator i rëndësishëm për mbijetimin e Universitetit të Tetoves! Vepron edhe tashti në burg i prangosur përpara atyre që duan të shfarojnë shqiptarët!
Strategjia e okupatorit gjatë këtyre dy dekadave ia arriti të akuzojë shqiptarët dhe pastaj i detyroj të vetëakuzohen, për të siguruar pushtetin e argatit!Ato gjurmë kanë lënë pasoja të thella të ndasisë ! T’i flakim ata dhe të bashkohemi për të krijuar pozitën e të qenurit të sigurtë dhe jo t ë nënshtruar. Sepse nga pozitat që kishëm humbëm shumë ! Ashtu siç humbëm Beqir Limanin dhe Ruzhdi Veliun!
Vëllezër shqiptarë !
Mos lejoni që edhe këtë fillim shekull të pasojnë burgosjet e tilla. Mos lejoni politikë heshtjeje dhe përshtatjeje! Është koha për mundësi mobilizuese të kërkesave legjitime e natyrore të lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve!Është koha e projektit të ardhmërisë së lumtur që e përhapi dita ditës Komandant Askeri – Prometheu i mberthyer me pranga burgimi! Është koha që Ramazan Bajrami – Simboli i lirisë sonë kombëtare me çdokusht të dale nga burgjet që i projektojnë okupatorët tanë !
Liri për Ramazan Bajramin
Rroftë Komandant Askeri Hero !
20 shtator, 2008
Kërçovë | |
|
| |
MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Sat Sep 20, 2008 5:00 pm | |
| Shqiptaret e Maqedonise nuk duhet te rrine duarkryq, por ti kerkojne te drejtat e tyre, dhe ti mbrojne luftetaret. Edhe pse nuk e njoh kete ish komandant, por shpresoj te lirohet sa me shpejte nga burgu. | |
|
| |
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Sat Sep 20, 2008 10:50 pm | |
| Feneri une shpreh solidaritetin e plote me protestat e atjeshme. Mua me vjen jashtezakonisht keq qe nuk mund te vij ne kete proteste ne Kercoven legjendare se keta laneterit me emrin UNMIK, keta xhandaret me emrin SHPK se toku me bullgarin vojvod te quajtur Gruevski i kane vene kufije e gjemba Kosoves dhe Ilirides. Mua ne atedheun tim me lypin pasaporta qe te kaloj. | |
|
| |
naqeta Anëtar
Numri i postimeve : 439 Age : 95 Vendi : pp Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Në Kërçovë u protestua kundër burgosjes dhe lirimin pa kusht Wed Sep 24, 2008 7:43 am | |
| Në Kërçovë u protestua kundër burgosjes dhe lirimin pa kusht të ASKERIT
- Shkruar nga Sami Beluli, Kërçovë Sunday, 21 September 2008 Liri pa kusht për Ramazan Bajramin “Askerin”, Ramazan Bajrami 1930.....08 në mbrojtje të flamurit, Ramazan Bajrami përkrahësi i Universitetit të Tetovës, “Askeri” sot gjendet në burg, Ramazan Bajrami sfida e çlirimtarëve ishin këto pankartat në duart e protestuesve të cilët u mblodhen sot më ora një në sheshin e qytetit të Kerçovës. Qindra protestues u mblodhën sot në sheshin e qytetit të Kerçovës për të protestuar kundër burgosjes së Ramazan Bajramit, në UÇK i njohur me nofken ASKERI. Dritan Adili lexoi letër-referatin ku tha se” sot ne dyert e kazamateve mako-sllave gjendet i burgosur i dashuri ynë, i pathyeshmi dhe kontribuesi i djentë i Universitetit të Tetovës. Prandaj ne jemi mbledhur ketu që të protestojmë kundër burgosjes dhe lirimit pa kusht të Askerit”. Ndërkohë në duart e protestuesve të rinjtë e qytetit u nda Komunikatën nr. 7 të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), e cila kishte lidhshmëri dhe ishte kundër burgosjes së Ramazan Bajramit “Askerit”. Më pas protestuesit nënshkruan një peticion për lirimin e Ramazan Bajramit. Ramazan Bajrami, më 17 shtator, rreth orës 15 te posta e qytetit u arrestua nga një numër i madh i forcave policore dhe më pas u dërgua në burgun e Manastirit. Ndryshe Ramazan Bajrami u lind në vitin 1930 në fshatin Aranjell të Kërçovës. Që si ri, Ramazani e deshi atdheun, e deshi shkollën dhe gjatë jetës së tij deri në moshën e pleqërisë dha kontribut të pashtershëm për këto gjëra të shenjta sic i quante ai. Që nga themelimi i Universitetit te Tetovës rrogen e vet ia la këtij tempulli të diturisë, ku morri pjesë edhe në protestat e atëhershme që beheshin në mbrojtje të këtij tempulli. Me fillimin e luftës së Kosovës plaku i çudirave dha kontribut të pashlyeshem. Ai shtëpinë e tij e bëri strehimore për refugjatët e pa strehë të Kosovës. Me fillimin e luftës në trojet e Luginës së Vardarit-Iliridës në vitin 2001 edhe pse i thyer ne moshë, atëherë 70 vjeç, Ai iu bashkangjit luftëtarëve që në momentet e para . Askeri nofka e luftës e cila erdhi si shaka, ku ne telefon i tregonte të shoqes së ndjerë tani, se ishte asker (ushtar) përkrah luftëtarëve të UÇK-se. Askeri ishte i afërt me liderin e dikurshëm të UÇK-së, liderin e tanishëm të BDI-se Ali Ahmetin dhe sa herë që kishte nevojë komandanti suprem, Askeri ishte ne gjendje që t'i dali krah. Në vitin 2003 nga pushteti i atëhershëm BDI-LSDM iu ngrit aktakuza për armëmbajtje pa leje dhe më pas u dënua me tre vjet heqje lirie. Me nderrimin e pushteteve, partia shqiptare që erdhi në pushtet PDSH-aja e Thacit me gojën plot i premtoi plakut se nuk do ta preknin dhe se do të ja hiqnin aktakuzen, mirëpo si çdo herë që bëjnë partitë shqiptare 10 % realizojnë 90% jo. 10% sa që në pushtet PDSH-ja nuk e arrestuan, por 90% nuk arritën që ta amnistonin plakun siç po bëjnë sllavo-makët duke amnistuar njerëz e panjerëz. Tani përsëri me ndryshimin e pushteteve Askeri si shpërblim për kontributin e dhënë, si shumë djem dhe bija atdhetar nga lideri i ish-UÇK-së merr burgun e Manastirit.
- Ramazan Bajrami
– Komandant Askeri
- Ramazan Bajrami
– Komandant Askeri
- Ramazan Bajrami
– Komandant Askeri
-
| |
|
| |
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Wed Sep 24, 2008 1:03 pm | |
| DU thjeshte te di kuj i pengoje dhe kend e ofendoje shkrimi ime me larte ne kete teme me falni staffi kerkoje spjegim ju lutem respekt | |
|
| |
njonidrenica Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 838 Registration date : 09/06/2008
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Wed Sep 24, 2008 1:06 pm | |
| shqiptaret ne maqedoni mos prit ndim prej as kujt pote luftojn per drejtat e veta | |
|
| |
Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Wed Sep 24, 2008 5:31 pm | |
| Nuk besoj se dot kete perkrahje per lufte... dhe nje pyetje kush do ta udheheqe ate lufte??? Ali Ahmeti Hahahahahahaha
Pse grujevski lot me Shqiptaret dhe ndenjat tona sepse e din qe nuk jemi te bashkuar.... dhe ska fare zera per lufte... | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Thu Sep 25, 2008 1:37 pm | |
| Të nderuar vëllezër dhe motra!
Burgosja e Komandant Askerit është një shkelje e rënd e cila shkelje në të njejtën kohë është këmbanë e cila kumbon për të gjithë shqiptarët anekënd trojeve tona... e posaqërisht e atyre shqiptarve të cilët janë nën pushtimin maqedon. Burgosja e komandant Askerit është akt tepër i ultë i pushtuesit por në anën tjetër është i i rënd sepse me këtë burgosje e përul luftën e UÇK-së. Pushtetmbajtësit maqedon e kanë bë me plan këtë burgosje për ta treguar fytyrën e tyre të vërtetë për t'i paralajmruar shqiptarët për të ardhmen e tyre në këtë shtet, për t'ju treguar shqiptarëve se ky shtet është kundër shqiptarve. Shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk i kanë të drejtat që janë nëshkruarë sipas marveshjes së Ohrit, por cilsohen të rendit të tretë. Prandaj burgosja e komandant Askerit duhet t'i nxjerr shqiptarët nga iluzionet të cilat i ka pregaditë kjo udhëheqje përmes gënjeshtrave dhe deklaratave euforike "Për pranverën e madhe të lirisë". Shqiptarët kudo që janë, duhet të kuptojnë se burgosjet e luftëtarve të lirisë nga maqedonët po ia burgosin... lulet më të merituara për pranverën e mashtruar dhe të parealizuar, por këto shkelje që po ju bëhen luftëtarëve të lirisë dhe popullit janë shenja se ne duhet të pregaditemi për një dimër tepër të madh dhe të vështirë në të ardhmen. | |
|
| |
njonidrenica Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 838 Registration date : 09/06/2008
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Thu Sep 25, 2008 2:13 pm | |
| burgosja e komandant askerit asht dhe burgosja e drejtsis shqiptare ne maqedoni, per kit arsye un mendoj se shqiptaret ne maqedoni duhet vazhdimisht me oranizu protesta der te lirimin e komandantin, po nikosisht dhe deputet shqiptar ne maqedoni te protestojn te kerkojn te lirohet askeri po dhe shum e shum shqiptar si fujn burg n ekazamata te maqedonis, dhe ni sqarim per shqipo ka dhe tjera mnyr ate luftojsh per drejta te popllit shqiptar ne maqedoni, dhe ali ahmeti tash lufton per poziten e vet n eqeveri te maqedonis dhe aj me siguri nuk dot elufton me arme, shqipo hahahahaha | |
|
| |
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS Thu Sep 25, 2008 5:35 pm | |
| Perse nuk organizohet rinia shkollore e Kercoves? Perse nuk e bojkotojne mesimin? Pse nuk e bllokojne qytetin e Kercoves? | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS | |
| |
|
| |
| PROTESTA NE SHESHIN E KËRÇOVËS | |
|