Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi e vendlindjes

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 1:45 pm

JE RRITUR NË KËTO MALE



Je rritur në këto male,

moj e bukura sorkadhe!



Për këtë ndjehem krenare,

që shikoj këto livadhe.



Klimë e mirë, moj burbuqe

t’i bën faqet prush të kuqe.



Kur veriu vjen e shkon,

gush’ e gjoks m’i ledhaton.



Mbushur plot me trëndelinë,

bëj kurorë për dashurinë.



Lozin thëllëza, bilbila,

pëllumba dhe kanarina.



Tek lulet me shumë aromë

mblidhemi dhe kuvendojmë.



Zemrat duke i bashkuar,

melodi duke kënduar.



Me to bëjmë dhe parfume

për dhëndurë dhe për nuse.



Kështu lidhet jeta jonë;

qofshim të lumtur gjithmonë!



Tepelenë, më 5 mars 2008



DASHURIA U BË PRUSH



Turtulli dhe turtullesha,

njëri mik tjetra mikesha.



U ashpërsuan paspak,

fluturuan tutje larg.



U hodhën në një lofatë,

prapë gatuan shamatë.



“Turtullak, dëgjomë mirë,

ç’e ke këtë ftohtësirë?



Po ma mban hundën përpjetë,

Dyshoj: je i pasinqertë…



“Ç’flet kështu, moj bukuroshe?

Pse më flet, porsi sarhoshe?



Mos shëmto atë fytyrë,

Në zemrën time ke hyrë.



Hajde të shkojmë në fole,

Cili jam, ta them atje…



Si ranë në mirëkuptim,

shkëmbyen një përqafim.



Dashuria u rindez prush,

lindën disa vogëlushë.



Tepelenë, 07.03.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 1:46 pm

LUM KUSH ËSHTË LESKOVIQARE



Leskovik, qytet në majë,

shtrirë bukur në një pllajë.



Kanë dalë nga gjiri yt

burra trima me virtyt.



Janë porsi mal i lartë,

si burrat ashtu dhe gratë.



Të qendrueshëm, fjalëburrë

me sqimë dhe me kulturë.



Qytet i largët nga deti,

lule afron si Përmeti.



Vend i shquar për higjinë,

Si pasqyrë kushdo të gjen.

Në çdo oborr dhe shtëpi:

pastërti e dëlirësi.



Nikoqire dhe bujare…

Lum, kush merr leskoviqare!



Tepelenë, më 29.02.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 1:47 pm

DERDHUR GJERDANËT MBI GJI



Moj leshverdha shtatselvi,

derdhur gërshetat mbi gji.



Vetullat – gajtan i zi

si dy shushunja mbi sy.



Kur del në dritare rri,

të ndrit gjerdani flori.



Një ditë në ballkon dole,

djalit sinjal i dërgove.



Kur ai bëri përpjetë,

gjithçka u pati lezet…



Nga lulet që rrite vetë,

të dhuroi një buqetë.



Ngjyrat-o lloji-lloji

me aromë portokalli.



Sapo shkrepi një shkëndi,

zjarr u ndez një dashuri.



Ate ju e lidhët vetë,

qofshi të lumtur për jetë!



Tepelenë, më 1 mars 2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 1:48 pm

PSE KËSHTU, O TË URUAR?



O Greqi, në kohë të shkuar,

Halle bashkë kemi kaluar!...



Kundër armiqve barbarë

kemi qenë të pandarë.



Kur u pllakosi uria,

bukë u dërgoi Shqipëria.



Por disa kohë më parë

ne nuk ishim dhe kaq pranë.



Tani dhe kohët ndryshuan,

Më tepër u miqësuam.



Kemi traktat miqësie,

shkruar midis qeverive.



Por ç’e do “ligji I luftës”

ngjan si zjarr në grykë të pushkës…



Për çudi tani më vonë

ca grupime kërcënojnë.



Lidhëse këpucësh kërkojnë

me zorrë fqinjësh t’i sajojnë…



Pse kështu, o të uruar,

Ne kurrë s’ju kemi ngacmuar?!...



NATO, Bashkim Evropian,

anëtarësuar ju kanë.



Ndaj nesh skenën, sa e panë,

një këshillë nuk ua dhanë!?



Ne për ju në Shqipëri

përcjellim veç dashuri.



Tepelenë, më 6 mars 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 1:49 pm

KU JE, O SHEKSPIR, KU JE?

PËR NJË LITËR NAFTË



Ora e zez’ e mesnatës

si tragjedi e Otrantos.



Një liqen me ujë shiu

disa familje përpiu.



Njëzet vetë nga një gëzim,

sa shpejt shkuan në amshim…



Për t’kursyer ca pak naftë,

përdorën për kalim një varkë.



Ishin plot gjashtëmbëdhjetë,

u degdisën në “kurbet”…



Tamahu këtë e ka,

jetën për mosgjë ta ha.



Mynxyrë në pellgaç të Farkës

si hataja e Otrantës.



Na goditi kjo murtajë;

shteti shqtësimin në majë…



Shqipëria në ditë të zisë

me flamurën gjysmështizë.



Na erdhi në mend kontrolli,

po ç’e do mbaroi roli…



Ku je, o Shekspir, ku je?

Shkruaj tragjedi të re!



Tepelenë, më 11.03.2008





ANTIKOMUNIZMI



Socializmi na u sos.

Kapitali u krekos.



Porsa na u bë ndryshimi

lindi antikomunizmi.



Këta “anti”, vallë, kush janë?

Si kameleona na ngjajnë…



Gjoja të persekutuar,

na hiqen si të besuar.







SHAKATORE

Mori një vendim Kuvendi,

Atë ditë u tund vendi…

Për pak sa nuk u bë nami:

Në publik ndalej duhani…



Në Kuvend karar i dhanë,

ku nuk do pihej duhan.

Pati dhe që u shokuan,

paf e puf sërish filluan.



Për një muaj u ndalua,

Më pas çdo gjë u harrua.

Ç’të bëjë Qeveri e shkretë,

S’ka fuqi a s’ka vullnet?

Në çdo dyqan edhe klub

secili tymos si cub…



Është e lumtur njerëzia,

se për të mendon Qeveria!

Tepelenë, më 30.01.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 1:50 pm

Flladi i shëndetshëm i vendlindjes

Meditime mbi librin “Fllad në zemër” të Sulo Gërbit

nga Qazim Shemaj

“…Duke lexuar librin me vjersha “Fllad në zemër” të Sulo Gërbit, të pushton një ndjenjë mirësie, mall dhe krenari për vendlindjen, respekt për figurat që skaliten me dashuri: burra të urtë e punëtorë, me durimin e gurit; vajza dhe gra që lëshojnë dritë: Irenat, Hënat dhe Vitoret. Dikush këputet si yll, një tjetër mbushet me lastarë si hardhia,

Autori në 60 faqet e librit do t’u bëje vend të gjithë të dashurve: vëllezërve, miqve, nënës (Nënë Havasë që kur shkeli nuse në derë të Gërbajve, solli një pajë të veçantë: abetare si motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi). Në faqet e këtij libri i këndohet natyrës së bukur të vendlindjes, ullinjve, Vjosës, i këndohet historisë së vendlindjes së Arkitekt Sinanit (Qesaratit), i këndohet kapiten Fatmir Shehut, rënë në kufi, në vitin 1994, u këndohet kapedanëve popullorë, midi stë cilëve zë një vend nderi Pashko Zhakë Qesarati… Autori nuk mbetet vetëm brenda vendlindjes. Në libër gjen kushtime për Dritëro Agollin, për gjuhën shqipe, për flamurin kombëtar e tjerë. Ai ndërton raporte të drejta ndërmjet temës së vendlindjes dhe problemeve madhore që ka vendi. Edhe pse në këto poezi nuk zihen në gojë kontradiktat e fshatit të sotëm, gjithashtu ndihet ky shqetësim. Autori ndjek rrugën romantike naimiane të poemës “Bagëti e Bujqësi”, pohon vlerat morale të njerëzve dhe bukuritë e natyrës, duke i lënë mënjanë me vetëdije të metat. Fryma naimiane do të na duhet gjithmonë.

Fragment i shkëputur nga gazeta “Drita” E diel, 1 tetor 2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 1:50 pm

* * *

Vëllimi i mëparshëm mund të merret deridiku një album poetik për vendlindjen dhe farefisninë. Në këtë libër ndodh ndryshe. Ai i këndon mallshëm, jo vetëm fshatlindjes së dashur, nën kurorën e ullinjtë, Qesaratit të tij, i cili kur “shkon atje, papritur rinohet”. Po ashtu këngëton për vajzat “sykaltra vetullkurorë” të fshatit, fëmijët e tij “dy sy si yje, një si hënë”, nipërve dhe mbesave, “pranverë në lulëzim”…

… Ndesh tek Sulo Gërbi vargje të ngrohtë për detin e dallgshëm, dashurinë e ngrohtë, demokracinë e brishtë, për lulet si “yje në qiell”, “Hënën mbi Golik” (në pamje trallisëse) ato për dallëndyshet gushëbardha, zogjtë krahëshkruar, bilbilat me melodinë “si violinë”, për mallet tona “simbole të lirisë, atyre që veç njerëzit tanë u përngjajnë…

I zet Çulli

Fragment nga parathënia e librit “Djepi i dashurisë”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 1:50 pm

“Sulo Gërbi vijon në përvijimin e trasesë së tij poetike me atë kumt, me atë mbështetje, me atë gjallim, emocion dhe ngarkesë dinamike, me një forcë transmetuese të thjeshtë, por ngulitëse në kujtesën e pasardhësve. Duke qenë në një pozicion rinor moshimi e shpreh se përmbajtja e këtij vëllimi të ri sjell një anësi të re dhe një pulsim më ritmik…”

Aleksandra Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 EmptySun Sep 14, 2008 1:53 pm

SULO NELO GËRBI



Lindur në Qesarat të rrethit Tepelenë më 19 Shtator 1932. Gjatë gjithë jetës së tij ka ushtruar profesione të ndryshme duke pasuruar përvojën e tij jetësore dhe aftësinë për të qëmtuar edhe në fushën letrare. Ka qenë veprimtar dhe i zgjedhur në organet e qeverisjes vendore si dhe në disa shoqata Atdhetare – Kulturore.

Është dekoruar me katër urdhëra e medalje të ndryshme për shërbime shtetërore dhe shoqërore nga ish Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Ka botuar në 16 revista e organe të tjera të shtypit.

Aktualisht është pensionist dhe banon në Tepelenë.

Pasioni për të shkruar ka qenë i kahershëm. Është shquar sidomos në lëmin satirik, duke arritur edhe korrespodent i të vetmes reviste humoristike e shpotitëse të asaj kohe, “Hosteni”.

Po kështu ka shkruar poezi, por vetëm në vitin 2006 doli me vëllimin e tij të parë poetik, të cilin e vijoi në botime të tjera të ardhshme. Sulo Gërbi shquhet për vargun modest, për bazim mbi tabanin popullor dhe për larminë tematike, duke dhënë kontribut në kujtesën historike, jo vetëm të vendlindjes krahinës, por edhe të Teperlenës e më gjerë. Po kështu është shquar gjithsesi edhe në lëmin publicistik duke e videntuar ngjasi dhe evenimente historike. Edhe gjatë sistemit demokratik ka botuar në organe të shtypit qendror e periodic, në gazeta e revista të ndryshme. Është anëtar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania dhe i stimuluar si “Veprimtar i Lidhjes”

Veprat e autorit:



1. “FLLAD NË ZEMËR” poezi, 2006

2. “DJEPI I DASHURISË” poezi, 2006

3. “PRANVERIM NË SHPIRT” poezi, 2007

4. “NJERËZ TË ZEMRËS SIME” publicistikë, 2008

5. “KËNGËRON ZOGU I VISEVE TË MIA “ poezi, 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi e vendlindjes   Poezi e vendlindjes - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi e vendlindjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» poezi satirike
» POEZI
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi - Eva Sotiri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: