Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Koha e Kometes (Time of the Comet)

Shko poshtë 
+10
Kasper
Melodi
murturi
Orfe@
isuf ramadani
Anabela
Muja e Halili
Fjona
istogalia
loredana
14 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyMon Sep 08, 2008 6:25 pm

imformation:

shpallet te del filmi ri shiptar ne "KOHA E KOMETES"

regjija: ismail kadare
rrolin kryesor: blerim destani, aktor i ri nga maqedonia (tetova)

esht nje filem se pritet te del ne mujn 11 te kti viti ne kino, une pervete po e pres pa durim hehhehehe..

shikoni do pjes te shkupura nga filmi:
https://www.youtube.com/watch?v=Sut-mZaZDIM&feature=related

natyrisht si gjdo filem edhe ky e ka muziken e vet.
zanfina ismaili - koha e kometes (time of the comet)
https://www.youtube.com/watch?v=FH86BOHAxgQ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyMon Sep 08, 2008 6:31 pm

sa per muzike dhe kush po e kendoka, qenka KOT!!!
Vetem se ta shikojm filmin tash se si duket
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyMon Sep 08, 2008 6:35 pm

shujjj mos um prek ne tel vrana mos mi shaj caricat ismaili hahahaha...
bash mir po knon bre.. Razz

ja valla me fol ka del shpirti mamir me pas knu adelina ket kang.
se zanfina as mu sum len shum pershtypje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyMon Sep 08, 2008 7:41 pm

Prodhimi kinematografik më i ri shqiptar, “Koha e
kometës”, u prezantua sot për herë të parë për median shqiptare. Në një
konferencë për shtyp ku të pranishëm ishin regjisori Fatmir Koçi,
autori Ismail Kadare, aktori kryesor Blerim Destani dhe përkrah tij
aktorja Masiela Lusha, Ralf Moeller, Tomas Haince, producenti i
kompanisë filmike L.A.R.A Enterprises Alan Mixhiç, drejtori i Qendrës
Kombëtare Kinematografike Xhevdet Feri, u bënë të njohura më shumë
detaje mbi këtë produksion kinematografik. Edhe pse dikur bëhej fjalë
për një vit të mbrapsht, dhe sipas Ferrit, vazhdon të jetë për reshje,
nuk është më i tillë për kinematografinë, sepse qeveria shqiptare sapo
i ka akorduar një fond prej 500 milionë lekë. “Kemi pasur një
mirëkuptim të vazhdueshëm që në procesin e krijimit të skenarit. Ka
pranuar lirinë e krijimtarisë. Është skenar shumë i vështirë. Ky lloj
skenari ka fatin e keq dhe të mirë, se duhet produksion me disa
standarte. Ndryshimi i kulturave është pasuri dhe e kundërshton dhunën
në tërësi. I thërras ndërgjegjes për të tipizuar atë që jemi dhe më ka
nxitur të jem këmbëngulës” u shpreh regjisori Koçi. Ndërkohë që në
qetësinë e vet regjisoriale, autori i veprës nuk është përzier fare, jo
për shpërfillje,por si një zakon të vetin. “Është vepër e vështirë dhe
s'e kam menduar ta bëj film. Kur Koçi më tha se donte të bënte film i
thashë: ti qofsh, bëje! Kam zakon që nuk fus hundët dhe s'e lexoj
asnjëherë skenarin. Besoj se kur autori ia beson veprën regjisorit heq
dorë përkohësisht nga autorësia. Dhe vepra merr jetë të dytë”, u shpreh
shkrimtari Kadare. Edhe pse ai nënvizoi se shumë prej romaneve të tij
që janë bërë skenarë filmash nuk kanë qenë shumë për të lakmuar, por në
të gjitha rastet ai nuk është përzier.
Ndërkohë ka ndodhur krejt
ndryshe me Alain Midzic, menaxheri i përgjithshëm i LARA
Entertainments, kur ka rënë në kontakte për herë të parë me këtë ide.
“Kur Blerim Destani erdhi në fillim dhe më dha librin e Kadaresë e
kuptova pse ma dha këtë libër. Sot është shumë e vështirë të prodhosh
filma historikë, pasi duhen shumë lekë. Por Blerimi më tha unë jam
rritur në Maqedoni dhe kam lindur në Bosnjë ndaj do të shkoj vetë në
këto vende, pasi e njoh mirë këtë pjesë të Ballkanit.Kemi një regjisor
të madh dhe një libër nga Kadare që na jep mundësinë të realizojmë një
film shumë të mirë. Gjëja më e rëndësishme është se kemi mundësi t'ju
tregojmë të tjerëve se Shqipëria përbën një element të rëndësishëm në
të gjithë Evropën”u shpreh ai gjatë konferencës. Por përzierja e
aktorëve shqiptarë me ata të huaj është edhe më e madhe, si një
domosdoshmëri për krijimin e një filmi që ndoshta në të ardhmen do të
prezantohet denjësisht në vente botërore, siç edhe e cilësoi njëri prej
aktorëve. “Kur më thanë se ky film do të realizohej në Shqipëri thashë
se ka nevojë për "përzierje" të aktorëve shqiptarë e ndërkombëtarë nëse
filmi do të shkojë në Kanë apo të marrë pjesë e të paraqitet
ndërkombëtarisht. Mendoj se është mundësi e mirë për të mësuar më tepër
për Shqipërinë edhe njerëzit në tërë botën. Asnjë nuk e di se sa i madh
do të jetë filmi, por shpresojmë që kjo punë dhe kjo dashuri mes Tom
Cruise të ri e Meryl Streepit me të është shumë mirë”, tha Ralf Muler .
Ne jemi europianë, kështu ka thënë mbreti Vid, kur sundonte në tokën
shqiptare, kështu thotë edhe aktori që e interpreton atë, Tomas Hajnce.
“Mbreti Vid ishte nga Gjermania dhe ka kuptim që edhe aktori të jetë
gjerman. Në një moment mbreti Vid i thotë Shestanit: Të lutem kujtoni
se jemi evropianë.Diversitete të ndryshme, vende të ndryshme bëhen
pjesë e të tërës dhe duhet të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin.
Kjo do të sjellë cilësi që filmat amerikanë nuk e kanë pasi ata
realizohen vetëm me amerikanë”, tha Tomas Hajnce.
Filmi “Koha e
Kometës”, deri tani është xhiruar në disa lokacione të Maqedonisë, Pesë
ditët e fundit të xhirimeve janë menduar të bëhen në Shqipëri, në zonën
e Shkodrës dhe konkretisht në fshatrat e mbi Koplikut, për të vijuar në
zonën e Velipojës për ta mbyllur me kalanë e Bashtovës. Pjesa më e
madhe e kostumeve janë marrë nga AlbaFilm. Vetëm një pjesë e vogël janë
qepur. Buxheti i filmit mendohet të shkojë mbi 2.5 milionë euro ndërsa
premiera do të shfaqet në fund të dhjetorit.

Synops
Historia ndodh në një
fshat të vogël në juglindje të Shqipërisë në vitin 1914. Pesë fshatarë
vendosin të nisen në luftë. Vendi po kalon një periudhë në kaos.
Shqipëria po jeton 6 muajt e mbretërisë së Vilhelm Vidit. Shestan
Verdha, një burrë i pashëm, beqar, vihet në krye të këtij grupi
burrash. Luftëtarët gjejnë një hartë të vjetër të perandorisë osmane që
nuk i korrespondon aspak kufijve shqiptarë e ballkanikë të epokës.
Burrat marshojnë ditë e natë për të gjetur luftën, por nuk e gjejnë,
ndoshta kanë humbur rrugën për shkak të hartës së tyre të vjetër. Pas
shumë shtegtimesh, Shestan Verdha takon Anjezën, një vajzë e re
katolike të cilën i ati po e dërgon në manastir. Takimi i tyre ishte
fatal. Bien në dashuri. Në këtë film do të gjejmë personazhe historikë
qoftë të pranishëm qoftë të përmendur si mbreti Vilhelm Vid, Kuz Babai
një rebel mysliman, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, ushtritë e huaja
prezente në Shqipëri si Gjermania, Austro-Hungaria, Anglia, Italia.

Aktorët pjesëmarrës, emra të njohur të kinematografisë botërore
Filmi
është një realizim shqiptaro-gjerman-maqedonaso-francez, “Koha e
kometës”, dhe përbëhet nga një kast e mrekullueshëm aktorësh të njohur
në kinematografinë botërore. Aktori Ralf Muler, i cili ka marrë pjesë
në blokbasterin e njohur botëror “Gladiatori”, artisti gjerman Tomas
Haince në rolin e princit Vid. Muzika do të realizohet nga kompozitori
i shquar shqiptar që jeton në Hollivud, Aldo Shllaku. Për të shtuar
edhe emra të tjerë si aktori nga Maqedonia Vllado Jovanovski, aktorja
Naomi Valeska (mbretëresha Sofi), të mirënjohurin Çun Lajçi, Masiela
Lushën, Blerim Destanin në rolin e protagonistit kryesor, Shestanit dhe
njëkohësisht producent.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyMon Sep 08, 2008 7:43 pm

Skenë nga filmi "Koha e kometës"

Koha e Kometes (Time of the Comet) U1_komwtaShkup
- Trupa e filmit "Koha e Kometës" shfaqi pamjet e para të projektit të
xhiruara gjatë këtij muaji në Maqedoni. Gjithçka deri tani flet për një
punë të mirorganizuar, ta administruar, të përpiktë që nga mbledhja e
energjive krijuese kudo që janë aq sa i lejon buxheti si asnjëherë
tjetër për një film shqiptar, 2.5 milionë euro, deri tek propaganda,
marrëdhëniet me median. "Koha e kometës" vetëm dje ka pasur tri
konferenca shtypi, në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, ndoshta me qëllimin
që trupa të mos bezdiset më prej gazetarëve.
"Filmi është një
sfidë me të cilën synohet promovimi i vlerave të filmit ballkanik dhe
arritja e një prestigji ndërkombëtar në festivale." Ky ka qenë mesazhi
i Alain Midziç, producenti boshnjak i shtëpisë gjermane të produksionit
L.A.R.A Enterprises gjatë prezantimit të filmit në ambientet e Hotel
Holiday Inn në Shkup. "Mendoj se do të kemi sukses me këtë film që
shpalos një tematikë interesante dhe që ndërlidhet me kulturat, vlerat
dhe traditat në Ballkan. Ka edhe shumë punë për të bërë, punë në
postproduksion, nuk do të ngutem por dua të jem i shpejtë",- tha
Midzic. Ai bëri të ditur se premiera e filmit do të jetë gati për t'u
shfaqur në dhjetor të këtij viti.

Regjisori i filmit, Fatmir Koçi, tha se është një
sfidë e re në realizimin e këtij filmi, edhe pse ai pranon se çdo vepër
e shkrimtarit Ismail Kadare është vështirë për t'u adaptuar në skenarë
filmi, sikur përshtatja e romanit të shkurtër "Viti i mbrapshtë". "Nuk
mund të them se kam ndryshuar mënyrën e të bërit film. Në këtë rast,
kjo vepër si çdo vepër e shkrimtarit Ismail Kadare është e vështirë për
t'u adaptuar në skenar filmik. Për mua ka qenë një fat që zgjodha
pikërisht "Vitin e Mbrapshtë". Mendoj se është një vepër e fuqishme, e
cila na jep një tablo historike",- thotë regjisori shqiptar.

Ai shprehet se roli kryesor i është besuar aktorit
të talentuar shqiptar Blerim Destanit, i cili me natyrën e tij e
përmbush rolin e personazhit Shestan Verdha. "Ai ka arritur të dominojë
rolin. Karakteri i Shestanit kërkon lirinë në kuptimin e vërtetë të
fjalës. Ky është një film shumë i vështirë, shumë kompleks, edhe pse
nuk ka masivitet hollivudian, që ne nuk mund t'i bëjmë dot, dhe që
normalisht në rajonin tonë nuk mund të bëhen dot. Nuk e kam për natyrë
t'i imponoj ndonjë mesazh spektatorit, por ajo që mund të them është se
tek secili nga ne ka një kërkim të vazhdueshëm për sa jetojmë në
kuptimin më real të fjalës",- thekson regjisori Koçi.

Aktori dhe kooproducenti i filmit "Koha e Kometës"
Blerim Destani, tha se më në fund ia ka arritur të realizojë qëllimin e
tij me këtë film. "Para dy viteve më kujtohet për herë të parë kur kam
lexuar skenarin, më ka pëlqyer shumë dhe doja me shumë dëshirë ta
realizojmë këtë projekt. Atëherë ishte një ide një ëndërr, por tash
gëzohem që ajo po realizohet. Jam i impresionuar për pjesëmarrjen e
aktorëve të mëdhenj ndërkombëtarë në këtë film, ku shpresoj që të mos
mungojnë edhe arritjet dhe çmimet",- tha aktori Destani.

Aktori i Holivudit, Ralph Moeller i njohur përmes
filmit "Gladiatori", në këtë film të regjisorit shqiptar Koçi luan
rolin e një komandanti austriak të lodhur nga lufta. "Ajo që më kënaq
shumë është ajo që po gjej në kinematografinë shqiptare. Të gjithë
filmat e mi deri tani kanë qenë aksion, mirëpo po has në vlerat e një
kinematografie ku rëndësi u jepetmesazheve",- thotë Moeller. Ai shtoi
që "jam i kënaqur që në këtë vend kam njohur traditën, vlerat, popullin
dhe kam mësuar shumë nga kolegët pjesëmarrës në këtë film".

Një tjetër aktore shqiptaro-amerikane, ndër të
paktat personazhe femërorë në "Kohën e kometës", Masiela Lusha, e cila
interpreton Anjezën, është e impresionuar nga tematika e filmit.
"Ndërsa isha për xhirime në Argjentinë, mora ftesën për këtë film. Pasi
lexova skenarin mbeta e impresionuar aq sa dhe kam qarë. Jam krenare që
marr pjesë në këtë film, ku shpalosen vlerat dhe traditat tona
historike. Njëkohësisht jam e lumtur që për herë të parë po kthehem në
vendin tim",- ka theksuar aktorja Lusha.

Projekti filmik është një komedi romantike, ndërsa
ngjarja bazohet në zhvillimet e vitit 1914, disa muaj para fillimit të
Luftës së Parë Botërore. Xhirimet do të kryhen në 38 vende të ndryshme,
nga të cilat 34 gjenden në Maqedoni, ndërsa 4 të tjerat në Shqipëri,
ndërsa kostoja e filmit arrin mbi 2.5 milionë euro. Në periudhën prej
18 korrikut deri më 27 gusht xhirimet do të realizohen në Shkup,
Kumanovë dhe Bistër, ndërsa të tjerat në Shqipëri, kryesisht në veri në
rajonin e Shkodrës.

Në rolet e tjera interpretojnë artisti i njohur
maqedonas Vllado Jovanovski, Çun Lajçi, Genti Zenelaj, Xhevdet Jashari,
Luan Jaha, Adem Karaga, Marsela Lena, Naomi Valeska, Mendim Murtezi,
Sefedin Shabani, etj. Drejtor i fotografisë është irlandezi Donal
Gilian (Donal Gillian). Skenografia i është besuar Igor Toshevskit,
ndërsa për kostumet kujdeset kostumografja maqedonase Zhaklina
Krstevska. Pjesa më e madhe e kostumeve janë pasuri e Alba Film Studios
dhe shumë pak janë krijuar të reja. Ato të garderobës së
ish-Kinostudios shqiptare janë mbi 40 vjet të vjetra.

Ngjarja

Në vitin 1914, pas 450 vitesh të sundimit të
Perandorisë Otomane, Shqipëria çlirohet. Për ta shmangur kaosin e
mëtejmë, britanikët, gjermanët dhe francezët zgjedhin një princ
gjerman, Vilhelm Wid si mbret në Shqipëri. Mbreti pritet ngrohtë nga të
gjithë, përveçse nga ekstremistët muslimanë dhe nga lideri i tyre Kus
Babaj, i cili dëshiron që Shqipëria të jetë provincë e perandorisë
otomane. Ai i shkruan mbretit dhe i kërkon që të bëhet synet, në të
kundërt ata nuk do ta pranojnë si mbret dhe do të shpallin luftë. Në
Malet e Shqipërisë Juglindore, pesë fshatarë vendosin që të shkojnë në
luftë. Me vete kanë vetëm një hartë të Perandorisë otomane e cila nuk i
njeh kufijtë e Shqipërisë. Shestani (kapidani) dhe njerëzit e tij
Cutja, Doska, Todi dhe Alushi vendosin që të luftojnë për mbretin me
qëllim që ai të arrijë të vendosë paqen. Natë e ditë ecin në këmbë që
të gjejnë luftën. Nuk e gjejnë dot sepse kanë gabuar rrugë, sepse janë
udhëhequr nga harta e vjetër. Në rrugë e sipër, Shestani, musliman,
njihet me Anjezën, një vajzë e re katolike, babai i së cilës e ka
sjellë në një manastir që të bëhet murgeshë. Shestani dashurohet me të
por ndjenjat e tij të sinqerta dhe vullneti i fuqishëm që të luftojë
për mbretin, nuk do të jenë mision i lehtë. Gjatë udhëtimit, Shestani
dhe grupi i tij do të ballafaqohen me pengesa të ndryshme përderisa nuk
e gjejnë të vërtetën e tyre dhe ndiesinë për jetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyMon Sep 08, 2008 7:45 pm

Kadare përkrah guximtarët

Shkrimtari Ismail Kadare i cili ka kohë që nuk
shfaqet në shtypin shqiptar, ishte dje i pranishëm në konferencën e
dytë për shtyp që dha brenda ditës stafi i "Kohës së Kometës" në
Tiranë. I pyetur nëse ai ka ndërhyrë gjatë punës së skenarit që bazohet
romanin e tij "Viti i mbrapshtë", shkrimtari është përgjigjur prerë
"jo". Nuk e ka bërë këtë në asnjë nga herët kur janë ekranizuar veprat
e tij. "Që në momentin që ato janë zgjedhur nga regjisorët, është punë
e tyre",- ka thënë Kadare. Sa për ekranizimin e veprës në fjalë, Kadare
nuk eka fshehur admirimin emocional. I është dukur gati e guximshme
sipërmarrja e regjisorit Fatmir Koçi për të bërë film "Vitin e
mbrapshtë" jo vetëm se është një vepër komplekse, por që Kadare vetë
nuk e ka besuar ndonjëherë se mund të jetë një roman edhe filmik.

Blerim Destani – Shestan

Është aktor dhe kooproducent i cili ka tërhequr
vëmendjen me dy filmat e deritanishëm "Metropolet" dhe "Kosova gjurmim
i dëshpëruar". Ai nuk është vetëm aktor, por interesohet për të gjitha
aspektet e produksionit të filmit dhe tanimë ka grumbulluar përvojë në
fushën e regjisë dhe prodhimit kinematografik.

Masiela Lusha- Anjeza

Është aktore e lindur në Shqipëri dhe që jeton në
SHBA. Është angazhuar deri tani në filma televizivë, video muzikore,
reklama, në njërën prej tyre shfaqet përkrah aktorit amerikan Ben
Aflek. Arritja e saj më e madhe deri tani është suksesi në serialin
televiziv amerikan "Law&Order" të regjisorit Dick Wolf.

Çun Lajçi – Kus Babaj

Është aktor i njohur shqiptar në një numër të madh
serialesh televizivë dhe filma në vitet '70-'90 në Kosovë,
ish-Jugosllavi. Ndër më të njohurit janë "Klubi i vetëvrasësve" 1978,
"Gjurmë të Bardha" 1980, " Proka" 1984, "Rojet e Mjegullës" 1988, dhe
interpretimi në filmin e regjisorit shqiptar Kujtim Çashku, "Kolonel
Bunker" 1996.

Ralph Moeller – komandanti Ralph Keitell

Është aktor amerikan me origjinë austriake i cili
njihet për interpretimin në filma dhe seriale të njohur botërorë. Disa
prej filmave artistikë prodhime të Hollivudit ku Moeller është
angazhuar janë "Gladiatori", "Mbreti Skorpion", "Kumbari", "Batman dhe
Robin" dhe tek "Saga vikinge".

Hëna duket gjithnjë e plotë që këtu. Ti do të
qëndrosh këtu dhe do të shohësh se si ajo kërkon të bjerë mbi këto
rrënoja… Kristian Risteski, Lajn producent, maqedonas thotë se Havzi
Pasha (një personazh i njohur i historisë maqedonase) i ndërtoi këto
konakë për të kaluar fundjavat ose stinën e nxehtë të verës. Burri,
historitë e të cilit mund t'i gjesh ndërsa kërkon të eksplorosh në këtë
stacion të historisë, ku çdo gjë duket e realizuar me kujdes, vjen
përmes rrëfimeve të Risteskit dhe na duket aq sentimental, pavarësisht
se figura e tij në histori është përshkruar ndryshe. Sigurisht që
maqedonasit do të flisnin ndryshe për të. Në Ballkan nuk mund të
flasësh për burra sentimentalë, por për burra të fortë dhe të egër…
Këto janë leksionet që historia na ka dhënë deri tani; dhe Risteski,
një artist që e njeh mirë historinë, e di se thellë brenda çdo rrëfimi
qëndron diçka e padukshme. Diçka të cilën kinemaja këto kohë e ka
vendosur në fokus dhe kërkon ta zbulojë. Për Risteskin, është koha për
t'u njohur me të vërtetat dhe për ta parë Ballkanin si një vend që mund
të flasë pa droje për gjërat "e ndaluara"… për gjërat që historia i
ka mbuluar me një shtresë tashmë të fortë hekuri, të cilat e bëjnë më
të ndërlikuar të tashmen…

"Nuk mund të jemi përjetësisht depresivë", thotë
Risteski, i cili është skeptik ndaj kinemasë maqedonase, e cila vitet e
fundit është kthyer në një art që i flet vetëm një shtrese të
shoqërisë. Shumë njerëz në Maqedoni ndihen të papërfaqësuar nga
kinemaja e tyre, ndoshta ngaqë prirja për të qenë gjithnjë të
shqetësuar i ka bërë regjisorët të fokusojnë në filmat e tyre gjithnjë
shtresën më problematike, fshatrat dhe shqetësimet që hasin njerëzit jo
vetëm të karakterit social ose politik, por edhe individual, duke
shmangur kështu ato çka kërkon të shohë në ekran një njeri i civilizuar.

Por nuk është vetëm Maqedonia ajo që ka luhatje dhe
vuan mungesën e një kinemaje të vërtetë. Risteski, i cili është njëri
nga producentët më të njohur të këtij vendi, që ka në cv-në e tij
bashkëpunime ndërkombëtare, e sheh këtë si një problem të vendeve të
vogla të Ballkanit.

Në Shqipëri mund të numërohen vetëm nja dy filma të
mirë dhe ky përcaktim është i diskutueshëm për të, po ashtu edhe në
Kosovë. Janë shumë arsyet që mund ta shpjegojnë krizën kinematografike
në rajon dhe kryesisht në vendet tona, por ky producent kërkon t'i
lidhë shpjegimet me historinë…

Hëna tashmë ka kaluar mbi çatinë e një shtëpie të
ndërtuar me gurë të Havzi Pashës. teksa je shumë afër saj mund të
shohësh se si ajo i ledhatohet, duke dashur të hyjë brenda. Por në
shtëpitë e Pashajve është e vështirë të hyjë edhe hëna…

Tashmë Risteskit i duhet ta lërë përgjysmë bisedën
për kinemanë në rajon… Këtij burri që ende nuk i ka shkelur të 40-at,
do t'i kishte pëlqyer të ishte ndryshe në këtë hapësirë… Por, i
bindur se ka ardhur koha që kinemaja në rajon të ndryshojë, ai ndodhet
këtu për t'i dhënë jetë njërit prej prodhimeve kinematografike që synon
të jetë më përfaqësuesi i rajonit këto vitet e fundit…

"Koha e kometës", një bashkëpunim
shqiptaro-francezo-maqedonas dhe gjerman po merr jetë vetëm disa hapa
larg nesh. I mbështetur në librin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare
"Viti i mbrapshtë", filmi do të vijë nën regjinë e Fatmir Koçit dhe me
një kastë të zgjedhur aktorësh.

Konakët e Havzi Pashës janë shndërruar në një shesh
të vërtetë xhirimi. Dikush kujdeset të ndezë disa kandila të vjetër,
pak më tej, disa burra me veshje popullore po pjekin në hell një qengj,
disa të tjerë kujdesen t'i hedhin dru zjarrit…

Ndërsa pranë një kali, teksa hëna vazhdon
rrokullisjen e saj mbi këtë vend historik, të gjithë janë përqendruar
për të ngjizur në ekran vetëm dy minuta nga njëra prej periudhave më
interesante të historisë së Shqipërisë.

Në këto konakë koha është kthyer mbrapa. Dhe në këtë
fshat, jo shumë larg Shkupit, po ringjallet Shqipëria e viteve
1913-1914. Një ringjallje e cila nuk kërkon t'i ndreqë gabimet e së
shkuarës, por që nëpërmjet saj t'i flasë së tashmes.

Të gjithë këta njerëz që orvaten t'i kryejnë punët
që u takojnë secilit, kanë harruar gjithçka që ndodh në jetët e tyre
jashtë këtyre mureve dhe kësaj hapësire.

Ata të gjithë janë të shndërruar në nxënës të mirë të historisë, duke ndjekur deri dhe në frymëmarrje lëvizjet e Kus Babait…


Trishtimi i Kus Babait

Asnjë nga miqtë e tij nuk mund t'ia heqë trishtimin
e dashurisë Kus Babait. Në tavolinën e mbushur me mish dhe verë, i
rrethuar nga shokët e tij të aventurës, ky personazh i njohur i
letërsisë sonë e ka të pamundur të heqë nga mendja imazhin e atij djali
(Shestanit) të cilin e kishte parë ashtu kalimthi mbi lumë. I mirë, si
një kaproll, ai e kishte joshur me lëvizjet e tij. Një dashnor i
pandreqshëm Kus Babai, nuk mund t'i shmangë dot lëndimet e dashurisë.
"Ti çarçafët lan me lotë, me lot çarçafët e mia, …ah ai djalë që unë
pash sot, harram i qoftë dashnia". Kjo është kënga që ai nxjerr nga
buzët e tij të trishtuara…

Në punët e sevdasë askush nuk është i sigurt. Dhe
këta luftëtarë pasionantë që janë nisur të luftojnë për të mbrojtur
vendin, e dinë që, nëse në luftë janë të fortë, në dashuri të gjithë
janë të të pafuqishëm për t'u dhënë udhë ndjenjave të tyre.

I rrethuar nga kamera, një ekip i jashtëzakonshëm që
ndiqte lëvizjet e tij, Kus Babai (Çun Lajçi) e ka përsëritur deri në
orën 02.30 të mëngjesit drekën kur ishte aq i lënduar…

Ai duhet të ishte burri potent që kërkonte t'i bënte
ballë luftës, por dhe dashnori plot epshe që nuk ka frikë t'i pranojë
prirjet e tij dashurore.

U thotë miqve se i ka nisur një letër mbretit,
Vidit. i ka shkruar se do të jetë në krah të tij për ta mbrojtur nga
lufta, vetëm nëse do të bëhet synet. Luftëtarët e tjerë qeshin me
guximin e Kus Babait. Dikush edhe pyet se "Mirë mbreti pranon, por
mbretëresha Sofi, a do ta pranojë një burrë të tillë"?.

Kus Babai nuk është vetëm një burrë romantik, por
dhe një njeri që është nisur t'i dalë në krahë Baba Dovletit dhe të
ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në Shqipëri. Ai i ka treguar gjoksin
luftës dhe nuk ka frikë prej saj, ashtu si prej dashurisë…

Për herë të parë ndoshta në kinemanë shqiptare do të
na shfaqet një personazh me prirje homoseksuale, të cilat trajtohen në
film pa asnjë lloj kompleksi, por si një dashuri si gjithë dashuritë e
tjera.

Regjisori Fatmir Koçi e sheh personazhin e Kus
Babait si një burrë të lirë, i cili në njëfarë mënyre kërkon të
predikojë rëndësinë që ka liria tek secili prej nesh. Ai nuk pranohet
asnjëherë nga Shestani (djali që dashurohet), por ai e ndjek deri në
fund instinktin e tij dhe nuk kërkon asgjë, vetëm ta takojë një herë
atë; dhe kur e takon, kupton se ai ishte një personazh i lirë dhe si të
gjithë njerëzit e lirë nuk mund të pranonte kompromise….

Trishtimi i Kus Babait është skena që u xhirua nga
ora 17.00 e mbrëmjes të së enjtes deri në orën 02.30 të mëngjesit të
djeshëm në një kënd të konakëve të Havzi Pashës. Një ekip prej gati 100
vetësh rrekeshin t'i jepnin jetë një momenti nga një pjesë e historisë
më delikate të Shqipërisë midis viteve 1913-1914.

Një preokupim që të bënte të shpresoje se ndoshta më
në fund do të mund të kemi një film të gatshëm për ta çuar pa asnjë
drojë në festivale të ndryshme ndërkombëtare, ku që nga kamera,
fotografia, ose produksioni ishte i një niveli të admirueshëm…

Sipas Vitit të mbrapshtë

Nëse Kadare ndihet i sigurt ta rrëfejë historinë
duke prekur pjesën më delikate të saj, për Fatmir Koçin ngritja e një
rrëfimi historik në kinema, më shumë se rrëfim i së shkuarës është një
rrëfim i të tashmes.

Andi Deliana, as/regjisor i këtij filmi, e sheh
shndërrimin e "Vitit të mbrapshtë" në "Koha e kometës", si një adaptim
vizual. Sigurisht që filmi është një tjetër medium dhe e përcjell në
mënyrë të ndryshme mesazhin e një novele, a romani, por thelbi mbetet i
njëjtë. Është ngjizja interesante që Kadareja i ka dhënë historisë, ajo
që i bën të sigurt që ky film përveç produksionit do të ketë ndoshta
edhe një nga skenarët më të mirë të shkruar këto vite në Ballkan. Kjo
është fjalia që na e thotë Kristian Risteski, i cili e sheh këtë
prodhim kinematografik si një shkëputje nga skenarët disi skematikë dhe
pothuajse të njëjtë." Ky film ka një nga skenarët më të mirë që është
paraqitur kohët e fundit në Ballkan. Është filmi i parë me temë
historike që ka qëndrim korrekt ndaj historisë. Ky film i ka të gjitha
parakushtet për të qenë favorit i festivaleve ndërkombëtare", thotë ai.

Në qendër të filmit është historia e pesë fshatarëve
nga pjesa lindore e Shqipërisë, që një ditë të bukur njoftohen për
ardhjen e mbretit Vid në Shqipëri nëpërmjet gazetës. Ata vendosin të
nisen ta ndihmojnë mbretin, të luftojnë për të kundër agresorëve të
tij, të lumtur që më në fund Shqipëria kishte një mbret. Ishte koha kur
po mbaronte Lufta Ballkanike dhe në prag të Luftës së Parë Botërore.
Shqipëria ishte një zallamahi e vërtetë, kishin hyrë trupat franceze,
austro-hungareze, grekët ndodheshin në kufi, dhe serbët kishin zbritur
pak më poshtë… E gjithë historia zhvillohet vetëm disa muaj para
Luftës së Parë Botërore. Këta individë kërkojnë që Shqipëria t'i
bashkohet Evropës dhe të mos jetë më pjesë e Perandorisë Osmane. Ata
janë të etur për luftë, si burra ata nisen drejt saj për të gjetur se
kush është armiku, dhe pasi kalojnë peripeci të shumta kuptojnë se
lufta nuk është gjë tjetër veçse diçka e mbrapshtë… Një histori
dashurie lind në film mes personazhit kryesor Shestanit (Blerim
Destanit) dhe një vajze (intepretuar nga Marsela Lusha), e cila pas
shumë peripecish mund më në fund të jetë në krahët e dashurisë. Kështu,
në vend që të gjenin luftën, ata gjejnë dashurinë…

"Make love not ëar", kjo fjali e thënë nga Andi
Deliana, as/regjisor në këtë film, është ndoshta mesazhi më i mirë për
Ballkanin e sotëm, i cili po rreket të shkëputet nga e kaluara. Një
film që kërkon të përcjellë këtë mesazh në gjuhën shqipe, në gjuhën e
vendit, fati i të cilit ka qenë dhe vazhdon të jetë ende peng i
historisë në rajon, është më shumë se një mesazh. Koçi ndihet i sigurt
se ky është mesazhi për të cilin të gjithë kanë nevojë, por, nga ana
tjetër, për të, është vërtet diçka pozitive bashkëpunimi që ka në këtë
film me emra të njohur të kinemasë, çka e ka bërë më të lehtë dhe
ndoshta më të sigurt punën.

Buxheti për realizimin e filmit është 2,5 milionë
euro. Xhirimet do të shtrihen në 38 vende të ndryshme, 34 nga të cilat
ndodhen në Maqedoni dhe vetëm 4 në Shqipëri. Drejtor fotografie është
irlandezi Dnal Gillian, i cili ka punuar në filmin e Stiven Spilbergut
"Shpëtoni ushtarin Rajan", si asistenti i parë i drejtorit të
fotografisë, si dhe në klipe të shumta muzikore me grupin U2.

Rolet kryesore u janë besuar aktorëve me përvojë, si
artisti i ri gjerman me prejardhje shqiptare, Blerim Destani, artisti i
Hollivudit, Ralf Muler, i cili ka marrë pjesë në filmin "Gladiatori",
artisti gjerman Tomas Haince, aktorja e talentuar Marsela Lusha, aktori
maqedonas Vllado Jovanovski, i njohuri Çun Lajçi. Në role të tjera janë
Gentian Zenelaj, Xhevdet Jashari, Luan Jaha, Adem Karaga, Marsela Lena,
Naomi Valeska etj.

Tashmë në disa vende historike të Maqedonisë, historia e një periudhe të trazuar të Shqipërisë po nis të zbardhet¦

Ndoshta Risteski ka të drejtë, e kaluara nuk mund të na mundojë më. Ajo është thjesht e shkuar. E tashmja ka rëndësiâ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyMon Sep 08, 2008 9:09 pm

filmi koha e kometes jam i sigurt qe do te fitoj shum shperblime eshte koha qe nje film i tille ta prezantoj kulturen e gjithe kombit shqiptar ne bote.Film i mrekullushem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 1:19 am

per ata qe jan te interesum ta shikojn filmin koha e kometes

http://video.google.com/videosearch?q=koha+e+kometes&emb=0&aq=0&oq=koha+e+#
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 10:31 am

un e kam pa esht film fantastik, me nje kualitet shum te lart!!
interesant, dhe shestani padyshim qe te len menjeher pershypje

hmmm qysh thot kus baba: 'e paska bo zoti me durt e veta ket djal'

Koha e Kometes (Time of the Comet) Default
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 2:59 pm

hhahaahahahah fjona ka dhem dhami shkon guha a?? hahahahaa...

filmi asht i lujtur sipas librit te shkrimtarit shiptar ismail kadare, e kam lezuar edhe librin ka pak ndryshime ndermjet filmit edhe libres. ama detajet kryesore jan te njejta.

hahahaha... luan jaha si gjith me humorin e vet e ban filmin edhe ma te shikushem hahahaa...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 3:51 pm

Fjona shkruajti:
un e kam pa esht film fantastik, me nje kualitet shum te lart!!
interesant, dhe shestani padyshim qe te len menjeher pershypje

hmmm qysh thot kus baba: 'e paska bo zoti me durt e veta ket djal'

Tjeter eshte nese nuk don me thene te verteten, e tjeter eshte nese e thua te verteten per kete Filem.

Nuk kisha me thene qe eshte tamam ashtu sic thua ti, pse??, sepse nuk ka ndonje domethenje te madhe. U nisen te kerkojne luften, si eshte kjo?, po nisemi per te luftuar e nuk e dijm se ku po behet lufte, nuk e dinin nga jane duke shkuar kah Macedonia, apo Kosova.

Me nje fjale me shume anon si filem Dashurie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 3:55 pm

bibikim ne liber asht ma i mir mu ka dok... tregohet shum per luften. edhe me ne fund ne tregimin e librit vdes shastani edhe ajeza.
ja vlen ta lezosh e ka domethanjen edhe sqarimin mamir se filmi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 4:07 pm

Loredana, e kam lexuar pak kete liber, jo te gjithin. Pikerisht qe behet fjale me shume per luften e thash se nuk ka ndonje domethenje te madhe.

Paramendo 4 apo 5 veta sa ishin, u nisen per lufte, ndersa lufta nuk ekzistonte as kund, kjo eshte katastrofale.

Nje gje tjeter qe ka dal krejt falso eshte aty kur i thot Babit te Anjezes zbrit nga mushka, ai zbret dhe i thot Anjezes hip ti, ajo nuk hip ( aty eshte dashur te hip ajo, per ate dhe e zbriti Babin e Anjezes nga mushka), a nuk eshte e pa kuptimt kjo ??, ka dhe shume skena tjera qe nuk perputhen as pak .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 4:12 pm

Nje gje tjeter qe ka dal krejt falso eshte aty kur i thot Babit te Anjezes zbrit nga mushka, ai zbret dhe i thot Anjezes hip ti, ajo nuk hip ( aty eshte dashur te hip ajo, per ate dhe e zbriti Babin e Anjezes nga mushka), a nuk eshte e pa kuptimt kjo ??, ka dhe shume skena tjera qe nuk perputhen as pak .[/quote]


po a din pse nuk hyp? se baba asht shum nervoz edhe i thot mushkit hec he dreq edhe nuk tentojn me ba punen ma te madhe ushtart esht kerkim i kot me duket mu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 4:17 pm

loredana shkruajti:
po a din pse nuk hyp? se baba asht shum nervoz edhe i thot mushkit hec he dreq edhe nuk tentojn me ba punen ma te madhe ushtart esht kerkim i kot me duket mu...
Pushka nuk te pyet a je nervoz apo jo, eshte dashur te hip ne mushk ajo dhe Babi i saj te eci kembe sikur qe ecte ajo. Nese ka qen aq nervoz nuk eshte dashur te zbres hic nga mushka, por t'i thot ec pa zbritur fare, ateher me gjuajt en toke " Ushtaret " ( te cilet ishin shume dhe te pregaditur per lufte, tamam si " ushtar ", haha ).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muja e Halili
Anëtar
Anëtar
Muja e Halili


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 29
Vendi : GalaxY
Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet
Registration date : 15/01/2009

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 7:09 pm

Me vjen keq qe po e prish kete miresi te filmit Koha e Kometes,por koha e kometes ne ate filem nuk flet per te mirat e vendit,por per dobesine e Shqiperine,shkojne ne kishe ku jan murgeshat ,dhe nje njeri puthet me nje vajze (murgeshe).
Kjo nuk eshte nje e mire e paraqitur ne filem.Pastaj edhe kur Kapedani me ushtrin e vet,shkon ne lufte por sapo i daliin disa osman ata ikin,dhe Shestani bertet luftoni he burra,a vet ia filloj vrapit me iken.Pra nuk eshte shume filem qe i shkon per shtati shqiperise,dej dikun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyWed Jan 21, 2009 7:14 pm

muja e halilit ke te drejt nuk e kan lujt filmin sipas librit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anabela
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Anabela


Female
Numri i postimeve : 170
Age : 39
Vendi : Prizren
Profesioni/Hobi : Perkthyese, 4 gjuhe
Registration date : 04/03/2009

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptySat Mar 07, 2009 7:22 pm

I'a vlen peer t'a pare kete film. realizimi shume i mire e besa edhe syte te knaqen tuj e pa Blerimin... Kus Baba shuem shijen e mire....

"Ti carcafet lan me lot me lot carcafet e mija, ah ai djale qe une pash sot haram i qoft dashnia-Kus Baba"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anabela
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Anabela


Female
Numri i postimeve : 170
Age : 39
Vendi : Prizren
Profesioni/Hobi : Perkthyese, 4 gjuhe
Registration date : 04/03/2009

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptySat Mar 07, 2009 7:25 pm

Nuk eshte bere sipas librit, mirpo tema eshte e librit edhe sigurisht personazhet...

Shume foto e mire Loredena... te paskam bashkvendase
Mbrapsht në krye Shko poshtë
isuf ramadani
Fillestar/e
Fillestar/e
isuf ramadani


Male
Numri i postimeve : 34
Age : 48
Vendi : Prishtin
Profesioni/Hobi : Gjeografi
Registration date : 06/03/2009

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptySat Mar 07, 2009 11:38 pm

fla Koha e Kometes me ka pelqyer shumm sepse aty luajten personazhe te mira.
Jo vetem per personazhed por filmi ishte shum i mir fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptySun Mar 08, 2009 2:27 am

Normal qe ja vlen te shikohet e shoku. 

Se mos po prodhojme filam per dite ne , Nje film ne 5 vjet del taman, me produzion shqiptare. 


Nejse tema me sa kuptova ketu eshte shume e bukur, edhe realizimi me kosto duket.!


Filmi me i shtrejt shqipetar, punuar sipas romanit te Kadares, film qe vlen te shikohet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptySun Mar 08, 2009 2:58 am

Si film artistik dhe regjia me ka pelqy kurse disa kendveshtrim realiste kan munguar ku shphs hr filmi dukt i pa pazuar n ralitet apo i hapur dhe mbet sikur heshtje mangsija e te folurit ,per tregimet dhe ngjarjt e verteta...
Si film i shkurt shpresojm te jet njè nism e mir per Pershkrimin e historis shqiptare qe dikur do ti trondit dhe kinemat botrore dhe Holivudin me realitin dh t evertetat historik mistike shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Melodi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Female
Numri i postimeve : 38
Age : 37
Vendi : Në zyren e engjullit
Registration date : 24/01/2009

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptySun Mar 08, 2009 12:17 pm

Koha e Kometes ne pergjithesi me ka pelqyer,edhe pse nuk eshte luajtur ne baze te filmit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptySat Mar 14, 2009 8:28 pm

Njehere e kam kqyr, me sakt dje, dhe mu dhimt koha qe e humba para TV. Asgje te mire nuk kish ai filem, qe nga veshja jo profesionale, menyra e te folurit, kamera, zerimi, pa asnje efekt vizuel, si dhe pa kurrfar permbajtje, pa asnje mesazh!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kasper
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kasper


Male
Numri i postimeve : 146
Age : 35
Vendi : Shqiperi Etnike
Registration date : 14/06/2008

Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) EmptyThu Mar 26, 2009 2:37 pm

4 fanatik musliman (shiko si i quajn shqiptaret) nisen per te shkuar tek Princ Vidi per ta bere synet :S :S, ketuj i thuan qe e meriton te shikohet... :S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty
MesazhTitulli: Re: Koha e Kometes (Time of the Comet)   Koha e Kometes (Time of the Comet) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Koha e Kometes (Time of the Comet)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Koha e Urrejtjes
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA
» Universi, Materja, dhe Koha
» ARDIAN DEDI "KOHA E URREJTJES"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Kinematografi-
Kërce tek: