SHKA"ABETARJA"NGA HANOVERI VAZHDON RADHITJEN E SUKSESEVE
SHKRUAN.Shaban Cakolli
SHKA"ABETARJA" nga Hanoveri i Gjermanisë sa ka përmbushur
njëvjetorin e formimit të saj,kurse sukseset që i ka shënuar gjatë
kësaj kohe janë premtuese.Pas debytimit të suksesshëm në Festivalin e
Berlinit në nëntor të vitit të kaluar,anëtarët e zellshëm të kësaj
shoqërie u paraqiten edhe disa herë tjera para bashkatdhetarëve tanë në
disa qytete të Gjermanisë,si në Hanover,Braunshweig,Osnabrück
etj...Anëtarët e kësaj Shoqërie Kulturore Artistike janë të të gjitha
moshave,që nga fëmijët parashkollor,nxënësit e shkollës fillore dhe
asaj të mesme,studentët,të rinjtë dhe pak sa më të moshuarit.
z.Isa Mjeku,nënkryetar dhe udhëheqës artistik i SHKA"Abetarja" na
tha se qëllimi i formimit të kësaj shoqërie ishte tubimi i fëmijëve,të
rinjëve dhe bashkatdhetarëve tanë rreth një subjekti kulturor për të
pasur mundësi të shprehin talentin e tyre.Ne kemi disa anëtarë të
mrekullueshëm,të cilët kultivojnë folklorin tonë burimor dhe traditat
tona kombëtare,kurse me këtë rast do të dalloja:Ilmi Korpuzi,Elheme
Rama,Selim Kastrati,Arif Selaci,Muhamet Selaci,EnverMjeku, si dhe të
rinjtë:Arbane,Besarte e Egzon Ramaj,Kaltrina,Mërgim e Lila Mjeku,Egzon
e Era Rama,Valmira Mjekun,Saranda Kastratin etj...Kemi edhe shumë të
rinjë të cilët kanë shprehur dëshirën të zhvillojnë aktivitetin e tyre
në kuadër të"Abetares".Ne jemi të hapur për të gjithë,prandaj ftojmë të
rinjtë dhe bashkatdhetarët tanë në Hanover e rrethinë që prirjen dhe
talentin e tyre ta shprehin dhe ta kultivojnë në SHKA"Abetarja.Të
gjithë do të jenë të mirëpritur,thotë në fund të bisedes z.Isa Mjeku.