|
| Deklarata te FBKSH | |
|
+56agrono tosybell shahini xhema kasapi BashKom server.112 Medalim rrimtaf agim__barja haxhiu arbeni24 Driniiiii detektivi xhiti ramadan mekaniku foxteam Kasper feneri Tropojani gjakushi lepurush Delia mall Blerti_Gashi anila Guximi E_Bukura Mirushe Riki30 aksh HENA Argent Mergimtari feratkoca forca1 Gjura Leka i Madh kacimix Shqipo_ Nezir Myrta blerim naqeta cuni paioni Anna Ariani Epik Orfe@ MUHAMETII rolling fina Ago Muji rroni zeriatdheut Teuta.Gjika 60 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Sun Aug 10, 2008 12:44 am | |
| KOMUNIKATË PUBLIKE NR. 6 E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH
http://lajme.dervina.com/foto/f9347d86498a6073bb60abcf63aaa82d/fbksh%5B1%5D.jpg LUFTËTARËVE TË AKSH RREPTËSISHT IU ËSHTË E NDALUAR TË KËRKOJNË PARA NË POPULL…!
Gazeta „Kosova Sot“ e Prishtinës, dje (07 gusht 2008), paska shkruar se gjoja dy të arrestuarit: Beki CANI dhe Azem KRASNIQI nga Lypjani, paskan pranuar se në popull me dhunë kanë kërkuar para në emër të AKSH-së…? Prandaj edhe konsideroj që, në cilësinë e Zëdhënsit Politik të FBKSH-së, të ripërsëris Vendimin Nr. 002/ Prot. Nr. 04-01-002/ të dt. 21 Janar 2004, të Sekretariatit Vendimarrës të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), ku Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është e përfaqësuar përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, vendim ky që, krahas të tjerave, këtë çështje e ka sanksionuar kështu: LUFTËTARËVE TË ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH) RREPTËSISHT IU ËSHTË E NDALUAR TË KËRKOJNË PARA NË POPULL. ÇDO SHKELJE E KËTIJ VENDIMI DO TË NDËRSHKOHET SI NJË AKT TRADHETIJE NDAJ KOMBIT DHE ATEDHEUT…!Prandaj, më përgjegjësinë më të lartë morale e politike, edhe deklaroj se, nëse dy të sipërcekurit vërtetë do të kenë vepruar ashtu siç shkruan gazeta „Kosova Sot“ e Prishtinës, ata dy (Beki CANI dhe Azem KRASNIQI) as nuk kanë qenë dhe as nuk janë luftëtarë të AKSH-së dhe as anëtarë të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqipar (FBKSH), por përkundrazi, ata dy do të jenë të detyruar që të japin llogari edhe para organeve ndëshkuese të FBKSH-së. Zëdhënsi Politik i FBKSH-së, Mr.Gafurr ADILI (D.V.) Tiranë, 08 gusht 2008. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Sun Aug 10, 2008 5:50 pm | |
| Fillimisht ju pershendes, dhe kerkoj qe te mos keqkuptohemi, per ate qfare do e them. Kur nje person behet joserioz, ua mundeson te tjereve te luajne me te. Pas disa deklaratave joserioze nga AKSH, qytetaret po e shohin se ata ndoshta edhe nuk e kane pernime (sic thote populli), ndoshta edhe eshte gabim, dhe shpresoj qe te jene gabim, - popullit po i japin material qe te dalin ne emer te tyre e te flasin gjera te pahijshme. Po ashtu duhet pasur shume kujdes se qfare njerez pranojne ne ate armate! | |
| | | paioni Anëtar i ri
Numri i postimeve : 128 Registration date : 15/05/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Sun Aug 10, 2008 7:00 pm | |
| Keto jane qarqe te caktuara per te humbe besimin rinija jone atedhedashese !!!! AKSH eshte e perbere nga njerez servil dhe me detyre te caktuar nga ...... sidomos ne kete situate qe kalon pupulli yne, pra FBKSH nuk ka seriozitet por vetem shpifje dhe shantazhe dhe eshte shume e demeshme per popullin tone liri dashes !!!!!!!!! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Sun Aug 10, 2008 11:08 pm | |
| o aksh-gjinj vetem shikoni njeher kush eshte ne krye te strukturave tuaja ne kosove, e tani folni sa serioz jeni...shpresoj ta kem gabim | |
| | | paioni Anëtar i ri
Numri i postimeve : 128 Registration date : 15/05/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Wed Aug 13, 2008 12:57 am | |
| Te gjitha keto komunikata jane percarese te kombit tone ne sherbim te qarqeve te caktume FBKSH mos luaj me zjarin se ju njofem zmren dhe palce tuaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Wed Aug 13, 2008 5:59 am | |
| - paioni shkruajti:
- Te gjitha keto komunikata jane percarese te kombit tone ne sherbim te qarqeve te caktume FBKSH mos luaj me zjarin se ju njofem zmren dhe palce tuaj
!!!. | |
| | | cuni Fillestar/e
Numri i postimeve : 21 Age : 47 Vendi : Gjermani Registration date : 28/07/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Thu Aug 21, 2008 12:42 am | |
| SE NGA CILA PIKE NISET AI UNE APO TI
MUND TE JENE SHUME TE NDRYHSME.
POR MENDOJ SE NJE GJE ESHTE E SAKTE FAKTI
QE NE MAQEDONI PO HUMBET SHUME GJAK SHQIPTARI E NGANDONJERE E PAQARTE NGA SE
KJO ME BEN TE MENDOJ SE DIKU KA NJE TRADHETAR
SA ME VIGJILENT TE BEHEMI
AQ ME PAK SHANCE KA TRADHETARI TE BEJE DEM
CUNI | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: QENTE LE TE LEHIN KARVANI YNE MARSHON....! Thu Aug 21, 2008 5:54 am | |
| QENTE LE TE LEHIN KARVANI YNE MARSHON....!
image Gafurr Adili Para jush, Z. Sulejman ABAZI dhe Z.Genc LLAKAJ, e-maile te tilla (gjate gjithe vititit 2004) shperndante edhe ish Sekretari Politik i FBKSH dhe Kryetar i Partia e Unitetit Kombetar (PUK), Z. Idajet BEQIRI, i cili edhe ishte i arrestuar ...GAFURR ADILI: Para jush, Z. Sulejman ABAZI dhe Z.Genc LLAKAJ, e-maile te tilla (gjate gjithe vititit 2004) shperndante edhe ish Sekretari Politik i FBKSH dhe Kryetar i Partia e Unitetit Kombetar (PUK), Z. Idajet BEQIRI, i cili edhe ishte i arrestuar (kur une isha arrestuar ketu ne Tirane si Kryetar i FBKSH se bashku me Taip Mustafin) si Sekretar Politik i FBKSH, por qe deshtoi me turp perballe meje dhe shokeve te m'i idealiste, sepse Z. Beqiri publikisht ia pata bere vetem nje pyetje: 1. A e ka paguar kuatizacionin (anteresine) mujore, qe ishte dhe eshte nje nga tre kushtet e te qenurit anetar i FBKSH-se, qe eshte e percaktuar edhe ne Statutin e SHAIBK, qe e kam themeluar dhe investuar une dhe askush tjeter?! 2. Z. Beqiri mbylli gojen dhe u terhoq nga rruga e turpit ku e kishin futur agjentuar shume here me te fuqishme se ajo Asfalia Greke dhe vazhdon te punon si Avokat ne Tirane. Dhe pse veproi keshtu?! Sepse, jo vetem nuk kishte paguar kuatizacionin (anetaresine) mujore, por perkundrazi edhe kishte vjedhur Fondin e FBKSH-se (FKSH) ne Diaspore. Pra, kishte qene nje mercenare dhe hajdut ordiner, per cka edhe do te vjen koha (shume shpejt) kur edhe te jape llogari para organeve ndeshkuese te FBKSH-se. Po ju dy, Z. ABAZI dhe Z. LLAKAJ, a e keni paguar ndonjehere kuatizacionin (antersine) mujore si anetere te Shoqates Atdhetare per Identitet dhe Bashkim Kombetar (SHAIBK), gje te cilen shume qarte e ka percaktuar edhe Statuti i SHAIBK, apo jeni zgjedhur dhe emeruar ne krye te saj edhe pa qene anetare te SHAIBK, por te deleguar te Asfalia Greke?! Kurse Ti Z. Sulejman kee qene nje merecenare i dyfisht, je paguar nga Leka ZOGU per te shpartalluar FBKSH-ne dhe strukturat e tij, dhe sa here ke shkuar ne Kosove ke marre nga 100 euro nga une, edhepse deri ketu vinin e te merrnin shoket me makine (veture) dhe pastaj edhe te kethenin deri ketu, kurse Ti leket i coje te familja Yte, kurse une ato leke i merrsha nga familja ime. Bile edhe me keq, per dallim nga Idajet Beqiri, edhe 500 eurot borxh personal, ashtu si Genc LLAKAJ (2000 euro) nuk po m'i kethen edhe sot e kesaj dite, per cka jo vetem Ty qe te kam pas thene: "Sulo u shite shume lire!", edhe Z. Genc LLAKAJ po i them se gjithashtu u shit shume lire, sepse une qe dije te investoj e te futem borxh me mbi 150 mije euro ato 500 eurot borxh qe akoma nuk m'i ke kethy Ti Z.Sulejman Abazi apo edhe 2000 eurot e Z. Genc LLakajt jane nje hiq per mua. Pra, Z. ABAZI dhe Z. LLAKAJ, terhiquni nga rruga e turpit dhe mos me detyroni qe t'ua sjelle ato djemt e SKSH, te cilet qe nje vit po mirren me kriminelin Ratko MLADIC, sepse nje gje te tille as nuk e kam deshiruar dhe as nuk e deshiroj kurre, ngase lufta ime ka qene dhe eshte e perqendruar vetem kunder armiqeve sllavo-greke, dhe me dhjetera here kam deklaruar se: AKSH NUK KA PLUMBA PER SHQIPTARE. Sinqerisht, Gafurr ADILI. Tirane, 12 gusht 2008. | |
| | | cuni Fillestar/e
Numri i postimeve : 21 Age : 47 Vendi : Gjermani Registration date : 28/07/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Thu Aug 21, 2008 6:38 pm | |
| Gjithkush qe vendos materiale si ky i fundit duhet te jape si informacionet me cv te personave kush jane ose te pakten nga eshte marre ose me nje qendrim vetjak. Nuk duhet te biem ne gracken e percarjes. Sepse ky material mund te sjelle me shume percarje se bashkim. Mendimi im: E gjithe gjuha e perdorur eshte si e disa hajdute xhepash nje nje fshat te humbur. Nuk ka asnje element konstruktiv. E aq me pak pozitiv qe ti sherbeje ceshtjes kombetare. Jane vetem sherre provinciale. cuni | |
| | | naqeta Anëtar
Numri i postimeve : 439 Age : 95 Vendi : pp Registration date : 26/03/2008
| Titulli: DEKLARATË PUBLIKE NR.19 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH, MR. G Tue Aug 26, 2008 11:50 pm | |
| DEKLARATË PUBLIKE NR.19 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH, MR. GAFURR ADILI
SEGMENTET SERBE NË IRJM PO PËRGADISIN SKENARE TË NGJASHËM ME BRODECIN!
Strukura Inteligjente e FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) ka arritur të zbulojë se segmentet serbe në IRJM, të cilat prej kohësh dominojnë politikën sllavo-maqedonase në IRJM (përmes LSDM-së së Branko Crvenkovski dhe VMRO-DPMN të Nikolla Gruevski, si dhe BDI të Ali Ahmeti dhe PDSH të Menduh Thaçi), si dhe segmentet shtetërore të IRJM-së, siç janë: shërbimi sekret sllavo-maqedonas (DBK), i cili ka vrarë dhe vret shqiptarë të pafajshëm (526 shqiptarë të vrarë nga viti 2001 e deri më sot), prokuroria sllavo-maqedonase (e cila nuk ka zbuluar asnjë vrasje të 526 shqiptarëve të vrarë) dhe gjykatat sllavo-maqedonase (ndër të cilat është edhe Gjykata Kushtetuese e IRJM-së), të cilat nxjerrin ligje anti-shqiptare, siç ishte edhe ligji për ndalimin e përdorimit të Flamurit Kombëtar në IRJM, dhe rëndë po e provokojnë kombësinë shqiptare nën IRJM (FYROM) të Luginës së Vardarit (ILIRIDËS), në Korab po inskenojnë një Kondovë dhe një Brodec të rradhës. Prandej, në cilësinë e Zëdhënësit Politik të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) jam i shtrënguar që, te të gjihë shqiptarët e Shqipërisë Etnike dhe te të gjithë luftëtarët e lirisë, të APELOJ që të mos bijnë në ndikimin e provokacioneve të tilla sllavo-greke dhe të veglave të tyre shqipfolëse. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Wed Aug 27, 2008 1:44 am | |
| PO ju kure e dini se pregatitet nje skenare i dyte si i brodecit pse kerkoni gjakeftotesine ju keni thene qe keni divizione 1.2.3 qe don te thote me shume se 30,000 mije ushtare apo cfar pse ju si ushtrije qe hapni gojen si papagall pse nga kush frigohni ju qe tregoni kete reast pse nuk jeni te gateshem me i be rezistenc nje skenari te dyte aoi ju kane derzertu ushtaret jeni mbete vetem komandantet dhe tani shtihen se cili dote japem deklaraten me te mire hajde ja ku shkjau ja u jepka mundesine qe ju te tregoni forcen qe te deshmoni se vertet e mbroni kete popull vertet jeni ne sherbim te atedheut siq thote BILIGOA une e perfaqesoj atdheun ateher pse pranoni apo ndjellini frige ne popull per skenare te dyta e thoni te ruajm gjake ftotesine e mor chatista e more trimat e internetit e komandante si TAIP VARDARI me JAGUAR NEPER GOSTIVARE ihaaaa sa mire ju njofem po mos te filloj me i permend te gjith ata qe na perfaqsojn kombi atdheun | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Wed Aug 27, 2008 2:06 am | |
| FBKSH eshte percarje e popullit e qyqaneve qe flasen ner tavolina dhe me xhvesh popullin FBKSH eshte karte e djegur FBKSH eshte formuar nga qyqane dhe devijuese te luftes se UCK FBKSH eshte turpi i shqiptareve qe e lejojeme te tallen me dinjitetin tone lloj lloj qireveci qe nuk ja mbane me be asgje vetem pallin si gomari i babastasit nuk kemi nevoje per turp por per bashkime reth gjakut te derdhun | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: KOMUNIKATE PUBLIKE NR. 6 E SIGURIMIT KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH Fri Sep 12, 2008 2:39 pm | |
| KOMUNIKATE PUBLIKE NR. 6 E SIGURIMIT KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) SERBIA KEMBEKRYQ PO QENDRON E ULUR NE KOSOVEN TONE MARTIRE...! SERBIA KEMBEKRYQ PO QENDRON E ULUR NE KOSOVEN TONE MARTIRE...!
Strukturat inteligjente të Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) kanë arritur të zbulojnë se UNMIK ka hyrë në fazën e tij përfundimtare të krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës- KSK. Në procesin pararekrutues ata kanë kontaktuar të gjithë oficerët shqiptarë të ish-APJ-së, që lë të nënkuptohet se përzgjedhja e kandidatëve të KSK do të bëhet në bashkëpunim me BIA-në (UDB-ën) serbe. Kurse, sa iu përket individëve të dëshmuar kombëtarisht, si dhe atyre që kanë prejardhje një nga familjet e dëshmuara kombëtarisht, UNMIK ka për detyrë që ata (atdhetarët e desvotshëm shqiptarë) të Kosovës martire, edhe t'i pengojë në procesin e përzgjedhjes dhe të rekrutimit, si dhe mundësisht edhe të mos i lejojë në hierarkinë e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nga kjo bëhet e qartë se Forca (e ardhshme) e Sigurisë së Kosovës (FSK), ku si një nga parakushtet është edhe njohja e gjuhës sllavo-serbe, ridëshmon se KSK do të udhëhiqet nga ish-titistët shqipfolës, të cilët kanë qenë dhe mbeten në shërbim të Serbisë, gë kjo që edhe një herë ridëshmon se Serbia ka qenë dhe vazhdon të qendrojë e ulur këmbëkryq në Kosovën tonë martire.Gjithashtu, opinionin publik kombëtar dhe ate ndërkombëtar dëshirojmë ta njoftojmë, se strukturat tona inteligjente të SKSH-së po vazhdojnë ndjekjen hap pas hapi të kriminelit të shumëfisht të luftërave në ish- RSFJ, Ratko MLADIC, si dhe nga ana tjetër edhe kërkojmë që, të gjitha veglat qorre shqipfolëse të agjenturës sllavo-greke në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Natyrale, sic ështe edhe rasti i një shqipfolësi nga Hotla e Kumanovës (emrin e të cilit për shkaqe madhore nuk po e bëjm ë publik), i cili ka si mik shpije që e ka patur dhe e ka kriminelin MLADIC, apo edhe të disa të tjerëve (2-3 veta, emrat e të cilëve as nuk ia vlen që t'i përmesim këtu, sepse..... ) nga Tirana, të cilët në emër të patriotizmit (përmes SHAIBK) po sabotojnë FBKSH-në dhe strukturat e tij, ndër të cilat (krahas AKSH, SKSH dhe FKSH) ka qenë dhe mbetet edhe SHAIBK, të ciën pretendojnë që SHAIBK-në ta shëpusin nga FBKSH dhe të na krijojnë probleme me politikën zyrtare të Tiranës, që sa më shpejt dhe sa nuk është bërë tepër vonë, t'i vejnë gishtin kokës dhe të tërhiqen nga kjo rrugë e tyre e turpit dhe e bashkëpunimit të tyre me kriminelin Ratko MLADIC (i pari) dhe me agjenturën (të dytët) sllavo-greke (UDB dhe Asfalia) në Tiranë, sepse do të na detyrojnë që sapo të kryejmë misionin tonë me kriminelin Ratko MLADIC t'iu drejtohemi dhe t'i ndëshkojmë shumë rëndë edhe ata për sabotim dhe tradhëti kombëtare, sic shumë shpejt dhe shumë rëndë do ta ndëshkojmë "gjeneralin" e tyre Ratko MLADIC, gjë që nuk e kemi dëshiruar as në të kaluarën dhe as nuk e dëshirojmë edhe tani, në këto kohë që si kurrë ndonjëherë më parë na nevojitet vetëdijësimi kombëtar i të gjithë shqiptarëve për ribashkimin kombëtar të gjithë shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike në një komb-shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me emrin SHQIPERI.
Për Sekretariatin Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së :
Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH,
Prof. Dr. Clirim PRESHEVA (D. V.) ;
Zëdhënësi Politik i FBKSH,
Mr. Gafurr ADILI (D. V.)
Tiranë-Toplicë, 31 gusht 2008. | |
| | | blerim Anëtar i ri
Numri i postimeve : 133 Age : 42 Vendi : ks Registration date : 12/09/2008
| Titulli: THIRRJE PUBLIKE E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH Sat Sep 13, 2008 12:08 am | |
| Drejtuar: Giithë politikanëve dhe masmediave shqiptare
„SHQIPËRIA E MADHE“ KA QENË DHE MBETET NJË SHPIKJE DHE NJË AKUZË E QARQËVE SLLAVO-GREKE…!
Vëllezër dhe motra shqiptarë!
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), një formacion politik mbarëkombëtar, që shtrihet në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike, kudo ku bukës i thuhet bokë dhe ujit-ujë, si dhe në diasporën shqiptare, ndjehet shumë e ofenduar, kur në fjalorin politiko-propagandistik të politikanëve tanë dhe të masmendiave tona shqiptare, si në Tiranë, edhe në Prishtinë dhe në Shkup, po hasim e po degjojmë termin: „ Shqipëria e Madhe“, një nocion politiko-gjeografik ky i gatuar në kuzhinat antishqiptare të Beogradit dhe të Athinës, prandaj edhe bëjmë THIRRJE PUBLIKE dhe KERKOJMË, që ky nocion dhe kjo akuzë sllavo-greke, për Shqipërinë dhe për shqiptarët, si dhe për FBKSH-në, njëherë e përgjithmonë të hiqet nga fjalori i tyre politik dhe propagandistik, sepse në të kundërtën, konsiderojmë që veprimet e tilla, jo vetëm që nuk iu shërbejnë interesave tona kombëtare, por përkundrazi, ato iu shërbejnë vetëm qarqeve antishqiptare sllavo-greke, të Beogradit dhe të Athinës, të cilët kurrën e kurrës, as nuk kanë folur dhe as nuk flasin për komb-shtetet etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike dhe Serbia Etnike, por po na flasin vetëm për „Serbia e Madhe“ dhe për „Greqia e Madhe“…; sepse Serbia dhe Greqia, ende vazhdojnë të mbajnë të poshtuara e të kolonizuara territore të huaja, të gllabëruara me dhunë e gjenocid, ndër të cilat janë edhe trojet shqiptare të Vilajetit të Kosovës, me Kryeqendër Shkupin (Serbia), dhe të Vilajetit të Janinës e të Manastirit ( Greqia dhe IRJM), si dhe të Vilajetit të Shkodrës (Mali i Zi).
Shqiptarët , kurrën e kurrës, as nuk kanë gllabëruar, si dhe as nuk kanë kërkuar dhe as nuk kërkojnë territore të komb-shteteve të huaja. Ne shqiptarët, edhe sikur të kërkonim territoret e ILIRISË, gjë që nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë kurrë, përsëri nuk do të duhej akuzoheshim se po kërkojmë krijimin e „Shqipërisë së Madhe“, apo këtë nocion sllavo-grek ta përdornin politikanët tanë dhe masmediat tona shqiptare, të cilëve FBKSH iu rikujton faktin se, Republika e Shqipërisë (Shqipëria Londineze) është shteti i vetëm në Botë, që nga të gjitha anët kufizohet me popullin dhe me trojet e veta shqiptare, të Vilajetit të Kosovës, të Vilajetit të Manastirit, të Vilajetit të Janinës dhe të Vilajetit të Shkodrës, përfaqësuesë të të cilave vilajete, si: Isa BOLETINI nga Mitrovica, Mehmet Pashë DERALLA nga Tetova ( Komandat Suprem i Armatës Kombëtare Shqiptare-AKSH, të themeluar më 4 dhjetor 1912 dhe Ministër Lufte në Qeverinë e Ismail QEMALIT) dhe shumë përfaqësuesë të tjerë nga Vilajeti i Shkodrës dhe nga Vilajeti i Janinës, jo vetëm që ishin pjesmarrës aktivë në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, por jo të kësajë Shqipërie Londineze; por, të asajë Shqipërie të 4 (katër) vilajeteve shqiptare, të cilën Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), e ka quajtur dhe vazhdon ta quaj SHQIPËRIA ETNIKE, por ATA ishin edhe ministra në Qeverinë e Parë Mbarëkombëtare të Shqipërisë, që në opinionin tonë kombëtar shqiptar dhe në ate ndërkombëtar, njihet si Qeveria e Ismail QEMAILIT, ku Ministër i Jashtëm ishte Drenicaku- Isa BOLETINI, Ministër i Arsimit dhe i Kulturës ishte Shkodrani-Luigj GURAKUQI dhe Ministër i Luftës dhe komandat Suprem i Armatës Kombëtare Shqiptare ishte Tetovari- Mehmet Pashë DERALLA. Pra, për FBKSH-në dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), e riorganizuar më 4 dhjetor të vitit 1999, asnjëherë nuk ka patur dhe as nuk ka „Shqipëri te Madhe“ apo „Shqipëri të Vogël“, por ka patur, ka dhe gjithmonë do të ketë vetëm një SHQIPËRI, të cilën mund ta quajmë: Shqipëria Reale, Shqipëria Natyrale, apo edhe SHQIPËRIA ETNIKE. Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Magjistër Gafurr ADILI. Tiranë, 12 shtator 2008. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Wed Sep 17, 2008 4:51 pm | |
| TELEGRAM URIMI ATDHETARES VITORE STEFA. E nderuara dhe shume e respektuara motra jone e idealit kombetar shqiptar ! Me lejoni qe ne emrin t'im, te familjes s'ime dhe te te gjithe anetareve te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) dhe te luftetareve te Armates Kombetare Shqiptare (AKSH), si dhe te Kryetarit te FBKSH e Komandantit Suprem te AKSH, Prof Dr. Bashkim MITROVICA, si dhe ne emer te Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbarekombetar dhe te Kryetarit te ketij Keshilli, Gjeneral (ne rezerve) Kudusi LAMA, Ju dhe gjithe familjen Tuaj te lartnderuar perzemersisht t'iu pergezoj per nderin qe iu ka akorduar vendlindja Juaj, qe gjithashtu eshte nje ndere i madh edhe per te gjithe atdhetaret e devotshem e te perkushtuar per zgjidhjen fatlume te ceshtjes madhore kombetare shqiptare, qe ka qene e mbetet nje dhe e vetme - ribashkimi kombetar, si dhe nga ana tjeter edhe t'iu deshiroj shendet te mire dhe suksese te metejshme ne verpimtarine Tuaj atdhetare. Me pershendetje vellazerore e atdhetare shqiptare ! Mr. Gafurr ADILI, Zedhenes Politik i FBKSH dhe Sekretar i Pergjithshem i Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbarekombetar. Tirane, 15 shtator 2008.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: RREZIQET QË I KANOSEN KOSOVËS DHE GJITHË KOMBIT SHQIPTAR..! Wed Sep 17, 2008 4:57 pm | |
| Rreziku i parë, është që Kosova të mos arrijë të fitojë ulësen e saj në OKB, sepse për ta arrijtur këtë, ate (Kosovën) doemos duhet ta njohin më tepër se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, proces ky që po ecën shumë ngadalë. Gjithashtu, shumë analistë botërorë, si në të kaluarën ashtu edhe tani, kanë parashikuar dhe paralajmëruar, se Kosova nuk ka resurse të mjaftueshme që të mund të ekzistojë si një shtet më vete, gjë këtë që e dëshmon edhe varfëria e madhe që ka pllakosur popullsinë e Kosovës, ku sipas raportit të fundit të BB (Bankës Botërore), Kosova me një varfëri prej 45% të popullsisë së saj, është llogaritur vendi më i varfër.
- Rreziku i dytë, është që Kosova dhe Serbia bashkarisht të pranohen në Bashkimin Evropian, kurse Republika e Shqipërisë të mos pranohet në BE, por të pranohet vetëm në NATO. Dhe, nëse do të ndodhë kjo, atëherë qytetarët, librat, kultura, arti dhe mallrat nga Republika e Shqipërisë nuk do të munden të hyjnë në Kosovë, sepse atyre do t’iu duhen vizat hyrëse për në Bashkimin Evropian. Në Kosovë lirshëm dhe pa kurrfarë pengese do të hyjnë qytetarët, librat, kultura, arti dhe mallrat nga Serbia, sepse midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë pika doganore, ato që serbët i digjnin pas 17 shkrutit të vitit 2008, ashtu siç nuk ka midis Francës dhe Gjermanisë apo edhe midis shteteve të tjera të Bashkimit Evropian. Pra, kufiri shqiptaro - shqiptar, midis Shqipërisë dhe Kosovës, do të rikthehej në gjendjen e para vitit 1999, në një kufi me gjemba telash.
- Rreziku i tretë, është krijimi i komb-shtetit kosovar, një projekt ky antishqiptar i lansuar prej vitesh si mendim poltik e propagadistik, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Tiranë. Qarqe të caktuara poltike e propagandistike antishqiptare, qofshin këta të brendshme apo edhe të jashtme, prej kohësh kanë filluar që shqiptarët t’i ndajnë në:
1. Shqiptarë shqiptarët e R. së Shqipërisë, ashtu sic quhen gjermanët e Gjermanisë;
2. Kosovarë shqiptarët e R. së Kosovës, ashtu sic quhen gjermanët e Austrisë austriakë;
3. Shqiptarët nën „ Maqedoni“ maqedonas, ata nën Mal të Zi malazezë dhe aq me keq shqiptarët nën Serbi serbë, ashtu siç gjermanët, francezët dhe intalianët në Zvicër që quhen zvicerianë.
Pra, po ta tolerojmë dhe po të mos ndërmarrim masa parandaluese, ne atdhetarët shqiptarë të Shqipërisë Etnike, dhe ky plan të arrijë të zbatohet nga armiqët tanë, lirshëm dhe me përgjegjësinë më të lartë morale e politike, si dhe me keqardhjen më të madhe konstatoj se Kombi Shqiptar, në një periudhë jo shumë të largët, duke u futur copa - copa në familjen e madhe të komb - shteteve të mëdha e të shumtë të BE-së, do të shkojë drejt shpërbërjes dhe zhdukjes së tij, gjë e cila nuk duhet të na duket hipotetike, sepse historiografia botërore njef zhdukjen e kombeve edhe me të mëdha se sa Kombi Shqiptar, si dhe asnjëherë nuk duhet të harrojmë, se armiqët tanë rregullisht dhe sistematikisht edhe në të kaluarën tonë historike kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për zhdukjen e Kombit Shqiptar, por ky komb nga gjiri i tij rregullisht dhe sistematikisht ka lindur bijë e bija atdhetarë, që e kanë mbrojtur dhe do ta mbrojnë nga armiqtë e tij.
Çka duhet të bëjmë ?!
Edhepse, përveç rreziqeve të sipërcakura ka edhe rreziqe të tjera, konsideroj se mbi këtë bazë, ne atdhetarët shqiptarë nga të gjitha trojet etnike të Shqipërsië dhe nga diaspora shqiptare, duhet të mendojmë, të punojmë dhe të veprojmë kundër kësajë tragjedie që po i kanoset Kombit Shqiptar dhe ne bijëve e bijave të tij, të përkushtuar për ribashkim kombëtar shqiptar në një komb - shtet të vetëm, me emrin SHQIPËRI.
Gjykoj që, nëse „Pako Ahtisaari“, Kosovës ia parandalon të drejtën e bashkimit të saj me një shtet tjetër (fjala është për ribashkimin e saj me Shqipërinë), padrejtësi kjo që nuk gjindet në asnjë dokument dhe në asnjë nga konventat e rezolutat e të drejtës pozitive ndërkombëtare, por që edhe hapur bjen ndesh dhe paraqet një shkelje fragrante të rradhës të së Drejtës së Vetëvendosjes, konsideroj që „Pakoja Ahtisaari“ askund nuk parandalon të drejtën e Republikës së Kosovës që të krijojë një union të përbashkët me një shtet tjetër, siç edhe ishte Unioni Serbi - Mali i Zi, dhe në rastin konkret Unioni Shqipëri - Kosovë, një ide kjo e hedhur në opinionin tonë kombëtar nga LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës), në vitin 2004, por që për mua dhe për Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) atëherë ishte e parakohshme, sepse atëherë Kosova nuk ishte njohur si shtet dhe unionet e tilla i krijojnë vetëm shtetet.
Kurse, tani kur Kosova është njohur nga 46 shtete, është domosdoshmëri e kohës që të punojmë e të veprojmë për krijimin e Unionit Shqipëri - Kosovë, si hap i parë për të evituar dhe parandaluar rreziqet e sipërcekura më lartë.
Tiranë, 14 shtator 2008.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Fri Sep 19, 2008 6:18 pm | |
| “Maqedonia”, apo Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, (FYROM), një shtet artificial ky , i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, mbi territorin shqiptar (10 mijë kilometër katrorë) dhe atë bullgar, po përballet me një krizë të madhe, jo vetëm ekonomike (vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Kosovës, sipas raportit më të ri të Bankës Botërore), por edhe sociale dhe politike, krizë kjo e cila këtë krijesë artificiale, pa emër, pa gjuhë dhe pa identitet (Greqia emrin dhe, si dhe bullgarët gjuhën dhe identitetin), e ka sjellë në një stad të atillë, të cilën lirshëm edhe mund ta cilësojmë dhe ta emërtojmë si e sëmura aktuale e Ballkanit.
Ndikimet e huaja mbi të sëmurën e Ballkanit..!
- Greqia, që për shkak se në shtetin e saj ekziston Maqedonia e Egjeut (Maqedonia e vjetër), me kryeqendër Selanikun (në fshatin Kokushë, 1 km. larg Selanikut, ka lindur "ideologu" i sllavo-maqedonasëve - Goce DELCEV), me mbi 60% të investimeve të saj ekonomike, ka arritur që “Maqedoninë” ta ketë të pushtuar e të kolonizuar plotësisht dhe ta ketë nën vartësinë e saj neokoloniale dhe të ndikojë, së bashku me aleaten e saj- Serbinë, në të gjitha sferat sociale dhe politike të jetës shoqërore të së sëmurës së Ballkanit. - Serbia, ka arritur të ruajë ndikimin e saj institucional dhe politik te IRJM (FYROM), ku institucionet kryesore shtetërore, që janë: shërbimi sekret (DBK), prokuroria dhe gjyqësori, si dhe dy partitë kryesore sllavo-maqedonase (LSDM e Branko Crvenkovskit dhe VMRO-DPMN e Nikolla Gruevskit) kokën e tyre e kanë pasur dhe e kanë në Beograd. Këtë gjë e dëshmoi edhe Kondova (në vitin 2005) e Menduh THAÇIT, i cili në emër të patriotizmit false të Tij, me veprimet e Tij (përmes Agim KRASNIQIT), duke krijuar trazira shumë pranë Shkupit, në kohën kur diskutohej që andej (nga Shkupi) dhe përmes Strugës të kalonte Projekti Amerikan AMBO, shumë rëndë i dëmtoi interesat madhore kombëtare, sepse ky projekt (Projekti AMBO) dështoi dhe fitoi Projekti Rus GASPROM, për çka dyshohet që zoti M. THAÇI të ketë marrë mbi 20 milionë euro nga qarqet antishqiptare dhe antiamerikane serbo - ruse, si dhe Brodeci i zotit Ali AHMEITI, ku ishte e implikuar edhe Serbia, oficerët e së cilës drejtuan operacionet ndëshkuese e vdekjeprurëse sllavo-maqedonase mbi shqiptarët e Malësisë Sharrit. Pushtetarët sllavo-maqedonas, si Crvenkovski ashtu edhe Gruevski, sa herë që të dëshirojnë të shkojnë të festojnë festën e tyre në Manastirin Prohor-Pcinski (shumë pranë Vrajës) duhet t'i marrin leje Beogradit.
- Bullgaria, aktualisht nuk ka ndonjë ndikim të madh mbi IRJM-në, përveç një ndikimi opozitar përmes ish- Kryeministrit Lupco GEORGIEVSKI dhe partisë së Tij shumë minore, i cili ka arritur që deri më tani mbi 200 mijë qytetarë të pjesës lindore t’i pajisi me nënshtetësi e pasaporta bullgare. Por, duke qenë se Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian, pritet që ndikimi i saj të rritet edhe më shumë, pa harruar se në Bullgari ekziston një qytet me emrin Sandanski, të Heroit të Bullgarisë - Janë SANDANSKI, të cilin "Maqedonia" pretendon se e ka heroin e saj, kur dihet fakti që Bullgaria e ka cilësuar si c**** i Pirinit, të Maqedonisë së Pirinit, që gjendet në Bullgari. - Shqipëria dhe Kosova, që të dyja, ashtu si Tirana zyrtare, të cilën e obligon neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “Republika e Shqipërisë obligohet t’i mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë territorit të saj", edhe Prishtina zyrtare, as nuk kanë pasur dhe as nuk kanë ndonjë ndikim aty, përveç interesimit dhe implikimit të tyre gjatë fushatave elektorale dhe zgjedhjeve parlamentare në IRJM, vetëm e vetëm që në pushtetin sllavo-maqedonas të sjellin njërin nga dy aleatët e tyre (PDSH-në e zotit Thaçi apo BDI-në e zotit Ahmeti), përmes të cilëve lëvizin bizneset e tyre nga Porti i Durrësit për në Prishtinë. Dhe, ky interesim dhe implikim i Tiranë zyrtare apo edhe i Prishtinës zyrtare do të zgjasë vetëm deri sa të përfundojë autostrada Durrës- Prizren-Prishtinë, dhe më pas interesimi i tyre do të jetë i njëjtë me interesimin e tyre për Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin), që është baras me interesimin dhe përkushtimin e tyre për një shtet të Afrikës së Jugut, sepse atje ( në Kosovën Lindore), as pozita dhe as opozita e Tiranës dhe as ajo e Prishtinës, nuk kanë interesa dhe leverdi të biznesit të tyre ekonomik. - Bashkimi Evropian (BE), artificialisht dhe për interesat e saj strategjike, ndër të cilat është edhe ajo që kam potencuar në shkrimin tim me titull: “Rreziqet që i kanosen Kosovës dhe gjithë Kombit Shqiptar..!”, po e ledhaton të sëmurën e Ballkanit, dhe edhepse IRJM nuk ka arritur që t’i përmbush as 20%-shin e standardeve për në BE, eksponentë të saj shprehen sikur ajo na i paska përmbushur mbi 60% të standardeve të nevojshme, gjë që ridëshmon faktin se BE gjithmonë në raste të tilla vepron vetëm sipas ndikimeve arbitrare dhe interesave politike të saj, siç ka qenë edhe rasti i anëtarësimit të Greqisë në BE, apo siç është tani edhe rasti i mospranimit të Turqisë në këtë Bashkim Evropian. - ShBA dhe NATO, gjithashtu për interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, janë shumë të interesuar që IRJM-në ta fusin në gjirin e Aleancës Verio-Atlantike...?!
Çka duhet bërë dhe si duhet vepruar për të evituar gjakderdhjen në Ballkan...?!
Konsideroj që, për të evituar gjakderdhjet e shkaktuara nga viti 1991 e deri më tani, të shkaktuara nga pushteti sllavomaqedonas, si në Ladorishtë, në Bit-Pazar, në Gostivar dhe në Bicincë të Kërçovës, si dhe Lufta e vitit 2001, Kondova dhe Brodeci ( vitin e kaluar), doemos dhe urgjentisht bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), përpara se IRJM-në ta pranojnë në BE dhe në NATO, si dhe sa nuk është bërë tepër vonë, duhet të ndërhyjnë në konfigurimin juridiko-shtetëror të së sëmurës së Ballkanit dhe “Maqedonia” të bëhet shtet federal midis shqiptarëve dhe bullgarëve, sipas modelit të Belgjikës, në të kundërtën, ashtu siç Belgjika që rrezikohej të ndahej me gjakderdhje (para se të bëhej shtet federal midis flamanëve dhe valonëve), edhe IRJM është shumë pranë ndarjes së saj me gjakderdhje, gjakderdhje kjo që mund të shkaktojë një Luftë ë Tretë Ballkanike, në këtë Ballkan “fuçi baroti”, luftë kjo që do të mund të provokojë edhe një luftë më të madhe, të përmasave më të gjëra ndërkombëtare.
Tiranë, 18 shtator 2008 | |
| | | Nezir Myrta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 660 Age : 112 Vendi : usa Registration date : 23/03/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Sat Sep 20, 2008 10:27 am | |
| ''Hej moj Zan' !Si t'duket ty? A thue shoh une kurr me sy se Shqiptaret do t'bin m'nji fjal' Zot Atdheut kta me i dal' ? Geg e Tosk,fush e malci Kan me dal ndo'i her n'ushtri me derdh gjakun per Shqipni?'' | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: RISITË DHE VJETËRSITË E GJEOPOLITIKËS NË BALLKAN..! Tue Oct 07, 2008 4:51 am | |
| RISITË DHE VJETËRSITË E GJEOPOLITIKËS NË BALLKAN..!
- Pak histori.
Historikisht Ballkani ka qenë, dhe për fatin tonë (të shqiptarëve) të keq, edhe në Shek. XXI, vazhdon të mbetet një nyje nevralgjike, apo një urë lidhëse dhe kalimi midis Lindjes e Perëndimit, si dhe anasjelltas (të Perëndimit drejt Lindjes dhe të pushtimit të saj), ku për pasojë sa herë që fuqizohej Lindja (Perandoria Bizantine dhe Perandoria Otomane) dhe synonte shtrirjen (pushtimin) e saj drejt Perëndimit, këtë e bënte vetëm përmes Ballkanit, dhe anasjelltas, sa herë që fuqizohej Perëndimi (Perandoria Romake) dhe synonte shtrirjen (pushtimin) e saj drejt Lindjes, gjithashtu këtë e bënte përmes Ballkanit, përmes këtij Ballkani, pjesë e të cilit historikisht (që kur Zoti e krijoi Botën) ishin shqiptarët dhe Shqipëria. Për këtë po japim vetëm një shembull konkret:
Heroi (ynë) Kombëtar, Gjergj Kastrioti- SKENDERBEU, për 25 vjetë me rradhë, krahas mbrojtjes së Atëdheut nga invadimi dhe pushtimi kolonial Otoman, u bë edhe mburojë e Perëndimit dhe e mbrojti ate (krishterimin evropian) nga invadimi dhe pushtimi Otoman.
Por, Evropa Plakë, në vend që këtë kontribut të shqiptarëve (me në krye Kryetrimin e tyre- Skenderbeun) ta njihte dhe atyre t'ua shpërblente në forma të ndryshme, ndër të cilat do të duhej të ishte edhe mbrojtja nga invadimet dhe pushtimi e kolonizimi sllavo-grek, Evropa Plakë veproi krejt ndryshe. Ajo (Evropa Plakë, jo vetëm që u tregua mosmirënjohëse ndaj kontributit të shqiptarëve, por edhe ato (shqiptarët) i ndëshkoi shumë rëndë, ku njohu dhe legjitimoi (përmes konferencave të shumta, ndër të cilat është ajo e fundit, e ashtuquajtura Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, e vitit 1913), aneksimin ushtarak dhe pushtimin e kolonizimin e katër vilajete shqiptare të Shqipërisë Etnike:
1. Vilajetit të Kosovës (me Kryeqendër Shkupin), pjesën dërrmuese të të cilit e kishte aneksuar Serbia,
2. Vilajetit të Manastirit, një pjesë të të cilit e kishte aneksuar Serbia dhe Greqia, dhe që tani "Maqedonia" vazhdon ta mbajë të pushtuar e të kolonizuar,
3. Vilajetit të Janinës, që e kishte aneksuar Greqia dhe edhe sot e kësaj dite (ne Shek. XXI) kur në gjithë Botën proklamohet se kanë përfunduar pushtimet dhe kolonializimet klasike, vazhdon ta mbajë të pushtuar e të kolonizuar Greqia, një shtet anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, dhe
4. Vilajetit të Shkodrës, mbi territorin e të cilit është ngritur dhe vazhdon të ekzistojë shteti artificial me emrin Mali i Zi.
Edhe gjatë periudhës, gati gjysëm shekullore, të të ashtuquajturës "luftë e ftohtë" midis Perëndimit (sistemit kapitalist, që përfaqësohej nga SHBA dhe Pakti NATO) dhe Lindjes (sistemit socialist, që përfaqësohej nga BRSS dhe Pakti i Varshavës), Ballkani dhe Shqipëria ishin në të njejtat pozita, bile Shqipëria ishte edhe në situata më të vështira gjeo-strategjike, sepse kjo situatë kaq e palakmueshme u krijua që nga Konferenca e Jaltës (1945), ku Shqipëria as nuk figuronte në harën e Ballkanit, të shtrirë në tavolinën e tre të mëdhenjëve: Ruswelt, Cercil dhe Stalin, aty ku edhe u ndanë zonat e interesit ekonomik dhe të influencës politike midis fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, të cilët më vonë edhe u ndanë dhe filluan "luftën e ftohtë" midis Lindjes dhe Perëndimit, kurse Shqipëria jonë e dashur, e cila pasi i largoi bazat ushtarake sovjetike dhe përfundimisht u largua nga Traktati i Varshavës, ishte e rrezikuar nga invadimi dhe pushtimi e kolonializimi i Lindjes (Pakti i Varshavës) dhe mospërkrahja e injorimi i Perëndimit.
Dhe, po ky Perëndim (BE dhe SHBA), që dikur shqiptarët e Skenderbeut nuk i shpërbleu për kontributin e tyre kundër Perandorisë Otomane dhe mbrojtjes së krishtërimit nga invadimi dhe imponimi i kulturës orientale, por edhe i ndëshkoi shumë rëndë me ndarjen dhe copëzimin e tyre në 5 (pesë) shtete, sepse legjitimoi copëzimin e Shqipërisë dhe pushtimin e kolonizimin e trojeve etnike të saj nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë, por ky Perëndim (Evropë dhe SHBA), as shqiptarët e Enver Hoxhës, që hoqën bazat sovjetike nga Pasha Limani i Vlorës, nga ku Evropa Plakë mund të bëhej shkrumb e hi, jo vetëm që nuk iu shtriu dorën e ngrohtë dhe të afrimit të tyre në gjirin e familjes së madhe evropiane, që historikisht i kanë përkitur dhe i përkasin shqiptarët, por Shqipërinë dhe shqiptarët i izoloi dhe i solli deri në një varfëri të tejskajshme, sa që Shqipëria Londineze u rrezikua dy herë, një herë gjatë vitit 1991-1992, kur nga agjentura serbe (UDB) u dogj dhe u shkatërrua gjithcka ishte ndërtuar (me djersën dhe gjakun e popullit shqiptar të Shqipërisë Administrative), dhe të dytën herë (në vitin 1997), kur agjentura greke dhe serbe (në unison) arrijtën që të skërmoqnin edhe Shtetin Shqiptar, të cilin Lufta e Kosovës (1998-1999) e gjeti të pafuqishëm për ta ndihmuar ate, sepse kështu iu kishte intersuar, jo vetëm Serbisë dhe aleatja e saj e vjetër - Greqia, por edhe Rusisa.
Kurse, për shiptarët nën ish-RSFJ, të cilët me demonstratat e tyre të vitit 1981, kishin kontribuar në rënien e socializmit në Lindje, fillimisht në ate ish-RSFJ që kishte qenë një "Kalë Troje" brenda kampit socialist, Perëndimi (Evropa dhe SHBA), jo vetëm e benin veshin e shurdhër dhe syrin qorr përballë dhunës serbo-jugosllave, por të sëmurës së atëhershme të Ballkanit (RSFJ-së) i akordonin edhe ndihma dhe kredi lehtësuese.
Kjo gjendje dhe ky veprim i Perëndimit (Evropës dhe deri diku edhe i SHBA-ve) vazhdoi edhe pas viteve 90-ta, edhe gjatë luftërave të Serbisë, fillimisht në Slloveni dhe më pas edhe në Kroaci, si dhe në Bosnje dhe në fund edhe në Kosovë, ku për pasojë Perëndimi (Evropa dhe SHBA), Serbisë ia kishin lenë duart e lira që të bënte cka ajo të donte me popullin kroat, me popullin boshnjak dhe në fund edhe me popullin shqiptar të Kosovës, ku për pasojë nga Serbia edhe u kryen masakra dhe një gjenocid i paparë që nga Lufta e Dytë Botërore, luftë kjo e organizuar dhe e drejtuar nga Gjermania nazi-fashiste, e cila edhe u ndëshkua nga koalicioni (fitimtar) nazifashist, dhe ndëshkimi tanimë dihet nga të gjithë ne, edhe nga shqiptarët.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: RISITË DHE VJETËRSITË E GJEOPOLITIKËS NË BALLKAN..! Tue Oct 07, 2008 4:52 am | |
| Po Serbia pse nuk u ndëshkua ?!
Në një takim (vjeshtë 2006), një diplomati të huaj (norvegjez), unë Zëdhenësi Politik dhe Shefi i Diplomacisë së FBKSH, ia bëra këtë pyetje:
- Zoti Ambasador i Sekretarit të Përgjithshëm (Koffi Annan) të OKB-së, sinqerisht do të dëshiroja të dija se, kush në fakt e fitoi luftën Serbi - NATO ???
- Ambasadori shumë shkurt m'u përgjigj: NATO dhe aleatët e saj.
- Jo, Zoti Ambasador i Koffi Annanit, i thash unë, dhe vazhdova:
- Eshte një rast "sui generis" (unikat) në Botë që, në historinë e të gjitha luftërave të zhvilluara deri më tani, një luftë e tillë ka përfunduar pa humbës dhe pa fitimtar, që në lojën e shahut njihet s’i REMI.
Dhe unë vazhdova:
Edhe sikur ju (NATO dhe aleatët e saj) ta kishit fituar këtë luftë, atëherë, për mendimin tim dhe të gjithë FBKSH-së (Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar) dhe strukturave të tij, ndër të cilat ka qenë dhe është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), do të duhej që NATO të futej në Serbi dhe atje të shkatërronte gjithë aparatin e dhunës shtetërore (të ushtrisë e të policisë) së Serbisë, sepse është po ky aparat dhune dhe i gjenocidit të Serbisë që ka kryer gjenocid dhe krime lufte mbi popujt e pafajshëm e të pambrojtur në ish-RSFJ, ashtu sic dikur aparati i dhunës dhe gjenocidit të Gjermanisë Hitleriane, dhe këtë që po iu them do të përpiqem që t'ua sqaroj vetëm me një shembull krahasues të kohës jo shumë të largët të mësueses së jetës, sic e kanë quajtur latinët e vjetës - historinë, si më poshtë vijon:
- Po i referohemi Luftës së Dytë Botërore, ku krahas Koalicionit Nazi-Fashist (Gjermani, Itali dhe Japoni), luftoi dhe triumfoi Koalicioni Antifashist (SHBA, Britania e Madhe dhe BRSS), koalcion ky që ndëshkoi organizatorin, bartësin, drejtuesin dhe humbësin e kësaj lufte - Gjermaninë, të cilën e ndau në dy shtete:
1. Në RFGJ (Gjermania Perëndimore) dhe
2. Në RDGJ (Gjermania Lindore), ku këtë të dytën (RDGJ) ia dha Lindjes (BRSS-së) për reperkusionet e luftës. k
Kurse, në Gjermaninë Perëndimore u futën trupat e NATO-s dhe skërmoqën gjithë aparatin e dhunës të shkaktarit të fatkeqësive te popujve.
Kjo, Zoti Amabasador i Koffi ANNAN, nuk ndodhi me Serbinë, por ju (NATO dhe gjithë aleatët e saj) u mjaftuat vetëm me arrestimin e bartësit kryesor të këtyre tragjedive (gjakderdhjeve dhe gjenocidit) të Serbisë në Ballkan, të Sllobodan Milloshevic, kur dihet fakti se bartësi kryesor dhe shkaktari i fatkeqësive të popujve (Adolf Hitler) kishte vetëvrarë vehten e Tij, dhe ju (NATO dhe aleatët e saj) nuk u kënaqët vetëm me kaq, por ndërhytë për të ndëshkuar humbësin dhe shkaktarin e asaj lufte (Luftës së Dytë Botërore), si dhe për të shkatrruar gjithë aparatin e dhunës të Gjermanisë, sepse po të mos bëhej kjo, Gjermania gjithëmonë do të paraqiste rrezikshmëri shoqërore për të shkaktuar tragjedi të tjera, ashtu sic tani përbën dhe edhe në të ardhmen (e në vazhdim) do të përbëjë Serbia, pavarësisht se kush do ta drejtojë ate, Tadic, Koshtunica, Nikolic apo edhe dikush tjetër, qoftë ky edhe ndonjë shqipfolës i llojit Sinan HASANI, pavarësisht se ky (drejtues shtetëror i Serbisë) mund të paraqitet edhe s’i pro-perëndimorë i kulluar apo edhe si demokrat apo superdemokrat i kohës mderne.
Ashtu si Hitler, edhe Milloshevic, nuk kishte vra e përdhunuar popuj të pafajshëm, por ashtu si Hitleri edhe Milloshevici, kishte urdhëruar dhe komanduar një aparat të dhunës e gjenocidit shtetëror, që ashtu si Gjermania e Hitlerit edhe Serbia e Milloshevicit kishte kryer gjenocid dhe krime lufte mbi popujt e pafajshëm, sic ishin krimet dhe gjenocidi serb mbi popullin kroat, mbi popullin boshnjak dhe mbi popullin shqiptar të Kosovës.
Pra, NATO dhe aleatët e saj, jo vetëm nuk e ndëshkkuan Serbinë, sepse nuk e fituan luftën kundër saj, por përkundrazi, ato ndëshkuan Kosovën dhe popullin shqiptar të saj, sepse:
- NATO dhe aleatët e saj u futën në Kosovë, sikur populli shqiptar të kishte qenë shkaktarë i luftërave dhe i tragjedive në ish-RSFJ, dhe e shpartalluan Ushtrinë Clirimtare të Kosovës (UCK), të cilën edhe e carmatosën dhe ia morrën edhe ate pak armatim të lehtë, që kishte arrijtur t'i siguronte (me djesrën dhe gjakun e popullit të saj), vetëm e vetëm për të mbrojtur popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës nga lubia me emrin Serbi, sikur UCK të kishte qenë një ushtri që kishte shkaktuar tragjedi në Ballkan, sic kishte qënë ushtria dhe policia e Serbisë.
- Dhe, në vend që UCK-së (Ushtrisë Clirimtare të Kosovës), që në kohën e luftës së saj kundër Serbisë (1998-1999), t'ia njihnit Statusin e Lëvizjes Clirimtare e Antikoloniale, një e drejtë kjo e garantuar me një nga Rezoluatat e OKB-së (të vitit 1974), që ende është në fuqi, përmes së cilës (pranë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së), është krijuar një Komitet Special i OKB-së, i cili obligohet që moralisht dhe materialisht t'i mbështesi të gjitha lëvizjet clirimtare e antikoloniale që luftojnë kundër pushtimit e kolonializimit klasik, sic ka qenë edhe Ushtria Clirimtare e Kosovës (UCK), e cila ka luftuar kundër Serbisë pushtuese e kolonialiste, që jo vetëm Kosovëm Protektorat por edhe trojet e tjera të saj, pjesën veriore (Mitrovicën Veriore) të Kosovës dhe Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin), edhe sot e kësaj dite vazhdon t'i mbajë të pushtuara e të kolonizuara në formën më klasike të pushtimit e kolonializimit, pushtim e kolonializim klasik ky që ka përfunduar edhe në Afrikën e Jugut, por që fatkeqësisht ende nuk ka pushuar mu në zemrën e Evropës (në Ballkan), në këtë Ballkan ku mpleksen interesat gjeostrategjike të atyre që ndajnë ndikimet e tyre ekonomike dhe influencat politike dhe Ballkanit ende mbi kokë ia ruajnë epitetin "fuci baroti".
Gjithahstu, aktualisht (që nga korriku i vitit 2002), kundër këtij pushtimi dhe kolonializimi klasik, po vepron e lufton Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), të cilit më në fund (nga OKB, sipas Rezolutës akoma në fuqi, të vitit 1974) duhet t'i njihet Statusi i Lëvizjes Clirimtare e Antikoloniale, sepse vepron e lufton kundër pushtimit e kolonializimit klasik sllavo-grek (nga Serbia, nga Mali i Zi, nga "Maqedonia" dhe nga Greqia) të trojeve të Shqiërisë Natyrale.
Ideja për ndarjen e Kosoës, as nuk ka qenë dhe as nuk është një ide e serbomadhit Boris Tadic dhe vicave të tjerë të Beogradit, por ajo ka qenë dhe mbeten një nga idetë kryesore të Rusisë ekspansioniste në Ballkan..!
Menjeherë pas shpalljes së Kosovës shtet "i pavarur", por jo edhe sovran, më 17 shkurt 2008, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), përmes një Deklarate Publike: NDARJA E KOSOVES DHE LOJA DOMINO NE BALLKAN..!, paralajmëroi për rreziqet e ndarjes së Kosovës dhe të fillimit të lojës domino në Ballkan, që në fakt do të thotë: | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: RISITË DHE VJETËRSITË E GJEOPOLITIKËS NË BALLKAN..! Tue Oct 07, 2008 4:52 am | |
| KORRIGJIMI DHE RIVENDOSJA NË VEND E HISTORISË SË SHQIPTARËVE DHE E RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË.
Pra, Rusia kurrën e kurrës nuk e ka dashur Serbinë dhe popullin serb, ashtu sic edhe SHBA Shqipërinë dhe popullin shqiptar, por ajo (Rusia) e ka shfrytëzuar ate (Serbinë dhe popullin serb) për interesat e saj gjeo-strategjike në Ballkan, ashtu sic edhe SHBA e shfrytëzon Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Por, për fatin tonë të keq (të shqiptarëve në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Etnike dhe në diasporën shqiptare), shumica e shqiptarëve, ndër të cilët edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Zoti Bamir TOPI, nuk na besoi por edhe na kundërshtoi (në një nga tryezat e organizuara nga "Gazeta Shqiptare" dhe NEWS 24 e Tiranës), sepse po për fatin tonë të keq, ashtu si politika zyrtare e Prishtinës, edhe ajo e Prishtinës, vazhdojnë të ngelen politika servile (marioneta) të të huajve, dhe nuk arrijnë të binden se në ballë FBKSH dhe të strukturave të tij, qëndrojnë bijtë e bijat më të devotshëm të këtij KOMBI, stërnipërit e Avdyl Frashërit e Sulejman Vokshit, që ashtu si ata (Rilindasit tanë) edhe ne të FBKSH-së po i shkrijmë pasuritë tona për ta ribashkuar SHQIPËRINË.
Pra, prej kohësh, ne të FBKSH dhe strukturave të tij, kemi paralajmëruar për rënien përfundimtare për tokë të parimit të mosndryshimit të kufijëve në Ballkan, sepse ky parim po bjen për tokë në Evropë, sepse që atëherë (shkurt 2008) kemi patur informacione të detajuara për veprimet e rradhës të Rusisë në Gjeorgji, dhe konkretisht në Oseti Jugore dhe në Abhazi, sepse që atëherë (kur Rusia përpiqej që midis Kosovës dhe Osetisë Jugore e Abhazisë të tërhiqte paralele të përbashkëta), përmes artikullit: PSE SHQIPTARËT JANË PROAMERIKANE..?! jemi përpjekur, që jo vetëm poullin tonë shqiptar, por edhe bashkësine ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha Evropën Plakë, ta sqarojmë se,
Rusi as në të kaluarën e saj dhe as tani nuk e ka dashur Serbinë dhe popullin serb, por ashtu si në të kaluarën, edhe tani ajo (Rusia) e ka manipuluar dhe shfrytëzuar Serbinë dhe popullin serb për interesat e saj gjeostrategjike, fillimisht në Kaukaz (Oseti Jugore dhe Abhazi, si dhe Gjeorgji dhe Ukrainë), dhe pastaj edhe në Ballkan, ku mbleksen interesat gjeopolitike të SHBA dhe të Rusisë, e cila pretendon që të rikëthehet aty ku ishte si ish-BRSS. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: RISITË DHE VJETËRSITË E GJEOPOLITIKËS NË BALLKAN..! Tue Oct 07, 2008 4:54 am | |
| Ballkani “fuci baroti” dhe Shqipëria Natyrale..!
Për sa kohë që Evropa Plakë, e cila pretendon që të konsolidohet si Bashkim Evropian, do të tolerojë që mu në Pankreasin e trupit të saj (në Ballkan), të mbahen vatrat e nxehta të luftës, sic është vatra e luftës e lënë në Bosnjë e Hercegovinë (përmes Konferencës së Dejton-it), apo edhe e Kosovës (përmes Konferencës së Rambujesë dhe të Parisit), dhe nuk do të arrijë të bindet se paqja e stabiliteti i Bashkimit Evroipian, fillimisht duhet të krijohet në Ballkan, gjithëmonë Evropa Plakë do të jetë e rrezikuar nga luftërat ballkanike, të cilat do t'i shkaktojnë tragjedi, jo vetëm Ballkanit por edhe gjithë Evropës, gjë kjo që rregullisht dhe sistematikisht i'u ka interesuar edhe SHBA-ve dhe Rusisë,
të cilat si në të kaluarën (gjatë luftës së tyre ftohtë 50 vjecare), edhe tani (gjatë riaktualizimit aktual të luftës së tyre të ftohtë), janë marrë vesht e po mirëkuptohen për ndarjen e zonave të tyre të influencës së tyre ekonomike e politike, jo vetëm në Ballkan, në këtë Ballkan "fuci baroti", por edhe në Botë.
Prandej, edhe kërkoj që Evropa Plakë, nipërit dhe mbesat e atyre zonjave e zotërinjëve, që kombit shqiptar ia shkakktuan tragjedinë kombëtare, duke e ndarë në 5 (pesë) shtete, si dhe më tepër se gjysmën e tij dhe të Shqipërisë e duke e lënë nën pushtimin dhe kolonializimin klasik sllavo-grek, njëherë e përgjithmonë të vetëdijësohen se, nuk mund të krijohet një Evropë e Bashkuar në paqë e strabilet të plotë, nëse kjo paqë dhe ky stabilitet nuk sigurohet në këtë Ballkan "fuci bvaroti", dhe Ballkanit i hiqet ky epitet vetem duke u krijuar komb-shtetet etnike, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Serbia Etnike, dhe pse jo edhe Serbia Etnike, që do të ngelet vetëm Pashallallëku i Beogradit, sipas të Drejtës së Vetëvendosjes së popujve, një e drejtë kjo e garantuar sipas dhjetëra konventave dhe rezolutave të OKB-së, si dhe edhe e zbatuar në të gjitha rajonet e Botës, por padrejtësisht e pazbatuar vetëm në Ballkanin "fuci baroti" dhe padrejtësisht e mohuar vetëm për popullin shiptar në Ballkan.
Shqiptarët, e të gjitha trojeve etnike të Shqipërisë Natyrale dhe ata të diasporës shqiptare, sot duhet të jenë të bindur e të lumtur (dhe jo vetëm kaq por edhe më shumë se kaq), se kanë një formacion politiko-ushtarak mbarëkombëtar shqiptar, Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), me të gjitha strukturat e tij: AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare(, SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar) dhe FKSH (Fondi Kombëtar Shqiptar), që do të dijë të triumfojë mbi armiqtë e kombit shqiptar dhe veglat qorre të tyre, prandej edhe apeloj që (pa më të voglin hezitim) të gjitha forcat atdhetare (partitë dhe shoqatat atdhetare), si dhe i gjithë truri i kombit shqiptar - intelektualët shqiptarë, kudo që ata aktualisht ndodhen (në Shqipërinë Natyrale apo edhe në Diaporën Shqiptare) të bashkohet rreth FBKSH-së dhe strukturave të tij, që bashkarisht Shqipërinë ta ribëjmë ashtu sic edhe na e dhuroi edhe i madhi ZOT.
Tiranë, 2 tetor 2008. Shkruar nga GAFURR ADILI | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Çka nuk bëjmë ne shqiptarët e bëjnë ata…! Tue Oct 07, 2008 6:05 am | |
| Çka nuk bëjmë ne shqiptarët e bëjnë ata…!
Shkruan: Gafurr Adili
Historikisht ne shqiptarët, që nga lashtësia jonë iliro-pellazge, kurrën e kurrës nuk kemi zhvilluar politikë ofensive, dhe rrjedhshëm as edhe luftëra sulmuese, por kemi zhvilluar politikë defensive, dhe rrjedhshëm edhe luftërat tona, gjatë gjithë historisë sonë të shkruar me gjak e barot, ndër të cilat ishin edhe betejat e UÇK-së, kanë qenë vetëm luftëra vetëmbrojtëse e çlirimtare.
Kurse, armiqtë tanë shekullorë, sllavët dhe grekët, historikisht kundër nesh (shqiptarëve) e kanë zbatuar ate parimin e tyre të njohur:
„Sulmi është mbrojtja më e mirë..!“.
Konsideroj se, i këtijë karakteri ka qenë edhe mosveprimi i ne shqiptarëve, dhe në rastin konkret i politikëbërësve në Prishtinë, të cilët është dashur që, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Kosovës (qeshor 1999), Serbinë ta kishin paditur për krime lufte dhe gjenocid të ushtruar mbi Kosovën dhe popullin shqiptar të saj.
Këtë nuk e bëmë ne shqiptarët dhe as Prishtina zyrtare kundër Serbisë, as atëherë dhe as tani, kur realisht edhe jemi vonuar shumë, por siç thotë fjala e urtë popullore:
„ Më mirë vonë se kurrë…!“,
dhe ate e bënë serbët dhe Beogradi zyrtar kundër Kosovës dhe të legjimitetit të shpalljes së Pavarësisë së saj, veprim ky i Serbisë, që për mendimin t’im (pavarësisht se ky veprim i Serbisë është injoruar dhe vazhdon të injorohet nga politika zyrtare e Prishtinës dhe e Tiranës), Kosovës do t’i shkaktojë shumë probleme në arenën ndërkombëtare, jo vetëm në rrafshin diplomatik të njohjes së saj ndërkombëtare, por edhe të problemeve të brendshme ekonomiko-sociale, dhe të rreziqeve të tjera që do t’ia shkaktojë Serbia (përmes minoritetit serb në Kosovë) dhe të agjenturës së saj (shumë aktive) në Kosovë, si dhe të aleatëve të saj të shumtë (ndërkombëtarëve) të instaluar aty në Kosovë.
Gjithashtu, jo vetëm mua, por edhe për të gjithë bashkëmendimtarët e bashkëveprimtarët e mi, të rrjeshtuar në radhët e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), na ka bërë përshtypje, por që aspak nuk na ka habitur, edhe fakti i pasivitetit të Prishtinës zyrtare dhe mbi të gjitha edhe i Tiranës zyrtare, që për mendimin tonë do të duhej që të bashkërendonin aktivitetet e tyre diplomatike në arenën ndërkombëtare, ndër të cilat do të duhej të ishte edhe hapja e ambasadave të Republikës së Kosovës, gjithandej ku Republika e Shqipërisë i ka ambasadat e saj, dhe në të gjitha ato shtete (që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur) të hapeshin edhe ambasadat e Republikës së Kosovës, gjithëmonë duke i'u dhënë vetëm nga një zyrë (dhomë), të ngarkuarëve me punë ambasadash të Republikës së Kosovës, të cilët sipas të drejtës publike ndërkombëtare, ndër të tjerat, kanë për detyrë që të përgadisnin ambasadat e Republikës së Kosovës.
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), përmes njësiteve elite të AKSH (gjatë gjithë vjeshtës së vitit 2007), dha një kontribut modest në përshpejtimin e përcaktimit të statusit të Kosovës (Lexo: Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zotit Ban Ki Mun, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në dhjetor të vitit 2007), kontribut modest këtë që politika jonë zyrtare e Prishtinës dhe kjo e Tiranës, jo vetëm nuk na e pranoi, por përkundrazi (në unison), edhe na shau dhe ofendoi shumë rëndë, bile shumë më rëndë se sa bandat kriminale të „Car Lazarëve“ të Serbisë.
Megjithatë, ne bijtë e bijat e këtij populli e të kësajë Shqipërie Etnike, të rrjeshtuar në rradhët e FBKSH-së dhe të strukturave të tij, do të dijmë të punojmë e të veprojmë edhe në të ardhmen, me të gjitha format tona demokratiko - diplomatike (sot), përmes formave të ndryshme, ndër të cilat kanë qenë dhe janë edhe takimet tona me ndërkombëtarët, dhe ato demokratike të dhunës (nesër), nëse do të na imponohet nga armiqët tanë sllavo-grekë, si dhe nuk do të lodhemi kurrë, dhe as nuk do të stepemi e përulemi nga presionet e lloj - llojshme, qofshin ato të armiqëve tanë të jashtëm apo të atyre të brendshëm.
Kemi bindjen e patundur se, shumë shpejt edhe populli ynë i dashur, do të bindet për ate që ne e kemi deklaruar, që në shtator 2006, se: KOSOVA MË LEHTË DHE SHUMË MË SHPEJT MUNDET TË RIBASHKOHET ME SHQIPËRINË, SE SA AJO TË BËHËT SHTET I PAVARUR…!
Kjo gjë po realizohet tani…
Tiranë, 04 tetor 2008. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Tue Oct 07, 2008 6:21 am | |
| Ndarja e Kosovës do të sjellë jo vetëm ndarjen e Serbisë, por edhe ndarjen e Malit të Zi, të "Maqedonisë" dhe të Greqisë si dhe korigjimin definitiv të historisë fatkeqe të shqiptarëve…!
Shkruan: Gafurr Adili
Serbët dhe të gjithë aleatët e tyre sllavo-grekë, përfundimisht duhet të binden se, ndarja e Kosovës që e kërkojnë ata, më shumë se askujtë tjetri në këtë Ballkan "fuci baroti", iu konvenon shqiptarëve, sepse shqiptarët përfundimisht do ta korrigjonin padrejtësinë e tyre historike, të shkaktuar nga invadimet ushtarke sllavo - greke dhe legjitimimi i këtyre invadimeve ushtarake nga Evropa Plakë.
Serbët dhe të gjithë aleatët e tyre, kurrsesi nuk duhet të harrojnë, se që nga momenti i ndarjes së Kosovës, në Ballkan do të fillonte edhe "loja domino", ku edhe për pasojë, e sëmura aktuale e Ballkanit, me emrin "Maqedoni", do të ndahej midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, sepse ajo (IRJM) është ngritur mbi trojet etnike të Shqipërisë Etnike dhe të Bullgarisë Etnike.
Kurse, Serbia do të ngelte vetëm në ish-Pashallëkun e saj të Beogradit, sepse nga ajo (Serbia) do të shkëputej Sanxhaku, me Kryeqendër Jeni Pazarin, populli i të cilit (në vitin 1992), me referendum popullor, Sanxhakun e shpalli Krahinë të Republikës së Kosovës, si dhe Krahina e Vojvodinës, e cila do t'i ribashkohej Hungarisë, apo edhe trojet etnike të Rumanisë që do t'i ribashkoheshin Rumanisë, vetekuptohet këtu që doemos Kosovës së Shqipërisë Naturale do t'i bashkohej edhe Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), si dhe trojet shqiptare nën "Maqedoni" (Shkupi, Kumanova, Velesi, Përlepi, Manastiri, Prespa, Struga, Dibra, Kërcova, Gostivari dhe Tetova), dhe trojet shqiptare nën Mal të Zi (Ulqini, Tivari, Rozhaja, Plava dhe Gucia), si dhe Kosturi e Camëria.
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) prej kohësh (që në Kuvendin e tij të Dytë Kombëtar, më 16 shtator të vitit 2006), opinionin publik kombëtar dhe ate ndërkombëtar, e ka paralajmëruar për zgjidhjen përfundimtare dhe fatlume të cështjes madhore kombëtare, ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të tij etnike, në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI, që ishte dhe mbetet aspirata shekullore e kombit shqiptar dhe amaneti i dëshmorëve tanë të Kombit e Atëdheut, prandej edhe kemi kërkuar dhe rregullisht vazhdojmë të kërkojmë që të gjithë atdhetarët shqiptarë, të cilëve në damarët e tyre iu rrjedh vetëm gjak shqiptari, kudo që ata ndodhen (në trojet etnike të Shqipërisë Natyrale apo edhe në diasporën shqiptare, ndër të cilët ka qenë dhe është edhe shqiptari i madh - Xhozef Digouardi), pa më voglin hezitim t'i bashkohen Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, ndër të cilat ka qenë dhe mbetet edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), sepse kemi qenë dhe jemi vetëm ne që kemi punuar e që kemi dijtur e dijmë të punojmë (pa më të voglën hile dhe hezitim) për ribashkimit kombëtar shqiptar, në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI.
Tiranë, 04 tetor 2008. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH Tue Oct 07, 2008 6:25 am | |
| Shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi kanë patur vetëm dy rrugë të përcaktimit të tyre: Tê ishin me shqiptarin Enver Hoxha apo të ishin me jugosllavin Tito…!
Shkruan: Gafurr Adili
Atëdhetarët shqiptarë në ish-RSFJ, të cilët kërkonin, punonin, vepronin dhe luftonin për të realizuar aspiratën shekullore të shqiptarëve, të sanksionuar edhe në Programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (të Avdyl Frashërit e Sylejman Vokshit), që ka qenë dhe është edhe Programi (Platforma Politike) e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe e strukturave të tij, ndër të cilat ka qenë edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), u përcaktuan me shqiptarin Enver HOXHA, kurse të gjithë ata, të cilët mbi interesat dhe idealet kombëtare vendosën interesat e tyre individuale (pasurore dhe të karrierës), u përcaktuan me gjakpirësin e shqiptarëve, me jugosllavin Tito.
Këta të dytët, titistët shqipfolës, më shumë e dojshin Jugosllavinë e Titos se sa Shqipërinë e Enver Hoxhës, dhe jo vetëm kaq, por edhe me shumë, ku një pjesë e vogël e tyre edhe u implikuan në grupet diversioniste të agjenturave serbo-greke dhe kryenin masakra në Shqipëri, në këtë Shqipëri (që për ne atdhetarët shqiptarë nën ish-Jugosllavi) ishte fanar drite e ndricimi, ishte ideali dhe Nëna ynë e vetme, që na jepte moral dhe forcë kundër pushtuesve serbo-jugosllavë.
Pra, midis te parëve (atdhetarëve shqiptarë) dhe atyre të dytëve (titistëve shqipfolës), për gati gjysëm shekulli (për aq sa vazhdoi edhe "Lufta e Ftohtë" midis Lindjes dhe Perëndimit), u zhvillua një luftë e paparë midis dy koncepteve politike:
1. enverizmit (shqiptarizit) dhe
2. titizmit jugosllav,
luftë të cilën, pas rënies së socializmit (1990), por jo të komunizmit (siç është trumbetuar e po trumbetohet nga borgjezia fashiste kombëtare shqiptare dhe ajo ndërkombëtare), sepse ai (sistemi më human - komunizmi), nuk u shfaq dhe as nuk triumfoi në asnjë vend të Botës, në të gjitha trojet shqiptare, dhe në veçanti në Piementin e Çështjes Kombëtare, siç e ka quajtur Tiranën ideologu ynë dhe Kryetari i Nderit të FBKSH-së, Mr. Ukshin HOTI, apo te „koka e irredentës shqiptare“, siç e quante dikur ( pas demostratave të v. 1981) propaganda serbo-sllave Tiranën e Enver Hoxhës, fatkeqësisht jo vetëm për mua, por edhe për fatin e keq të të gjithë atdhetarëve shqiptarë, si dhe të gjithë kombit shqiptar, përkohësisht (për afër dy dekada me rradhë) e fitoi titizmi shqipfolës, i cilli fillimisht ( gjatë viteve 1991 dhe 1992) shkatërroi gjithçka ishte ndërtuar me djersën dhe me gjakun e popullit shqiptar në Republikën e Shqipërisë ( Shqipërisë Londineze) dhe pastaj edhe në vitin 1997, kur edhe e skërmoqën (UDB-ja serbo-jugosllave dhe ASFALIA greke), gjithë aparatin e Shtetit Shqiptar, si dhe për gati dy dekada me radhë kombi ynë shqiptar po udhëhiqet dhe po drejtohet nga politikanë (si këtu në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë dhe në Tetovë), antikombëtartë,të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë asgjë tjetër, pos politikanë marioneta të të huajve dhe politikanë të interesit e të biznesit të tyre personal, ashtu siç dikur ishin edhe këlyshit e Titos (titistët shqipfolës) të Kosovës dhe të trojeve të saj në ish-RSFJ.
Shqiptarët atdhetarë, këtë vit (pikërisht më 16 tetor të vitit 2008), do të përkujtojnë e do të festojnë 100 vjetorin e ditëlindjes së burrit më të madh të Kombit Shqipar - ENVER HOXHA.
Dhe, përmes këtij shkrimi, dua të apeloj dhe të kërkoj, që të gjithë atdhetarët e atdhetaret shqiptare, ndër të cilët janë edhe pjestarët e FBKSH-së dhe luftëtarët e AKSH-së, të moblizohen dhe të japin kontributin e tyre në këtë përvjetor të rëndësishëm për njërën nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar, pas Gjergj Kastriotit -SKENDERBEUT, për Heroin Kombëtar- ENVER HOXHA.
Të gjithë shqiptarëve atdhetarë, të të gjithë Shqipërisë Etnike, ua bejmë me dije se,ata që dhuruan më të shtrenjtën e tyre - jetën, gjatë gjithë periudhave të lavdishme të Kombit Shqiptar, sic kanë qenë demonstratat e vitit 1968, ato të vitit 1981 dhe 1998-1999, si dhe betejat e lavdishme te UCK-se (1998-1999) dhe 2000 UCPMB (në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe UCK-ombëtare (në Tetovë e Kumanovë), si dhe më vonë (2002 dhe në vazhdimësi) në kuadër të FBKSH-AKSH-së, ishin të frymëzuar nga Tirana e Enver Hoxhës, apo enverista (sic i quante propaganda serbo-jugosllave), dhe kurrsesi titista shqipfolës.
Pra, ata ishin bijtë e bijat më të devotshëm të Kombit e të Atëdheut tonë Kombëtar, të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarit të madh Enver HOXHA.
- LAVDI E PËRJETSHME JETËS DHE VEPRËS SË LAVDISHME TË TË PAVDEKSHMIT ENVER HOXHA !
Tiranë, 05 tetor 2008. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Deklarata te FBKSH | |
| |
| | | | Deklarata te FBKSH | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |