|
| KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 4:55 am | |
| KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH
SEKRETARIATI VENDIMARRËS I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH) SHPALLË PUSHIMIN E PËRKOHSHEM (DETANTËN) E AKTIVITETIT TË FBKSH, DHE TË GJITHA STUKTURAVE TË TIJ, TË ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH), TË SIGURIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR (SKSH) DHE TË FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH), DERI NË REALIZIMIN E PLATFORMËS SË SHQIPËRISË NATYRALE, TË INICUAR DHE TË PUBLIKUAR NGA INTELEKTUALI ATDHETAR - KOÇO DANAJ…!
Arësyetimet tona:
Arësyetimi i parë, është se, realizimi i Platformës Politike të FBKSH dhe të gjitha strukturave të tij: AKSH, SKSH dhe FKSH, që ka qenë dhe mbetet Shqipëria Etnike, është një rrugë me përspektive të gjatë e të largët.
Arësyetimi i dytë, është se, para se të arrijmë, ne apo pasardhesit tanë, në realizimin e Shqipërisë Etnike, që nënkupton ribashkimin kombëtar dhe të trojvete etnike shqiptare të Kosovës Lindore ( Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit), të trojeve shqiptare nën Malin e Zi, të Çamerisë dhe të Toplicës, paraprakisht dhe shumë më e mundur dhe më e lehtë është që të arrihet ribashkimi (me mjete demokratike) i Republikës së Kosovës dhe i Republikës së ILIRIDËS me Republikën e Shqipërsië, që që bashkarisht do të quheshin Shqiperia Natyrale, rrugëzgjidhjen edhe realizimin e së cilës, shumë qartë edhe e pasqyron Platforma e Shqipërsië Natyrale, të përpiluar nga intelektuali i shquar atdhetar, Zoti Koco DANAJ, të cilin Sekretariati Vendimarrës i FBKSH, jo vetëm që e përgëzon për këtë veprim kombëtar, por gjithashtu i ofron edhe gjithë mbështetjen e tij morale, logjistike, njerëzore, politike dhe kombëtare.
Arësyetimi i tretë, është se, me shpalljen e Republikës Kosovës s'i shtet të "pavarur" e "sovran", për çka një kontribut kolosal ka dhënë edhe FBKSH dhe mbi të gjitha AKSH, ashtu si në Republikën e Shqipërsië, ku kanë vepruar e veprojnë institucionet shteterore e legale të Republikës së Shqipërisë dhe uniforma e bukur e ushtrisë shqiptare, dhe nuk ka patur e as nuk ka vend për veprim të FBKSH dhe aq më pak për të AKSH, por në prill 2004 (këtu në Tiranë) e ngritem SHAIBK ( Shoqatën Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar), e cila tanimë degët e saj i ka ngritur dhe të organizuara edhe në Republikën e Kosovës dhe në diasporën shqiptare, edhe në Republikën e Kosovës, tani e në të ardhmen nuk ka e nuk do të ketë vend për veprimtari të FBKSH dhe aq më pak të AKSH, sespe aty, në Republikën e Kosovës, në vend të FBKSH-së, po veprojnë institucionet legale të Republikës së Kosovës, dhe në vend të AKSH-së po vepron edhe aleati ynë NATO, me emërin KFOR, prandej, të gjitha strukturat e FBKSH në Republikën e Kosovës, tani e në të ardhmen do të duhet dhe urdhërohen që të veprojnë në emer të SHAIBK, ose të formojnë një parti politike me emërtimin Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe si të tillë, si parti politike (AKSH) apo si SHAIBK, ashtu si SHAIBK në Republikën e Shqipërsië, edhe partia politike (AKSH) apo SHAIBK në Republikën e Kosovës dhe në diasporën shqiptare, bashkarisht duhet të bashkohet rreth Platformës së Shqipërsië Natyrale, që shumë shpejt, më 10 qershor ose me 28 nëntor këtij viti (2009), pritet që edhe të kryesohet nga Komitetit i Shqipërsië Natyrale.
Kryetari i Përgjithshëm i FBKSH, Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),
Shefi i Shtabit të AKSH, Arbër KORABI (d.v.),
Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH, Prof. Dr. Clirim PRESHEVA (d.v.)
Shefi i Këshillit Qendror të FBKSH, Mr. ecc. Kalors TOPLICA (d.v.),
Zëdhënësi Politik i FBKSH,
Mr. Gafurr ADILI - KËRÇOVA. E-mail adresa: gafurradili@hotmail.com Tel.Nr.(mobil): 00355 (0) 692735656
Tiranë, më 10 Maj 2009 | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 1:05 pm | |
| LPK-ja u shendrun ne socialista te vertete si gjinushi e milo-majko-nano-ramo-qako, e hoqen masken, gafurri "nacionalisti" me ushtrin AKSH-en u dorezu, e ka nermen te naj parti e re ja te e vjetra LPK-ja me emnin e ri socialiste e komunist te vjeter!!!! Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosoves!! Me ushtrin cfar e ka nder mend gafurri te beje do ta demobilizoj ? Shume deklarata ka dhane aj komandanet shum deparetementeve te ushtris! Shtrija doren aliut o gafurr se ta gjan naj ven nakun afer cervenikoskes. Ju lidhin shume gjana me bashek kolegun,shokun tan aliu e tjere LPK-ista Tash anmin e ben ne dipllomaci gafurri, e sosi me muharebe , gjeneral gafurri. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 1:41 pm | |
| O Medalim mose u mer me Lpk sepse Lpk ka histori te shkruar me gjake e sakrifice dhe me realitet ne radhet e LPK ishin bijte me te shtrejt te kombit qe nga themeluesi i saje JUSUF GERVALLA, KADRI ZEKA e deri tek VIGANI ADEM JASHARI KOMANDANTI LEGJENDE I KOMBIT TONE se cfare kane bere Aliu e disa te tjere nuk ka rendesi rendesi ka qe Kosova u clirua njeher nga cizmja sllave dhe kjo ishte merit e LPK qe dha kushtrimin per kryengrytje dhe beri qe bota te hape veshin e shurdher qe e kishte qe nuk dinte asgje per Kosoven e gjetk nuk munde te mohoshe kete ase ty e askushe ne bote kushdo qe te mundohet te flase per Lpk te etiketoj e ka kot se flasin veprat e saj deri sa LPK ishte ne fuqi beri aqe sa mundi me nje popull qe ishte i drejtuar ne rugen e Pacifistit te flliqt Rugova I cili ishte nen ombrellen e kriminelit te shekullit me nje popull qe pacifisti i flliqur me ne krye Berishen donin qe cdo gje te pengojne ne drejtim te Clirimit te Kosoves ariten deri atje sa bijte e Uck i qujten dore e zgjatur e Serbis dhe Arestuan Komandantin e saje ADEM JASHARIN NE ATEDHEUN E VET vetem per te ndale luften qe ishte e drejtuar nga Lpk Te flasem per Gafurin, Gafuri qe moti ka deshtu ka qen i deshtuar e kame thene gjithnje dhe do te them nuk e ndryshoje mendimin per ate servil te degjeneruar sepse e njofe vendosmerine e tipit te Gafurit ja ku i nxori Lakrat sote me thuaj kushe mbane pergjesis tani per gjithe ato djem qe u vrane dhe qe u arestuan per cfar per cfare kauze ku mbetet mundi i tyre ku mbetet sakrifica e tyre qe ndoshta kane qene edhe pa buke diku ne male vetem pse donin Bashkimin, e Lideri i tyre duke henger qingja te pjekur ne Malin e Dajti ne hell ne Qafe Molle dhe sote del debili dhe iken me bishtin nder shale turp turp turp | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 2:21 pm | |
| Vetem dezertoret kan qen te deshtuar! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 2:27 pm | |
| He Murturi Rushi i tharet te duket tani a hahhaa kure LPK e filloje nuk deshi te dije ase per Evrope e ase per kerkend nuk kishte fjale por vepra tani po i nxjerni tezat jo Evropa e jo Ballkani apo mos ju haxhuan leket per te paguar komjuterin hahhagjithkjo propagande e genjeshter marje ne qafe djemt sy drita tani rushi i tharet !!!! haj qesharak ju kame thene gjithnje e ashtu mbeteni me vjen keq | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 5:16 pm | |
| Kjo ishta edhe strategjia e par per denoncimin e njerzve ! Opsioni i dyt do te jet bashkimi i atdhetarve. Opcioni i tret do te jet ndertimi i strategjis politike . Opcioni i kater zgjedhje e kandidatve te perkoshem te partive ne vend dhe jasht. Pran na kemi strategji vizion te qart pe bashkimin kombetar ,kemi shoqaten -shaibk;Shoqaten per bahskim dhe identitet Kombetar Partij dhe do te hym komplet ne pushtet. Ti nese don me ardh hajde e nese jo rri sesht e thane me zor me ju bashku por kujdes se neser si dihet mund edhe te pendohesh?! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 5:47 pm | |
| Jo jo te pendohem kure per vizione te kota tani do te filloni edhe nja 10 vjet te tjera duke rejt e duke u cdjer ne ruget e botes e Tiranes duke luajt e talle vet veten vetem qofte i mare ai qe ju ndjek apo qofte si cifti i juaj apo i Ejup Vardarit e disa kalosheve te tjere Une asesi nuk pendohem per krokama qyqesh asnjeher nuk pendohem per gjera qe nuk kane kurfare vlere dote ja u kisha zili shume po qese dote kriseshi te pakten nje pushke dote jua kisha zili ne qofte se ju ishit aqe te zgjuar sic lajmeruat ne komunikate qe keni zene Mlladicin ateher do te thoja se keni kuadro e gjithcka por sice po duket tani kopili eshte duke ju dale, mose valle jeni ju qe e keni mbrojte Mlladicin cfare nuk ndodhe mose valle ishit ju te financuar nga Serbi per te bere propagande gjoja se bashkim e me zbuluar djemt me te mire mose valle ishit ju edhe grupi i Legija apo shume grupe kriminelesh ne sherbim te armikut se ketu len te nenkuptohet ndryshe per te mshef Kopilin te themi se e ka bere gabelica hahahahha keshtu del dhe kjo dote thote se Kosova po e mere veten e ju skeni cfare benidhe hajte bejm nje parti per Bashkim Kombetar vetem per sy e faqe vetem te lani M...me SH.... tani se po ju dalin te pa lara une keshtu ju kuptoje tani edhe shume te tjere ketu Keto ishin krokamat mbaruan leket e qeverise Serbe apo te Fazllicit dhe ngelet me gishtin ne goje me Kopilin te dera keshtu e ka padrejtesia haku i djemeve qe kishin mare seriozishte tani hajte se rushi i tharet nuk ben hahahaha | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 6:51 pm | |
| VENDIMARRËS I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH) SHPALLË PUSHIMIN E PËRKOHSHEM Mos keni qene ndonjehere aktiv, qe me pastaj te pushoni!? Ore zoterinje, po lereni me synimet e qellimet, sepse edhe nje i ri, synim ka Bashkimin Kombetar. Po ju tregonani dicka konkrete. Ndermerrni veprime konkrete, e jo vetem llafe goje. Gjithnje do te mbesim me shpresen se Bashkimin Kombetar, nuk do ta leni vetem si ide te parealizuar, por do te punoni qe ajo ide te materializohet. Me t'mira | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 7:01 pm | |
| |
| |
SHQIPËRIA NATYRALE ËSHTË HAP TAKTIK I DOMOSDOSHËM PËR REALIZIMIN E OBJEKTIVIT STRATEGJIK TË SHQIPËRISË ETNIKE |
Publikuar më 11 maj, 2009 në orën 09:51 ( Para 6 orë e 59 minutave ) | Opinion | |
|
| Vera DUSHI:
Shqipëria Etnike nuk mund të realizohet tani, kur kombi shqiptar jeton copa-copa, të shpërthurur nën kolonializmin serbo-sllavo-maqedonas-malazez dhe Shqipëria e ngushtë administrative nuk ka fuqi as për vetë ,... jo të ngritë çështjen e Toplicës - të kthimit të pasardhësve të shqiptarëve të dëbuar në vitin 1878 prej ushtrisë kriminale serbe dhe të Çamërisë – të kthimit të shqiptarëve të dëbuar më vitin 1945 (dhe pasardhësve të tyre) në shtëpitë të veta, prej të cilave u larguan nga hordhitë e kriminelit gjakpirës fashist grek Napoleon Zerva. Kjo mund të krijohet vetëm duke pasur edhe infrastrukturën shtetërore dhe logjistike të një shteti kombëtar natyral shqiptar.
Intelektuali atdhetar Koço DANAJ ka publikuar Platformën e Shqipërisë Natyrale. Termi “Shqipëria Natyrale” është parashikuar më parë në veprat e botuara prej Koço DANAJIT. “Shqipëria Natyrale” do të përfshijë të gjithë territoret të banuara nga shqiptarët, por jo territoret etnike të spastruara nëpërmjet aksioneve të dëbimit të popullit shqiptar prej Toplicës dhe Çamërisë: “Shqipëria Natyrale nuk merret me Mollën e Kuqe, as me Pargën, as me Kaosanicën, as me Toplicën. Por ajo është e detyruar të merret me Mitrovicën, me Preshevën, me Ulqinin, me Strugën, etj. Njohja e realitetit sjell edhe zgjidhjet e tij, sjell edhe stabilizimin e tij. Fshehja e këtij realiteti sjell edhe traumat, destabilizimin, dhunën dhe konfliktet” Dhe në këtë kontekst, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) ka shpallur “pushimin e aktiviteteve (detenté) të FBKSH dhe strukturave të tij [...] deri në realizimin e Platformës së Koço DANAJT për Shqipërinë Natyrale” (Komunikata Përfundimtare të FBKSH-së).
* * *
Ky vendim i Sekretariatit Vendimmarrës të FBKSH-së duhet të kuptohet si ndërgjegjësimi i faktit se Programi strategjik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) për Shqipërinë Etnike (Shqipëria prej Mollës së Kuqe deri në Prevezë) kalon medoemos nëpërmjet hapit taktik të Shqipërisë Natyrale. Shtrohet pyetja: pse?!
Sepse tanimë ai status quo të padrejtë të vendosur në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës më 1913 është ndryshuar.
Shqiptarët kanë sot në Ballkan dy njësi shtetërore shqiptare: Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Kosova e ngushtë nuk është më territor të pacaktuar politikisht (lexo: të pushtuar dhe të kolonizuar) brenda Serbisë, por shtet më vetë. Edhe ashtu pa sovranitet siç është, e ka carë zinxhirin vrasës së vizatimeve shtrënguese të vendimeve të Londrës (1913), për hir të blloqeve të kundërta që donin të “evitonin luftën” midis tyre (por e kurdisin ditë e natë) në “kohërat të nxehta” para Luftës së Parë Botërore. Ky është korrigjimi i parë themelor që ndodhi 95 vjet pas Konferencës së Londrës.
“Dështimi i Marrëveshjeve artificiale mbi bazën e të cilave u ngritën shtetet e Ballkanit u jep të drejtën shqiptarëve të kërkojnë partneritet me fqinjët dhe aleatët e tyre. Politika shqiptare duhet të pushojë së qeni porosimarrëse duke u shndërruar dora dorës në këshilluese dhe pse jo parashikuese e proceseve politike dhe gjeopolitike në rajon dhe më gjerë” Pra, për realizimin e Shqipërisë Natyrale Shqiptarëve u ka mbetur të shkatërrojnë një nga një vendimet e Konferencave të Londrës (1913, 1992) dhe të ndarjeve artificiale titiste në trupin e Kosovës historike.
1)Në vazhdim, Kosova-shtet duhet të konsolidohet dhe të përforcohet, të shtrijë organizimin në të gjithë territorin e vet, të fillohet të udhëhiqet nga një klasë politike kombëtare (ashtu si në Republikën e Shqipërisë) dhe më në fund të ribashkohet me shtetin-amë, Shqipërinë administrative. Nuk ka rëndësi nëse “Pakoja e Ahtisaarit” ndalon bashkimin e Kosovës me një shtet apo me një pjesë të një shteti duke mohuar kështu të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve. Në momentin kur Republika e Kosovës do të merr peshë në vendimmarrje dhe Princi Wied, “i mishëruar në trupin e Pieter Feithit” do të largohet nga Kosova, ajo do të mund të vendoset vet për të ardhmen e saj, po të kryesohet nga shqiptarë atdhetarë.
Kujdes forcave retrograde shqipfolëse!
2)Nga ana tjetër, “Maqedonia” ngordhet ... dita-ditës e më shumë. Ajo do të dështojë si projekt artificial dhe kolonial në Ballkan. E para, sepse prova e “Marrëveshjes së Ohrit” tashmë është falimentuar. Me gjithë faktin se pranimi i tij nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nënkuptonte tradhtinë e krerëve të tij, mbi të gjitha e Ali Ahmetit & Co, domethënia e tij ishte se shqiptarët do të pranojnë të drejta nga ana e sllavo-maqedonasve, kurse ata (shqiptarët) do të garantojnë integritetin dhe sovranitetin e IRJM-së. Sllavo-maqedonasit nuk kanë pranuar “notë kaluese”!!
Ata nuk kanë akorduar as tetë vjet pas nënshkrimit të drejtat të shënuara në këtë akt, kanë burgosur ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kanë kaluar nëpër gjak dhe terror popullsinë shqiptare civile të Brodecit... Me një fjalë kanë vazhduar politikën e tyre klasike të pushtimit dhe kolonizimit.
Prandaj shqiptarët duhet të vetëvendosin, nëpërmjet (fillimisht) federalizmit të Maqedonisë – krijimit të Republikës së ILIRIDËS dhe shkëputjes së saj prej IRJM-së (si hap i parë) dhe ribashkimit të saj me Republikën e Shqipërisë. E dyta, sepse politika sllavo-maqedonase udhëhiqet nga forca ekstreme shoviniste pro-serbe të kryesuara nga krimineli Gruevski. Ata kanë interes që IRJM-ja të ekzistojë më vetë dhe ana sllave të mos bashkohet me Bullgarinë (siç do të ishte normale) që të mbajnë nën pushtim dhe kolonizim tokat shqiptare të ILIRIDËS.
Ndërthurja e këtyre dy arsyeve gërshetohet medoemos nëpërmjet një aleancë të shqiptarëve me forcat kombëtare bullgare. Ata duhet sa më parë të kuptojnë deri ku shtrihet territori etnik shqiptar dhe ku fillon territori sllav dhe assesi të mos pretendojnë tokë shqiptare (!)
Bashkimi i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së ILIRIDËS DO TË THOTË KRIJIMI I SHQIPËRISË NATYRALE, NË FAZË FILLËSTARE.
Sa i përket Preshevës-Bujanocit (përjashtohet Medvegjen, gati e spastruar etnikisht dhe në fqinjësinë e Toplicës), thjesht do t’i bashkëngjitet Republikës së Kosovës, kur ajo do të jetë në gjendje të vendos për fatet e saj (dhe jo UNMIK-EULEXI), fillimisht duke pranuar se shqiptarët nga Presheva-Bujanoc duhet të kenë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë, një gradë të theksuar të autonomisë dhe lidhshmëri horizontale midis komunave shqiptare të kësaj anë dhe lidhshmëri vertikale me Republikën e Kosovës. Do të duhej gjithashtu ndërkohë, t’i bëhet presion Serbisë (në instancat ndërkombëtare) që Beogradi të pranojë rikthimin e 30.000 shqiptarëve të zhvendosur në Kosovë, shumica në Gjilan, pas luftës së fundit të vitit 2000 (!) Çlirimi i tyre nga zgjedha serbe më siguri do të mund të bëhet pas ribashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, nëse marrim në konsideratë dhe faktin se tërë Kosova Lindore duhet të merret si njësi territoriale të vetme që iu shkëput Kosovës së ngushtë më vitin 1956 dhe rrezikun e asimilimit të plotë të shqiptarëve nga Medvegja.
Lidhur me Ulqinin, Tivarin, Plavën, Gucinë etj, troje shqiptare nën Malin e Zi, të ardhur nën zgjedhjen e këtij “shteti” pas Konferencës së Berlinit të vitit 1878 dhe luftës së armatosur që Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ka vazhduar me forcat osmane në rastin e Ulqinit dhe, më pas Konferencës së Londrës së 1913, ata duhen përfshirë në Shqipërinë Natyrale, sepse atje jetojnë shqiptarë, nuk është territor të shpopulluar nga shqiptarët, kurse “Mali i Zi” është një shtet artificial; malazezët nuk janë në fakt komb, ata janë serbë të pastër. Pra, propozoj për trojet shqiptare nën Malin të Zi të njëjtin proces si në Preshevë-Bujanoc. Edhe nëse nuk do të mund të përfshihen nga e para në Shqipërinë Natyrale “fillestare”, të fitojnë një gradë të autonomisë dhe lidhshmëri territoriale vertikale me Republikën e Shqipërisë, gjithnjë sipas përcaktimeve për serbët të “Pakos Ahtisaari”, kjo lidhshmëri territoriale, edhe në rastin e Preshevë-Bujanocit, edhe në rastin e Ulqinit me vise, do të mund të shpëtojnë shqiptarët prej asimilimit që i kanos. Partitë politike shqiptare atje duhet të inkurajohen të bashkohen në një Trup Koordinues të Shqiptarëve.
Të përforcohen lidhjet e Republikës së Shqipërisë me shqiptarët të kolonizuar nën Malin e Zi dhe të inkurajohet rikthimin e mërgimtarëve (shumica në SHBA) në trojet e veta. Pas realizimit e Shqipërisë Natyrale “fillestare” (të parashikuar në Platformën e Koco Danajit), të kalohet në ribashkimin e këtyre trevave (Preshevë, Bujanoc; Tuz, Plavë, Guci, Ulqin, Tivar etj.), me të, duke qenë e domosdoshme për këtë një forcë politiko-ushtarake si FBKSH me strukturat e veta, për realizimin e këtij qëllimi.
|
| |
| |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 7:01 pm | |
| Përfundimi i gjithë këtij procesi do të kurorëzohet me SHQIPËRINË NATYRALE – korrigjim përfundimtar për Kosovën historike (ish vilajetin e Kosovës) të vendimeve të padrejta të Londrës së 1913 dhe ushtrim i parë i së drejtës së vetëvendosjes dhe dekolonizimit të shqiptarëve që jetojnë në trojet të veta.
* * *
Pas realizimit të Shqipërisë Natyrale do të fillojnë përpjekjet për krijimin e SHQIPËRISË ETNIKE, me bashkëngjitjen e territorit të TOPLICËS, SANXHAKUT (të PAZARIT TË RI) dhe ÇAMËRISË, Shqipërisë Natyrale.
Realizimi i Shqipërisë Natyrale është jetësor për mbijetesën e sotme të shqiptarëve, të cilat duhet të njësohen në një shtet të vetëm kombëtar, që të mos gëlltitën nga bajlozët dhe kuçedrat sllavo-greke apo të magjepsin nga shtrigat “multietnike” të Evropës Plake. Kurse realizimi i Shqipërisë Etnike, nuk ka brendapërbrenda pyetjen rreth ardhmërisë së një popullsie shqiptare. As në Toplicë, as në Çamëri nuk ka më sot shqiptarë dhe kjo çështje nuk është e kushtëzuar nga koha. Kurse shqiptarët nga Sanxhaku, fatkeqësisht u asimiluan dhe u kthyen në “boshnjakë”... Sigurisht, zhvendosja e shqiptarëve në mërgim pas këtyre akteve ka bërë që shumë shqiptarë të mos shohin dritën e diellit në trojet e veta, dhe kjo nuk mund të injorohet, të harrohet, nuk mund të kalohet aq lehtë mbi këto padrejtësira. Kjo është arsyeja pse veprimtaria e një atdhetari të mirëfilltë shqiptar nuk duhet e nuk do të ndalë së pushuari pas krijimit e Shqipërisë Natyrale. Por Shqipëria Etnike nuk mund të realizohet tani, kur kombi shqiptar jeton copa-copa, të shpërthurur nën kolonializmin serbo-sllavo-maqedonas-malazez dhe Shqipëria e ngushtë administrative nuk ka fuqi as për vetë, jo të ngritë çështjen e Toplicës - të kthimit të pasardhësve të shqiptarëve të dëbuar në vitin 1878 prej ushtrisë kriminale serbe dhe të Çamërisë – të kthimit të shqiptarëve të dëbuar më vitin 1945 (dhe pasardhësve të tyre) në shtëpitë të veta, prej të cilave u larguan nga hordhitë e kriminelit gjakpirës fashist grek Napoleon Zerva. Lë të rikujtohemi për “odisenë” e Rezolutës për Çamëri në Parlamentin shqiptar, që nuk ka kaluar për shkak të presioneve politike të Geizhit! Kjo nuk do të ndodhë në rastin e Shqipërisë Natyrale ku Geizhët, Janullatosët nuk do të kenë vend dhe as kurajë të bëjnë presione dhe shantazhe politike dhe të ushtrojnë strategjinë e tyre agjenturore “fetare” grekomadhe.
Në këtë moment, Shqipëri Natyrale dhe jo Shqipëri Etnike në veprimtarinë atdhetare nuk do të thotë heqje dorë prej betimit që të gjithë anëtarët e FBKSH-së dhe të strukturave të tij e kanë dhënë, por një veprim të përkohshëm të domosdoshëm taktik, drejt realizimit të qëllimeve, drejt përmbushjes së këtij betimi.
Në rastin e TOPLICËS dhe të ÇAMËRISË, dy vise etnike shqiptare që kanë përjetuar “në pasqyre barkore” të njëjtin fat të keq:
- e para, duhen hartohen dosjen e tapive të Toplicës dhe dosjen e pronave të Çamërisë;
- e dyta, duhet të mblidhen pasardhësit të shqiptarëve të Toplicës, ashtu si të Çamërisë dhe të kthehen masovikisht në trojet të veta;
-e treta, atyre do t’u duhen garantuar ndërkombëtarisht se Serbia dhe Greqia nuk do t’i dëbohen më (as në rastin e vënies në pyetje të shkëputjes);
- e katërta, ata duhet të dëmshpërblehen, ashtu siç ndodhi më hebrenjtë të Gjermanisë që u keqtrajtuan deri në gjenocid nga forcat hitleriane. Pastaj mund të pasojë ribashkimin e Toplicës me Shqipërinë Natyrale.
Pra, në një organizim shtetëror si Shqipëria Natyrale, me fuqi politike, ekonomike dhe shoqërore, gjithsesi me një infrastrukturë dhe logjistikë shumë më të zhvilluar si e shkreta Shqipëri Londineze, mund të zgjidhen problemet e Toplicës, Çamërisë. Atëherë do të kthehen nga rrugët e kurbetit të gjithë shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe Kosovë – për Toplicën, përkatësisht në Turqi dhe Shqipëri administrative – për Çamërinë, dhe të jetojnë në mënyrë dinjitoze në pronat e veta. Pa dyshim, popullata shqiptare që do të kthehet në ato troje do të duhet mbrojtur nga një strukturë gjithëkombëtare. Do të jetë i domosdoshëm në atë çast rigjallërimi i aktivitetit organizativ të FBKSH-së dhe strukturave të tij (me mbështetjen e strukturave shtetërore të Shqipërisë Natyrale), drejt realizimit të Shqipërisë Etnike për përmbushjen e Platformës së miratuar në Kuvendin e Parë të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, më vitin 2002.
Nuk duhet harruar SANXHAKU i Pazarit të Ri, por problemi është a do të mund atje të rigjallërohet kultura shqiptare, sepse vetëm gjeneratat e vjetra po flasin shqip, ata të reja, jo...?!
Rigjallërimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare në SANXHAK, ku nuk janë “boshnjakë”, por shqiptarë, është fushë afatgjatë të punës, pas krijimit të Shqipërisë Natyrale. Vetëm një infrastrukturë të tillë shtetërore do të ketë aftësi organizative dhe burime ekonomike të hapë shkolla (edhe ilegale) shqipe, që vogëlushët e Pazarit të Ri me rrethina, të ndërgjegjësohen për etninë e tyre të vërtetë shqiptare, të mësojnë gjuhën shqipe që paraardhësit e tyre e flisnin. Por, gurët e kësaj veprimtarie duhen hedhur që tani. Pas ndërgjegjësimit të plotë të tyre do të mund të shkëputet këtë trevë prej shtetit kolonial serb që ka vazhduar politikë asimilimi ndaj popullsisë shqiptare të SANXHAKUT të Pazarit të Ri, veprim që gjithashtu kërkon aktivitetin e një force politiko-ushtarake si FBKSH me strukturat të veta.
Vetëm duke kombinuar një shtet të fuqishëm natyral shqiptar me një organizim antikolonial si FBKSH, do të kenë shqiptarët fuqi të shtrojnë çështjet e spastrimeve etnike nga Toplica dhe Çamëria, dhe të rigjallërohen kulturën shqiptare në Sanxhak të Pazarit të Ri. (faza e parë)
Kurse ndarja e këtyre viseve të lashta shqiptare prej Serbisë dhe Greqisë dhe bashkëngjitja e tyre me Shqipërinë Natyrale do të thotë VDEKJE TË VENDIMEVE ANTISHQIPTARE TË LONDRËS (1913) DHE BERLINIT (1878) dhe ushtrim të dytë të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve, duke korrigjuar aktet kriminogjene dhe gjenocidale që serbët dhe grekët e kanë kryer në Toplicë, Sanxhak, përkatësisht Çamëri. (faza e dytë dhe përfundimtare)
* * *
Shqipëria Etnike nuk është një mit të parealizueshëm, por është një qëllim strategjik afatgjatë që kërkon bashkimin e potencialeve politike, ekonomike, shoqërore e të gjithë shqiptarëve të bashkuar në Shqipërinë Natyrale. THIRRJA ime është që: të gjithë atdhetarët, në vazhdim të punojmë palodhshëm, me përkushtim dhe vetëmohim, duke mos fjetur asnjë çast, ashtu që këto procese deri në Shqipërinë Natyrale (të përshkruara më parë) të realizohen, në një kohë sa më të shkurtër, maksimalisht deri më 2013 ... ashtu siç parashikon SAHATI I NDALUR i ballinës së librit të intelektualit Koço DANAJ, “NATURAL ALBANIA” (SHQIPËRIA NATYRALE)...!!!
Prishtinë, 11 Maj 2009 | |
| | | Melodi Fillestar/e
Numri i postimeve : 38 Age : 37 Vendi : Në zyren e engjullit Registration date : 24/01/2009
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Mon May 11, 2009 7:05 pm | |
| Mos ja zini per te madhe ketyre qinxhave te AKSH-FBKSH,sepse kane mbetur me pasoja te gripit te shpezeve. Por ende nuk eshte evituar rreziku sepse egziston edhe mundesia tjeter qe mund te marin edhe simtomat e para te gripit te derave. Haha pushim te perkohshem mbrenda pushimit te pergjithshem. Jeni bere si clouna me keto deklarata te pa baza,mos mbetshim ne duarte tuaja. | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Tue May 12, 2009 4:32 am | |
| ishalla sjet ne dor te kerkujt se askush ska qka me te ba ma shum,as ma pak se vetje dhe mendja jote e lodht. | |
| | | Melodi Fillestar/e
Numri i postimeve : 38 Age : 37 Vendi : Në zyren e engjullit Registration date : 24/01/2009
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Tue May 12, 2009 4:39 pm | |
| Hahaha po me vjen keq kur po shohe njerez si ti qe nuk merren me punet e veta,po jeni be me keq se ato grate e kqija me u perzi gjithkune. Cdo gje eshte relative,pervec mendjes tende prej nje idijoti. Bye Bye | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Tue May 12, 2009 4:56 pm | |
| Ti je ka mirresh me ne se ne skem ka mirrem me ju,mjafotn te jesh e drejt se sa per sinqeritet po shihesh falm per mirkuptim?! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH Tue May 12, 2009 9:33 pm | |
| Ne meremi me ju se ju jeni ata qe genjeni dhe tani Kopili ju ka mbet ne dore hajte se mire jeni me mire vone se kure | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH | |
| |
| | | | KOMUNIKATË PËRFUNDIMTARE E FBKSH | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |