Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty
MesazhTitulli: "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"   "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" EmptySun Jul 06, 2008 8:43 pm

ME PAVARËSI TE RREJSHME KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR



Dokumentet konfidenciale diplomatike flasin për një Propozim i cili ju drejtohet disa qendrave botërore e i cili u hartuar nga Nd. Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Greqisë ku bëhet fjalë për një komplot i cili ka pasur për qellim zhdukjen e Republikës së Shqipërisë. Ky Dokument është shkruar ne Athine në vitin 1949 dhe në atë kohë ka qen objekt trajtimi i Diplomacive dhe Shtabeve Madhore ushtarake të Italisë, Jugosllavisë, Francës, Anglisë dhe SHBA. Greqia e ka bërë këtë pasi i ka pas të njohura apetitet e Beogradit për dalje në Detin Adriatik, apetitet e Romës për të marr bregdetin shqiptar në pronësi të Italisë si dhe alergjinë e Fuqive të vjetra ndaj krijimit të shteteve islamike në Evropë, edhe pse kjo, sa ju përket shqiptarëve, nuk ka qen e vërtetë asnjëherë, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë synuar të krijojnë shtet fetar, por vetëm shtet kombëtar!

Në këtë Propozim grek nuk do të isha thirr tani po mos të ishte përputhe një ngjarje e lidhur me këtë Dokument që ndodhi gjatë vitit 1997 pas shpërthimit të anarkisë së përgjakshme që u nxitë me një fenomen të quajtur PIRAMIDAT E MASHTRIMIT , dhe po mos te ishte përputhje me disa procese aktuale sot kundër Kombit e Atdheut ton!

Fenomeni i PIRAMIDAVE TË MASHTRIMIT ishte një komplot-model i importuat nga Amerika Latine dhe për qëllim kishte shpërthimin e një kryengritje kundër qeverisë, kryeministri i së cilës në një takim me homologët e vet të Evropës të mbajtur pak para këtyre ngjarjeve tragjike në Zvicër, ua kujtoi atyre se Republika e Shqipërisë është shtet sovran , gjë atyre fare nuk ju pëlqeu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty
MesazhTitulli: Re: "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"   "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" EmptySun Jul 06, 2008 8:43 pm

Në momentin kur shpërtheu kryengritja anarkiste e vitit 1997 për një moment dikush i hodhi të gjitha urat në lumin Shkumbin në ajër dhe Shqipëria u nda në dysh! Pikërisht, ndarja e Shqipërisë mes Greqisë dhe Jugosllavisë në rrjedhjen e lumit Shkumbin ishte paraparë në Propozimin e Nd. Ministrit të Jashtëm grek në vitin 1949, prandaj edhe e fillova këtë rrëfim me këtë Dokument. Diplomati grek i propozon edhe disa variante tjera për copëtimin e Shqipërisë, por në praktikë e pamë duke u realizuar këtë variant në vitin 1997!

Pa hyrë në hollësi në letërkëmbimin mes 1949-1953 që është zhvilluar në relacion Athinë, Beograd, Romë, Paris, Londër Uashington unë do të ndalëm në një deklaratë e cila në atë kohë vjen nga Shtabi Madhor i Ushtrisë të SHBA me të cilin Athinës dhe Beogradit i bëhet me dije se ...nëse Greqia dhe Jugosllavia ndërmarrin ndonjë aksion ushtarak për ndarjen e Shqipërisë pa dijen e SHBA, Republika e Shqipërisë do të këtë të drejtën që të organizon mbrojtjen dhe kundërsulmin ndaj Athinës dhe Beogradit...! Nëse kjo ndodhë në marrëveshje me SHBA, atëherë SHBA kërkojnë që në të dy anët e lumit Shkumbin në gjerësi prej 10 Mileve në secilën anë, gjatë gjithë gjatësisë së rrjedhjes së Shkumbinit të mbete Zone e SHBA-ve... (tani kjo Zonë quhet : Korridori tetë )! Pra, po të vepronte Greqia dhe Jugosllavia kundër Shqipërisë pa marrëveshje me SHBA, Amerika do te behej në anën e Shqipërisë!

Por, pas shumë analizave diplomatike, politike e ushtarake këto qarqe vinë në përfundim se çdo sulëm ushtarak ndaj Republikës së Shqipërisë, në këtë kohë, për agresorin mund të shndërrohet në një varrë të vërtete ku do të vriten shumë ushtar dhe në fund nuk është e sigurt se a do të arrihet okupimi i Shqipërisë apo jo. Sepse si than vet ata: ... rreth PPSH dhe rreth Enver Hoxhës është i bashkuar i tërë populli, ndërsa opozita është tepër e dobët që të arrin të organizoi ndonjë rebelim... ! Prandaj ata morrin vendim ...që kjo ndërmarrje të shtyhet për më vonë kur të krijohen kushte më të volitshme brenda Shqipërisë... ! Dhe vërtet këto kushte të volitshme filluan të krijohen vetëm pas vdekjes së Enver Hoxhës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty
MesazhTitulli: Re: "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"   "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" EmptySun Jul 06, 2008 8:44 pm

Kjo edhe me të vërtet ndodhi! Pas vdekjes së Enver Hoxhës filluan të dobësohen resurset politike dhe ato dobësi i reflektuan në resurset ekonomike dhe sociale gjë që solli deri te humbja e besimit në udhëheqje dhe deri te tensionet e brendshme. Në të njëjtën kohë edhe në të gjitha ish vendet e bllokut lindor po zhvillohej procesi i dekompozimit të autoriteti i forcave pseudosocialiste. Revolucioni paqësor në ish RD të Gjermanisë dhe rënja e Murit të Berlinit u bë mostër për vendet tjera ish socialiste për ti përmbysur qeveritë e veta. Ky proces po zhvillohej po ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë . PPSH po e humbte autoritetin në mënyrë rapide në popull! Por në Shqipëri po fillonte rrënimi një pushteti akoma pa pas alternativë për zëvendësimin e ti të suksesshëm. Ky ishte rast ideal për shtetet fqinjë. Jugosllavia vet ishte mbërthye nga kriza e Kosovës. Italia u ballafaqua me valët e refugjatëve shqiptar dhe kaloi menjëherë në veprim. Ndërsa Greqia ju kthye planeve të veta të vjetra të vitit 1949.

Plani grek për demolimin e zhdukjen e Shqipërisë si shtet u aktualizua brenda BE. Por, ato nuk kishin guxim që të ndërhyjnë ushtarakisht përderisa në Republikën e Shqipërisë të ekzistonin institucionet shtetërore si ishin Administrata Shtetërore, Gjykatat, Policia dhe ato i brengoste më së shumti Ushtria e Republikës së Shqipërisë dhe armatimi i saj. Sepse në rast të ndonjë rreziku të jashtëm këto forca mund të bashkoheshin dhe ti ju kundërviheshin çdo agresori. Në këtë raste edhe emigracioni shqiptar mund te ishte shumë i rrezikshëm për agresorët. Prandaj sa më parë duheshin reforma për shpërbërjen e kuadrit të oficereve dhe për shkatërrimin e armatimit të ushtrisë shqiptare. Për këto arsye, nga Qeveria e Tiranës kërkoheshin reforma në të gjitha këto drejtime si dhe krijimi i sa më shumë partive politike. Nuk kishte rëndësi pse ato parti nuk kishin kur far profili politikë, ekonomik apo ideologjik sepse ndarja në parti nuk kishte lidhje me demokraci por kishte vetëm një funksion funksionin e përçarjeve sa më të thella të brendshme mes shqiptarëve!

Do të e shohim se me vonë po ky recetë u përdor edhe në të gjitha viset Shqiptare nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi! Forcat e vjetra të Evropës të nxitura nga Greqia gjatë gjithë kohës po tentojnë që brenda shqiptarëve të krijojnë një krah FATAH dhe një krah HAMAS që luftojnë mes veti! Kjo ndodhi në vitin 1997 përmes të PIRAMIDAVE TË MASHTRIMIT . Kjo ndodhi kur në rrugë agjenturore u krijua FARKU për të ju kundërvër UÇK. Kjo ndodhu kur në Kosovën e tërësishme pas lufte, por pa u ZGJEDHUR QESHTHA E STATUSIT u krijuan Partitë Politike si PIRAMIDA POLTIKE TË MASHTIRIMIT, pa kur far profili, që mes shqiptarëve të ketë luftë për pushtet, dhe që Kosovës ti imponohet një status kundër vullnetit të vet. Kjo po provohet edhe tani pas shpalljes së pavarësisë së rrejshme duke provuar që të ndahet kombi në shqiptar e kosovar që mohohen reciprokisht!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty
MesazhTitulli: Re: "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"   "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" EmptySun Jul 06, 2008 8:44 pm

Me këto reforma dhe me këto parti politike do të fundosej esenca e Shtetit Shqiptar dhe Republika e Shqipërisë formalisht do të numërohej si shtet por në të vërtet do të ishe një Krahinë Autonome e BE me të cilën do të qeveriste Greqia dhe Italia, në radhë të parë dhe më pastaj edhe Brukseli si pushtet qendror i Perandorisë Globaliste të BE. Kjo do të ndodhte edhe me viset tjera shqiptare jashtë Shqipërisë!

Procesin e demolimit dhe të shkatërrimit të Republikës së Shqipërisë këto forca mendonin të e përfundonin me 1997 me PIRAMIDAT E MASHTRIMIT dhe me rebelimin e planifikuar i cili do ti shkatërronte tëra institucionet e shtetit duke e përfshi edhe vet Ushtrinë e Republikës së Shqipërisë! Kjo do të mundësonte ndërhyrjen ushtarake të Greqisë dhe të Italisë dhe krijimin e një pushteti klasik kuisling në Shqipëri. Mu për këtë qëllim fluturuan në ajër të gjitha urat në lumin Shkumbin përnjëherë një natë në vitin 1997!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty
MesazhTitulli: Re: "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"   "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" EmptySun Jul 06, 2008 8:45 pm

Por, në vitin 1997 një grusht burrash e grash shqiptare u ngritën mbi anarkinë dhe derisa qeveria demokratike që e kishte futur kokën në rërë dhe që akoma nuk ishte kthjellur prej zgjidhjeve të misave dhe të pisave që organizoheshin nga ana e pronarëve horra të Piramidave, ata e krijuan QEVERIN E SHPETIMIT KOMBËTAR, dhe vërtet e shpëtuan Shqipërinë nga fundosja si pas skenarit grek të 1949!

Por, tregimi nuk mbaron këtu!

Sepse derisa qeveria demokratike që e përgjaku Shqipërinë në vitin 1990 dhe që e përgjaku Shqipërinë edhe me vitin 1997 si edhe që e përgjaku Shqipërinë edhe në Gërdecin e 2008, në atë kohë me zell vazhdonte të e shkatërronte Ushtrinë Shqiptare dhe armatimin e saj me reformat e veta, Kosova po e krijonte UÇK e cila po ngritej mbi hirin e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë. Derisa armiqtë e Shqipërisë po punonin intensivisht në shkatërrimin e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe të armatimit të saj, UÇK po shtrihej në të gjitha viset e Shqipërisë natyrale dhe jo vetëm se po i grumbullonte armët e Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë që kishin dal nga depot gjatë shpërthimit të anarkisë të 1997, por po blinte edhe armë moderne nga e gjithë Bota për tu përgatitur për luftë kundër sundimit kolonialë Serb, Malazez e Maqedon!

Dalja e UÇK në skenë e shqetësoi edhe Athinën e Beogradin edhe Parisin, Moskën e Brukselin. Brukseli në vitin 1998 i dha dy herë leje Millosheviqit për të likuiduar UÇK, me shpresë se Beogradi do të ia arrin ndaljen e zhvillimit e hovshëm të UÇK. Millosheviqi i dërgoi hordatë e veta në Kosovë, por ato në vend se të ballafaqohen me UÇK, masakruan disa familje të tëra shqiptare gjë që ndikoi edhe me shumë në zgjerimin e UÇK. UÇK-ja po zgjerohej me shpejtësi aq të madhe sa u paraqit rreziku që ajo të shndërrohet në Ushtri Kombëtare Shqiptare e të shtrihej në të gjitha viset etnike shqiptare në Ballkan, nga e cila më së shumit kishte frikë vet Greqia. Nëse do të ndodhte që nga UÇK-ja të lindte Ushtria Kombëtare Shqiptare , krijimin e Shtetit Unik Shqiptar më nuk do të mund të e ndalte askush. Për të e ndal këtë proces u organizua Konferenca e Rambujesë në 1999. Mikja e vjetër e Greqisë dhe Serbisë,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty
MesazhTitulli: Re: "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"   "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" EmptySun Jul 06, 2008 8:46 pm

Derisa UÇK-ja ishte nën drejtimin politik të LPK dhe të Adem Demaqit, atë nuk kishte mundësi askush të e ndante nga vija e luftës dhe të e sillte në tavolinat e bisedimeve, para se të arrihej lira.

Prandaj, përmes të kanaleve agjenturore diplomatike u nxorën disa kuadro nga LDK-ja dhe u imponuan pran Drejtorisë Politike të UÇK për të e shty kreun e UÇK që të rrëshqas në frymën kapitullante e pacifiste që e ndiqte vet LDK gjatë gjithë kohës, në politikën e vet suberezive e sabotuese autonomiste! Këto kuadro ranë aq poshtë sa pranuan edhe kufijtë ndërkombëtar që e ndanin atdheun tonë në 6 shtete si edhe qëndrimin e Kosovës nën sundimin kolonial të Serbisë me një autonomi substanciale !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty
MesazhTitulli: Re: "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"   "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" EmptySun Jul 06, 2008 8:46 pm

Në Konferencën e Rambujesë duhej të ndalej ky proces dhe të fillon një procese i ri për fuqizimin e ndarjes dhe për një ri copëtim të ri të Kosovës! Kur kësaj nuk ju përgjigj Millosheviqi erdhi deri te Rezoluta e 1244, përmes së cilës u bë përpjekje që të rigjenerohet sovraniteti kolonial i Serbisë mbi Kosovën qendrore. Por, kur kjo rrezikoi shpërthimin e kryengritjes së re të Kosovës, atëherë erdhi deri te shpallja e pavarësisë të rrejshme të Kosovës përmes të cilës dëshirohet të pengohet bashkimi kombëtar! Në shërbim të këti koncepti u krijua Plani i Ahtisarit nga i cili doli Kushtetuta, Ligjet, Stema, Flamuri dhe Himni i Ahtisarit. Në këtë sarkazë gjendet Kosova dhe i gjithë Kombi Shqiptar sot. Por, nëse shqiptarët nuk pranojnë këtë përçarje të re në fatah e në hamas , tëra këto komplote do të dështojnë me turp!

Unë personalisht besoj se shqiptarët kurrë nuk do të ndahen ne fatah e në hamas , sepse kurrë nuk ka ndodh as nuk ka me ndodh që shqiptarët të vriten mes veti për karrika të pushtetit të sundimit të huaj. Përkundrazi, shqiptarët i kanë fal edhe gjaqet dhe janë bashkuar në luftë kundër sundimeve të huaj dhe këtë sundimtarët e huaj duhet ta dinë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty
MesazhTitulli: Re: "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"   "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" EmptyMon Jul 07, 2008 12:03 am

Feneri un pajtohem se me kete Pamvarsi qe e quajme ne, bota po tentone ti ndale shqipetaret per luften drejt bashkimit kombetar por kete drejtim nuk do ken sukses kurren e kurres ,po si mund te pajtohemi ne me kete gjendje ne token tone me mbi 90% shqipetar mu ndi si te huaj me gjithe keto shminka qe po na i bejne , si identiteti ,flamuri ,himni,e shume gjera tjera themi jemi te pavarur ne anen tjeter nuk je i lire te levizesh ne gjithe teritorin e Kosoves ,na kane njoftur dikun 43 shtete por mos harroni se asnje institucion nderkombetar ende nuk na ka njofte e ne i bejm qef veti jemi ber shtet,rezoluta 1244 ende eshte ne fuqi e dihet qfar pareshef ajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty
MesazhTitulli: Re: "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"   "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» komploti botrore
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: