Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 komploti botrore

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

komploti botrore Empty
MesazhTitulli: komploti botrore   komploti botrore EmptySun Apr 19, 2009 10:04 pm

Lehtë është të jetohet në këtë ujdhesë të madhe - tokë, por uji që e rrethon është i rrëmbyeshëm dhe vlon.
Autor anonim
- Disa e shikojnë jetën të bukur.
Zhorzh Sandi
- Disa të zezë.
Balzaku
- Të tjerët e shikojnë ashtu si është në realitet.
(Autori)
Gjëja më e dashur është lumturia. اdonjëri gjakon nga ajo dhe e kërkon atë në format e saj të ndryshme. Pasi ajo është gjëja më e shtrenjtë dhe më e kërkuar, atëherë pse ka kaq njerëz të pafatë në rruzullin tokësor?
Pothuajse të gjithë flasin për paqe dhe sinqerisht e duan atë. Atëherë pse shtetet e luftojnë njëra tjetrën dhe njeriu për njeriun bëhet egërsirë? اfarë fuqie e madhe është ajo e cila na detyron të gjakojmë drejt diçkafit që është në kundërshtim me ne dhe vepron kundër interesave tonë? A thua, vallë, ajo është ndonjë fuqi e padukshme e cila e kontrollon tërë botën?
Për çka shërbejnë këto mjete e tmerrësira të padëgjuara e të papara për shkatërrimin masovik të njerëzisë, siç janë gazrat helmues, armët e zjarrta, bombat atomike etj.? A nuk është edhe kjo, vallë, vepër e asaj fuqie të padukshme dhe mirë të maskuar për të cilën edhe vetë Bibla paralajmëron.
اështja se kush qeverisë me botën në të cilën jetojmë më ka interesuar qysh në moshën rinore. Shumë vjet më janë dashur që të arrijë deri te e vërteta. E vërteta është sikur yjet që paraqiten vetëm në natën e patejdukshme. Ajo, sikur të gjitha gjësendet e bukura në botë - nuk ia zbulon dëshirat e veta askujt, përveç atij që i pari do ta ndjejë ndikimin e rrenës.
Lexova shumë materiale nga autorë të ndryshëm. Hasa në shumë vështirësi përderisa e nxora në dritë të vërtetën nga literatura e grumbulluar. Konstatova se 99 përqind e literaturës ekzistuese kontrollohet dhe shkruhet nga fuqia e fshehtë, shumë mirë e maskuar.
Pjesa më e madhe e të dhënave historike janë modifikuar dhe nuk i përgjigjen përcaktimit për historinë: „të njohurit e vërtetë, të saktë dhe të besueshëm të së kaluarës”. اdo komb e shkruan historinë e vet dhe e zbukuron në mënyra të ndryshme, me të vetmin qëllim, që para botës të prezentohet sa më mirë. Burrështeti dhe poeti i madh frëng, Lamartini, në revistën e vet „Këshilltari i popullit”, prej vitit 1849 bën përpjekje që historia të shkruhet sërish, kësaj radhe, me vetëdije të plotë.
Qëllimi im është që ta përfshij dhe ta shpjegoj pjesën më të madhe të çështjeve që drejtpërsëdrejti apo tërthorazi përkojnë me njeriun dhe shoqërinë. Kam dëshirë që t’i ndihmoj pak më tepër me të dhëna kësaj shoqërie në të cilën jetoj edhe unë, që ajo të mbrohet dhe eventualisht të lirohet nga armiqtë e vet.
Shumë shpekulohet me fjalët: liri, barazi dhe vëllazëri, të cilat asnjëherë deri më tash nuk janë zbatuar në kuptimin e tyre të vërtetë. Luftëra, luftëra, luftëra prej kur ka filluar bota dhe askush nuk mund t’i shpjegojë shkaqet e tyre të vërteta, për këtë arsye shkencëtarët i vënë në grafën „çështje të pashpjegueshme”. Në të vërtetë edhe ju do të bindeni se luftërat, të cilat nuk janë asgjë më tepër se legalizim i vrasjeve masovike, janë të qëllimta dhe të organizuara prej një grupi special të njerëzve.
Kapitali i udhëhequr prej familjeve Rothshild dhe Rokfeler qeverisë me botën. Krerët e kurorëzuar, kryetarët dhe udhëheqësit kanë qenë dhe janë shërbëtorë besnikë të tyre. Ata e përbëjnë të ashtuquajturën „qeveri botërore” (dorën e padukshme). Ajo nuk do të lejojë që të

vendoset paqe në botë që është kundër interesave të tyre. اfarë përbërje ka „qeveria botërore”, çka përfaqëson ajo dhe pse e pengon paqen botërore do të lexoni në krerët vijues të këtij libri.
Lufta e Parë Botërore familjeve në fjalë iu solli miliarda dollarë, pasuritë e familjes mbretërore, Romanovët, të deponuara në bankat e tyre iu solli 50 miliardë. Kurse menjëherë pas luftës së parë qe planifikuar Lufta e Dytë Botërore. Shumë parashikues të shoqërisë sikur Klemansi dhe Morgentau paralajmëruan për katastrofën e Evropës. Të njëjtat fuqi që e planifikuan Luftën e Dytë Botërore e hartuan edhe planin për Luftën qytetare në SHBA. Sapo filloi lufta qytetare, në vitin 1861, ushtria angleze, frënge, spanjole, belgje dhe austriake tashmë ndodheshin në Meksikë, të dërguara prej fuqive të njëjta, të gatshme që ta shfrytëzojnë këtë luftë.
Shumica e tyre nuk e kuptonin se ç’ndodh. Por disa prej tyre, më mendjehollët konstatuan se janë bërë sakrificë e një loje më të neveritshme që nuk e mban mend historia deri në këtë kohë.
Luftërat dhe konfliktet kanë ekzistuar gjithmonë, qysh nga momenti i krijimit të botës. Por ata kanë qenë diç si ndërprerje e përkohshme e procesit të vazhdueshëm të ekzistimit të njeriut, për bashkim dhe për një jetë më të mirë.
Që nga njeriu i parë e deri më sot historia njerëzore është një aventurë e përgjithshme e miliona njerëzve. اështje fundamentale e saj gjithmonë ka qenë çështja e ushqimit: gjuetia, zbutja dhe ruajtja e kafshëve, punimi i tokës, ndërrimi i metaleve dhe më në fund ajo çka bëjmë sot. Moment tjetër me rëndësi në zhvillimin e njeriut është kultivimi i mjeteve për komunikim: gjuha, alfabeti dhe shkrim-leximi. Zhvillohet filozofia, religjioni, poezia, muzika, arti. Fshatrat shndërrohen në qytete. Formohen strukturat shtetërore. Perandoritë i kanë ndihmuar civilizimet e popujve të ndryshëm që të lidhen dhe kështu jeta e pushtuesve, si dhe e të pushtuarve, rrënjësisht ndryshon. Të gjitha rasat - të bardhët, të verdhët dhe të zitë, të gjithë njerëzit, pleq e të ri të cilët jetojnë në forma të ndryshme të qeverisjes i kontribuojnë këtij stadiumi të zhvillimit njerëzor në të cilin gjendemi sot. Prej kohësh e këndej secili shtet dhe civilizim, duke synuar që t’i zgjidhë problemet e njeriut, gjithë e më tepër e pasuron jetën e njeriut. Të gjitha këto përfitime të njeriut janë në rrezik të madh gjatë këtyre dy shekujve të fundit, sepse një grup i vogël njerëzish i uzurpon dhe i shfrytëzon vetëm për interesat e vet.
Dashuria ndaj parave është bazë e çdo të keqeje.
Historia na dëshmon se shtetet dhe kombet mund të nënshtrohen në shumë mënyra. Mënyra më e thjeshtë për nënshtrim është lufta. Megjithatë, kjo mënyrë, duke pasur parasysh shumë gjëra, nuk është për t’u respektuar, sepse fituesit i kushton shumë mjete që ta mban dhe ta kontrollon vendin e nënshtruar, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht, kurse të nënshtruarit përherë janë armiqë.
Mënyra tjetër për nënshtrim është religjioni, kur njerëzit janë të bindur se duhet t’i japin kishës një pjesë nga të ardhurat e tyre „si nënshtrim Zotit”.
Mënyra e tretë, ajo thelbësore, është robërimi ekonomik i cili arrihet përmes shtypjes psikologjike, ekonomike, sakatimit intelektual dhe shumë mjeteve tjera që duken jo të dëmshme. Kjo është mënyra më e mirë dhe në shikim të parë, më padhembje. Të gjitha shtetet dhe popujt janë të nënshtruar ekonomikisht dhe paguajnë tatime, pa e kuptuar dhe pa parë ndonjë fuqi të dukshme, ashtu që i sakrifikuari edhe nuk ndjen se është i robëruar. Ata i paguajnë tatimet dhe taksat plotësisht në mënyrë ligjore dhe me dëshirë e vetëdije se ajo është për të mirën e tyre si dhe për mirëqenien e të afërmve të tyre. Robëruesit e tyre bëhen bëmirës dhe patronë të tyre. Të nënshtruarit nuk shohin kurrfarë fuqie okupuese që bën shtypje mbi to. Kanë të drejtë të rrëfehen lirisht, si dhe t’i zgjedhin qeveritarët e tyre pa e kuptuar se shoqëria e tyre shfrytëzohet për ta hudhur pasurinë e tyre në një mënyrë ligjore mbi robëruesin e tyre.
Të gjithë emrat e njerëzve dhe organizatave janë të vërtetë. Gjatë tërë kohës derisa isha duke tubuar materiale për këtë vepër e kërkoja vetëm të vërtetën, në çdo kohë dhe deri në fund. E tërë bota vuan nga ajo që e vërteta fshihet. Pasojat - fizike, psikike, financiare dhe shumë të tjera - janë katastrofale për shoqërinë njerëzore. Qytetërimi i sotshëm është në gjendje kritike - e vërteta fshihet prej njerëzve. Krizat nuk paraqiten plotësisht si rrjedhojë natyrore. Ata nxiten. Diçka apo

ndonjë fuqi i provokon dhe i përmban. Pasi që flasim për të vërtetën, duhet të pranojmë se shumica e njerëzve gjatë jetës së tyre e shkelin e nuk e njohin.
Në botë ekzistojnë shumë ideologji kontradiktore dhe religjione të ndryshme pa ndonjë kuptim dhe qëllim. Për njeriun e rëndomtë pothuajse është e pamundshme të kuptojë, të konceptojë dhe të vlerësojë se cila prej atyre ideologjive është në interes të njeriut, e cila - jo. Një fjalë e urtë thotë: „Pasi që ari dhe e vërteta nuk gjenden lehtë, andaj edhe janë të shtrenjtë”.
Ngjarjet botërore dëshmojnë me siguri se për politikanët dhe qeveritarët nuk kërkohet moral i lartë. Dinjiteti dhe vetrespekti nuk ekzistojnë më.
Qëllimi i përpjekjeve të mia shumëvjeçare nuk është vetëm për ta ndriçuar njeriun e rëndomtë të ndershëm, por të japë edhe një pasqyrë të qartë për ata që i mbajnë frerët dhe ata që qeverisin me botën. Gjithë e më tepër po dalin në shesh mahinacionet e tyre të pandershme. Hulumtova shumë materiale, u përpoqa ta kuptoj pjesën më të madhe prej ideologjive e religjioneve të ndryshme, të predikuara nga individë të ndryshëm. E studiova jetën private dhe karakteret e shumë personaliteteve të njohura të cilët i vulosën emrat e tyre në histori për të mirë ose për të keq. Përveç të dhënave historike që do t’ua prezentoj, në disa vende do ta paraqes edhe qëndrimin tim në lidhje me ngjarjet e prezentuara.
Dihet se politikanët të cilët merren me çështjet botërore janë shumë të zënë dhe nuk janë në gjendje si unë që të ndajnë pesë-gjashtë vjet nga jeta e tyre dhe ta studiojnë botën, tokën, njeriun, ideologjitë, ngritjen e njerëzve të mëdhenj dhe rënien e tyre, si dhe llojet e ndryshme të doktrinave për të cilat njerëzia paguan tatim të shtrenjtë. Jam munduar që ta përmbledh atë më të rëndësishmen nga e cila cecili mund të fitojë, vetëm për disa ditë, një pasqyrë të qartë për fuqitë që kanë vepruar gjatë shekujve, e që veprojnë edhe sot e kësaj dite. Në prani të mjeteve ekzistuese për shkatërrim, njerëzit e tërë botës, pa marrë parasysh ngjyrën dhe racën e tyre, duhet të bashkohen plotësisht me nder që ta shpëtojnë qenien e tyre e cila është vënë në rrezik edhe ate jo prej shumicës, por prej një grupi të vogël njerëzish me mjaft ambicie personale. Paratë kanë vetëm vlerë ndërrimi në jetën e njeriut e assesi nuk duhet të shfrytëzohen si fuqi për të qeverisur me botën.
Unë jam i bindur thellë se të dy fuqitë dominuese në botë, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik e kuptojnë se zgjidhje e vetme e drejtë është që ata të kenë marrëdhënie të mira dhe me sinqeritet të plotë e duan atë. Udhëheqësit e atyre vendeve po ashtu mendojnë për një marrëveshje të tillë që do të imponojë ç’armatimin e përgjithshëm. Atëherë ç’është ajo që krijon mosbesim ndërmjet këtyre dy superfuqive? Përgjigjja është e qartë: ajo është një fuqi e tretë e padukshme dhe e gjithfuqishme e cila i boton paratë në botë dhe shkakton mosbesim botëror. Megakapitalistët qëndrojnë pas kësaj dhe unë iu drejtohem atyre.
Në vitin 1878 zotëri Emil Zola pati guxim që haptazi ta akuzojë gjeneralin e plotëfuqishëm Esterhazin dhe suitën e tij të korruptuar. E tronditi tërë Francën dhe jo vetëm që e shpëtoi nderin e kapetan Drajfusit, por e pastroi edhe qeverinë franceze prej elementit të korruptuar. Aspak nuk mendoj që të krahasohem me shkrimtarin dhe humanistin e madh, Zolën, nuk mendoj se edhe unë - njeri i rëndomtë - kam të drejtë që ta akuzoj tërë këtë lojë të fshehtë të megabankave dhe të kapitalit.
Në vitin 1880 Dizraeli pohon se shoqëria njerëzore kontrollohet nga organizata të fshehta, qëllimi kryesor i të cilave është që të hudhin çfarëdo qeveri kushtetutare, që ta marrin tokën nga pronarët e tyre, t’i zhdukin të varfërit dhe klasën e mesme, si dhe religjionet. Revolucionet nuk janë kryengritje ose rebelim i të varfërit, por komplot konspirativ i „të pasurit” me seli në Njujork; një superfuqi kapitaliste e cila në emër të „të varfërit” dhe të „atyre që u bëhet e padrejtë” e sundon botën. Ajo dominon dhe i drejton si socializmin ashtu edhe komunizmin në botë. Kështu që, për shebull, çdo vendim të cilin e sillte Partia Komuniste Amerikane është dashur patjetër të vërtetohet prej një personaliteti me emrin Artur Goldshmith. Ai nuk ishte vetëm një amerikan i pasur, por edhe anëtar i Partisë Komuniste. Po qe se ai i vërtetonte vendimet e marra nga Partia Komuniste Amerikane, atëherë ata pranoheshin nga Moska dhe e kundërta, po qe se ai nuk i vërtetonte edhe prej Moske nuk iu jepej pëlqim.

Po qe se njerëzit e dijnë se çka fshihet pas gjithë kësaj ata do të vetëdijësohen dhe do të kërkojnë llogari prej zotërinjve të cilët bëjnë çmos „në emër të njeriut dhe për njeriun”.
I zgjodha revolucionin francez të vitit 1789 dhe atë të Bashkimit Sovjetik të vitit 1919, sepse këta janë shprehësit më të qartë të kësaj lëvizjeje tinzake - objekt kryesor të këtij libri. Këta dy revolucione shumë qartë i tregojnë fajtorët kryesorë për të gjitha mosukseset njerëzore në botë, siç janë inflacionet, depresionet financiare, kryengritjet, revolucionet dhe luftërat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

komploti botrore Empty
MesazhTitulli: Re: komploti botrore   komploti botrore EmptySun Apr 19, 2009 10:11 pm

Kreu i tretë ADAM VAJSHOPI

Puna e dorës mund të kontrollohet me anë të dorës, kurse puna shpirtërore është sikurse zjarri dhe vërshimi të cilët pothuajse nuk kontrollohen. Ata përhapen nga vetvetiu.
Adam Vajshpi u lind më 6 shkurt të vitit 1748 në Gjermani. Qysh në moshën e re bëhet profesor i të drejtës zakonore në Universitetin e Ingëlshtatit. Para kësaj ai ka qenë prift në radhët e jezuitëve - i ashtuquajtur „Gestapo i Kishës rimokatolike”. Më 1 maj të vitit 1776 ai themeloi një lëvizje të veçantë të fshehur republikane të quajtur „Iluminatët”, emër shumë i vjetër mistik që iu është dhënë shkollave dhe grupeve që kanë mësuar misticizmin babilonas. Në Iluminatët inkuadrohen njerëz të cilët mundohen të depërtojnë në ndjenjat e pazbuluara njerëzore dhe t’i zbulojnë cilësitë e tyre shpirtërore ose të dukshmet, të ashtuquajturin „Syrin e tretë”. Kanë ekzistuar shumë sekte në vende të ndryshme me emrin Iluminatët, por asnjëra nuk ka lozur rolin e lëvizjes që themeloi Vajshopi prej Bavarie.
Kjo organizatë është themeluar sipas rregullave dhe parimeve jezuite me një disciplinë të brendshme shumë të ashpër dhe me një vështrim të ndërsjellë. Pas vitit 1778 anëtarët e saj arrijnë t’i nënshtrojnë lozhat masone, të cilat fillojnë ta realozojnë në përpikshmëri politikën e tyre. Të gjitha pozitat komanduese në lozha i zënë njerëzit e Vajshopit.
Qëllimi kryesor dhe i fundit i iluminizmit është revolucioni botëror të cilin synojnë ta bëjnë me ndërmjetësimin e shumë udhëheqësve shtetëror, me pionët e tyre të cilët verbërisht i kryejnë urdhërat e tyre.
Principet okulte dhe satanike që përbëjnë thelbin e mësimit të tyre i ndërrojnë qëllimet dhe mendjen e atyre që hyjnë në radhët e tyre. Nisma e këtij mësimi satanik buron prej agnosticizmit, kështu që një ndër udhëheqësit e parë të tij ka qenë hebraiku shumë i njohur Simon Magusi, në shekullin e parë të erës sonë.
Iluminizmi është përhapur në Itali, Spanjë, Suedi dhe në një pjesë të madhe të botës, kurse në SHBA - shumë më shpejt, që sot të zë ndoshta vendin më prioritar.
Kjo doktrinë e ka shfrytëzuar spiritizmin agnostik për të depërtuar deri te ligjet natyrore. Ithtarët e saj pohojnë se janë në gjendje me anë të rrugës mistike të arrijnë deri te të gjitha fshehtësitë e natyrës, si dhe deri te energjia dhe pushteti që del prej tyre.
Vajshopi falë inteligjencës së tij dhe këmbëngulësissë jezuite ka arritur që t’i përgjithësojë dhe përpunojë këta doktrina të vjetra dhe të krijojë një doktrinë satanike për pushtimin e botës të cilën e quajti Iluminatët. Ndikimi i gjenit të tij ndjellakeq, që të vrasë miliona njerëz, ndihet bile edhe sot e kësaj dite. Vetë Vajshopi bëhet i njohur në mesin e të gjithëve me emrin Iluminatët.
Prej momentit kur Iluminatët i marrin tërësisht lozhat masone, ata bëhen fuqi sunduese dhe fillojnë që t’i realizojnë planet e errëta vajshopiane për zhdukjen e krishtërizmit dhe likuidimin e qeverive shtetërore. Kush nuk ishte me ta ishte kundër tyre. Ata kanë shfrytëzuar kemikalie dhe helme që deri atëherë nuk ka ditur askush për ta. Me ta janë likuiduar personalitetet e papërshtatshëm. Kjo i bëhet e qartë qeverisë bavarite kur gjatë një kontrollimit të paprtitur të lozhës masone bavarite në gusht të vitit 1785 ia konfiskoi të gjitha ato kemikalie që ishin pronë e Organizatës.
Sipas historianes së njohur Nesta Bebsterit të gjitha formulat që ka shfrytëzuar Vajshopi e kanë prejardhjen prej burimeve religjioze persiane dhe egjiptase dhe shërbejnë vetëm për qëllime materiale dhe për rrënimin e shoqërisë ekzistuese.
Vajshopi për t’i zënë të gjitha lozhat masone ka paramenduar një sistem të fshehur me anë të të cilit të gjithë njerëzit e tij shumë shpejt arrijnë në pozitat më të larta dhe e marrin qeverinë dhe udhëheqjen e lozhave. Mijëra lozha të tilla themelohen në mbarë botën dhe nën komandën e Vajshopit, minojnë çdo qeveri që i pengon „bos”-it kryesor, Rothshildit, i cili qëndron i fshehur pas gjithë kësaj.
Sipas profesor Robizonit, programi i Vajshopit është siç vijon:
Shkatërrimi i të gjitha qeverive paqedashëse.
Heqja e trashëgimisë.
Zhdukja e pronës private.
Zhdukja e patriotizmit.
Zhdukja e familjes.
Heqja e religjionit.
Krijimi i një Qeverie botërore.
Mirëpo, për t’u realizuar të gjitha këto shtatë pika, do të thotë, bota të dridhet dhe të rrënohet.
Siç përmenda më lartë, Vajshopi është edukuar në një rend jezuit dhe ka pranuar barbarinë dhe ashpërsinë e asaj organizate.
Jezuitët kanë qenë avangardë dhe ushtri e Kishës romake. Rendi i tyre është themeluar në vitin 1541 prej Ignacius Lojolit. Një vit më parë papa Pavle III i ka pranuar për „Regimini Militantis Ecclesiae”. Lojoli u bë gjenerali i parë i këtij rendi. Historia e kësaj „Organizate krishtere” është shkruar me shumë gjak protestantësh. Shtabi kryesor i jezuitëve ka qenë Vatikani, kështu që papa i ka shfrytëzuar për misione speciale. Me kërkesë të shumë shteteve në vitin 1773 papa e shpërndau organizatën, por së shpejti pas kësaj u themelua sërish. Bile edhe sot e kësaj dite ekzistojnë shkolla dhe kolegje të shumta të jezuitëve. Ato janë të njohura me ruajtjen
e përpiktë të doktrinës së vet dhe me misticizmin e vet. Ato janë të ashtuquajtur „Internacionale e zezë”.
Betimi i jezuitëve, kur hyjnë në rendin e tyre është siç vijon: „Në emër të të kryqëzuarit në kryq, Krishtit, unë betohem se do t’i ndërpres të gjitha lidhjet që më lidhin me babën, nënën, vëllezërit, motrat, farefisin, shokët, me mbretin, gjykatësit dhe me çdo pushtet tjetër të cilit i kam shërbyer ose që jam betuar se do t’i nënshtrohem ose shërbej. I ndërpres marrëdhëniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime është në sferë tjetër. Betohem se do t’ia shpalojë kryeshefit tim të gjithë atë që bëj, mendoj, lexoj, mësoj dhe shikoj rreth vetes”.
Intrigat dhe emrin e keq, që janë karakteristikë për këtë rend katolik, i njeh shumë mirë e tërë bota. Mirëpo, ajo për çka gjithmonë do të mbajnë përgjegjësi janë kolegjet bartolomejane, kur më 24 gusht të vitit 1572 vrasin në një mënyrë të veçantë tinzake dhe barbare më se 100 mijë hugjenotë (protestantë).
Mashtrimet dhe qëllimet e Vajshopit dalin në shesh edhe prej një letreje dërguar bashkëpjesëmarrësit dhe bashkëmendimtarit të tij të afërt. „Ne duhet të mendojmë se si të fillojmë të punojmë në ndonjë mënyrë tjetër. Me rëndësi është vetëm të arrihet qëllimi, nuk është me rëndësi se me çfarë preteksti do të kryhet. Përherë është e nevojshme të kihet një mbulesë. Ne duhet të fshihemi nën emrin e një organizate. Lozhat të cilat janë në dorë të frankmasonerisë momentalisht janë tunikë më e përshtatshme për qëllimin tonë të lartë, sepse bota tashmë i njehë dhe nuk pret prej tyre ndonjë gjë të madhe çka meriton t’i kushtohet vëmendje. Ne duhet të mbështillemi në një errësirë të patejdukshme dhe të mos lejojmë të depërtojnë kurrfarë spiunë ose të deleguar prej organizatave tjera”.
Në letrën tjetër të Vajshopit e hasim pranimin e tij që vijon: „Pozita ime kërkon që unë të qëndroj i fshehur prej shumë anëtarëve përderisa të jem gjallë. Jam i obliguar që çdo gjë ta realizoj me ndërmjetësimin e pesë-gjashtë vetëve. Kjo do të tregojë se sa lehtë do të jetë që një krye e mençur të dirigjojë me qindra mijëra njerëz”. Në një letër tjetër ai shkruan: „Unë kam dy vetë menjëherë pas meje të cilët i frymëzoj me frymëzimin tim, me dëshirën time, dhe secili prej tyre ka po ashtu dy të tjerë dhe kështu me radhë - në këtë mënyrë më së miri jepen urdhërat dhe operohet politikisht”. Kjo organizatë perverze është shërbyer me forma të këtilla të veprimit dhe të sjelljes që Rothshildët të mund t’i realizojnë planet e tyre për shkatërrimin e botës me anë të revolucioneve.
Eksplodimi i parë është revolucioni francez në vitin 1789 dhe pastaj të gjitha revolucionet që vijojnë prej atëherë e dëri më sot. Planet e paramenduara mirë dhe veprimet e fshehura të kësaj organizate konspirative janë zbuluar bile pas efektit të dukshëm: rebelimi, revolucioni, lufta, uria artificiale, kataklizmat ekonomike e bujqësore.
Rrugën e Vajshopit dhe të lëvizjes së tij Iluminatët e vazhdoi trioja: Karl Marks, Fridrih Engels dhe Lasal. Ata e përpunuan fasadën e kësaj doktrine duke i ruajtur idetë e saj thelbësore. Duke e vënë theksin në parimet altruiste, ata e ruajtën anën revolucionare të doktrinës. Ende më interesant është se ata tre u pranuan liderë të socializmit dhe komunizmit, kurrë nuk kanë qenë punëtorë ose të shpërblyer për „drejtësinë” për të cilën në mënyrë aq të flaktë kanë luftuar. Marksi ka qenë një njeri përtac pa kurrfarë morali. Lasali ka trashëguar pasuri të madhe dhe kurrë në jetë nuk ka punuar gjë. Engelsi, fabrikant shumë i pasur i pambukut, ka shfrytëzuar punën e fëmijëve të cilëve iu ka paguar mëditje të pavlefshme.
Marksi, emri i vërtetë i të cilit është Mordohaj, e ndërron emrin njësoj sikur Vajshopi, kurse shembullin e tij e vazhdojnë edhe udhëheqësit e tjerë të Revolucionit bolshevik. Marksi e ka prejardhjen prej një familjeje rabine. Sipas shumicës së historianëve ai ka pasur karakter të keq - keqbërës, jotolerant, i zemëruar dhe i padurueshëm. Punimet e tij nuk kanë mbështetje në kurrfarë baze shkencore. Të gjitha janë nën dominimin e emocioneve të tij. Mirëpo, një gjë është e vërtetë: ai ka qenë ithtar shumë i mirë i Adam Vajshopit dhe padyshim ka ndihmuar Revolucionin bolshevik, i cili është kopie e plotë e atij francez.
Vajshopi e ndërroi emrin e tij në Spartak. Ngjashëm me të, komunistët e parë në Evropë u quajtën spartakasë dhe më vonë e ndërruan emrin, kur e quajtën veten komunistë.
Ndikimi i Iluminatëve në Evropë dhe në SHBA ka qenë shumë i madh. Kjo është mbartë në gjeneratat e ardhshme edhe deri në ditët e sodit, përmes shkencave më të vjetra të fshehura siç është astrologjia, okultizmi, kabalizmi, nomerologjia etj. Shumë amerikanë të njohur kanë qenë, gjithashtu, të inkuadruar në të. Në vitin 1913 Rezerva federale amerikane e vë në amblemin e banknaotës prej një dolari piramidën egjiptiane me syrin e Luciferit që i sheh të gjitha.
Veprimtarinë nëntokësore një kohë e kanë kryer Iluminatët dhe lozhat masone që iu janë nënshtruar atyre, e sot e kryejnë më se 1.200-1.300 organizata të ndryshme të shpërndara në tërë botën.
Nën parullën për „paqe botërore” këta konspiratorë kanë për qëllim të zhdukin gjysmën e popullatës në Tokë me anë të bombës atomike, për menjanimin e së cilës aq ngrohtë bisedojnë. Ndërkaq, ato bëjnë presion të madh për ngrirjen dhe zhdukjen e armëve nukleare. Por qëllimi i tyre është që çdo gjë të kalojë nën kontrollin e OKB - organizatë e cila është selia e vërtetë e Iluminatëve.
Ashtu siç posedonte më parë Vajshopi shkolla speciale të krijuara me qëllim që në ta të mësohet internacionalizmi, sot ithtarët e tij, gjithashtu i përmbanë ato universitetet ku nuk mund të hyjë çdokush.
Pse në Holivud hasim më shumë komunistë? Për shkak se të gjitha kompanitë filmike janë pronë e bankierëve ndërkombëtarë, kurse artistët filmikë janë pionë të tyre.
Pse pjesa dërmuese e personelit të Ei Bi Si, Si Bi Es dhe En Bi Si janë anëtarë të Komisionit Trilateral dhe të Komitetit për lidhje me botën e jashtme? Për shkak se pronarë të këtyre kompanive janë të njëjtit konspiratorë - bankierët të cilët e kontrollojnë Bashkimin Sovjetik dhe të gjitha shtetet komuniste.
Mjetet dhe instrumentet e lëvizjes komuniste për revolucione dhe luftëra faktikisht u formuan këtu, në SHBA, dhe kurrë nuk kanë qenë kaq aktive sikur tash.
Lidhja ndërmjet Rothshildit dhe SHBA-ve bëhej me ndërmjetësimin e partnerit të tij prej Frankfurti - Jakob Shifit, i cili ka pasur një lidhje mjaft të shëndoshë jo vetëm financiarisht por edhe familjarisht me Pavel Vartburgun, Feliks Vartburgun dhe Rokfelerin, kështu që formohet konfederata e madhe bankare amerikane.
Iluminatët depërtojnë jo vetëm në rrethet bankare por edhe në ato politike dhe ushtarake të SHBA-ve. Ata kanë njerëzit e vet në Kongres, Senat, në mesin e personaliteteve ushtarake, në CIA, bile edhe në mesin e kryetarëve. Vilsoni është njëri prej tyre, si dhe Franklin Ruzvelti. Në 14 pikat e dëgjuara të Vilsonit fshihen qëllimet sekrete të konspiratorëve - të gjithë popujt të japin dorheqje nga pavarësia e tyre.
Adam Vajshopi është njëri ndër ekzekutorët më gjenialë të qëllimeve të errëta të Rothshildit. Në Paris para 200 vjetësh ai solli mijëra xhelatë prej vendeve të ndryshme, të cilëve për çdo ditë u është paguar çdo pjesëmarrje e tyre. Për këtë janë harxhuar mjete të mëdha, gjë që vetëm Rothshildët kanë mund t’i mbulojnë këta harxhime. Sot jetojmë në një stadium tjetër të zhvillimit dhe konceptimit. Populli duhet patjetër të manipulohet në një mënyrë krejtësisht tjetër - me dorëza kadifeje. Shkollat, kolegjet, universitetet, institutet shkencore dhe shumë organizata religjioze përbëjnë Iluminatët e sotshëm, të cilët njësoj si më parë kanë përkrahje morale dhe materiale prej megabankave.
Vajshopi ka vdekur kahmoti, por idetë dhe modelet e tij shfrytëzohen edhe sot prej trashëgimtarëve të Rothshildit, të cilët njësoj sikur Vajshopi janë fshehur pas shumë bankierëve, skolastikëve dhe administratorve shtetëror. Ai ka vdekur në moshën 82-vjeçare dhe deri në ditën e fundit të jetës së tij, shumë vjet pas revolucionit francez, ka vazhduar ta udhëheqë veprimtarinë kriminale të zotërinjve të tij financiarë, të cilët i kanë përmbajtur me mjete jashtëzakonisht të mëdha materiale komplotet brutale të organizatës së tij.
Njëri nga shkaqet kryesore që njerëzit e pranojnë idenë e kësaj organizate ka qenë presioni fanatik i Kishës rimokatolike ndaj popullit, e cila e ndau popullin në dy fraksione të cilat luftojnë për pushtet.
Ashpërsia e Kishës katolike i hidhëroi njerëzit dhe lehtë i bëri ithtarë të armikut e që në rastin konkret fjala është për Iluminatët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

komploti botrore Empty
MesazhTitulli: Re: komploti botrore   komploti botrore EmptyTue May 26, 2009 12:26 am

Iluminatët.

kETA E KAN PERGADITUR LUFTEN E UçK,ne irak ,afganistan e gjetiu !Dhe nese nuk i ndegjon shkon si qeni ne vreshte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

komploti botrore Empty
MesazhTitulli: Re: komploti botrore   komploti botrore EmptyWed May 27, 2009 11:29 pm

.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





komploti botrore Empty
MesazhTitulli: Re: komploti botrore   komploti botrore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
komploti botrore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: