Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Maqedonine Të ndarë ske ku e çon - të tërë ske si e mbron

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Maqedonine Të ndarë ske ku e çon - të tërë ske si e mbron Empty
MesazhTitulli: Maqedonine Të ndarë ske ku e çon - të tërë ske si e mbron   Maqedonine Të ndarë ske ku e çon - të tërë ske si e mbron EmptyTue Jul 01, 2008 6:29 am

30.06.2008
Maqedonia është si prodhim i konservuar e i ndjeshëm nga ndryshimet e paparashikueshme të temperaturave politike të Ballkanit, të cilin duhet ruajtur në frigorifer.


Dhe që nga mëvetësimi i tij, ky shtet ndodhet i ngrirë në frigoriferin e bashkësisë ndërkombëtare. Veçanërisht në atë të administratës amerikane, e cila bënë çmos që frigoriferi të mos mbetet pa rrymë elektrike, që “prodhimi” të mos shkrihet, të mos derdhet e të lagë, ta çojë drejtë kalbjes, tërë këtë pjesë të Ballkanit. Por, që nga viti 2006, Maqedonia sërish ka filluar të shkrihet, të tregojë shenja skadimi afati për përdorim, dhe as të huajt nuk e kanë të lehtë ta kuptojnë se ku qëndron gabimi: tek mirëmbajtësit e frigoriferit, apo tek materiali i ngrirë. E mbase problemi nuk është as te mjeshtrit që kontrollojnë temperaturën e duhur për të mbrojtur mallin nga prishja, as te materiali, por te paketimi i gabuar shtetërorë i Maqedonisë. Paketim që i ka hije një shteti ku edhe prodhimet bujqësore nuk mund të depërtojnë në tregun perëndimorë, vetëm pse janë të ambalazhuara jashtë standardeve evropiane.
Maqedonia shpeshherë është përballur me defektet e rendit të saj shtetëror. Ajo dhjetë vite jetoi me iluzionin e kushtetutës së vitit 1991, kur të shumtë ishin ata që thoshin se ajo kushtetutë nxitë mosmarrëveshje ndëretnike, por të gjithë bëheshin të shurdhur. Dhe ajo shurdhëri, e solli Maqedoninë deri tek konflikti i vitit 2001. Maqedonia u përballë me defektet e veta kushtetuese dhe ligjore edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, të cilat i lejonin mandatarit të shkel mbi vullnetin shumicë të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe kur shumica thoshin se duhet rihapur “kapaku” kushtetutës, se duhet të bëhet një “ripaketim” i ri i rendit shtetëror, që do pranonte realitetin e organizimit partiak në baza etnike, sërish të gjithë u bënë të shurdhër. Kështu që Gruevskit iu lejua të vazhdonte ta sundonte shtetin shumetnik, sipas standardeve njëetnike. Maqedonia pra vazhdoi t’i ikë përballjes me realitetin se fatin e saj e përcaktojnë dy etnitë numerikisht më të mëdha – ata që veten e quajnë maqedonas etnik dhe shqiptarët – dhe u zhyt edhe më thellë në vetëgënjimim, se nuk janë banorët ata që përcaktojnë përkatësinë etnike dhe fetare të fshatit, po kryqi ortodoks mbi kodrinën ku ndodhen fshatrat shqiptarë, është ai që cakton fenë e shtetit.
Maqedonia i mbijetoi suksesshëm të gjitha mangësitë e deritanishme të organizimit shtetërorë, vetëm shkaku i rrethanave ballkanike. Rrethana të cilat ishin në favor të krijimit të një shteti të cilin ta ndash, s’ke ku e çon, e të tërë, s’ke si e mbron. Rrethana të cilat ngritën një kreaturë shtetërore, ku edhe do ndërtohej demokraturë, e jo rend demokratik, jo shoqëri që do i përshtatej realitetit shumetnik. Do ndërtohej një shtet i mbetur në mjegullnajën e ëndrrave të etnitetit maqedonas. Dhe në atë mjegullnajë, e humbën rrugën e vet edhe partitë shqiptare, të cilat nga joshja të jenë pjesë e pushtetit, nuk vërejtën se dikush ua merrte shqiptarëve shtetin që u takonte edhe atyre. Kur e vërejtën këtë, Gruevski më e kishte lexuar drejtë etshmërinë e tyre për pushtet. Andaj edhe bëri të mundshmen: pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, duke mos përfillur vullnetin politikë të shqiptarëve, ai u hodhi shqiptarëve farën e grindjes, duke ua ndarë partive të tyre “hisen e qenit” – ashtin e përfitimeve personale për një grusht partiakësh shqiptarë. Këtë farë grindjeje, ai e mbjellë edhe sot, edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit. Edhe atë duke e bërë të njëjtën, por pak më ndryshe: duke i ftuar në bisedime për përfshirjen në qeveri edhe partinë fituese shqiptare – BDI-në e Ali Ahmetit, edhe atë humbëse – PDSH-në. Pra, duke anashkaluar të vërtetën se populli shqiptarë kishte vendosur se cilit koncepti politik i besonte, duke ua bërë shqiptarëve të këtushëm më të dukshme atë që është dashur ta shihnin vite më parë: se ata nuk kanë problem vetëm me shpirtngushtësinë antishqiptare të Gruevskit, por edhe me partitë e tyre, të cilat nuk kanë koncept të qartë për ardhmërinë e popullit që përfaqësojnë, e as për shtetin, parti të cilat nuk shohin më larg se kabinetet ministrore, që nuk vërejnë se ky rendë kushtetues, votën shqiptare, edhe më tej do e lë në duart e mandatarit. Se ky rendë shtetërorë, u mundëson qarqeve politike të etnitetit maqedonas të blejnë kohë, të mohojnë realitetin se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni. Realitet të cilin shqiptarët e këtushëm mbase edhe nuk arritën ta dëshmojnë ashtu siç duhet. Sepse, në vend që partitë shqiptare ta përballnin Gruevskin me rrezikun e Parlamentit Shqiptarë në komunën e Çairit, nëse nuk e pranon vullnetin politik shqiptarë, ato u radhitën para derës së mandatarit, duke pritur që ai t’i lajmëronte se cila nga ato është më e “përshtatshme” për sundimin e tij të ardhshëm katërvjeçarë.
Duke biseduar për përfshirjen në koalicionin qeveritarë me partinë fituese dhe me atë humbëse të zgjedhjeve, mandatari Gruevski donë të arrijë dy qëllime: të lë përshtypje përpara ndërkombëtarëve se angazhohet për pajtim mes faktorëve politik shqiptarë, e brenda në Maqedoni, të vazhdojë ta ushqejë dhe ta thellojë konfliktin deri në armiqësi mes shqiptarëve. Pra, ai ngulë këmbë në relativizmin e votës shqiptare, edhe atë duke i bashkuar partitë shqiptare nënë flamurin e tij partiak. Mbase shkaku se e dinë se ky shtet ende nuk ka flamurë shtetërorë që do i bashkonte të gjithë. Se ky shtet ende nuk ka as zgjidhje kushtetuese dhe ligjore që do i mbronte shqiptarët nga majorizimi etnik, zgjidhje që do ia pamundësonin Gruevskit të sillet ndajë partive shqiptare si ai që u ndanë lëmoshë romëve të vegjël, tek Ura e Gurit mbi lumin Vardar.
Mbase edhe asgjë më shumë se lëmosha, nuk u takon atyre që presin pas derës së mandatarit, që me çdo kusht të bëhen pjesë e qeverisë. Më në fund, lëmosha i takon lypësit, e jo atij që dinë të merr atë që është pronë e tij, jo atij që din si ta materializojë vullnetin e popullit që përfaqëson. Lëmosha nuk i takon atij që dinë të dëshmojë se Maqedonia edhe mund ta zgjidh problemin që ka me grekët, mundë të bëhet edhe anëtare e të gjitha strukturave euro-atlantike, por kurrë nuk do bëhet shtet i qëndrueshëm nëse mbetet me rend shtetërorë të papranueshëm për shqiptarët. Se Maqedonia nuk mundë pafundësisht të qëndrojë e ngrirë në frigoriferin ndërkombëtarë, se një ditë edhe ashtu e ngrirë, ajo mund të bëhet e papërdorshme për qytetarët e saj.
Nuk ka dyshim se edhe në katërvjeçarin e ardhshëm, Maqedonia do ketë qeverinë e saj me Gruevskin në krye. Pa dyshim se së shpejti, do përfundojnë edhe bisedimet e tij sekrete me udhëheqësit e partive shqiptare. Por, mbetet i dyshimtë veprimi i mëtejmë politik i shqiptarëve të këtushëm. Si dhe ajo sa ata e kanë kuptuar se do duhet të ndryshojnë diçka në sjelljen e tyre politike. Se ndoshta do duhet më zëshëm të kërkojnë forma të tjera të organizimit të tyre në këtë shtet, të kërkojnë zgjidhje kushtetuese dhe ligjore që do ia mundësojnë kësaj popullate atë që kanë maqedonasit etnik: vetë të vendosin kriteret e përcaktimit partiak. E kur të ndodh kjo, shqiptarët e këtushëm do e shohin se grindjen ndërpartiake u vijnë edhe shkaku se tjetër kush ua përcakton orientuesin më elementarë të vullnetit politik, se tjetër kush ua përcakton sjelljen politike, si dhe kriteret themelor të statusit të tyre politik. Vetëm pasi të ndodhin këto ndryshime kushtetuese, ndërkombëtarët do mund ta nxjerrin Maqedoninë nga frigoriferi ku ndodhet sot. Përndryshe, edhe ashtu e ngrirë ajo do fillojë të humbë lëndën e sajë të parë. Do fillojë të zhbëhet, dhe nga ajo të mbetet vetëm paqeti i jashtëm, pa pasur asgjë brenda. E nëse ndodh kjo, ky shtet nuk do vlejë më as i paketuar copa- copa, as si tërësi. Por vetëm si dëshmi se Ballkani ishte dhe ka mbetur hapësirë ku bëjnë gjumë ëndërruesit shpirtngushtë etnik, e të cilët nuk e kanë kuptuar se fytyra e fjetur, i ka po ato rrudha si edhe kur është e zgjuar. (lajm)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Maqedonine Të ndarë ske ku e çon - të tërë ske si e mbron
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro
» Mulla Idriz Gjilani
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?
» MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..!
» Deklarata te FBKSH

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: