|
| MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! | |
|
+4stabili Leka i Madh Mergimtari Shqipo_ 8 posters | Autori | Mesazh |
---|
Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Wed Sep 24, 2008 5:45 pm | |
| GAFURR ADILI :
„MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..!
“Maqedonia”, apo Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, (FYROM), një shtet artificial ky , i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, mbi territorin shqiptar (10 mijë kilometër katrorë) dhe ate bullgar, po përballet me një krizë të madhe, jo vetëm ekonomike (vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Kosovës, sipas raportit më të ri të Bankës Botërore), por edhe sociale dhe politike, krizë kjo e cila këtë krijesë artificiale, pa emër, pa gjuhë dhe pa identitet (Greqia emrin dhe, si dhe bullgarët gjuhën dhe identitetin), e ka sjellur në një stad të atillë, të cilën lirshëm edhe mund ta cilësojmë dhe ta emërtojmë si e sëmuara aktuale e Ballkanit.
Ndikimet e huaja mbi të sëmurën e Ballkanit..!
- Greqia, që për shkak se në shtetin e saj ekziston Maqedonia e Egjeut (Maqedonia e vjetër), me kryeqendër Selanikun (në fshatin Kokushë, 1 km. larg Selanikut, ka lindur "ideologu" i sllavo-maqedonasëve - Goce DELCEV), me mbi 60% të investimeve të saj ekonomike, ka arrijtur që “Maqedoninë” ta ketë të pushtuar e të kolonizuar plotësisht dhe ta ketë nën vartësinë e saj neokoloniale dhe të ndikojë, së bashku me aleaten e saj- Serbinë, në të gjitha sferat sociale dhe politike të jetës shoqërore të së sëmurës së Ballkanit.
- Serbia, ka arrijtur të ruajë ndikimin e saj institucional dhe politik te IRJM (FYROM), ku institucionet kryesore shtetërore, që janë: shërbimi sekret (DBK), prokuroria dhe gjyqësori, si dhe dy partite kryesore sllavo-maqedonase (LSDM e Branko Crvenkovskit dhe VMRO-DPMN e Nikolla Gruevskit) kokën e tyre e kanë patur dhe e kanë në Beograd. Këtë gjë e dëshmoi edhe Kondova (në vitin 2005) e Menduh THAÇIT, i cili në emër të patriotizmit fallco të Tij, me veprimet e Tij (përmes Agim KRASNIQIT), duke krijuar trazira shumë pranë Shkupit, në kohën kur diskutohej që andej (nga Shkupi) dhe përmes Strugës të kalonte Projekti Amerikan AMBO, shumë rëndë i demtoi interesat madhore kombëtare, sepse ky projekt (Projekti AMBO) dështoi dhe fitoi Projekti Rus GASPROM, për çka dyshohet që zoti M. THAÇI të ketë marrë mbi 20 milionë euro nga qarqet antishqiptare dhe antiamerikane serbo - ruse, si dhe Brodeci i zotit Ali AHMEITI, ku ishte e implikuar edhe Serbia, oficerët e së cilës dejtuan operacionet ndërshkuese e vdekjeprurëse sllavo-maqedonase mbi shqiptarët e Malësisë Sharrit. Pushtetarët sllavo-maqedonas, si Crvenkovski ashtu edhe Gruevski, sa herë që të dëshirojnë të shkojnë të festojnë festën e tyre në Manastirin Prohor-Pcinski (shumë pranë Vranjës) duhet t'i marrin leje Beogradit.
- Bullgaria, aktualisht nuk ka ndonjë ndikim të madh mbi IRJM-në, përvec një ndikimi opozitar përmes ish- Kryeministrit Lupco GEORGIEVSKI dhe paritisë së Tij shumë minore, i cili ka arrijtur që deri më tani mbi 200 mijë qytetarë të pjesës lindore t’i pajisi me nënshtetësi e pasaporta bullgare. Por, duke qenë se Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian, pritet që ndikimi i saj të rritet edhe më shumë, pa harruar se në Bullgari ekziston një qytet me emrin Sandanski, të Heroit të Bullgarisë - Jane SANDANSKI, të cilin "Maqedonia" pretendon se e ka heroin e saj, kur dihet fakti që Bullgaria e ka cilësuar si c**** i Pirinit, të Maqedonisë së Pirinit, që gjindet në Bullgari.
- Shqipëria dhe Kosova, që të dyja, ashtu si Tirana zyrtare, të cilën e obligon neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “Republika e Shqipërisë obligohet t’i mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve jasht territorit të saj", edhe Prishtina zyrtare, as nuk kanë patur dhe as nuk kanë ndonjë ndikim aty, përvec interesimit dhe implikimit të tyre gjatë fushatave elektorale dhe zgjedhjeve parlamentare në IRJM, vetëm e vetëm që në pushtetin sllavo-maqedonas të sjellin njërin nga dy aleatët e tyre (PDSH-në e zotit Thaci apo BDI-në e zotit Ahmeti), përmes të cilëve lëvizin biznestet e tyre nga Porti i Durrësit për në Prishtinë. Dhe, ky interesim dhe implikim i Tiranë zyrtare apo edhe i Prishtinës zyrtare do të zgjasë vetëm deri sa të përfundojë autostrada Durrës- Prizren-Prishtinë, dhe më pas interesimi i tyre do të jetë i njejtë me interesimin e tyre për Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin), që është barazas me interesimin dhe përkushtimin e tyre për një shtet të Afrikës së Jugut, sepse atje ( në Kosovën Lindore), as pozita dhe as opozita e Tiranës dhe as ajo e Prishtinës, nuk kanë interesa dhe levërdi të biznesit të tyre ekonomik.
- Bashkimi Evropian (BE), artificialisht dhe për interesat e saj strategjike, ndër të cilat është edhe ajo që kam potencuar në shkrimin t’im me titull: “Rreziqet që i kanosen Kosovës dhe gjithë Kombit Shqiptar..!”, po e ledhaton të sëmuarën e Ballkanit, dhe edhepse IRJM nuk ka arrijtur që t’i përmbush as 20%-shin e standardeve për në BE, eksponentë të saj shprehen sikur ajo na i paska përmbushur mbi 60% të standartëve të nevojshme, gjë që ridëshmon faktin se BE gjithmonë në raste të tilla vepron vetëm sipas ndikimeve arbitarare dhe interesave politike të saj, siç ka qenë edhe rasti i antarësimit të Greqisë në BE, apo sic është tani edhe rasti i mospranimit të Turqisë në këtë Bashkim Evropian.
- SHBA dhe NATO, gjithashtu për interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeo-strategjike në Ballkan,
janë shumë të interesuar që IRJM-në ta fusin në gjirin e Aleancës Verio-Atlantike...?!
C'ka duhet bërë dhe si duhet vepruar për të evituar gjakderdhjen në Ballkan...?!
Konsideroj që, për të evituar gjakderdhjet e shkaktuara nga viti 1991 e deri më tani, të shkaktuara nga pushteti sllavomaqedonas, si në Ladorishtë, në Bit-Pazar, në Gostivar dhe në Bicincë të Kërcovës, si dhe Lufta e vitit 2001, Kondova dhe Brodeci ( vitin e kaluar), doemos dhe urgjentisht bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), përpara se IRJM-në ta pranojnë në BE dhe në NATO, si dhe sa nuk është bërë tepër vonë, duhet të ndërhyjnë në konfigurimin juridiko-shtetëror të së sëmurës së Ballkanit dhe “Maqedonia” të bëhet shtet federal midis shqiptarëve dhe bullgarëve, sipas modelit të Belgjikës, në të kundërtën, ashtu siç Belgjika që rrezikohej të ndahej me gjakderdhje (para se të bëhej shtet federal midis flamanëve dhe valonëve), edhe IRJM është shumë pranë ndarjes së saj me gjakderdhje, gjakderdhje kjo që mund të shkaktojë një Luftë ë Tretë Ballkanike,
në këtë Ballkan “fuçi baroti”, luftë kjo që do të mund të provokojë edhe një luftë më të madhe, të përmasave më të gjëra ndërkombëtare.
Tiranë, 18 shtator 2008. | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Wed Sep 24, 2008 5:46 pm | |
| Devlije BAJRAMI :
Federalizimi është rruga e vetme që na çon drejt shtigjeve verio - atlantike....!
(Me Federalizimin e "Maqedonisë" nuk do të ndjehemi më inferior në vendin tonë)
Populli shqiptar, gjatë shekujve, ka përjetuar ngjarje të ndryshme, që lanë gjurmë të pa shlyeshme në historin e tij.
I sunduar prej pushtimeve të ndryshme, të një pas njëshme, pati forcë t'iu përballojë rrebesheve të armiqve.
Në kushte të tilla gjeografike gjithëmon ka qenë caku i sulmeve nga fqinjët. Perandoria romake, ajo bizantine, ajo osmane dhe ajo sllave, kanë qenë të pa ngopura për gllabërimin e tokave shqiptare.
Kombi ynë është simbol i qëndresës, i mbijetesës, e jo siç na kanë quajtur armiqtë “ të mallkuarit e Europës”.
I bashkuar në një gjuhë, i ndarë në tre fe, i shpërndarë në pesë shtete, gjithmonë i gatshëm për të luftuar që të jetojë i lirë në trojet e veta.
Shqiptarët që, kaq rëndë e përjetuan robërinë nga të huajt, duhet thënë mjaft më me politika propagandistike, s’duam më përçarje, s’durojmë më dhunë, maltretime e padrejtësi.
Populli shqiptar kërkon të drejtat elementare, të drejtën e barabartë më palën sllavo - maqedonase.
Me Federalizimin e Maqedonisë do ti fitojmë këto të drjëta, s’do të ndjehemi më inferior në vendin tonë, në tokën tonë, sepse ky nocion, apo opsion politik na bënë të barabarte me palën tjeter, dhe është garant i parimit të vetëvendosjes, e drejtë kjo e gartantuar edhe ndërkombëtarisht.
Federalizimi është edhe plani afatmesëm i boshtit centrifugal, i cili për qëllim final ka ribashkimin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.
Që nga viti 2001, edhe pas luftës së bërë për të drejta, shqiptarët sillen rreth një boshti si ajo tangoja argjentinase.
Sillen rreth perdorimit të flamurit, gjuhës, ligjit të luftëtarve të lirisë dhe të tjera të drejta këto, që i takojnë popullit shiptar.
Edhe me nënshkrimin e "Marrveshjes së Ohrit", kaluan shtat vite , por fatkeqësisht këto të drejta sillen në vend e nuk po gjejnë zgjidhje ose zgjidhen në afat të shkurtër duke u mvarur nga koalicionet qeveverisëse.
Sa herë që ndryshohen qeveritë, ndryshojnë edhe këto të drejta të sjellura nga vetë sllavët.
Opozita shqiptare thotë se "Marrveshja e Ohrit" është e dështuar, pozita shqiptare thotë se: është duke u realizuar, pastaj ajo që tha se është e dështuar thotë se po e realizon, e jo që e realizonte thotë se është e dështuar dhe kurrsesi nuk mund të gjindet zgjidhje, gjërat vazhdojnë të sillen ne vend.
Federalizimin e Maqedonisë duhet ta pranojnë të gjitha partitë politike shqipëtare në "Maqedoni", sepse me këtë opcion edhe ato do të jenë padronë të veëtvetes e jo argatë të Cërvenkoskit e të Gruevskit.
Me këtë opcion lideri i partisë politike shqiptare do të ulet në krye të tryezës, sepse do te ketë karriken e vet, e ai sllavo-maqedonas në fund te vendi i tij, e jo siç po bëjnë tani, Grueski rri në krye e këto tanët rrin në cep, të mbledhur fund e krye bashkë sikur janë të huaj.
Federalizimi është term-nocion ndërkombëtar i pranueshëm dhe i realizueshëm, atë nuk e kanë shpikur as shqipëtarë, as sllavët, as PDSH-ja e as BDI-ja, e as BDK-ja, e as PPD-ja.
Mirëpo për ta realizuar ate (federalizimin sipas modelit belg), duhet ta kërkojnë të gjithë së bashku dhe si të tillë do ta pranojë edhe pala sllavo-maqedonase, së bashku edhe me faktorin ndërkombëtar .
Duhet të kuptojmë se Federalizimi i "Maqedonisë" është rruga e vetme për t'u përparuar drejt shtigjeve verio-atlantike.
Kërçovë, shtator 2008. | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Wed Sep 24, 2008 6:29 pm | |
| Gabim na qenka ky Gafurr Adili , po çfarë federalizimi o Gafurr. Maqedonia edhe disa vite do të shuhet , e ai shkruan për federalizëm të Maqedonisë , dhe mund t'i them këtij zotëris dhe juve antarë të dashur që Belgjika është pranë ndarjes por për shkak të Brukselit janë të bllokuara të dyja palët.
Federalizimi i Maqedonisë vetëm sa do të shtyente shuarjen e Maqedonisë , zgjidhja e Iliridës është bashkimi me Shqipërinë Amë , që do të arrihet pas një uniteti politikë shqiptarë (nuk jam fare optimist për këtë gjë) , kështu që kjo punë i mbetet atdhetarëve për t'a bindur popullin për një pajtim kombëtar dhe për një unitet gjithëkombëtar. Ky unitet gjithëkombëtar do t'i fundoste të gjithë politikanët "shqiptarë" që po po punojnë për interesa të ndërkombëtarëve , interesa partiake dhe personale. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Wed Sep 24, 2008 6:38 pm | |
| 'Federalizimi' eshte nje ide qe u pelqen nderkombetareve, ndaj edhe ky Gafurrrrrrri e leviz bishtin sipas qejfeve te politikes nderkombetare dhe disponimit te saj. Por, federalizimi eshte sic e ceku Mergimtari me heret vecse nje perpjekje per ta shpetuar 'te semurin e Ballkanit' sic eshte Maqedonia.
Ndoshta, te huajt per ta shpetuar edhe ca shtetin me paterica Maqedonine, do te lejojne nje lloj federalizimi formal qe do ekzistoje sall ne leter per te mos e lejuar federalizimin territorial. Vetem federalizimi territorial do ish pak me i favorshem per ne sepse kesisoj do ta pergatiste terrenin gjeografik dhe politik per nje ndarje te susksesshme dhe pa gjakderdhje.
Ndarja e Maqedonise duhet te behet duke ndjekur parimin e shumices kompakte ne baze te te cilit ne Iliride do teperfshihehin te gjitha tokat shqiptare me shumice kompakte shqiptare duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova Gostivari, Kercova, Dibra, Struga, Krusheva, Dolneni, Resnja, Brodi, Çashka, nje pjese rurale e Manastirit dhe disa fshatra te Velesit. | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Wed Sep 24, 2008 6:40 pm | |
| Kësaj i thonë "eja ti bëjmë dert punët e hallkut se ata i bëjnë tonat " ! Sikur të ishte kështu hajde de-por e keqja është se ata se bëjnë këte -përkundrazi ! Leni more vëllëzër maqedonet le të mendojnë për maqedoninë - ejani të mendojmë për Shqiptarinë ! | |
| | | alban kita Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 35 Vendi : korce Profesioni/Hobi : nacionalizem Registration date : 01/05/2008
| Titulli: Re: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Mon Sep 29, 2008 9:57 pm | |
| pershendetje ju pergezoj per temen. per mendimin ti mmaqedonia sapo ka hyre ne ndikimin shqiptar te shqiperise dhe kosoves. kufuri shqiptar eshte qe ne prespe der ne kumanove pra shum,shqiptaret arrijne 40 % te te gjithe popullsise dhe shkupi eshte sh afer kufirit me kosoven.kto fakte jane sh domethenese per ndikimin shqiptar ne maqedoni. greqia ja mbylli kufirin maqedonise dhe tashi gjith maqedonia eshte orientuar ne shqiperi sidomos ne portin e durresit dhe ne bregdet per plazhin. rruga e re e arbrit qe po ndertohet do ndihmoje shume ne komunikimin ndershqiptar ne rajon. me pak fjale shqipet po forcohen ne maqedoni ata po shtohen si popullsi dhe po e rritin perqindjen e tyre mbi 40%.sipas rrjedhes se ngjarjeve maqedonia per 5-10 vjet behet me shumice shqiptare dhe behet shteti i tret shqiptar .do jete shteti shqiptar me qender shkupin e lashte dardan i cili do te kthehet madherishem shqiptar sic ka qene par 1913.QE MAQEDONIA TE JETE SHTET ME SHUMICCE SHQIPTARE DUHET INVESTIM DHE PUNE DHE DO NDODHE SHUME SHPEJT .MAQEDONIA DO JETE SHQIPTARE E GJITHA | |
| | | rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
| Titulli: Re: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Mon Sep 29, 2008 10:10 pm | |
| Meqedonin e shpeton vetem ajo qe eshte reale pra bashkimi me shtetin am. | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Mon Sep 29, 2008 10:17 pm | |
| per meqedonine nuk ka shpetim ma cofe ma | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! Mon Sep 29, 2008 10:41 pm | |
| Maqedonine eshpetone vetem kufiri te vendohet i shtetit eme qe te quhet SHQIPERI ky emer eshte per te | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! | |
| |
| | | | MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |