Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A Besoni se dote ket luft ne maqedoni!

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! Empty
MesazhTitulli: A Besoni se dote ket luft ne maqedoni!   A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! EmptySat Mar 28, 2009 10:17 pm

deshta te dije mendimin e juaj per kete tem,pasi qe shqiptaret perqdo dit presukutohen maltretohen nga regjimi sllavo maqedon.
Kurse lufta qe u be nuk ju solli kurrfare te drejta shqiptareve ne maqedoni a ashtu as ne kosove.
PO disa lider shfritzuan luften qe vete te vijne ne pushtet dhe keshtu nuk ju interesojn te drejtat kombetare!
Derisa ata bejne jet luksoze me pushtetin Maqedonas.
Populli i pa fajshem perqdo dite vrahet dhe maltretohet nga ai regjim kriminel:
Kurse pushtetaret shqiptare heshtin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! Empty
MesazhTitulli: Re: A Besoni se dote ket luft ne maqedoni!   A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! EmptySat Mar 28, 2009 10:30 pm

Luft nuk do te ket. Po ndoshta vetem demostrata dhe perseri neve Shqiptareve do te na japin ndonje cope torte. Sikur kur dojshin me na dhan Gostivarin(70.000 Shqiptar), Tetoven(61.000 Shqiptar), Debarin(12.000 Shqiptar).

Apet do te mashtrohemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! Empty
MesazhTitulli: Federalizimi ose shperndarja e Maqedonis !!!   A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! EmptyTue Mar 31, 2009 12:59 am

FEDERLALIZIMI OSE SHPËRBËRJA E „MAQEDONISË“...!


Mr. Gafurr Adili | Opinion |
Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) është një krijesë artificiale e krijuar nga kreu shovinist i Beogradit, në një pjesë të territorit të Bullgarisë dhe në një pjesë të Shqipërisë Natyrale, atë të Luginës së Vardarit.


A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! 7511236005645-map1
Ky marifet i klikës Tito-Pijade-Çollakoviq, u bë jo për tjetër pos për qëllime ekspansioniste, pra pretendime territoriale ndaj dy shteteve fqinje, Bullgarisë dhe Greqisë. Siç edhe dihet, këto pretendime serbo-sllave ishin konkrete: ndaj pjesë së Maqedonisë Antike, asaj të Pirinit, me qendër Sandanskin e cila është e aneksuar nga Bullgaria dhe ndaj pjesës e cila është e aneksuar nga Greqia, pra asaj të Egjeut, me qendër Selenikun.

IRJM fillimisht u formësua s’i republikë e gjashtë gjatë vitit 1945, me synim që gjatë realizimit të projektit të klikës të drejtuar nga Tito dhe Pijade, atij të Faderatës së Ballaknit, territoret e cekura të shteteve fqinje do gllabëroheshin, duke i inkorporuar brenda tërësisë së njësisë federale Jugosllavisë-republikës së saj IRJM.

Duhet qartësuar, se ata qytetar të IRJM-së, të cilët e quajnë veten maqedonë, ata nuk kanë asgjë të përbashkët me emërtesën gjeografike Maqedoni. Ata, thjesht janë produkt i një përzierje serbo-vllaho-bullgare e përgatitur në guzhinat e Beogradit.

Gjithashtu, duhet theksuar fuqishëm, se gjatë një analize qoftë edhe sipërfaqësore të politikës së udhëheqjës shoviniste “maqedone” dhe të kuislingëve të saj shqipfolës, shihet shumë qartë se pretendimi territorial ndaj vendeve fqinje edhe sot është aktual dhe, pikërisht për këtë arësye edhe Greqia po ia konteston emërin „Maqedoni“ dhe i kërkon ndryshimin e tij, sepse Greqia është shumë e sigurtë se, sapo kjo „Maqedoni“ të pranohet në strukturat euro-atlantike (NATO dhe BE), do të shfaqë pretendimet e saj territoriale mbi Greqinë për Maqedoninë e Egjeut, gjë të cilën shpesh herë hapur e ka shfaqur edhe Kryetari i VMRO-DPMN, Nikolla Gruevski, aktualisht edhe Kryeministër i „Maqedonisë“, i cili thirret në origjinën antike të Tij dhe të kësaj krijese artificiale me emrin „Maqedoni“. Kurse, nga ana tjetër Presidenti aktual i “Maqedonisë” Branko Cervenkovski i LSDM-së, (parti kjo e trashëguar nga ish LKJ që, siç cekem edhe më lart, në AVNOJ ( 1943) e krijoi „Maqedoninë“ s’i republikë të gjashtë të RSFJ-së, e mohon origjinën antike të „Maqedonisë“ dhe të popullsisë sllavo-maqedonase të saj, të cilën Bullgaria e quan popullsi bullgare dhe nuk i njeh as gjuhen artificiale maqedonase, për të cilën Bullgaria thotë se është gjuhë bullgare, ashtu siç edhe Serbia nuk ia njeh as Kishën Autoqafle Maqedonase.

A është shumicë apo është pakicë popullsia sllavo-maqedone në „Maqedoni“?!

Bindja jonë e patundur është se, po të bëhej një regjistrim real dhe i mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar, popullsia sllavo- maqedonase nuk do të dilte shumicë në „Maqedoni“, por shumicë do të dilte ose popullsia shqiptare ose ajo bullgare, dhe popullsia sllavo-maqedonase, bashkë me atë serbe, turke, vllahe dhe të tjerët, do të dilte vetëm një pakicë kombëtare (minoritete) në „Maqedoni“.

Themi kështu, sepse kemi fakte të pakontestueshme, ndër të cilat është edhe ajo se, mbi 200 mijë shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova ( gjatë periudhës 1952-1956) dhe të vendosur në qytete të ndryshme të Shqipërisë Lindore, kryesisht në Shkup, në Tetovë dhe në Kumanovë, me ligj iu është mohuar nënshtetësia e „Maqedonisë“, s’i dhe mbi 200 mijë shqiptarë të tjerë që punojnë në emigracion, nuk llogariten banorë të „Maqedonisë“, dhe se kombësia shqiptare në „Maqedoni“ nuk është aq sa e paraqesin falsifikatoret sllavo-maqedonase (27.5%), por ajo e tejkalon 40%-shin e popullsisë së përgjithshme.

Gjithashtu, e dimë edhe faktin tjetër se, deri në dhjetor 2008, mbi 400 mijë bullgarë të „Maqedonisë“e kanë marrë nënshtetësinë e Bullgarisë, por kjo gjë nuk po publikohet nga ish Kryeministri i „Maqedonisë“ Lupco Georgievski, sepse Ai (Georgievski) pretendon që kjo gjë të ndodhë gjatë regjistrimit të ardhshëm të popullsisë në "Maqedoni", dhe popullsinë bullgare aty ta shpalli popullsi shumicë të "Maqedonisë" dhe pastaj të kërkojë.....

Përse mujsharët të cilët e kanë uzurpuar kreun e shumicës së partive politike shqiptare në „Maqedoni“ po bëjnë rrolin e kolaboracionistëve servil të politikës shoviniste sllavo-maqedonasve, duke i pranuar ata si shumicë, kur fare mirë e dinë se ajo as nuk ka qenë dhe as nuk është e tillë?!

Dhe nuk është për t’u çuditur, sepse të gjitha partitë politike „shqiptare“, jo vetëm në IRJM, por edhe në Kosovë, si dhe në të gjitha trojet shqiptare nën ish RSFJ, pas viteve 90-të ishin pjellë e ish LKJ-së.

Partia e parë (PPD), ashtu si LDK në Kosovë, ishte partia më masovike në „Maqedoni“ dhe kishte degët e saj në çdo qytet shqiptar, si dhe këto degë i kishin edhe nëndegët e tyre në çdo fshat dhe lagje të qyteteve shqiptare.

Përkundër propozimit tonë të atëhershëm, që PPD(Partia për Prosperitet Demokratik) ta bënte regjistrin e popullsisë shqiptare në „Maqedoni“ dhe para gjithë opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar të dilte me numrin e saktë të popullsisë shqiptare në „Maqedoni“, ajo nuk e bëri këtë veprim.

Një veprim të tillë më vonë nuk e bëri as PDSH (Partia Demokratike Shqiptare) dhe as BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), mosveprim ky, ashtu s’i edhe me shumë mosveprime të tjera, partitë politike „shqiptare“ sistematikisht e kanë grymosur (llastuar) politikën antishqiptare të pushtueseve e kolonizatorëve të „Maqedonisë“ që nuk ka qenë dhe nuk është asgjë tjetër përveçse një burg për kombësinë shqiptare të kësaj pjese të Shqipërisë Natyrale, e cila me të drejt quhet Lugina e Vardarit, ashtu siç dikur ishte edhe ish RSFJ, që edhe (sic dikur ishte ish RSFJ) vazhdon të mbetet edhe e sëmura e radhës e Ballkanit.

Çdo të ndodhte nëse në zgjedhjet presidenciale, të 22 marsit 2009, shqiptaret do të dilnin me një kandidat të vetëm shqiptar?

Shqiptari nuk do të arrinte të zgjidhej President i “Maqedonisë”, por shqiptaret do të arrinin që, përballë faktorit vendor dhe atij të huaj, të shfaqnin disa vlera kombëtare të pashfaqura deri më tani, siç janë:

1. Për herë të parë shqiptarët e Luginës së Vardarit, të kësaj pjese vitale të Shqipërisë Natyrale, pas gati dy dekadash do të krijonin bllokun nacional të tyre përballë bllokut nacional sllavo-maqedonas dhe do të hidhej hapi i parë drejtë minimizimit të përçarjes ndër shqiptare, të shkaktuar nga ndarja absurde e partive politike „shqiptare“, në të majtë (BDI) dhe në të djathtë (PDSH), një absurditet tjetër ky i pasuar edhe me ate, që e majta „shqiptare“ (BDI) krijon koalicion qeverisës (kolaboracionist) me të djathtën ekstreme të nacionalizmit sllavo-maqedonas të VMRO-DPMN.

2.Gjithashtu, për herë të parë votat e shqiptarëve nuk do të shkonin te kandidati sllavo-maqedonas, siç ka ndodhur deri më tani, por këtë radhë votat e shqiptarëve do të shkonin te kandidati shqiptar, i cili do të arrinte që në raundin e dytë (në balotazh) të përballej me kandidatin sllavo-maqedonas.

Dhe, të gjitha këto, përballë faktorit ndërkombëtar, kjo pjesë e kombit shqiptar nën pushtimin e „Maqedonisë“ do ta faktorizonin edhe më shumë në këto çaste përpëlitjesh dhe krizash që po përjeton e sëmura e Ballkanit, krijesa artificiale dhe burgu i popujve jo-sllavë me emrin „Maqedoni“.

Pikërisht pse nuk ndodhi kjo, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) kërkon nga shqiptarët që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në "Maqedoni"

A është „Maqedonia“ një shtet i standardëve demokratike evropiane?

“Maqedonia”, ashtu si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, është shteti më multietnik në Ballkan, ku krahas kombësisë shqiptare dhe kombësisë bullgare, që përbejnë popullsitë shumicë në “Maqedoni”, jetojnë edhe shumë pakica tjera, si: pakica serbe, turke, greke, rome dhe pakica vllahe, ku kjo e fundit as nuk figuron në rubrikë e listave të regjistrimit të popullsisë në “Maqedoni”, kur dihet fakti historik se përfaqësimi në Republikën e Krushevës ishte kështu: 33% shqiptare, 33% bullgare dhe 33% vllahe.

Shtrohet pyetja se pse në Republikën e Kosovës, ku të gjitha pakicat kombëtare, si: ajo serbe, turke, boshnjake, kroate, rome dhe të tjera, që nuk përbëjnë as 10%-shin e popullsisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës, duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat kombëtare, bile të jenë edhe të privilegjuara dhe të gëzojnë edhe më shumë të drejta se sa vetë kombësia shqiptare në Republikën e Kosovës, dhe këto standarde evropiane të mos zbatohen edhe në “Maqedoni”, as edhe në Serbi, as në Mal të Zi dhe as në Greqi?!

Gjithashtu, shtrohet pyetja se pse duhet që pjesa e kombit shqiptar nën “Maqedoni” të konsiderohet si pakicë kombëtare (minoritet), kur ajo nuk është e tillë, dhe shqiptaret aty, edhe pas luftës së vitit 2001 dhe të ashtuquajturës “Marrëveshje e Ohërit”, tani më të dështuar dhe inekzistente, të vazhdohet të trajtohen si qytetarë të kategorisë së dytë e të tretë, kur dihet fakti se shqiptarët në “Maqedoni” janë një shumicë absolute.

Por, nga ana tjetër janë edhe faktet tjera më kokëforta të diskriminimit të shqiptarëve të Luginës së Vardarit nga pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas, i cili me politikat e tilla po përgatitet për shpërbërjen e krijesës artificiale me emrin “Maqedoni”, ashtu siç edhe dikur vepronte edhe Serbia kundrejt popujve të tjerë të ish federatës jugosllave, politikë hegjemoniste serbe kjo që, më vonë solli edhe shpërbërjen ( me gjakderdhje dhe krime të llahtarshme) të ish RSFJ-së, të këtij burgu të popujve jo serbë dhe ku gardian i këtij burgu të madh ishte Serbia.

Shtrohet pyetja se përse komuniteti ndërkombëtar “Maqedoninë” e pranon si një shtet të maqedoneve dhe përse ai hesht përballë realiteteve që janë ndryshe?

Sepse, komuniteti ndërkombëtar edhe në Shek. XXI vazhdon të zbatojë dy standarde në Ballkan, një standard (privilegjues) për sllavet dhe serbet (minoritet) në Republikën e Kosovës, dhe një standard tjetër (diskriminues) për shqiptarët, qofshin këta shqiptarët shumicë në Republikën e Kosovës, apo edhe për kombësinë shqiptare të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) nën Serbi dhe kombësinë shqiptare nën Mal të Zi, si dhe për kombësinë shqiptare të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”.

Kemi bindjen e patundur, se për sa kohë bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të sillet kështu, të veprojë me dy standarde, Ballkani do të vazhdojë të jetë një vatër krizash dhe luftërash, siç edhe e kanë cilësuar dhe e cilësojnë edhe shumë institute analitike e politike prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare, prandaj.....

A ka “Maqedonia” ndonjë rrugëdalje nga ky qorrsokak ku e kanë futur pinjollët sllavo-serbë të Ballkanit ?!

Që „Maqedonia“ të shpëtojë nga shpërbërja e saj, një shpërbërje kjo që mund të jetë s’i ajo shpërbërja e ish RSFJ-së, që mund të pasohet nga gjakderdhje dhe tragjedi të mëdha, kjo do të varet vetëm nga shqiptarët e Luginës së Vardarit nën pushtimin e “Maqedonisë”.

Dhe, që të ndodhte kjo gjë, shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë Natyrale, duhet të jenë të barabartë me popullsinë bullgare në “Maqedoni”.

Kjo barazi e shqiptarëve do të mundet të arrihet vetëm përmes federalizmit të „Maqedonisë”, sipas modelit të Belgjikës, e cila është shtet federal i popullsisë flamane dhe i popullsisë valone.

Këtë konstatim, sa të drejtë po aq edhe paralajmërues, e kam shfaqur edhe përmes shkrimit të mëhershëm, me titull:

“MAQEDONINĒ E SHPĒTON VETĒM FEDERALIZIMI I SAJ…!, të cilën mund ta lexoni përmes: www.albaniapress.com.

Në të kundërtën e kësaj, nëse kjo nuk do të merret shumë seriozisht në konsideratë nga komuniteti ndërkombëtar (OKB, BE, SHBA dhe NATO), atëherë “Maqedonia” do të shpërbëhet dhe nuk do të mundet më të vazhdojë të jetë një burg për kombësinë shqiptare të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”.


GAFURR ADILI,
Zëdhënës Politik i FBKSH

Tiranë, më 2 mars 2009.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! Empty
MesazhTitulli: Re: A Besoni se dote ket luft ne maqedoni!   A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! EmptyTue Mar 31, 2009 10:00 am

detektivi shkruajti:
deshta te dije mendimin e juaj per kete tem,pasi qe shqiptaret perqdo dit presukutohen maltretohen nga regjimi sllavo maqedon.
Kurse lufta qe u be nuk ju solli kurrfare te drejta shqiptareve ne maqedoni a ashtu as ne kosove.
PO disa lider shfritzuan luften qe vete te vijne ne pushtet dhe keshtu nuk ju interesojn te drejtat kombetare!
Derisa ata bejne jet luksoze me pushtetin Maqedonas.
Populli i pa fajshem perqdo dite vrahet dhe maltretohet nga ai regjim kriminel:
Kurse pushtetaret shqiptare heshtin!

I nderum sa here une kam kritikue kete lufte nepermjet RDW dhe nepermjet forumeve .Shqiptaret e poshter me shajshin dhe me thojshin se une jam kundra luftes se uçk!Por çfare lufte more me te lene me te masakrue shkavelli ore,me te roberue ne forma te moderume .A nuk eshte e vertete qe zevendes sekretari amerikan Hanes tha;Se UçK ne maqedoni u dorzue pa kurrfare presioni nderkombetar ku kjo kur gjere me sot ne bote nuk ka ndodhur !!!!Dhe çka me ba me disa luftetar qe deri djeeeee e perkrahte kete lufte sepse ishin te manipuluar ne vetedijen dhe tani vonnnee e sheh qe e ka pasur gabim dhe çka prape shuan gjere sa ta gjene ndonje vrime me hyre e dale nga ajo si tia kana !O vellazni kjo nuk eshte hera e pare e ketyre racave qe na udheheqin luften ,por kjo tradheti eshte qe nga ramja e Teutes e gjere ne ditet e sotme,!E neser nuk e di a do te kan mundesi te na kapin timonet nese nuk do i hapim syt po na marrin timonin dhe kan me na shti drejte ne ndonje humnere qe perjete nuk do dalim!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! Empty
MesazhTitulli: Re: A Besoni se dote ket luft ne maqedoni!   A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! EmptySat Apr 04, 2009 3:05 am

sa i perket vllezerve tan ne maqedoni duhet te jen sy qel se as partit shqiptare se tilam maqedonet askush nuk kujdeset per popull pra duhet votu partit te cillat jan te profilizuara me drejtim dhe elan kombtar. per ndryshe dot na gllaberojn edhe me tej nji nga nji, pra dhe ne, ne kosove dhe gjetiu ne qofse nuk shkojm ne drejtim te bashkimit te gjith mbarshem shqiptar ta dim mir se jem te denuar per tu zhdukur. shifne ne kosove nuk ka asgje shqiptare as flamur as kushtetut asgje gjithshka kosovare.pra per gjeneratat tona ne uk harroj aq leht se jem shqiptar por ata qe lindin tash e tutje kem me pas shum probleme me i bind, sepse gjthqka kosovare dhe kur ti thuash djalit apo kujdo diq per shiptar,sigurisht do te thot se qflet ore po skem asgje te perbashket as flamur as asgje vetum gjuhes,por dhe kjo do te ndryshoj ne qofse nuk ebejm nje unifikim te perbashket ghuhsor. kemi shum probleme sepse rrall e hiq nuk kemi pas politikaj te mirfillt pra politikan atdhetar se pot kishim politikajt ne rregull popllit kah ti thush shkon. per momentin ne aspektin global politika per spektrin politik shqiptar asht ende pa zbuluar jan shum foshnjor, ket politik berje te sodit qe e kem, per nderkombtaret jan tejet vicioz dhe qesharak.shpresoj se ne te ardhemen do te dalin njerz te sinqert te mirfillt atdhetar te cillet me te vertet do te luftojn per te miren e gjth mbarshme shoqrore. jena poplli ma i farfur ne evrop e kta karagjozat ton -plitikuajt tan- sillen verdall me automjete blinduse dhe jan multi milionera a poplli ishkret ne mjerim total.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! Empty
MesazhTitulli: Re: A Besoni se dote ket luft ne maqedoni!   A Besoni se dote ket luft ne maqedoni! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A Besoni se dote ket luft ne maqedoni!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan
» A besoni në jashtëtokësorë (UFO)
» Sa i besoni shoqes apo shokut?
» Qka mendoni per lideret shqiptar ne maqedoni
» Zgjedhjet ne Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: