|
| Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan | |
| | Autori | Mesazh |
---|
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Sun Jun 29, 2008 11:43 pm | |
| NDARJA E KOSOVËS – LUFTË E RE NË BALLKAN Publikuar më datë 2008-06-22
Shkruan: Isuf BAJRAMI
Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Moon i ka hapur rrugë legjitimimit ndërkombëtar të ndarjes së Kosovës,me vetë faktin se gjatë përpilimit të raportit për rikonfigurimin e UNMIK-ut,ka marrë për bazë edhe planin gjashtë pikësh serb për ndarjen funksionale të Kosovës. Krijimi i realiteteve të reja dhe të veçanta juridike në hapësirat me shumicë serbe, të parapara nga Ban Ki-Moon, respektivisht pretendimi për krijimin e një “minishteti” brenda shtetit të Kosovës,nuk është asgjë tjetër veçse tendencë e hapur për funksionalizimin e ndarjes.
STRUKTURAT PARALELE NË ANAMORAVË Serbët lokalë të Anamoravës,në komunat Gjilan, Kamenicë, Novobërdë dhe Viti kanë konstituuar kuvendet komunale serbe,struktura paralele përkundër atyre ekzistuese. Këto struktura serbe kanë dalë nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të Serbisë të mbajtura më 11 Maj.
Pushteti lokal serb në Anamoravë ka dalë nga koalicionet e partive të Sheshelit, Koshtunicës dhe Milosheviqit (SRS-DSS dhe SPS). Strukturat lokale serbe në katër komunat e Anamoravës janë konstituuar midis 10-18 qershorit. Derisa serbët kanë thënë se formimi i këtyre kuvendeve komunale është shprehje e realitetit të krijuar në terren,pasi në Kosovë, sipas tyre, ”kishte vetëm institucione njënacionale, tani Kosova ka realitetin e vet – institucionet dyetnike”. ”Kosova tashmë është një vend i ndarë në aspektin institucional, funksional dhe territorial, dhe kjo duhet t’u thuhet qytetarëve, pasi ata e kanë parë këtë gjendje,por institucionet po improvizojnë para qytetarëve”.
GJILAN Kuvendi Komunal Serb në Gjilan - i ka 35 këshilltarë, ndërsa Kryetar i Kuvendit komunal është zgjedhur Milorad Todoroviq ( DSS..), me profesion Specialist i Pediatrisë. Kryetar i Komunës serbe në Gjilan është zgjedhur Pera Aksiq (SRS), Zëvendëskryetar është zgjedhur Radovan Deniq (DSS). Delegat për “Kuvendin Krahinor të Kosovës”, janë zgjedhur Vlastimir Stajiq (SRS),dhe Lubisha Stanojkoviq (DSS).
KAMENICË Kuvendi Komunal serb në Kamenicë – i ka 37 këshilltarë, ndërsa Kryetar i Kuvendit Komunal është zgjedhur Vojisllav Nojiq (SPS). Kryetar i Komunës është zgjedhur Ivan Petroviq (SRS), e zëvendës Nebojsha Simiq (DSS).. Delegatë për “Kuvendin Krahinorë”,janë zgjedhur Ivan Petroviq, Nebojsha Simiq dhe Vojisllav Nojiq.
NOVOBËRDË Kuvendi Komunal serb në Novobërdë i ka 29 këshilltarë, ndërsa Kryetar i Kuvendit Komunal është zgjedhur Dobrislav Ivkoviq (SRS). Kryetar i Komunës është zgjedhur Stojan Stanojeviq (SRS), zëvendëskryetarë Bojan Cvetkoviq (DSS).
VITI Në Viti, Kuvendi Komunal i ka 31 këshilltarë, ndërsa strukturat drejtuese janë zgjedhur nga koalicioni “DSS- Grupi i qytetarëve” që së bashku kanë marrë 17 këshilltarë. Kryetarë i Komunës është zgjedhur Nenad Kojiq (DSS),ndërsa delegatë për “Kuvendin Krahinorë” është zgjedhur Sërxhan Nikoliq (SRS).
SHTËRPCË Në Shtërpcë punëtorët serbë në Degën e Gjykatës Komunale nuk janë paraqitur gjashtë punëtorë serbë. Gjykata në Shtërpcë është Degë e Gjykatës Komunale në Ferizaj dhe deri tash ka pasur gjithsej 18 punëtorë,prej tyre 11 serbë. | |
| | | rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Sun Jun 29, 2008 11:49 pm | |
| Kosova edhe tashe shte e ndare, po sa do jemi te fort ne ta bashkojm do ja lem kohes ta verteton . | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Mon Jun 30, 2008 12:44 am | |
| - rroni shkruajti:
- Kosova edhe tashe shte e ndare, po sa do jemi te fort ne ta bashkojm do ja lem kohes ta verteton .
E kemi pasur nje mundesi gjate dhe pas luftes se uçk-s por disa njerez qe paten menduar per interesat e tyre personale dhe partiake nuk e lejuan nje gje te tille. Ndersa ata kryesoret qe besoj qe nuk do te benin si keta te tashmit fatekeqisht rane ne lufte si deshmore te vertete dhe nuk paten mundesi te vazhdojne rrugen qe e nuk e perfunduan keta te gjallet qe po luajn me kombin shqiptar. Misioni nuk ka perfunduar dhe nuk do te perfundoj deri sa Kosova te jete 100 % e pavarur dhe e qeverisur nga njerezit e duhur , nga disa shqiptare te vertete qe nuk komandohen nga te huajte se çfare te bejn ne shtepine e tyre. Kosova eshte shqiptare dhe do te jete pergjithmone. Kosova nuk eshte sllave , turke , boshnjake apo rome qe pa pelqimin e popullit krijuan nje shtet multietnik. Me simbole qe nuk perfaqesojne fare popullin shumice , popullin shqiptar. Shume padrejtesi na u bene qe nga nenshkrimi i marreveshjese se Rambujes e deri me sote , por kur do te na ofrohet kjo mundesia e dyte ? A duhet t'a presim apo t'a zgjojme popullin nga ky gjume i thelle dimeror ? Jam i sigurte qe duhet zgjuar populli se bolle kemi pritur dhe nga pritja nuk ka asgje te mire ne shumicen e rasteve. | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Fri Jul 04, 2008 2:10 pm | |
| Një vend mund të jetë edhe shtet, edhe i ndarë. Qiproja është shtet, bile anëtar i Bashkimit Evropian, por i ndarë. Republikën Turke të Qipros, e krijuar pas pushtimit gjashtëditor turk më 1974, e njeh vetëm Turqia dhe asnjë prej vendeve të Grupit të Kontaktit apo anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por kjo republikë ekziston, dhe kjo është më e rëndësishme se njohja. Në librin e tij, You, The People: The United Nations, Transitional Administration, and State-Building (2004), Simon Chestermani thotë që rasti i Kosovës i ngjet shumë më tepër Qipros sesa Bosnje dhe Hercegovinës. Në aspektin formal, mund të jetë kështu, por përmbajtësisht, edhe puna e KOSOVES qendron njejt.\ …!”.
Kurse sa i përket aspektit vendor të aktualizimit të ndarjes, patëm deklaratën “realiste” të ish kryeministrit, Bajram Rexhepi. Ai tha: ta japim veriun e Kosovës për Luginën e Preshevës. Së pari, në kohën kur Serbia i kontrollon të dyja këto territore, është naivitet sa të duash të mendosh që ajo do të na e lëshojë vullnetarisht njërën prej këtyre pjesëve, e “prekur” prej parimit të drejtësisë a barazisë. Së dyti, Serbia e ka imponuar decentralizimin e Kosovës pikërisht për ta shkëputur Luginën nga Kosova nëpërmjet lidhjes territoriale të komunave të reja serbe në Anamoravë. Pra, Serbia përveçqë e ka okupuar veriun, po këmbëngul për zbatimin e decentralizimit saktësisht për të mos na e dhënë Luginën. Bashkimi i Kosovës është më afër duke luftuar decentralizimin (p.sh komuna e veriut të Mitrovicës si dhe komunat e Anamoravës që e izolojnë Luginën). Së treti, kemi këtu një ide që, madje, mendon të heqë dorë prej një pjese të Kosovës, e cila megjithatë është përbrenda kufijve aktual të Kosovës, një situatë e krijuar me spastrim etnik të shqiptarëve prej shkurtit 2000 e deri sot. Kompensimi i territoreve në këtë rast do të ishte pranim dhe legalizim i këtij spastrimi kriminal. Situata është ashtu e strukturuar që, në kohën kur Serbia i kontrollon të dyja këto hapësira, vetëm lufta për të dyjat e bën kuptimplote kërkesën. Lypja e njërës, në fakt, është lypja e asnjërës. Por, prapavija e krejt këtij aktualizimi të idesë së kompensimit të territoreve është zhvendosja e vëmendjes kah më pak e mundura, kah më e largëta edhe historikisht, edhe për nga mundësitë organizative. Por, qytetarët e Kosovën nuk kanë pse të frikësohen prej ndarjes: ajo ekziston qe 8 vite. Nuk mund të ndodh ajo që ekziston. Ajo që ekziston tashmë ka ndodhur me vetë faktin e të ekzistuarit. Populli i Kosovës duhet ta bashkojë vendin. Bashkimi do të ishte ngjarje, sepse ai nuk ekziston. Ngjarje që parandalon ndarjen. | |
| | | luan mreti Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1007 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Fri Jul 04, 2008 2:41 pm | |
| ska ndarje te kosoves, se lejon poplli shqiptar | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Fri Jul 04, 2008 9:04 pm | |
| por. mos e harroni kete qe as ne kerkesat e qeverise se ismail qemalit nuk ka qene leposavici e disa komuna tjera shume veriore | |
| | | rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Fri Jul 04, 2008 9:20 pm | |
| luan mreti shkruajti ska ndarje te kosoves, se lejon poplli shqiptar
o mreti populli dihet qe nuk e lejon nje gje te tille por mos harro se ata politikan qe po i qet populli ne udheheqje mandej spo pytin fare cfar deshiron populli . | |
| | | luan mreti Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1007 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Fri Jul 04, 2008 10:57 pm | |
| ska ndarje rroni ne prap e kapim pushen. nuk prtojm fare | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Sat Jul 05, 2008 12:42 am | |
| Murturi të uroj për temen , Lufta ishte dhe u zhvillua në të gjitha trevat e ndara Kosov,Kosovën lindore ,Maqedoni ,dhe qka fituam nga ajo Luft po thuajse as gjë "Kososva u qlirua "? kishe për të udheq vetë vebdin e vetë e jo të bëhet katastarof ,sepe sod po udheqin 4 pushtete gjë që nuk mbahet mennd më rruzullin Toksor ,(Qeveria e Kosoves ,Unmiku,Euleksi ,Qeverija serbe ) edhe po flitete se nuk e njofim kert qeveri serbe ajo po i kryen punt e veta pa pik problemi unë nuk di si duhet ndrishe të bëhet ndarja të vendosen mure si ne kalaja apo si mendoni në kto vende shkruhet serbisht flitet serbisht bile e dhe tabelat jan të shkruara në gjuhen e tyre (vall që i thon ksaj )nuk qenka ndarje ?dhe deri sa ne feljm të tjerët punojn ne e kemi marak të bëjm bised mas darke siq thuhet një fjal popullore e të tjerët tëana i kriejn punët po si jo zotrij po ai i kryen ne dobi të veten dhe nuk bajn muhabete të kota ,qka u ndërmor për ndalimin e tyre as gjë fare po të ndodhek kjo në një vend tjeter do ishte ba nami por te ne flejm i kemi futur veshët në lesh dhe flej si ariu . Do i kapim armet prap cilat arm ? kur ato që ishi u asgjësuan krejt mendoni me një revole do e nisim jo jo gabohemi ,dhe deri sa të i kemi të huajt ne do jemi shumë të urtë për të mos u prish qetsin atyre nëse mendojm se do na ndihmoj Shqiprija jo harroene sepse ajo nuk do bashkim siq e lexova ktu një shkrim ishte me kambngulje për jo bashkim , Dhe nga ajo që u b deri tash shum pak besoj se di kap dikush prap armët për tja siguri dikjt karriken dhe për qlirim total apo bashkim sepse ju ka gerdit sejcilit kjo Pamavarsi në leter e brisht . |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan Sat Jul 05, 2008 2:23 am | |
| Për momentin nuk besoj qe do te ketë luftë, përshkak te prezences se madhe te faktorit ndërkombtarë, vetëm nëse ndryshojnë edhe rrjedhat ndërkombtare. Dekada e fundit mund te quhet "vitet e shqiptarëve". Ka përmirësim te gjendjes në favorin tonë, por shpesh ne kahje dhe nivel jo aq te dëshiruar. Gjëja më e mirë qe mund ta cilësoja është komunikimi ndër-shqiptarë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan | |
| |
| | | | Ndarja e Kosoves -Luft e re ne ballkan | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |