Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:14 pm

Aleks Llambro







Fshat i bukur, por i ndarë









Koshovica

























Shtëpia botuese «Argjiro», 2006 Gjirokastër





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:15 pm



Aleks Llambro

«Fshat i bukur, por i ndarë»

Koshovica

Monografi



Redaktor: Kristaq F. Shabani

Recesent: Kosta Gaxhoni

Konsulentë: Kristo Voko

Vangjel Kolo,

Vangjel Vozdo,

Ollga Llambro

Ideoi kopertinën dhe

art grafik: Nevi Kore

Ilustrimi fotografik: Zydi Hyka

Libri u përgatit në kujdesin e Lidhjes së Krijuesve «Pegasi» Gjirokastër





Copyright Aleks Llambro 2006

Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë botuese “Argjiro»









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:15 pm



Një ndërmarrje e mirë dhe sipërore evidentimi



Para thënies së Aleksit



Paraqitje të dhënash të njohura apo të panjohura që ndriçojnë hapësirën dhe jetën...

Kështu ndodh edhe me librin e Aleks Llambros “Fshat i bukur, por i ndarë”. Është një peng i madh dhe një pezm njëkohësisht, i cili kalon në një rëng prerje me vilarë të verdhë të tokës. Jo pa qëllim, në një libër me këtë titull, unë kam shkruar se si coptoheshin tokat dhe krijoheshin prerjet drastike të gjithçkaje nga këta prerës të figuracionuar “Vilarë të verdhë”. Kështu i ndodhi edhe fshatit të bukur Koshovicë të Dropullit. Ishte një prerje marrëmendëse kryekëput. A mund të jetonte dhe të merrte frymëmarrje trupi i Koshovicës me dy bronke të ndara me një prerje të jeshiltë gjysma këtej e gjysma andej. Gjysmë e fshatit me fruta dhe gjysma e fshatit me varrezat. Ku do të çoheshin lulet tek të dashurit e zemrës? Ç’barbari e paskrumbullt e kriijuar nga fantazi e Konferencave të Ambasadorëve që vendosnin ndasitë. Koshovicarët u ndanë, në gjysmë fis këtej, gjysmë andej, në gjysmë prona, në gjysmë kodra, në gjysmë … Gjysma ishte Kryefjala e këtij makabriteti meskin dhe të palodhur. Të hidhje sytë e bukur andej dhe të mos dalloje e të bisedoje me të tutë … Një ndarje e pabesë , e paskrumbullt! Fshati nuk i kishte të dy sytë, mbeti me gjysmë gojë, me gjysmë nderim, me gjysmë gjithçka dhe secila lagje e tij vijonte të perëndonte pa perënduar ende dielli i zakonshëm dhe hëna në gjendjen e saj e prerë, gjysmëhënës apo e plotë, nuk e ndiente kurrsesi veten mirë, por kishte të prera … Lagjja e përtejme “Ajo Marinë” mbeti pa lëmë, pa rrap dhe filloi improvizimin e shëmbëllesës.

Kaluan kështu shumë vite, gjysmë shekull dhe ikjeve edhe takimeve u priteshin gjunjët, ndëshkoheshin, por Koshovica e mbetur hidhte në letrat e kujtesës kujtimet e saj dhe Ajo Marina në shtetin Grek hidhte histori dhe tashmë të dyja, paçka se të zhvilluara dhe të dukura në pamje si shumë të largëta si kushërinj të pesëmbëdhjetë, po ktheheshin në origjinën e mirë…

Autori Aleks Llambro ka dhimbje të pamatë, të sforcuar emocionalisht për këtë ndarje të djallëzuar dhe ndërmori aksionin udhërrëfyes dhe lidhës të tregojë për fshatin e bukur, por të ndarë. Hodhi në këtë libër kujtimet e tij me një stil të qetë, të kuptueshëm dhe përdori metodën e tij të rrëfimit të ëmbël dhe të dhimbshëm, duke treguar çiltër. Qëllimi nuk ka qenë që të rroket gjithçka për Koshovicën, por të evidentohen disa evenimente që lidhen me pozicionimin e Koshovicës, të preket pak lashtësia e saj, traditat, zakonet dhe doket e saj, të bëhej një pasqyrim real i disa dukurive dhe i përpjekjeve të koshovicarëve për liri e demokratizim shoqëror, të “mbillen” toponimet” e bukura koshovicare si dhe të arkitekturohet e të ringrihet një fshat me përmasa të moderuara. Gjithsesi kujtesa dhe e sotmja duhet të shkruhet, Është pra një ndërmarrje e mirë dhe sipërore evidentimi. Unë duke u nisur nga marrëdhëniert e mira, sipërore, me dropullitët, iu përkushtova seriozisht skicimit, konturimit dhe paraqitjes arkitekturore dhe substancore të këtëj libri, pasi Koshovica dhe koshovicarët e meritonin këtë përkushtim. Madje duhet të përmendet edhe fakti që kjo sipërmarrje të pasohet edhe me libra të rinj, që të mundësohet hedhja e kujtesës historike të një minoriteti prezent, të gjallë, aktiv, që ka dhënë leksion në marrëdhëniet brenda vetes dhe jashtë vetes e duke konturuar një arkitekturë të re, moderne marrëdhëniesh. Është aftësi që të pasqyrosh këtë realitet që rrit vetveten në prezencë e gjiththka.



Kristaq F. Shabani, shkrimtar, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër,Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë (IWA)Ohajo, SHBA

Anëtar Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve “Zbardhësi- Zaloni” Athinë, Greqi











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:15 pm



Nisma ime kontribut për ruajtjen e kujtesës



Fillesë e nevojshme

Nisur nga një dëshirë e madhe mora një nismë për të pasqyruar sadopak fshatin tonë Koshovicë, për të pasur çdo koshovicar në dorë, të paktën një botim të nevojshëm, i cili do të lozë një rol të padiskutueshëm historik, ku brezat e ardhshëm do të kërkojnë të dinë për prejardhjen e fshatit, të fiseve të tyre dhe cilat kanë qenë arritjet e tyre gjatë kohërave. Po kështu gjithmonë brezat, në kushte të caktuara, do të interesohen për traditat, zakonet e të parëve madje edhe do të krenohen. Kështu ka ndodhur në të kaluarën dhe kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen, pavarësisht, se tani ka një farë zbehje, e cila vjen edhe nga faktorë ekonomikë e socialë, nga shkëputja totale dhe zbrazja e fshatrave, apo largimi nga vendi i të parëve, nesër patjetër dhe, për këtë nuk shprehim dyshim, njerëzit do t’i kthehen fshatit me metoda të tjera më të moderuara dhe do të ndjejnë, pa dyshimin më të vogël, nostalgjinë për bukuritë dhe prezencën e fshatit të tyre. Është e natyrshme, krejt normale dhe kështu ky fenomen ka ndodhur edhe në vendet e tjera: njerëzit, kur ngopen me modernen u kthehen prezencave të së vjetrës, e cila është ndërtuar dhe ajo mjaft bukur, pra vlerave muzeale. Në këtë kontekst ndërmora këtë akt, të cilin e konsideroj të efektshëm, paçka nga të dhënat që munda të grumbulloj, sepse vështirësitë e evidentimit ekzistojnë. Nuk është bërë një punë e guximshme në këtë drejtim evidentues, paçka nga puna e bërë më parë për historikët e fshatrave e në këtë kuadër edhe të fshatit tonë apo nga puna e bërë për muzeun, i cili në vite të mprapshta është sulmuar dhe zhveshur. Është detyrë numër një e të gjithë banorëve të një qendre të banuar që të shpalosin vlerat gjatë kohërave dhe çdo individ të shprehë, të shkruajë kujtimet e tij për t’i përcjellë në kohëra. Ne, së toku me konsulentët, kështu krijojmë për herë të parë një vepër të shkruar për kujtesën historike. Sa e kemi arritur, ju do ta shikoni dhe me vërejtjet dhe konsultat tuaja, në të ardhmen, kjo vepër do të plotësohet dhe do t’i shërbejë komunitetit tonë. Ne kështu paraqesim një histori dhe krenohemi që ndërmorëm një akt të tillë të guxuar. E rëndësishme është që me pranimin në UNESKO të qytetit muze të Gjirokastrës, për vlerat që ka në kompleksitet, e rëndësishme për vizitorët dhe turistët e huaj do të jetë edhe prezenca historike e rrethinave të këtij qyteti, ndaj këto vlera ne duhet t’i paraqesim para jo vetëm njerëzve tanë, por edhe të huajve. Ky transmetim edhe në këtë kuadër merr një vlerë të pallogaritshme.

Autori

Gjirokastër, prill 2004- nëntor 2006













Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:16 pm



Një përshkrim poetiko- gjeografik



Fshati im i bukur

1.

Është një fshat i bukur,

në fund të Murganës,…

Koshovica luftëtare

s’iu trëmb tramundanës…

2.

Është e Dropullit, ballkon,

pamja kaq madhështore;

ka të drejtë të krenohet

me pamjen aq bukurore.

3.

Pranvera plot me lule

nga pemët që s’i ka bota,

verë me freski të madhe

me rrap e ujëra të ftohta.

4.

Vjeshta plot me fruta

plot me vreshta e fiq…

Dhe në dimër bie borë,…

Është bukur, këtu, o miq!

5.

Dhe në qendër krenar

rrapi me degë të argjenda…

Pale lëmi, ç’bukuri!

Ejani, urdhëroni brenda!…

6.

Nga veriu: Dropull’ i punës,

nga jugu: Parha, Pandora,

nga lindja: fshati Kastanjani,

në perëndim: Steno dhe Guva…

(Natyrë, të lumtë dora!)

7.

Fshatarët e mi janë

të qejfit, historishumë.

Të gjithë janë të dashur

dhe s’u trëmbën kurrë…

8.

Me bejlerët janë ndeshur

i përzunë, s’u kthyen prapë,…

Fshati im i mësuar

Ka pasur të të mirin fat….

9.

Qoftë turqit dhe gjermanët

nuk i shkelën këto troje,

sepse të gjithë fshatarët

ishin në këmbë, roje…

10.

Në qendër shikon lëmin

dhe rrapin kapardisur;

pak më tutje kisha, shkolla…

Sa bukur janë qëndisur!…

11.

Dhe burimet e ftohta

janë në të gjithë krahët,…

Eh, kjo Koshovica ime,

përherë me zemrën afër!





















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:16 pm



I. Pozita gjeografike







Koshovica bën pjesë në krahinën e Dropullit, në nëndarësinë gjeografike Dropulli i Sipërm dhe shtrihet në krahinën malore - jugore të vendit dhe rajonizohet në rrethin e Gjirokastrës. Nga pikëpamja e pozicionimit gjeografik kufizohet nga: fshati Kastanjani (Greqi) në L, Mali i Murganës në P, fshati Llongo dhe fusha e Llongos në V dhe Ajo Marina dhe Llavdhani ( Greqi), në Jug.

Karakterizohet nga një klimë mesdhetare kontinenentale.

Në dhjetor– janar- shkurt zakonisht bie borë një javë rresht, me një trashësi 0,2 - 05 m. Gjatë kësaj periudhe bën shumë ftohtë, formohen stalagtite dhe stalagmite. . Temperaturat më të ulta: nga 15 dhjetori deri në fund të shkurtit, ndërsa temperaturat më të larta janë vërejtur në muajin korrik- gusht. Po kështu edhe rreshjet më të shumta bien gjatë stinës së dimrit dhe pranverës.

Si rrjedhojë e kësaj klime prezente shtëpitë e tyre banorët e Koshovicës i pajisnin me oxhaqe dhe kështu realizonin edhe ngrohjen me dru zjarri.

Me drurin e e pishës realizohej edhe ndriçimi. Ndriçimi elektrik erdhi tepër vonë.























Histori



Shfaqjet e para të Koshovicës



Lind pyetja: Kur u krijua fshati Koshovicë? Cilat ishin familjet e para? Si u rrit fshati, fiset, njerëzit? Si ishte fshati, si u nda më dysh në dy shtete? Si u rrit popullata sipas viteve? Emigracioni kur dhe si? Popullata sot. Emigrantët dhe ku?

Këto janë disa pyetje që kërkojnë natyrisht përgjigje të sakta dhe të bazuara mbi të dhëna historike dhe objekte prezente që mbartin me vete peshën e viteve.



* * *

Sipas të dhënave gojore, të shkruara apo të lidhura organikisht me ndërtesa fetare (objekte kulti) të shekujve të ndryshëm, rezulton se krijimi i fshatit Koshovicë u realizua në shekullin XII - XIII që llogaritet para dhe pas Perandorisë Bizantine. Kështu Manastiri i Panajasë (Shën Marisë) i Zaglikuços është i stilit bizantin. Ai është meremetuar para 600 vjetësh, i ndërtuar në VP të fshatit. Atje ndodhet kisha me kube.

Koshovica, në këtë kuadër konsiderohet fshat i vjetër. Kjo pohohet dhe vërtetohet katërcipërisht edhe nga prezenca dokumentare, pra nga të dhëna të rëndësishme historike, të cilat janë botuar në libra të ndryshëm.

1. Despoti Simion Paleologu në librin e tij që dërgoi në vitin 1361 për Krishtlindje te bashkëpunëtori i tij Jani Ursiono Dhuka, i cili kishte dijeni për të drejtat e çdo fshati, midis të cilave përmend në këtë libër edhe fshatin e quajtur Kosovo (Koshovica e sotme). Sipas përcjelljeve gojore Koshovica në fillesën esaj është quajtur “Hrisovo”, e cila analitikisht zbërthehet nga ana kuptimore si “fshat i florinjtë’.

2. Në regjistrat e parë turk të popullatës së Epirit, në vitin 1431, shkruhet shprehimisht: “Koshovica kishte atëherë 15 familje dhe ditën e regjistrimit i kishte të shpërndarë…”, (kupto banorët e këtij fshati ishin shpërndarë Shënimi im A. Ll). Kjo do të tregojë se, për arsye të cilësive luftarake dhe të kundërshtesës së këtij fshati, koshovicarët ishin të shpërndarë me qëllim dhe të detyruar, për të mos krijuar vatra të forta rezistence, siç e kanë treguar edhe më vonë.

3. Dëshmia e tretë është një pllakatë tre faqesh e vjetër prej druri e gjendur në Manastirin e Drianos (Zervat), ku mbi këtë pllakë kallojerët shkruanin emrat e dhuruesve nga të gjithë fshatrat , midis të cilëve edhe nga Koshovica.

* * *

Fshati Koshovicë, pra praninë e tij të parë e përkon me atë që theksuam më lart, por me kalimin e viteve dhe të shekujve Koshovica u pozicionua në territorin aktual. Në fillim kishte vetëm 7-9 shtëpi(familje): Kalivejt, Çufejtë, Maritejtë, Miçejtë, Dumejtë, Dakejtë, Papajanët, të cilat ishin të shpërndara në të gjithë rajonin e fshatit. Pastaj erdhën sipas migrimeve: Zaharejtë, Jorjanejtë, Gaçejtë, Nakejtë, Papadhopullenjtë, Karjanitejtë. Pas këtyre erdhën dhe u vendosën në fshat edhe fise të tjera si : Vozdejtë, Shendejtë, Biçunejtë, Gogonejtë, Naçejtë e tjerë dhe fshati arriti në rreth 100 familje në shekullin e XX. Kështu filloi rritja demografike brenda për brenda fiseve dhe popullsia arriti në rreth nga 27 familje në fillesë në afro rreth 500 veta.

Zhvillime të mëdha pati sidomos pas Luftës së Dytë Botërore dhe me mbylljen e kufirit. Kështu që emigrimi në vendet e tjera si në: Greqi, SHBA,Turqi nuk realizohej më. Kjo solli që edhe numri i nxënësve të shkollës, pra i fëmijëve, pati një rritje të madhe dhe si rrjedhojë u rrit frekuentimi në shkollë.

Pas fillimit të proceseve demokratike në vitet ’90 të shekullit të kaluar, filloi procesi i emigrimit, sidomos në Greqi, Itali, ku edhe sot aktualisht janë rreth 400 veta, ndërsa Koshovica është e zbrazur dhe e prezantuar demografikisht vetëm me prezencën më të vogël të banorëve të saj deri në 80 -90 veta.

Përveç këtyre, duhet theksuar dhe evidentuar se ka dhe lëvizje stinore, ku popullsia pëson ngritje e zbritje në prezencë si në festat e fundvitit, Krishtlindje, Pashkën e Krishtit, Shën Marisë e tjera. Po kështu duhet evidentuar se të gjithë koshovicarët e largur apo të emigruar po rikonstrukturojnë e ndërtojnë shtëpi të reja dhe investojnë për fshatin, në kuadrin infrastrukturor, si në qendrën e fshatit, kishë dhe në çezmat e fshatit e tjera. Aktualisht sot Koshovica ka vetëm 3 nxënës në shkollën fillore nga një prezencë e madhe e tyre në vitet e mëpërparshme në rreth 60 nxënës, në shkollën 9 vjeçare të fshatit. Por kjo nuk do të thotë se fëmijët koshovicarë nuk po arsimohen. Ata arsimohen në vendet ku kanë emigraur provizorisht ose definitivisht, ku në Greqi është shumica e tyre. Po kështu në Greqi kanë përfunduar në këto 15 vitet e fundit studimet në shkollat e larta shumë studentë koshovicarë në profesione e degë të ndryshme të arsimimit. Të shumtë janë studentët koshovicarë, të cilët janë dalluar për rezultate të larta në arsim dhe në kualifikim të tyre. Këtë e ka dëshmuar më së miri edhe pjesëmarrja e tyre në konkurse kombëtare e ndërkombëtare, ku shumë prej syresh janë dalluar dhe kanë zënë vende të para, duke u stimuluar edhe me mbajtjen e flamurit kombëtar grek në paradat arsimore të fundvitit që zhvillohen herë pas herë në Greqi. Kështu mund të përmendim : vajzat e Mihal Gaços, (Sofia Karjanit), Thanas Hilën, që sot punon në Ministrinë e Zhvillimit të Greqisë, Aleksandër Llambro, i cili me konkurs fitoi shkollën e lartë për jurisprudencë e shumë e shumë të tjerë. Këto shembulla reale janë stimuluese, jo vetëm për komunitetin koshovicar, por edhe më gjerë.

Demografi

Fshati Koshovicë gjithsej ka 109 familje. Aktualisht banojnë sot në fshat rreth 49 familje. Po kështu prezenca e familjeve koshovicare në qytetet e Shqipërisë është kjo:

Gjirokastër 11, Tiranë 9, Tepelenë 1, Durrës 2, Sarandë 3, Lushnjë 1, Berat 2.

Siç e kemi përmendur edhe më lart, si rrjedhojë e emigrimit dhe preferencës, sidomos për Greqinë, është ky pasqyrim demografik:

Në Greqi, para çlirimit, banonin 17 familje, ndërsa sot janë shtuar 23 familje, pra gjithsej 40 familje me banim të përhershëm. Po kështu, duhet theksuar se, familjet koshovicare, të cilat kanë emigruar në Greqi dhe punojnë aktualisht atje, janë si më poshtë: në Athinë 78 famil;je, Selanik 2, Janinë 5, Patër 1. (këtu përfshihen edhe familjete krijuara rishtas Shënimi im A. LL)

Në vendet e tjera të emigrimit:

Turqi 9, Itali 2 dhe SHBA 7 familje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:17 pm

Panorama dhe bukuria e fshatit Koshovicë



Siç përmendëm edhe më lart fshati Koshovicë është shumë i vjetër dhe vjen pas Selosë (Selosë së vjetër) dhe Llovinës së vjetër, të cilat sot janë kthyer në gërmadha mbi Llovinën, nga ana e perëndimit të saj. Fshati Koshovicë ndodhet në fund të kufirit jugor të Shqipërisë, në afërsi të malit “Mesovuni”, që është pjesë e Murganës, pothuajse në fund ose në këmbët e tij. Ai është i pozicionuar në faqen e kodrës kufitare “Parga” dhe “Kodra e Leles”, prapa “Pendarasë” dhe nga ana e veriut faqja e tij kryesore lagjja “Dumaj” te kodra e”Vromi”-t , kurse anët nga lindja lagjja Dakajt dhe fshati Kastanjani dhe nga perëndimi “Guva”,Stenoi” dhe Manastiri. Nga ana e veriut është e hapur dhe pamja e tij fokuson apo kap komplet Dropullin, Lazaratin, Gjirokastrën, Libohovën, Lunxhërinë dhe Humelicën, Picarin, Kolonjën e deri në grykën e Subashit. Pra nga Veriu, Verilindja dhe nga Veriperëndimi dominon komplet këtë zonë ose këtë territor të madh. Nga vetë pozicioni, siç e kemi përmendur, Koshovica quhet «Ballkoni i Dropullit». Nga ana e jugut shikon komplet luginën dhe nga juglindja malin e Kasidhjarit dhe fshatrat si Llavdhanin, Stratinista e tjera deri në kufi me Janinën. Theksojmë se, si Gjirokastra dhe Janina në largësi nga Koshovica, pathuajse, janë në distancë të barabartë, afër 8 orë në ecje me këmbë. Pra, fshati Koshovicë ka privilegj se ndodhet në mes të tyre.

Nga ana e lindjes ka në kufi fshatin Kastanjan dhe territorin e tij, ku ndarja tokësore bëhet pothuajse komplet me kufirin shqiptaro - grek. Kufiri midis tyre është i veshur me shkurre e sidomos me koçimare dhe me më pak të pranishëm lisin dhe cemerdelin.

2. Rruga, që të çon nga fshati në Kastanjan, pra, në fshatin fqinj nga lindja, nisej nga qendra e fshatit drejt poshtë nga Lindja dhe kur arrin në kodrën e Vromit, kthehet poshtë drejt Varikoit, që ishin dhe shtëpitë e Zisajve e të Kaçullës, dhe pastaj drejt rrugës me dredha e pas pak merrej e përpjeta përsëri rrugë me dredha, duke qenë e veshur me shkurre koçimaresh e pak lisa dhe arrinte në shtëpitë e para të fshatit fqinj, Kastanjan, afër qendrës së tij. Ky fshat ishte në territorin grek dhe bëhej me fshatin tonë, vinim e shkonim, përveç krushqirave që nuk bënim me të dhe arsyen e saktë nuk e dimë (Me përjashtim të një nuseje nga fisi Bakalejve shënimi im A.LL.). Pas viteve 1945 - 46 me bllokimin e kufirit nga të dy anët u prenë marrëdhëniet midis dy fshatrave.

Nga perëndimi është kufizuar komplet me malin e Murganës, ku në afërsi të fshatit janë vargjet malorë, që dalin nga Murgana, siç përmendëm ai i Mesovunit, i Çukës, të cilët kanë në fund të tyre afrimin e plotë si ai i Mesovunit dhe ai i Çukës nga ana e jugut, që, pothuajse, bashkohen në këmbët e tyre. Këtu, në vendin afër takimit me emrin «Steno», kalohet dhe del në një hapësirë tepër të madhe dhe rrethore nga këta dy male dhe arrin hapësira e madhe deri te mali tjetër i Murganës, që quhet ”Beci», ku prapa tij është fshati Sotirë. Në drejtim të Mesovunit, drejt përpjetë, pas majës së tij, arrin në vendin gropa – gropa, ku ka dhe një burim të pakët uji dhe drejt lart arrin në krye të malit, pa shkëmbenj që quhet “Vërtop” e prapa tij drejt poshtë kurrizit në fshatin Baburi të Thesprotisë. Nga maja e “Vërtopi”-t shikon detin dhe Korfuzin. Këto male janë të veshur në shumicë me bredha dhe brenda tyre ka dhe pemë të tjera si shkozë të butë e tjera. Bredhi është i përshtashëm për lëndë ndërtimi si: për trarë, mahi, dhogë, për tavane dhe ndarje. Si dru është i lehtë shpohet lehtë nga gozhdat dhe nuk çahet. Vetëm se ky dru nuk duron në lagështi, pasi kalbet shumë shpejt, kurse në të thatë s’ qëndron, s’është rezistent për shumë vite.





Atje ku bashkohen dy malet “Mesovuni” dhe “Çuka” është gryka që vjen lumi (gryka që del nga ana e perëndimit, siç thamë më parë është mali i “Becit” dhe nga JP është mali “Vërtopi”). Prej tyre niset lumi i fshatit me emrin «Havo i thatë», që sjell shumë zhavor dhe këtu në grykë humbiste uji. Fshati me largimin e beut dhe me ndihmën e Harrallamb Papadhopullit, vendosi që në këtë grykë të bëjnë një pritë të thellë me beton që uji të delte sipër dhe kështu bënë. Punuan fshatarët dhe si teknik drejtonte Stefo Shendi, kurse materialet i sillte H. Papadhopulli. Pas disa muajsh këtë e realizuan. Uji doli sipër dhe muret e bëra me ulluqe me dhoga nga vetë fshatarët u bë deri te mulliri i fshatit, deri sa u realizua kalimin i zhavorrit të lumit, pastaj futej në kanalin tokësor dhe shkonte për ujitjen e bimëve të asaj fushe zhavorishte që kishte fshati. Shumë herë, kur binte ndonjë shi i madh, në fund të vjeshtës, dilte lumi, i cili merrte dhe ulluqet me zhavorin që sillte. Nga kjo lumi mori dhe emrin «Agai» që «grabiste» ulluqet. Fshatarët detyroheshin të bënin ulluqe të reja dhe kështu vepronin herë pas herë. Tani në rrëzë të Stenosë është një sistem më i përparuar me tubacione me seksion të gjerë metalik, të cilat realizojnë atë proces që kishin realizuar me ide më primitive të parë dhe kështu që uji kalon në tubo në Sagri del nën shpellat e Guvës ku degëzohet: një degë shkon drejt fshatitdhe realizon edhe vaditjen e kopshteve të fshatit, dhe tjetra zbret te mulliri nëpër kanale dhe vadit edhe fushën e fshatit Koshovicë, që nga mulliri deri te Jatrovo.



Nga ana e Veriut dhe e Lindjes, sapo del nga ajo copë fushë, dhe matanë lumit fillojnë kodrinat njëra pas tjetrës, të cilat janë të veshura tërësisht me shkurre, ku predominojnë koçimaret, prallët dhe llojet e tjera me pakicë. Pra, këto shkurre që janë të gjelbra, si në verë dhe në dimër, bëhen bazë e fortë për ushqimin e blektorisë, sidomos të dhisë. Prandaj dhe fshati mbante zakonisht në një raport të tillë dhi - dhën: rreth 70 - 80% dhi dhe 30 - 20% dele.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:17 pm

Lagjet e fshatit dhe banorët e tyre kryesorë



Edhe fshati Koshovicë, si gjithë fshatrat e tjerë, ka pasur ndërtimin e tij në formë lagjesh qysh në fillesë të themelimit të tij. Në përgjithësi lagjet e fshatit janë emërtuar sipas qendrës së tyre, e cila përkon me ndonjë gjë karakteristike apo tipike të rëndësishme në atë territor ose sipas fisit kryesor që u vendos për herë të parë atje prej vitesh.



Mesohori është qendra e fshatit. Këtu është prezent «lëmi» i fshatit i shtruar me pllaka guri të bardhë, i rrethuar me mur guri dhe në lartësi të karriges. Sipër ky është shtruar me rrasa guri dhe në një pjesë të tij edhe me shtesë muri për mbështetjen e njerëzve, për të marrë karakteristikat e një pozicionimi ndenjës.

Këtu rrinin pleqtë, paria e fshatit si dhe personat e ardhur si miq. Po kështu preferencë ndënjeje ishte edhe për personat më me autoritet të fshatit si: arsimtarë, prifti e të tjerë.

Lëmi i konstrukturuar me art arkitekturor ka dy hyrje ose dalje. Ky ishte një vend pikant dhe organizoheshin festa masive për të gjithë fshatin. Këtu merrej e hiqej vallja koshovicare tipike apo vijonte dasma, kur dilej nga kurorëzimi në kishë. Gjithashtu në këtë vend organizoheshin kuvendet me rëndësi të veçantë dhe vendimmarrëse për fshatin. Po kështu në këtë vend është prezent edhe rrapi shekullor, i cili ka një diametër trupor të dukshëm, afërsisht 5 m me 3 - 4 degë kryesore. Lartësia e tij është mbi 20 m.





Rrapi ka kurorë të madhe me degë, të cilat shkojnë nga lart - poshtë ose anash dhe poshtë, që varen bukurisht rreth 2 - 2,5 m mbi sipërfaqen e kurorës me ato të sipërfaqes së tokës. Ky rrap për efekt mbrojtës ka një rrethim me mur guri dhe të shtruar me rrasa guri rreth e rrotull trungut në një gjatë 20 m. Në hijet e tij bëheshin dhe bëhen ahengje për disa lagje ose për gjithë fshtatin në periudhën kohore prill - shtator; organizoheshin gjithashtu dreka të festave ose ahengje të natyrave të tjera në këtë hije të mrekullueshme që “prodhonte” ky rrap autoritar. Këtu hidheshin edhe vallet gjatë festave dhe ahengjeve, sidomos në kohën e vapës. Si lëmi dhe sheshi i rrapit janë afër 5 -7 m me njëri - tjetrin dhe me sipërfaqe të mjaftueshme. Kështu sipërfaqja e lëmit është mbi 100 m 2, kurse sheshi i rrapit ka një sipërfaqe rreth 300 – 400 m2. Duhet theksuar se te muri rrethues i rrapit është dhe një çezmë, e cila është e rikonstruktuar.



Te kjo lagje banojnë: fisi i Vozdejve, i Maretejve (Llambrejve), Kalcejve, Peçanejve, Maçangojve, Shendajve, Njakarenjtë, Miçenjtë (Panajoti) e tjerë.

2. Lagjja «Konstandini», e cila është e kufizuar sipas një vije reale:

shkon nga rruga prej lëmit drejt poshtë nga Veriu, ku është prezent dhe sheshi i vogël. Këtu në këtë lagje banojnë fiset e: Konstandinëve, Karjantejve, Çufejve, Gaços, Mastakejve dhe Biçunajt.



Lagjja e Jorgaqajve shtrihet në këtë vijë kufizuese:

fillon nga Kaçejtë shkon drejt perëndimit, kthehet poshtë e deri te Bakallejtë. Këtu janë të vendosur: fisi i Biçunajve, Kaçajve, Kitejve, Miçejve, Jorgaqajve, Kallkanejve deri te Balkallejtë.



Lagjja e Vrihomëhallës ( kjo lagje është e emërtuar në këtë mënyrë nga emri i çezmës tepër të ftohtë të fshatit në behar). Këtu banojnë: Petranejtë, Zaharejtë, Kukurejtë, Gaçejtë, Çatejtë dhe Kosta Biçuni dhe Jani Nako.



Lagja e Katomëhallës

Niset nga lëmi drejt poshtë nga lindja, ku banojnë: fiset e Dumejve, Bixejve, Drazhejve, Xhavidhejve, Jorjanejve, Papajve. Këtej drejt lindjes e në vendin “Vromi”, shkon drejt veriut dhe zbret në një fushë zhavorishtë, ku banojnë edhe disa fise si: Zaharejtë, Micullejtë, Kolejtë, Gaçejtë dhe Shendejtë.



Lagja e Mukomëhallës ose e Pafillasve

Këtu banojnë fiset e Kostenjve, Gixhojve, Stolajve, Minxhillojve, Mukojve si dhe fisi i ish Kalivejve, në të cilat sot nuk janë as shtëpi dhe s’ka as banorë nga ky fis. (Nga ky fis ishte dhe Kryetrimi i fshatit, djali i Kalivajt, që për të është thurur edhe kënga si:





(Të gjithë koshovicarët

kush me pistoletë

dhe kush me shigjetë

dhe djali i Kalivait,

me dy pistoleta

dhe dy shigjeta).



Lagja e Vokojve

Edhe kjo merr kthesë nga nisja për në lagjen Mukomëhallë kthehet drejt perëndimit, ku banojnë: fisi i Vokojve dhe fisi i Stolajve dhe Vasilajve. Matanë këtyre shkon rruga drejt e në çezmën e Lekës, përsëri dhe kjo me ujë shumë e ftohtë, nga e sot merr ujë nga ky burim i gjithë fshati.



Lagja e Dakajve dhe e Papadhejve



Niset nga përroi drejt kishës së fshatit Ajos Jorgjios me sheshin e saj.



Në lagjen e Dakejve dhe Papadhejve banonin e banojnë këto fise: Papadhopullejtë, Papadhejve, Jorgo Çito, Dakejve, Çamejtë(Kromidhenjtë, ku nga ky fis ishte dhe kapedan Kromidha, i cili u shqua në luftën kundër turqve, së bashku me Theodhori Karjanin, që në këtë luftë plagosi Dhimitër Dakën. Shënimi im A. LL.) Gogonejtë një djalë nga fisi i Karjanejve dhe mbi çezmë janë Kostanaçejtë dhe Frëngjejtë.

Këtu është dhe shkolla e fshatit si dhe muzeu i tij. Kjo ishte kishë dhe shkolla për gjithë fshatin mëmë dhe bijën e saj, Ajo Marinën, që para 1913 ishin një dhe me formimin e shtetit shqiptar u vu kufiri shtetëror, ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë ndërmjet fshatit Koshovicë dhe lagjes më të madhe, sepse fshati andej kishte tokat e tij deri në fshatin grek të Llavdhanit. Kishte shtëpi me gjithë familje si ato të Kshurajve, Bixejve, Mastakejve, Deçkejve, Budaliejve, Qiricejve, Prendejve, Gonejve, Shanejtë e shumë të tjera, që arrinin në 40 - 50 shtëpi, përveç haureve të shumta pranë tokave të tyre nga familjet, që banonin në fshatin mëmë, në Koshovicë.

Kisha, shkolla dhe varrezat vazhduan të përbashkëta deri në vitin 1915 që ajo lagje e madhe bëri kishën e saj te ish Manastiri i Ajo Marinës, si dhe shkollën e saj dhe varrezat. Me gjithë këtë vazhdohej si më parë dhe ishte fshat i përbashkët si në festat, ahengjet, dasmat e tjera si dhe në varrimet. Ky proces i përbashkët festimi vijoi deri në vitin 1945 - 46, kur kufiri u bllokua dhe u pre krejt komunikimi i fshatit mëmë me fshatin bijë dhe kështu bija u bë fshat më vete e mori emrin “Ajo Marina” kështu si quhet edhe sot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:18 pm

I I.

Prezenca e objekteve të kultit në Koshovicë dhe Ajo Marinë

1. Manastiri i Panajasë në Zaglikuço

2. Manastiri e Makri Aleksit ( në kufi me fshatin Povlla)

3. Manastiri i Apostollut (në fshatin Ajo Marinë)

4. Kisha e Ajo Marinës

5. Kisha e Vangjelizmoit ( te vreshtat e reja )

6. Kisha e Shën Gjergjit (brenda në fshat)

7. Kisha e Shën Nikollës ( te varrezat e fshatit)

8. Konizma te Jorgaqët

9. Konizma e Karjani

10. Në kufirin greko - shqiptar është ndërtuar kjo konizmë. I është dedikuar Shën Kozmait (Etolos), sepse në atë vend ai foli gjuhën e Perëndisë dhe profetizoi apo parashikoi se, në Dropull do të bëheshin shumë gjëra të këqia (të liga). Këtë kondizmë e ndërtoi për kujtim të tij fshati i Koshovicës për Shën Kozmain, ku sponsorizoi familja shumëanëtarshe e Kalivait të dëgjuar, pjesëtarët e së cilës, më vonë, u shpërndanë në të gjithë Dropullin.





Shërbesat fetare realizoheshin sipas periudhave nga priftërinj të origjinuar nga fshati Koshovicë si: Papadhopullenjtë, madje kishte nga ky fis edhe me grada fetare Arhimadrit; Papajanët nga Mastaqenjtë Nikolla Papa, i cili ka shërbyer edhe në Berat.

Është e mira që për të dhënë një panoramë të qartë të shërbesës fetare në Koshovicë duhet të bëjmë një radhitje të të gjjithë atyre fetarëve, të cilët kanë shërbyer në Koshovicë.

Ekonomi Papakosta dhe djemtë e tij. Papa Aristoteli dhe dhe Papa Jani, papa Nikolla (ishte prift në Gjirokastër dhe mësues në Berat si dhe dhe në Krioner të Dropullit). Vozdo Papavangjeli dhe Papa Nikolla nga Krioneri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:18 pm

Pak histori për manastirin e Koshovicës të Panajasë (Zaglikuço)



Manastiri i Hyrëlindëse (Panajasë) është rindërtuar mbi bazën e atij ekzistues nga Zali Kuçi (ndaj edhe quhet i Zalikuços), emër i marrë nga rindërtuesi i tij, i cili ishte nga Kuçi i Vlorës dhe që iku nga ky fshat i madh dhe erdhi në Koshovicë , për arsye se turqit e kishin detyruar të ndërronte besimin. Me vete Zaliu mori dhe familjen e tij dhe një pjesë të pasurisë, ndërsa pasurinë e tij kryesore ua la kuçiotëve. Pra ai, duke mos pranuar një ofertë të tij turke, i detyruar la vendlindjen e tij dhe arriti me shumë mundime me familjen e tij në Koshovicë. Zgjedhja e këtij banimi të ri, siç duket, ishte i studiuar qysh më parë. Zaliu kishte dëshirë që këtë ikje dhe largim të detyruar ta shpërblente me një veprim të shenjtëruar. Ndaj, me qëllim që të tregonte edhe shkakun e largimit nga vendi i tij, iu përkushtua tërësisht ringritjes dhe rikonstrukturimit të manastirit ekzistues të Koshovicës. Ky ishte një bekim i madh dhe i zgjuar i kuçiotit, me të cilin edhe në periudhat e mëvonshme forcoi edhe lidhjen e bashkëpunimin vëllazëror midis atyre dhe koshovicarëve. Ky akt dhe kjo ngjarje ndodhi në vitin 1450.

Mbi bazën e ekzistuesit u ndërtua Manastiri i cili mori dhe emrin e ndërtuesit të vet. Kishte përmasa shumë më të mëdha se manastiri ekzistues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:19 pm



Festat fetare

Koshovica feston Shën Panajanë më 15 gusht ku edhe organizohet takimin e brezave, duke ardhur nga gjithë vendi dhe emigrimi. Kjo festë është kthyer në një festë të madhe të traditës jo vetëm fetare, por edhe të takimit të brezave në Koshovicë.





Zjarri i festës i ndezur



rreth 15 gushtit



Në rrëzë të Murganës, atje në të mirin vend dhe në ujin e ftohtë

përhap reklamën e bukur Koshovica, i bukuri fshat.

Ka djem që punojnë, kudo në qytete e fshatra larg

dhe në rreshta si ushtarakë ngjiten në të përpjetë

dhe thonë diçka të gëzueshme…

Diskutojnë si më 15 gusht gjithmonë mundohen të marrin lejë

dhe në fshatin e tyre të bukur të shkojnë, të bashkohen me gëzimin.

Kanë përdorur të gjitha mundësitë që lejë të marrin.

Disa bëhen të sëmurë, të tjerët veprojnë me heroizëm

për të arritur objektivin që dëshirojnë.

* * *

15 gushti po gdhihet dhe përpjetë në Sfaqes njerëzit ngjiten,

si varg i bukur me veshje nga më të mirat

rruga për në Manastir shndrit si diell;

bëjnë qyfyre rrugës në ngjitje.

Violi, pije, ushqime dhe gjithë të mirat

ç’mund të përgatisin njerëzit për festimet;

në krye, si gjithmonë, Jorgo Vokoja prin.

Llambi Gaçoja ndan mishrat,…

Oh, Stoli Gaços ,sa bukur i shkon mbrostella,

Jorgo Çito ndan verën dhe rakinë…

Dhe kështu puna mirë shkon,…

Oh ,sa mirë! Ç’lezet ka festimi, ç’lezet ka dreka!

Kaq vjet vanë që unë jetoj nuk kam parë prift kaq të hapur,

i pirë dhe marrëzira të bëjë si në festën e 15 gushtit,

ky prifti ynë Jani…

Kur të shikosh Llazon me shami të bardhë

u thotë vëllëzërve: “Hajdeni…”

Dhe pastaj nga gazi Llambi me Kriston qëllonin

si trima me pistoletë në drejtim të qiellit të hapur e me plot diell;

prapë te “Pushas”, në të përpjetë.

Gëzon festën dhe vetë Manastiri i Panajasë.

2.

Mbasditja e emrit prapë në fshat,

e lumtur ishte dhe qendra e fshatit

të gjithë filluan të bëjnë qejf …

Në lëmë vazhdonte vallja me tre herë rrotullime…

vallen e këndonte kënga…

Kur erdhi nata kishte llampa dhe mburojë…

Këtu vallja me tre rreshta shkoi

dhe lëmi vetë u kënaq nga populli entuziast,

por e kishte vështirë të mbante

gjithë këta njerëz dëfryes që festonin.

Ç’vapë, djersë ëdhe mundime të bukura në festën e Panajasë!

Të ekzaltuar njerëzit i thërrisnin Pafillos : “Mbushe gërnetën…”

Në mes të natës vallen e lamëdhe populli ishte i gjithi në humor e në qejf ,

duke thënë se kështu për mot do ta festojnë Shën Panajanë…

Thoshnin se sot nuk është Papadhopulli me Lefterin

se dhe më shumë zjarrin e festës do ta kishin ndezur…

Do të vazhdonte festa e Shën Panajasë gjer në të gdhirë…

“Alfas”, gusht 1950



* * *

Duhet të përmendet edhe ky fakt që ndodhte gjatë periudhës moniste në Shqipëri. Shumë fshatarë vinin dhe ngjiteshin nga ana greke deri në Murganë (pllajat e saj) dhe kundronin luginën e Dropullit, Drinosit, duke parë 35 fshatart e saj.



Fshati ynë e ka paguar



Fshati ynë e ka paguar,

Fshati i ndarë më dysh, krejt,

në vitin 1914

gjysmë këtej, gjysmë andej…



Në Shqipëri fshati, vorrezat,

kisha dhe shkolla mbetën,

dhe në Greqi kodrat, arat ,

shtëpitë, hauret e “shkreta”.



Na ndanë evropianët ,

pa iu dhëmbur fare koka

dhe pastaj me gardh i ndarë,

kaq vjet i mjeri në dy copa!



Tani erdhi demokracia,

u hap kufiri sërish,

fshatarët e mi shko e kthehu,

të gëzuar dhe të lirë.



(Megjithëse prapë

në dy shtete ndarë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:19 pm

III.



Rezistenca e koshovicarëve në shekuj



Siç e kemi shprehur edhe më lart, gjatë trajtimit të pozicionimit gjeografik, Koshovica ka parësitë e saj dhe në kuadraturën e saj mbrojtëse, atje ku është pozicionuar. Dhe vetëkuptohet që ky pozicionim është i zgjedhur nga vetë koshovicarët për të mbijetuar në liri. Kështu që Koshovica ka qenë një objektiv i caktuar dhe synim për t’u okupuar gjatë sundimit të gjatë osman. Mali i Stugarës nga Perëndimi, të cilat janë të veshura me bredha dhe lloje të tjera pemësh dhe me prezencë burimesh gjë që lehtësonte së tepërmi maskimin e plotë të koshovicarëve në rast sulmesh. Fshati varej administrativisht nga Pashallëku i Janinës. Gjithashtu edhe nga lindja, veriu e jugu fshati rrethohet plotësisht nga kodra dhe kodrina të veshura me shkurre sidomos me koçimare. Edhe këto kodra kanë një pozicion të tillë sikur janë ndërtuar me qëllim mbrojtës, që është shfrytëzuar gjatë gjithë kohërave me zgjuarësi nga koshovicarët. Shkallëzimi i tyre ka qenë një faktor i rëndësishëm për të organizuar mbrojtjen dhe thyerjet e jashtme të sulmeve sporadike, të veçuara. Një faktor tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe karakteri i fortë i koshovicarëve, të cilët nuk pranonin kurrsesi të kishin njeri mbi kokë që t’i sundonte në vatanin e vet, pra ata nuk nënshtroheshin edhe s‘komandoheshin nga të tjerët, por njëkohësisht ishin edhe shumë atdhedashës dhe shumë të dhënë pas armës dhe trimërisë dhe kjo historikisht që në kohën e Turqisë. Kjo u manifestua katërcipërisht dhe në Mbretërinë e Zogut, në ardhjen e Italisë fashiste si dhe në pjesëmarrjen e gjerë në Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dhe për këto qëndrime atdhedashëse dhe të qëndresës së tyre historikisht ka dhe këngë, por edhe fenomene, të cilat, ndoshta në ndodhi janë të rralla dhe që mund të bëjnë përshtypje shumë në çdo kohë historike.

Një diçka evidente: Koshadhet turke të Pashallëkut të Janinës me gjithë urdhrat me shkrim nga Pashai për të djegur Koshovicën dhe për të vrarë të gjithë meshkujt që në moshë fare të vogël, nuk u arrit kurrë të realizohej një urdhër i tillë agresiv e keqdashës. Ky urdhër buronte nga një djallëzi e paparë që këto troje të mbeteshin pa mbrojtje dhe gjinia tjetër të shfrytëzohej. Një maskaradë e madhe dhe e paprinciptë e pabazuar në asnjë ligjësi shoqërore. Ato nuk arritën të shkelin Koshovicën, por lere ta prekin atë. Ose një rast tjetër po evident; Agai, Haki Beu, që erdhi në Koshovicë si pronar i gjithë tokës disponuese të fshatit, i atyre më të mirave, iku para kohe dhe ka këngë për këto ngjarje dhe veprime luftarake.



Shënim: Te “Mesohori” ose në qendër të fshatit ishte dhe kulla e Agait. Agai i fundit ishte Haxhi beu nga Libohova. Te kjo kullë rrinin trimat e beut që ishin nga Libohova, Nepravishta dhe lagjja «Palorto» Gjirokastër. Beu u largua në vitin 1899, kur fshati u ngrit kundër tij, sa që në përleshjet e zhvilluara u vranë disa trima të tij dhe djali i Theodhori Papait, Vangjeli, si dhe shoku, si vëlla i Vangjelit, Hazizi, nga Palortoja, i cili anonte në ndihmë të Vangjelit. Për këtë ngjarje do të flasim më poshtë në përshkrimin e rezistencës se fshatarëve të Koshovicës, sipas viteve dhe okupatorëve.





Në kohën e okupimit turk Koshovica, sipas turqve, kronikanëve të tyre, në fillim njihet në vitin 1430 në ndërmarrjen e regjistrimit dhe gjer në mars të vitit 1913 kur u çlirua nga ushtria greke. Koshovicarët në vitin 1913 futeshin në çiflikun e beut si dhe shumë fshatra të tjerë të Dropullit. Ky ishte Halil Pasha i fundit, i cili ia dha pronë çiflikun e tij nipit të tij, Haki beut nga Libohova. Evidentohet edhe një grindje e madhe, që u bë midis bekshinjve të beut të çifligarit të Koshovicës, Haki beut dhe fshatarëve, e cila përfundoi në vrasje.

Fshatarët vit për vit mblidhnin rrushin pa paguar asgjë te bekshinjtë e beut. Në vitin 1898 ndodhi e njëjta procedurë mospagimi . Bekshinjtë e beut i panë fshatarët tek vilnin prodhimet e rrushit dhe kjo ishte shkak i zënke shumë të madhe , e cila përfundoi keqas. Ky episod i gjaktë pasqyrohet me hollësi në gazetën “Foni tis Epirit” (Zëri i Epirit) që delte gjatë kësaj periudhe në Athinë. Nga kjo gazetë po japim disa pjesë të shkurtra.

“… Në Pogon, Voshtinë, më 25 -26 dhjetor 1898, u bë një dramë e madhe e tmerrshme e koshovicarëve, vrasja e Vangjel Papadhopullit. Shkaqet e vrasjes. Një skenë tragjike. Në këtë fshat familja më e madhe ishte ajo e vëllezërve Petro dhe Theodhori Papadhopulli, i cili jo vetëm pasuri ka, por edhe pronën e Llavdhanit , por mbi të gjitha këtë familje e lëvdonin për trimëritë e tyre.

Theodhori Papadhopulli mori punëtorët për të mbledhur rrushin në vreshta. bekshijtë shkuan të ndalonin vjeljen e rrushit duke u thënë fshatarëve se këto vreshta janë të agait tonë dhe se ne do t’i mbrojmë këto prona. Një nga këta që u doli para fshatarëve ishte dhe Petro Petrani me shokë që mbronte këtë tezë. Atëherë për pak do të shkaktohej vrasje. Bekshijtë e Haki beut ishin Hazizi, Ismaili dhe Buçua. Ata shkuan që të keqpërdornin familjen e Theodhori Papadhopullit siç kishin vepruar edhe më parë duke trajtuar keq djalin Koço Papadhopulli. Ditën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor 1898 bekshitë kanë shkuar shtëpi më shtëpi duke pirë e duke qenë plotësisht të dehur, kanë dalë nga shtëpia e Kristo Muselimit dhe po drejtoheshin në drejtim të kullës së beut….

Çfarë ndodhi më vonë?

Vangjeli u fut në klubin e Petranit, ku ishte dhe Hazisi , një nga bekshinjtë e beut,i cili me Vangjelin kishte shoqëri. Kjo u bëri përshtypje bekshinjve të tjerë, të pirë, të cilët nuk e donin Vangjelin. Për qenien e tij te Petrani njoftuan Haki beun , i cili ia kishte ndaluar shkeljen e klubit, në territorin e tij, Vangjelit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së këtij të fundit, sipas një marrëveshje të tij me familjen e Papadhopullejve, që e shprehur më saktë , meqënëse ishte “shtëpi e fortë’ kishin ndarë në një farë mënyrë zonat e influencës dhe territoret. Por Vangjeli ishte trim dhe nuk i bindej kësaj marrëveshje. Hera herës shkonte te klubi i Petranit, në qendër të fshatit dhe lozte letra. Kështu veproi dhe këtë herë…

Petro Petrani , pra , duke e parë Vangjelin që kishte kaluar

“kufirin e hekurt”, lajmëroi Haki Beun për këtë shkelje. Haki beu me zëmëratë urdhëroi, nëpërmjet rojave të tij që, Vangjeli të largohej nga territori që i përkiste atij. Vangjeli, duke parë këtë situatë kërcënuese, u largua në drejtim të përroit të Kaçit i shoqëruar edhe nga Hazizi. Një nga rojat i drejtoi armën Vangjelit dhe Vangjeli në këtë çast i rrezikuar nxjerr pistoletën për t’u mbrojtur dhe duke u ndier i kërcënuar hap zjarr në drejtim të tij. Roja vritet dhe pastaj Hazisi u mundua të pushonte këtë gjakderdhje. Roja i dytë drejtoi armën që të vriste Vangjelin, i cili i vrau shokun, qëlloi dhe për fat të Vangjelit plumbi kapi Hazisin, i cili u plagos për vdekje. Ndërkohë, njeriu i dytë i Haki beut, duke parë këtë situatë, ku dy bekshijtë e beut, shokë të tij, ishin vrarë, me shpejtësi vajti të lajmëroi Haki beun për këtë ngjarje dramatike. Ai, sipas të thënave, e informoi beun se, Vangjeli kishte vrarë dy shokët e tij. Vangjeli me shpejtësi kaloi përroin e Kaçit dhe vajti në shtëpinë e tij për të realizuar mbrojtjen. Haki beu i egërsuar së tepërmi, për këtë ngjarje, lajmëroi forcat, të cilat rrethuan shtëpinë e Papadhopullenjve dhe filloi përleshja midis dy palëve: forcave që mbanin të rrethuara shtëpinë dhe burrave që ndodheshin brenda në shtëpi: Theodhoriu dhe Vangjeli.

Natën vonë, pasi i mbaruan fishekët, Vangjeli i kërkoi municion të atit, por ai nuk i dha dhe si rrjedhojë Vangjeli mori kandilin dhe doli në oborr për të kontrolluar në kamaret për municion. Në atë kohë u diktua drita e kandilit dhe nga vrima e çelësit u mor në shenjë nga ata që e kishin rrethuar shtëpinë dhe Vangjeli vritet. Ishte një dramë e vërtetë. Me vrasjen e Vangjelit forcat që kishin rrethuar shtëpinë u tërhoqën. Koshovica ishte në zi të vërtetë. Ishte vrarë një nga trimat e saj, Vangjel Papadhopulli, dhe nga njerëzit e beut Hazizi dhe një tjetër.

Për këtë ngjarje dhe për vrasjen e djalit Theodhori fshati ngriti këngë, ku tregoi me vargje:

(Kënga e fshatit):

Koshovica, pafsh mavrinë

U vra Vangjel Theodhorina…

Theodhori, e ke fajin vetë,

që nuk i dhe djalit fishekë,

që të vriste edhe dhjetë…

* * *

Hazizi ishte miku vëllazëror i Vangjelit, që, siç theksuam më lart, u vra para Vangjelit. Vangjeli, kur ishte i rrethuar në shtëpinë e tij, porositi të tijtë që, po të vritej dhe ai (siç ndodhi realisht) të varroseshin të dy me Hazizin në varrezat e fshatit. Por, duke qenë se feja nuk e lejonte një gjë të tillë, prifti nuk lejoi që Hazizi të vihej në varrezat e fshatit. Familja e Vangjelit ra dakort me familjen e Hazizit që ky të varrosej në sheshin përkarshi varrezave me emrin «Vromi», që u quajt «Sheshi i Hazizit». Beu dhe trimat e tij, kur u larguan, territorin e këtij agai e bleu fshatari Harallamb Papadhopulli, i cili i shpërbleu fshatarët, sipas pronësisë që kishin fshatarët me gjysmën e çmimit.

* * *

Edhe në vitet e mëpastajme koshovicarët nuk e kanë ulur kurrë kokën dhe kanë treguar trimëri të paparë dhe shumëvlerësuese! Herë pas herë niseshin koshadhe turke nga Janina për të zaptuar Koshovicën, sepse, siç theksuam më lart, koshovicarët ishin bërë problem dhe nuk lejonin karvanet turke të lëviznin të qeta në rrugëkalime të tilla si Kalbaq- Kakavijë e tjera. Sulmet e koshavicarëve ishin të ripërsëritura, ndaj pashai turk i Janinës urdhëroi që, ndaj këtyre (pra koshovicarëve ) të merreshin masa të rrepta, duke eliminuar të gjithë djemtë dhe burrat. Për këtë ai urdhëroi një operacion të shpejtë. Por koshovicarët, nëpërmjet rrjetit të tyre zbulues, arritën ta kuptonin këtë operacion të Pashait, ndaj me shpejtësi kryen evakuimin e popullatës në drejtim të vendit të quajtur përroi I Panajotit, matanë lagjes ku banojnë Jorjanejtë, …… dhe në rast depertimi të forcave turke, deri në këto vende, të shfrytëzonin vendet e tjera të fshatit si Guvën dhe Stenonë. U organizua dhe një bashkëveprim forcash, të cilat u vendosën në një pozicionim të tillë:

Kapetan Marino me forcat e tij u vendosën në kodrat e Boçit.

Kapetan Kromidha dhe Theodhori Karjani u vendosën kodrat e Vromit.

Nga ana matanë lumit, në kodrat mbi vreshtat e Konstandinaj u vendosën forcat e Vasil Kollovoit nga Sotira, pasi koshovicarët dhe fshatarët e Llongos kishin lidhur shumë procese martesore.

Duke bërë një përqëndrim dhe pozicionim të tillë të forcave u arrit që, forcat turke të futen në një thes të vërtetë dhe në momentin që u futën në këtë kurth të përgatitur ranë boriet në të gjitha drejtimet. Turqit u shthurën që në fillim të veprimit luftarak, pasi nuk e prisnin këtë organizm luftarak të forcave të përkushtuara për të mbrojtur Koshovicën dhe ndryshuan drejtimin, duke mos u futur dot në Koshovicë për të organizuar reprezalje të urdhëruara nga Pashai i Janinës. Ishte një fitore e bukur, e cila firmoste përsëri mos shkeljen e Koshovicës. Në kohën që po ndodhte ky proces, Kapedan Theodhori Karjani plagosi, pa dashje, në këmbë një koshovicar të quajtur, siç e përmëndëm dhe më lart Dhimitër Dakën, pasi e pandehu turk. Ai donte ta lajmëronte kapedanin për tërheqjen plot turp të turqëve.

Për këtë ngjarje luftarake poeti laik Petro Shendi ka shkruar një vjershë:



Bravo kapedan Marino

që shkëlqen si lule krino ,

të solli tek ne fati ,

që na shpëtoi fshati…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:20 pm

Episodike

Ilustrime historike

Ngjasi

Petro Papai «Pasha Kauri» me nam të Koshovicës

Fshati Koshovicë kishte edhe njerëzit e vetë potencialë, kurajozë.

Një nga më të dëgjuarit, i cili duhet përmendur këtu, në këtë monografi, ka qenë Petro Papai, i mbiquajturi «Pasha Kauri» nga përfaqësues të lartë të Perandorisë Osmane, për vetë aftësinë e tij intelektuale dhe veprimeve të tij plot nerv. Vendosja e një emri të tillë tregon aftësinë vetiake të Petros dhe lartësinë e tij të vlerësimit.

Llambi dhe Theodhori Papadhopullo ishin djemtë e Petros.

* * *

I biri i Kalivait ishte një figurë e shquar e mjaft trime, i cili ka dhënë një kontribut të madh në zgjimin e ndjenjës kombëtare dhe fitimit të lirisë. Ai ka drejtuar me kompetencë veprimet antiturke dhe veprimet kundër agallarëve, të cilët donin të merrnin nëpër këmbë koshovicarët. Kalivai kishte një diçka shumë karakteristike, që binte menjëherë në sy. Ai mbante gjithmonë me vete 2 pistoleta (revole) dhe dy harqe (dyshigjetash) . Pra i pëlqente numri çift 2.



Dëftesat e veshëmbathjes dhe dhënia e titullit nga Sulltani



Petro Papadhopulli kishte një dyqan tregtimi në qendrën kryesore, në Gjirokastër, në të cilin merrej me tregtimin e opingave dhe stoqeve të tilla me veshëmbathje si: pandallona, këmisha, bluza dhe të brendshme, të cilat i siguronte me një art të veçantë tregtar, duke patur parasysh kërkesat e shumta që kishte popullata për këto mallra. Ai kaloi në planin e njohjes, u bë tepër i njohur, kur ushtarët e ushtrisë turke ishin shpartalluar në një betejë me Pashën e , i cili krahas eliminimit fizik të mjaft turqëve gjatë betejës, robërit e zënë, pasi i zhveshi, i la vetëm me të mbathura për t’i diskretituar e për të treguar se osmanllinjtë janë të thyeshëm. Pastaj i la të lirë që të transmetonin lajmin ogurzi për turqit dhe fatlum për të: Fitoren dhe shpartallimin e ushtrisë turke. Turqit e liruar kalonin afër dyqanit të Petros dhe drejtoheshin për tek ai të rivisheshin me rroba, duke eliminuar atë lakurqësi të imponuar nga Pashai. Ushtarët turq dhe komandantët e tyre nuk kishin para që ta paguanin veshmbathjen që të rivisheshin. Petrua e kapi shpejt këtë situatë, duke e kthyer nga ana e tij. Si mjeshtër në tregtimet e tij ai filloi të procedonte me zgjuarsi duke bërë tolerime në dhënien e vlerave. Kështu ai i furnizonte oficerët dhe ushtarët turq me veshëmbathje, pastaj kërkonte deftesa për sasinë e veshëmbathjes që jepte dhe, për të vërtetuar këtë veprim, merrte edhe firmën e komandantëve të tyre. Duke proceduar kështu dhe me një natyralitet të admirueshëm, ai mblodhi shumë dëftesa të tilla, që justifikonin mallin e dhënë te efektivat turke. Këtë akt të madh bujarie iu transmetua dhe e mori vesh vetë Sulltani, i cili vlerësoi zgjuarsinë e Petros. Kështu me këtë akt, që solli një veprimtari të madhe, Petro Papadhopullo u bë i njohur. Pas realizimit të njohjes së studiuar të personit të tij, një ditë ai u nis për në Stamboll, duke dorëzuar gjithë dëftesat e marra dhe të nënshkruara. Jo vetëm që i mori të gjitha paratë, por me ferman të veçantë Sulltani e titulloi «Pasha» dhe meqënëse e quanin Petro, e quajtën «Pasha Kauri». Përveç kësaj Petroja ndërtoi një shtëpi karakteristike në Gjirokastër, në Pazarin e Vjetër, e cila është edhe sot dhe quhet shtëpia e “Pasha Kaurit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:20 pm

Kostena Njakarina, kapedania koshovicare



Sipas ritit të Pashkëve, pas përfundimit të meshës, apo të ceremonisë fetare në kishë, koshovicarët e vijonin festimin në lëmin karakteristik të fshatit. Por atë vit një gjë e tillë nuk u lejua, pasi agai i fshatit, Haki agai, dha urdhër të prerë me anë të trimave të tij, të cilët ishin vendosur në qendër të fshatit , pranë rrapit gjigand dhe lëmit, në shtëpinë dykatshe të agait. Koshovicarët, siç qenë dëgjuan urdhërin e agait , i cili nuk do të lejonte festimin te lëmi, ku ishte parashikuar dhe ku do të derdhej lumi i festuesve, sepse gjoja nuk ndihej mirë dhe shqetësohej. Kapedania Kostena Njakarina, (kështu është quajtur me emrin e burrit shënimi im A.LL), doli në një tribunë të improvizuar dhe u tha : “Koshovicarë dhe koshovicarë, ne do të festojmë patjetër sot, te lëmi ynë, pavarësisht se nuk dëshiron agai! Le të jetë sot dita e festës edhe dita e shporrjes së Haki agait nga fshati ynë…” Pasi tha këto fjalë, ajo u bëri thirrje grave të lidheshin dorë për dorë dhe duke kënduar e vallëzuar të shkonin drejt lëmit, ndërsa burrave u tha që të përgatitnin revolet dhe harqet e shigjetave për t’u mbrojtur nga sulmet e rojave të agait… “Pra, - u tha ajo ju burrat, ju të mbroni gratë dhe gjithë turmën te lëmi. Për këtë bëni kujdes dhe pa dyshim që ne tha ,- Kostena Njakarina, - do të fitojmë edhe lirinë!”. Të gjithë u përbetuan se do t’i respektonin fjalët e kapedanes trime, e cila me trimërinë dhe vendosmërinë e saj u bë kapedane e të gjithëve. Dhe kështu u veprua. Kostena në krye të valles , gratë të zëna dorë për dore duke vallëzuar e kënduar dhe iu drejtuan lëmit. Burrat morën masat e tyre mbrojtëse, rrethuan lëmin dhe u vendosën në pika vrojtimi të volitshme për të mbajtur nën kontroll gjendjen. Kënga dhe vallja po i afrohej lëmit. Haki Agai u inatos me këtë veprim kundërshtues të koshovicarëve. Në krye të tyre ishte kapedania. Por s’kishte ç’t’u bënte festuesve. Ishte më i vogël në numër dhe, dashje pa dashje, u pajtua, por të nesërmen pagdhirë mirë Haki agai u largua një herë e përgjithmonë nga Koshovica.

Ja pra se ç’bëri një trimëri, një grua trime. A nuk ngjason kjo me Bubulinën dhe të famshmen Zhan D’Ark, një shëmbëlltyrë e tyre e fuqishme, që solli një liri që u kishte munguar koshovicarëve, të cilët ishin të detyruar që të paguanin taksat dhe Haki again me prodhimet që prodhonin në tokat e tyre.

Ja se ç’thotë krijimi i mëposhtëm për kërë ndodhi të pazakontë në historinë e koshovicare.

Ngrehuni, o koshovicarë,

kush me pistoletë

e kush me hark shigjetar

dhe gjithë ju , o qymyrxhinj

për të shporrur aganë.

Më thonë Kostena Njakarina,

Nuk trembem as nga plumbat,

s’trëmbem as nga uria,

jam këtu me trime dhe trima!

Dëgjo mirë, ti, aga Haki,

banorët quhen koshovicarë,

këtë ta dish mirë”.

Për 10 minuta u rrethua kulla

dhe flisnin të gjithë një gojë:

“ Ngrehu, ti, aga me të mirë,

se do të bëhet kasaphanë!…”

Iku agai në të gdhirë,

iku rrugës e shkoi

dhe nuk u kthye kurrë përsëri.

Dhe kështu koshovicarët

bënë jetën në liri.

A nuk është dëshmi kjo këngë historike e viteve të kundërshtimit të zjarrtë dhe të rritjes së protestës madhore me aspiratë një jetë të lirë dhe të pavaruar?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:20 pm

IV.



Kodrat, pirgjet dhe festa e gjithë fshatit



Kodrat e Koshovicës janë me mbulesë vegjetale si malet me bredha dhe kreu i tyre pa pemë, vetëm me bar e shkurre të vogla, të lojeve të ndryshme. Po kështu kodrat janë të veshura me shkurre të ndryshme e duke qenë me vegjetacion gjithëvjetor. Si pemët e maleve dhe ato të kodrave të japin një panoramë e një bukuri të mahnitshme dhe një pamje të mrekullueshme dhe, po t’i bashkosh me pemët frutore, vreshtat dhe të mbjellat e tjera, të del një bukuri dhe një panoramë marrarendëse. Këto të “prira’ nga ajri i freskët, prezenca e diellit gjatë gjithë ditës si dhe me ujërat e burimeve të ftohta e të pastra si qelq, e kombinuar kjo me mikpritjen dhe dashamirësinë e koshovicarëve, të bëjnë ta duash fshatin, ta vizitosh dhe të qëndrosh gjatë periudhës verore, sidomos në gusht – shtator, sa të jetë e mundur më shumë. Prandaj edhe fshatarët emigrantë në fshat vijnë për festa dhe me leje të zakonshme për të marrë pjesë në dasma e fejesa. Në këtë periudhë vijnë shumë miq dhe dashamirës nga vende të tjera dhe mbeten të kënaqur nga efektet e mira klimatike. Në fshat ka dhe dy kodrina, të cilat janë të pozicionuara një nga lindja dhe tjetra nga perëndimi dhe quhen respektivisht: kodra e “Pendarasë” dhe kodra e “Guvës”. Këto kodra janë të “ndara” nga njëra tjetra nga lagjet e fshatit. Fshati kështu ndahet në mes. Çdo lagje vepronte për të ndihmuar në konkurrim të rinjtë e saj.

Në këto kodra, vit për vit, më datat 20 - 22 qershor bëhej një veprim mahnitës dhe i plotë. Rinia e lagjeve, sipas përkatësisë së kodrave, një javë para ose më shumë nga data e caktuar e finales konkurruese, grumbullonin shkurre të ndryshme dhe bënin dy tre pirgje të gjera e të larta. Secila palë përpiqej që pirgjet t’i bënte sa më të mëdha e më të gjata që të bënin flakë shumë e kjo flakë të mbante sa më shumë kohë. Caktohej datën e konkurrimit nga grupi i përbashkët vëzhgues i të rinjve. Këtë ditë të rinjtë e të dy grupeve mblidheshin në vendin e caktuar të secilit dhe në orën përcaktuar vinin zjarrin te pirgjet. Të rinjtë këtu këndonin, vallëzonin dhe brohorisnin për fitoren e tyre nga secili grup. Në fund shpallej fituesi, që, në përgjithësi fitonin ata të kodrës së Guvës. Por duhet thënë se këta kishin edhe shansin e tyre, sepse mbi këtë kodër shtrihej Mali i Mesovunit, që ishte veshur me bredha. Kështu këtu prisnin dy copë të gjata dhe rreth tyre bëhej pirgu me shkurre, pra ishin më të gjata dhe më të gjera. Pas kësaj të nesërmen bëhej ahengu i përbashkët i gjithë të rinjve të fshatit, i cili vazhdonte deri natën vonë, duke marrë pjesë dhe populli i gjithë fshatit.



V. Koshovica, fshati i burimeve dhe i frutave



Nga vetë pozicioni i saj i “përzgjedhur” në konturimin relievor, Koshovica, është konsideruar si “Ballkoni i Dropullit”. Kjo për vetë faktin që, nga “ky ballkon natyror” sheh gjithçka në pëllëmbë të dorës. Duke qenë prezent i lartësuar dhe Mali i Murganës në kufizimet apo prezencën e tij është kënduar nga vendasit në greqisht:

O Murgana, O Murgana

Koshovica andarto mana

(O Murgan, O Murgan,

Koshovica mëma e luftëtarëve të lirisë).

Kjo këngë e ka zanafillën e saj në mosarritjen e qëllimeve dhe tentativave të shumta të Perandorisë osmane, e cila nuk pati sukses dhe nuk iu krijua mundësi të ndërhyjë në këtë fshat – kala, për të realizuar qëllimet e saj të shumta me theks sidomos për islamizimin e fshatit dhe për të realizuar një “pykë myslimane “ në zonën e Dropullit, që historikisht është prezent besimi ortodoks i spikatur. Këtë të vërtetë historike e ilustrojmë realisht me fermanin turk (Pashallëku i Janinës), i cili urdhëronte zaptimin e saj dhe çkishërimin, duke përdorur qoftë edhe masat më të rrepta të këtij qëllimi deri në reprezalje, duke mos mbetur mashkull i këtij fshati në “këmbë”. Kjo do të sillte si pasojë “ një ringjallje të re mashkullore importuese” dhe realizim të aspiratës së mentalitetit të programit osman. Ndoshta ishte planifikuar në thelb një “migrim i brendshëm musliman”, një plan ky, që nuk u realizua kurrë, paçka nga përpjekjet dhe sulmet mbi këtë fshat “kështjellë”, i cili, pra, ishte i detyruar që të merrte masa kundërshtuese të forta. Këtu, pra, del ajo e vërtetë e madhe e një përleshjeje midis një perandorie të madhe me një fshat të vogël që kishte tempull Malin e Murganës…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:21 pm

* * *

Tokat e fushës ishin me ujë dhe kishin një sipërfaqe totale rreth 30 ha që Haki beu, pronari i fshatit, merrte rreth 20%të prodhimeve. Ai merrte gjithashtu dhe arrat (kokrrat) nga zona e Guvës dhe e Pargës. Tokat matanë lumit si në: Rrëzë, Pusha, Kriovris dhe Pollovinjë ishin të Manastirit të Panajasë. Administruesi i Manastirit merrte 10 % të prodhimeve bujqësore, arrave dhe gështenjave. Mbasi grupoheshin këto prodhime evidentoheshin dhe shiteshin në fshat dhe me paratë e grumbulluara realizoheshin shpenzimet për drekat, për gjithë fshatin, më 15 gusht në Manastirin e Panajasë dhe në ditën e dytë të Kreshmës, në Pashkë. Me diferencat e mbetura paguheshin rojat, personeli shërbyes dhe një pjesë shkonte për ndihmesë të të varfërve. Tokat e fushës ishin me ujë që sillej nga Havua, i cili burimin e kishte nga Stenoja dhe kalonte pjesën prej 150-200 m me korita që formoheshin 2 - 2,5 m nga dhogat me tre copë secila. Këto u zëvëndësuam më vonë në sajë nismës të Kristo Vokos, Leonidha Petranit dhe Aleks Llambros me tuba të çelnikta nga Stenoja, rrëzë malit, dhe te mulliri e pastaj me kanalin ekzistues, i cili u përmirësua totalisht duke u bërë me çimento që nga mulliri e deri në fushë që të mos humbisnin prurjet për vaditje ( kjo ishte rreth 400-500 m). Po kështu u bë dhe kanali i ri me çimento rrëzë Guvës e deri në fshat që vaditeshin kopshtet e fshatit. Në fushë, në vendin e Varikoit banonin edhe Zisajt, Vasajt, Jorganajt, Kaçulejtë. Këta u hoqën mandej në vitin 1946 që u mbyll kufiri, se ishin shumë afër tij dhe u sistemuan në shtëpitë boshe të fshatit.

* * *

Në kopshtet e tyre fshatarët, përveç pemëve frutore mbillnin edhe të gjitha llojet e perimeve dhe zarzavateve si: domate, speca, patllixhane, presh, lakër me kokë, fasule të njoma dhe të thata. Ishte dhe një lloj fasule qorre, që duronte thatësirën e hahej e njomë dhe thatë. Kjo quhej qorre pasi në fillim të saj kishte një shenjë të zezë. Tani nuk ekziston as si farë. Në tokat e thata (mbi ujë) të fshatit mbillej grurë, thekër, elb si dhe thjerza dhe një lloj misri, i quajtur Lano. Mbillej edhe urof që përdorej shumë si kokër për të ushqyer bagëtinë gjatë dimrit, kur binte borë dhe ato mbaheshin brenda në dimër.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:21 pm



VI.
Prurjet burimore





Fshati Koshovicë për vetë prurjet e tij burimorekonsiderohet e motivohet nga studiuesit (sidomos ata të hidrografisë dhe të frutikulturës) si “fshati i ujërave të ftohta dhe frutave”. Kjo është e ndërlidhur me prezencën e ujërave e të burimeve që përcillet nëpërmjet “çezmave” të kategorizuara si dhe të bollëkut kualitativ; të prezencës të shumë pemëve frutore. Le ta ilustrojmë këtë me shembuj konkretë: Kështu në Koshovicë ekzistojnë: Çezma “Vriha” dhe “Leka”, të cilat kanë ujin më të ftohtë në kuptimin temperaturial. Karakteristikë kjo që zbulohet lehtësisht, duke bërë një provë të thjeshtë. Kur vendos dorën në këtë burim ujor të pijshëm nuk e mban dot dorën as 5’. “Kalbaqi” është një burim tjetër, i cili ka një ujë i quajtur nga koshovicarët si ujë “mesatar”. Është shumë i shëndetshëm për stomakun. Kjo shpjegohet nga cilësitë dhe përbërja kimike e tij. Pasuria ujore e Koshovicës vijon me burimin e quajtur “Brimi”.

Në Koshovicë, në krah të familjes Jorjani, ekziston një burim tipik që ka rrjedhje (prurje) të njëjtë në të gjitha stinët e vitit. Karakteristikë cilësore e këtij uji: është ujë i rrjedhshëm në të dy anët me nocione të ngjyrimit si e bardha e vezës dhe s’ka kurfarë shije në të pirë. (Ky burim nga pikëpamja e prezencës gjeografike ndodhet në fund të fshatit në jug).

Në fushën e Koshovicës, që kufizohet me Llongon nga V është një burim tjetër me emër “To Jatrovo” .

Po kështu në Koshovicë është prezent dhe uji i malit të Stugarës, i quajtur «To nero tu Havu»,* uji që lëviz me oshëtimë, pasthirrmim, dhe që sjell shumë zall në dimër. Ky ujë është quajtur nga fshatarët me sinonimin e këndshëm: «Agai i Ujit».Tendenca e koshovicarëve ka qenë disiplinimi i kësaj oshëtime. Për të realizuar këtë tendencë (frenim të oshëtimës) si dhe vetë prurjet maksimalisht të ujit, bashkonin në çdo tri metra ulluqe me dhogë. Por me gjithë përpjekjet e tyre, prapë se prapë, prurjet e ujit ishin të shumta dhe i bllokonin këto ulluqe.

Po kështu te manastiri ekziston një burim brenda në territorin e tij si dhe ndërmjet Rrëzës dhe Pushajve një burim tjetër. Burimi i « Havos” ishte te vendi i quajtur «Brunjari».

Havua ynë bashkohet me ujërat, të cilat derdhen në lumin e Sotirës, nën klubin dhe dyqanet e Llongos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:21 pm

VII.

Prezenca e pemëve frutore në Koshovicë



Kjo ishte njëra anë e medaljes (pasuria burimore), por në Koshovicë pemët frutore janë të shumëllojta. Rriten të gjitha pemët, me përjashtim të dardhave, të cilat janë të pakta në numër dy - tre rrënjë, një sasi realitivisht shumë e vogël sa për shenjë, që shërben vetëm për të identifikuar prezencën. Vlen të përmendet prezenca e fiqve. Mbizotërues varieteti i bardhë, i cili nuk arrin të bëhet çepella si dhe varietete të tjerë fiqsh me ngjyrime të bardhë, të kuq, të zinj, të cilët janë të shumtë dhe koshovicarët kanë pasur traditë dhe janë shquar në përpunimin e tyre dhe për servirjen në tavolina gjatë festave apo festimeve të tjera të ndryshme, duke përmendur këtu edhe festimet e përvitshme të emrave apo festave fetare…

Prezenca e hardhive ( e rrushit) në formë vreshte dhe pjergulla në shtëpi është mjaft e pranishme. Në këtë kuadër mund të përmendet «Çukarokopello» (1 dylym), ku është shquar vreshtari autoritar në këtë kultivim Kristo Llambro, i cili arriti në një kufi maksimal jetese 117 vjeç dhe ajo, që duhet evidentuar është se, deri në momentin e fundit të jetës së tij aktive u mor me vreshtin. Kjo përvojë e madhe kapitale e këtij vreshtari të pasionuar u eksperimentua dhe nga të tjerët në Koshovicë si dhe nga brigata e frutikultiurës, e cila e zgjeroi sipërfaqen e vreshtave në Koshovicë. Pra kjo ishte një eksperiencë që u aplikua me shumë sukses.

Varietet e rrushit janë të shumtë, por në veçanti spikatin: «Razakia», «Debina». Rrushi varietet «Vokos» ka qenë shumë i përhapur në Koshovicë. Ky varietet është sjellë në fshat nga Çito Voko, nga Turqia; u përhap në të gjithë fshatin dhe s’kishte si të mos quhej “Voko”.

Po kështu fshati është shquar për prezencën e shumë qershive me «ngjyrime” të ndryshme si: me ngjyrë të bardhë, të verdhë, të kuqe dhe të zezë. Vlen të përmendet edhe prezenca e arrës dhe e gështenjës. Kjo është e dukshme te Manastiri i Koshovicës, ku ka një sipërfaqe me rreth 50 rrënjë, ndërsa arrat janë prezente, jo vetëm në fshat, por edhe në fushë edhe në Pallombello e tjerë. Kështu që Koshovica i ka prezente të gjitha llojet e pemëve frutore më me zë. Dua të përmend prezencën e manave me ngjyrë të bardhë, kokërmadh, me ngjyrë të kuqe të hapur dhe në pakicë mana me ngjyrë të kuqe në të zezë, të cilët piqeshin më vonë dhe ngjyra e tyre nuk hiqej lehtë.

Koshovicarët, me këtë prezencë të madhe frutore, ishin mjeshtër të produkteve të marra nga këto pemë frutore. Kështu mund të ilustrojmë:

Më rrushin e varieteve të ndryshme prodhonin verë dhe raki si dhe bënin pekmez. Pra, ishin mjeshtër në këtë kuadër. Përveç kësaj ata përpunonin edhe stafidhen. Ishin mjeshtra të mbajtjes së rrushit në gjendje “freskët” edhe në periudhën dimërore, duke e varur në tavane. Kështu vepronin me varitetin “Razaki”, të cilin e varnin në tavane, e linin bisht të gjatë dhe me një a dy fletë, të cilat i shtonin periudhën e qëndrimit dhe mos prishjes dhe në këtë mënyrë rrush në Koshovicë gjeje deri në prill.

Koshovicarët, siç theksuam më lart, ishin mjeshtra të bërjes së rakisë dhe verës. Këtë e përpunonin me një teknikë shumë të përsosur. Ata e ruanin identitetin e rrushit, duke mos e trazuar me asnjë frut tjetër dhe kështu rakia dhe vera koshovicare ishin shumë cilësore, karakteristikë kjo, që ruhet e paprekur edhe sot si një traditë e mirë. Këto cilësi koshovicarët i servirnin në tavolinat e tyre, sidomos në miqësi, dasmë e tjera. Duhet përmendur edhe fakti kokëfortë që dhe verën edhe rakinë e mbanin sipas cilësive, pa i trazuar njëra me tjetrën dhe kjo krijoi atë bindje të madhe që të thuhet se, koshovicarët janë mjeshtra të verës dhe të rakisë në të gjithë krahinën e më gjerë. Kjo traditë e mirëfilltë është përcjellë edhe në ditët tona , ku një nga shembëlltyrat më të mira është puna pasionante e përpunimit të rrushit nga z. Vangjel Koloi. Kjo nuk do të thotë që s’ka dhe të tjerë të këtij niveli përpunues. Kishte shumë grupe koshovicarësh, të cilët mbanin në shtëpitë e tyre mjetet e përgatitjes dhe të përpunimit si: voza druri, kazanë rakie, tanzana qelqi të importuara nga jashtë vendit.

Përveç kësaj, koshovicarët merreshin me art dhe me përpunimin e frutave si me qershitë, të cilat bëheshin reçelna, gliko karakteristike për t’u servirë; po kështu me ftonj bëheshin reçel dhe prevede, gliko, kurse mollët i varnin në tavane dhe i mbanin gjithë dimrit. Me me arra bëheshin reçel në kohën, kur ishin me cipë të gjelbër dhe sapo zihesh fruti. Me fiqtë, gjithashtu, bëheshin bukëfiq, vargje me çepella, si dhe fiq të tharë, të hapur.















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:22 pm



VIII.



Prezenca e pyjeve

Flora e Koshovicës është e pasur me përfaqësues tipik drunor bredhin

Pyjet më të mira, pra, ishin ato të bredhave, në malin e Mesovunit dhe në të Çukës. Këto të gjitha zinin një sipërfaqe rreth 300 ha. Me këtë lënde druri ndërtoheshin shtëpitë në fshat si materialet drusorë të çative, dyshemetë, penxheret, po kështu edhe tavanet. Koshovicarët shquheshin dhe ishin mjeshtra të tavaneve. Rrapishtaja e lumit Havo ishte me gjërësi 20 - 30 m mesatarisht dhe rreth 2 km e gjatë, e cila e fillonte shtrirjen nga mulliri i fshatit e deri në kufi me Llongon. Edhe nga kjo rrapishte merrej lëndë druri për dyshemetë, por përdoreshin edhe për dru zjarri.

Kodrat matanë lumit nga veri perëndimi e deri në kufirin tokësor me Llongon ishin të mbuluara me shkurre e kryesisht me koçimare, pralle dhe zelenje. Po kështu me këtë mbulesë vegjetale ishin dhe vendet që shtriheshin në lindje, në kufi me Llongon, me Kastanjanin dhe me Ajo Marinën, e cila siç theksuam edhe më lart, u bë fshat më vete. Edhe sot përsëri këto sipërfaqe janë me shkurre e kryesisht dominon koçimarja e rrallë, ku brenda saj janë edhe disa lisa të rritur në një grupim; ndërsa në kufijtë jugorë me Ajo Marinën si kodrat dhe faqet e Leles, matanë, prezente është shkoza dhe rrallë lisa. Dhe po kështu edhe faqet e Pargës janë me shkurre ku mbisundon shkoza e egër gjethengushtë. Pyjet me bredha dhe në ato të shkurreve përdoren për kullotjen e bagëtive të imta si në behar edhe në dimër, sepse koçimaret dhe prrallet mbajnë gjethet të jeshilta dhe në dimër. Po kështu nga këto shkurre pritej gjethja për të ushqyer bagëtinë gjatë dimrit, kur bagëtia mbahej brenda në ditët me dëborë që siç dihet në Koshovicë ishte shumë ftohtë. Po kështu nga ky territor i shkurreve, sidomos i koçimareve, siguroheshin edhe drutë e zjarrit për gjithë dimrin nga fshatarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:22 pm

IX.



Bimët medicinale të Koshovicës



Koshovica ka dhe prezencë të disa bimëve medicinale me emër, të cilat rriten në faqet e malit apo në rrëzat e tij.

Sherebeli

Rritet në faqet e maleve Mesovuni, Çukës dhe Guvës e tjerë. Në kohën afër pjekjes fshatarët vilnin gjethet, i trasportonin në shtëpi, i hapnin për t’u tharë në hije, jo në diell, pasi u ikte ngjyrimi i fletës. Kështu realizohej tharja, pastaj mblidhesh sherebeli i tharë në thasë të përgatitur enkas, të cilët mbusheshin me 10-15 kg. Thesi ishte prej beze të pastër, cohë. Fshatarët e dorëzonin sherebelin në pikën e grumbullim- shitjes që ishte në fshat. Atje bëhej sondazh apo provohej cilësia në kontekstin e disa elementëve përbërës dhe vlerësohej kualiteti si dhe u jepeshin paratë individëve që mblidhnin këtë bimë. Vjelja e kësaj bime medicinale ishte i planifikuar dhe i pritshëm, pasi edhe NG kishte plan shkëmbimi dhe shitjeje, tregtimi me të huajt.

Çaji

Bimë që rritet kryesisht në malin e Koshovicës si në: Mesovun, Çukë dhe Guvë. Për të realizuar grumbullimin e çajit, ai pritej me kujdes në kërcell, pasi shpesh herë ndodhte që e shkulin me rrënjë, duke minimizuar prezencën e kësaj bime shumë të nevojshme, e cila, në radhe të parë, është një bimë që duke u zier pihet në të gjitha stinënt. Ajo në Koshovicë thahej dhe shitej me dorëza.

Rigoni

Edhe ky është prezent në vende më të ulta se çaji. Mblidhej në tufa, thahej dhe i thërmohej lulja, ose mbahej ashtu i tharë dhe pastaj tregtohej. Rigoni është shumë i përdorshëm në kuzhinën koshovicare, sidomos përdorej në gjellërat me thjerza, në sallatat e tjera.



Dafina

Është e pakët në Koshovicë. Jorgo Vozdo është shquar për kultivimin e saj, pasi në Koshovicë ka pasur shumë pak rrënjë të tilla. Sot Jorgoja është një mjeshtër i krijimit të fidanishtes në Koshovicë, ku ai rrit e tregton bimë dekorative, zbukuruese.



X. Të dhëna të tjera

*

Bletët në Koshovicë nuk trajtoheshin shumë,por me gjithë atë kishte shtëpi që kishin deri në 10 zgjoj blete. Kështu mund të përmendim familjet e Shendajve dhe Spiro Biçunin.



*

Mulliri i blojës i Koshovicës

Është i vendosur anës lumit në krye të Palombillos (te rrepet).

Këtu është shquar si mullixhi profesionist Llambi Petrani edhe më pas tij Stefo Shendi. Mulliri punonte ditën me ujë që vinte nga Havo.

Këtu ka pasur edhe një hidrocentral të vogël, i cili u ngrit për të ndriçuar fshatin, pasi elektrifikimi dihet që erdhi në vitin 1969.

*

Statistikë e tokave në Koshovicë

a. Nën ujë

Nr. Emërtimi Njësia Sasia në ha

1. Fusha ha 30

2. Varkoi ha 3

3. Palomilo ha deri në 5 ha



a. mbi ujë

1.Rrëza e malit të Çukës deri poshtë deri në 20 ha

2. Pusha ha deri 8 ha

3. Çukarokopello deri në 5 ha

Kriovrisi (uji i ftohtë) ha 2 ha

Polovinja dhe Kriovrisi ha deri 10 ha



* * *

Koshovica është shquar edhe për mjeshtrat e saj të mëdhenj si dhe për ushtrimin e shumë profesioneve, të cilat ishin të transmetuara apo të mësuara në vendet, ku koshovicarët kanë emigruar. Karakteristike tipike është se këta profesionistë , secili në zanatin e tij, mbahen në kujtesë. Po veçojmë disa prej syresh:

Specialitetet

Rrobaqepës: Theodhori Karjani, Leonidha Kaçi dhe Hariklo Karjani, e cila shquhej në qepjen e rrobave dropullite.

Muratorë: Jorgo Biçuni dhe Nikolla Biçuni

Marangozë: Jani Çami dhe Theodhori Shendi.

Sharrëxhi: Stefo Shendi. ……

Këpucar: Koço Vozdo

Infermier :Kosta Vozdo

Mullixhinj : Llambi Petrani, Stefo Shendi, Jani Nako, Kosta Jorjani.

Në Koshovicë prodhohej edhe qymyr, i cili përpunohej duke përdorur koçimare. Ndiqej një praktikë e tillë. Grumbulloheshin drutë e koçimares në vendin e piketuar, për të realizuar qymyrin. Mandej hapej gropa, hidheshin drutë, ndizej zarri, i cili shndërrohej në prush. Pastaj mbulohej dhe rrinte kështu ca ditë dhe dilte qymyri. Ky qymyr i prodhuar shitej edhe për fitim, por përdorej edhe nga vetë fshatarët koshovicarë për t’u ngrohur në shtëpitë e tyre, sidomos gjatë dimrit.

*

Njerëzit më me potencë në fshatin Koshovicë

1. Petro Papadhopulli, Thanas Dumi, Kostena Njakarina, Thoma Papdhopulli, Lefter Karjani, Kristo Voko, Amalia Miçi, Stefo Shendi, Katerina Pasko.





XI.

Shquarja në aspektin kulturor

Shkolla e Koshovicës është shumë e vjetër. Bëhej mësim në fillim në hajatin e kishës dhe pastaj në një dhomë që quhej qelë, te Manastiri i Panajasë. Këtu mësohej kryesisht lexim dhe shkrim që drejtohej nga prifti dhe kallojeri. Pastaj u shtuan mësimet e tjera si: Historia e Greqisë së Vjetër, aritmetika, gjeografia dhe fizika. Në këtë shkollë dhanë mësim:

Mihail Papadhopulli Bularat, Tasidhi nga Kastanjani, Thanas Dumi nga Koshovica, Andon Pando nga Sotira, Anastasia Lefi nga Korfuzi, Papa Dhimitër Ikonomi nga Llongo, Jani Vuzopullos nga Klishari, Vasil Burzis nga Sotira, Kostandinos Evangjelidhis nga Llongo, Dhimosten Naçi nga Klishari, Petro Dralo nga Sotira, Kristo Dhoqos nga Dhuvjani.

Në vitin 1936 në Koshovicë dhanë mësim: Vangjel Mano nga Derviciani bashkë me Athanasios Gumenin.

Duhet shtuar se që nga viti 1872 nxënësit mësuan në një shkollë të madhe të bukur me dy klasa, që u ndërtua nga shoqëria “Adhelfotita” dhe kisha “Agapi”. Kjo shoqatë koshovicare u krijua në Konstandinopojë nga fshatarët koshovicarë të emigruar.

Procesi i emigrimit jashtë vendit ka qenë i përhershëm dhe gjithmonë koshovicarët për të rregulluar e përmirësuar jetën e tyre merrnin rrugën e kurbetit.

Pas vitit 1821 shumë koshovicarë të tjerë emigruan në Konstandinopojë, duke punuar atje dhe duke vënë ndonjë para mënjanë. Këta interesoheshin për anën kulturore dhe infrastrukturën e fshatit. Prandaj krijuan këtë shoqëri. Me ndihmën e tyre, duke përdorur edhe kuotat ndaj shoqërisë si dhe nga dhurimet në para u arrit të sigurohej një kapital i mirë, të cilin e dërguan në fshat për nevojat e shkollës dhe të kishës. Pas humbjes të Azisë së Vogël shumë koshovicarë dhe dropullitë kanë ikur nga Stambolli dhe vanë në emigracion në Athinë dhe në Amerikë.

Në Athinë koshovicarët krijuan, në vitin 1925, shoqatën “Adhelfotita” të Koshovicës. Qëllimi i saj ishte, në bazë të nenit 2 të statutit të saj: “ Inisiativa, marrje përsipër, por edhe zbukurimi i çdo vepre për fshatin e Koshovicës të siguruara nga ndihmat e anëtarëve dhe pjesëtarëve të tjerë që ndodheshin në emigrim.” Dhanë gjer në dy ndihma bursë për nxënësit e shkëlqyer për të mësuar sa më parë profesionin në bujqësi, blegtori, në bletëri, në profesionin e mësuesit e tjerë. Kjo ishte një ndihmë në të holla kujdestare për të realizuar qëllimin e shkolllimit. Po kështu ndihma jepeshin edhe për njerëzit që ishin të varfër nga ana ekonomike.

Këshilli i parë organizativ i shoqërisë u formua prej: N. Dhaka , kryetar, I. Papadhopulli sekretar, Petro Lidhopulli arkëtar dhe Foto Minxillonin, Harallamb Gixho, Miço Dumin dhe Harallamb Muselimo si anëtarë.

Më 1920 shoqëria “Adhelfotita” dhanë dhe bënë bamirësi, së toku me bashkëfshatarët e Amerikës dhe shpaguan gjithë territorin e fshatit që, siç thamë, ishte çiflik i Haki beut. Për të realizuar këtë u caktua një këshill fshatar i përbërë prej tre vetësh, të cilët ishin: Papadhopullos Harallambos, argjendar në Gjirokastra, Miço Panajoti veprimtar dhe Thanas Dumi. Në vitin 1977 shoqata “Adhelfotita” kishte në krye Kristo Njakarin , kryetar dhe Dhimitër Maretin, sekretar.

Kjo shoqatë vazhdon veprimtarinë e saj dhe në bazë të statutit në vitin 1977 rindërtoi kishën e Shën Apostolit (Ajo Marinë ) Greqi. Për këtë rindërtim janë dhënë falas nga shoqata 200.000 dhrahmi të asaj kohe, që kishin vlerë të madhe.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:23 pm

Dashuria koshovicare për artin



Karakteristikë tipike në Koshovicë, në kohën e Luftës së Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare ka qenë lëvrimi dhe dashuria për teatrin; për të interpretuar role, duke zgjedhur tema dramash që të pëlqeheshin nga koshovicarët dhe më gjerë. Kjo ishte një traditë e kahershme e zhvilluar në fshat. Ekzistonte grupi teatral i të rinjve, që jepte shfaqje në Dropullin e Sipërm. Janë shquar në këtë aspekt: Jorgo Voko, Theodhurulla Gaço, Vasil Konomi, Vangjel Vozdo (të rinj). Krahas këtij grupi ekzistonte dhe Grupi i Pionerëve, i cili, pasi përgatitej mirë, jepte shfaqje fshat më fshat, duke përvijuar dhe lidhur shfaqet e brezave. Kjo ka ndodhur, siç theksuam më lart, sidomos gjatë Luftës, duke u bërë një faktor për zgjimin e ndërgjegjes njerëzore për të ndier sa më mirë lirimin nga shfrytëzimi dhe okupimi.

Me qëllim që jeta të ishte sa më e larmishme, në Koshovicë, ekzistonte dhe grupi i valleve dhe i «sfilimit» të veshjeve. Kjo ishte një traditë e koshovicarëve, e cila ishte perfeksionuar gjatë kohërave. Këto grupe jepnin shfaqje në festat e shumta që kremtoheshin në fshatin tonë, përfshi dhe ato fetare. Veshja e bukur karakteristike me fustanella, opinga me xhufkë, kapele me dy maja (dy koko) të zeza ishte gjithmonë prezente dhe e hijshme. Ishte një gjë shumë e bukur, kur interpretoheshin dhe rolet me këngë si në rolin interpret të dhëndrit Jani Çami; nusja interpretohej nga Theodhori Shendi, vjehrra nga Stefo Shendi, i cili lozte role femërore. Interpretime të tilla plot zjarr dhe pathos realizonin atë që spektatorët të pëlqenin pjesët e interpretuara, t’i duartrokisnin shfaqjet dhe, madje, të krenoheshin për aktorët koshovicarë.

Për të realizuar repertorët e shfaqjeve të ndryshme merrnin pjesë të rinjtë më të hedhur dhe që u jepej për këtë punë. Grupi teatral u përgatit në vitin 1944. Në filim u gjetën temat që do të trajtoheshin dhe u angazhuan ata që theksuam më lart, të cilëve u jepej të krijonin tekste, duke prekur çështje të mëdha dhe që kishin edhe brenda humor. Përgatitja e programeve (repertorëve) bëhej nga Vangjel Vozdo dhe Vasil Konomi. Përgatiteshin repertorët dhe pastaj fillonte të përgatitej grupi. Kjo vazhdoi nga viti 1944 deri në vitin 1945. Në praktikën e punës të veprimtarive kishte dhe gjithpërfshirje. Kështu organizoheshin dhe konkurrime në Sotirë në rang Dropulli , ku merrni pjesë rreth 15 fshatra të tij. Juria e gjithë ishte nga Dropulli dhe, pasi konkurronin të gjitha grupet, jepeshin vlerësimet përkatëse.

Cilët ishin interpretuesit?

1. Theodhorulla Gaço

2. Jorgo Voko

3. Vasil Konomi

4. Kaliopi Gogoni e të tjerë.

Ollga Shendi merrte këngën në grupin e këngëve të organizatës së Rinisë. Eterpi Gaço ishte këngëtare. E merrte këngën e grupit të rinisë dhe Vangjel Vozdo. Kthyesi më i mirë ishte Jorgo Shendi.

Përveç grupit teatral në Koshovicë ekzistonte edhe gazet “Jefira” (Ura) me kryeredaktor Vangjel Vozdon dhe Vasil Konomin. Në redaksinë e kësaj gazete ishte edhe Aleks Llambro, i cili ishte gjithashtu edhe përgjegjësi i Zogjve të Shqiponjës (“Etopulla”).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:24 pm

Grupi i këngëve dhe valleve

Burra

E mirrte Vangjel Vozdo, e kthente Jorgo Shendi, e hidhte Andrea Dumi.

Gratë

E merrte Ollga Shendi, e kthente Kaliopi Gogoni, e mbushte Vasiliqi Gaço.

Të dy këto grupe formonin grupin e këngëve dhe valleve, të përbashkët, pasi po këta kërcenin valle shumë mirë,

Këto grupe filluan të funksionojnë qysh nga viti 1944 dhe vazhduan edhe më pas, pas çlirimit, në vitin 1945, ku në këtë grup kanë marrë pjesë: Jorgo Shendi, Vangjel Vozdo, Ollga Shendi dhe Kaliopi Gogoni, të cilët janë aktivizuar me sukses edhe në Festivale Kombëtare. Më vonë si marrëse e mirë u shtua edhe Efterpi Jorjani, e cila mori pjesë edhe në Festivalin e Gjirokastrës.











XII.

Shqipëria dhe Koshovica në periudhën 1939-1944



Në prill të viit 1939 Italia fashiste sulmoi dhe pushtoi shtetin tonë. Ky pushtim u prit keq nga i gjithë populli shqiptar, pra edhe nga Minoriteti, duke përfshirë këtu dhe fshatin tonë Koshovicën, në skajin jugor të Shqipërisë.

Qysh në fillim, në Durrës, invaduesit fashistë me gjithë supermacinë ushtarake në njerëz dhe armatim luftarak që kishin, u pritën me armë në dorë nga luftëtarët popullorë si Mujo Ulqinaku me njerëzit e tij e shumë e shumë të tjerë, të cilët u shkaktuan fashistëve me dhjetra të vrarë e të plagosur si dhe u morën mjaft armatim luftarak. Kjo rezistencë vazhdoi, jo vetëm në Durrës, por kudo që shkonin fuqitë fashiste italiane si rrugës drejt Tiranës apo drejt Kavajës në Vlorë. Në Sarandë e kudo fashistët ndesheshin me goditjen dhe urrejtjen popullore. Edhe fshatarët e Koshovicës këtë pushtim e pritën me urrejtjen dhe betimin se do të luftonin deri në fund. Në fshatin tonë fashistët italianë erdhën në prill të viit 1940, si shtesë në postën kufitare, pa prekur forcat shqiptare të postës dhe u strehuan në një shtëpi bosh, në qendër të fshatit (te shtëpia e Samarait), duke bërë përforcim dhe vrojtim të organizuar në lëmë të fshatit. Urdhëruan gjithashtu mbylljen me mur të dritareve, që ishin karshi tyre, të shtëpisë së Evjeni Llambros. Ata, madje, vendosën edhe ca rregulla të tjera lëvizjeve për fshatarët në orët e vona të natës. Fshatarët tanë e urrenin këtë vendosje të italianëve dhe si rrjedhojë nuk e përfillnin dhe s’e respektonin këtë pushtim. Për të siguruar një rezistencë sa më të organizuar u krijua një grup luftarak ilegal prej 7-9 veta, me në krye Lefter Karjanin dhe Stefo Shendin, i cili kishte për detyrë dhe vrojtonin lëvizjet dhe sjelljet e tyre, për të evituar çdo sulm ndaj popullatës. Kjo tregonte shpirtin luftarak dhe mospërkuljen koshovicare, e cila kishte trashëgimi të madhe dhe veti për mospërulje dhe nënshtrim. Këto I kishte treguart gjatë gjithë ekzistencës. Në tetor, kur italianët sulmuan Greqinë filluan të mbroheshin ushtarakisht dhe vepronin me mjaft kujdes dhe frikë. Kjo zgjati deri sa filloi tërheqja e tyre nga toka greke dhe pastaj u larguan edhe ata fashistë që ishin në fshat në mënyrë të fshehtë. Italianët nuk erdhën më në fshatin tonë edhe kur Greqia u pushtua nga gjermanët dhe u tërhoq ushtria greke.

Në këtë periudhë shumë shqiptarë edhe minoritarë luftuan kundër fashistëve italianë. Po kështu edhe fshatarët tanë: Llambi Vozdo, Pavllo Llambro, Llazo Dumi, Llazo Kshura e të tjerë luftuan fashistët italianë në territorin dropullit. Për çudi në periudhën e mëvonëshme në territorin e Koshovicës nuk u panë asnjëherë as nazistët gjermanë.



Koshovica në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare



Me qëllim që të mos kalojë në proces harrese ajo luftë e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për të evidentuar edhe pjesëmarrjen aktive në këtë luftë të koshovicarëve, po japim një pasqyrë të shkurtër të krijimit të organizmave drejtuese dhe luftarake që patën bazimin në fshatin tonë.

Këshilli Nacionalçlirimtar i fshatit u krijua në muajin nëntor të viit 1942 në dhomën e Stefo Shendit. Në mbledhjen e parë u zgjodh kryetar i këtij këshilli Lefter Karjani, sekretar Llazo Mastaka. Përgjegjës i Njësitit për mbrojtjen e fshatit, u caktua zv/kryetari Stefo Shendi. Anëtarë të këtij këshilli u zgjodhën: Llazo Dumi, Amali Miçi dhe Llazo Kshura. Grupi edukativ u krijua në dhjetor të vitit 1942. Përgjegjës i këtij grupi u caktua Lefter Karjani, i cili më vonë , në janar të vitit 1943, u zëvendësua nga Kristo Voko,

Në këtë grup merrnin pjesë:

1.Llazo Mastaka

2. Theodhorulla Gaço

3. Llazo Kshura

4. Andrea Dumi

5.Jorgo Jorgaqi

6, Kaliopi Gogoni

7. Jorgo Voko



Më vonë në këtë grup, i cili u zgjerua, morën pjesë dhe :

1.Krisanthi Stoli

2.Llazo Dumi

3.Vangjel Vozdo

4.Jorgo Shendi

5.Aleks Llambro



*

U formua njësiti partizan i fshatit në muajin dhjetor të vitit 1942.

Përgjegjës i këtij njësiti u zgjodh Stefo Shendi,

Llazo Kshura zv/vendës, Llambi Vozdo zv/vendës



Në këtë njësit në fillim merrnin pjesë:

1.Kristo Gaço,

1. Jani Pasko,

2. Strati Papa

3. Jorgo Shendi

4. Leonidha Petrani

5. Kosta Nako

6. Jorgo Jorgaqi

7. Jani Bakalla

8. Llambi Konomi

9. Dhimitri Karjani

10. Vangjel Vozdo

11. Vasil Konomi.



Korrierët e përhershëm të këtij njësiti ishin caktuar:

1.Jorgo Voko

2. Aleks Llambro

3.Ollga Shendi

4.Vasiliqi Gaço.



Detyrat e Njësitit partizan:

1. Të siguronte armatimin e nevojshëm.

2. Të zhvillonte përgatitje ushtarake.

3.Të mbronte fshatin nga sulmet e jashtme.

4. Të vendoste e të përcaktonte pikat mbrojtëse strategjike dhe t’i fortifikonte e t’i ndërlidhte ato.

5.Të caktonte pikat e strehimeve në raste kritike dhe këto të ishin të njohura nga grupet e fshatarëve që shkonin te ato në rrugët e fshehta e të shkurtra të vajtjes të përcaktuara qysh më parë.

6.Të ëprcaktonte qartë ku do të vendosej blegtoria dhe sa grupe si dhe personat që do të merreshin, angazhoheshin me blegtorinë.

7. Ushqimet, rrobat, ujin e tjera, që do të duheshin në vendet e strehimit si dhe ruajtja e tyre.

8. Përcaktimi i strehimet më të sigurta për fëmijët dhe pleqtë

9. Ruajtja e popullatës në rast rreziku sulme ajrore a tokësore.

10. Këto detyra ishin të programuara, të ndara te njerëzit përgjegjës dhe korrjerët e komunikimit

Po kështu këto detyra dhe masa organizative të njësitit shtroheshin dhe miratoheshin nga Këshilli Nacionalçlirimtar dhe bëheshin të njohura nga organizata dhe popullta për t’i mësuar dhe vepruar në raste këercënuese.

Përgatiteshin edhe plane bashkëpunimi edhe lidhje bashkëveprimi me fshatrat fqinj dhe këtej kufirit me Llongon, Sotirën e Llovinën dhe me ato matanë kufirit si: Kastanjanin, Llavdhanin, Barburin si dhe me lagjen e madhe Ajo Marinën.



Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar u formua në nëntor të vitit 1942

Kryesia e tij:

1.Llazo Mastaka, Kryetar

2. Jorgo Shendi, N/Kryetar

3.Mitro Xhavidhi, anëtar

4.Jorgo Jorgaqi, sekretar



Organizimi i rinisë

Në fillim u ngritën dy organizata:

b. Organizata e Rinisë komuniste e djemve

c. Organizatae Rinisë Komuniste të vajzave.

Këto të dyja si organizata u formuan në dhjetor të vitit 1942. Në organizatën e Rinisë Komuniste të djemve u bënë zgjedhjet ku doli kjo kryesi:

1.Andrea Dumi, sekretar

2.Jorgo Voko, zëvendëssekretar

3.Vangjel Bozdo, anëtar

4.Kosta Nako

5.Leonidha Petrani

6.Jani Pasko

7.Dhimitër Karjani





Në organizatën e Rinisë Komuniste të Vajzave:

1.Theodhorulla Gaço, sekretare

2. Krisanthi Stoli, zëv/sekretare

3. Kaliopi Gogoni, anëtare

4. Vasiliqi Gaço, anëtare

5. Urani Bakalla

5. Aspasia Jorgaqi

6. Ollga Shendi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:24 pm

Krijimi i i organizatës së Rinisë Antifashiste Nacinalçlirimtare

U krijua në dhjetor të vitit 1943

Kjo organizatë përshiu të dy organizatat, atë të Rinisë Komuniste të djemve dhe atë të vajzave. Në të nëjjtën kohë u bë u bë dhe shtimi i saj me anëtarë të rinj e të reja të tjerë, pra u kompletua organizata e rinisë së fshatit.

Në kryesinë e saj u zgjodhën:

1. Vangjel Bozdo, sekretar

2.Theodhuralla Gaço zëv/sekretar

3.Kaliopi Gogoni anëtare

4.Ollga Shendi, anëtare

5. Aleks Llambro, anëtar

6. Jani Pasko, anëtar



Krijimi i organizatës së pionierëve u formua në dhjetor 1943

Në kryesinë e kësaj organizate u zgjodhën:

1. Aleks Llambro, sekretar

2.Urani Bakalla zëv/ sekretar

3. Nikolla Voko, anëtar

4. Vasiliqi Gaço, anëtare

5. Qimo Papadhopulli, anëtar

Krijimi i gazetës së Rinisë ‘Jefira” (Ura)

U krijua në dhjetor 1943

1. Vangjel Vozdo përgjegjës

2.Aleks Llambro, zëv/përgjegjës

3Vasiliqi Gaço, anëtare

4. Vasil Konomi, anëtar

5. Andrea Dumi, anëtar



Koshovica



Formimi i njësitit të parë partizan i krahinës së Dropullit të Sipërm

Ky njësit në fillim u formua nga njësitet e fshatrave Koshovicë, Llongo, Sotirë, Llovinë, Kallogoranxi (Krioner). Vendi i formimit ishte në kishë (manastir), jashtë fshatit Llongo. Nga fshati ynë morën pjesë në këtë njësit:

1.Lefter Karjani, i cili u zgjodh dhe komisar i parë i Njësitit.

2 . Jorgo Voko u caktua dhe korrjer i përhershëm i njësitit.

3. Stefo Shendi u caktua dhe komandant i njësitit të fshatit Koshovicë.

4. Llambi Bozdo

5. Jorgo Jorjani

Në grupin e drejtimit politik për krahinën e Dropullit të Sipërm nga fshati ynë ishte Kristo Voko.



Partizanët të dalë nga fshati ynë me armë në dorë:

Nga fshati ynë kanë qenë partizanë efektiv në Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare

1. Pavllo Llambro 1942

2. Lefter Karjani 1943

3. Kristo Voko 1943

4. Kristo Gaço 1943

5.Jani Pasko 1943

6. Strati Papa 1943

7. Kristo Biçuni 1944

8.Thoma Jorjani1944

9. Llambi Çami 1944

10. Jani Nako 1944

11. Jorgo Voko 1944

12. Llambi Bozdo 1944

13. Leonidha Petrani 1944

14. Nikolla Voko 1944

15. Jorgo Karjani



Më pas në Njësitin e parë të Dropullit të Sipërm u caktuan dhe anëtarë nga fshatrat e Dropullit të Poshtëm, krahas atyre të Dropullit të Sipërm si: Gligor Barka, Kristo Dralo e tjerë.

Nga Dropulli i Poshtëm erdhën në këtë njësit dhe Spiro Xhai, i cili zëvendësoi dhe komisarin Lefter Karjanin, i cili u sëmur si dhe Kosta Karanxha, Vangjel Nasto e të tjerë. U shtuan dhe korrjerët e përhershëm për Lidhjen me njësitet e fshatrave: Kristo Dralo, Aleks Llambro, Kosta Gaxhoni, pak më vonë, me përgjegjës Jorgo Vokon.

Në vendkomandën e vendit nga fshati ynë ishin: Stefo Shendi, Llambi Vozdo.Në vitin 1943 anëtar i këshillit krahinor të Dropullit ishte dhe Kristo Voko, i cili në pranverën e vitit 1944 me formimin e Komandës së Vendit të rrethit të Gjirokastrës, e krijuar në Poliçan, u zgjodh Komisar i Komandës së Vendit.



Dëshmorët e fshatit tonë brenda vendit



1.Eleni Kito 1943 (Kjo e vetmja grua dëshmore për gjithë Dropullin).

2.Thoma Jorjani 1945

Jashtë vendit:

1. Epaminonda Shendi

2.Panajot Mareti (Llambro)



Ranë viktima gjatë luftës

1.Fani Stoli 1944

2.Kostandina Biçuni 1943



Viktima jashtë vendit

1. Athanas Gaço

2. Kristo Jani llambro

Internuar nga italianët

1.Thoma Ppadhopulli në Porerto Romano

Të burgosur nga italianët

1. Jani Çami

2. Stefo Shendi



Internuar nga gjermanët në Gjermani (1944)

1.Jorgo Veno

2. Apostol Gaço

3. Jani Marko

4. Nikolla Frango







XIII.

* * *

Duke qenë një fshat me pozicion strategjik e mjaft i bukur, siç e kemi përmendur edhe më lart, koshovicarët kanë qenë shumë të pasionuar ndaj arsimit, si para çlirimit të vendit dhe pas çlirimit. Ndaj ata kanë intesifikuar përpjekjet për një arsimim sa më të plotë dhe të aftë për kohën. Në pasqyrën e mëposhtme jepen disa të dhëna tabelore për arsimimin dhe specialitetin e marrë gjatë këtij arsimimi.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:25 pm

Në fushën arsimore





Koshovica ka pasur 17 arsimtarë. Të gjithë janë shquar në veprimtarinë e tyre profesionale, por duhet të veçojmë Thanas Dumin, i cili ka mësuar shumë breza nxënësish, që kanë përfunduar studimet dhe janë specializuar në profesione të ndryshme, duke shërbyer me devocion, atje ku janë caktuar. Po kështu duam të veçojmë edhe Thoma Papadhopullin, i cili ishte i shkolluar në Greqi, ku ishte pajisur me një kulturë të gjerë, pra shquhej për diturinë e tij. Veprimtaria e tij është shumë e gjerë si për fshatin e tij dhe për gjithë Republikën, pasi arriti të jetë dhe Inspektor i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë. Thoma Papadhopulli ka ushtruar profesionin e mësuesit në Kuç dhe sot sheshi i shkollës quhet “Thoma Papadhopulli”.

Vangjel Vozdo, mësues i zoti, i cili ka dhënë një kontribut të madh, sidomos në zonat kufitare dhe në periudha të vështira pas çlirimit.





* * *



Gjithsej Koshovica ka pasur 4 mjekë. Është konsideruar më i përsosuri Dhimitër Kukura, mjek i përgjithshëm, i specializuar edhe si kardiolog. Kryesorja në cilësitë e tij humanitare është vërejtur një komunikim i shkëlqyer me njerëzit (pacientët). Mjeku tjetër patholog Jorgo V. Llambro, i cili ka përfunduar studimet në SHBA, ku është diplomuar. 3.Thanas Naçi, Mjek 4. Jorgo Llambro , mjek 5. Vangjel Miçi, stomatolog.

* * *

Fshati Koshovicë kishte dhe agronomët e vet: 5 agronomë, që i dhanë tonin jetës në këtë fushë të rëndësishme, e cila siguron, midis të tjerash, dhe jetesën njerëzore. Nga më të njohurit me aftësi të shquara profesionale në këtë fushë të rëndësishme evidentohen: Aleks Llambro, i cili dha një kontribut të madh në fushën e bujqësisë në gjithë rrethin e Gjirokastrës dhe më gjerë, duke qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme që nga Shef i Seksionit të bujqësisë të Rrethit Gjirokastër e deri Drejtor i SMT, i Ndërmarrjes së Ujërave si dhe N. Pyjore. Vangjel Kolo, një agronom me maft prakticitet, i cili, po kështu, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vreshtarisë dhe zhvillimin e pemëve frutore në fshatin Koshovicë dhe më gjerë. Ky ka qenë një nga më të spikaturit në këtë fushë. Në pasqyrën e mëposhtme jepen emrat e agronomëve të tjerë.

Koshovica nga fondi i saj i kulturimit nxori mjaft teknikë, të cilët dhanë kontribut dhe u specializuan në sektorë të ndryshëm të Ndërmarrjeve të rrethit të Gjirokastrës. Kishte rreth 24 të tillë.



* * *

Kuadrot me arsim të lartë

1.Thanas Dumi, arsimtar

2.Andrea Dumi, arsimtar

3.Kristo Dumi, arsimtar

4.Vangjel Kolo, Agronom frutikulture

5.Jani Pasko, inxhinier

6.Vangjel Miçi, stomatolog

7.Thoma Bixa, filolog

8.Kristo Njakari, Ekonomist

9.Jorgo Llambro , mjek

10.Kosta Llambro, inxhinier

11.Koço Shendi, arsimtar

12.Vangjel Bozgo arsimtar

13.Aleks Llambro, agronom

14.Angjelo Miçi, agronom

15.Enriketa Llambro, kimiste

16.Tasi Mastaka, agronom

17.Vasil Bakalla, arsimtar

18. Spiro Gaço ,ekonomist

19.Kristo Voko, jurist

20.Julia Voko, arsimtar

21.Ermioni Voko, arsimtare

22.Thoma Papadhopulli, arsimtar

23.Kulla Papadhopulli, arsimtare

24.Erifili Papadhopulli, arsimtare

25.Qimo Papadhopulli, Kulturë

26.Gaqo Papadhopulli, arsimtar

27.Erminea Papadhopulli, ekonomiste

28.Kristo J. Llambro, pianist

29.Stavro Bozdo arsimtar

30.Julia Llambro, Matematikë- Fizikë

31.Nikolla Kaçi, Biokimi

32.Dhimo Voko, ekonomist

33.Efijeni Papadhopulli, farmacist

34. Thanas Naçi, Mjek

35. Kristo A. Llambro, biolog

* * *

Me shkollë të mesme ka rreth 70 veta me profesione të ndryshme si: agronom, kimist, elektromekanik, arsimtar, zooveteriner, teknik pyjesh, ekonomist e të tjerë dhe prej këtyre 40% janë vajza. Si familje më arsimdashëse dhe që kanë më shumë veta nga familja dhe si fis: 1.E. Papadhopulli me 8 veta. 2. Llambrejtë me 6 veta 3. Vokojt m e 5 veta



XIV.

“Miss Bukuria” koshovicare

E kam përmendur edhe gjatë trajtimit në këtë libër se femrat koshovicare janë shquar në të gjitha aspektet e jetës. Ato janë përpjekur që të shtrijnë veprimtarinë e tyre gjerësisht dhe në momente të caktuara kanë qenë mjaft përcaktuese për familjen dhe komunitetin. Në mungesë të burrave ato kanë marrë në dorë drejtimin e familjeve dhe janë kujdesur për mirërritjen dhe edukimin tërësor të fëmijëve të tyre. Po kështu janë shquar për pritjen e përcjelljen, për nikoqirinë e tyre, për punimet, qëndisjet, për veshjet e bukura, për trimëritë e tyre, për përballesën e jetesës me kushte të vështira. Në këtë aspekt ato janë shquar. Nuk mund të mos përmendet aftësia e tyre e lidhur kjo pazgjidhshëmrisht me burrat në të gjitha kahjet e jetës. Por femra koshovicare gjatë gjithë ekzistencës është shquar edhe për bukurinë e saj, ndaj ajo ishte shumë e kërkuar që të bëhej bashkëshorte e jetës. Ajo nuk mundi të sfilonte në podiume për të reflektuar bukurinë e saj, gjatë gjithë kohëve. Por, njërës prej tyre, në ditët e sotme iu dha rasti dhe fitoi për bukurinë e saj. Kjo është e bukura Katerina Pasko, Miss i shpallur larg trojeve koshovicare në NEË YORK, por që ruan identitetin koshovicar. Dhe për këtë fakt real bukurie, që sfiloi unë kam hedhur vargjet e mëposhtme, të cilat evidentojnë këtë fakt të bukur.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro EmptyThu Jan 15, 2009 12:25 pm



Për të bukurën Kateriana Pasko



“Miss Pavarësia e Greqisë” në vititn 2001 në Neë York



Koshovica i bukur fshat, Katerina Pasko e jotja vajzë

E bukura mbesë e Kosta Paskos, e bukura vajzë e Jorgo Paskos,

sot Miss u shpall!



Gostisni, koshovicarë, me verë dhe me raki

për shëndetin, bukurinë e saj, për të shquarën bukuri!



Gostitni, koshovicarë, nderi është yni edhe i asaj!

Koshovica jonë e bukur sot ka Missin e saj!



Më 3 mars 2001, vajza jonë Katerinë,

o ç’gëzim, sa i madh bekim nga Perënditë!



Katerinë- Miss i Pavarësisë, Lulja ti e Bukurisë

E bekuara e Perëndisë, krenare , o Koshovicë!



Trimëreshë Kosta Njakarina, luftoi aganë për tokë e liri

dhe ti vajza jonë Katerinë ndeze në Neë York bukuri…



Urojmë shëndet dhe bukuri, t’i gëzohet nëna dhe babai

bukurisë tënde- lule maji

T’i gëzohet bukurisë xhaxhi Jani dhe të tjerët,

Ti, o frut i dashurisë të jesh për të gjithë idhull!



Gëzuar, grekë në të gjithë botën për bukurinë e saj si greke,

dhe ne të gjithë koshovicarët, bashkë me të gjithë minoritarët.



Katerina Bukuria shëmbyll yt të jetë shembull për të gjithë,

le t’i mbushë me krenari dhe të përpiqen për më mirë….











Kuriozitet

Rekordet jetësore në Koshovicë

Cili tështë kulmi i jetë gjatësisë sot në Koshovicë?

Në këtë kuadër mund të përmendet Kristo Llambro, i cili arriti në një kufi maksimal jetese 117 vjeç dhe ajo, që duhet evidentuar është se, deri në momentin e fundit të jetës së tij aktive u mor me vreshtin.

Eftalia Gaço kryeson rekordin e sotëm të jetëgjatësisë e pasur nga Amalia Miçi.

Rekordin, pra të moshës sot e mbajnë dy gra: Eftalia Gaço 97 vjeç, Amalia Miçi 95 vjet.

Karakteristike është se njëra banon në fshat lart dhe tjetra në fushë poshtë fshatit, ku është krijuar një grupim i ri shtëpish.

Nuset e tyre që kujdesohen për to thonë shprehimisht: “I duam dhe kujdesemi shumë për to. Pse? Sepse ato gjithmonë na kanë dashur dhe na kanë trajtuar si vajzat e tyre, pavarësisht se ishim nuset e djemve të tyre”.

Në Dropull edhe në Koshovicë ka pasur një respekt reciprok midis vjehrrave dhe nuseve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» G. KELER “Romeo dhe Zhuljeta ne fshat” perkthyes A. Ristani
» Aleks J. Zhapa
» Nga poet Aleks J. Zhapaa
» Jeta ne fshat-qytet
» MONOGRAFI nga HALIL HAXHOSAJ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: