Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro   Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro - Faqe 2 EmptyThu Jan 15, 2009 12:26 pm

XV.

Zakonet tona

E pashë të nevojshme që në këtë libër të trajtoj në një kapitull të veçantë traditat, zakonet që tregojnë pasurinë dhe gjendjet shpirtërore dhe emocionale të koshovicarëve që brezat t’i njohin dhe t’i përcjellin ato më tej. Unë i kam parë nga këndvështrimi im. Detyrimisht që këto nuk janë janë trajtuar edhe më parë dhe kështu që ky trajtim do të jetë paksa interesant se deri tani gjithçka është përcjellë vetëm gojarisht apo në ndonjë rast edhe në rrjetin mediatik, pra kjo kështu merr një rëndësi të veçantë specifike. Edhe për lidhjen martesore nuk kam ndërmend të zgjatem, pasi në të ardhmen do të dalë edhe një libër i tillë, me qëllim që brezat e ardhshëm të mësojnë mirë zakonet dhe traditat tona. Unë në këtë pikë do të ndalem te ato më thelbësoret.







Dasma



Në Koshovicë ka pasur ca rregulla dhe ligjësi të forta në përgatitjen dhe organizimin e dasmës. Ndaj këto duhet të transmetohen te brezat pasardhës për të përcjellë traditën. Zakonisht në dasma ftohen të afërmit e burrit dhe të gruas ( motra dhe vëllezër, kushëri të parë dhe të dytë), miq të shtëpisë, shokë të djalit ose vajzës, fqinjët dhe gjithë fshati, po qe se është me pak banorë. Në rastin e fshatit tonë parësi u jepej të afërmëve, pastaj edhe pjesës tjetër të fshatit, duke përdorur seleksionimin. Zakonisht familjet që ishin në gjendje të mirë ekonomike ftonin në dasmë gjithë fshatin duke e kthyer gëzimin e familjes në mbarëpopullore dhe gëzuese për gjithë fshatin Koshovicë. Njerëzit thoshnin: ‘Sa dasmë të madhe bëri filani!” Kjo i shkonte për shtat egos së tyre.





Lidhjet në Koshovicë bëheshin edhe me dëshirën e prindërve, por kryesisht edhe me dëshirën apo pëlqimin total e çiftit, duke bërë dhe parashtrimin e kërkesave të prindërve. Në Koshovicë në lidhje me këtë çështje ka pasur një prezencë të madhe qytetërimi, ku çifti ka njohje dhe kanë parë e biseduar njëri me tjetrin. Kjo tregon, parasëgjithash, se kishte një zhveshje, jo fanatizëm si në treva të tjera. Këtë e kishte sjellë edhe kontakti me jashtë, për arsye se koshovicarët kishin kontakte me botën mbarë dhe me vende të qytetëruar dhe detyrimisht që këto cilësi të mira përcilleshin gjerësisht.

Pasi sigurohet ujdia, pra vendosej që çifti do të martohej, ky proces kalonte në një sërë ceremonish, veprimesh të shumta. Para ditës së dasmës çohej paja, pra zakonisht ditën e enjte. Paja simbolizonte gjithçka që i duhej nuses për t’u veshur dhe fjetur në shtëpinë e dhëndrit, e cila me përfundimin e aktit martesor bëhej ligjërisht edhe e saj. Kështu paja përmblidhte: dyshekun, jorganin, çarçafët, detyrimisht të gjitha veshjet e nuses për të gjitha stinët, veshjet karakteristike dropullite skufja me lile (sultet) me flori të lyer nga jashtë për të realizuar shndritjen. Këto merreshin nga 5 -6 familje, të cilat ishin të pasura në fshat, pastaj në veshje vinte …….hita (mbi jeleku), i cili ishte pa lule; mbi jelek për mbërthesë kishte kapsa me një gjatësi deri te barku. Pastaj vinin byzylykët si ornamente zbukurues. Kur çohej paja në shtëpinë e dhëndrit organizohej një pritje e bukur, e cila bëhej sipas traditës së vendit pritja me karakter urimor: “ Të na trashëgohet çifti, të na rrojnë!” e tjera. Po kështu fjalët urimore shpërthenin vrullshëm: “Të jetë nusja prush i ngrohtë dhe si krisja të bëhet!” Ky krahasim me krisjen ishte një komponent i rëndësishëm që donte të thoshte figurshëm: “Të rrënjëzohet e të mos shkulet si krisja e të shtohet familja me fëmijë”. Një gjetje kjo interesante për krahasim.

Në dasma kishte një ritual mjaft të bukur dhe domethënës. Ne po cekim disa momente kryesore të dasmës, duke e ilustruar këtë me disa këngë në gjuhën greke, të përkthyera dhe në shqip. Këto këngë të kënduara tregojnë aspekte të marrjes së nuses, të përcjelljes së saj nga prindërit, të pritjes që i bëhej në shtëpinë e dhëndrit. Këto këngë shpalosen e shquhen për figurat e tyre dhe për mesazhin përcjellës.





Rituali ishte i tillë: dilte vjehrra me një pjatë me mjaltë, i bënte kryq nuses, kurse nusja ngjyente gishtin me mjaltë dhe bënte kryqin te porta. Pas kësaj hidhej oriz, për të treguar shtimin e kësaj porte me fëmijë të rinj, trashëgueshmëri brezash .



“Hidh oriz të rrënjëzohesh.

Dil vjehrrë te porta, dil

me mjaltë dhe me qumësht

dhe me dashurinë të gjithë!

Luaj , nuse luaj”.

“Nuk luaj,…

Dua dhuratë të luaj,

dhuratë nga vjehrra ,

dhuratë nga vjehrri!”



“Eja , eja , thëllëzë,

në duart e mia…

Eja sa më shpejt

të të dashuroj më shumë…

Eja, eja të them ,

mos më torturo dhe të qaj”.





Në këto shtëpi të mëdha,

guri mos të plaset

dhe i zoti i shtëpisë,

shumë vjet të rrojë…



Do të vij zonja ime të të marr

me prift edhe me nun.



Dielli perëndon dhe dita mbaron

dhe mendja ime nga ty s’hiqet!



Hëna bën rrethin e saj

në kopshtin e të dashurisë sime.













Kënga karakteristike



Të na trashëgohen djemtë

dhe ne të tjerët të gëzojmë…

Shumë vjet të na rrojnë,

të bëhen me prokopi dhe fëmijë

dhe ne të tjerët të gëzojmë.



Është e mira të cekim pak dhe një element të rëndësishëm.

Në këtë ceremoni apo akt të çuarjes së pajës organizohej dollia

Kjo kishte rregullat e saj. Duhet theksuar se në përgjithësi edhe organizimi i dollisë në komunitetet ortodokse kishte ngjashmëri, me përjashtim të ndonjë rregulle të vogël që mund të ndryshonte. Edhe në Koshovicë pihet raki me gota dhe merret vesh se për cilin shëndet pihet. Për të komanduar këtë muhabet dollish zgjidhet një “dollibash”. Ky person është miku kryesor i shtëpisë ose xhaxhai, dajua e tjerë. I zoti i shtëpisë, sa hap muhabetin me të afërmit dhe miqtë, nis urdhërat në dasmën e djalit ose të vajzës dhe së pari i uron apo u kthen urimin: “U shpërblefsha në gëzime!” Pastaj i drejtohet njeriut që ka caktuar “Dollibash”, njeriu i besuar për të drejtuar pirjen e rakisë me shëndete. Dollibashi gjen në dolli njerëzit, sipas rangut që dhe ata të drejtojnë dollinë. P.sh. po u bënë 7 dolli drejtimin do ta kenë sipas orientimit që bën dolli e parë, e cila lot rol se si do të procedohet me rregulla të forta gjatë gjithë dollisë. Pra, Dollibashi ngrë shëndetin e çiftit me dy gota raki dhe pasi i jep me radhë për të pirë shëndetin gjen dollibashin e dytë e kështu me radhë që i dyti e ngrë me tre gota, pra tre shëndete dhe pasi e jep me radhë për të pirë shëndetin gjen Dollibashin e tretë e kështu me radhë i treti me 5 gota, i katërti me 7 gota, i pesti me 9 gota dhe i 6 m e 11 gota. Ky i fundit ngrë dhe emrat me radhë të atyre, që nuk u është ngritur shëndeti dhe dollinë pastaj ia jep Dollibashit të parë, që është kryesori dhe ky mbyll dollinë, ku shprehet:“Ju pitë për shëndetet që u ngritnë nga dollibashët, unë pi për shëndetin e të gjithëve dhe për trapezin…” Pastaj, pasi përfundon pirjen, jep urdhër të shtrohet darka. Por në dolli mund të pihen edhe parospora (njëri me tjetrin) po u lejua nga dollibashi. Në kohën që pihet dollia këndohen këngë të ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» G. KELER “Romeo dhe Zhuljeta ne fshat” perkthyes A. Ristani
» Aleks J. Zhapa
» Nga poet Aleks J. Zhapaa
» Jeta ne fshat-qytet
» MONOGRAFI nga HALIL HAXHOSAJ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: