|
| Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
+60cristal Gjura shpendo el43 Himalaja Luki Ibrahim Rugova istogalia Kushtrimi86 ELIE Xili murturi Delia katunari MUHAMETII njonidrenica Pirro i Epirit Kosovarja Ademi85 Martina Eva0506 stabili dibranja Argent Shqipja malesorja e Kosoves mall fina lilu Mister MARY metiii luan mreti **Lumi_ paioni nardlushnja Kasper gent echo idol Orfe@ genta USHTARILIRIS Ago Muji Mergimtari xhavo_ besim78 rolling aurora jasini rroni Leka i Madh zeriatdheut tom sojer Guximi LISI Sofra Riki30 E_Bukura Beton loredana 64 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 2:44 am | |
| - Vrana Konti shkruajti:
- Ia rrxuan monumentin, por historine asnje here nuk mund ta rrxojne, eshte kjo histori qe flet ndryshe per te, do vije koha kur do te kerkohet, nuk eshte larg, minatoret ne shqiperi kerkojn Reformat socialiste, ato te cilat i kishin gjat kohes se socializmit ne shqiperi, ca mendoni ju me kete, kah po shkon Shqiperia tash...?
Monumentin nuk e rrezuan ufot por populli,ai popull qe ne emer te tij beheshin te gjitha poshtersite kunder djemve dhe vajzave me te mira te kombit. Martina ndryshimi themelor si nata me diten mes Zogut dhe xhaxhit ishte se ne kohen e Zogut kishte celula dhe simpatizante komuniste,ne ilegalitet po kishte,kete e vertetoi dhe Kristo Frasheri,dhe asgje si ndodhi,ndersa ne kohen e xhaxhit(vetem per dyshime) te zhdukshin fare e fis,tamam si serbet me fisin e Adem Jasharit,qe vrane gra e femije. | |
| | | Martina Anëtar
Numri i postimeve : 297 Age : 36 Vendi : Belgjike Registration date : 04/08/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 3:45 pm | |
| Shifra Nga Krimet E Diktatures Komuniste -------------------------------------------. Kte e kam postuar dhe gjetke, por ja vlen te postohet dhe ketu:
Gjemat e komunizmit ne Shqiperi"
Ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane, ne pavionin e gjenocidit, ne nje tabele numerohen 20 lloje torturash fizike, qe perdoreshin ne burgjet e diktatures enveriane: 1. Jeleku i tortures. 2. Demtimi i organeve gjenitale. 3. Kamzhiku dhe druri. 4. Lenia pa buke, pa uje, pa gjume ne kembe per dite te tera. 5. Perdorimi i korrentit elektrik, deri ne humbjen e ndjenjave. 6. Varje ne qafe te zinxhireve me peshe te rende. 7. Varje prej krahesh, te lidhura mbrapa ne nje dritare ose ne cengel ne lartesi te tilla qe vetem gishterinjte e kembeve te preknin token. 8. Mbushje plot e gojes me kripe. 9. Dergimi gjoja per pushkatim, zbrazje armesh dhe ngritja ne trekembeshin e varjes. 10. Futje me koke poshte ne fuci me uje. 11. Djegje e mishit me cigare, ose me hekur te skuqur. 12. Hedhja e alkolit ne duar apo ne floke dhe ndezja e tij. 13. Thyerje kockash dhe shkulje e mishit me dare. 14. Dhenie gjelle te kripur dhe me pas lenia pa uje. 15. Futje ne uje te ftohte e te denuarit dhe lenia lagur e tij ne dimer. 16. Pakesim gradual i ushqimit, per te shkaktuar vdekje pas nje kohe te caktuar. 17. Perdorimi i lendeve kimike per ngacmimin, apo demtimin e sistemit nervor. 18. Helmeta te posacme ne koke, qe i burgosuri te mos vetvritej. 19. Lidhje me pranga duar e kembe, per nje kohe te percaktuar. 20. Perdorimi i zgjojeve te bleteve ndaj te burgosurve te zhveshur.
Ne kete tabele jane "harruar" te renditen edhe torturat e poshteshenuara: 1. Tortura e izolimit pa afat. Ajo ka shkaktuar shkaterrimin fizik te ndaluarit, qorrimin, deri ne humbje e te folurit. 2. Dollapi dhe arkivoli i hekurt. 3. Futja deri ne fyt ne gropen e fekaleve (kjo torture eshte perdorur ne kampet e bonifikimit). 4. Lidhja ne shtylla betoni ne vende te ekspozuara me diell, deri ne vdekje. 5. Tortura me shtrengimin e prangave gjermane, qe ka shkaktuar paralizen e duarve. 6. Perdhunimi i pjestareve te familjes ne syte e te ndaluarit. 7. Kafshimi me qen kufiri ndaj atyre qe tentonin te arratiseshin (kjo torture behej ne postat kufitare). 8. Krevati i hekurt (te burgosurin e shtrinin lakuriq mbi krevatin e hekurt, qe e nxehnin gradualisht). 9. Futja e maces ne tumanet e grave dhe ngacmimi me shkop per t'iu demtuar organet gjenitale dhe pjeset e tjera te trupit. 10. Fryrja me pompe nepermjet anusit. 11. Tortura dentale (thyerje dhe heqje dhembesh e dhemballash pa mpirje). 12. Hedhje ne trupin e zhveshur te vajit te djegur. 13. Vendosja e vezeve te zjera ne sqetulla. 14. Heqja e thonjeve me pinca. 15. Thyerje arrash, ne koken e viktimes. 16. Carje e mishit me thike dhe mbushje me kripe. 17. Ecja zbathur mbi prushin e ndezur. 18. Futje ajer neper vena me anen e injeksionit, e cila shkaktonte tek viktima semundje e hemobolise, qe i shkaktonte te arrestuarit dhimbje te padurueshme deri ne vdekje. 19. Ngacmimi i plageve te shkaktuara nga plumbat, me shufren e hekurt te pushkes (perdorej nga forcat e ndjekjes ndaj te arratisurve te plagosur ne perpjekje). Pervec torturave fizike, ndaj te burgosurve perdoreshin edhe torturat psikologjike, per te shkaterruar personalitetin e viktimes. Po permendim disa nga torturat psikologjike qe perdoreshin rendomte ne qelite dhe burgjet e diktatures. 1. Privimi - Kjo torture konsistonte ne privimin e viktimes ndaj ndijimeve shqisore: nga gjumi, kontakti me njerezit, drita natyrale dhe artificiale. Privohej nga larja si dhe per kryerjen e nevojave fiziologjike. Tortura e privimit i shkaktonte viktimes depresione nervore dhe halucinacione. 2. Kercenimi - Viktima kercenohej vazhdimisht me tortura, vrasje dhe asgjesim te familjareve dhe te miqve te tij. 3. Poshterimi - Viktima poshterohej nga hetuesi duke e tallur e share me fjale nga me te rendat, jo vetem ate, por edhe te afermit e viktimes. Ata detyroheshin te pinin urinen dhe te hanin fekalet e tyre. Torturat psikologjike ishin te shumellojshme dhe te panumerta. Torturat fizike dhe psikologjike te permendura me lart, jane vetem nje pjese e torturave qe jane perdorur ndaj viktimave gjate 45 vjeteve te diktatures komuniste. Gjate hetuesise viktimat i torturonin jo vetem per te marre informacionin e duhur prej tyre, por edhe per t'i shkaterruar fizikisht dhe menderisht. Me mijra te ndaluar, per t'i shpetuar tortures pranonin "faje", qe s'i kishin bere kurre. Me dhjetra te tjere, kur kishin mundesi, benin vetvrasje per t'u shpetuar torturave. Me qindra te ndaluar, kane dhene shpirt gjate torturave, ose kane humbur aftesine mendore per gjithe jeten. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 3:57 pm | |
| Shume detyre te veshtire ke marre persiper Martina, per 16 Tetorin. Eshte kurajo e madhe, te besoj, se jo te gjithe njerezit marrin persiper detyra kaq te veshtira sa ti ne kete rast. Materiale si ky qe sjell ti ka plot, mund t'i gjesh edhe me cilesore, edhe me te zgjeruara, sepse per njerezit e medhenj gjithmone ka reaksion, e nderuar. Por ama nje gje duhet ta dish, se NUK MBULOHET DIELLI ME SHOSHE, vepra e Enver Hoxhes flet vete. Prandaj keq me vjen por detyre e parealizuar do te mbetet, me gjithe kurajon qe ke marre. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 4:24 pm | |
| Nuk ka se c' te kthehet Martina, se jeta ecen dhe njerezit e medhenj perkujtohen, keshtu ka qene dhe keshtu do te jete gjithmone. Sigurisht qe Skenderbeun nuk e kthejme dot, as Ismail Qemalin, as Enver Hoxhen, por i perkujtojme sepse kujtesa eshte historia dhe identiteti i nje populli dhe i nje kombi. Helmi nuk sjell asnje te mire per nje shoqeri, as per bashkim kombetar, as grindjet mes njeri tjetrit nuk percjellin zhvillim dhe mbaresi. Ato iu interesojne dhe iu vetem armiqve te shiptareve dhe te shiturve. | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 4:30 pm | |
| - besim78 shkruajti:
- Vrana Konti shkruajti:
- Ia rrxuan monumentin, por historine asnje here nuk mund ta rrxojne, eshte kjo histori qe flet ndryshe per te, do vije koha kur do te kerkohet, nuk eshte larg, minatoret ne shqiperi kerkojn Reformat socialiste, ato te cilat i kishin gjat kohes se socializmit ne shqiperi, ca mendoni ju me kete, kah po shkon Shqiperia tash...?
Monumentin nuk e rrezuan ufot por populli,ai popull qe ne emer te tij beheshin te gjitha poshtersite kunder djemve dhe vajzave me te mira te kombit. Martina ndryshimi themelor si nata me diten mes Zogut dhe xhaxhit ishte se ne kohen e Zogut kishte celula dhe simpatizante komuniste,ne ilegalitet po kishte,kete e vertetoi dhe Kristo Frasheri,dhe asgje si ndodhi,ndersa ne kohen e xhaxhit(vetem per dyshime) te zhdukshin fare e fis,tamam si serbet me fisin e Adem Jasharit,qe vrane gra e femije. monumentin e rrezuan njerezit e udhehequr nga njeriu me i cmendur i ballkanit Sali Berisha, i cili ishte 100% i dirigjuar nga sherbimet sekrete te huaja. kete mund ta vertetosh vetem nese i hape syte e tu te mbyllur qe nuk shohin asgje por vetem degjojne propagande. ne kohe te Everit per dallim nga koha e Naltmadhnise se tij te poshter Zogu I, sherbimet sekrete te huaja ishin gjithkah, kurse ne kohe te Zogut sherbimet sekrete mundoheshin ta mbanin Shqiperine ne ate gjendje te mjerueshme. dhe mos e krahaso Adem Jasharin me njerezit si Koqo Xoxe sepse qellimi i tyre ka qene plotesisht i kundert, Adem Jashari ka vdeke me krenari per bashkim te trojeve shqiptare kurse Koqo Xoxe ka vdeke i turperuar per coptimin e tokave shqiptare. besoj qe kuptuat | |
| | | Martina Anëtar
Numri i postimeve : 297 Age : 36 Vendi : Belgjike Registration date : 04/08/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 4:39 pm | |
| - guximi shkruajti:
- Oj qiko, ti na genjen neve qe thua i kam 20 vjete apo cfare? Ju jo njezet vjet po afro 10 vjete i ke apo me pak, kete e tregon edhe vete menyra e postimit, dhe dhjetrat e gabimeve gjuhesore.
po jo ore djalo me gabim gjuhesore ti nuk munde te me kapesh mua kurr se ti nuk e' di gjuhen shqipe as, 65% dhe une te pakten fakultetin e kame mbaruar ,, por lere gjuhen dhe pergjigju temes ..dhe degjo te vertetat qe kan ndodhur dhe ndodhin edhe sot ne disa vende .. Nevoja për dënimin ndërkombëtar të krimeve të komunizmit është shumë e rëndësishme jo vetëm për të dënuar krime të së kaluarës, por gjithashtu është maksimalisht e rëndësishme për të dënuar vazhdimisht krimet që vazhdojnë të ndodhin në vendet komuniste, që akoma janë shumë në numër.
Deri tani, as Këshilli i Europës dhe as ndonjë organizatë ndërqeveritare ndërkombëtare nuk e ka ndërmarrë çështjen e evoluimit të përgjithshëm të qeverive komuniste si diskutim serioz mbi krimet e kryera në emër të tyre, apo dhe dënimin publik të tyre. Në të vërtetë, megjithëse është e vështirë për t'u kuptuar, nuk ka pasur asnjë debat të thellë mbi ideologjinë, e cila ka qenë dhe është baza e terrorit masiv, e dhunimit të të drejtave të njeriut, e vdekjes së miliona e miliona njerëzve dhe telashi i të gjitha kombeve. Ndërsa një regjim tjetër totalitar i shekullit XX, i quajtur Nazizëm, është investiguar, është dënuar në arenën ndërkombëtare dhe autorët e krimit janë vënë në bankën e të akuzuarve, krime të ngjashme që janë kryer në emër të komunizmit nuk janë investiguar kurrë dhe s'kanë marrë ndonjë dënim ndërkombëtar. | |
| | | besim78 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 126 Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 5:01 pm | |
| - guximi shkruajti:
- Martina te tilla fajle jo keto qe i postove ti, por ka shume, absurditeti vije deri aty sa thuhet Enver Hoxha e vrau edhe Qemal Stafen, hahahaha, shume qesharake, edhe pak del se Enver Hoxha e kishte i kishte vrar 6 milion shqiptar, dhe kishte sunduar vete, ishte knaqe vec vete, po a jeni ne vete se per cfare po flisni oj qupe, siq tha edhe Eva, njerezit e medhenje sidomos ata me te medhenjet kritikohen e krijohen shpifje per ta.
Leri keto perrala se nuk hahen. Qe Qemal Stafen e vrau Enver Hoxha,e thoshte nena vet e Qemalit se bashku me te vellezerit e tij,nuk kemi as une dhe ti çfare ti shtojme. Vete fakti qe familja e Qemal Stafes ishte e persekutuar e thot se ç'regjim i ndyre ishte ai.Pikerisht ai Qemal(bravo i qofte) qe e pranoi burrnisht para gjygjit qe ishte komunist,kurse te tjeret e drodhen se ishin burracake. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 5:01 pm | |
| Qemal Stafen e vran Italiant o akademik shkencash. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 5:03 pm | |
| A ishte Enveri ne ate gjygj? Kam menduar qe i urren komunistet, po ti pi dojshe more. Valla din do njerz mu bo ma katilok se papa kur ju intereson. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 5:14 pm | |
| Keto nuk jane fakte por jane manipulime. Mund te sillni fakte ketu qe familja e Qemalit e ka thene ndonjehere kete ceshtje?? Nuk eshte fare e vertete, sepse ata jane respektuar ne Shqiperi, dita e vrasjes se Qemal Stafes 5 Maji, u be Dita Simbol e Deshmoreve dhe kane qene familjaret e Qemalit ata qe shkonin neper shkolla, per te folur me nxenesit e shkollave dhe me rinine shiptare per jeten dhe vepren e djalit te tyre, Qemal Stafes e se si u vra ne lufte me italianet dhe spiunet e fashizmit. Enver Hoxha i nderonte shoket e tij, ai vriste tradhetaret dhe te shiturit, vriste ata qe donin t'i benin varrin Atdheut se lufte ishte dhe nuk ishte nga ata qe i dridhej qerpiku dhe fshihej mbas tradhetise. - besim78 shkruajti:
Qe Qemal Stafen e vrau Enver Hoxha,e thoshte nena vet e Qemalit se bashku me te vellezerit e tij,nuk kemi as une dhe ti çfare ti shtojme. Vete fakti qe familja e Qemal Stafes ishte e persekutuar e thot se ç'regjim i ndyre ishte ai.Pikerisht ai Qemal(bravo i qofte) qe e pranoi burrnisht para gjygjit qe ishte komunist,kurse te tjeret e drodhen se ishin burracake. | |
| | | Martina Anëtar
Numri i postimeve : 297 Age : 36 Vendi : Belgjike Registration date : 04/08/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 5:30 pm | |
| - rolling shkruajti:
- Martina shkruajti:
- guximi shkruajti:
- Oj qiko, ti na genjen neve qe thua i kam 20 vjete apo cfare? Ju jo njezet vjet po afro 10 vjete i ke apo me pak, kete e tregon edhe vete menyra e postimit, dhe dhjetrat e gabimeve gjuhesore.
po jo ore djalo me gabim gjuhesore ti nuk munde te me kapesh mua kurr se ti nuk e' di gjuhen shqipe as, 65% dhe une te pakten fakultetin e kame mbaruar ,, por lere gjuhen dhe pergjigju temes ..
edhe nuk po te vjen arre te tregosh qe e ke kryer fakultetin e vazhdo te besh gabime te medha gramatikore a??
per temen ty te kisha propozu te ndalesh se askush nuk t ebeson per keto cmendurite qe po i thua po kush po te thot ty more qé ti besosh ato, po ti as nuk di te besosh e'as te tregosh more djalo ,, dhe nuk te jap llogari ty,e' as'nuk té pyes ty se kur filloj e'kur ndalem ok . dhe shiko se nuk po te lexohen shqip ato qe ke shkruar ti aty ,, por meso te shkruash dhe pastaj me trego mua per gramatik !!!!! kriminelat duhen denuarPër më shumë, disa politikanë, të cilët janë ende aktivë, kanë mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër, regjimet e mëparshme komuniste. Për arsye të dukshme, atyre nuk do t'u pëlqente që të kishin të bënin me çështje përgjegjësish. Në shumë vende europiane ka parti komuniste, të cilat nuk i kanë dënuar zyrtarisht krimet e komunizmit. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, disa elementë të ideologjisë komuniste si barazia apo drejtësia sociale, akoma josh shumë politikanë.
Megjithatë, opinioni im është se ka një nevojë urgjente për të hapur një debat publik mbi krimet e komunizmit dhe dënimin e tyre në nivelin ndërkombëtar. Kjo duhet të bëhet pa asnjë vonesë për disa arsye: | |
| | | Martina Anëtar
Numri i postimeve : 297 Age : 36 Vendi : Belgjike Registration date : 04/08/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 6:44 pm | |
| kujtesa e'terrorit té sé shkuares eshte dobsuar dhe duke dhéné shpirté Krimet më të dhunshme të regjimit komunist si vrasjet masive dhe gjenocidi, tortura, puna skllavëruese dhe forma të tjera të terrorit fizik masiv, kanë vazhduar në Bashkimin Sovjetik dhe duke u shtrirë edhe në vende të tjera të Europës deri në vdekjen e Stalinit. Që nga mesi i viteve '50, terrori në vendet komuniste europiane, u zvogëlua shumë, por persekutime të grupeve dhe individëve të ndryshëm ka vazhduar. Kjo përfshinte survejimet policore, arrestime, burgosje, trajtime, shtrëngime të trajtimit psikik, kufizime të ndryshme të lirisë së lëvizjes, diskriminimin në punë. Regjimet komuniste europiane poststaliniste kanë shpërthyer frikën e përhapur të persekutimit potencial, i cili është prezent në kujtesën kolektive. Në terma të përgjithshme, gjithsesi, kujtesa e terrorit të së shkuarës, është dobësuar duke pasur më pak influencë në brezat e rinj. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 6:48 pm | |
| Shkruan:
Fadil SHYTI
POEZI PËR GJENIUN ENVER HOXHA, ME RASTIN E 100 VJETORIT TË DITËLINDJES!
TË DESHA DHE TË DUA PËRJETËSISHT,
SEPSE TËRË JETËN QËNDROVE, LUFTOVE SHQIPTARISHT!
Të dua se të sulmonin dhe po të sulmojnë,
Horrat dhe qorrat më të zi se skëterra!
O Enver Shqiptari!
Ishe dhe mbete madhështor,
...Ishe dhe je kurdoherë,
Në zemrat tona, i pari!
Kur drejtoje, Ty me Partinë
Shqipëria, kish dritë dhe nderë!
Kur drejtoje ty me Partinë,
Shqipëria, nuk përkulej asnjëherë!
Kur drejtoje Ty me Partinë,
Shqipëria kish të gjitha:
Nuk i mungonte buka as ujë!!!
Nuk lejohej kurrë turpi,
Ta drejtonte Shqipërinë, gishti huaj!
Lisat e mëdhenj krenarë,
Thonë: -sulmohen nga rrufetë!
Vepra jote madhështore!
Do të jetojë e ndritur përjetë!
Për ty derdhën lot ujëvaret,
Pa ty, -tani u shkretuan brezaret!
Suedi, 25 Mars 2007
KUSHTRIM!
…Heu, Enver burri!
Shkëmb e diell,
Nga Gjirokastra,
Kurdoherë me ide të pastra!
Simbol Qëndrese!
Simbol Bese!
Madhështor, sa Flamuri!
Ngritu edhe njëherë,
E, jepe kushtrimin!
Se, na shkoi ndera!
Se, na u hoq Flamuri!
Ngritu o burrë i dheut!
Shpëtoje Shqipërinë Stërgjyshore
Pa le të gjëmojnë;
Fusha e male!
Se, pamëshirë,
Mbi shqiptarinë, .
Po bëjnë kërdinë,
Armiku me tradhtinë!
Suedi, 24 .02.2008
VEPRA JOTE DO TË JETOJË!
O, Enver Shqiptari!
Derisa, të kenë drithëra, tokat shqiptare,
Derisa, të kenë valë vërshuese Adriatiku e Joni,
Derisa, të kenë lisa dhe krisma në malet tona krenare;
Derisa , të ketë kaltërsi qielli mbi SHQIPËRIKOSOVË:
Vepra jote do të jetojë:
Se, dritë e jetë i jep REVOLUCIONI!
...-DO TË JETOJË, KJO RRUGË DRITE...
NËPËR SHEKUJ, NËPËR VITE...
Le të ulërijnë ujqërit, dhelprat le të përdridhen...
Le të zhurmojnë , le të çirren e të vajtojnë:
Jo, kurrë o trim e burrë!
Horrat, vlerat nuk t´i humbin -kur të të shajnë:
Vetëm marrëzitë e tyre i përlajnë!
... Dhe , le të lehin kot,
Qentë me bushtra ,
Me turinjt përpjetë,
Të zhgjebosur për jetë,
-Me dy këmbë:
Me dhëmbë e pa dhëmbë!
Le të zvarriten, e cijasin...
Mbi dhe e nën dhe!
Zhapinj e hardhuca,
Kudo nëpër botë...
Për baticat e zbaticat...
E epokës të Gjeniut Enver,
Por, veprën e tij madhore,
Për Shqipërinë Natyrore,
Nuk do të munden ta mposhtin kurrë,
Ajo ngritet lart e më lart si Flamur,
Ngulitet e rritet...
Dhe, ngritet kurdoherë;
Në thellësi të tokës, të SHQIPËRIKOSOVËS,
Dhe, -deri në eter!
Suedi, 16 TETOR 2007-2008 | |
| | | Martina Anëtar
Numri i postimeve : 297 Age : 36 Vendi : Belgjike Registration date : 04/08/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 7:17 pm | |
| ato poezi jathur ketij ti ? ééééé po turp ore burréHistoria: BURGJET QË NDËRTOI DIKTATURA-"DHURATË" PËR POPULLIN | Fakte dhe dokumente nga persekucioni,kampet e përqendrimit dhe burgjet shqiptare ne vitet ‘50 Diku kam lexuar nje shkrim interesant me kete titull”Fushat e grurit,kodrat e gjakut”,që mesa më kujtohet bëhet fjalë për ata njerëz që ikën në kohë paqe,pra ata që ikën pa e ditur përse dhe nga dora e shqiptarit.Pra ndëra gruri valëzonte nëpër fusha,kodrat e gjakut po lartësoheshin.
Ajo që lexohet terror nuk bënë fjalë për pushkë të hedhura nëpër qytet.Pasçlirimi lexoi rrëzime njerëzish nëpër rrugë ku nga ftohtësia e plumbave godiste nën mishin njerëzor të kundërshtarëve politik që kishin dalur nga lufta. Janë të lodhur netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre.Në vend të vazhdimit të jetës boerja e saj ishte çmenduria që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë. Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur ,iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi,por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. U dëgjua një pushkë. U hap qielli ikën retë,nuk vdes liria rroft populli mbret”,pra rroftë “Shqipëria” . |
| |
| | | Martina Anëtar
Numri i postimeve : 297 Age : 36 Vendi : Belgjike Registration date : 04/08/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 7:31 pm | |
| KRIMET__ KOMONISTE RREFEHEN NGA ATA QË E KAN VUAJTUR Ushtarë ose komandantë të Ballit Kombëtar u zunë ose me pabesi ose gjatë luftimeve u vunë përpara torturave të tmerrshme. Disa nga torturat që përmend edhe né gazeta u rropën,u nxorën sytë,u thyen eshtrat,u hoqi organet seksuale. Fakti përmendet se në spitalin e Vlorës u grumbulluan shumë njerëz të këtyre atrociteve ,njerëz me veshë të prere,me gjuhë të prerë,me hundë të prere,me sy të hequr. Çfarë kohe edhe e kujt inkuizicioni i përket?Në fund të fundit përse kjo sakrificë me njerëz kapicë të masakruar,ëndërrën për pushtetin e kishin zgjidhur ndërkaq.
Në Korçë u zbuluan të masakruar trupat e vëllezërve Bulgareci. Në Lushnjë kryetari i shtatmadhorisë Mehmet Shehu pushkatoi 63 ushtarë rob të B.K,të cilët disa i vrau ,disa i varrosi për së gjalli. Vritet njeriu si pulë,ndërsa drithërohemi kur bie një gjethe pemësh.?? | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 7:48 pm | |
| Martina, sa shume filma horror qe shikokerke ne Digitalb 5, moj goc!
Ke informacione shume spekulative. Nese i ke te tuat, je e zonja.
Po mire, informacione per krimet e ballit dhe bashkepunimin me armikun ke? Internimet e njerezve te spiunuar nga balli? Torturat dhe njerezit qe kane varur?
Enver Hoxha eshte vertet nje hero dhe ty te te vij turp qe spekulon dhe kembengulja jote flet per nje urrejtje patologjike qe ke, qe mendoj se eshte e ushqyer qe e vogel.
Vetem ballistat na kane qene "njerez" qe na i paskan vrare si pule? Po perse i kujton pulat? Po njerezit e thjeshte, ata qe aspironin per nje pushtet te popullit dhe qe luftonin kunder pushtuesit, ata nuk ishin njerez? Duhet te vriteshin si pulat nga gjermani dhe ballistet? Mua kjo gje me duket shume fanatike, delirike dhe e semure.
Martina me gjej nje vend pa burgje.
Pra balli paska qene nje viktime e Enver Hoxhes? Jo balli ishte viktime e zgjedhjes qe beri per te bashkpunuar me armikun dhe spiunuar dhe vrare shqiptaret ne nje lufte jete a vdekje. Kjo ishte nje kauze e humbur per te dhe sigurisht qe ne lufte vret por edhe do vritesh. Nuk te ka faj Enver Hoxha per zgjedhjen e gabuar. Dhe pas luftes balli zgjodhi te luftonte pushtetin popullor. Kjo do te thote te kruhesh (me ligjin). Cfare kerkon, merr.
Elegjite e tua dhe mallkimet e tua Martina jane shume patetike. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 9:19 pm | |
| | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 9:19 pm | |
| | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 9:20 pm | |
| | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 9:23 pm | |
| Shume me mire do te kishe me qene te japim ide per te ardhmen, kete energji qe jemi duke e shpenzuar per te kaluaren, duhet ta shpenzojme per te ardhmen, sepse dikur mbesim pa te. Faleminderit per mirekuptim | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Thu Oct 16, 2008 9:23 pm | |
| | |
| | | nanda Fillestar/e
Numri i postimeve : 15 Age : 65 Vendi : Prizren Registration date : 04/09/2008
| Titulli: EDHE SI I VDEKUR ENVER HOXHA DEMASKOI GAZETARINË TONË KINSE Sun Oct 19, 2008 2:32 am | |
| EDHE SI I VDEKUR ENVER HOXHA DEMASKOI GAZETARINË TONË KINSE TË LIRË?!
Polemikat e shumta që po zhvillohen rreth kremtimit të 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës në Kosovë, jo vetëm që u bë si shkas të shpaloset në opinion një e vërtetë të regjimit të tij të sundimit shumëvjeçar komunist, por, një herë e përgjithmonë edhe u demaskuan censurimet ekzistuese ideologjik në shumë media dhe faqe shqiptare të internetit.
Edhe pse amator dhe vetëm si pasionues në këtë zanat të hidhur të gazetarisë dhe informatikës mediale shqiptare, pa dyshim që e dija edhe më parë, por tanimë definitivisht u binda, se e vetëdija e jonë e të shprehurit të lirë dhe pa cenzurë e mendimit publik ndryshe nga qëndrimet dhe disponimet momentale të kohës, janë vetëm fjalë boshe dhe standarde hipokrite prapa të cilave fshihen grupacionet me interesa të caktuara politike.
Lavdi gjithmonë përjashtimeve, kuptohet.
Kjo si realitet, kohën e fundit u shpreh, në vorbullën e linçimit dhe anatemimit medial, në shumë raste të qëlluara, por mjaft sosh edhe vend e pa vend, të figurës dhe ideologjisë kaherë të perënduar të Enver Hoxhës. E një dukurie dhe fenomeni që padyshim nuk mund të na kthehet më dot. Ai edhe i vdekur, sikur trembi dhe luhati arsyeshmërinë tonë, duke na dëshmuar atë që edhe jemi në të vërtetë: popull euforik dhe mentalitet politik “kah fryn era” ! Dhe jo vetëm kaq, ai zbuloi në shumë raste edhe kulturën tonë arkaike të komunikimit të vrazhdë publik. Mua konkretisht, mu deshtë të bëjë vetëm një artikull pak sa, si të thuash, më të balancuar nga ato të njëanshme, dhe të kuptoj definitivisht se cila media e shkruar apo elektronike, cila faqe shqiptare në internet... pse jo edhe shok dhe mik në të përditshmen, është “rugovist”,”zogist”, “enverist”, “ballist”, “hashimist” e sa e sa “ist” tjera që si duket na paska shumë. Aty u pa se asnjëra prej tyre si medium nuk e kërkon të vërtetën e cila është qëllim më sublim ekzistencial në këtë realit tonë të arsyeshëm, por vetëm të nevojshmen dhe të kapshmen për parabindjet e veta. Më saktë, vetëm atë të vërtetë të porositur sipas dëshirës dhe vullnetit të padronëve të tyre në prapavijë.
Të faleminderit Enver, që me këtë rast mua, edhe në këtë moshë të mesme, më mundësove të kuptoj dhe të bindem se kurrë nuk ka pasur, nuk ka, dhe as nuk do të ketë në botë, e hiq se hiq në Kosovë dhe në përgjithësi te ne shqiptarët, gazetari të lirë në plotë kuptimin e fjalës!!
Duke e lodhur kokën kot me këto gjëra, ndoshta të panevojshme, seç mu kujtua për momentin një shkrim. Një fjalim tejet provokues, por i sinqertë, i një gazetari të mirënjohur amerikan, J. SWINTON, i cili, me rastin e ceremonialit të shënimit të daljes së tij në pension, qysh para 100 vjetësh, në praninë e kolegëve të vetë të shumtë, e që, kishin ardhur në koktej, e kishte mbajtur këtë fjalim:
“ Në këtë fazë të historisë botërore, në Amerikë sot nuk ekziston një gjë e ashtuquajtur si “gazetari e lirë dhe e pavarur”. Edhe unë, por edhe ju, e dini mirë këtë. Në mesin e juaj nuk ka asnjë të tillë që do të guxonte të shkruante mendimin e vetë të sinqertë. Dhe, edhe nëse do ta merrte atë guxim, që në fillim do të dihej se ai artikull kurrë nuk do të botohet në shtyp. Unë marr rregullisht pagën time, me të vetmin qëllim që ta mbaj për vete këtë të vërtetë dhe jashtë gazetës që e përfaqësoj zyrtarisht. Jam më se i bindur që shumice prej nesh, këtu, me qëllime dhe mënyra të njëjta paguhemi, dhe, cilido prej jush, që do të bëhet i çmendur dhe të tentoj ta shkruaj për diçka çfarë ai sinqerisht mendon, menjëherë do të gjendej jashtë, në rrugë, në kërkim të ndonjë pune tjetër. Sikur unë, deri më tash, të kisha lejuar vetes që të botoj ndonjë shkrim me përmbajtje ashtu siç e kam menduar sinqerisht, kaherë, do të isha përjashtuar nga puna.
Puna e gazetarit është që ta shkatërroj të vërtetën, të gënjej, të shtrembëroj, të shpifi, t’i përulet gjithnjë “monstrumit” nën këmbët e të cilit qëndron, duke e shitur kështu edhe shtetin dhe popullin, vetëm e vetëm për një porcion ditor të kafshatës së bukës. Ju, sikurse edhe unë, këtë gjë shumë mirë e dini, prandaj ngritja e dollisë në emër të një “gazetarie të pavarur” sot, s’është gjë tjetër, veçse një çmenduri.
Ne jemi vetëm kukulla skenike. Në “zanatin” tonë, të tjerët gjithnjë i tërheqin litarët, e ne vetëm lozim. Talenti ynë, potenciali dhe jeta jonë, janë përherë pronësi e të tjerëve.
Ne jemi prostitute intelektuale dhe asgjë tjetër”
(John Swinton, New York 1890)
Adnan Abrashi | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Oct 19, 2008 2:38 am | |
| Gazetari te lire? Ku ne Shqiperi? Jo vetem qe nuk eshte e lire por e kontrollon greku,serbi... Por Enver Hoxha perse e vrau kunatine tij, Bahri Omarin? | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Oct 19, 2008 9:55 am | |
| Tema rihapet perseri ju lutem merruni me temen e jo me anetaret ne cdo postim ku nuk flitet per temen do te fshihet dhe anetari do te merr verejtje nese prap vazhdon jemi te detyruar ta largojme anetarin e jo ta mbyllim temen . Vazhdim te mbare ju pershendes te gjitheve
Edituar për herë të fundit nga Riki30 në Sun Oct 19, 2008 3:38 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? Sun Oct 19, 2008 3:37 pm | |
| ENVER HOXHA kaqene eshte dhe dote mbetet vigan i kombit po po dote mbetet si ky udheheqes pase 500 vjet robni e beri shtetin SHqiptare me forcat e veta pa ju nenshtruar askujte kjo dote thote qe ky BURRE SHTETI ISHTE I MADHE DHE DOTE MBETET I TILLE | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
| |
| | | | Kush ka qenë Enver Hoxha? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |