Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ka qenë Enver Hoxha?

Shko poshtë 
+60
cristal
Gjura
shpendo
el43
Himalaja
Luki
Ibrahim Rugova
istogalia
Kushtrimi86
ELIE
Xili
murturi
Delia
katunari
MUHAMETII
njonidrenica
Pirro i Epirit
Kosovarja
Ademi85
Martina
Eva0506
stabili
dibranja
Argent
Shqipja
malesorja e Kosoves
mall
fina
lilu
Mister
MARY
metiii
luan mreti
**Lumi_
paioni
nardlushnja
Kasper
gent
echo
idol
Orfe@
genta
USHTARILIRIS
Ago Muji
Mergimtari
xhavo_
besim78
rolling
aurora jasini
rroni
Leka i Madh
zeriatdheut
tom sojer
Guximi
LISI
Sofra
Riki30
E_Bukura
Beton
loredana
64 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 37, 38, 39, 40  Next
AutoriMesazh
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 2:05 pm

martina ti ki guxim te tregojsh te vrteten, mua me kujtohet mir ajo ngjarje greva studentet turma e madha e popllit busti i enverit kur bjen, ajo dit ka qen fillimi i demokracis te shqipris, martina tu lumte je ma e mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 2:50 pm

Si E Pushkatoi Enver Hoxha Kunatin E Tij, Bahri Omarin
“Ky vrau kunatin e tij”. Ky ishte argumenti më i përdorur ,,







pêr të treguar sadizmin dhe tiraninë e diktatorit Enver Hoxha. Historia e pushkatimit të Bahri Omarit, burrit të motrës së E. Hoxhës, ka qenë gjithnjë një ngjarje intriguese për publikun. Në dosierin e sotëm po sjellim me fakte e dokumente ngjarjen që çoi në pushkatimin dhe dënimin e 60 prej figurave më intelektuale e patriotike të vendit, në vitin 1945, ku përveç Bahri Omarit ishin edhe figura të njohura të nacionalizmit shqiptar, si firmosësi i deklaratës së pavarësisë, Fejzi Alizoti, Ibrahim Biçaku djali i firmosësit tjetër të pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani, patrioti i njohur Ismail Golemi e të tjerë.

Personalitetet më të larta të kupolës së diktaturës si Hysni Kapo, Bedri Spahiu, Medar Shtylla, Beqir Balluku Billbil Klosi e të tjerë kanë firmosur pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në një prej krimeve me të bujshme të diktaturës. E veçojmë si titull vrasjen e kunatit të E. Hoxhës, jo për të ulur rëndësinë e viktimave të tjera të krimit komunist, por për të theksuar mungesën e kufijve në atë që mund të bënte diktatura dhe kupola e saj kriminale në ruajtjen e pushtetit. Disa prej firmosësve të krimit shtetëror në këtë dosier, si Bedri Spahiu dhe Beqir Balluku, më vonë do të pësonin të njëjtin fat me viktimat e tyre. Më poshtë po sjellim të plotë seancën e gjyqit farsë, që çoi në pushkatim dhe burgime të rënda 60 pjesëtarë të shquar të elitës sonë kombëtare.



Përgatiti: Dorela Paci

Vendim

N’emër të popullit shqiptar

Gjykata speciale e Tiranës, e formuar prej:

Koci Xoxe kryetar, gjeneral lejtnant

Halim Bodo, anëtar, gjyqtar

Gaqo Floqi, anëtar, gjyqtar

Hysni Kapo, anëtar, kolonel

Beqir Balluku, anëtar, n/kolonel

Dr. Medar Shtylla, anëtar

Faik Shehu, anëtar

Bilbil Klosi, anëtar, n/kolonel

Gjon Banushi, anëtar, major



Me asistencën e sekretarëve Kozma Toçi dhe Mustafa Çizme, duke qenë prezent prokurori i popullit, gjeneral-major Bedri Spahiu, u mblodhën në sallën e gjykimeve për të gjykuar të pandehurit:



Fejzi Alizoti

Terenc Toçi

Aqif Përmeti

Gustav Myrdacz

Hilmi Leka

Reshit Merlika

Janver Hurshiti

Beqir Valteri

Zef Kadareja

Kol Tromara

Bahri Omari

Dik Cami

Daut Çarçani

Ismail Golemi

Tahsim Bishqemi

Kostandin Kote

Shyqyri Borshi

Xhevat Korça

Qemal Vrioni

Ibrahim Biçakçiu

Bajram Pustina

Rifat Begolli

Shuk Gurakuqi

Xhavit Leskoviku

Koço Tasi

Koço Kota

Sokrat Dodbiba

Et’hem Cara

Sulejman Vuçiterni

Lazër Radi

Ndoc Naraçi

Mihal Zallari

Sami Koka

Fiqiri Llagami

Andon Kozmaçi

Akile Tasi

Teufik Mboroja

Gjergj Bubani

Jakov Nilaj

Rrok Kolaj

Bilal Nivica

Ismet Kryeziu

Nedim Kokona

Rifat Tatari

Rrok Ger

Vangjel Goxhami

Ihsan Libohova

Zef Banuesi

Mahmut Golemi

Zija Bejleri

Emin Toro

Manush Peshkëpia

Ded Jakova

Zejnel Prodani

Sami Visoka

Abedin Xhiku

Zef Shiroka

Luigj Filaj

Abuduhrraman Telqiu





Përfaqësuar prej avokatëve Kristo Çevi, Kristaç Nice, Muzafer Pipa, Ilia Çipi, Haki Karapici, Spiro Stringa, Suat Asllani, Vasil Bidoshi, Aristidh Totazani, Vasil Xhaji, të cilët sipas akuzave të veçanta të komisionit qendror për zbulimin e krimeve e kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit dhe akt-akuzës së përgjithshme të prokurorit të popullit, akuzohen, në bazë të neneve 15 e 16 të Ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, si kriminelë lufte ose armiq të popullit.

Në rrjedhimin të gjyqit, botërisht dhe faqësisht prokurori i popullit në pretencën e tij përfundimtare, duke ekspozuar veprimtarinë antikombëtare e antipopullore të të pandehurve të lartpërmendur, si para datës 7 prill në përgatitjen e terrenit për okupacionin e Shqipërisë prej forcave të Italisë fashiste, ashtu dhe gjatë okupacionit të huaj italian e gjerman, duke vënë në dukje vijën politike të klikave reaksionare e tradhtare të vendit në bashkëpunim me okupatorin dhe në luftë kundër lëvizjes së popullit shqiptar, duke radhitur provat dhe faktet e njohura botërisht dhe të provuara me një seri dokumentesh të ndodhura dhe me deponimet e dëshmitarëve të dëgjuar para gjyqit, duke prekur mbrojtjen e njëllojtë të të pandehurve dhe vënë përballë fakte se pohimet dhe kundërshtimet e tyre në lidhje me njëri-tjetrin ose me deponimet e tyre të bëra para komisionit hetues, duke rrëzuar deponimet e dëshmitarëve të mbrojtjes, që konsistojnë në tregimin e disa shërbimeve ose ndihmave që të pandehurit kanë bërë për shumë arsye personave të ndryshëm, kërkoi deklarimin e fajtorësisë të 58 të pandehurve të parë si kriminelë lufte, ose armiq të popullit dhe ndëshkimin kapital ndaj të pandehurve.

Në këtë kërkesë përfshiheshin të gjithë emrat e thënë më lart, duke përjashtuar vetëm dy nga të pandehurit, që i liruan për mungesë provash, Abdurrahman Telqiu dhe Luigji Filajn.

Avokatët mbrojtës në përgjithësi kërkuan pafajësinë e të pandehurve, ose në rast të kundërt, lehtësimin e ndëshkimeve.



Gjykata



Mbasi studiojë proceset e mbajtura prej komisionit hetues të krimineleve të luftës, mbasi dëgjoi apologjinë e të pandehurve;

Mbasi studioi dokumentet me karakter të përgjithshëm;

Mbasi mori parasysh para komisionit hetues dhe apologjinë e të pandehurve, si dhe të gjitha faktet dhe arsyet që përmbahen hollësisht për çdo të pandehur në pjesë ankese të këtij vendimi;

Mbasi dëgjoi pretencën e prokurorit;

Mbasi dëgjoi mbrojtjen e avokatëve, si dhe fjalën e fundit të të pandehurve.



Konstaton:

Se të pandehurit Kol Tromara, Fejzi Alizoti, Terenc Toci, Jever Hurshiti, Bahri Omari, Kostandin Kote, Qemal Vrioni, Xhevat Korça, Tefik Mboroja, Reshit Merlika, Jakov Vilaj, Shuk Gurakuqi, kanë përgatitur e lehtësuar ose ndihmuar okupacionin fashist më 7 prill 1939, nga brenda me lidhjen e akordeve politike (akordi i Tiranës etj), ekonomike (koncesione të ndryshme si shoqëria SVEA, AGIP, minierat e Kuçovës, Selenicës, Banka Kombëtare etj.), me lejimin e penetracionit të organizatave të ndryshme, si në ushtri ashtu edhe në organizatat jashtëshkollore, me lënien fushë të lirë propagandës fashiste, nga jashtë dhe marrëveshjen e 1939-s, lidhur ndërmjet Mustafa Krujës dhe delegatëve të Bashkimit Kombëtar (Ali Këlcyra e Qazim Koculi) për vendosjen e një pushteti fashist në Shqipëri, dhe zëvendësimin e Zogut me një princ italian prej shtëpisë Savoja, kjo marrëveshje është përfundimi logjik i vijës së tyre politike.

Se të pandehurit Fejzi Alizoti, Terenc Toci, Jever Hurshiti, Bahri Omari, Kostandin Kote, Qemal Vrioni, Xhevat Korça, Tefik Mboroja, Reshit Merlika, Jakov Vilaj, Shuk Gurakuqi, Koç Kote, Hilmi Leka, Shqyqyri Borshi, Tahsim Bishqemi, Gustav Mirdashi, Aqif Permeti, Bajram Pustina, Sulejman Vuçitermi, Sami Koka, Bilal Nivica, kanë sabotuar rezistencën e popullit shqiptar kundër okupatorit fashist në ditët e para të prillit 1939. Mbasi nuk morën vendim për rezistencë ose nuk organizuan rezistencën, sabotuan direkt rezistencën e popullit, duke lëshuar parulla disfatiste e ç’organizuar njësitë ushtarake, si dhe duke i refuzuar armë popullit, pritë okupatorit fashist, si forcë çlirimtare. Disa prej tyre duke qenë oficerë të lartë nuk kanë bërë detyrën që u takonte për mbrojtjen e atdheut. Se të pandehurit:

Fejzi Alizoti
Terenc Toçi
Aqif Përmeti
Hilmi Leka
Reshit Merlika
Janver Hurshiti
Beqir Valteri
Zef Kadareja
Kol Tromara
Bahri Omari
Daut Çarçani
Ismail Golemi
Tahsim Bishqemi
Kostandin Kote
Shyqyri Borshi
Xhevat Korça
Qemal Vrioni
Bajram Pustina
Rifat Begolli
Shuk Gurakuqi
Koço Tasi
Koço Kota
Et’hem Cara
Sulejman Vuçiterni
Lazër Radi
Ndoc Naraçi
Mihal Zallari
Sami Koka
Rifat Tatari
Rrok Ger
Vangjel Goxhami
Ihsan Libohova
Zef Banuesi
Mahmut Golemi
Zija Bejleri
Emin Toro
Manush Peshkëpia
Ded Jakova
Zejnel Prodani
Sami Visoka
Abedin Xhiku
Zef Shiroka
Luigj Filaj
Abuduhrraman Telqiu
Kol Tromara

Pas datës 7 prill 1939 kanë bashkëpunuar aktivisht me okupatorin fashist italian, pranuan aneksimin e Shqipërisë nën formën e unionit personal, krijuan qeveritë kukulla, fashistizuan vendin, në mënyra të ndryshme (agjitacionin e propagandë etj.), vunë në dispozicion të armikut gjithë forcat shqiptare, mobilizuan popullin shqiptar në luftë kundër shteteve fqinje dhe demokracive të mëdha. Të pandehurit e lartpërmendur sa më shumë zgjerohej lufta nacional-çlirimtare, sa më shumë populli kish nevojë për bashkim në luftë kundër okupatorit, aq më tepër këta shtrëngojnë radhët me okupatorin dhe së bashku me të aq më të egër bëhen kundër popullit dhe ushtrisë së tij. Krijuan organizatën tradhtare “Balli Kombëtar”, përçanë popullin dhe shkaktuan vëlla-vrasje, sabotuan luftën dhe bashkëpunuan ushtarakisht me armikun kundër lëvizjes dhe ushtrisë nacional-çlirimtare, bënë vrasje, varje, masakrime, internime, burgime, shpërngulje në masë, djegie, shkatërrime dhe plaçkitje.

Se kur populli shqiptar dhe ushtria e tij nacional-çlirimtare gjendej në përleshje me një okupator të ri më të egër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 8:26 pm

haahhaaha martina vetem ty mungone ketu se te gjithe ne regull eshte ne EMER TE POPULLIT shume bukur por me vjen keq qe nuk je edhe ty ne ate liste
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 8:51 pm

zeriatdheut shkruajti:
haahhaaha martina vetem ty mungone ketu se te gjithe ne regull eshte ne EMER TE POPULLIT shume bukur por me vjen keq qe nuk je edhe ty ne ate liste



hahaha hihihihiih nuk ke nevoj ta ironizosh por me qe je aq i mençur pergjigju temes dhe mos ma permend emrin tim fare se nuk kemi ne'voj per te qeshurat e'tua dhe me duket se asgjekundi nuk ta permenda emrin tend ok ok
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 8:58 pm

Si thua Martina, gjithe keta emra te ndyre qe kane bashkepunuar me fashistin e me vone edhe me gjermanin, kane merituar te jetojne!?? Kane bashkepunuar me pushtuesin e vendit tone! Ej, e kupton. Dhe ti thua keta koloboratore kane qene 'heronj'? Jo, Martine e dashur, nuk hahet cdo gje qe fluturon. Tradhetari eshte tradhetar dhe nuk behet me zor hero. Nderkaq, kjo bota juaj dhe e te tjereve si ju, heroit i thote tradhtar e tradhtarin e bene me shkop magjik hero. Valle, si shkon keshtu?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 9:04 pm

Sa per fillime e nderuar te kisha keshillu me lexuar me mire historine .
E dyta Baki Omare nuk e ka vrare ENVER HOXHA POR KOCI XOXE ANdaj ty me thuaj cilit grupe te UDB bente Koci Xoxe dhe Kadri Hazbiju
te kame sjellegjykymt e KADIR HAZBIJUT te keshilloje me i lexu para se te flasesh ok pra meri te githe faqet me rend doti gjesh faktet nese jo ti sjelllim prape
ms fole gjepura ja pse qesha une se me erdhi habi thashe si ka mundesje qe martina e ndryshone historine dhe faktet tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 9:09 pm

po ti lexoj mir more djal se nuk paske kuptuar as"gjé ne ato shkrime ,,se tradhtari ne kete mes del enver hoxha dhe ato shkrim nuk jan thjesht nje kundershtim qe ju bej juve por jan ralitet dhe realiteti nuk vdes kurr djalo ,por mos fol perçart veç me hedh nje fjal se nuk din ti me me kthye pergjigje ,, se raliteti ka gjithmon nje pergjigje,, e"genjeshtrat e'tij nuk kan pergjigje me kurr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 9:21 pm

OK martina sa vjet i paske bre xhaje ty
qe i thua tradhetare po si tradhetare qe e ruajti SHqiperine nuk ja u shiti jugosllaveve apo si a
po mose te ka varur gjyshin ne litare ne mes pazarit
mose ka mare gjyshy yte ne grupin e Beqirit apo e Xoxes apo KAdrise
nane mos ja fute kot tani ec se ti nuk donke edhe te lexosh duhet me na mesuar ty per tradhtine e gjyshit na trego dicka tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 9:27 pm

Historia: 17 vjet më parë Tirana tërhiqte zvarrë diktatorin
Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Historia
Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Poshte-enveri

Ditët e grevës së urisë të studentëve kishin tensionuar situatën në Tiranë. Disa qindra mijëra vetë morën rrugën drejt Kinoklubit të Qytetit "Studenti" për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për studentët grevistë. Më 20 shkurt 1991, sheshi para Kinoklubit ishte mbushur më shumë se kurrë ato ditë.

Thirrjet e turmës "Studentët janë heronj", "Jemi me studentët", "Poshtë diktatura", "Enver-Hitler", si dhe "Do ta heqim qelbësirën", ishin një kurajo e madhe për studentët grevistë. Nga ballkoni i godinës së konviktorëve të Gjeologjisë, oratorë të ndryshëm mbanin fjalime kundër qeverisë dhe PPSH, të cilat po flijonin studentët për emrin e një të vdekuri.Rreth orës 12.00, aktorja e shquar Rajmonda Bulku, thërret nga ballkoni i godinës për të protestuar përpara selisë së Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Një turmë rreth 100 mijë vetash ka lëvizur nëpërmejt rrugës së "Elbasanit". Tek Liceu njerëzve u dalin përpara rreshta policësh me skafandra dhe armë. Qentë e policisë u vërsulën njerëzve, ndërsa zbrazën kallashnikovë mbi kokat e protestuesve, të cilët qëllojnë me gur dhe sende të forta policinë dhe forcat speciale. Turma çan përpara, por tashmë në drejtim të Sheshit "Skënderbej". Beteja e sheshit është vendimtare. Pas një përleshje mes popullit dhe forcave të Ministrisë së Brendshme busti ndjen lëkundjet e para.

Në ora 14.00, monumenti i Enver Hoxhës bie në krah të majtë të tij, pas tre-katër lëkundjesh të forta. Disa njerëz kishin punuar tek këmbët e bustit, ku ishin edhe vidat mbajtëse, ndërsa të tjerë i kishin hedhur kavon në grykë. Enveri ra dhe bashkë me të edhe miti i tij. Policë dhe qytetarë u përqafuan për disa çaste në shesh.

Atmosfera ishte mjaft e ndezur. Qindra dhe mijëra njerëz shtyheshin kush e kush të shkelte më shumë më këmbë shtatoren që nëpërkëmbej. Urrejtja ndaj diktaturës po dëshmohej mjaft qartë në ato momente. Pas rrëzimit, busti i ndarë në dy pjesë u lidh me kavo në një makinë plehrash, e cila nisi ta tërhiqte zvarrë për t'a dërguar në ambjentet e qytetit Studenti ku po vazhdonte greva e urisë së studentëve. Përgjatë gjithë rrugës njerëzit vazhdonin të pështynin dhe të shkelnin me këmbë bustin e copëtuar të diktatorit. Nëpër rrugët e Tiranës shihje njerëz të përlotur nga gëzimi, të cilëve nuk u besohej se busti i diktatorit ishte rrëzuar. Të gjithë u bashkuan në një varg të gjatë duke vazhduar ecjen në drejtim të godinës ku po zhvillohje greva e urisë së studentëve. Pikëtakimi ishte pikërsht ajo godina e studentëve të urisë. Mbi njëqind mijë njerëz në një kor gjigand thërrisnin pa pushim "e hoqëm, e hoqëm, e hoqëm qelbësirën".

Reagimi i diktaturës

Siç kanë shkruar publicistët "e veja e diktatorit doli nga mbledhja pas lajmit të rrëzimit të monumentit. Ajo dënoi udhëheqjen që nuk kishte përdorur forcën për të ndalur këtë veprim. Atë ditë të paktën duhej të ishin vrarë për Enverin, kishte thënë ajo, duke akuzuar se gjithçka ishte një komplot i përgatitur nga organet shtëtërore.

Menjëherë pas rrëzimit të bustit, përfaqësuesi i qeverisë, ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi, pranoi se emri i diktatorit do të hiqej nga Universiteti. Ndërkohë u publikua një lajm i dalë nga kabineti i kryeministrit, Adil Çarçani, në të cilën thuhej: "Meqë do të riorganizohej Universiteti i Tiranës nuk do të ketë më emrin e Enver Hoxhës. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Pas humbjes së bustit, vullentarët e Enverit kërcënuan se do të marshonin në Tiranë për të rivendosur monumentin dhe se do të shpallnin kryeqytet të ri të Shqipërisë, Vlorën. Më 21 shkurt 1991, ora 11.00 nga blloku i udhëheqjes dëgjohen krisma. Ndodh një grumbullim spontan, i cili marshon drejt bllokut. Turma ndalohet nga Neritan Ceka tek Hotel "Dajti".

Në këto rrethana Ramiz Alia shpalli krijimin e Këshillit Presidencial, Adil Çarçani largohet dhe vendin e tij e zë Fatos Nano, ish-zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Më 22 shkurt, gjendja acarohet më shumë, nis revolta e ushtarakëve në Akademinë e Bashkuar të Oficerëve "Enver Hoxha". Sigurimi i shtetit fillon goditjen ndaj demokratëve. Goditen shumë veprimtarë të PD në Tiranë, në Elbasan, në Korçë, Fier, Lushnjë etj. Ushtarakët shpallin një Komision Nismëtar të Lëvizjes për Mbrojtjen e Institucioneve të Popullit. Ata u lëshuan një ultimatum forcave politike për një referendum për Enverin, si dhe për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e monumenteve dhe vënien e RTSH nën varësinë direkte të Këshillit Presidencial.

Ushtarakët kërkojnë revansh. Më 22 shkurt zhvillohet një takim mes tyre dhe politikanëve. Takimi i 22 shkurtit pati një ndeshje të ashpër mes përfaqësuesve të opozitës të kryesuar nga Abdi Baleta dhe ushtarakëve. Baleta deklaroi menjëherë se, veprimet e ushtarakëve mund të quhen grusht shteti.

Situata u tensionua pas lajmit se, ushtarakët do të vinin natën bustin e diktatorit që kishin në shkollën e tyre, në Sheshin "Skënderbej". Turma e popullit rrethoi Akademinë. Ndërkohë edhe brenda në shkollë pati përleshje mes studentëve ushtarakëve, por dhe kundër Enverit. Ushtarakët kulmin e presionit do ta arrinin kur thirrën Ramiz Alinë në Ministrinë e Brendshme. Ata i kërkuan atij llogari se, përse nuk kishte marrë masa për mbrojtjen e Enver Hoxhës. Ramizi u mbrojt duke thënë se, kishte dhënë urdhër për të qëlluar, por nuk e kishin zbatuar urdhërin".

Më 23 shkurt, Tirana gdhihet e tronditur nga përgjakja. Sipas lajmeve të kohës ka patur katër të vrarë, përfshirë një polic dhe një vajzë 12-vjeçare me emrin Olta. Ajo vdiq, duke parë televizorin në shtëpinë e saj nga një plumb qorr. Vendi po shkonte drejt katastrofës dhe dëshpërimit. Ndërsa më 6 mars, 20 mijë vetë hipën nëpër anije në Durrës dhe u nisën drejt Italisë, duke lënë pas pak shpresë për një jetë në paqë dhe qetësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 9:33 pm

Ia rrxuan monumentin, por historine asnje here nuk mund ta rrxojne, eshte kjo histori qe flet ndryshe per te, do vije koha kur do te kerkohet, nuk eshte larg, minatoret ne shqiperi kerkojn Reformat socialiste, ato te cilat i kishin gjat kohes se socializmit ne shqiperi, ca mendoni ju me kete, kah po shkon Shqiperia tash...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 9:39 pm

se çfar kerkojn bijt e'tij qé ka lén mbrapa nuk e'di se ato qe kerkojn nuk kemi ku t'ua marrim me kurr por ne po debatojm se çfar ka ber a'i kriminel ne popull ,,e'si ka bashkpunuar me jugusdhavét

PKSH është fund e krye një krijesë e jugosllaveve dhe pa ndërhyrjen e ngulte të këtyre,as që do të kishte parti komuniste në vendin tonë.Përpara se të vinin Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha për ta organizuar dhe udhëhequr komunizmin në Shqipëri aty s’ishte veç disa grupe të vegjël që s’ishin aspak të lidhur me masat që ishin larg nga veprimtarja komuniste vërtetë,që ishin në kundërshtim me njeri-tjetrin ,gjë që kjo ka shkaktuar luftë të ashpër dhe të paprerë midis tyre.

Ndër ta sundonte shpirti i ngushtë i sektarizmës,i opurtinimzës dhe i lokalizmës”Sang.trad. f3,nxjerrë nga rezoluta e Konferencës së parë të përgj.PKSH mbajtur në Labinot ,në prill 1943).Situatat që mbretëron midis grupeve në Shqipëri më 1941 u karakterizua kështu nga Miladin Popoviçi:”Kemi gjetur nje kaos të vërtetë.Ndodheshin grupe dhe grurthe(gjithsejt tetë,ndër të cilët dy trokcistë)Secili prej tyre tërhiqte nga ana e tij..Shpesh herë bënin edhe bashkime marrëveshje për të paditur tek ne njëri-tjetrin.Bënin nga këto marëveshje deri me Fundon.Mund të kishte çdo gjë tek këto grupe,por asgjë komuniste...”(Sang.trad f 8 nga realciobni i Miladin Popovicit Komitetit Qëndror të partisë komuniste jugosllave,21 maj 1942)Bisedimet me këto grupe vazhduan prej dhjetë deri në 20 ditë.Kalonim nga një pjekje ilegale ne tjetrën.Me grupin e “Korçës “i rrahëm çështjet në shtëpinë e Enver Hoxhës e të Koço Tashkos. Ky grup nuk donte të njihte gabimet e tij,kërkonte të shpallej si parti e pastaj gjithë grupet e tjerë të mblidheshin rreth tij,por arritëm ta bindëm me argumente të forta që të pranoje krijimin e partisë. Në grupin e Korçës ndihma më e fortë na erdhi nga punëtorët Koci Xoxe dhe Pandi Kristo...”(San.trad. f9 nga shënimet e Dushan Mugoshës mbi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitet 1941-1944)

Komenti që bënë gazeta “Flamuri” e asaj kohe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 9:43 pm

Martina shkruajti:
po ti lexoj mir more djal se nuk paske kuptuar as"gjé ne ato shkrime ,,se tradhtari ne kete mes del enver hoxha dhe ato shkrim nuk jan thjesht nje kundershtim qe ju bej juve por jan ralitet dhe realiteti nuk vdes kurr djalo ,por mos fol perçart veç me hedh nje fjal se nuk din ti me me kthye pergjigje ,, se raliteti ka gjithmon nje pergjigje,, e"genjeshtrat e'tij nuk kan pergjigje me kurr.

O martina ime, po perse e rrotullon fleten kaq shpejt oj e uruar. Mire ta zeme se Enveri qenka 'tradhtar' sipas jush. Sipas, jush po ti falte Enveri gjithe keta kolloboratore ajo ne mendjen e juaj paska mundur te jete 'hero'.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 9:46 pm

Poezi Shqip: Kush plagos Kosovën...!?
Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Poezii
Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Hoxha-popovic

Nga:Shahin KOLONJA

Ne shqiptaret e Shqiperise se cunguar provuan gjakesine komuniste te ideuar dhe zbatuar nga kanibali Enver Hoxha.Akoma dhe sot tragjedia jone eshte plage qe pikon dhimbje dhe gjak.Ka afro dy dekada,qe makabriteti antihuman e antishqiptar i sundimit enverist,nuk ka marre ndeshkimin qe meriton nga politika shqiptare.Per me teper,Kosova e cliruar fale mbeshtetjes totale te armiqve te komunizmit,sot ne momentet me te mira per te ne keta 100 vjet perkujton antidemokratin,antinjeriun,antishqiptarin dhe barbarin Enver Hoxha....Me sa shihet kanceri marksist po shperthen neper qytetet e Kosoves martire,per te hapur plagen qe mbolli sllavizmi.Tashme argatet e bolshevikeve te mbuluar me petkun e nje perbindshi,kerkojne te dhunojne serish.



Kush plagos Kosovën...!?



Ne Kosovën e lirë

ne mes te Prishtinës.

U mblodhen korbat

për ti rënë vrimes.

Të gjithë krekosur

gjela maje plehut.

Kerkojne te mprehin

sërish majen e tehut.

Kerkojne gjak sërish

me idolin e vjetër.

Kerkojne Miladine

nuk duan gjë tjetër.

Hej bandite stepash

akoma gjak doni.

Sido qe te bëhet

ju me nuk fitoni.

Kenaquni me "Tarasin"

ne dac me Aline.

Nderoni Nexhmijen

qe ju djeg shtepine.

Vjen një Hydajet

sërë prej kopuku.

Puth ne ballë Envere

është sojlli buxhuku.

Pas vijnë te tjerë

lloj prej PDK-je.

Të gjithë ne radhe

si bishta xhezveje.

S'keni sy te marrë

as tru nuk keni.

Shihni tragjedine

qe pas i veni.

Se Enveri "ynë"

nuk bën për ju.

Ju ka shiur shumë

për një barre dru.

Ka shitur Kosovën

ka shitur Shqipërinë.

Gezojne serbofilet

qe duan veç Rusine.

Hej Kosovë me halle

plage shumë ke marr.

Po kjo e Enverit

është me shumë se varr.

Mblidhni mend shejtane

hiqni dorë nga djalli.

Se do jetë vonë

kur të vijë Dushani.

Hidhni sytë përpara

mos vritni shpresen.

Se me Enverizem

nuk e mbani besën.

Shihni realitetin

bëni krahasime.

Mos vazhdoni "shokë"

ti bini një vrime.

Me Hoxhe e Ali

me sllavo-argate.

Boll kemi pare

mos i paçi fat.

Ky turp qe ndodhi

mesin te Prishtinës.

Nuk le pa njollosur.

mesin e Janines.

Nuk ka bes për be

për marksiste zinj.

Ata shesin-blejne

nderin me florinj.

Se Partine e Punes

serbet e krijuan.

Me Envere ne krye

Shqipërinë sakatuan.

Tash si zog-gomari

vjen dhe Hydajeti.

Kush shkon pas tij

nuk është as për veti.

Shqipetare te mjerë

popull i Kosoves.

Boll më me Envere

se vjen fundi botës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 9:58 pm

HAHAHA martina a i lexove para se me i derguar ketu
leje nane se e bene krejt kurgjo renat e berishes e shum klysheve te ty martina mos u mer me keto nuk jane asnje e vertet andajte thashe une se ti e lexone mbrapshte historine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 10:04 pm

po ça shkruan ti ore burr se nuk po te kupetoj hiç .
po fol ore si burr dili pérzot xhaxhit apo u dorzove e'tani nuk po din ça me than dhe hell dy fjal njaty dhe iken me bishtin nder shal se te verteten nuk munde ta mohosh ti as" kurrkush né kete boté ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 10:09 pm

si mendon ti, per qfare te vertet me flet, nuk e kuptojm ate njeri kurr nje here emrin nuk i kam degjuar, e as qe e njoh, por nga ky shkrim mund ta shoh se eshte i prishur kombetarisht, nuk vlen as sa nje fije floku...
Zeri te kerkoj falje une qe keta po te mundojn me keto shkrime koti, shpresoj qe nuk po lodhesh e ti lexosh, se shkrimet koti shkruhen nga njerz koti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 10:41 pm

ju lutem mos flisni me goj te ndyr
se keni koh per permirsime


flm zotri per respektin se ty askush nuk ti shau shkrimet e"as'ty !!se ti nuk me njehf mua dhe as une nuk te njoh ty as"qé du te't njoh por ne po diskutojm per temen pavarsisht se te pelqen ty apo jo , por per mendimin tim ju nuk jeni ber akoma shqipetar por doni te beheni por keni marr drejtimin e'gabuar dhe keshtu nuk u'a jep kush natianalitetin shqipetar juve ,,, juve ju ka ikur koha tashmé dhe nuk munde te béni mé as'gjé preveç se te fyeni e'té ofendoni dhe keto gjera veç se u'a ulin vlerat tuaja njerzore dhe as gjé tjeter ,, mos i dilni perzot enverit se ne e'dim se'ç kemi hequr per 50 vite ,"" ooooo ""nése besoni né zot ,ju keni qene nen thundren e' serbit ,, por keni qene me mir se ne nen thundren e enverit po ju nuk kuptoni dhe kot te lollemi me ju se ju ashtu jeni , por ju lutem beni mir ti pergjigjeni temes dh té mos ju vij inati kur lexoni masakrat e'tij dhe te shpreheni né menyr te pacipte ,,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 10:48 pm

Propozoj qe antari me siper te perjashtohet nga forumi per shkak te emrit teper ofendues
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 10:48 pm

E nderuar martini me thuaj sa e ke sa tepguajne per keto shpifj sa martina
sa thuaje lal se te kptoje se e bene per lek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 11:16 pm

Komenti që bënë gazeta “Flamuri” e asaj kohe.

Dushan Mugosha dhe Miladin Popovic duke u ardhur me vonë Blazo Jovanovic e Svetovar Vukmanovic Tempo përbënin 1-shtytjen,2-krijuesin,3-udhëheqësit,4-komandantët e vërtetë të PKSH.

Cili ishte roli i tyre në themel të kësaj qeli që ishte në formim?

1-zhdukën mosmarrveshjet,2- vendosën disiplinën,3-bënë mbledhjet,4-emëruan komandantët,5-ata organizojnë,6-ata urdhërojnë.7-ata shtyjnë të krijohet ushtria Nac-cl.

Me tu formuar brigada e parë Dushan Mugosha shkon këshilltar pranë Mehmet Shehut.Cili ishte qëllimi i tij:

1-urdhërues,2-shtytës për vëllavrasjen me Ballin Kombëtar.

Dushani cakton E.Hoxhën komandant të Ushtrisë Nacional-çlirimtares

“Para se të nisej për në Jugosllavi Dushan Mugosha u ftua u ftua në mbledhjen e KQ të PKSH .ku ishin prezentë disa anëtarë të komitetit dhe aty parashtroi mendimin se kumandari i përgjithsëm Spiro Moisiu nuk ishte në lartësinë e detyrës,dhe propozoi të emërohej në vent të tij Enver Hoxha deri atëherë komisar i komandës së lartë .K.Q i PKSH e pranoi këtë propozim të Dushan Mugoshës dhe në Konferencën e Përmetit nga fundi i majit 1944,Enver Hoxha u emrua kumandar i i përgjithshëm me gradën kolonel-gjeneral ( Sang.trad. f 61).

“Dushan Mugosha propozon propozonte emërimin e Mehmet Shehut si kumandar i Divizionit të parë,kurse Enver Hoxha nuk qe dakord. Por pas shpjegimeve të Dushanit,më në fund e pranoi këtë propozim..etj (Sang.trad f 61)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 11:22 pm

Letra e Mehmet Shehut drejtuar Mugoshës,pjesë e zbardhur tek Sang.trad.

”Nuk kishin parti,por kishin dhe ishim komunistë bashibozukë,ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat,me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim,të formojnë partinë tonë komuniste,ta forcojmë.Na dhatë dorën,na mësuat,na ngritët si mëma foshnjën”.Në fund të letrës:”O Sale(pseudonimi i Dushanit)po për interesat e lartë të brigadës tënde,kë do të lesh pranë shtabit të përgjithshëm?Kujt do t’ia besosh këtë special special,or tu shoftë soji ve t’u bëftë na-a-a-a?!!!

Bedri Spahiu:”Ne mësuam nga ti o Sale,atë çka është e nevojshme dhe e dosmodoshme,që të mendojmë e të ndjemë vete ,besoje të gjithë ne,na duket sikur kemi diçka nga qenia joteJeta jonë si komunistë është e lidhur me ty..Unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qenë e mundur”.Letra të tilla i kishin shkruar E.Hoxha,H,Kapo,N.Hoxha,K.Xoxe,R.Citaku.

Pa le i shkreti Omer Nishani që është mbyllur në odë dhe qanë me ngashërime “duke kujtuar poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë...”(Sang trad,faksimale ku janë letrat të fotografuara).

Kulmi mund të quhet thuhet në këtë koment fjala e E.Hoxhës në Berat në mbledhjen e plotë të të K.Q të P.K,në nëntorin e 1944.

”Shoku Blazo(Blazo Jovanovic) delegat i KQ.të PK jugosllave pranë K.Q të PK shqiptare)ka dhënë ndihmën më të madhe në përgatitjen e konferencës dhe në përpunimin e relacionit Blazo-ja qe për ne si të kishte zbritur Zoti Nga qielli...Sang Trad f26,shënim f28)

Ardhja e Mesisë në gjirin e PK është e cituar me gjuhën e vetë udhëheqësit të saj.Dhe ky Messia nuk vinte diku nga vendet ku lindte Krishti por nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit dhe ajo strofull shtrëngoi e solli pasoja në jetën e një populli që u vetizolua për dekada.Ky Messi për komunistët shqiptarë ishte Dushan ose i shqiptarizuar dushmani dora vetë,bërësi të keqesë,mellanxirësi, sjellësi i fatkeqësisë tek shqiptarët.

Letra e Enver Hoxhës dërguar Dushan Mugoshes.”Shok i dashur Dushan Mugosha.Tash jam ma i forte atë ditë që u ndamë,por malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne sido që sigurisht e marr me mend ay e dinte se sa preku ndamja.Jo ne por të gjithë ishin prekur.Dr Nushani zuri te qajë duke thënë kujtojë poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë,për këto dy shokë që të mirë,të vendosur,që kanë lënën familjet vendin e tyre, dhe erdhën te na ndihmojnë,te luftojnë tok me ne..Por te flasim për punë pak. Këtu kanë ardhur gati të gjithë Tuku,Besniku,Hulo,Daliju,Beqir Balluku,NexhipiPllumbi etj Naku me Shulen s’kanë ardhë edhe. Me ta kemi fillue me ba konferenca. Filloj Tuku me Besnikun disa konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës,qëndrimin e partizanëve etj.Do të fillojmë dhe një kurs të vogël në biçim konferencash me këto tema:Lufta imperialiste e para dhe de dyta-luftë-e drejtë dhe pa drejtë. Partija në ushtri. Organizmi i pushtetit. Lufta nac.clirimtare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 11:26 pm

Une nuk e perkrahi regjimin komunist.
Por, nje gje e di, se gjate viteve sa ka sunduar Enveri, shqiptaret ose kane qene Enverista ose Titista.
Ata qe kane qene Enverista, kane qene shqiptare te vertete, ndersa ata qe kane qene Titista, shqiptare te ndryre, vetem jane qujte shqiptare dhe jo se kane qene te tille me zemer.

Kjo eshte e tera.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyWed Oct 15, 2008 11:51 pm

Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA
BRONX NY : Kur ulesh të shkruash për Shkodrën dhe Nju Jork-un, në mëndje të ç'donjerit ka një kompleksitet mendimesh e ndjenjash të perziera. Dhe, ato, rrjedhin vetë natyrshëm në mendjet tona për të mos harruar kurr tragjedin e këtyre dy qytetve të mëdha, njëri për Shqipërinë e tjetri për SHBA, e gjith botën. Shkodrën me Nju-Jork-un e lidhë fortë dhimbja e 16 qershorit dhe 11 shtatorit.
Shkodra qyteti simbolit të demokracisë "përshëndetet" ç'do ditë me Nju Jorkun e simbolit të lirisë. Shkodra, bastioni anti-komunistë, që i dha kombit mijëra dëshmorë të demokracisë, luftës së egër anti-komuniste. Ajo(Shkodra), është i vetëmi qytetë shqiptarë që ka Shoqatën Anti-Komuniste "16 Qershori", dhe e përkujton çdo vitë këtë datë si dita e vrasjve mizore në kufi. Datë kjo, që pikon ende gjakë dhe dhimbje në zëmrët e nënave,baballarve,motrave, vëllëzërve,familjve e të gjithë shqiptarve. Për martirët, e demokracisë që vdiqën në lulen e jetes me ëndrrën e lirisë e demokracisë. Në Shkodër është ngritur dhe memoriali i demokracisë e cila eminton nga ana figurative statujen e gjigande te lirise, por që të dyja mbajnë lartë në dorën njëra simbolin e demokracisë e tjetra atë të pishtarit të paqes.
Shkodra, është një qytet që bëri përpjekjet e para për Demokraci në Shqipëri, thotë Nikoll Pellumbaj, babai i viktimës që u masakrua barabrishtë nga dora vrastare e rregjimit komunist. Në shkurt të vitit 1989 u zhvillua kremtimi fetar, në Shkodër - pasi Komunizmi kishte mbyllur Kisha e Xhamija, kishte prishur varreza. Kremtimi fetar, u bë me iniciativën e rinisë dhe të popullit shkodran. Ku të gatshëm qenë Pater Zef Simon Jubani dhe Hoxha Sabri Koçi, të cilët e kanë kaluar të gjithë jetën e tyre nëpër burgje komuniste. Më pas me 11 janar 1990, u bënë përpjekjet për heqjen e bustit të diktatorit ndërkombëtar Stalinit.
Në këtë kuadër presidenti Komunist Ramiz Alija, mendoi për të mashtruar Amerikën, atë shtet që është i pari në botë që zhduku komunizmin dhe shteti simbol i luftës kundra bishës së egër komuniste. Shpalli heqjen e ligjit për vrasjet në kufi, dhe dekretoi Ligjin e ri. Nr. 7380, me dt. 8 Maj 1990 sipas të cilit, kalimi i paligjshëm dënohej me gjobë ose disa muaj burg. Ko ishte tradhëtia më e madhe që iu bë Kombit Shqiptar për 50 vjet të Komunizmit. Kësaj rinie që ishte në lulen e jetës. Kjo kurdisje politike, u bë në bashkëpunim me Kryetarin e Partisë Komuniste të Shqipërisë zgjedhur në Kongresin e 10 të P. P. Sh. , pra Presidenti Ramiz Alija e Kryetari i Partisë Fatos Nano, e më vonë Kryeministër e bashkë me ta Ministri i Brendshëm Simon Stefani, Hekuran Isaj, Gramoz Ruçi...
12 Qershori i vitit 1990, është dita që përkujton Demostratën e Parë antikomuniste e përgatitur nga Rinia dhe populli Shkodran të cilët duke parë kërdinë që bënte Kulçedra Komunizëm, duke i marrë jetën 500 të rinjve e të rejave me vrasjet në kufi, organizuan demostratën e parë në kujtim të viktimave të kufirit shqiptar. Simbol i kësaj demostrate u bë i riu 17 vjeçar Pëllumb Pëllumbaj nga Shkodra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyThu Oct 16, 2008 12:56 am

Martina xhan, e kuptoj tani sa ne situate te sikletshme je vene, ndaj edhe per te shpetuar nga deklasimi qe te eshte bere se ke mbetur qyqe pa asnje fakt te vetem, tani postoni e ripostoni shkrime te tjereve per te eklipsuar humbjen e tmerrshme tuajen ne kete debat.

Sidoqofte, nese mendon se po fiton pike ne kete debat duke sjellur mendime dhe opinione te felliqura, gabon rende. I gjithe ky material - berrlog i depozituar nga deponite e hedhurinave te PD -se eshte vecse nje propagande e cila ekzagjeron anet negative te komunzimit, me qellim qe t'i legjitimoje kerkesat per pushtet te 'demokrateve'.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 EmptyThu Oct 16, 2008 2:31 am

Martina shkruajti:
Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA
BRONX NY : Kur ulesh të shkruash për Shkodrën dhe Nju Jork-un, në mëndje të ç'donjerit ka një kompleksitet mendimesh e ndjenjash të perziera. Dhe, ato, rrjedhin vetë natyrshëm në mendjet tona për të mos harruar kurr tragjedin e këtyre dy qytetve të mëdha, njëri për Shqipërinë e tjetri për SHBA, e gjith botën. Shkodrën me Nju-Jork-un e lidhë fortë dhimbja e 16 qershorit dhe 11 shtatorit.
Shkodra qyteti simbolit të demokracisë "përshëndetet" ç'do ditë me Nju Jorkun e simbolit të lirisë. Shkodra, bastioni anti-komunistë, që i dha kombit mijëra dëshmorë të demokracisë, luftës së egër anti-komuniste. Ajo(Shkodra), është i vetëmi qytetë shqiptarë që ka Shoqatën Anti-Komuniste "16 Qershori", dhe e përkujton çdo vitë këtë datë si dita e vrasjve mizore në kufi. Datë kjo, që pikon ende gjakë dhe dhimbje në zëmrët e nënave,baballarve,motrave, vëllëzërve,familjve e të gjithë shqiptarve. Për martirët, e demokracisë që vdiqën në lulen e jetes me ëndrrën e lirisë e demokracisë. Në Shkodër është ngritur dhe memoriali i demokracisë e cila eminton nga ana figurative statujen e gjigande te lirise, por që të dyja mbajnë lartë në dorën njëra simbolin e demokracisë e tjetra atë të pishtarit të paqes.
Shkodra, është një qytet që bëri përpjekjet e para për Demokraci në Shqipëri, thotë Nikoll Pellumbaj, babai i viktimës që u masakrua barabrishtë nga dora vrastare e rregjimit komunist. Në shkurt të vitit 1989 u zhvillua kremtimi fetar, në Shkodër - pasi Komunizmi kishte mbyllur Kisha e Xhamija, kishte prishur varreza. Kremtimi fetar, u bë me iniciativën e rinisë dhe të popullit shkodran. Ku të gatshëm qenë Pater Zef Simon Jubani dhe Hoxha Sabri Koçi, të cilët e kanë kaluar të gjithë jetën e tyre nëpër burgje komuniste. Më pas me 11 janar 1990, u bënë përpjekjet për heqjen e bustit të diktatorit ndërkombëtar Stalinit.
Në këtë kuadër presidenti Komunist Ramiz Alija, mendoi për të mashtruar Amerikën, atë shtet që është i pari në botë që zhduku komunizmin dhe shteti simbol i luftës kundra bishës së egër komuniste. Shpalli heqjen e ligjit për vrasjet në kufi, dhe dekretoi Ligjin e ri. Nr. 7380, me dt. 8 Maj 1990 sipas të cilit, kalimi i paligjshëm dënohej me gjobë ose disa muaj burg. Ko ishte tradhëtia më e madhe që iu bë Kombit Shqiptar për 50 vjet të Komunizmit. Kësaj rinie që ishte në lulen e jetës. Kjo kurdisje politike, u bë në bashkëpunim me Kryetarin e Partisë Komuniste të Shqipërisë zgjedhur në Kongresin e 10 të P. P. Sh. , pra Presidenti Ramiz Alija e Kryetari i Partisë Fatos Nano, e më vonë Kryeministër e bashkë me ta Ministri i Brendshëm Simon Stefani, Hekuran Isaj, Gramoz Ruçi...
12 Qershori i vitit 1990, është dita që përkujton Demostratën e Parë antikomuniste e përgatitur nga Rinia dhe populli Shkodran të cilët duke parë kërdinë që bënte Kulçedra Komunizëm, duke i marrë jetën 500 të rinjve e të rejave me vrasjet në kufi, organizuan demostratën e parë në kujtim të viktimave të kufirit shqiptar. Simbol i kësaj demostrate u bë i riu 17 vjeçar Pëllumb Pëllumbaj nga Shkodra
Martina i lexova te gjitha,dhe te falenderoj sinqerisht per mundimin tend,kontributi yt ketu po behet themelor,te pergezoj dhe te uroj çdo te mire.
Larg ideologjise çfardo qofte te jete ajo,sepse na shkeput dhe na huton nga parimi baze per kombin tone sot,Bashkimi i te gjitha trojeve shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ka qenë Enver Hoxha?   Kush ka qenë Enver Hoxha? - Faqe 38 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ka qenë Enver Hoxha?
Mbrapsht në krye 
Faqja 38 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 37, 38, 39, 40  Next
 Similar topics
-
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
»  Kush ka qenë Skendërbeu!
» Kush ka qenë Isa Boletini?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: