Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS EmptySun Jun 01, 2008 12:36 pm

PIKËPAMJE PËR FANTAREPPORTAZHIN
Mysafirët e Rinj të Çajupit”




Nga Tonine Hido

“Mësuese e Merituar”, publiciste



(Iniciuese e drejtuese e emisionit televiziv “PERSONAZH” në televizionin publik lokal TVGJ – shtator2007;)



Është kënaqësi të fillosh ditën me një intervistë, që ì dedikohet një poeti e shkrimtari të rrethit tonë; aq më tepër se autori Jorgo Telo është me profesion mësues, pra, nje koleg i nderuar. Është autor prodhimtar, duke botuar dymbëdhjetë libra; ndëkohë që ka në dorë krijimet e radhës e pikërisht: poemën “Çikrikët e jetës”, vëllimin poetik “Sirenat”, vëllimin me fabula “Leshnajë”, vëllimin me novela e tregime “Xhaketa në ankand”, përsiatjen gjuhësore “E folmja zagorite – porsi një flladitje”, poemat për moshat e njomë “Macja e braktisur”, “Torba misterioze”, një vëllim me publicistikë e të tjera…

Dëgjuesit e këtij emisioni nuk e kanë të panjohur emrin e Jorgo Telos, sepse, bashkë me librat, udhëton gjatë dekadave si veprimtar ì palodhur shoqëror në krahinën e Zagorisë si organizator e debutues aktiv ì festivaleve folklorike bazë zone, rrethi dhe në skena kombëtare, ku bashkë me zërin çon autorësinë e shumë këngëve që njihen e këndohen prej të gjithëve; kështu ka meritën e bashkëngjitjes me autorësinë popullore në këngët e skenat e festivaleve, tubimeve, festave familjare e krahinore.

Kështu e gjejmë edhe sot: vëzhgues, studiues, krijues, nga që jeta e kësaj kategorie gjen kuptim veç në bashkëkohësi me gëzimet, shqetësimet, me angazhimet në rrjedhën e kohës. Pikërisht këtë tharm e gjejmëc të plazmojë në poezinë dhe prozën e Jorgo Telos.



Të vimë te libri ì botuar në vitin 2007 “Mysafirët e Rinj të Çajupit”:

Është guxim ì bukur të shkruash për Çajupin e madh për disa arsye:

Së pari, nga që është shkruar shumë për të në formë biografie, studimi e kritike letrare, frymëzimi dhe ndikimi ndërsjelltas në letërsinë e së shkuarës e bashkëkohoren etj, etj.

Së dyti, nga që vetë personaliteti shumëplanësh ì Çajupit, poet e shkrimtar ì çdo kohe, është ì dokumentuar në botime, histori, arkiva të shtypit, në vetë kujtesën e zagoritëve e shqiptarëve, me të cilin duhet përballur përgjegjshëm. Kush “guxon” të shtojë, duhet të thotë diçka të re, qoftë dhe duke freskuar ato që dihen për “Malin” e poezisë, Çajupin.

Pikërisht këto rrethana autori Jorgo Telo ka vendosur t’ì mbështesë në një formë të pazakontë trajtimi, me një “fantareportazh”.

Boshti organizues duhet çmuar si këndvështrim origjinal, plot freski dhe seriozitet mendimi ì zgjedhjes letrare.

Kjo mjeshtëri e arkitekturës “fantareportazh” ka siguruar një dinamikë të subjektit e që të imponon pritje, padurim, përgatitje, njohje dhe administrim të gjeografisë dhe traditave në Zagori. Ndonëse thelbi ì subjektit, kur lexuesi arrin t’ì ngjitë pasazhet në radhën e parapëlqyer të autorit, është krejt ì thjeshtë: takim me poetin e madh të krahinës e të gjithë Shqipërisë, sipas nismës së “Komisionit organizues”, ka një gjithëpërfshirje marramendëse: si duhen lajmëruar të ftuarit, me se do udhëtojnë, kush do t’ì presë e përcjellë në stacionet e ndërmjetme, si do shtrohet e serviret dreka e përbashkët në pllajën e Çajupit; kush do flasë; pa harruar median e gatshme të ndjekë itinerarin e të ftuarve etj.

Këto mund të mbeteshin “skelet ì tharë” pa “mbushjen” interesante, të pasur, të larmishme të autorit. Mësojmë të dhëna që s’ì kemi ditur për Çajupin, përmes referimit të Jorgos në letërkëmbimin e poetit me miq dhe figura të rëndësishme të historisë sonë, përmes evidentimit të shtypit te kohës në duelin e përjetshëm “pro dhe kundër” emrave shkëlqimtarë në çdo fushë etj. Këto të dhëna mbështeten në sfondin brilant të peizazhit të Zagorisë dhe pjesërisht Lunxhërisë, ilustruar sipas “stacioneve” me të dhëna historike, me ngjarje dhe legjenda, sipas toponimisë, me magjinë e këngëve të njohura, por dhe të “stisura” sipas kuvendit; me mikpritjen derë më derë, udhë më udhë, duke krijuar një “pelegrinazh” fantastik që nga Tirana dhe qytetet e ndërmjetme nga vijnë të ftuarit që shtohen me radhët e atyre të “botës tjetër”, me zhurmën e borive, makinave, pëshpërimat e celularëve.

Gjithçka udhëton,lëviz, tregon, këndon, pret, përqafon, duke dhënë bindshëm ndjesinë që gjithë shqiptarët e miqtë tanë, qoftë të gjallë, qoftë të vdekur, jemi “mysafirë të përjetshëm të Çajupit”.

Kjo për arsyen madhore , bindëse, mbasi “Çajupi është poeti ì shpirtit të lirë njerëzor.”, siç e vlerëson akademiku Jorgo Bulo.

Gjithë takimi që përmbledh mjeshtërisht një kompozim plot nerv, plot jetë realizon synimin e autorit: gjithëpërfshirje të vlerave shumëplanëshe që rrezaton poeti ì madh, drita e të cilit rri ndezur në “konizmën” e mrekullive të vendlindjes, të kohës që jetoi dhe së ardhmes që piketoi përmes veprimtarisë patriotike, letrare, befasuese në përmbajtjen e formën e saj.

Ndaj, si vepra e Çajupit, libri në fjalë ì Jorgo Telos, shërben si një guidë turistike e pazëvendësueshme, ku “ciceroni” shoqërues janë faqet, materialet, historia, pasuria, bukuria natyrore dhe faktike, që në tërësi përbëjnë një lloj “institucioni” kulturor syçelur.

Në aftësinë e spikatur përshkruese, shpesh intriguese, do të thoja, autori Jorgo Telo nuk harron të nderojë shumë zagoritë të mirë, figura të njohura në zonë, po edhe më gjërë, të gjallë në shkrimet e panumërta, qoftë të larguar me emrin e mirë të veprës. Detyrim njerëzor prej intelektuali, për t’ì bërë vazhdimësi vlerash të sotme nga e shkuara, me kumtin e fuqishëm se “askush nuk është ì huaj, ì tepërt në vendlindjen e tij, në Atdheun e tij. Lum kush e mban gjallë këtë lidhje me ndihmesën e vet!”

Vëzhgues pasionant ì jetës në krahinën e Zagorisë, por edhe jashtë saj, Çajupi në “intervistën” e Jorgo Telos na përcjell veç mallit për të ikurit e çmuar në botën tjetër, realizuar mes mistikes e tokësores plot fantazi,një të vërtetë sa vetë bota: të vdekurit trajtohen si të gjallë, por mund të ndodhë dhe e kundërta… për këtë Jorgoja lë hapësirë imagjinare e mesazhi në libër.

Kjo lidhet natyrshëm me atë tryezë bujarie, shtruar për ardhjen e Çajupit (Saktësisht Ai ndodhet në krye pa nevojë ftese – nënkuptohet). Serviren aty traditat, kujtimet, lidhjet fisnore, shija ec amvisave të dëgjuara, kënga, publicistika, por dhe “kahare” për këdo që “sulmon” “Malin Çajup” me kërkëllimë korbash të plagosur; kahare dhe që s’ì jepet dhe sot “haku të zotit”…

Në intervistë autori synonta lidhim si të vetme marrëdhënien organike mes Çajupit “modern” dhe neve si koh’ e tij.

Qëllimi dhe mesazhet e Jorgo Telos në këtë “vepër shpirt” do quaja, për atë vetë, përcillen mes stileve gjuhësore plot jetë, pasuri, origjinalitet, duke thënë për secilin personsazh e secilën situatë rolin e mirëfilltë përmes personalizimit me kulturë shprehjeje plot larmi, freski; nuk mungojnë kompozita të krijuara prej vetë autorit, që pranohen lirshëm nga lexuesi për t’u futur në fjalorin aktiv.

Mjeshtëria befasuese them se gjallon pikërisht në aktivizimin e dialogut, monologut, gërshetuar me vargje të shumta, me këngë të bukura, me muzikalitetin e poezisë së Çajupit, të Zagorisë, që mundësojnë te lexuesi gjelbërimin, freskinë, aromën e malit, duke dhënë njëherësh qortimin mbresëlënës…

Çajupi: “Atje më është krijuar pandehma se nuk kam parë asnjë nga Kryezotat me skepër në dorë, që të dalë Zot ì këtij apo atij grupimi, ndaj midis shpirtrave të amshuar marrëdhëniet janë miqësore e larg grindjeve, larg luftrave, larg ndasive, pavarësisht nga besimi që kanë pasur në tokë…”

Në përfundim (që s’mund ta quaj të tillë, ngaqë s’mbarojnë risitë e këtij libri të mrekullueshëm), pasi e mbarova librin së lexuari, ì thashë Jorgos, nëpërmjet telefonit: “Urime! Në kohët që jetojmë shpesh ndihesh më mirë me vlerat e të vdekurve, se sa me marrëritë e të gjallëve… Të uroj, se në libër ndiejmë që secili jeton midis hapësirës “jetë-vdekje” dhe varet me se e mbushim këtë boshllëk…



Gjirokastër, shtator 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS EmptySun Jun 01, 2008 12:41 pm

Vlerësime për fantareportazhin “Mysafirët e rinj të Çajupit”:



Nga Duro Shehu:

(pensionist studiues, ish-mësues letersie)



Në tërë dekadat e ekzistencës së saj, Zagoria në veçanti dhe Lunxhëria, për Gjirokastrën kanë qenë dy motorë gjithmonë të ndezur, që e bëjnë atë një aeroplan gjigand gjithmonë në fluturim e që ky avion gjithmonë është parë të fluturojë vetëm nëpër korridoret e progresit…

Refleksion ì këtyre konsideratave është për këto dy krahina e në veçanti për Zagorinë.

Në tërë veprimtaritë e sotme duket qartë se Zagoria gjallon, ngjit shkallët e progresit dhe të së resë, si gjithnjë në ballë dhe e sukseshme.

Dëshiroj të përshëndes nga afër birin e shquar të Zagorisë dhe mikun tim mendjepjellor e mendjendritur, Jorgo Telo, ì cili na vjen edhe me librin e tij të sapobotuar “Mysafirët e Rinj të Çajupit”.

E lexova me ëndje, kur ma dhuroi. U mrekullova me të, sepse brenda tij gjeta mjaft vlera, qofshin ato historike, letrare, gjuhësore, por edhe se në të bëhet një radioskopi e imët e intelektit zagorit. Me të e njoha më mirë Zagorinë e njerëzit e saj, doket e zakonet zagorite, patriotizmin e madh dhe dëshirën e zjarrtë të zagoritëve për dije, kulturë e progres… Më në fund e kuptova se falë këtyre cilësive të shquara të banorëve të saj, me të drejtë Zagoria ka qenë gjithnjë medalion ì Kombit tonë.

Pa dashur të zgjatem tek libri më ì ri ì Jorgos, bie në sy se në fushën e tij të krijimit letrar, Jorgua gjithnjë bën ngjitje, bën progres. E përgëzoj jo vetëm për lakonizmin tepër kuptimplotë e të mençur, edhe për atë që ai kërkon të skalitë në zemrat e lexuesit respektimin dhe admirimin e madh për ÇAJUPIN e madh të penës shqiptare. Jorgua është dhe mjeshtër ì një narracioni të rrjedhshëm e plot kolorit, sepse ai ì shfrytëzon mjeshtërisht, duke ì qëmtuar kujdesshëm ato visare që ka e folmja e krahinës së tij.

Për mua Jorgua është stilist elegant dhe krijues ì zoti ì neologjizmave (fjalëve të reja) me brumin e shqipes, fjalë shumë të bukura dhe shumë ekspresive në funksion të mesazhit që synon të përcjellë tek lexuesi.

Jorgon e kam lexuar të gjithin, në të gjithë librat e tij.

Mbi të gjitha, përveç çka citova më sipër, Jorgua ngelet krijues shumë ì këndshëm ì vargjeve lirike. Lexoni, nëse nuk e keni lexuar, përmbledhjen e tij poetike “Kumte dashurore” dhe kam bindjen se do të më jipni të drejtë. Veç ëmbëlsisë së atyre vargjeve, unë kam vërejtur se ky autor aq bukur di të krijojë, po kaq bukur ka ditur të dashurojë, me po atë shpirt të madh prej artisti Kasianinë, e cila ka një rol të jashtëzakonshëm që Jorgua ynë të mposhti fatkeqësitë e vështirësitë e jetës, për të qenë vital në rrugën e krijimit.

Urimet më të mira, ì dashuri Jorgo! Qoftë gjithnjë ì freskët e pjellor truri yt për krijime gjithnjë e më cilësore!


Gjirokastër, nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: PIKEPAMJE PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS EmptySun Jun 01, 2008 12:48 pm

Fjala e ditëlindjes
Nga Kristaq F. Shabani (Kryetar i Lidhjes letrare "PEGASI" ME QENDER NE gJIROKASTER. W.PS.[size=12](Datë 06.01.2005)[/size]

Të nderuar pjesëmarrës në këtë akt ceremonial festimi. E theksojmë akt ceremonial se sot celebrojmë poetikisht ditëlindjen e një poeti tipik të pasviteve ’90. Një tip i natyrshëm, që inteligjon dukshëm në korsi të gjata shkencore, që kanë koeficente të mëdha rrëshqitëse. E kemi fjalën për Kryefjalën e këtij festimi poetin, shkrimtarin, publicistin, bardin Jorgo Telo.


Jorgo Teloja është futur në klasën e re të krijuesve, që lexojnë kohën, e tejkalojnë atë për t’u paraprirë të tjerëve. Ai është shfaqur në fushë shumëplanshe dhe lëvrim gjinish, duke thënë fjalën e tij.

Letërsia “ndryshe”ndryshon esencialisht nga kornizimi i dikurshëm i parimitetit “çelës”, i ndrydhjes totale, i tërheqjes së veshit, i dirigjimit të “NJËSHIT” me shkop dirigjues; ajo nuk pranon urdhërim notash të embla pentagrami, por ngjason me një shkop befasues, që shndërrohet në shkop gome dhe nisje marrarendëse në natë të mjegulluar, ku kukuvajka këndon vetëm në partitura britme në notën “SOL”. Djali i talentuar nga Koncka e krahinës inteligjente të Zagorisë shkroi vjersha të bukura lirike dhe epike në moshën e lulimit. Iu përvesh zellshëm eksplorimit, hulumtimit dhe kulturimit të tij folkut gjallues të gjallimit, por ëndërrza e tij e dikurshme nuk dilte nga kuadratura e mbyllur. U desh viti 1998, vit i gjetjes së tre fijeve të florinjta të përrallës së Vratkos, që të dilte sipari i lëndinës dhe shpërthimi i vrullit, që ngjasonte me ujëvarën e kaltër me prurje të lumit ndjenjësor, që konturonte: poezinë, fabulën, epigramin, skicimin, kumtimet lirike, prozën e gjatë dhe në planin e letërsisë fëminore edhe në atë publicistike si në gazetën letrare “PEGASI”, “ZAGORIA”, “DORIAN” e tjerë.

Një nga firmëtarët e parë të krijimit të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, duke u bërë një nga aktorët dhe interpretët e saj e duke arritur e lozur rol si zëvendës kryeredaktor i gazetës letrare “PEGASI”, pavarësisht nga problemet e mprehta shëndetsore, që ka ditur t’i kalojë me mendim intelektual, shkencor, artistik, duke i sfiduar ato me ndihmesën e bashkëshortes, fëmijëve, të afërmëve të tij dhe komunitetit letrar.

Jorgo Teloja sprintoi me librin e tij të parë poetik “Evë moj, si u gënjeve” (Pesha e mëkatit). Në parathënien e këtij libri kam cituar shprehimisht: “ Paraqitja e këtij libri disi të veçantë, i ngjan një premiere SIMFONIE TË NJË NJERIU TË NDJESHËM, që “çukit”, qëmton, shqetësohet, sulmon, trondit, puth, ngulçmon, pulson, ajros, fal e …, duke lirizuar me natyrën e tij të ëmbël, duke i ngritur “stërkëmbthe” poetike Heshtjes, që e sëmbon…”

Duke qenë “produkt” i një treve dhe duke lulëzuar ndjenja e “skajit të lëmuar”, e traktit dhe partneritetit etik, e manifestimit të humanizmit intelektual, e dashamirësisë poetike, e krijimit të urës së lidhësisë, por si dy monopate të dalluar startuam dhe doli nga Materniteti i Krijimit libri i dytë poetik “Klithja e Yjeve”. Një semantikë poetike e mbijetesës, ku fokusohet shkreptima e rendjes, kalërimi i yjeve që në substancë rrëfejnë, apo pohojnë kalorësisht “Ngjalljen” e asaj, që anatemuan të parët.

Kritika e vakët letrare e sotme është në “hutesë” dhe nuk zbërthen dot kodimin simbolik, që jepen në poezinë “Ndryshe”, e cila po vlerësohet dhe kjo ende në kllapi tymnajën ,duke shpërndarë këtë tymnajë me TAM - TYMET në qiejt, që përhapin fllucka të ashquajtur poetike.

Poezia e re vrullon figurativisht dhe ka të drejtë të sfidojë moralisht, por edhe të vlerësojë atë që shkoi, ta evidentojë në një parabolë kurbimi: “Shihni parabolitetin e Yjeve”. Për vëllimin “ Klithja e Yjeve”, të cilin e vlerësoj si një nga veprat më të arrira të Telos në vitin 2000 jam shprehur: “…Jorgo Telua ka etje poetike. Kërkon, që në një periudhë tërë kohore të nxjerrë në dritë “krijesat e veta”, duke i nunëzuar me emra tronditës që të zënë vend në “ALTARIN E KRIJIMEVE TË TREVËS DHE TË VENDIT”… Yjet klithin dhe qielli është i rënduar nga një zezim i përfolur tejet errësor dhe yjet klithin me intonacione, që kërkojnë shërbimin e planetit ngatrrestar!”

Cila është diagrama krijuese e Jorgo Telos?

“Evë, moj, si u gënjeve” (Pesha e mëkatit) 1998, “Bubushi dhe dikushi”, 1999, “Babi, keq të mos të të vijë”, 1999, “Verë dhe uthull” fabula, 1999, “Klithja e Yjeve”, 2000, “Tingujt e shpirtit”, 2001, “Humor pipereska”, epigrame 2004, “Kumte dashurore”, lirika 2004. “Sfidanti legjendar”, poemë kushtuar kapedanit zagorit Kiço Vlashi dhe “Hedhja e zareve”, roman , 2005.

Për të mos e zgjatur në këtë pikë dua të theksoj se Mediatorët, nuk e kanë kuptuar mirë këtë klithmë të Yjeve, e lënë pa e paraqitur, pa e reklamuar dhe kjo sjell një “mbyllje të bukur”, që do të thotë natyrshëm troç të “athët”. Mark Herisi ka përcjellë te ne një thënie lapidare: “Unë shkruaj, lexuesi të mësojë të lexojë…” (Nënkupto dhe pushtetarët…)

Jeta tërësore e Jorgo Telos është e lidhur me ndjenjën, me të shkruarën, me përcjelljen e saj te njerëzit. Substanca e paraqitur te libri i tij “Hedhja e zareve”, roman, zbulon enigma të jetës së tij të përkushtuar të përpjekjes profesionale, në kahje pozitiviteti, të përballimit të flukseve, ardhjeve, prurjeve, negativave, dyluftin vetiak, të mbajtjes së drejqëndrimit dhe drejtpeshimit. Ai s’fsheh më asgjë që jeta e tij të shpaloset për ta njohur bindshëm dhe stoiciteti është mbushamendës. Lëmon personazhe dhe shfaq kompleksitetin e botës shpirtërore me të gjitha lidhjet dhe degëzimet jetësore, natyrore, perëndore, intelektuale….

Shfaqet çiltër me një tonalitet të foluri. Kjo është një sprovë e parë e Jorgos, që do të pasohet me të tjera për të rrëfyer te lexuesit ato çka e shqetësojnë, e bren përbrenda që të çiltërsojë botën, të tjerët. Nuk i kemi vënë vetes për detyrë të analizojnë substancën e romanit, por thjesht ta paraqesim për vlerat që ka.

Përkushtimi i njerëzve të tillë duhet të evidentohet, sepse kanë dhënë në fusha shumplanshe. Kush më shumë se ai ka dhënë kontribut, jo vetëm krahinor, të rrethit e në rang shtetëror, por për folklorin ka një vepër të plotë “Tingujt e shpirtit” të kësaj linje. Dhe heshtet nga krahina, Bashkia, Qarku. Por Yjet klithmojnë. Klithmojnë dhe tronditin “poltronet” . Le të stimulojnë.

Duke u marrë me hulumtimin e folklorit prezent të Zagories Jorgo Teloja u nxit nga ky folklor dhe mbi këtë shtrat ideoi dhe kultivoi motive të reja, duke krijuar risi (origjinalitet) dhe bëri emër në përfaqësim të kësaj pasurie. Njëkohësisht ai dha kontribut historiko - folklorik duke përjetësuar artistikisht vlerat e pallogaritshme të pasurisë folklorike të trevës. I urojmë Jorgo Telos, në emër të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” dhe në emër të Shoqatës Atdhetare - Kulturore “ÇAJUPI”: Jetë të gjatë, punë të pasionuar e të begatë, konkurruese shkrimore për të mirën e KUJTESËS SHKRIMORE!

Ta gëzosh 60 vjetorin e ditëlindjes i nderuari, miku, shoku, anëtari i Lidhjes sonë dhe zagoriti i mençur !

Zotërinj dhe Zonja!

Jorgo Telon ne do ta ndiejmë, krahas kontaktit të përditshëm edhe duke ecur në trotuaret e qytetit muze, edhe në Konckën e tij, vendlindjen e dashur, duke trokitur me bastunin e tij karakteristik, por do ta ndiejmë edhe duke rendur në veprat e shumta, që ai ka përgatitur për botim, që do të zbukurojnë me substancën e tyre të tyre të bukur bibliotekat e atyre që kanë biblioteka apo të atyre që kanë ide për t’i krijuar që jeta do t’i dojë nesër!, duke evidentuar kujtesën mendimore .

Ju faleminderit!


Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sun Jun 01, 2008 1:18 pm, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : SISTEMIM)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: PIKEPAMJE PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS EmptySun Jun 01, 2008 12:54 pm

LIRIKA QË LË GJURMË NË KUJTESËN POETIKE



(Opinion ì poetit ODISE.KOTE në kuadrin e 60-vjetorit të shkrimtarit Jorgo Telo)



Jorgo Telo me 10 librat e tij të botuara në vite, është nga lloji ì këngëtarëve finoshë e nazelinj që e kanë të paracaktuar fatin e tyre të ligjërojnë e këngëzojnë gjuhën e bukur shqipe gjithë jetën.Duket se ky lloj këngëtorësh është dërguar prej vetë Zotit në tokë, për të kryer këtë mision, kur poeti shpall hapur blasfeminë e tij: “Zgjata dorën të arrija pafundësinë,/t’ì grabisja zotit zotësinë,/zot të vetëm të shpallja dashurinë!”/

A nuk është e njëjta dëshirë dhe veprim si Prometeu që rrëmbeu zjarrin?

Përndryshe nga shumë sivëllezër të tij që e kanë lëndën e tyre folkun, Jorgo Telo tenton t’ì përkasë sa poezisë së kultivuar edhe folkut.

Ì nanuruar pafundësisht pas pasurisë folklorike të krahinës delikate, por dhe të krejt psikikës e artikulimit muzikor të rajonit të jugut, Jorgo Telo është në liqenet e veta, kur këndon për dashurinë. Përkitas me këtë asimilim gjendet edhe lirika botërore, ndikimet e të mëdhenjve rusë, grekë, italianë e deri në ditët tona.

E gjithë kjo përmbajtje zien fort në shtresat e koshiencës poetike të Telos dhe herë pas here ai jep ndriçime të mrekullueshme poetike.Kështu si ajo bleta punëtore, që ka bredhur në lulet më të shëndetshme të malit të saj , në luginat e kodrinat gjelbëroshe edhe Jorgo Telo nuk trandet, ndërsa guxon t’ìa paraqesë njëra pas tjetrës lirikat e tij lexuesit. Në rastet më të mira ai ia del mbanë duke lënë gjurmën e vet poetike në kujtesën e kohës.

Për njerëzit e fortë, zoti ofron gjithmonë sfida të fuqishme për t’ì përballuar.

Jorgo Telo është një ì tillë. Fuqia e tij është tek shpirti. Shpirti gurgullon lirikën e thepave, sofateve, gurëve e lëndinave, çajit, hokave, trëndelinës së Zagorisë.

Kjo lirikë është lirikë mali, e përjetshme për nga freskia dhe vitaliteti.

Ì pikturuar kësisoj me një gjysmë melodie në buzë, sfida e jetës ja ka ngritur monumentin Jorgo Telos. Ardhsh gjithmonë ì bardhë, miku ynë Jorgo Telo, dhe 100 vjet të tjerë!



Shtojcë:



Nën kujdesin e shoqatës së krijuesve “Pegasi” dhe shoqatës atdhetare-kulturore “Çajupi”, në mjediset e teatrit privat të kukullave “Studio Dorian” u festua 60-vjetori ì lindjes së shkrimtarit zagorit Jorgo Telo. Gjatë kësaj veprimtarie krijues e studiues të letërsisë si Odise Kote, Kristaq Shabani, Sotiraq Paskali, Merita Gjoktaj, Shyqyri Hysi, Osman Buzo, Duro Shehu, Dino Çiço etj, shprehën opinionet e tyre përv krijimtarinë, figurën dhe kontributin krijues të shkrimtarit dhe folkloristit Jorgo Telo në poezi, prozë, publicistikë, në grumbullimin, mbartjen dhe lëvrimin të vlerave folklorike të krahinës së Zagorisë. Aktorë dhe studentë interpretuan pjesë nga krijimtaria letrare e autorit.

Duke marrë fjalën në këtë veprimtari shkrimtar dhe poeti Jorgo Telo falëndëeroi organizatorët dhe pjesëmarrësit në ditëlindjen e tij.
Thoma Nika


(Gazeta”Dita JUG”, E diel, 23 janar 2005 faqja 11)


Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sun Jun 01, 2008 12:57 pm, edituar 2 herë gjithsej (Reason for editing : SISTEMIM)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: PIKEPAMJE PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS EmptySun Jun 01, 2008 12:59 pm

POEZI SI PUHIZË PRANVERORE


I dashur miku im, Jorgo,

Jam i lumtur që marr pjesë në këtë ceremonial të bukur për festën tënde të 60 – vjetorit të lindjes. Të uroj nga zemra dhe 100 vite të tjerë., të rrosh i gëzuar mes familjes sate e gjithë të dashurve dhe paç prodhimtari të mbarë në fushën e letrave.

Para disa ditësh unë bujta në shtëpinë tënde, ku u kënaqa nga bujaria juaj sidomos me pesë librat që më dhuruat shoqëruar me autografin tënd: “Zotit Kristo, gazetarit dhe lulishtarit të talentuar, dashamirësit të letrave, urim për jetëgjatësi. Autori”

A mund të mos të ta prekin shpirtin këto fjalë? Më dukej sikur midis këngëve zagorite buçiste ëmbël dhe zëri i Jorgos, sikur ndihej humori i i tij. Duke lexuar librin me fabula “Verë dhe uthull” pashë se autori satirizon bukur prapësitë e njerëzve, të cilat i vë në gojën e kafshëve, apo sendeve.

Me forcën magjike të fjalës poezia e Jorgo Telos vjen si një fëshfërimë e gjetheve të pyllit, si një puhizë ere pranverore, si një aromë e këndshme e luleve të Çajupit. Këtë e ndien kushdo, teksa lexon “Evë, moj, si u gënjeve?!”.

I pakursyer në kritika dhe me një gjuhë që të ngulitet del Jorgoja në “Humor-piper-eska” (epigrame), ku u heq veshin zullumqarëve, të pangopurve, mashtruesve, fodullëve e plot mëkatarëve të tjerë…

Unë s’marr përsipër të bëj analizën e veprës së Jorgos, por nuk mund të lë pa përmendur se në çdo varg të tij këndon një bilbil, në çdo midisfgërmash buis një manushaqe, në çdo tufë vjershash kundërmon erë trëndeline zagorite.

Urime, i dashur Jorgo! Muza jote të të zgjojë gjithmonë midis gurgullimave të kristalta të burimeve zagorite, midis polenit të luleve shumëngyrëshe të livadheve, midis ëmbëlsisë së këngëve aq të bukura të trevës sate.

Pas botimeve aq të këndshme që lexuesi yt i përpin me aq dëshirë dhe romanit që mezi presim ta shijojmë, të uroj dhe njëherë krijimtari të begatë për njerëzit që të adhurojnë dhe brezat që do vijnë.

Kristo STOJA




Gjirokastër, 06.01.2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: PIKEPAMJE PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS EmptySun Jun 01, 2008 1:03 pm

NJË LAKORE KRIJUESE NË ZHVILLIM E NGRITJE


(Kjo kumtesë është hartuar e lexuar nga redaktorja e romanit “HEDHJA E ZAREVE” dr. Merita Gjokutaj (Shehu) pedagoge në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër)



Nga libri “Evë, moj, si u gënjeve?”(vëllim poetik) e deri tek “Hedhja e Zareve” – roman, lakorja krijuese e autorit Jorgo Telo ka marrë zhvillim, duke shënuar ngritje të reja.

Ajo ka lindur si një domosdoshmëri, për të pasqyruar dhe shprehur realitetin.

Meqenëse përmbajtja e saj lidhet me idetë që e përshkojnë veprën, me objektin e pasqyrimit dhe zakonisht me problematikën, atëherë kuptohet vetiu, se zgjedhja e temës, ka një rëndësi të dorës së parë.

Ky orientim ka rëndësi të madhe për të kuptuar, se sa përcaktues është objekti i pasqyrimit, kthimi më i madh dhe më depërtues i shikimit nga e sotmja e jetës sonë, nga problemet me të cilat jeton njeriu, nga virtytet e tij morale dhe lufta kundër së keqes, të cilat kapërcehen, për të ecur më përpara.

I tillë është romani “Hedhja e zareve” i autorit Jorgo Telo.

Autori që në hyrje të veprës shkruan: “Për vetveten, për nënat, për invalidët e për këdo që mgulmon e respekton jetën me çfarëdo çmimi… Për këdo që është ndjerë qoftë dhe një çast të vetëm pacient brenda një vendi pacient, mbijetuar përmes lëngatash…”

Si vepra e parë e këtij autori në gjininë e gjatë të romanit, duhet thënë se ai na ka folur me një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme e me vlera emocionale.

Skenat dhe mikroskenat me domethënie të qartë, të renditura përgjatë krejt shtjellimit të ngjarjeve, jo vetëm që nuk e copëtojnë veprimin, ngaqë janë të ndërthurura organikisht, por nuk lejojnë as elemente monotonë.

Mendoj se disa nga tiparet më thelbësore që meritojnë të afirmohen si veçori origjinale dhe arritje janë:

Së pari: Jorgua ka një optikë origjinale të përvetësimit artistik të realitetit. Është pikërisht përftimi i atyre dukurive dhe proceseve të jetës që e bëjnë të zbulohen ngjyrat e shpirtit dhe të botës së njeriut të thjeshtë në rrjedhën e jetës: “Dëshiroj t’i shkruaj ndodhitë e përditshme në kushtet ku gjendem, duke patur parasysh semtencën “Po pate diçka për të thënë, thuaje, se në varr nuk i thuhen kurrkujt.”

Së dyti: Ka dhe diçka që nuk mund ta lësh pa përmendur: përpjekjen e autorit për të zotëruar masën artistike dhe për të gjetur fjalën letrare, që do të shprehë përmbajtjen. Ai i qëndron besnik vetvetes. Gjithçka që ai rrëfen është e vërtetë, aq sa të duket se nuk po e lexon, por sikur dëgjon njerëzit tek flasin… (Unë vetë kam ndjerë një pjesë të jetës sime: “Më ndihmo të rikthehem në rrjedhën e jetës prej nga jam tërhequr prej një fati që ende s’po ia deshifroj dot synimin. Së paku më jep mundësinë të mos ia nxij jetën gruas e fëmijëve të mi kaq herët.”

Së treti: Personazhet janë jetësorë, madje autori shpesh nuk bën kujdes t’i zbukurojë…Në prozën e tij vërejmë një kuvendim të shtruar.

Duke përfunduar do të ritheksoja diçka të pohuar nga shumë mjeshtra të penës: “Fjala letrare buron në vetë realitetin e gjallë, në jetën njerëzore, por forca dhe pesha e saj është në dorën e shkrimtarit.”

I uroj Jorgo Telos suksese të mëtejshme.



Gjirokastër, 6 janar 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty
MesazhTitulli: Re: PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS   PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PIKEPAMJE STUDJUESISH PER KRIJIMTARINE E JORGO TELOS
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Esse nga Jorgo S. TELO
» PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: