|
| Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves | |
|
+28Delia zeriatdheut Mergimtari njonidrenica Alberti albin dibra Ago Muji luan mreti eri M Beton E_Bukura stabili feneri Nezir Myrta idol rolling Ani rroni Orfe@ fi2a1 aurora jasini Euridika xhavo_ petritkola PeriiKeputur Leka i Madh Sofra Guximi 32 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Tue May 20, 2008 1:39 pm | |
| - petritkola shkruajti:
- Titulli i temes eshte i gabuar.
Duhet thene; "Po ckombtarizohen shqiptaret nga sahanlepiresit e tyre" Populli duron ,por nuk fle.. shkombetarizimin nuk kan mund t'a bejne asnje pushtues me asnje masaker me asnje loje dhe me asnje metode ushtarake e psikologjike . Populli eshte mesuar me "pushtet-kundepopullor" , eshte mesuar dhe ka duru por ka dite edhe te ngritet dhe te luftoj pushtimet e pushtetet qe kane neperkembe te drejtat e ketij populli . Me veprime te tilla(siq eshte perjashtimi i Dites se Madhe te Pavaresise se Kombi t Shqiptar -Dites se pavaresise se SHqiperise Natyrore me 28 Nentor ), ka prek thelle ne "seder" te c'do shqiptari dhe besoj edhe durimit te popullit po i vje fundi . | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Tue May 20, 2008 1:43 pm | |
| - PeriiKeputur shkruajti:
- Qeveria e Kosovës, ka miratuar projektligjin për 11 festat zyrtare
të Republikës së Kosovës, ndërkohë është lënë jashtë 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar shqiptar.\19.05.08\
.............................................. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky projektligj është punuar duke respektuar historinë, kulturat, dhe traditat e popullit të Kosovës dhe shtetasve të saj.
o Zot , kaq larg shkon injoranca e mosperfillja?? Po pikerisht ka shkel me te dyja kembet keto "kritere" ;Historine , kulturen ,traditen e popullit shqiptar e ne kete rast te popullit te Kosoves . Me besoni qe kur e kam degju fillimisht kete lajm , kam mbete pa "koment" edhe besoni qe fillova te dyshopj ne te degjuarit tim (dyshova seriozisht qe nuk po kuptoj dhe nuk po degjoj mire ) Aq revolt dhe aq mllef na ka slell ky veprim ... | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Tue May 20, 2008 1:44 pm | |
| - Sofra shkruajti:
- Viti i tretë i botimit, nr. 28, nëntor 1995 shkrim nga Bahri Fazliu botuar në organin e LKÇK-së ÇLIRIMI
T'IA KTHEJM NËNTORIN NËNTORIT
. shume shkrim me vend i nderuar SOfra , te falenderojme qe n'a krijove mundesine t'a lexojme .. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| | | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Tue May 20, 2008 2:48 pm | |
| - petritkola shkruajti:
- Titulli i temes eshte i gabuar.
Duhet thene; "Po ckombtarizohen shqiptaret nga sahanlepiresit e tyre" Ashtu duhet o vella petritkola po ndoshta ska problem, me rendesi eshte qe t'ia qesim ne shesh fetyren kariakturave. | |
| | | aurora jasini Fillestar/e
Numri i postimeve : 21 Registration date : 13/05/2008
| Titulli: POLITIKANET E KOSOVES I THONE ''JO'' 28 NENTORIT Tue May 20, 2008 3:14 pm | |
| Politikaner e Kosoves nuk e kane perfshire 28 nentorin si feste Kombetare! Lajmi behet i ditur nga levizja me e re politike e Kosoves, ajo e bashkimit.... C'po ndodh ? C'emer i vini kesaj ngjareje ? Jepne mendimin tuaj forumiste te nderuar.
Besoj qe nje pjese te pergjigjeve veç i kemi në këtë temë ,per kete arsye vendosem t'i bashkojmë keto dy tema ,ju urojme vazhdim te mbare ne temë me mirëkuptim ,stafi | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| | | | fi2a1 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 124 Age : 40 Registration date : 11/05/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Tue May 20, 2008 11:41 pm | |
| sod ashte biseduar edhe per 3 festa dhe ka shanc ka me hi edhe kto edhe ti LUBOTENI shum bre je tu u tregu patriot-montazher i forte ku jeton hawer ti a ban me e dit me siguri diku jahste shtetit a po ?? | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 12:11 am | |
| Kisha nje pyetje per juve Fidan (sigurisht nese e shihini te arsyeshme t'i pergjigjeni ) -Si e vleresoni ju veprimin e qeveritarve per qeshtjen e festes se 28 Nenotrit? (qe ajo te mos festohet zyrtarisht ne Kosove)?? Ju falemnderit ne mirekuptim dhe ne pergjigje (nese !!) | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 12:15 am | |
| Me eshte mbushur mendja se Hashim Thadici nuk eshte ne gjendje te beje nje analize te thjesht politike, sot e degjova ne nje intervist ne RTK, me vjen shum keq sinqerisht, se ndoshta nuk me takon mua te flas per kete por me duket se keshtu eshte. Mos te diskutojm pastaj tek qeshtjet me te nderlikuara. Pershembull te pranohet pako e Ahtisarit qe prej aeroplanit duket se eshte e demshme per ne shqiptaret, sepse te barazon me serb qe jane pakic, me duket nje logjik teper e brisht, nga ana e kryeministrit. Pastaj heqja e festes se 28 nentorit, jo qe eshte logjik e brisht, por eshte nje poshtersi dhe nje vendim krejtesisht antikombetar.
Pershendetje | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Politikanët e Kosovës edhe një herë i gënjyen dhe i mashtrua Wed May 21, 2008 7:16 am | |
| Gjëma e tjetërsimit
Politikanët e Kosovës edhe një herë i gënjyen dhe i mashtruan votuesit e vet
Shkruan:Shukri KLINAKU
Prishtinë, 20. 5. 2008
Formulimi i ligjeve është mjeshtëri e madhe. Duhet gjetur mjeshtri i madh, i cili në ligjin për festat shtetërore të Kosovës, ndërmjet ndalesave që ngrit Pakoja e Ahtisarit, të futë edhe 28 Nëntorin si festë kombëtare të kombit shumicë (absolute) të Kosovës
Në projektligjin për festat në Republikën e Kosovës, të cilin e ka përpiluar Qeveria e Kosovës, nuk gjendet 28 Nëntori. Për të gjithë ata që i lexojnë drejt dokumentet politike kjo nuk është befasi. Por kjo është befasi për shumë njerëz që kanë besim te politikanët që i kanë votuar. Madje, mund të jetë befasi edhe për disa (shumë) politikanë që nuk lodhen për t’i lexuar drejt dhe seriozisht letrat që i mbajnë nën sqetull. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 7:17 am | |
| Tjetërsimi
Qeveritarët e sotëm dhe të gjithë ata politikanë tjerë shqiptarë të Kosovës të cilët thonë se kjo është “zgjidhja optimale”, apo “zgjidhje kompromisi” etj., duhet ta dinë se kjo në radhë të parë është përpjekja e parë për tjetërsim të shqiptarëve dhe në radhë të dytë zgjidhje naive.
Pse tjetërsim? Sepse, për një pjesëtar të një kombi festa më e madhe është dita kur ai komb ka arritur njohje ndërkombëtare me një organizim sublim, siç është shteti. Për ne shqiptarët ajo ditë është 28 Nëntori. Tash njeriu këtu do të mund të numëronte një mori faktesh historike, politike, etj. , megjithëse për to një politikan “modern” do të mund të thoshte se janë “histori e thatë”, “emocion” apo “romantizëm”. Le ta quajë ky politikan këtë si të dëshirojë, por nëse mua një qeveri ma mohon festën më të madhe të shqiptarëve, nëse ma shkëput historinë që e kam mësuar deri më tani, nëse ma shkëput emocionin e kujtimit për Adem Jasharin e Bahri Fazliun që vdiqën me flamurin dhe për flamurin kuq e zi, nëse më bën privacione tjera të këtij lloji, unë i quaj përpjekje për tjetërsim.
Pse është naive? Sepse, për t’u tjetërsuar (shkombëtarizuar) ne shqiptarët e Kosovës kemi pasur oferta edhe më herët, madje edhe më të ëmbla. Me fjalë tjera, pse fatura e shkombëtarizimit tonë u desh të kushtojë rreth 12000 jetë njerëzish dhe pse e desh të presim kaq vite, me kaq shumë vuajtje për t’u shkombëtarizuar, pasi kemi pasur oferta edhe më herët.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 7:17 am | |
| Mashtrimi
Politikanët e Kosovës edhe një herë i gënjyen dhe i mashtruan votuesit e vet. Madje, në lidhje me flamurin politikanët e Kosovës i kanë gënjyer dhe i kanë mashtruar edhe bashkëpartiakët e tyre. Ja dy nga gënjeshtrat e këtyre politikanëve: “Flamuri kombëtar mbetet kombëtar, ndërsa ky i kaltri është shtetëror”. Dikush nga politikanët e ka përdorur edhe gënjeshtrën tjetër: “Vetëm sa për OKB e kemi këtë, se kuptohet, flamuri jonë është ai që ka qenë gjithmonë”.
Nuk është befasuese që këta politikanë edhe pas aprovimit eventual të ligjit për festa të vazhdojnë me gjepura të ngjashme. Për shembull, kjo mund të jetë gënjeshtra e radhës: “Qeveria vetëm si ditë pushimi shtetëror nuk e ka llogaritur 28 Nëntorin, përndryshe ne nuk e ndalojmë atë. Qytetari mund ta festojë e të kënaqet me të...” | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 7:18 am | |
| Rreziku
Të gjithë shqiptarët, edhe ata që i janë druajtur gjëmës së tjetërsimit, i janë gëzuar pavarësisë nga Serbia edhe të një pjese të tokave shqiptare. Mirëpo, nëse qeveria e Kosovës nuk ndërpret hapat e tjetërsimit të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë, e fut Kosovën dhe më gjerë në rreziqe të mëdha. Sot do të përmend vetëm një rrezik, që nuk është më i madhi, e ai është mospranimi i flamurit të kaltër. Në vend që flamuri i ri të kuptohet drejt dhe të përqafohet si zgjidhje politike për shkëputjen e Kosovës nga Serbia, ky flamur do të luftohet nga vetë shqiptarët. Ndërsa, protestat dhe manifestimet e ndryshme antiqeveritare, të cilat nuk do të ndalen, nuk po i llogaris në rreziqe.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 7:19 am | |
| Zgjidhja
Kuptohet fakti se kjo qeveri ka pranuar „Pakon e Ahtisarit“ dhe nuk do të ndalem pse, qysh, e çka ka për pasojë kjo, sepse nuk dua të flas këtu për zgjidhje radikale. Por nëse dëshirojmë të gjejmë një zgjidhje të çastit dhe të pjesshme, atëherë duhet të lidhemi për faktin që formulimi i ligjeve është mjeshtëri e madhe. Duhet të shtyhet miratimi i ligjit për festat shtetërore të Kosovës dhe duhet gjetur mjeshtri i madh, i cili në këtë ligj e fut edhe 28 Nëntorin, si festë kombëtare të kombit shumicë (absolute) të Kosovës, përkundër ndalesave që i ngrit Pakoja e Ahtisarit.
Për këtë duhet të angazhohen deputetët e pozitës dhe të opozitës në kuvend. Ndryshe, dëshmorët e 10 Shkurtit kanë rënë për këtë çështje; dhe deputetët e këtij mandati rrezikojnë që atyre dëshmorëve t’iu bashkohen edhe të tjerë.
· Kontakt me autorin: shukriklinaku@yahoo.com | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Pakoja e Ahtisarit shpërfill në tërësi identitetin kombëtar Wed May 21, 2008 7:20 am | |
| Plani antishqiptar i Marti Ahtisaarit!
Pakoja e Ahtisarit shpërfill në tërësi identitetin kombëtar
të shqiptarëve të Kosovës, jo vetëm 28 Nëntorin
Shkruan: Ahmet QERIQI *
Prishtinë, 20. 05. 2008
Miratimi i projektligjit për festat zyrtare nga Qeveria e Kosovës mbështetet në “pakon” e zezë të Ahtisarit. Anashkalimi i festës më të rëndësishme të shqiptarëve në përgjithësi, 28 Nëntori, festa e katërfishtë e popullit shqiptar, zbulon esencën e këtij plani krejtësisht antishqiptar.
“Pakoja” e Ahtisarit parasheh krijimin në Kosovë të një entiteti të ri, hibrid, i orientuar në shpërfilljen dhe degradimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, në mohimin e historisë së tyre kombëtare dhe shpërfilljen në tërësi të traditave, kulturës, historisë dhe qenies shqiptare në këto troje. Nuk është i rastit fakti se në asnjë pikë të kësaj “pakoje” nuk përmendet madje as emri shqiptar, as historia, kultura, feja apo tradita. Pakoja njeh si legjitime kulturën fetare serbe, gjuhën serbe si gjuhë të dytë zyrtare, tërë historinë serbe, pranon si legjitime kishat dhe manastiret serbe, të cilat kanë autonomi të plotë dhe në asnjë segment nuk varen nga Qeveria e Kosovës.
Institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar ta realizojnë këtë plan, edhe pse plani ishte konceptuar me qëllim që ta pranonte Serbia, si karrem për njohjen e pavarësisë formale dhe të kushtëzuar të Kosovës, sepse 90 për qind e planit ka të bëjë me të drejtat e serbëve. Me qëllim për të arritur kompromisin mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, duke i joshur deri në maksimum kërkesat serbe, plani i Ahtisarit shkeli në tërësi të drejtat e ligjshme dhe kombëtare të shqiptarëve. Edhe pse i tillë, ai u pranua nga të gjithë liderët politikë, nga të gjitha institucionet e vendit si dhe nga të gjithë deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, madje edhe nga disa zhurmaxhinj të mërzitshëm, që kritikonin planin, por më në fund e pranuan, pa asnjë pikë turpi.
Dhe tani kur po fillon të realizohet ky plan, po i hiqet peta lakrorit. Tashmë po shihet qartë qëllimi afatgjatë dhe strategjik i Marti Ahtisarit, i cili ka paraparë, që shqiptarët e Kosovës ta ndërrojnë dalëngadalë identitetin e tyre kombëtar, fillimisht duke ndërruar flamurin, pastaj duke eliminuar festat kombëtare, duke përjashtuar 28 Nëntorin e vitit 1997, si datë e daljes publike të UÇK-së, duke anashkaluar 11 qershorin e vitit 1999 si ditë të çlirimit të Kosovës, duke anashkaluar 5 Marsin si Ditën e Dëshmorëve dhe gradualisht duke i konvertuar shqiptarët në një identitet hibrid, pa asnjë element qenësor kombëtar, përveç gjuhës, e cila me siguri se një ditë do të shpallet si gjuhë toske dhe do të fillojë, ( në mos ka filluar) të përdoret dialekti gegë me shumë fjalë e shprehje sllave, turke, rome etj.
Pranimi i përmbajtjes së kësaj pakoje, është pranim i zvetënimit gradual të konceptit të kombësisë dhe pranim i një rikonvertimi të qetë, njëjtë me konvertimin e dhunshëm fetar të shqiptarëve në kohën e Perandorisë Otomane.
Kosova, sipas planit të Ahtisarit, ka të ardhme paqësore, vetëm pa identitet kombëtar, meqë pikërisht për ta ruajtur këtë identitet shqiptarët luftuan kundër serbëve, grekëve, turqve dhe të gjithë pushtuesve. Ky plan pretendon për të siguruar paqe, por me kusht që pala më e dobët, në këtë rast pala shqiptare të heqë dorë nga identiteti, me qëllim për të joshur aspiratat shekullore hegjemoniste serbe në Kosovë.
Vilajeti evropian i Kosovës nuk do të ketë të ardhme. Me siguri se nuk do të jetë e largët dita kur elementi i pastër idealist kombëtar do të riorganizohet dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojë degradimin e historisë, të gjuhës, të traditës, kulturës dhe fesë, sepse pa këto elemente kombi shuhet. Tekefundit, e gjithë historia jonë kombëtare ka qenë një përpjekje e vazhdueshme shekullore për ta ruajtur identitetin, qenien, kulturën, traditat. Rezultatet që kemi shënuar në këtë drejtim janë arritur me gjakun e derdhur rrëke për liri, nga brezi në brez, qysh nga lashtësia e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila në asnjë segment nuk është përfaqësuar në kornizat e pakos antishqiptare të Ahtisarit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Kuku medet po na shkombtarizojnë! Wed May 21, 2008 7:21 am | |
| Kush ka lajthitur kaq keq?!?
Kuku medet po na shkombtarizojnë!
Shkruan: Antoneta MARKU / 20. 05. 2008
Prej se ka zbardhur dita e lirisë së Kosovës në qershor të vitit 1999, një vrushkull i madh bombash i janë lëshuar identitetit kombëtarë të shqipëtarve të Kosovës, qoftë në emer të “modernizimit”, qoftë në emër të “kosovarizimit”... Ndryshimi i qenies sonë kombëtare ka qenë piknisja e gjithë këtyre virusëve të liga, të cilat filluan ta hanin pak nga pak të qenurit shqipëtarë në Kosovë. Marrë në shikim të përgjithshëm tronditje të tilla të kohëpaskohshme megjithëse nuk shiheshin mirë shmangeshin përgjithsisht nga popullata e gjërë, sepse vinin ose nga qarqe dhe burime të dyshimta ose nga njerëz dhe figura të pa përgjegjshme.
Kryesisht “qortimeve” të tyre se po përqëndrohemi tej mase në qenien shqipetare pak ua vinim veshin, ngaqë njerzit që dërdëllisnin broqkulla të tilla edhe dikur moti në kohën e “Jugosllavisë së lavdishme” mbanin pishtarin e “vllazërim-bashkimit” që si tezë ngërthente në vehte zhbërjen e shqipetarëve nga qenësia e tyre kombëtare. Por, tani habia u shndërrua në mahnitje. Qeveria e Kosovës, miratoi të hënën projektligjin për 11 festat zyrtare të Republikës së Kosovës, duke lënë jashtë 28 Nëntorin, ditën e flamurit kombëtar Shqiptar.
- Çfarë është kjo?!?
- Kush ka lajthitur kaq keq?!?
- Si guxon qeveria jonë të nëpërkëmbë aktin e burimit të kombit shqipëtarë - shpalljen e mëvetsisë së Shqipërisë?
- Si guxon qeveria që të përbaltë flamurin e kombit, me të cilin fëmijët i kemi rritur dhe heronjët i kemi mbështjellur në varre?!?
- Një vendim të këtillë kaq rrugaq, tekanjoz, dhe qëllimkeq as edhe UNMIK-u nuk e solli, kurse e mori qeveria e Kosovës me njerëz që dikur nëpër malet e Kosovës bënin betimin se do të vdesin përpara atij flamuri…
Ne e dimë se flamuri prej mistreci që ia keni kapur nga bishti dhunshëm Kosovës duhet të respektohet si flamur shtetërorë, por ama zemrën dhe gjakun mos na e nxjerrni nga shpirti, vetëm që t´i pëlqeni Ahtisarit dhe qakallve të tij. Shteti nuk bëhet duke mohuar vehten tënde. Edhe ligjet më të thjeshta të natyrës na mësojnë se për të ecur fëmija, ai së pari duhet të lind. Ne Shqiptarë jemi dhe tjetër nuk bëhemi. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Vendim i papërgjegjshëm i Qeverisë së Kosovës! Wed May 21, 2008 7:22 am | |
| Vendim i papërgjegjshëm i Qeverisë së Kosovës!
Atakimi i 28 Nëntorit fyen shtetin shqiptar të Kosovës
dhe i hap rrugë përçarjes nacionale
Kryetari i Aleancës për Mirqenie dhe Solidaritet dhe drejtori i Institutit të Prognozave rajonale, Koço Danaj, sot ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë së Kosovës, i cili heq Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqiptarëve, 28 Nëntorin nga kalendari i festave zyrtare të Kosovës.
Në deklaratë thuhet se : «Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet u njoh përmes mediave me projektligjin e qeverisë së Kosovës lidhur me Festat Zyrtare. Në këtë projektligj Dita e Flamurit të Kombit shqiptar, 28 nëntori nuk është festë zyrtare. Atakimi i 28 nëntorit, është një veprim i dëmshëm për Kosovën dhe shtetin e saj, për reputacionin e vetë qeverisë dhe politikës së shtetit shqiptar të Kosovës. Atakimi i 28 nëntorit është atakimi i parë ndaj kombit shqiptar, por tashmë jo nga shovinizmi serb, por nga vetë shqiptarët.
28 nëntori 1912 është rastësisht Festë Shtetërore e Tiranës Zyrtare, por është domosdoshmërisht Festë Kombëtare e të gjithë shqiptarëve, sepse është Dita e Flamurit të Kombit. Dhe një pjesë e kombit jeton edhe në teritoret shqiptare në Kosovë.
AMS mendon se problemi kryesor nuk është që duhet apo nuk duhet të jetë 28 Nëntori festë zyrtare në Kosovë. Shqiptarët në Kosovë kanë një histori të gjatë shekullore lidhur me Flamurin. Edhe në kohën e Jugosllavisë monarkiste, edhe në kohën e Jugosllavisë së Titos edhe në kohën e Serbisë së Milosheviçit, kur nuk e kishin festë zyrtare Ditën e Flamurit Kombëtar, edhe në ato kohë, ata dinin ta festonin 28 Nëntorin me dinjitet dhe heroizëm. Ata do të dinë ta festojnë edhe në Kosovë dhe në gjithë hapsirën shqiptare, pavarsisht nga çfarë do të vendosë Parlamenti i Kosovës.
Një mendim dhe qëndrim më i pjekur, me debatin, qëndrimin, diskutimin e pozitës dhe opozitës në Kosovë, të shoqërisë civile dhe botës akademike, të konsultimeve me qendrat e tjera shqiptare në Tiranë, Tetovë, Preshevë, Ulqin do të jepte edhe një vendim në të mirë të kombit shqiptar.
Në situatën aktuale, qendrat politike, intelektuale dhe akademike të kombit shqiptar nuk mund të veprojnë si në të kaluarën. Duke respektuar shtetet dhe shoqëritë ku jetojnë ato duhet të konsultohen me njëra tjetrën për problemet madhore të kombit shqiptar. Në realitetin e tanishëm të kombit shqiptar, është i dëmshëm si paternalizmi ashtu edhe indiferenca dhe mospërfillja.
Të paraqesësh në parlament projektligjin për të hequr Ditën e Flamurit Kombëtar të shqiptarëve nga protokolli i festave, në një kohë kur nacionalizmi serb po vë në jetë planin e ndarjes ligjore të Kosovës, do të thotë të nxitësh akoma me tej këto orekse shoviniste.
Të merresh me 28 nëntorin e vitit 1912 kur si pasojë e presionit të kundërshtarëve të shqiptarëve, do të shtyhet edhe disa muaj veprimtaria e misionit të EULEX në Kosovë, do të thoë se ose je i çoroditur dhe nuk di se çfarë bën ose mendon vetëm për pushtet të përkohshëm. Të merresh me 28 nëntorin kur akoma flamujt kombëtarë me të cilët janë varrosur dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës, akoma nuk janë tretur, do të thotë të fyesh një luftë të ërë dhe një shtresë të tërë martirësh.
Të merresh me 28 nëntorin në një kohë kur shqiptarët në Kosovë dhe shteti i Kosovës janë në fazën kur uniteti duhet të jetë në një shkallë shumë të lartë, do tëe thotë të hapësh rrugën e përçarjeve nacionale. Dhe kjo do të jetë me pasoja të rrezikshme për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve në Kosove dhe në mbarë hapsirën shqiptare.
Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet gjykon se parlamenti i Kosovës do të dijë të gjykoje me qartësi dhe vizion kombëtar lidhur me propozimin e gabuar në kohë, të paqartë në formulim dhe të pasaktë në interpretim të qeverisë së Kosovës ndaj Ditës Kombëtare të 28 Nëntorit. »
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Projektligji për festat Akt antishqiptar Wed May 21, 2008 7:23 am | |
| REAGIM
Projektligji për festat – Akt antishqiptar
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, më 19.5.2008, u miratua projektligji për festat shtetërore në Kosovë. Jashtë këtyre festave, përveç festave të tjera kombëtare, u la edhe 28 Nëntori, - Dita e Flamurit Kombëtar, Dita e Pavarësisë, dita e krenarisë shqiptare.
Lëvizja për Bashkim, duke e konsideruar këtë hap si një poshtërim dhe fyerje të ndjenjës kombëtare, si hap kundër historisë dhe ardhmërisë, si hap i radhës drejt shkombëtarizimit të popullit shqiptar, reagon ashpër ndaj këtij projektligji.
Me këtë rast:
- thërrasim të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e miratojnë një projektligj të tillë antishqiptar;
- thërrasim mbarë opinionin shqiptar që në çfarëdo mënyre qoftë ta kundërshtojë një projektligj të tillë.
Lëvizja për Bashkim do t’i përdorë të gjitha mjetet e mundshme për pengimin e miratimit të këtij projektligji.
Prishtinë, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Më 19.5.2008 Avni Klinaku | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 10:33 am | |
| - fi2a1 shkruajti:
- sod ashte biseduar edhe per 3 festa dhe ka shanc ka me hi edhe kto
edhe ti LUBOTENI shum bre je tu u tregu patriot-montazher i forte ku jeton hawer ti a ban me e dit me siguri diku jahste shtetit a po ?? Per cka fi2a1 valle jam treguar 'patriot - montazher i forte'? Ne te interesofte se ku jetoj une atehere ja pergjigja: Jetoj ne Prishtine, ne kryeqender me saktesisht. Nderkaq, 'miza qe ua djegur nen kapele' pra Hashim Tadici sic e quan me te drejte Guximi, nuk jeton aspak ne Kosove por jeton ne zyrat nderkombetare te Kuintit te cilat e kane shenderruar kete njeri ne kukull, jeton ne kamera, plus jeton ne aeroplanin Prishtine - Vjene - Nju Jork ku rraset si miza ne ndyresira, kur ka negociata. Pra, Hashim Thaci jeton jashte shtetit. | |
| | | PeriiKeputur Anëtar
Numri i postimeve : 342 Age : 111 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Profesioni/Hobi : ANTI-SERB Registration date : 12/05/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 10:36 am | |
| Per te kuptuar tradhtine hashimiane, forumiste te dneruar gjejeni nje trohe durim dhe lexojeni deri ne fund keto dy shkrime fenonemale te shkruar nga dy aktivist te Levizjes Vetevendosje!: ------------------------------------------- Shkruar nga Hysen Durmishi | Tuesday, 19 December 2006 | Shkelja e betimit ushtarak nuk mund të cilësohet ndryshe pos tradhti kombëtare. E për tradhti dihet se cili do duhej të ishte dënimi. Ti, Hashim, u betove se do të luftosh deri në çlirimin përfundimtar të atdheut, e në anën tjetër shkove në Rambuje dhe e nënshkrove kapitullimin. Me nënshkrimin tënd e pranove sovranitetin dhe integritetin e Serbisë mbi Kosovën. Ti e bëre këtë sepse tashmë Adem Jashari kishte shkuar në përjetësi. Përndryshe, po të ishte gjallë, do të të vriste me dorë të vet. Botërisht dihet se që nga viti 1993 ti nuk u takove asnjëherë me Adem Jasharin. Ti në Kosovë u ktheve vetëm pas rënies heroike të tij dhe familjes së tij. Cili nga ju shokët e mëhershëm iu ndodhët pranë në momentet e flijimit të komandantit? Asnjëri. Ai luftoi së bashku me familjen e tij dhe me dajën Osman, që nuk iu nda kurrë. Ti dhe shumë të tjerë që sot thirreni në emrin e tij për përfitime personale, në atë kohë ndodheshit nëpër qytetet perëndimore me arsyetimin tashmë të mirënjohur: ‘shokët më dërguan me detyrë në Zvicër’. Ti që shkele mbi gjakun e Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve tjerë, është turp që ta përmendësh emrin e tij. Është turp që ta keqpërdorësh fotografinë e tij. Ti edhe Ibrahim Rugova e keni vetëm një dallim, një dallim të vogël. Ai ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhëtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë. Ti që thirresh në emër të luftës dhe në emër të atyre që dhanë jetën për çlirim, pranove që në Rambuje të jetë edhe Ibrahim Rugova, njeriu që kurrë nuk e njohu UÇK–në. Hyre në Grupin Negociator për të negociuar me Serbinë për tokën tonë. Ti që thirresh në emër të gjakut të derdhur u përkule para arkivolit të Rugovës të mbuluar me një flamur që e përdhos flamurin kuqezi me të cilin luftuan Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Azem Bejta, Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të gjithë luftëtarët e lirisë. I qëndrove gatitu edhe hymnit që gjithashtu nuk është kombëtar. Një ushtri që e fiton luftën nuk i dorëzon armët. Ti mburreshe kur i detyrove ushtarët e UÇK–së që t’i dorëzojnë armët. Nuk mund të bëhesh duke u çbërë. Ti festove kur UÇK-ja u çarmatos.
Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash.
Tani ke filluar një fushatë kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! Dhe konkretisht kundër aktivistit Albin Kurti. Këtë po e bën nga frika, sepse ti e di mirë se sa thellë je futur në projektet politike kundër vullnetit të popullit. Decentralizimi shkakton ndarjen e Kosovës dhe krijimin e entitetit serb brenda territorit të Kosovës, kurse statusi ‘eksterritorial’ i kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë shkakton delegjitimimin e shqiptarëve si popull autokton. Ti i ke pranuar që të dy këto projekte, prandaj frika dhe brenga jote e vetme është se si të shpëtosh dhe mbijetosh politikisht. Ty të ka tmerruar masoviteti i popullit në demonstratën e 28 Nëntorit. Populli po zgjohet Hashim, ky është vetëm fillimi. Populli kurrë nuk do të pranojë zgjidhje që është në kundërshtim me vullnetin e tij, prandaj në të ardhmen populli do t’i mbushë rrugë e sheshe kundër këtij sistemi politik dhe kundër juve që po e tregtoni vullnetin e 2 milionë njerëzve. Mos qofsha nën lëkurën tënde.
Në një tubim në Prizren ti, Hashim, para qytetarëve të pranishëm ke thënë që Albin Kurti iu ka dorëzuar Serbisë, prandaj serbët e futën në burg dhe ia ndërruan frizurën e pastaj e lëshuan. Ta akuzosh Albin Kurtin se iu dorëzua Serbisë dhe se ia ndërruan frizurën dhe në fund e lëshuan, është poshtërsia që mund ta bëjë vetëm një idiot. Kjo është fyerje për të burgosurit politik të të gjitha gjeneratave. Është fyerje për simbolin e rezistencës Adem Demaçin, është fyerje për Ukshin Hotin, Afrim Zhitinë, Fadil Vatën... Është fyerje edhe për Nait Hasanin e shumë të burgosur politik që ti i ke në kryesinë e partisë tënde. Shumë anëtarë të kryesisë së partisë tënde e njohën dhe e takuan Albinin në burg. Ata e dinë mirë se si qëndroi Albini në burg, cila ishte përgjigja që i dha politikës fashiste të Milosheviqit. Por ti e ke hallin tjetërkund. Këtë sulm e bën nga frika prej popullit, sepse ti e di mirë se Albini nuk ndalet, nuk nënshtrohet dhe me asnjë çmim nuk e pranon kapitullimin. E, populli çdo ditë e më shumë po na bashkohet, duke u larguar nga ju. Ata nuk ju besojnë më, sepse planet e juaja në kundërshtim me vullnetin e popullit janë bërë tashmë shumë të dukshme. Kjo është frika jote.
Ti e nënshkrove Rambujenë dhe, rrjedhimisht, e pranove Serbinë për shtet tëndin, por këtë Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe populli i Kosovës nuk do e pranojë kurrë. Ne me Serbinë zyrtarisht jemi ende në luftë, sepse nuk kemi marrëveshje të paqes me të. Ne nuk do të ndalemi deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të ndalemi deri në vetëvendosje, natyrisht pa ty dhe të tjerët si ti. Për fund po ta përkujtoj betimin që e ke dhënë, sepse ndoshta e ke harruar:
‘Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj per t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!’ |
| |
| | | PeriiKeputur Anëtar
Numri i postimeve : 342 Age : 111 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Profesioni/Hobi : ANTI-SERB Registration date : 12/05/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 10:38 am | |
| HOLLYWOODI POLITIK Shkruar nga Salih Mehmeti | Monday, 09 April 2007 | Në luftë nuk ka zëvëndësim për fitore Dagllas Mekartur, gjeneral i ushtrisë amerikane (1880–1964)
Retrospektiva e sotshme në lidhje me periudhën rugoviste gjatë viteve të ‘90 nuk bëhet për ndonjë peshim apo gjykim të rolit të saj real, por kryekëput vihet si frymëzim para Ekipit Negociator për dorëlirësi në kompromise kapitale. Në qoftë se një pozicion i caktuar në kuadrin historik, që ka pasur përmasa dëmi nuk korrigjohet drejtë, atëherë i lihet mundësia atij të përsëdytet, ama kësaj radhe me vëllim pakrahasimisht më të madh se ai i dëmit të parë.
Në radhë të parë, duhet përmendur veprimi medotologjik i kësaj doktrine që popullin tonë në kohën kur përreth bëheshin çarje të mëdha, e sprapsi përmes demagogjisë së planifikuar plot me fraza të bujshme e monumentale për durim me zor në pritje të ‘ndërhyrjes’ së faktorit ndërkombëtar. Kjo ideologji bjen fundamentalisht ndesh me lëvizjet çlirimtare të popujve gjithandej Jugosllavisë për shkurorëzim nga tutela e hegjemonizmit beogradas. Koha e domosdoshme e të mobilizuarit sikundër bënin vendet fqinje u shkëmbye tragjikisht me prapakthim për hir të njëfarë ‘stabiliteti’ e ‘paqeje’. Për hatër të ‘stabilitetit’, deklaronte klasa e atëbotshme politike, duhet qëndruar ‘neutral’, paçka që vëllimi i dhunës që e ushtronte regjimi serbomadh rritej dita–ditës. Të qenurit ‘paqësor’ dhe njëkohësisht joballafaques, nuk të bën fitimtar. Ai është humnerim në robëri. Kurse ballafaqimi real fyta–fyt e mposht edhe më të fortin tiran. Kurse ‘pacifizmi’ i ‘90ve përbën momentin fatal të bishtnimit nga organizimi aq shumë i nevojshëm çlirimtar në Kosovë, që s’kishte rreshtur dot që nga nga viti 1945. Kredoja e shumicës së grupeve ilegale shqiptare në Jugosllavi, pavarësisht nga profili ideologjik, ishte e qartë, këmbëngulëse dhe ballafaquese: arritja e realizimit të çlirimit kombëtar dhe bashkimi me Shqipërinë.
‘Pacifizmi’ po bëhej një makineri rrënuese e rezistencës ballafaquese të popullit. Demonstratat e paharrueshme studentore të tetorit të vitit 1997, ballafaqim i drejtpërdrejtë, ishin përpjekjet e para për liri, e veçmas një thyerje e shablonit zyrtar rugovist. Gjasat për demonstrata me përmasa gjithëpopullore po rriteshin dukshëm. Profkat për durim, heshtje, paqësim e dëngla të tjera të politikës së kohës po komprometoheshin për vdekje. Organizimi i paktë ndërkombëtar, që ndodhi si rrjedhojë e trasimit për liri përmes luftës së armatosur çlirimtare, përbën momentin e vetëm të Përëndimit të hapjes dhe mbylljes së dosjeve për Kosovën. Por hapja nuk është domosdoshmërisht zgjidhja.
Hovi i faktorizimit të popullit shqiptar, nën pushkët e UÇK–së u pre në dysh. Krerët që ia ndalën hovin UÇK–së u bënë apostuj të ‘pacifizmit’. Trysnia e vetme serioze e deriatëhershme ndaj botës përëndimore nga ushtria çlirimtare u pre.
Në rreshtat vijues kemi paraqitur fragmente të shkëputura nga ditari i kohës së luftës të këshilltarit kryesor të ish sekretarës së shtetit amerikan Madelein Albright, James Rubin, i cili në kapitullin ‘Si e gjetëm kompromisin’, shkruan për mendjelehtësinë e njërit nga ‘krerët’ e UÇK–së që i zgjati dorën ‘pacifizmit’: ‘Thaçi dhe unë shpejt arritëm në vendin tonë të dashur, prapa kështjellës. Unë ndeza një cigare shumë ngadalë sepse nuk më vinte asgjë në mend. Pas një pauze të gjatë, i thashë me gjysmë shakaje se njoh disa producentë në Hollywood që do të mund të dëshironin të bënin një film të jetës së tij. – A do të jem unë personazhi pozitiv apo ai i keqi në film? – pyeti Thaçi. Në ato çaste, atë e thirrën sërish në dhomë për vendimin përfundimtar, por refuzoi të shkojë derisa të merrte një përgjigje nga unë. – Kjo varet nëse do të nënshkruash apo jo, - i thashë, derisa ai po nisej drejt kështjellës. Pas një ore, O’Brien nxitoi në korridor dhe më nxori nga njëra prej dhomave të mbledhjeve. Ai bëri të ditur se Thaçi ka pranuar t’i lejojë Surroit të nënshkruajë marrëveshjen e përkohshme në emër të të gjithë delagacionit shqiptar. Me Surroin dhe O’Brienin në korridor e tëra që na duhej ishte një laps. Andaj ia zgjata Surroit lapsin tim. Ai nënshkroi’.
Fjalët e sipërcekura rrëfejnë qartë interesat individuale të këtyre njerëzve që përpiqen për lëkurën e tyre personale në ‘kinostudiot’ ndërkombëtare për arritjen e përjetësimit të emrit të tyre, pavarësisht qysh. Këta janë aktorët e hollywoodit politik në Kosovë. |
| |
| | | PeriiKeputur Anëtar
Numri i postimeve : 342 Age : 111 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Profesioni/Hobi : ANTI-SERB Registration date : 12/05/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 10:49 am | |
| Edhe pse Serbia (e mbështetur nga Rusia) nuk e ka pranuar Planin e Ahtisaarit, qeveria dhe institucionet e Kosovës me një nguti të pashpjegueshme dhe këmbëgulësi të verbër po vazhdojnë me miratimin e përshpejtuar të projektligjeve që dalin nga ky plan. Plani i Ahtisaarit e legalizon ndarjen etnike dhe territoriale të Kosovës përmes formës së decentralizimit që synon ta zbatojë, kurse Beogradit ia mundëson zhvillimin e strategjisë së rikolonizimit të Kosovës përmes kthimit të serbëve të ikur nga Kosova dhe vendosjes së tyre ku nuk kanë banuar më parë, pra aty ku lidhen enklavat me njëra-tjetrën.
Njëri ndër rreziqet që përmban ky Plan, e i theksuar vazhdimisht nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, është edhe procesi i shkombëtarizimit të Kosovës. Institucionet e pushtetit dhe disa qarqe të caktuara ndërkombëtare po synojnë zhveshjen e popullit të Kosovës nga identiteti ynë kombëtar, heqjen e flamurit, paraqitjen e popullit shqiptar asgjë më shumë sesa njëri nga gjashtë bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë etj.
Në kuadër të kësaj fushate shkombëtarizuese, qeveria e Kosovës ka propozuar edhe ligjin për rregullimin e festave shtetërore. Ajo që është skandaloze, e patolerushme, dhe luftë e hapur kundër identitetit tonë si komb, është fakti që ky ligj heq festën e 28 Nëntorit! Ligji parasheh si festa shtetërore të gjitha festat kryesore fetare, kurse mohon festën tonë kombëtare. Ligji jorastësisht lejon atë mbi të cilën kombi fragmentohet, por ndalon festën në të cilën i gjithë kombi bashkohet. Këto përpjekje janë në kundërshtim me prirjen historike të kombit tonë për theksimin e elementeve të përbashkëta kombëtare përmbi identitetet tjera alternative jokombëtare. Projekti i shkombëtarizimit, në krye të të cilit qëndron qeveria e Kosovës, është kundër përpjekjeve të parreshtura të lëvizjeve tona kombëtare që prej 1878 e deri sot.
E gjithë kjo po bëhet që pas disa vitesh ta harrojmë identitetin tonë kombëtar. Që flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe një ditë të na duket i largët e i huaj. Këta njerëz duan që të vijë një kohë kur prishtinasi, drenicaku a pejani të mos ndjejnë kurrgjë të përbashkët me tiranasin, shkodranin a vlonjatin.
Në Kosovë sot kemi një elitë politike, kuazikulturore dhe pseudointelektuale që po përpiqet ta thellojë ndarjen që i ka ndodhur kombit shqiptar më 1913. Një tragjedi tonën të përbashkët, ata po mundohen të na e paraqesin si gëzimin më të madh. Në vend që politika të bëjë hapa në drejtim të cytjes së përmirësimit të padrejtësive historike që na janë bërë, këta politikanë po mundohen të ndërtojnë diçka të re mbi tragjedinë. Por mbi tragjedinë nuk mund të ngrihet asgjë e qëndrueshme. | |
| | | rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Wed May 21, 2008 11:35 am | |
| te uroj per shkrimin PeriiKeputur , po se di a do ta lexon edhe Thaqi at shkrim , pajtohem plotsisht me at shkrim. por nje gje duhet te kemi kujdes shum se me te lidh dikush gjither do bejsh perpjekje me u zgjidh , e Hashimi e ka lidh veten dhe po don me lidh edhe popollin , e kur lidhesh vet eshte ma shtir me u zgjidh . Kujdes | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves Thu May 22, 2008 5:49 pm | |
| Ndjenjat kombetare nuk perdhosen vetem nga karikaturat e Kosoves ata perdhosen ne radhe te pare nga vete shqiptaret te cilet jetojne ne kohen e globalizimit. Ne mund te shohim ligje shpesh te papritura, anti-nacionale dhe kunder ndjenjes tone, por mbi te gjitha jane te justifikueshme. Shumica e shqiptareve jane pike se pari per hyrjen e tyre ne BE, me pas per pune tjera; shumica e shqiptareve jane per ndertimin e nje shoqerie jo-korruptive me sherbime publike te mira dhe me ngritjen e dijes dhe jeteses me te mire. Me pas vijne te tjerat. Jo me kot, duke u mbeshtetur ne nje dokument jo dhe aq te popullarizuar nga shqiptaret, por mbi te gjitha te vertete, Shqiperia para dy vjetesh BE-ja i dha kusht per fillimin e negociatave. E para qe mos perzihet ne Kosove dhe e dyta qe mos futet ne problemet e Camerise. Jo me kot politika shqiptare tha e pare se Kosova meriton pavarsi te kushtezuar dhe me Greqine kurre nuk ka permendur problemin cam. Mirpo a eshte e drejte kjo? Dihet se keto kushte jane disi me "spec", por edhe Sali Berisha edhe politikanet tjere jane me kombetare se c'mund te duken, mirpo vullneti i qytetareve eshte krejt ndryshe, ate qe permenda me larte. Tani kete anallogji lidheni edhe me Kosoven se problemi s'eshte vetem te politikanet, por edhe tek popullata qe mes kombit dhe BE-se zgjedh BE-ne, mes parase dhe historise zgjedh parane dhe mos dal ndokush naiv te thote te kunderten, kjo sepaku vlen per shumicen derrmuese.
Shqiptaret ne nje fare kuptimi, pikerisht ne saje te ekzistences se saj ne nje pike gjeopolitie e kulturore qe ka perbere edhe nje udhekryq qyteterimesh, eshte nje miniature e problematikes globale. Habermasi, filozof shume i shquar gjerman duke e trajtuar kete problematike ne shkalle boterore thote se globalizimi eshte nje lufte e denje kunder nacionalizmit dhe kombit, por qe ne nuk mundemi kurre ti shmangemi. Jo me kot ndryshimet demografike dhe kultura ne BE ndryshojne nga viti ne vit. Nga kjo problematike, ky filozof i shquar mbeshtetet ne ate qe te krijohet nje shoqeri globale ku te kete nje shoqeri multikulturore por dhe demokratike ku cdo kush te jete mes te barabarteve. Ne raste tjera nuk dalim gjekundi.... se globalizmi zhvillohet vet-vetiu, ndersa ndjenja kombetare shuhet vet-vetiu, por ngadale dhe ne heshtje. Fatkeqesisht apo fatmiresisht! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves | |
| |
| | | | Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |