Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Njëqind poezitë më të mira të shqipes

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes   Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 EmptyWed Jun 04, 2008 10:31 pm

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

GJUHA SHQYPE

1. Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.
2. Ah! po; â, ambël fiala e sajë,
Porsi gjumi m'nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtrí;
Edhè ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
3. Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
4. Në gjuhë shqype nanat t'ona
Shì prej djepit na kanë thânun,
Se âsht nji Zot, qi do t'a dona:
Njatë, qi jetën na ka dhânun;
Edhè shqyp na thanë se Zoti
Per Shqyptarë Shqypnín e fali,
se sá t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.
5. Shqyp na vetë, po pik' mâ para,
N'agim t'jetës kúr kemi shkue
Tue ndjekë flutra neper ara,
Shqyp mâ s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armët besnike,
Qi flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,
Kah kanë dekë per besë jetike,
Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet.
6. Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,
Qi 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,
Qi kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;
Në këtë gjuhë edhè Kastriota
U pat folë njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisë e diellit rrota,
Kanë me kênë ndera e trimnive.
7. Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini,
Gegë e Toskë, malcí e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sá t'jetë jeta,
Por per tê gjithmonë punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej.
8. Nper gjuhë shqype bota mbarë
Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,
Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:
Trima n'zà sikurse jini.
Prandej, prá, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhè Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes   Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 EmptyWed Jun 04, 2008 10:32 pm

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

SHQYPNIJA

1. Edhè hâna do t' a dije,
Edhè dielli do t' két pá,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
2. Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
3. Nen nji qiellë perherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë pershkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
4. Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrâjë e curra.
5. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, p'rherë besnike,
Janë permendë nder fise t' tana.
6. Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
7. Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë per vend t' të Parit.
8. Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
9. Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si termeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
10. Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
11. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
12. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
Qi zanát ka besë e fé,
Per Lirí, per fron të Mbretit
Me dhânë jeten ka bâ bé.
13. Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
14. Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshem.
15. Po, edhè hâna do t' a dije,
Edhè dielli do t' két pá,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
16. Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes   Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 EmptyWed Jun 04, 2008 10:47 pm

Mitrush KuteliLETRA E FUNDIT
SIME SHOQE


Kaq afër jemi, por kaqë larg
Të lutem mos më prit-
Na ndajnë terre rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.

Përse ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?

Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.

Se unë pres, përças po pres
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.

Nëpër një natë që s’ka mbarim
Po qetësi për jetë:
Pushim...harrim...pushim...pushim...
Në prehjen e vërtetë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes   Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 EmptyWed Jun 04, 2008 11:03 pm

KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

D.Agolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes   Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 EmptyWed Jun 04, 2008 11:04 pm

Kristal

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

I. Kadare

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes   Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 EmptyWed Jun 04, 2008 11:06 pm

Nga Ismail Kadare

"MALL"

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh' kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit, veç".

Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi ne vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes   Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 EmptyWed Jun 04, 2008 11:09 pm

Ismail Kadare

TË HUAJ JEMI

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për t’u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh edhe ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Më ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes   Njëqind poezitë më të mira të shqipes - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Njëqind poezitë më të mira të shqipes
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» 10 Ekipet me te mira ne bote......
» DOKUMENTAT E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR
» URIME NGA GJITHKUND : “DHE NJËQIND VITE ALEKSANDRA!"
» PEGASI URIME NGA GJITHKUND : “DHE NJËQIND VITE ALEKSANDRA!"
» e mira dhe e bukura

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: