Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 26 ... 36  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyMon Nov 10, 2008 5:55 am

Faleminderit Sofra! Very Happy Shume respekt per ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyMon Nov 10, 2008 9:55 am

Kosoves

Kosoven e dua
ne mergim jetoj
Serbia gjakatare
ate e robroi

Nxensit na helmoi
ne lulen e rinise
shkollat na i bmylli
t'ja mbyll dyert lirise

Kosoven e dua
pa te s'mund t'jetoj
me shkolle dije dhe plumb
Shqiperine do ta bashkojm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyMon Nov 10, 2008 10:36 am

Poezi shume e mire vesa te lumt dhe suksese !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyMon Nov 10, 2008 12:15 pm

29.

Nëntori jonë

Eh nëntori, festat po vien
rrugët me gjethe janë shtruar gjithëkah
nga pemët ende vazhdojnë të bien
gjaku t'mos duket që shndritë all ...

Eh nëntor, nëntori i kuq
bujë të madhe na sollën n'këtë vit
ca bishtëlagur e bishtakuq
Festat kombëtare na i ndaluan...

Eh nëntor, nëntori jonë
sfond i kuq për gegë dhe tosk
lulëbozhuri i gjakut tonë
klysht e Moskës do t'i verbon.


.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Dec 06, 2008 1:24 am, edituar 7 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyMon Nov 10, 2008 12:18 pm

Cito :
Eh nëntor, nëntori i kuq
bujë të madhe këtë vit na sollën

ca bishtëlagur e bishtakuq
Festat dhe flamurin na e hoqën...
..

Shume e bukur poezia Sofra... Gezuar Nentorin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyMon Nov 10, 2008 12:30 pm

Eva0506, Veneta, Sofra, Anila, Vessa, iu pergezoje per keto poezi shum te bukura, shpresoje te lex. dhe poezi tjera nga ju.

Respekt per ju...!!


Edituar për herë të fundit nga BiBiKiM në Mon Nov 10, 2008 1:59 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyMon Nov 10, 2008 12:32 pm

Eva0506 shkruajti:
Cito :
Eh nëntor, nëntori i kuq
bujë të madhe na sollën n'këtë vit

ca bishtëlagur e bishtakuq
Festat kombëtare na i ndaluan...

Shume e bukur poezia Sofra... Gezuar Nentorin!


Eva faleminderit shumë Gëzuar edhe për ju Nëntorin dhe mbarë popullin Shqipëtar...

Gëzuar Festën e Nëntorit !


Faleminderit Bibikim


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Tue Nov 11, 2008 9:44 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albona
Anëtar
Anëtar
Albona


Female
Numri i postimeve : 354
Age : 34
Vendi : Kumanove
Registration date : 10/10/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyMon Nov 10, 2008 1:55 pm

Nuk e di sa here te kerkova ne netet e gjata
ne ditet shtegtim ste gjeta
jetova cdo here ne ankth
braktisur ne shteg mbeta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyMon Nov 10, 2008 1:58 pm

Sofra shkruajti:
I lexova poezitë e juaja Veneta, anila dhe Eva 0506 ju lumt se shumë të mira janë.

Suksese dhe vetëm suksese në krijimtarinë tuaj poetike Very Happy
Faleminderit Sofra, shpresoj te lexoj dicka edhe nga ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 12:31 am

PËRSHËNDETJE


Stinët ikën !
Lan vrragë, lan rrudha !

Shtegtarët -
amanet - foletë e shkreta !

Asgjë s'braktisën pa ligj,
s'ndryshuan!

Asgjë s'krijuan pos datave
si shpifje !

Pastaj shekujt u ndrynë
si trille kujtimesh !

Kush ua lau mëkatet
se dijnë ujërat !

Kush ua fshehu bishtat
s'kujtohen malet !

Mirësevini !
U pret derë e hapur !

U pret një zemër !

Ilirinë - ka emër !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 12:34 am

KUNDRIM


Domethënie simbolike lëshohet nga lartësitë,
zbulon të vërtetën - reklamë !

Fëmijërisë plot arrna ia dorëzon lodrat
e botës së çudirave,
ku e humb durimin figura pa ndjenjë,
pa vlerë - me shfrim!

Rinia - maskë e çjerrë në rolin e çmendisë
interpreton Hamletin duke u end kotësive!

Në forcën e durimit fjalën mbajnë :
Një lutje - anatemë !


Në kutinë e zezë të hiteve
gërryen e gllabëruan dritat në sy,

dhe, kurrë se dallojnë verdhësinë
dhe, kurrë se ndjejnë blerimin !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 12:36 am

PËRJETIM


Në shfrenim epshesh të marra
çdo gjë u përmbys, u përtha !
Kështjella u mposht në themel,
dhe në kulm - u nda !


Lirika e zverdhi domethënien
si gurra kur shterrë,
gjarpërinjtë e kafshuan gjuhën
të mos bëjë poterë !


Në sofra humbi oreksi
i kulaqit të pjekur në hi !
Lëngonte e zverdhej rrita
ngujuar në robëri !

Çdo gjë mbeti pa jetë,
pa dashuri !
Kohë moderne - e shkretë,
Kohë - vetmi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 12:36 am

ASGJË S'KTHEHET !


Asgjë s'kthehet ,çdo gjë ik
lindjes - vdekja i afrohet,
nismë e re , trishtim i ri !


Syri n'terr - kërkon bardhësi !


Nata merr e s'jep asgjë
gjurmët mbesin shfaqen prapë
i vjen ditës erë barot !

Se merr vesh qeni të zot !


S'kthehet hapi që kap zërin
rrezja shpresë - s'ka gjallëri !
Këngë e vaj - uratë mallkimesh !

I mbjellin ca zemër zi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 12:38 am

DAMARËT E ZËRIT


Në jetë -
s'pushuan tiktakët
për hapin në kohë !

Lartësitë -
kurrë s'preken -
pa shkallë , pa ballë !


As shpresa -
kurrë s'ndrydhet
se vdes në rritë ,


Jehona -
s'rrin dot ,
pa zbuluar thellësitë !


Gërmadhat e shekujve
bëhen ugarë,
kushtrimi -
zgjon vdekjet në damar !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 3:02 am

Feneri, te pergesoj per keto poezi shum te mira, veq suksese te metutjeshme te deshiroje...!!

Respekt i nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 4:42 pm

Cito :
Mirësevini !
U pret derë e hapur !

U pret një zemër !

Ilirinë - ka emër

Feneri, jam pa fjale nga poezite tuaja te bukura, i nderuar.
Urime dhe ndjehem e privilegjuar kur i lexoj. Suksese te pafund ju uroj per te ardhmen. Respekt.

Komplimente gjithashtu, per Vesen, Anilen, Albonen, Veneten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 9:27 pm

SHQIPTARI I RI


-
Poetëve të forumit



Po lindet shqiptari i ri
tok -
me Nëntorin E Tretë -
aty ku kishte lisa të mëdhënj stuhishë illirian antik
me rrënjet e lashta trungu egjean jonian e adriatik
e trekontinental -
linden vishkuj të rinj shqip thikpërpjetë fjalës së bukur
nëpër shkronja të reja
bulëzojnë bulevarde të fjalës artistike
vishkuj të rinj patjetër u ngjajmë lisave të lashtë qiellor
se rrënjet e tyre i kemi në shpirtin flakada
fjalës së re ndritë feneri i kohës sonë
e kushtrimi zgjon lindjet e reja illire
vesa ushtare e plumt agimeve yllëzon mbi gjethe tingujsh të rinj
sofra plot bujari shqiptare - bukë kosove pjekur rrezesh
me sy tejbjeshkëve symësy me kohën symize
eva harroi mollën në degën e fjalës së atit
vrapon kopshtit edean plot tinguj mbushur frymë
gas e lot me një tufë bulëzash fjale në dorë
biligoa i pëshpëritë vllait skendërbean
mos të ndodhi kurr më tradhtia mes shpatash
gatitë tinguj të rinj zjarri me fletëza trëndafilësh
gota tingujsh plot nektar shpirti
anila pishë e kallur ndez pishtar mbi varre dëshmorësh të rinj
plot vrushkuj të zgjuar dashurie
veneta m'i kujton venetët e lashtë me shtiza trojane
e deradiane që sylot shpojnë mallin e Të Bukures Moree
shqiponja e re flatron lartësive të tingujve dardhan
duke i thyer lartësitë në rithme të rinj shkronjash
shqiptari i ri po lindet
në Nëntorin e Madh

Nëntori i Tretë po vie!

( 11.11.08 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 9:42 pm

Nezir Myrta shkruajti:
SHQIPTARI I RI


-
Poetëve të forumit



Po lindet shqiptari i ri
tok -
me Nëntorin E Tretë -
aty ku kishte lisa të mëdhënj stuhishë illirian antik
me rrënjet e lashta trungu egjean jonian e adriatik
e trekontinental -
linden vishkuj të rinj shqip thikpërpjetë fjalës së bukur
nëpër shkronja të reja
bulëzojnë bulevarde të fjalës artistike
vishkuj të rinj patjetër u ngjajmë lisave të lashtë qiellor
se rrënjet e tyre i kemi në shpirtin flakada
fjalës së re ndritë feneri i kohës sonë
e kushtrimi zgjon lindjet e reja illire
vesa ushtare e plumt agimeve yllëzon mbi gjethe tingujsh të rinj
sofra plot bujari shqiptare - bukë kosove pjekur rrezesh
me sy tejbjeshkëve symësy me kohën symize
eva harroi mollën në degën e fjalës së atit
vrapon kopshtit edean plot tinguj mbushur frymë
gas e lot me një tufë bulëzash fjale në dorë
në Nëntorin e Madh

Nëntori i Tretë po vie!

( 11.11.08 )


Poeti Nezir Myrtaj ka bërë sfidim duke u dhenë krah bulzave poetike që rrezatojnë në forum. Është shëmbëlltyrë mirësie kjo sepse, përvoja krijuese e tij, ka mundur edhe ndryshe të dalë. Por, ai , duke u dhenë krahun dhe duke i ngritur lartësisë së qiellit letrar, njëkohësisht në atë përmasë ka vendosur të ardhmen që e pret të shëndoshë, me prurje artistike, me domethëne dhe me lirikë që krijon gjeografinë e tërë poetike të Atdheut tonë ende të ndarë nga prangat e robërisë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 9:45 pm

MEDITIM PËR ILIRINË


Në troje të mbiemrit
na varën njicë,
të hyjmë mistereve -
të mbesim pakicë !

Në përmasë të At Dheut -
ngritën kryqa, kisha !
Të thonë : Jemi si :
trupi e këmisha!

Pastaj na mbërthyen
me ligjet - dërë,
përse na ndanë
nga Tërësi e gjërë !

Ç'ka s'u ra në mendje
për të bërë zi,
ta zhbëjnë në damar -
Trungun Iliri !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 9:47 pm

AMANETI PËR LIRINË

( Për brezat tha : Skënderbeu)


Trollit tonë –
Tufanet ia ndrydhën rritën
dhe dritës së Diellit
ia hodhën –
vargonjtë e robërisë !

Në djepin e lashtë
U rritëm
Me pak shpenëzime –

Për shpresat e mëdha !

Këmbët tona të thata
I nisën :
Drejt varresh,

Drejt këngëve të korbit
Drejt vdekjes –
Ngarkuar me barrën e torturës
Ndër shekuj !

Të ecim krenarë
Ne bijtë e shqipes!
Në gjakun tonë
Amanet të mbesë
- kushtrimi për liri
dhe gjaku i derdhur
për mbrojtje të At Dheut !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 9:49 pm

1. QYSHKUR JEMI NISUR


(Me rastin e kremtimit të njëqindvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Abdyl Frashëri me shokë për së dyti e mori fjalën )

Qysh kur jemi nisur të arrijmë këtu
Flasin vitet e shekullit
E stinët u ndërruan –
Njëra pas tjetrës
Dhe kaluan ndonjëherë
Radhët në udhëtim!

Qyshkur jemi nisur të arrijmë këtu
Flasin gjymtyrët tona
Të mbetura në shekull- pezull,
Mbase dergjen në nëntokë
E udhëtojnë ditë e net e netë e ditë !

Qyshkur jemi nisur të arrijmë këtu
E të ulemi shesh në Kuvend
E të tretemi si qiri i ndezur për pakë dritë
O nipa dhe ju o mbesa –
Gjaku ynë i vjetër !
Besoni !
Sa e Madhe është kjo Ditë !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 9:49 pm

2. Edhe Ne Rritemi
2. EDHE NE RRITEMI

Këtë natë –
Kur mijëra yje vezullojnë –
Të kallur –
Për shpirtërat tanë të vdekur,
Ne zgjohemi krenarë në buste
Dhe rritemi si male
Në zemrat tuaja !

E keni parë ju detin kur e shqetëson era ?
Ashtu i shoh unë zemrat tuaja
Tek zgjojnë vullkane !

Edhe ne atëherë si në përrallë
U mblodhëm tok
Tek kjo Shtëpi Hallmadhe
I rritej nuri e qëndronte krenare
Si sot!
Dhe thinjat e gurta –
Kurrë të tundura nga tufanet :
- Do t’i fus në shekuj !, na thosh !

Nuk ia dinin themelet
Ata që deshën ta shembin,
Dhe harruan se muret e saj rriten
E do të rriten !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 9:50 pm

3. NE U NISËM E PAGËZUAM

Ne u nisëm ta kërkojmë mëngjesin
Na takonte –
Ashtu si është – i bardhë
Dhe i blertë
Në lindjen e diellit !

Atë pjesë dielli
Që na ndriçon tokën
Na e zinin –
Dritën të na marrin
E sytë tanë
Në terr t’i lënë përgjithmonë !

Ju e dini çdo të thotë i verbër !

Ne u nisëm ta kërkojmë mëngjesin,
Dhe lindjes së diellit
Sytë ia kthyem
Në vetëtimë shkrepën
Rrezet – gurra gjaku !

Çdo pjesë trupi
E toke të gjakosur
Zjarri flaka
Dhe tymi i mbuloj
Mbeti vdekja hije e zezë
Në hirin që bleron.

Ju e dini çdo të thotë t’rilindim,
Gjirin tonë që s’shterrë
Mendimin për liri
Ndaj e përurojmë

- U shtoftë në Pavarësi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyTue Nov 11, 2008 9:52 pm


4. ÇKA T’U FLAS PËR DASHURINË

Çka t’u flas për dashurinë e mbërthyer
Me vargonjtë e Portës së Lartë
Portës së mallkuar !

Edhe ne dinim tema të tjera në Kuvend
Mund të bisedonim shtruar
Duke ngrit dolli !

Mic Sokolin –
Që puthi grykën e topit
Në vend të buzëve të bukura
Të anadollakeve -
e dini !

Çka t’u flas për dashurinë
Si leckë të vjetër e flaku
Sulejman Vokshi Portën e Lartë !

Atëherë ne flisnim për një dashuri
Në Kuvend ajo lindi për të gjithë
Pa lajka, qesëndi e puthje !

Atëherë ne dashuronim ndryshe
Dhe mund të vdisnim për atë dashuri !
Megjithatë –
Çka t’u flas për dashurinë
Ajo na takon të gjithëve !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 EmptyWed Nov 12, 2008 6:32 pm

Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI


-
Poetëve të forumit



Po lindet shqiptari i ri
tok -
me Nëntorin E Tretë -
aty ku kishte lisa të mëdhënj stuhishë illirian antik
me rrënjet e lashta trungu egjean jonian e adriatik
e trekontinental -
linden vishkuj të rinj shqip thikpërpjetë fjalës së bukur
nëpër shkronja të reja
bulëzojnë bulevarde të fjalës artistike
vishkuj të rinj patjetër u ngjajmë lisave të lashtë qiellor
se rrënjet e tyre i kemi në shpirtin flakada
fjalës së re ndritë feneri i kohës sonë
e kushtrimi zgjon lindjet e reja illire
vesa ushtare e plumt agimeve yllëzon mbi gjethe tingujsh të rinj
sofra plot bujari shqiptare - bukë kosove pjekur rrezesh
me sy tejbjeshkëve symësy me kohën symize
eva harroi mollën në degën e fjalës së atit
vrapon kopshtit edean plot tinguj mbushur frymë
gas e lot me një tufë bulëzash fjale në dorë
biligoa i pëshpëritë vllait skendërbean
mos të ndodhi kurr më tradhtia mes shpatash
gatitë tinguj të rinj zjarri me fletëza trëndafilësh
gota tingujsh plot nektar shpirti
anila pishë e kallur ndez pishtar mbi varre dëshmorësh të rinj
plot vrushkuj të zgjuar dashurie
veneta m'i kujton venetët e lashtë me shtiza trojane
e deradiane që sylot shpojnë mallin e Të Bukures Moree
shqiponja e re flatron lartësive të tingujve dardhan
duke i thyer lartësitë në rithme të rinj shkronjash
shqiptari i ri po lindet
në Nëntorin e Madh

Nëntori i Tretë po vie!

( 11.11.08 )


skjarim për fenerin: authori i kësaj poezie - Nezir Myrta, (e Nëzir Myrtaj - me-j është person tjetër) edhe heqi gërrsherët nga dora kur bëhet fjalë për antarët e forumit! Shpresoj të mirkuptohemi!

flmnd
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 17 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 17 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 26 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: