Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 DEMUSH ZEFI: "Pegasi" Albania, identitet i kombit shqiptar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

DEMUSH ZEFI: "Pegasi" Albania, identitet i kombit shqiptar Empty
MesazhTitulli: DEMUSH ZEFI: "Pegasi" Albania, identitet i kombit shqiptar   DEMUSH ZEFI: "Pegasi" Albania, identitet i kombit shqiptar EmptySun Apr 28, 2013 4:23 am

PRESIDENCA E LNPSHA "PEGASI "ALBANIA" falenderon gazetarin e mirenjohur shqiptar(kosovar) DEMUSH ZEFI, gazetar profesionist , i cili evidenton me kthjelltesi , dashamiresi veprimtarine pegasiane duke e quajtur ate si nje vepromtari te rilindjes...
Nivele te tilla i nevojiten sot medias se shkruar , por fatkeqesisht te tillet jane te paket ...
*
Shkruan : DEMUSH ZEFI, PRISHTINË, KOSOVË

"Pegasi" Albania identitet i kombit shqiptar

Dritë e pashuar e librit Shqip

"Pegasi" Albania të arrijë zenitin e artë të suksesit, ndërsa kultura shqiptare, përmes këtij organizimi kulturor, të mbetet një dritë e pashuar e librit shqip. “Pegasi" Albania, po bën hapa gjgante drejt një të ardhme të re të Kombit. Në këtë kohë, organizimi i këtij evenimenti kulturor, i ngjan lëvizjes së Rilindasve, kohë, kur u bënë kthesat të paparashikueshme në radhët e kombit. "Pegasi" Albania tashmë po nxjerr frytet e vërteta të kohës; po nxjerr plejadën e atyre intelektualëve, të cilët ecin drejt dhe pa gabime në staznë e aktivitetit letrar e kulturor.


Prishtinë, 27 prill 2013
Urtësia e një populli është e lidhur ngushtë me organizimet kulturore, me kreativitetin, sinqeritetin dhe begatinë e tyre të organizimit. Vendet që në mungesë sinqeriteti të organizimeve të këtilla, nuk reflektojnë kulturë të gjërë në mesin e kombeve të tjera. Vendi, i cili nuk proceson dhe shpreh vullnet që kultura të ndritet nën besimin e intelektualeve, mbetet një hap prapa të arriturave e sidomos varfërisë e së ardhmes, trashëgimisë së kësaj fushe.
Nëpër shekuj intelektualet shqiptarë, kanë lënë gjurmë të thella në aktivitete të kulturës, madje edhe më shumë se sa që kishin mundësi reale për zhvillimin e hovshëm tw saj. Intelektualët shqiptarë duhet të mburren, sidomos në kohën, kur Rilindja Kombëtare ringjalli gjithë dashurinë, duke këmbëngulur për një atdhedashuri të artë, ku, përmes kësaj fushe kulturore, të rikthejnë besimin e identitetit kombëtar të humbur nëpër shekuj, Një robëri e gjatë e sundimit mbi shqipëtarët nga Perandoria Osmane Turke kishte lënë pajosa të gjata të paparashikueshme, duke humbur çdo gjë që kishte lulëzuar dhe drituar para kësaj kohe.
Atë Gjergj Fishta më shokë: Nolin, Konicën etj, ishte një begati që filloi të ndritë dhe ndërtojë një kulturë në trojet shqipëtare. “Lahuta e Malësisë”, si kryevepër e kombit, së bashku më Atë Gjergj Fishtën, përkujtoi zyrat e të gjithë vendeve të fuqishme botërore, duke i sinjalizuar se, përmes vargut dhe alfabetit shqip, Shqipëria ka qenë është dhe do të jehojë nëpër shekuj.
"Pegasi" Albania, po bën hapa gjigante drejt një të ardhme të re të Kombit. Në këtë kohë organizimi i këtij evenimenti kulturor i ngjan levizjes së Rilindasëve, kohë, kur u bënë kthesat e paparashikueshme në radhët e Kombit. "Pegasi" Albania tashmë po nxjerr frytet e vërteta të kohës; po nxjerr plejadën e atyre intelektualëve, të cilët ecin drejt dhe pa gabime në staznë e aktivitetit kulturor. Shkrimtarë në kuptimin e gjerë, poet, eseist, romancier, poemëtarë, noveltarë, përshkrues historik etj, përbëjnë një esencë kulture që tashmë kombi e ka përfituar në zemër. Plejada e gjërë kudo në trojet shqiptare "Pegasi" Albania po e përjeton si ngjarje që ka qëllimin identitetin, suksesin dhe vendosshmërinë për të vepruar në këtë kohë, kur kultura shqiptare ka nevojë për një identitet edhe më të avancuar. "Pegasi" Albania qëndron në këtë piedestal të lartë kulture dhe ne duhet jo vetëm se ta përkrahim me mundësitë reale ekzistuese , por edhe të angazhohemi maksimalisht që këtë aktivitet të pamohuar kulturor ta mbajmë gallë, duke qendruar afër me angazhime individuale e pastaj edhe në bashkësi.
Konsideroj se "Pegasi" Albania në aktivitetin e vet është ofruar mjaft shumë me ata, që dëshirojnë të jenë të thirrur në aktivitete kulturore. Megjithatë, ende ka mundësi që përmbajtja dhe zhvillimi të konstituohen së bashku dhe një ditë qytetet shqiptare të përfshihen në këtë eveniment dhe, secili brenda një viti, kombit t’i ofrojë një trashëgimi për shekuj të ardhshëm. Udhëheqësi i "Pegasi" Albania poeti, shkrimtari dhe studiuesi Kristaq F. Shabani, tashmë, është identifikuar në këtë fushë me një superorganizim që Kombit po i lenë hapësirë të gjërë të rikthejmë atë, të cilën dikur e kishim dhe ishte begati e kulturës dhe traditës. Ky organizator, në sajë të "Pegasi" Albania ka varguar në radhën e intelektualëve shqiptarë të kulturës të rinj dhe të reja që, me paraqitjet e tyre po tregohen se e ardhmja shpreh edhe një identitet të ri rilindje, që kishte nevojë jashtzakonisht të madhe, duke ditur se në shekullin e kaluar, gjithçka ishte e bardhë në kulturën shqiptare u bë e zezë apo u shkrua zi, duke u ndryshuar apo edhe u shkri në humbje. Ata intelektualë që po qëndrojnë dhe angazhohen pranë "Pegasi" Albania meritojnë shpërblim nga shpirti, duke ditur se ata po bëjnë kthesa që të trazojnë rrugën e re, e cila shpie drejt sukseseve. Përmes këtij organizimi, deri tashmë, janë evidentuar emra që premtojnë për librin dhe traditën e shkrimeve. Jashtëzakonisht mund të thuhet se është meritë e madhe që "Pegasi" Albania të vazhdoj ëdhe të mbetët vepër monumentale për Kombin dhe të ardhmen e tij. Degët e "Pegasi" Albania tash janë edhe në të gjitha trojet shqiptare si dhe ky organizëm ka anëtarë në 51 shtete të Botës . Këto degë po frymojnë me një angazhim maksimal që të mundësojnë veprimtarinë e intelektualëve kulturorë që të pasurojnë gjuhën tonë, librin dhe gjitha lidhësit e mundësitë e tij, zhanret e tij.
Ka nevojë që një fond të dedikohet për këtë vepër kulturore nga shtetet me qëllim që në vitrina të librit të kemi një begati tituj, që do të ishte një shikim i mirë i vendeve që tash këtë traditë e kanë të përfeksionuar.
Urojmë që "Pegasi" Albania të arrijë zenitin e artë të suksesit, ndërsa kultura shqiptare, përmes këtij organizimi kulturor të mbetet një dritë e pashuar e librit shqip.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
DEMUSH ZEFI: "Pegasi" Albania, identitet i kombit shqiptar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: