Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Reportazh Yllka XERXA "Mirdita, njė shtegtim speleologjik"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11553
Age : 59
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Reportazh Yllka XERXA "Mirdita, njė shtegtim speleologjik"   Sat May 19, 2012 2:06 am

Reportazh

Mirdita, njė shtegtim speleologjik

NGA Yllka XERXA

Pėr ata tė cilėt vlerėsojnė natyrėn, rrethi i Mirditės pėrbėn njė nga tėrheqjet mė tė mėdha. Kohėt e fundit ajo u vu nė fokus tė njė shtegtimi turistik nga Forumi i Zhvillimit tė Zonave Malore nė Mirditė me mbėshtetjen e MADA-s, duke shėrbyer si njė lėndė edhe pėr studiuesit pėr tė eksploruar mė tej rreth kėsaj pasurie historike qė Shqipėria e ka tejet tė veēantė dhe intriguese. MIRDITĖ - "Disa vite mė pare, nėse e artikuloje turizmin speleologjik, do tė tė merrej si njė kumt utopik, por qė tash pas disa eksperiencash dhe guidash me shtegtarė vendas apo tė huaj, po tregon se Mirdita ėshtė njė vend ndjellės pėr resursin e vet turistik". Kėtė e pohon studiuesi vendas, Ndue Dedaj. Parandjenja e studiuesve prej herėt nė kohė dhe kėtyre tė kohėve tona, ka dalė mė sė miri pikėrisht kur vizitorė tė huaj apo vendas kanė parė me sytė e tyre kėtė aspekt interesant tė kėsaj treve tė veēantė nė Veriun e Shqipėrisė. Shqipėria ėshtė njė vend unikal pėrsa i pėrket pasurisė speleologjike, kėsaj jete tė pasur "tė nėndheshme", qė e ēojnė hipotezėn deri nė deduktimin e guximshėm shkencor se nė viset shqiptare mund tė jetė ndezur zjarri i parė nė Evropė; ose qė Shqipėria tė ketė qenė ndėr vendet e para nė kontinent ku ėshtė ndezur zjarr.

Sa tė rėndėsishme janė shpellat nė lėmin e studimeve historike? Mė tepėr nė lėmin e antropologjisė. Studiuesit thonė se shpellat dhe speleologjia janė burimi kryesor pėr zbulimet antropologjike. Njeriu jetonte nė shpella dhe aty e ngjizi jetėn, ndaj dhe studimet antropologjike nuk mund tė nisen tjetėr veēse nga studimi i qytetėrimit tė shpellave, thonė studiuesit, dhe nė Mirditė gjendet burim i pashtershėm.Mirdita, mal e shpellė !...Por si asnjė krahinė tjetėr nė Shqipėri Mirdita pėrmendet pėr shpellat e shumta unikale, si nė Orosh (Shpella e Akullit me mbi 10 metra dėborė e brezuar), Shpella e Frashnit, Shpella e Stėrēokėve - nga 15 deri nė 150 metra thellėsi), nė Fan (Shpella e Batos ilir nė Batra (Xhuxhė), me shkallė zbritėse, qė thuhet se del nė breg tė Drinit, Shpella e Cicokėve nėn Gurin e Nuses, qė thuhet se del nė Arrėn tė Kukėsit, 4-5 km e gjatė, ku sipas njė dėshmie gojore njerėzit kanė ecur me ditė pėr tė dalė nė anėn tjetėr, Shpella e Hoxhollit nė Shėngjin, si dhe Shpella e Konajt, Shpella nė Blinishtit etj., Guri i Kishės nė Malaj nė krye tė fshatit, qė kishte njė si zgavėr-shpellė ku mund tė shtroheshin dy sofra burrash, dmth 24 vetė, nga ku kundrohej gjithė fshati), Shpella e Bozhiqit, Shpella e Fatmirave ose e Borės nė Kurbnesh, pėr tė ardhė tek ajo qė e quajmė kurora speleologjike e rajonit tė Mirditės; kompleksi i Shpellave tė Valit nė zonėn e Kthellės. Pėrkufi me Shpellat e Valit ėshtė dhe Shpella e Nezirit qė i pėrket Matit. Studiuesi Ndue Dedaj thotė se interesant ėshtė dhe emri i kėsaj shpelle "shtėpi", fjala vali (luginė) nė trup tė emėrtimit, qė e kemi nė formė tė pėrngjitur nė emėrtime tė tjera si Valmir, Valmor, Valbonė etj. Studiuesit e pėrshkruajnė kėshtu kėtė kompleks speleologjik: Nė anėn lindore tė Mirditės, nė njė nga lartėsitė e Perlatit/Bruēit gjendėn tri shpella tė njohura si Shpellat e Valit: Shpella e Kėputės ose Valit (153 metra e gjatė), Shpella e Pėllumbave dhe Shpella e Blazit (me gjatėsi 54 metra). Nė shpellat e mėsipėrme janė gjetur gjurmė banimi qė nga epoka e neolitit e deri nė Mesjetė. Nė gojėdhėna qyteza e Bruēit, ku pėrfshihen kėto shpella, njihet me emrin "Qyteza e Skėnderbeut". Mbase tri shpellat, pėr vetė pozitėn e tyre tė favorshme u pėrdorėn dhe si vende pėr strehim (vendbanim i fortifikuar i pėrkohshėm) nė kohė sulmesh armike. Por Mirdita ka ruajtur dhe njė nga kryemrekullitė arkitektonike nė fshatin Domgjon rrėzė malit tė Munellės tė njohur si Gurra e Domgjonit, qė pėrfshihet nė njė ansambėl historiko-turistik me qytezėn mesjetare. Uji qė vjen nga thellėsitė e nėntokės poshtė malit tė Munellės ka qenė njė begati qė hershėm pėr banorėt e kėtyre anėve dhe sot e asaj dite pėrdoret pėr tė pirė, pėr ujitje, por dhe pėr njė minihidrocentral privat! Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se ndėrtime tė tilla lidhen me aftėsitė e banorėve tė lashtė (pirustėt) nė punimet me miniera. Ujėsjellėsi dhe kėshtjella janė pėrshkruar fillimisht nga arkeologu Bep Jubani, mė pas skicuar dhe studiuar nga Apollon Baēe e Lazėr Papajani dhe njė studim i kohėve tė fundit tė studiuesit vendas Nikoll Loka.Studime tė hershme dhe tė mėvona.Sipas studiuesit Gjon Marku, studimet pėr shpellat nisin qė prej mesit tė shekullit XIX, me Hahn, Hekuard, Galandi, Durham, Nopēa, Baldaēi, De Grand, Margraf, Kasanin, Ivanovna, Desniskaja etj., por qė mė pas vijojnė e marrin njė vrull tė fuqishėm nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar kur gjeologu i shquar profesor Anatoli Agustjeviē Zvjeruga, me origjinė izraelite i njohur si njėri ndėr inxhinierėt mė tė njohur tė Uraleve e njė nga mė tė njohurit nė Bashkimin Sovjetik dhe inxhinierja e re Sonja Nikollajevna bėjnė objekt tė studimit tė tyre "Shpellėn e Merkurthit", dhe atė tė Valit. Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur atė tė 11 qershorit tė vitit 1963 kur nė Mėrkurth mbėrrin njė grup speleologėsh bullgarė tė cilėt zbresin nė thellėsitė e shpellės sė Mėrkurthit dhe atė tė Valit. Zbulime tepėr tė rėndėsishme tė futura dhe nė enciklopeditė evropiane bėri prof. dr. Peter Beroni - Sofie Bullgari, nė fushėn e biospeleologjisė, ai nė kėtė shpellė zbulon specien Albanotrechus Beroni. Ky zbulim shumė i rrallė ėshtė publikuar nė buletinet mė prestigjioze tė Evropės. Ky dokument pėrbėn njė trashėgimi kulturore me vlerė dhe veēanėrisht tė ēmueshme pėr Mirditėn dhe Shqipėrinė. Incizimet rupestre dėshmojnė pėr fillesat e artit tė trashėguara nga njė kulture primitive nė kėto treva nė Blinisht tė Mirditės. Ato janė dokumente tė lidhura me zhvillimin e praktikave religjioze tė njerėzve parahistorikė, tė cilat pėrbėjnė njė trashėgimi kulturore tė prekshme. Natyrisht, kėtu nuk mund tė lėmė pa pėrmendur speleologun dhe paleontologun e njohur prof. dr. Anton Fistani, rektorin e Universitetit tė Gjuhėve tė Huaja nė Nju Jork, i cili tronditi rrethet shkencore shqiptare me studimet e tij nė shpellėn e Gajtanit. Ky personalitet i shkencės shqiptare sjell dėshmitė e munguara edhe pėr shpellėn e Blinishtit.Pėrsa i pėrket Blinishtit, ai dėshmon se nė njė shkėmb nė Blinisht tė Mirditės ka disa "vizatime" dhe ku rezulton se shkėmbi nė fjalė i mbuluar me lėmyshk e likene kishte disa incizime tė moēme rupestre. Tema e incizimeve mbizotėron me tri figurat antropomorfe dhe tė atyre gjeometrike me shenjėn e kryqit dhe trekėndėshit apo majės sė heshtės. Tipologjikisht forma e vizatimeve nė Blinisht ngjason mjaft me incizimet paleolitike tė Aurignacenit tė hershėm francez, tė zbuluara nė L'ile-de-France, J.L.Baudet (1950). Sipas njė vlerėsimi krejt paraprak, incizimet e Blinishtit i pėrkasin fazės fundore tė paleolitit tė sipėrm dhe fillesave tė mezolitit tė hershėm.E gjitha kjo ėshtė njė pjesėz e vogėl e shkėputur nga "ajsbergu speleologjik" qė disponon Mirdita dhe qė kohėt e fundit u vu nė fokus tė njė shtegtimi turistik nga Forumi i Zhvillimit tė Zonave Malore nė Mirditė me mbėshtetjen e MADA-s, duke shėrbyer si njė lėndė edhe pėr studiuesit pėr tė eksploruar mė tej rreth kėsaj pasurie historike qė Shqipėria e ka tejet tė veēantė dhe intriguese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Reportazh Yllka XERXA "Mirdita, njė shtegtim speleologjik"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: