Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Çelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA XERXA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Çelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA  XERXA Empty
MesazhTitulli: Çelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA XERXA   Çelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA  XERXA EmptySat May 19, 2012 2:04 am

Reportazh


Himare: Çelet sezoni turistik me muzike e plazh
NGA Yllka XERXA

Banorët himariotë dhe të ftuar për këtë festë, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, ndoqën performimin e Elvana Gjatës, Flori Mumajesit, apo të NRG Band.Në bregdetin e Himarës u çel të dielën sezoni turistik veror, përmes disa aktiviteteve që u zhvilluan në qendër të qytetit. Atmosfera festive nisi të shtunën në mbrëmje, me një koncert me këngë dhe këngëtarë të zgjedhur, që interpretuan në sheshin e Himarës, pranë bregut të detit, në një skenë të improvizuar. Banorët himariotë dhe të ftuar për këtë festë, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, ndoqën performimin e Elvana Gjatës, Flori Mumajesit, apo të NRG Band. Ndërkohë, e diela shënoi edhe çeljen zyrtare të sezonit, kur në një ceremoni të zhvilluar, kryetari i Bashkisë, Gjergji Goro, uroi bashkëqytetarët e tij për një verë të mbarë. Sipas Goros, Himara ka qenë dhe do të mbetet perla e turizmit shqiptar, jo thjesht për bukuritë natyrore, por për kapacitetet e ndërtuara turistike dhe ato që do të ndërtohen në të ardhmen, për mënyrën se si shfrytëzohen resurset e natyrës dhe për mundësitë që ofrohen për pushuesit.Festa vazhdoi më pas, me muzikë polifonike të krahinës, si dhe me këngëtarët e njohur korçarë, Endri dhe Stefi. Ndërkohë, dhjetra të rinj dhe të reja, shijuan detin, pavarësisht motit ende të papërshtatshëm.Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i Bashkisë, Gjergji Goro, tha se, është synuar që këtë vit të bëhen shumë gjëra ndryshe dhe kjo, duke nisur me ceremoninë e çeljes së sezonit. "Një nga elementet që ne kemi vendosur të fokusohemi është promocioni, të cilin e nisëm me organizimin e çeljes së sezonit dhe do ta vazhdojmë me intensitet në javët në vijim", theksoi ai. Aktualisht, përgjatë bregdetit të Himarës funksionon një strukturë turistike e përbërë prej hotelesh dhe mjedisesh të tjera akomodimi me një kapacitet prej 3000 shtretërish të regjistruar. Por, krahas kësaj, funksionon edhe një rrjet i turizmit familjar me një kapacitet shtretërish të paktën 4 herë më të madh.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Çelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA XERXA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: