Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:06 am

FORMA ANALITIKE DHE GJETJE TË SPIKATURA



Nuk ka gjë më të bukur kur shkrimtarët, poetët, studiuesit mblidhen dhe bisedojmë në lodrimin e fjalëve për artin, botimet, për poezinë… Në aspektin dhe filtrin letrar me vlerën e pamatë krijojnë një botë ekzistenciale e krejtësht të veçantë. Fokusimi është evident profetik dhe tregues kreativ. Sigurisht i shijojnë me kënaqësi dhe, thënë në mënyre të moderuar, i shëndërrojnë këto kuvende fjale në diapazone këndjellëse të niveleve estetike universale të pasurisë shpirtërore. Ngjarje, të cilat janë vezullime drite në qiellin letrar, ku shpalosja e vlerave në segmentin e organizimeve, i japin artit një frymëmarrje figurative, hapësira dijesh, njohje, përvojë krijuese, inspirim, konfiguracion. Kjo i ngjan një uragani, ku troshitja hepohet në segmentin e duhur të përvijimit proverbial prej ideatorëve. Mpaken vlerat, kur korsia e duhur ngushtohet. Koha kërkon që kjo korsi të rend drejt mendësive të reja e ndryshimeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:06 am

Në respekt të vlerave të padiskutueshme, poetët, shkrimtarët, studiuesit dhe artistët e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania konkretizuar me zbulesën e elementëve të shumtë të talenteve të rinj, të artit të së ardhmes, produktojnë mendim inteligjent, pa u ndalur në stacionet mediokre me apelin drejt një botë me virtyte të larta krijuese.

Natyrisht, në evenimente të bukura letrare çdokush nuk ngopet me mbresa. Ditë më parë i konceptuar me një këndvështrim të ri, me elementë realizues të spektaklit artistik, e organizuar në nivelin e një bashkebisedimi e produktiviteti letrar zgjoi interes në qytezën “Andon Poçi” të Gjirokastrës e banuar nga komuniteti vlleh. Eveniment interesant edhe për nga pjesëmarrja. Kryetema letërsia, libri, kultura u demostruan në një ambient të këndshëm relaksues e të paparashikueshëm arti në tempullin skulpturor pikturim guri “Tradita”, realizuesi i saj, anëtari i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, mjeshtri i pikturimit në gur, Dhimitraq Zharkalli, njëkohësisht gazetar dhe organizator evenenimentesh artistike. Me pasionin fisnik, frymëzues të artit të vlerave arkitektonike murale ai ka krijuar një afresk madhështor me gur me motive ndërthurje elementësh si: gjelbërimi, ngjyra, forma, moderniteti, antikiteti, tradita e popullit. Ajo që duhet theksuar është se janë përdorur 28 milionë gurë! Një mrekulli për Ginnes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:06 am

Me ndjenjën e natyrshme të admirimit poetët, shkrimtarët, studiuesit, artistët nga treva të ndryshme, të cilët morën pjesë në këtë eveniment, krijuan një atmosferë poetike, impresione të copëzuara ndjesish të dlirëtësisë shpirtërore, ku më shumë se çdo gjë shëndriti si diamant arkitektura e fjalëve. Natyrisht dhe fjala e parë në këtë takim mbresëlënës ishte mesazhi që përçon libri në kulturën e shoqërinë tonë, por edhe në jetën e krijuesëve. Kënaqësia shpirtërore që ndjenin shprehej edhe në fytyrat e qeshura. Energjia krijuese shpërtheu me emocion vargje, këngë, skulptura fjalësh plot dimension shpirtëror të poetit, shkrimtarit, estetit Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S, baritonit te talentuar Xhelal Angoni, filologut Duro Shehu, studiusit Pëllumb Gorica,poetëve Xhelal Luca, e Perikli Shuli, poetes dhe përkthyeses Aleksandra Shabani UPLI, W.P.S, poetit Muharrem Guçe, gazetarit Dhimitraq Zharkalli.

Duhet përmendur fakti qe programatorët e këtij evenimenti kishin fokusuar një objekt të rëndësishëm “POETËT E KOMBIT APELOJNË”, në kuadrin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe programi tërësor ishte një një larmitet poetiko-festiv. Kjo dinamikë e bëri më të gëzueshëm festën me kumbimet e urimeve vlerësuese. Presidenti i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve, zoti Kristaq F. Shabani përjetoi atë ditë një gëzim dhe vlerësim të madh mes miqve krijues dhe pjesëmarrës në këtë celebrim dinjitoz. Instituti Amerikan i Biografive e vlerësoi me motivacionin “NJERIU i VITIT 2011. Vlersim i lartë për letërsinë shqipe e më gjërë për meritat krijuese universale e të pakursyera të përkushtimit të tij për artin, kulturën dhe letërsinë jo vetëm shqiptare, por dhe në kuadrin botëror.

Vend i rëndësishëm iu dha në këtë event kreativ të shpërfaqur edhe promovimit të librit publicistik "Epope vllahe mbi pentagram drite” të autorëve Dhimitër Basho dhe Thanas Kapurani, duke dhënë një kontribut në analitikën e komuniteteve që jetojnë në Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:07 am

Bashkëbisedimi I krijuesve për këtë libër interesant, me një komunikim inteligjent, u përvijua me motivimet, të cilat po eklpolorohen me botime mbresëlënëse që ushqejne dhe kultivojne brezat. Duhet thënë se në këtë prezantim nuk u ndoq praktika e deritanishme e prezantimeve në Shqipëri, por një analitikë e gjallë dhe dinamike. Shumë dashamirëse këmbimi i mendimeve intelektuale të Kristo Stojës, Manol Bashos, Sheh Hysen Hormovës, Pëllumb Goricës, Selfo Allkajt, Isuf Çelës, Marenglen Koçiut, Ëngjëll Shametit, Islam Kalemit, etj., të cilët theksuan mesazhin se duhet t’i ruajmë dhe pasqyrojmë trashëgimitë kulturore dhe historike, por edhe t’i promovojme ato.

"Epope vllahe mbi pentagram drite” është shkruar me shumë kulturë, njëkohësisht cilësor në ndërtim e përmbajtje, stil të rrjedhshëm dhe të pasur gjuhësor. Një sintezë e një pune hulumtuese disavjeçare të autorëve, që, në kontekstin historik të kohës, është një domosdoshmëri për historinë, virtytet, cilësitë, festat, gëzimin dhe dhimbjen, botën e pasur shpirtërore me ngjyrime emocionale të komunitetit vllehë. Janë analizuar me një këndvështrim objektiv faktet e shumta me dokumentacion arkivor, duke ju dhënë fuqinjohje, pa e shtrembëruar realitetin, por edhe kujtime të rrëfyera me trishtimin dhe gëzimin e dritësinë e tyre. Evokime episodesh mbresëlënëse, skicime të kaluarës së largët që, në aspektin e rëndësishëm përbëjnë shpalosje vlerash, ku çdo brez me akumulimet e thesareve të paçmuara e të qenësishme, ka dhënë kontributin. Testament për brezat, të cilët do të vijnë me vlera që, në kohën e sotme, po shkojnë në venitje.

Festa e bukur letrare me ndjenjën e këndshme të krijuesëve dhe vlerave u motivua me ide të konkretizuara profetikisht gëzueshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:08 am

Albana Subashi Eshte bukur te jesh pjesmarres ne te tilla evente. ku forca e fjales eshte me e konsiderueshmja...ku ''zhbirohen'' ne detaje vlera e pasuri kombetare..ju uroj te percillni sa me teper evente te tilla ku konsolidohet me teper fjala e bukur dhe ndahet mes miqsh arti i mirefillte..Suksese z.Pellumb ..krijimtari te mbare e mbarevajtje ne cdo aspekt , ku jepni kontributin tuaj te cmuar..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:08 am

Preng Maca Te jesh i lumtur do te thote te besh te lumtur te tjeret.Ju jeni tek kjo shprehje me kontributin tuaj.Te pergezoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:09 am

Ali R. Berisha Ky shkrim letraro-informues e gjitheperfshires ka ushyer teresisht kersherine time, si te kisha qene i pranishem. Feste e suksesshme - ato na bejne te krenohemi edhe neve qe nuk kemi qene aty. SUKSESE komunitetit, Kristaqit, Pellumbit, krijuesve - te gjitheve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:09 am

Fatmir Minguli Pellumb !Jam befasuar nga ky aktivitet dhe nga natyraliteti qe e paraqet gjithcka.Keshtu nderohet ky komunitet kaq i dashur dhe kaq puntor e me shpirt artisti!Do te deshiroja ta lexoja librin qe kane bere dy autoret per boten vllahe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:10 am

Neil Ruci

Lidhja nderkombetare
Me poet shkrimtare e artist
Eshte nje bashkesi e madhe
Me shume do t`ket cdo vit.

... Kete tek shpirti e shikojme
Tek njerzit qe kane vlere
Sepse kurre nuk i harrojne
Ata prej te cileve kane lere.

Ashtu sic ne jemi lindur
Dhe ne do lidim te tjere
Ate qe na i kane ngulitur
T`ja rritim me shume vlere.

Kete ben"Pegasi" Albania
Me te gjith keta talent
Eshte e do t`jete e ardhmja
Ndjenja Atdhetare flet.

Ajo flet per t` mos harruar
Historine e kombit tone
Sepse eshte e trasheguar
Lume kush e pasuron..
Keto vlera qe na percillni miku jon na shtojne entusiazmin per te ardhmen ne nje kohe coroditese te cilen e jetojme te gjithe se bashku.Edhe pse poet nuk jam por disa vargje ndjenje po i postoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:11 am

Aleksandra Shabani
Veshtrim i thellesishem me ngulitje te spikatura shikimesh ne kulme te vete fenomenit te impresionit disa ngjyror, nje Libret permbledhes ndjenjash, impulsesh mendimore, fluksesh frymemarrese ne perfshirjen e nje etike, te nje rryme kritik...ore pa modifikime te fjales, por krejt te themeluara mbi bazen e nje natyrshmerie si vete personaliteti tuaj mik, nje paraqitje kuptimplote e ngjeshur me nota te hekurta strukturale kompozuar me detajet te forta analitike, me nje zberthim te hatashem qe nis nga pika e germes pa kufi, duke ndjere nje shtrengim pas trupit te mendimit te lire Gorican, dhe duke qarkulluar me nje menyre shume te realizuar neper deje lexuesish me artistiken tuaj ne karakterizim dimensional mendimor te individualitetit tuaj njohes te plote disa spektral dhe te pasur me profesionizem te mirefillte. SUKSESE MIKU IM Z. PELLUMB.,!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:12 am

Nushi Hoxha urimet e mija Pellumb Gorica suksese ne shkrimet e tua qe na jepnikenaqesi duke i lexuar ,te pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:12 am

Shpetim Kurti Si gjithmone ndjehet kenaqesi estetike tek lexohen shenime e paraqitje ngjarjesh si keto . Rrjedhoje e pasionit dhe perkushtimit tuaj miku im Pellumb . Urimet e mia me te mira .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:13 am

Sofia Kondili
Miku Pellumb.! Nradhe te pare ju falenderoj me vleresimin qe me beni si lexuesja juaj.... Dhe ju uroj suksese te metejshme ne shkrimet e tua te bukura dhe te vlefshme....!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:14 am

Valentina Prifti
Respekte dhe urimi miku im Pellumb. Eshte vertet kenqesi te maresh pjese ne keto lloj evenimentesh te rendesishme per kombin. Sigurisdht qe duhet pune dhe perkushtim,por ju nuk ju mungon pasioni dhe vullneti . Eshte i rendesishem takimi me poetet dhe prezantimi i librave te tyre. Ju flm dhe ju uroj rruge te mbare Z. Pellumb . Ju pershendes !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:15 am

Shqiponja Matuka
Jane evenimente te rendesishme,evenimente qe mbartin vlera kulturore te shoqerise ...Kjo pasqyrohet permjet shkrimit tuaj shume te vleresueshem, analitike e gjalle e ne tere gamen e saj..Urime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:15 am

Sofije Zguri Te falenderoj miku im per etiketimin...Eshte vertet kenaqesi se ndihemi dhe ne si pjesemarres ne aktivitetet qe paraqet prane nesh...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:16 am

Katia Katiaa NDERIMET E MIJA MIK...PER SHKRIMET TUAJA INTERESANTE DHE ME VLERE...RESPEKT...FLM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA EmptyThu Jan 12, 2012 1:16 am

Si gjithmon perfekt ne shkrimet tuaja miku im Pellumb Gorica gazetar me nje talente qe eshte per tu pasur zilli--Ju me shum ndjenje dhe me shum emocion pershkruani me deaje cdo evenimente qe percjellin arte ,,Afetsia juaj gazetareske brilante te ben te ndjehesh bukur dhe i e mocionuar ne pasyrimet tuaja,,te cdo evenimenti..Urime miku ime suksese dhe mete larta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty
MesazhTitulli: Re: LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA   LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LETERSI FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV PËLLUMB GORICA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letersi e huaj - Pablo Neruda
» Letërsi tregime
» GJIROKASTRA - LETËRSI - "PEGASI" - "PEGASIADA"
» GJIROKASTRA- LETËRSI- "PEGASI" INTERVISTË
» LETERSI PEGASI "KERCENIMI I AMEBËS"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: