Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA

Shko poshtë 
+3
xhema
BashKom
arberia
7 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 10:12 am

Eshte e vertete qe ky njeri nuk njeh as ligj dhe as shtet se i perket vetem dhe vetem ANTISHTETIT.Theu heshtjen zgjedhore ,posa mbaroi votimin .me nje leter perpara te pregatitur qe me pare filloi dhe beri fushate per perkrahesit e vet.
KQZ, PD e LSI: Rama theu heshtjen zgjedhore
Tipike e Dielë, Maj 8th, 2011
TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti dhe ai i LSI, Ylli Manjani kane akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama, në garë për bashkinë e kryeqytetit për shkelje të kodit dhe thyerje të heshtjes zgjedhore.

Duke iu referuar deklaratës së Ramës pas votimit të tij, Kosovrasti e ka quajtur të padrejtë të fjalës propoganduese.

“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë”- tha Kosovrasti.

Sipas tij, kreu i PS vodhi pak kohë, me një letër që nxorri, deshte të bënte kujdes që komenti më pas do të quhej apo jo propagandë elektorale dhe atë letër e lexonte vjedhurazi.

“Qytetarët e kanë ndarë mendjen se kujt do t’ia japiun votën. Në këtë kuadër të gjithëve u ka mjaftuar koha për 30 ditësh. Bordi i Monitorit të Mediave duhet ta shikojë këtë që ndodhi dhe në materialin përfundimtar kjo duhet të jetë një pikë e rëndësishme të tij”- tha ai.

Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetaërt tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 10:26 am

Ky antishqiptar,pa u numeruar as gjysma e kutive e vetshpall vehten fitues.
JA REZULTATET NGA KQZ-DT .10.05.2011:


Aleanca për qytetarin shpallet fituese në mbi 12 bashki, PS fiton në Himarë

Vota e 8 majit


Koalicioni “Aleanca për Qytetarin”, që udhëhiqet nga Partia Demokratike, ka arritur të fitojë 12 bashki, nga 22 bashki ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Kandidati i maxhrancës për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj është rikonfirmuar në krye të Bashkisë edhe pse kandidati i Partisë Socialiste Gjok Jaku dorëzoi mandatin e deputetit për këtë garë. Tushaj në përfundim të numërimit të votave rezultoi me afërsisht 5 mijë vota, duke siguruar një mandat tjetër për drejtimin e bashkisë së qytetit të Lezhës. Në bashkinë e Gjirokastrës është rikonfirmuar kandidati i Partisë Socialiste, Flamur Bime. Sa i përket numërimit të 27 kutive të votimit, Bime rezulton me mbi 6 600 vota, ndërsa kandidati i PD-së Genc Sinomeri arriti të marrë rreth 5 100 vota. Hasan Halilaj ka arritur të shpallet fitues në Bashkinë e Kukësit, duke mposhtur kandidatin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Alfred Cengu. Diferenca mes kandidatëve ishte shumë e thellë, ku Halilaj mori 6 144 vota, ndërsa Cengu vetëm 3 441. Sa i takon Bashkisë së Himarës, pas numërimit të 15 kutive të votimit ka rezultuar fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për të Armen” Jorgo Goro me 1 574 vota. Goro arriti të mposhtë Vasil Bollanon, i cili mori 1 472 vota. Për bashkinë e Himarës në procesin e 8 majit garuan 4 kandidatë. Partia Socialiste ka arritur të fitojë edhe në Bashkinë e Sarandës. Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Stefan Çipa në përfundim të numërimit të 29 kutive të votimit rezultoi se ka marrë 7 236 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Edmond Gjoka mori vetëm 4 981 vota.





Bashkia Lezhë 24/24

Gjok Jaku, "Aleanca për të Ardhmen": 4631 vota

Viktor Tushaj, "Aleanca për Qytetarin": 4933 vota



Bashkia Peqin 8/8

Naim Teqja, "Aleanca për të Ardhmen": 908 vota

Ilir Rrushi, "Aleanca për Qytetarin": 2670 vota



Bashkia Ballsh 8/8

Ilir Çela, "Aleanca për të Ardhmen": 2317 vota

Dallëndyshe Allkaj, "Aleanca për Qytetarin": 2136 vota



Bashkia Gjirokastër 27/27

Flamur Bime, "Aleanca për të Ardhmen": 6646 vota

Genc Sinoimeri, "Aleanca për Qytetarin": 5177 vota



Bashkia Memaliaj 6/6

Lulëzim Meçi, "Aleanca për të Ardhmen": 1199 vota

Hatixhe Qëndrai, "Aleanca për Qytetarin": 974 vota



Bashkia Tepelenë 7/7

Tërmet Peçi, "Aleanca për të Ardhmen": 1736 vota

Sevo Miçi, "Aleanca për Qytetarin": 735 vota



Bashkia Përmet

Gilberto Jaçe, "Aleanca për të Ardhmen": 2158 vota

Kujtim Hoxha, "Aleanca për Qytetarin": 1811 vota



Bashkia Ura-Vajgurore 10/10

Syrja Ormënaj, "Aleanca për të Ardhmen": 2369 vota

Thoma Rumniçi, "Aleanca për Qytetarin": 2099 vota





Bashkia Bilisht 9/9

Haki Ajçe, "Aleanca për të Ardhmen": 1971 vota

Valter Miza, "Aleanca për Qytetarin": 2638 vota





Bashkia Kukës 18/18

Alfred Cengu, "Aleanca për të Ardhmen": 3441 vota

Hasan Halilaj, "Aleanca për Qytetarin": 6144 vota



Bashkia Krumë 8/8

Liman Morina, "Aleanca për të Ardhmen": 1992 vota

Bardhyl Peka, "Aleanca për Qytetarin": 1484 vota





Bashkia Bajram Curri 9/9

Avni Dega, "Aleanca për të Ardhmen": 1222 vota

Agron Demushi, "Aleanca për Qytetarin": 2110 vota



Bashkia Peshkopi 11/11

Ilir Vraniçi, "Aleanca për të Ardhmen": 3013 vota

Ilir Krosi, "Aleanca për Qytetarin": 4422 vota





Bashkia Rubik 13/13

Gjok Vuka, "Aleanca për të Ardhmen": 1643 vota

Mark Ruçi, "Aleanca për Qytetarin": 1286 vota





Bashkia Fushë-Arrëz 6/6

Nikolin Bardhoku, "Aleanca për të Ardhmen": 854 vota

Alfred Qafa, "Aleanca për Qytetarin": 1183 vota



Bashkia Pukë

Emver Sulejmani, "Aleanca për të Ardhmen": 903 vota

Beqir Arifaj, "Aleanca për Qytetarin": 952 vota





Bashkia Ersekë 5/5

Ali Laho, "Aleanca për të Ardhmen": 1548 vota

Zhaneta Prifti, "Aleanca për Qytetarin": 1232 vota



Bashkia Leskovik 2/2

Sergei Peshtani, "Aleanca për të Ardhmen": 503 vota

Fatmir Guda, "Aleanca për Qytetarin": 838 vota



Bashkia Himarë 15/15

Jorgo Goro, "Aleanca për të Ardhmen": 1574 vota

Savo Prifti, "Aleanca për Qytetarin": 560 vota

Vasillaq Bollano, PBDNJ: 1472 vota



Bashkia Sarandë 29/29

Stefan Çipa, "Aleanca për të Ardhmen": 7236 vota

Edmond Gjoka, "Aleanca për Qytetarin": 4981 vota



Bashkia Burrel 16/16

Adelina Farriçi, "Aleanca për të Ardhmen": 3658 vota

Skënder Lleshi, "Aleanca për Qytetarin": 3119 vota



Bashkia Bulqizë 10/10

Myfit Duriçi, "Aleanca për të Ardhmen": 2440 vota

Roland Keta, "Aleanca për Qytetarin": 2588 vota

Bashkia Delvinë

Dashamir Hado, "Aleanca për të Ardhmen": 2114 vota

Dhurim Alinani, “Aleanca për Qytetarin”: 2214 vota

Bashkia Peqin

Naim Teqja, "Aleanca për të Ardhmen": 904 vota

Ilir Rrushi, "Aleanca për qytetarin": 2607 vota

E Marte, 10 Maj 2011



Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 10:39 am

Arbërija kur njeriu luan nga mendja nuk don shum që të tregohet se është i luajtur , si dhe është msuar vetëm të sjell telashe dhe ashtu edirigjojn bosat e vet dihet më se kush jan armiqët e Kombit ,prandaj nuk i mbetet tjeter vetëm të sjell tollovi në Popull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 10:40 am

PSE TE FITOJE EDI apo qe ta hajme edhe nja kater vjet te tjera kete mizerje e pisllik qe po na mbyt, mos u beni naive o njerez se ska dyshim qe ketu ka nevoje per dike qe te marre ne dore frenat e situates. a e kuptoni se sa duhet jashte shtetit per te ndertuar rruget e nje qyteti si roma, siena apo londra??????? pak muaj, kurse ne tirane ka 4 vjet qe po bejne lloqe kavaje per te rregulluar pak kilometra. sivjet shqiperia duhet te ishte nje prej vendeve me te mira per te kaluar pushimet. a e imagjinoni dot se cfare mund te shohin turistet kur zbresin ne Rinas dhe kalojne mes per mes kryeqytetit. ata shikojne nje kantier te madh ku nuk punohet. mor njerez ata kane vene nje numer shume te vogel punetoresh nderkoher qe atje duhet te punohet nate e dite dhe te kete sa me shume punetore. ore po vjen vera a e dini se cfare trafiku do behet ketu nga emigrantet. po tymin dhe pluhurin a e merr edi parasysh. kjo vere do te jete nje ferr i vertete dhe e gjitha per faj te edit dhe stafit te tij te paafte. eshte mekat per kete vend qe e ka lene veten NE DORE TE KETYRE HAJDUTAVE TE PAAFTE. ndryshimi i Tiranes dhe e ardhmja e tiransve eshte vetem nje njeri me parime dhe shkollim perendimor, me zemer familjari, i paster dhe i kujdesshem, serioz dhe i afte. njeri me qellime ne jete, i organizuar dhe qe e di qe vetem me pune mund te arrihen ndryshimet e te ardhmes se sigurt e te paster....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 10:42 am

BashKom,por nuk ka per t'ja arritur te beje tollovira ky edepsez ,ne kurriz te ketij populli,jo.Bashes i uroj nje FITORE te thelle cheers
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 10:49 am

"Gani Bobi" nxjerrr fitues Lulzim Bashën me 58.4%
08.05.2011, ora 21:51



Një tjetër sondazh nxjerr fitues për Tiranën kandidatin Lulzim Basha. Instituti “Gani Bobi” në rezultatet e bëra publike vetëm pak minuta më parë për Tiranën shpall fitues kandidatin e “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha me 58.4% të të pyeturve dhe kandidatin e “Aleancës për qytetarin me 39.8% të të pyeturve.

Në këtë sondazh janë pyetur më shumë se 5000 persona nga të cilët 4025 kanë marrë pjesë në sondazh ndërsa 1707 kanë refuzuar të përgjigjen.

Mbi subjektet politike kryeson Partia Demokratike me 52%, PS me 40% dhe LSI me 1%. /

Kto resultate se besoj se do ndrishojn shumë me përqindje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 10:54 am

hallall,hallall,edhe une keshtu besoj cheers
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 11:06 am

EDI- fitoj ne kuriz dhe per arsye te veprave idioteske e banale te kundershtarve te vet pra te SALES, se kurren e kurres nuk dot fitonte po te ishte normal dhe po qe se SALA te ndiste nji poltik kombetare, ndoqi deshtimin dhe servilitetin, dhe qe tash ne gervallet bulevardit, si i marr......!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 11:09 am

edhe ti njesoj si Edvini me slloganin Edvinist"
fajin e ka Saliu Wink ,hahahaha behu me objektiv,te luteeeem.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 11:19 am

Nukdi te behem ma objektiv se kur e ke kundershtarin,banal dhe idiot e ke fitoren te sigurt, populli i vrejti ko banalitete, qka i kam cek ter kohen, ashtu dhe ne at menyr nuk udhheqet populli se nji dit dot ta verej sovrani ket, dhe dot te plandos per jet e mot, si ksaj radhe po duket, por jo me deshiren time,edhe pse e urrej ket njeri.....!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 12:58 pm

POPULLI ESHTE GJITHE SY E VESHE,dhe mos u merakosni se ç'te jete ne doren e tij ,nuk shpeton dot askush ,kushdo qofte ai ,i majte apo i djathte,dhe mesoje ,n.q.s. nuk e ke mesuar deri me tani:
N.q.s. Diktatori-krimineli,Enver Hoxha u terhoq zvarre ,i vdekur(monument),tani ky popull te terheq perse gjalli,n.q.s shkel mbi vuajtjet e tij dhe mbi jeten e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 1:27 pm

--------------------------------------------------------------------------------




Politika




Kryetari i Partisë Socialiste kërkon të shpëtojë nga humbja me serial killer


Basha fiton, Rama thërret banditët


Mesnata e djeshme ka shënuar edhe aktin më të paprecedent të procesit të numërimit të votave. 24 orë pas përmbylljes me standardet më të mira të zgjedhjeve në Shqipëri, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka urdhëruar sulmimin e KZAZ-së Nr. 49 e vendosur në shkollën "Vasil Shanto" nëpërmjet grupeve vandale të organizuar për çdo moment paniku.

Qendra e Votimit në Njësinë nr. 5 në shkollën "Vasil Shanto" është rrethuar dje nga një grup i madh personash, të cilët tentuan të hynin me dhunë në kundërshtim me ligjin, duke u konfrontuar me forcat e policisë. Kjo njësi njihet si bastion i kandidatit të majtë, Edi Rama, i cili në zgjedhjet vendore të vitit 2007 ka siguruar mijëra vota, por pas zgjedhjeve të 8 majit, numërimi i qendrave të votimit nga kjo njësi ka nxjerrë një përparësi mospërfillëse, e cila nuk i kalon 1200 votat.

Nuk është hera e parë që Rama kërkon të marrë fitoren e zgjedhjeve përmes ushtrimit të dhunës dhe aktivizimit të grupeve të inkriminuara. Dy mandatet e para të Ramës janë kontestuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, jo vetëm sepse ato ishin manipuluar, por edhe se në ato u përdorën kontigjentë kriminalë e vrasës. Të njëjtën gjë, Rama ka kërkuar të bëjë mbrëmë duke rrethuar me militantë dhe kontigjentë kriminalë numëruesit e votave në Njësinë Nr.5. Prova e forcës së Ramës synon ndër të tjera të kërcënojë numëruesit e PD.

Kreu i PS është i ndërgjegjshëm, se në kutitë e votimit nuk fshihet fitorja, por humbja e tij. Nëse ai do të ishte i sigurt tek ajo që deklarojnë zëdhënësit e tij, atëherë nuk kishte përse të rrethonte qendrën e numërimit të votave. Rama e di se po shkon drejt humbjes. Ai e ka të qartë se në fund të procesit fitues i zgjedhjeve do të jetë Lulzim Basha me një epërsi prej disa mijëra votash, ndaj ai ka nisur të angazhojë të inkriminuar dhe banditë për të marrë me dhunë, atë që qytetarët e Tiranës nuk ja kanë dhënë me votë.

I surprizuar nga verdikti i banorëve të kësaj zone, të cilët me votën e tyre kanë shprehur kundërshtimin me kandidimin e Ramës për të 4-ën herë në kryeqytet, rruga e vetme e kryesocialistit ka qenë mobilizimi i grupeve vandale për të ushtruar presion mbi komisionerët e djathtë. Ushtrimi i presionit është në vazhdën e filozofisë destruktive që përfaqëson kryetari socialist Edi Rama, i cili njihet për tentativat për të bllokuar çdo proces të rëndësishëm për Shqipërinë. Mbrëmjet e djeshme, krahas sulmit që urdhëroi ndaj KZAZ numër 49, Rama urdhëroi gjithashtu edhe bllokimin e disa qendrave të numërimit të votave, të cilat tradicionalisht janë bastione të Partisë Demokratike.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 1:29 pm

Si të menaxhohet humbja e Ramës?


Vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshi Drejtroin e OSBE/ODIHR si dhe europarlamentarët kanë pasur rastin dje të shohin një proces zgjedhor të standardeve ndërkombëtare. Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve pohoi se ka qenë një ndër fushatat më të qeta të 20 viteve të fundit, ku numri i incidenteve ishte i papërfillshëm dhe shifra ishte në nivelin e 0.1%.

Qytetarët dëshmuan një kulturë demokratike të admirueshme dhe po kështu komsionerët bipartzianë të qendrave të votimit ishin rojtarë jo vetëm të partive, por mbi të gjitha të ligjit dhe votës së qytetarëve. Pjesa e parë e betejës së 8 majit përfundoi me një fitore të standardeve, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur edhe beteja e dytë, ajo e numërimit.

Arbitrat ndërkombëtarë kanë pasur rastin të shohin dje dy tablo të ndryshme të këtij vendi, ku normalitetit të një procesi zgjedhor, iu kundërvu në orët e mbrëmjes anormaliteti i kryetarit të partisë më të madhe opozitare, i cili në një rast flagrant dhe unikal në historinë jo vetëm të demokracisë tonë e theu heshtjen zgjedhore me një fjalim dogmatik, dhe më vonë i konsideroi zgjedhjet si "më të këqiat që ai kishte parë", duke paralajmëruar në të njëjtën kohë dhe terrenin për të mos njohur humbjen e pritshme të zgjedhjeve.

Problemi më i madh gjatë ditës së sotme dhe ditëve të ardhshme duket se do të jetë mënyra se si duhet të menaxhohet humbja e Ramës. Njeriu që ende pa u hapur kutitë e votimit konteston rezultatin që gjendet brenda tyre po jep një dëshmi kundër votës. Ajo cfarë Rama po thotë është se nuk do të njohë verdiktin e sovranit, dhe kjo për të dytën herë brenda dy viteve. Nëse standardet e zgjedhjeve ishin prova e qeverisjes, menaxhimi i humbjes së Ramës është tashmë jo vetëm një problem shqiptar. Fatmirësisht arbitrat ndërkombëtarë janë këtu për të monitoruar, për të dhënë receta, por edhe për të nxjerrë me karton të kuq atë që nuk njeh dhe nuk respekton rregullat e lojës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 10, 2011 2:08 pm

Humbja e Rames nuk menagjohet se ky ka frejt ne dor, dhe behet qka te i pelqej,po deshti kryeminister po president qka te doj se puna ti e gjertanishme ashtu mir e keq e prunu PS ne pushtet, por dhe duke iu faleminderuat teveqelit SALOS e kshtu me radh, shqipria tash dot te ndryshon tash e tutje me te vertet,por ksaj radhe me EDIN.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyWed May 11, 2011 9:08 pm

Fitoje rama e hanger sala komunisti psikopati tradhtari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyThu May 12, 2011 1:55 am

KRISTAQI RAMA---- e ka ket mandat per tetregu dhe per te avancu shqipria dhe shqiptaret ne pergjithsi,nese nuki qon gjerat per te mir dhe ne favor te shqiptarve dot i ndodh ma zi se FATOS Nanosit dhe SALO GADAFIT, pra sdot ta perfundoj as ky mandatin.....!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyFri May 13, 2011 5:11 pm

e leshoi zagarin ,Erion Bracen:

E premtja e zezë e Edi Ramës
13-05-2011

Pasi ka bërë politikë me protestat e të premteve dhe me bllokimet e rrugëve, për Edi Ramën vjen sot dita e ndëshkimit publik. Kjo e premte konfirmon heqjen e votëbesimit jo veç si qytetar i parë i kryeqytetit, por edhe si kryetar i partisë. Vota popullore i ka lënë në klasë ofertën “E vetmja rrugë”, duke demaskuar protestat për vjedhjen e votave dhe duke sfumuar kërkesën për zgjedhje të reja
Ndërkombëtarët sfumojnë projektin e zi të Ramës për një 21 janar të dytë në njësinë nr.5

Sot është e premtja e zezë (e radhës) për Edi Ramën. Pas disa ditësh pengmarrje të procesit të numërimit të votave, me shpresën për të zgjatur sado pak fundin e “rrugës së vetme” të humbjes, sot Edi Rama nuk mund ta shmangë më këtë fund.
Në traditën e karrierës së tij politike, në të cilat të premtet kanë qenë ditët më “të shënuara”, e premtja e sotme, në këtë kontekst të përgjithshëm, “i shkon për shtat” Edi Ramës. Por, në një tjetër kontekst, atë të bastit politik që Edi Rama ka vënë në këtë garë elektorale, e premtja e sotme, nuk lë vend për diskutim, për t’u klasifikuar si “e premtja më e zezë”. Sepse, pikërisht sot, në këtë “të premte më të zezë”, Edi Rama e sheh veten e tij, si kurbani politik “i rrugës së vetme”.
Edi Rama, i cili po aq sa ka pjesë të sjelljes së tij politike, dështimin politik, ka demonstruar se po kaq pjesë të sjelljes së tij politike ka edhe refuzimin për të pranuar dështimin, në këto ditë të pengmarrjes së procesit të numërimit të votave, ka bërë kujdes, që të përgatisë terrenin, për refuzimin e radhës, në dështimin politik të radhës.
Natyrisht, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër për të bërë, veçse të tentojë të shpëtojë kontrollin e partisë, pas humbjes së radhës, duke rivënë në jetë skemën e njëjtë, që po konsumon për rreth dy vjetësh, atë të mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve të radhës, pa shembjes së radhës.
Në këtë tentativë të re, për asgjë më shumë se një “refresh” të sjelljes së tij politike, pas humbjes politike të radhës, skemat që po mundohet të zbatojë janë të njëjtat. Si e tillë skemë, përjashtim nuk bënë as tensionimi artificial i situatës, për parapërgatitjen e terrenit për mosnjohjen e humbjes së bashkisë së Tiranës.
Si edhe herët e tjera më parë, kur Edi Ramës i është dashur të “aplikojë” skemën e tensionimi, kur nuk ka dalë vetë për të artikuluar thirrjet për destabilzim, edhe këtë herë, ai e ka zgjedhur zarin e radhës, për të “linçuar”, përpjekjen e radhës për tensionimin e radhës.
Ndërsa më herët, më parë, Edi Rama, ka lëshuar mesazhe kërcënuese, me gojën e Spartak Ngjelës, apo Preç Zogajt, këtë herë, ku Ngjela dhe Zogaj “kanë humbur si sëpata pa bisht”, ata të dy i ka zëvendësuar Erion Braçe.
Nga dëshpërimi dyshja Edi Rama – Erion Braçja, për çdo ditë që ofron fundi “i rrugës së vetme”, qilim të shfaqjeve të tyre publike, kanë pasur lëshimin e thirrjeve destabilizuese, duke mos fshehur dëshirën për një 21 janar zgjedhor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyFri May 13, 2011 5:12 pm

OPINION
Furgoni i bardhë i PS-së, si ambulanca e spitalit numër 5
13-05-2011 / Nga Lavdrim Lita

Ajo çfarë pritej ndodhi: sindroma e rrethimit socialist në Tiranë po merr përmasa qesharake. Dje, në një konferencë për shtyp njeriu i vogël për shkak të forcës rëndesës, Erjon Brace tha se “një furgon i bardhë” i Partisë Demokratike po vërtitet nëpër Tiranë në kërkim të një vend-shkarkimi. Të gjithë ne dëgjuan fjalët: “Ne dimë gjithçka, ne jemi kudo, dhe pas furgonit të bardhë, me dhjetë kuti brenda që po vjen vërdallë prej mëngjesit nëpër Tiranë, pa gjetur mundësinë më të vogël për të shkarkuar manipulimin”.
Natyrisht jemi shumë dakord që deputeti socialist i Beratit, në qoftë se është në zotërim të një informacioni kaq të hollësishëm dhe komprometues për një çështje kaq të debatuar, si “krimi elektoral” ndalesa e parë duhet bërë në Prokurorinë e drejtuar nga Ina Rama.
Megjithëse mesazhet e kriptuara të deputetit Brace i zbardhëm në letër askush nuk ishte në gjendje të deshifrojë çfarë ishte ky “furgon i bardhë”, i cili na gjezdiska nëpër Tiranë sikur të ishte një fantazmë i mbuluar me një çarçaf të bardhë.
Sigurisht ky furgoni i bardhë që vozit nëpër rrugët e kryeqytet është aneks i një fantazie të shthurur komplotiste, që libretisti i PS-së ngre për të pasur gati, në rast humbje, një parafabrikati alibie manipulative.
Sakaq të gjithë, ne, kemi kuptuar se në çdo konferencë për shtyp Edi Rama na jep për median një mesazh dy kuptimesh. Së pari që Partia Socialiste po fiton bashkitë e mëdha. Dhe së dyti po humbëm Tiranën fajin e ka Saliu, që vozit nëpër Tiranë një “furgon të bardhë” të mbushur plot me fletë votimi. Gjithsesi është një fyerje intelektuale vetëm po ta mendosh si skemë manipulative një gjë të tillë. Padyshim një lider politik që përdor kësisoj metodash dezinformimi, që do të kish zili sigurimi, është i padenjë për të qenë interpretues i interesave publikë. Me sa mend ai nxjerr deputetë të republikës për t’i dhënë besueshmëri një sajese, edhe pse taktike shërben si shtysë parake kompaktësimin e rreshtimin përpara numërimit të kutisë.
Frika e humbjes po prek sistemin emocional të Partisë Socialiste, që sa më shumë duartroket në konferenca, aq më shumë thellohet rezultati pro ndryshimit. Është një frikë që përjetohet si dramë kolektive. Në qendër të fokusit është padyshim Tirana, që vendos gjithnjë fatet politike të vendit, ngase ka pjesën më të madhe të popullsisë.
Si do që të jetë puna e furgonit të bardhë, një gjë është e padiskutueshme pas zgjedhjeve vendore 8 majit. Pavarësisht se kusht fiton, Shqipëria me këto zgjedhje konfirmoi për të gjithë mohuesit se ne jemi një demokraci funksionale dhe jo një regjim gedafian, kemi të gjithë ingredientët e demokracisë që i duhen një vendi dhe kjo gjë padyshim sjell si rrjedhojë edhe përparimin e mëtejshëm, tashmë me hapa të shpejtë të Shqipërisë drejt integrimit europian që ngërçi politik i stisur si krizë nga opozita po ngadalësonte procesin. Një vend normal demokratike, me institucione dhe kulturë politike që po konsolidohen dita-ditës. Ndoshta në pamje të parë duket se rezultati është pozitiv për Partinë Socialiste si numër njësish vendore, por kemi një refuzim domethënës të Ramës nga kryeqendra e Shqipërisë, c’ka hedh poshtë të gjithë fabulën me ujk të opozitës në këto zgjedhje. Kështu që, refuzimi i fabulës së Ramës për një votim politik vjen arsyeshëm sepse metropoli më i madh i vendit do të kishte votuar kundra Partisë Demokratike.
Mirëpo ne po kuptojmë nga numërimi i çdo kutie votimi në Tiranë, që rezultati midis dy kandidatëve të dy partive kryesore është i aq i ngushtë, sa që në mëngjes kemi në avantazh njërin dhe pasdite kemi tjetrin. Rezultati jo fitimtar i kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në bashkitë e Elbasanit, të Lushnjës, të Pogradecit, ku duhej të fitonte sipas llogarive para zgjedhore, vjen për shkak jo se koalicioni nuk ka funksionuar si duhet apo është përzgjedhja e keqe e kandidatëve, por është se kultura politike në këto qytete është e papërgatitur moralisht për të kapërcyer këto pengesa. Sepse është e pamundur të kuptohet ndryshe kur kemi raste në bashki të ndryshme, ku PD-ja si forcë politike ka marrë më shumë vota se PS-ja, ndërsa kandidati i PS-së është fitues. Një arsye tjetër është se Partia Demokratike duke treguar një pjekuri politike në këto zgjedhje vendore, me një fushatë shumë qytetare dhe alternativash, ndërsa PS-ja në një fushate të ashpër negative, me akuza të rënda e shpifje të ulta. Kjo fushatë e PS-së edhe pse konfirmoi votat në Vlorë dhe Korcë, nuk funksionoi në Tiranë dhe në Durrës, si qytete ku janë të koncentruara kulturë, informacion dhe reflektim qytetar më shumë se në çdo qytet tjetër. Në fund duhet përmendur në fakt që Edi Rama ndodhet në rrezik pasi sipas gjasave Basha është drejt fitores në Tirane dhe për shkak të ngjyrës që vetë Rama i dha këtyre zgjedhjeve dhe rëndësisë që ka Tirana, nuk e di se si do ta justifikojë këtë disfatë. Fitorja e Shijakut dhe Kavajës, si Haxhi Qamili në kohë, nuk besoj që do të jetë një ngushëllim i mjaftueshëm nëse Rama humbet Tiranën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyFri May 13, 2011 10:06 pm

POLITIKË
Rama shfaq alibitë e radhës për mospranim rezultati
13-05-2011 / Elda TomaniRama shfaq alibitë e radhës për mospranim rezultati

Në pritje të rezultatit zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kreu socialist Edi Rama duket se po përgatit alibinë e radhës për të mos i pranuar zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje te rregullta. Paniku dhe frika e humbjes së bashkisë së Tiranës e cila për 11 vjet ka qenë kështjella e tij, duket se e ka pushtuar kreun e socialistëve, pasi e ka të pamundur të pranojë rezultatet e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Socialisti Edi Rama e ka vështirë për të mos thënë të pamundur për të pranuar rezultatet e Zgjedhjeve vendore pasi s’mund të imagjinojë kurrsesi që të jetë humbësi i këtyre zgjedhjeve, që edhe pse i ka fituar për tre mandate rresht kurrsesi s’mund ta parashikojë dot humbjen e këtij mandati. Sepse kjo do të sillte jo vetëm humbjen e tij si kandidat i socialisteve në këto zgjedhje por do të shënonte edhe fundin e historisë së tij në Tiranë. Shpallja e kandidatit të mazhorancës, Lulzim Bashës fitues i këtyre zgjedhjeve do i japë dhe goditjen vdekjeprurëse kandidatit të opozitës Edvin Kristaq Rama.
Shpërngulja e tij nga zyra dhe nga vendi ku ishte ngujuar për 11 vjet rresht s’mund të kalojë pa krijimin e një tjetër alibie nga ana e tij. Edvin Kristaq Rama do të nxjerre alibinë tjetër në këto zgjedhje ashtu siç bëri në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009-ës. Atëherë ishte alibia e hapjes së kutive pasi sipas tij aty fshihej e vërteta deri në momentin që u vërtetua gjithçka, alibia e Edvin Kristaq Ramës ra poshtë. Po këtë herë për çfarë duhet të përgatiten shqiptarët, kryesisht kryeqytetasit? Pasi këtë herë behet fjalë për largimin e tij nga kështjella ku ka ndenjur për 11 vjet rresht.
A do mund dot Rama t’i rezultojë kësaj shembjeje që i vjen pikërisht nga kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha?
A do mund dot Rama ta pranojë rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pa pasur kontestime dhe pa nxjerrë pretekste për parregullsi të procesit të numërimit të votave? A do mund Rama t’i tregojë qytetarëve shqiptarë dhe gjithë Tiranës së është një njeri i denjë dhe i kulturuar për të respektuar këtë rezultat deri në momentin e numërimit të votës së fundit, në shpalljen e rezultatit përfundimtar?
Edhe pse shumë shqiptarë i marrim me mend përgjigjet e këtyre pyetjeve është e pamundur të besojmë se kreu i socialistëve do mundet t’i rezistojë humbjes marramendëse të postit të kryebashkiakut të Tiranës. Kontestimi i tij konsiston në haluçinacione të tilla si zgjedhjet e 8 majit për Edvin Kristaq Ramën do të rezultojnë të parregullta nga pikëpamja politike, ndonëse nga ai pohon se këto zgjedhje ishin tërësisht të rregullta nga pikëpamja juridike.
A mundet më të besojmë në alibitë e tij? Ndërkohë që vëzhguesit vendore dhe të huaj rikonfirmuan se zgjedhjet e 8 majit ishin të rregullta, konkurruese dhe transparente? Edvin Kristaq Ramës apo kryebashkiakut në ikje të Bashkisë së Tiranës i mbetet vetëm të qajë fatin e tij të zi që mesa duket po e fundos pas çdo beteje politike.
Pritet që të gjithë admiruesit e Ramës, por edhe pjesa tjetër të ndjekë me kureshtje dhe më vëmendje të posaçme se çdo të ndodhë me kreun e opozitës apo kryebashkiakun Edvin Kristaq Rama pas humbjes që e prêt jo vetëm të zgjedhjeve vendore të 8 majit, por edhe humbjes së tij, si një personazh në të gjithë jetën politike të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyFri May 13, 2011 10:08 pm

OPINION
Mazohizmi i votës së lagjes së Bllokut
13-05-2011 / Redaksionale

Nëse kemi mësuar të gjithë diçka në këto palë zgjedhje lokale është se, një zonë zgjedhore në Tiranë është plot me votues të majtë të skuqur flakë. Është njësia numër 5, që është edhe hambari më madh i votave pro Partisë Socialiste. Këta votues në mënyrë masive votojnë në gjendje emocionale të alteruar cilindo që ka lidhje afektive dhe familjare me zonën e tyre. Për ata që e kanë sadopak të vështirësi për të identifikuar këtë njësi bashkiake, po themi se është zona e ish-Bllokut të udhëheqjes komuniste dhe zgjatimi i saj territorial në lagjen e Komunës së Parisit, që po mban peng rezultatin për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës.
Padyshim më i favorizuari i kësaj njësie është çuni i bllokut të udhëheqjes dhe njeriu që ka jetuar me vëth në vesh në Paris, Edi Rama. Është i përzgjedhuri i nomenklaturës së regjimit, i njëjti njeri që ka rikthyer gjeneratën e dytë të Bllokut në majën e kryesisë së PS-së, që sot kërkon të mbajë regjimin socialist të Tiranës. Në këtë njësi ata i kanë të gjitha shpresat. Kanë rrethuar qendrën e numërimit me qëllim vënien në presion të komisionarëve numërues, u kërkojnë atyre të jenë vigjilentë, sy hapur, se armiku fle, kurse Saliu jo. Deputeti Braçe i Beratit ka demaskuar për median pranë saj lloj-lloj skenarësh manipulimi, bile ka shkuar deri aty sa flet për furgona të bardhë, për njerëz me çanta plot me vota dhe tunele nëntokësore. Paranoja ushqehet nga frika e humbjes së pushtetit, domethënë të burimit të forcës së tyre financiare dhe mediatike, aq të nevojshme për makinën e baltës me të cilën galvanizojnë votuesit e tyre. Sepse të gjithë ata pallate që janë ndërtuar në këto zonë ka pronarë mediash afër kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Megjithatë dallimi është i dukshëm është jo vetëm në rezultatet paraprake të procesit të numërimit të kutive, por edhe në dallim me zona të tjera ku Rama pothuajse i ka humbur të gjitha njësitë. Tejet simbolik është edhe vendi ku janë duke u numëruar kutitë e fundit të votimit: shkolla “Vasil Shanto”. Themi se është simbolik, për faktin se Vasil Shanto është një nga themeluesit e Partisë Komuniste. Është një shenjë jo fort e mirë për demokracinë, që një shkollë në Tiranë mban ende emrin e një themeluesi të partisë së diktaturës së proletariatit. Fatkeqësitë më të mëdha të këtij vendi u kanë ardhur prej njerëzve të modifikuar gjenetikisht nga diktatura.
Prandaj, ai që thotë me gjysmë shaka se “Blloku do të vendosë edhe të sotmen tonë” nuk është se e ka totalisht gabim. Ne jemi përballë ca shenjave jo fort të mira për të ardhmen e këtij qyteti. Pse frika më e madhe është që sërish “Blloku” ka pasur në dorë të vendosë së kë do të kemi në krye të Tiranës, përballë sfidave më të rëndësishme të vendit.
Sidoqoftë e çuditshme por e vërtetë është se kemi të bëjmë me njësinë më të masakruar nga ndërtimet shumëkatëshe, të cilat kanë gllabëruar mijëra metra katrorë gjelbërim, që voton në kutinë e votimit për Edi Ramën. Ka diçka këtu që i shtyn njerëzit të votojnë njeriun që i ka poshtëruar me paaftësinë dhe keq-menaxhimin e Bashkisë.
Afërmendsh numërimi i mëtejshëm do të nxjerrë fitues Bashën ose Ramën. Numërimi i votave ka arritur në fazat më të rëndësishme. Edhe pse ka pasur ndoca situata të pakëndshme që përgatiten në selinë rozë dhe inskenohen nga komisionarët e Partisë Socialiste në qendra numërimi. Synimi final i gjithë kësaj gjullurdie është tensionimi artificial i situatës, njollosja e procesit zgjedhor në rast humbjeje, ngase është e vetmja rrugë e realizimit të ambicieve prapanike. Me këto veprime të pahijshme që bëjnë po përpiqen që të krijojnë panik sepse vetëm paniku mbizotëron në nënndërgjegjen e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptySat May 14, 2011 5:18 pm

njeriu qe nuk njeh ligjin etiken demokratike eshte sali komunisti psikopati bashkpunetore i serbise greqise
kurre syte mos ja pashim ma..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyMon May 16, 2011 8:10 pm

Edhe pse nuk deshtëm fiton si duket me ndihëmën e atyre që ju duhet sa do ken nevoj do e mbajn .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyTue May 17, 2011 12:03 pm

Komunistat e kosoves ldk-istat ldd-istat dezertoret e luftes ata qe ishin kunder uck-se perkrahin tradhtarin Sali berisha dhenderrin e serbise mikun e fazliqit qe ja fali detin greqise .
Djalin bandit kriminel me te madhin ne balkan.
Socialistet perkrahen uck-ne e ndihmuan dhe murren pjese ne te.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyFri May 20, 2011 9:12 am

OPINION
Ramë-Kutia po kërcënon hapjen e kutive
19-05-2011 / Nga Luan Myftiu

“Nuk ka më keq se kur njeriu fillon të ketë frikë nga e vërteta” - Tolstoi

Njeriu i drejtë nuk ka frikë nga e vërteta, kurse Rama nuk po pranon që kjo të dalë në dritë. Trimi të fal, frikacaku të vret, ndërsa Rama të kërcënon lirínë. Si mëkatar, Ramën e ndjek pas hija e gjëmave. Si “apostull” i votës së lirë, e tmerron e drejta e qytetarit për të votuar. Ashtu si diktaturat i tremben dinjitetit të njeriut, Rama i trembet pavarësísë së çdo institucioni. Ai që ulëríti dy vjet për hapjen e kutive të çertifikuara, sot klith për mosprekjen e tyre, kur është i domosdoshëm shqyrtimi i tyre. Mos vallë nuk u beson as mbështetësve të vet? Apo, siç thotë Shekspiri, mendjen e tij fajtore e mundon dyshími? Ashtu si komunizmi që tentoi ta bënte gjithë shoqërínë bashkëfajtore në krimet e tij, Rama po përpiqet të bëjë bashkëfajtorë militantët për realizimin e ambicieve të tij. Mos vallë edhe fitoren e bashkisë e do për të mbajtur lidhur elektoratin e vet të çakërdisur? Apo frika e ndëshkimit për zullumet ia ka zbehur kënaqësínë e çdo lavdie? Se jo më kot Rama ka nisur të akuzojë ata që e detyruan të pranonte para kohe fitoren. Asnjëherë diktatorët nuk mbajnë përgjegjësí për humbjet. Për çdo disfatë Enver Hoxha akuzonte shokët e vet. Kurse Rama, taní që iu rrëzua çdo e drejtë për të bërë fajtor kundërshtarin, po gatitet të hakmerret ndaj atyre, që nuk e këshilluan të ndalte vrapin drejt vetëshkatërrimit. Ai që u detyrua të rrezikonte duke kërkuar një mandat të katërt, nuk i fal ata, që e nxitën të binte pré e një aventure të tillë!
Rama e di që nuk ndodhet në vendin e duhur. E kupton se aty e mbajnë forca të zhytura në mëkate. E nuhat ai që në partinë socialiste ka shumë të ndershëm, të cilëve duhet t’u imponohet. Se Rama nuk është aq mediokër sa të besojë që, me “proçkat” që bëri dy vjet të tëra, të mos jetë i akuzuar edhe nga të vetët. Por ai ka përvojën e ustait të “kopaçes” dhe pabesisë komuniste. Ka “urtësínë” nënshtruese të cinizmit diktatorial dhe forcën mobilizuese të kërcënimit enverist. Ai ka magjepsjen e “madhështisë” së frikës dhe mbrojtjen me anë të katandisjes së popullit në “mish për top”. Ka sugjestionin e shpifjes dhe krekosjen me anë të flijimit të turmave të terrorizuara. Prandaj Rama ushqen konfliktualitetin, i kthen shpinën dialogut dhe, si Enver katili, mbrohet duke kërcënuar demokracínë me përgjegjësínë e shkatërrimit të aspiratave të saj. Rama e di që kjo rrugë s’ka të ardhme. Ndoshta prandaj klith “Aleanca për të ardhmen!”. Mirpo, kur mëkatarit i afrohet fundi, parapëlqen shtyrjen e mynxyrës, duke iu shmangur kështu parimit “Më mirë një fund i tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund!”. Nuk hyn Rama në grigjën e drejtuesve që udhëhiqen nga sentenca “Tipari kryesor i një personaliteti nuk është rebelími, por shpirti paqësor”. Jo! Si “misionar” hipokrit, ai di vetëm të ngrejë akuza false ndaj kundërshtarit. Si ideator i parimit “përtej së majtës e së djathtës”, i lumturohet fanatizmit militantist. Si avokat i votës së lirë, mohon vullnetin e çdo qytetari për të votuar. Si “humanist” cinik, nuk justifikon gabimin njerëzor. Si europian i shtirur, nuk çmon institucionet e legjitimimit të çdo fitoreje elektorale. Si demokrat despot, kërcënon këdó që tenton të vërë në jetë parimet, me të cilat shkaktoi tërë ato dëme. Por kryesore për këtë anarkist primitiv mbetet frika nga humbja e zgjedhjeve; tmerri nga braktisja e elektoratit për “proçkat” që ka bërë; parandjenja e shkatërrimit të P.S.-së dhe lindja e një të majte, që do të mbronte aspiratat europiane të Shqipërisë së martirizuar. Ashtu si Enver gangsteri, që “kërcënonte” Aleancën Atlantike se, që ta rrëzonte despotin nga pushteti, duhej të zhdukte tre milionë shqiptarë, Rama kërcënon institucionet, ndërkombëtarët dhe vetë demokracínë se, po nuk e njohën si fitimtar, vendi ka për të marrë tatëpjetën e frikshme! Dhe kjo ka qenë me kohë deviza e politikës së tij “opozitare”; ky ka qenë angazhimi i tij si “reformator” i frymës së bllokimit dhe bojkotit; kjo ka qenë “kauza” e tij prej të privilegjuari të komunizmit. Sepse, si jopolitikan, Rama lakmon të gjitha pushtetet. Si artist, përdhos vlerat e arritura nga mazhoranca me një mijë sakrifica. Si “antikomunist”, mburr demokracínë duke i shkelur syrin diktaturës. Si i “revoltuar revolucionar”, shprehet i pakënaqur edhe nga duaxhinjtë e tij, shpërndarë nëpër gjykata. Kurse si reformator i shpërfytyruar, kërcënon të gjithë ata që duan të shohin votën e tyre.
Kërcënimet e Ramës po zbulojnë falsitetin e kauzave të tij “idealiste”. Sidomos ato për shenjtërínë e votës së lirë dhe çlirimin e Shqipërísë nga uzurpatorë, që aq shumë nuk i donte populli, sa u dha 140 mijë vota më shumë ! Kërcënímet e Ramës po shprehin llahtarin e këtij humbësi, që jeton me tmerrin e ndëshkimit për mëkatet që kreu ndaj vetes, partisë, vendit dhe demokracísë. Ky “properëndimor” hipokrit i orëve të para po zbulon thelbin e shpirtit të tij antidemokratik. Lufta e tij ndaj pluralizmit është e pashembullt. Shpifjet e tij ndaj arritjeve të demokracisë janë të denja për t’u ndëshkuar. Instinkti i tij për pushtet me dhunë, duhet të mbyllet në bunkerin e fëlliqur të babáit të tij shpirtëror. Kurse mohimi i votës së lirë është shprehja më autentike e hipokrizisë groteske të këtij gënjeshtari, që për interesat vetjake mund të përdhosë pa mëshirë edhe dinjitetit e vet. Mjerë kush do t’u besojë fjalëve të tij patetike prej narcizi të viktimizuar nga e drejta e njeriut të thjeshtë ! Mjerë kush shpreson të ketë të ardhme nga ai që s’ka vetë një të tillë! Mjerë ata që do të pranonin të vuanin nga marrëzitë e një “misionari”, që nuk e di se ku po e shpie veten e vet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA EmptyFri May 20, 2011 9:13 am

OPINION
Çmenduria të bën të quash „fitore historike“ dështimin absolut!
18-05-2011 / Nga Kostaq Xoxa

Në një të përditshme të djeshme, E.Rama synon sërish të mbajë veten me gajret për fiaskon që pësoi në këto zgjedhje administrative të 8 majit. Arbitrariteti i mendimeve të tij të zvargura dhe opake, del në pah edhe këtu, si kudo gjetiu, në retorikën e tij hallakatur. Ai e quan aftësi t’i rrëshqasësh temës, apo të thuash gjëra që bien ndesh me një gjykim të kthjellët.
I janë bërë vetëm gjashtë pyetje. Kështu lexuesi do të presë, këtë herë, një shkrim më të shkurtër se të tjerat.
Në pyetjen e parë pyetja shtrohet për habinë e njerëzve “sesi u kthye beteja për Tiranën, në një betejë që u vendos në kutinë e fundit”. Përgjigjja jepet për të treguar se çka është e rëndësishme sot për qytetarët e Tiranës! Sipas E. Ramës “e rëndësishme është se një pjesë e pazakontë e votuesve ia dhanë votën atij!”. Kjo e bën krenar atë? Por shton se, meqë kjo pjesë votoi për atë, “u zmbraps një stërfuqi aleancash të pandodhura ndonjëherë”. Ajo parafjala “stër”, që thuhet tërë mllef, hyn në ato hartimet e Edit, që ai i përdor kur s’di ç’të përgjigjet. Më mirë mos të përgjigjet fare, si në rastin kur i tha gazetares, të cilën e la pa përgjigje: “Të fala Sandrit!”. Pak Aleanca ka bërë E.R.-ja, duke filluar me besëthyerësit e pavotuar, si S. Ngjela & C°?
Pyetja e dytë ka të bëjë me numërimin e njësisë 5, kur ai përdori fjalën “Reflektim” para mbështetësve të tij. Edi shpreh mirënjohjen e atyre që “shpëtuan Tiranën nga një rezultat i deformuar rëndë, që nuk prezanton vullnetin e kryeqytetasve”. Ku e sheh këtë shformim? Votat u numëruan një për një édhe nga çdo qytetar, në shtëpinë e tij. Ndërkombëtarët u falënderuan nga ai (paçka se me hipokrizinë e tij proverbiale), për këtë transparencë. KQZ-ja nuk ka dhënë asnjë përfundim zyrtar zgjedhor. Atëherë si nuk u prezantoka vullneti i kryeqytetasve? A mos në vitin 2000, kur Edi kishte marrë bashkinë e Tiranës me 1/6-n e votuesve, siç shkruhet në librin “Kujtimet e një katundari?”. Por le të paraqesim edhe frazën e fundit: “Fitorja me vetëm 10 vota janë për mua një thesar mësimesh për t’i bërë shumë më mirë se deri më sot detyrat e mia”. Megalomania e tij me fjalën “fitore” hyn në koleksionin e veseve të panumërta të Edi Ramës. Të më falë lexuesi, por nuk quhet fitore ajo që arrihet me brekët nëpër këmbë! Pastaj, ku e di ti se fitove, paçka se me dhjetë vota? Kryetar i KQZ-së je ti? Le që edhe këtë kryetar të qetë e të përkorë, ti kujton se është në tagrin tënd ta pranosh si kryetar! “Do t’i bësh “shumë më mirë se sot detyrat” , do të thotë se deri sot ato nuk i ke bërë as mirë, që të mos themi keq! Në të vërtetë , si kryetar bashkie, në këto katër vitet e fundit i ke bërë jo keq, por shumë keq. Sepse nuk mund të jetë ballëhapur ndaj tiranasve (në kuptimin e banorëve) ai që e sheh me dylbi së prapthi punën në bashki! Pastaj ç’janë ato Refleksionet që na kujtojnë antikomunizmin e tij ekstrem, njëkohësisht të shtirë, gjer në nxjerrjen jashtë ligjit të P.Socialiste, apo të PPSH-së, merre si të duash?
(Tani, në këtë çast (ora 16 35’) , më thonë se deputetë të E. Ramës janë futur në KQZ dhe kërkojnë të jenë të pranishëm në punimet e saj, gjë që është krejtësisht e ndaluar ligjërisht. Siç kërkohet të diktohet edhe me anë të militantëve të Ramës, që janë grumbulluar për të bërë trysni, duke kërcënuar se ata nuk largohen, pa u shpallur fitorja e E. Ramës! Tani po i bie fare shkurt, për të bërë edhe një koment, në fund të këtij shkrimi).
-Z. Rama ç’keni ndjerë personalisht gjatë numërimit në TV?
-“Nuk e humba besimin...në atë që s’e bënim dot ne për të zmbrapsur stërfuqinë që bëri ç’deshi me pushtetin e frikës, medias pro-qeveritare... “. Ka rënë në kllapi? Qosja, në një shkrim të datës së sotme, u turret vetëm dy gazetave në favor të Aleancës për Qytetarin, njëra prej të cilave është “55-a”, sipas tij! Vetë Rama u shpreh përçart, kur tha se po të shohim televizorët, fiton A. për Qytetarin. Po të shohim prapa TV-së, fitojmë ne!”. Një sulm i hapur kundër stacioneve televizive!
Më poshtë, në përgjigjen e pyetjes tjetër, thotë se është i lumtur për fitoren historike! Harron të thotë se ai do të jetë fitues vetëm pasi të vlerësohen edhe fletëvotimet të cilat janë hedhur jo në kutinë e duhur. Shumëkush nuk është orientuar si duhet në ngjyrat sipas kutive, gjë që e bën votën të kontestueshme, por jo të pavlefshme. Precedenti i 2007-s në Temal të Shkodrës është një vendim marrje edhe për sot: doli fitues kandidati i PD-së dhe pastaj, në saje të plotësimit me fletëvotime të tilla që u shpallën të vlefshme gjer në kolegjin zgjedhor, u shpall fitues kandidati socialist. Në atë kohë përse E. Rama kishte opinionin e kundërt me të tanishmin? Apo kështu e ka ai, është inkoherent! Ka të drejtë Luan Myftiu kur shkruan: “Ramë “misionari”, édhe kur e shpalli veten fitues, ulëriti sikur kishte shpëtuar nga kthetrat e një Dinozauri”.
Po jap edhe një pyetje-përgjigje, më të shkurtrën, pasi thotë se “ai nuk pret ta njohë Saliu këtë fitore”, ndërsa doktori nuk është shprehur para se të prononcohet KQZ-ja. Pyetja: -Edhe për Tiranën? Përgjigjja: Sa për Tiranën, fitoja është jona, s’e luan topi. E panë miliona sy drejtpërdrejt përmes ekraneve. Vota u numërua botërisht”. Në fund na jep edhe një leksion politik: “Duhet të na ndriçojë arsyen ajo çfarë na bashkon, jo çfarë na ndan, mirëkuptimi, jo sherri...”! Dhe këto na i thotë ai që për dy vite rresht, ishte personifikimi i sherrit në vendin tonë, për të hapur kutitë, që s’i kishte në dorë t’i hapte as ai, as z. Berisha. Tani ra squk për hapjen e kutive! Se, ndonëse vuan nga Daltonizmi, mund të shohë ende, sesi është përhapur harta blu në Shqipëri dhe sesi për LSI-në tani rrahin 120.000 zemra, - siç është shprehur z. Meta. Kjo është fitorja historike e E. Ramës! Sa për kutitë e kontestuara, ato janë të kontestueshme, por të vlefshme dhe do ta shohim sesi do të përfundojnë ato 10 votat e Ramës. Ai e meriton edhe këtë portretizim të Edit, nga L. Myftiu: “Edi Rama e ka futur veten në “kompaninë” e atyre mashtruesve të paskrupullt, që pështyjnë nesër atë që kanë lëpirë me pasion sot”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
» PSE VATIKANI NUK E NJEH KOSOVËN?
» PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE
» NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI
» Pavarsia e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: