Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:25 pm

Përmbyllet Manifestimi “ Vjeshta letrare e Gjilanit”
NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ
(Nga prezentimi dhe vlerësimi i krijimtarisë letrare të shkrimtares Albina Idrizi)
Shkruar nga Sabit Rrustemi
Publikuar nga www.agim.poeticforum.com

Gjilan, 19 dhjetor 2010

Albina Idrizi
Në ambientet poetike të Sallës së Vogël të Teatrit të Gjilanit, është mbyllyr për këtë vit, Manifestimi më i ri letrar në Kosovë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, organizuar dhe realizuar përms Ars Clubit “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ që tubon shkrimtarë nga vise të ndryshme shqiptare dhe që seli veprimi ka po qytetin e Gjilanit.
Në Përmbyllje të këtij Manifestimi u prezentua krijimtaria letrare e shkrimtares Albina Idrizi, përkatësisht dy librat e saj të fundit, përmbledhja poetike “Dashuruar në diell” (2010) dhe romani “Hijet e kullave” 2009, I përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën rumune, kah fundi i vitit të kaluar.
Për poezinë e Albina Idrizit, përkatësisht përmbledhjen e poezive “Dashuruar në diell” , me vështrimet e tyre u paraqitën, Menduh Leka (vështrimin e të cilit e lexoi, znj. Fatushe Haliti, njëra nga themelueset e Ars Clubit “Beqir Musliu” si dhe Bilall Maliqi , poet e publicist nga Presheva.
Ndërsa për romanin “Hijet e kullave”, shkrimtari dhe kritiku nga Shqipëria, z. Mihallaq Qileri , z. Nexhat Rexha, poet e kritik letrar, nga Kamenica si dhe u lexua dhe një vështrim i kritikut rumun, Mihai Antoneskut, po për romanin nga aktori Ramadan Kurti.
Pjesë nga krijimtaria e Albina Idrizit, poezi të zgjedhura dhe fragmente nga romani, deklamuan aktorët e teatrit të Qytetit, Mejreme Berisha e Ramadan Kurti. Ndërsa për intermexo muzikore kësaj radhe u përkujdes, talentja e re e shkollës së muzikës në Gjilan, Jona Idrizi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:26 pm

Letërnjoftimi letrar i Albina (Aliu) Idrizit
U lind në Tërnoc (6 maj 1966) të komunës së Bujanofcit (Kosova Lindore). Si fëmijë shpërngulet në Gjilan ku edhe kryen shkollimin fillor dhe ate të mesëm. Fakultetin Filolgjik, drejtimin Letërsi dhe Gjuhë Shqipe përfundon në Universitetin e Prishtinës.
Prozën e parë e boton si nxënëse e shkollës fillore më 1980 në revistën për fëmijë ‘ Pionieri’ nga ku përfshihet edhe përmes poezisë në periodikun e kohës deri më 1997 kur boton përmbledhjen e parë me poezi për të rritur ‘Heshtje e mbarsur’ në botim të RILINDJES. Në nëntor të vitit 2007 boton përmbledhjen për fëmijë ‘ Ëndrra me ylberë’. Në prill të vitit 2009 boton romanin ‘Hijet e kullave’. I mirëpritur nga lexuesit dhe kritika si ‘një ndër librat që bëjnë historinë’ romani përkthehet në gjuhën rumune po të njejtin vit në Bukuresht në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumunisë ALBANESUL. Në të njejtin vit përzgjidhet t’i bashkohet poetëve shqiptarë nga të gjitha viset me poezitë e saja në antologjinë dygjuhëshe: shqipe dhe rumune TEMPLUL CUVANTULUI gjegjësisht TEMPULLI I FJALËS. Në prill të vitit 2010 del nga shtypi përmbledhja me poezi për të rritur ‘Dashuruar në diell’.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:26 pm

Në Gembloux, qytetin muzeal në periferi të Brukselit në Belgjikë, në majin e këtij viti 2010, në Sallonin e 40 jubilar nderohet me medaljen e argjentë për poezi nga Akademia Europiane e Arteve.
Ndërkaq, nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve PEGASI Albania, nderohet me Çmimin Special për romanin ‘Hijet e kullave’.
Albina Idrizi, tashmë ka arritur pjekurinë e saj krijuese. . Ajo po bën emër me veprën e saj dhe po e pasuron gjithnjë e më shumë sfodnin e letërsinë shqipe.
Nuk është zgjedhur rastësisht për t’ u prezentuar dhe vlerësuar në “Vjeshtën letrare të Gjilanit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:26 pm

Vlerësime të shkëputura për veprat e shkrimtares Albina Idrizi

Agim VINCA
Ka kohë që nuk kam lexuar ndonjë dorëshkrim të një autori të panjohur e fillestar, që të përvetëson me qartësinë, sigurinë, por edhe me bukurinë e ndjenjës, të mendimit dhe të shprehjes poetike sikurse ky dorëshkrim i poetess ë re nga Gjilani Albina Idrizi. Vjershat e përmbledhjes së saj ‘Heshtje e mbarsur’- prej të parës e gjer tek e fundit – janë të mbarsura me mendim, por me një mendim që rrjedh qetë, ngadalë e natyrshëm, pa zhurmë e sforcim. Poezia e saj nuk imponohet me pozën e mençurisë e gjestin e kërkuar për efekt, siç ndodh te shumë poetë të tjerë, të vjetër e të rinj, porn a qaset si një qenie e urtë e me shpirt. Është një zë i veçantë, i pjekur që në start. Autorja e ka gjetur mënyrën sit a artikulojë botën e vet të pasur shpirtërore dhe si të komunikojë me lexuesin. Është një poezi vërtet e mbarsur me mendim, emocion,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:27 pm

ritëm e figuracion.
Dhe, në fund, edhe një kompliment: Albina Idrizi është padyshim një nga poeteshat më të talentuara e më premtuese kosovare, me gjasa reale që të bëhet edhe njëra nga më të mirat. ( 1997 )

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:27 pm

Sabit RRUSTEMI

Në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar (jo dhe aq larg, si mund të tingëllojë një shekul), Albinë A. Idrizi më shumë u promovua dhe impnoua si prozatore, tregimtare se sa si poete. Duke konkuruar dhe, fituar nëpër disa konkurse letrare të kohës, ajo dha shenja premtuese si një krijuese e talentuar që pa zhurmë shumë po hynte dhe përbirohej në botën e letrare.
Kur, pas shumë provash të sukseshme në fushën e tregimit po pritej dhe tubëza e parë e tregimeve përmbledhur në formë libri, ajo befasoi këndshëm në vitin 1997 me përmbledhjen e poezive “Heshtja e mbarsur’ një titull sa metaforik, sa sinjalizues, po aq edhe intrigues. ( 2009 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:27 pm

Mihallaq QILLERI

Befasia e një proze të shkëlqyer, e një konceptimi artistik të veçantë, e një historie lufte sa makabre, po aq edhe pacifiste, një qerthull vigan lëvizjesh, spostim personazhesh e ngjarjesh të krijojnë përshtypjen se shikon një sahat dore, të cilit i është hequr kapaku i pasmë dhe ingranazhet e vegjël e të mëdhenj intonojnë në lëvizjen e njëri-tjetrit. Lufta për çlirimin e Kosovës, një nga historitë më dramatike europiane të fundshekullit XX, do vijojë të tërheqë vëmendjen e letërsisë edhe për shumë e shumë vite të tjera. Por shkrimtarja e re ka preferuar ta shpërfaq atë duke u vendosur shpesh në llogoret armike dhe prej andej të na tregojë se si shihet një vend i djegur, i vrarë, i përdhunuar dhe një popullsi e gjitha e traumatizuar.
Romani, mendoj se është një vlerë e rëndësishme e prozës shqiptare të viteve të fundit, ndërsa për autoren përpjekja e parë në prozën e gjatë mund të konsiderohet tepër e suksesshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:27 pm

Nexhat Rexha
Vlera e romanit qëndron në korrektësinë e realizimit objektiv si dhe në mënyrën e rrëfimit klasik, e të përforcuar me anën leksikore e semantike,gjithnjë duke e ruajtur nivelin artistik, e për t`i dhënë funksion zgjidhjes së enigmës për boshatisjen e kullave ,si dhe shpalosjen e zhgënjimit të një koloneli për të bërat e tij.
Rëndësia e romanit do të rritej sikur ai të përkthehej edhe në gjuhën serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:27 pm

Ardian KYÇYKU - Revista HAEMUS
Pas vëllimit poetik “Heshtja e mbarsur” (1997), krijimtaria e Albina Idrizit lind, por në prozë, një tjetër lloj heshtjeje, përmes romanit «Hijet e kullave». Autorja shprehet se vendet ku zhvillohen ngjarjet e romanit i ka parë vetëm një herë, mirpo empatia artistike ia del mbanë të ngjizë një botë mëse të besueshme, me dy palë rrënjë: në vërtetësinë e pakundërshtueshme të fiksionit dhe në përmasën (zhgj)ëndërrore të historisë. Me një shqipe të pastër dhe krejt i lirë nga kakofonitë e libreskut, romani flet po aq për hijet e kullave, sa edhe për kullat e hijeve. Në cakun që ndan e njëson hijet me kullat, aty ku qënia njerëzore mbijeton duke u zhvendosur nga e përnjimendta në vegim dhe duke e shlyer të ardhmen me dhimbje të papërshkrueshme, Albina Idrizi zbulon dhe bën të rrjedhë drejt ndërdijës së lexuesit një heshtje që haset shumë rrallë në prozën e sotme shqipe. Një heshtje e hapur, - himn ndaj durimit e vetmohimit, - e cila hyn në qënien e lexuesit edhe kur ky i fundit është i huaj ndaj thelbeve të letërsisë. (Dhjetor 2009 )

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:28 pm

Albert ZHOLI
Paqe! Ky është mesazhi i romanit “Hijet e Kullave”, Janë fjalët më të bukura që duhet të shndrisin në qiellin e kaltër të gjithësisë. Paqe, kjo fjalë magjike, që duhet të zejë vendin më të ngrohtë në zemrat njerëzorë. Kush do paqen, ka fituar lirinë. Kush zgjedh luftën, ka marrë përsipër vargonjtë e robërisë. Njerëz, lidhni pazgjidhsmërisht jetën me emrin kuptimplotë të të qënit paqësor. Faleminderit Albina që na solle një roman ndryshe, ku njerëzit e arsyeshëm në çdo moment dinë ta gjejnë rrugën e së vërtetës. Rrugën që të çon në dashurinë e bukur njerëzore.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:28 pm

Marius CHELARU
Letërsia shqiptare, sipas eseistit rumun Qelaru, „i ka dhënë botës njërin nga prozatorët e më të mëdhenj të këtij mileniumi Ismail Kadaren, shqiptarin më të famshëm në botë. Ekziston ndërkaq, së paku te disa prozatorë shqiptarë, njëfarë lloj vlerësimi të një tjetër tipi „ekzotik” për lexuesin oksidental, të traditave, të krejt asaj që definon kultura dhe historia e popullit të tyre, një gërshetim i reales me fantastiken, me mitin dhe legjendën, me historinë. Fjala është për disa romane të Kadaresë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur duke i ruajtur proporcionet në rastin e krahasimeve tjera, siç është libri i Albina Idrizit.”Hijet e Kullave është romani i parë i një autori kosovar që del në gjuhën rumune. Autorja flet për luftën e errët që zhvilluan forcat paramilitare serbe në Kosovë. Fjalori i Albinës nuk është i sofistikuar, por i drejtëpërdrejtë dhe i thjeshtë. Kështu mendon Marius Qelaru duke theksuar se theksi i rrëfimit, tejmatanë kontureve të ngjarjeve dhe personazheve bie mbi vuajtjet e kosovarëve dhe barbarizmat e ushtarëve serbë, por edhe refuzimi i kolonelit për ta kuptuar urrejtjen si mënyrë jete.Me një fjalë, mund të kuptojmë se fjala është një libër të mirë mbi jetën dhe vdekjen, mbi dashurinë dhe shpresën, mbi refuzimin dhe dëshirën për rigjetje, mbi krimet dhe mizoritë e luftës, shkatërrime materiale, lëndime të shpirtërave, prishje të ëndërrave, shpartallim të miqësive të dikurshme, mbi tmerrin dhe skëterrën që mund ta krijojnë njerëzit mbi dhe. (2009 )


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:28 pm

Mihai ANTONESCU
Të rrallë janë librat ku gjejmë aq thellësi, aq (mirë)kuptim dhe përkëdhelje për qenjen humane të ndodhur në kotarin e njerkëzimit dhe urrejtjes nën shenjën e fatkeqësisë. Në Hijet e Kullave kam shpaluar një skaj nga shpirti i florinjtë i kësaj prozatore të madhe, që është Albina Idrizi, duke i dëshiruar përgjatë 100 faqeve sa ka libri, një mik të mirë të mirëkuptimit dhe lotit në emër të popullit shqiptar në Kosovë. ( 2009 )

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:28 pm

Nga Aleksandra Shabani UPLI ( SHBA), W.P.S
‘Dashuruar në diell’ është një rrokëzim shprehimisht ndjenjash të pashterrshme, që ekuilibrojnë në ritmin jetik botëve të panumërta të poetes. I perceptuar në tri frymë mendimtare: Me ty jam, Gjithmonë vjen një kohë, Ëndrrat nuk vdesin kurrë, ajo të drejton në një perceptim të drejtë, të pastër tingullimisht ndjenjësor rrëfimtar në çdo detajimësi guximtare të pakushtëzuar. Poetja e ka rrumbullaksuar botikën e saj si një diell dhe e rendit atë, sikur në çdo rreze të tij të japë mesazhe për dashurinë, për njeriun, për ëndrrat, për gjithësinë që e rrethon dhe e shqetëson.
Dhe për fund, të flasësh me gjuhën e poetes është të lundrosh në të dhe të ndjesh kaq pranë dashurinë.
Pra shkurt, poezia në vëllimin ‘Dashuruar në diell’ është një prurje e gjallueshme e poetes Albina Idrizi dhe kontribut poetik i saj në fushën poetike, NJË SOLSTIC SHPIRTËROR DIELLOR I PËRKORË...
( 21 nëntor 2010 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:28 pm

Menduh Leka
Poezia e Albinës vjen si bindje , si shpresë me kumtmirin se jeton poezia , ka shpirtë dhe rritë shtat. Duke qenë në rezonancë me këto kërkesa ajo i mbulon të gjitha zonat gjeologjike të meditimit , të gjitha hapësirat e përjetimit dhe sjellë para neshë idhujtarin e ri poetik plot imazhe dhe oksigjen që lëshojnë petalet vargnore.Kjo është gama poetike e Albinës në librin “ Dashuruar në diell”.
(Gjilan, 18 dhjetor 2010)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:29 pm

Sabit RRUSTEMI
PATËM PËR ÇKA ME U ANGAZHUAR...
(Fjala përmbyllëse e Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”)
I nderuari auditor
miq e artdashës,
U përpoqëm, thjeshtë, që, përmes Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”, si një nismë e re dhe që do bëhet tashmë pjesë e agjendës sonë letrare, për dy muaj ditë ( nga 18 tetor – 18 dhjetor 2010) të prezentojmë, atë që është shkruar, atë që ne e vlerësojmë vlerë dhe që gjendet mes kopertinash, si libër. Dhe, që sheh dritën, jo vetëm në një vit botimi.
Me ndihmën e krijuesve, përkrahjen e artdashësve, dhe fare, pak, apo aspak nga institucionet tona lokale a qendrore, përkundër se ju trokitëm, ne rrumbullakësuam ate që, edhe patëm për synim. Me dëshirën dhe vullnetin dhe sakrificën e mëtejme krijuese, bëmë një fushatë sensibilizimi për librin si vlerë dhe vlerën si pasuri shpirtërore e shoqërisë.
E nisëm më 18 tetor 2010, po këtu, në Sallën e Vogël të Tetrit në Gjilan. Hapëm një faqe të re veprimtarie me një titull të ri, jo vetëm të Manifestimit por, edhe të botimit të librit të parë përmes Ars Clubit “Beqir Musliu”. Ishte përmbledhja e poezive “Pikojnë heshtjet” me autor, Nexhat Rexhën. Vazhduam me portretin letrar të shkrimtarit Haxhi Vokshi, në 70 vjetorin e tij të lindjes dhe 50 vjetorin e krijimtarisë letrare.
Në ndërkohë, vdekja e shkëputi prej jete dhe prej këtij Manifestimi, shkrimtarin Ibrahim Ibishi, të cilit ia përkushtuam më pas, një mbrëmje nderimi.
Por nuk u ndalëm. Në vazhdim prezentuam romanin më të ri të shkrimtarit të mirënjohur, Ibrahim Kadriut, „Gloria në mes“.
Dhe, e përmbyllëm me një emër që po i bën nder letërsisë shqipe, Albina Idrizin dhe dy veprat e fundit të saj, romanin „Hijet e kullave“ dhe përmbledhjen e poezive „Dashuruar në diell“.
Sa ia kemi qëlluar, si e kemi trajtuar dhe zgjedhur krejt këtë që prezentuam këtë here, le të vlerësohet.
E përsëris, ne sëpaku u përpoqëm. Ne, do përpiqemi sërish. Kësaj rruge që tashmë e trasuam .
Kur tjerët mund të na harrojnë a s’bëjnë diç për neve, ose bëjnë sa për të thënë, neve s’ duhet të rrijmë duarkryq.
Kemi guximin për të vepruar, sepse kemi çka për të prezentuar. Krijojmë e veprojmë. Ecim tutje për veten, për letërsinë , për shoqërinë.
Ars Clubi “Beqir Musliu”, si një asociacion shkrimtarësh e krijuesish që kanë vlerë, shkaku dhe i një emri të madh që bartin, do vazhdojë në përmbushjen e misionit të tij. Dhe, nuk shpenzohet vetëm për një stinë. Shpirti krijues nis nga zeroja dhe synon zenitin, edhe kur gjithë këtë mund e bën pa asnjë cent. Po, e bën për ndjenjën, respektin dhe detyrimin vullnetar që ka ndaj artit, ndaj lexuesit – publikut.

Gjilan, 18 dhjetor 2010


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:34 pm

Përmbyllet “ Vjeshta letrare e Gjilanit”

Gjilan, 19 dhjetor 2010

Në ambientet poetike të Sallës së Vogël të Teatrit të Gjilanit, është mbyllyr për këtë vit, Manifestimi më i ri letrar në Kosovë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, organizuar dhe realizuar përms Ars Clubit “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ që tubon shkrimtarë nga vise të ndryshme shqiptare dhe që seli veprimi ka po qytetin e Gjilanit.

Në Përmbyllje të këtij Manifestimi u prezentua krijimtaria letrare e shkrimtares Albina Idrizi, përkatësisht dy librat e saj të fundit, përmbledhja poetike “Dashuruar në diell” (2010) dhe romani “Hijet e kullave” 2009, I përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën rumune, kah fundi i vitit të kaluar.

Për poezinë e Albina Idrizit, përkatësisht përmbledhjen e poezive “Dashuruar në diell” , me vështrimet e tyre u paraqitën, Menduh Leka (vështrimin e të cilit e lexoi, znj. Fatushe Haliti, njëra nga themelueset e Ars Clubit “Beqir Musliu” si dhe Bilall Maliqi , poet e publicist nga Presheva.

Ndërsa për romanin “Hijet e kullave”, shkrimtari dhe kritiku nga Shqipëria, z. Mihallaq Qileri , z. Nexhat Rexha, poet e kritik letrar, nga Kamenica si dhe u lexua dhe një vështrim i kritikut rumun, Mihai Antoneskut, po për romanin nga aktori Ramadan Kurti.

Pjesë nga krijimtaria e Albina Idrizit, poezi të zgjedhura dhe fragmente nga romani, deklamuan aktorët e teatrit të Qytetit, Mejreme Berisha e Ramadan Kurti. Ndërsa për intermexo muzikore kësaj radhe u përkujdes, talentja e re e shkollës së muzikës në Gjilan, Jona Idrizi.

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ
(Nga fjala hyrëse e z. Sabit Rrustemit)

Albina Idrizi (1966), bën hapat e parë në letrat shqipe, që para tridhjetë vitesh, përmes revistës letrare “Pionieri”, për t’u sprovuar më pas me talentin e saj krijues edhe në periodikun e kohës dhe një serë konkursesh letrare, ku krijimtaria e saj, nuk mbeti e pavërejtur dhe, njëkohësisht edhe u shpërblye.

Në vitin 1997-të, ajo vjen me përmbledhjen e parë poetike, “Heshtja e mbarsur”, përmes Ndërmarrjes Botuese “Rilindja”.

Pas një kohe, thuaja dhjetëvjeçare, ajo rikthehet në skenën letrare me një përmbledhje vjershash për fëmijë, “Ëndrra me ylber” (2007), duke na befasuar këndshëm, dy vite më vonë me romanin e saj të parë “Hijet e kullave” (2009) dhe së fundmi, me përmbledhjen e dytë të poezive për të rritur “ Dashuruar në diell” (2010).

Me katër botime të deitashme letrare, me një përkthim në gjuhën rumune, me shpërblime dhe mirënjohje edhe ndërkombëtare për krijimtarinë e saj ( Në Sallonin e 40 të Akademisë Europiane të Arteve, mbajtur në Bruksel më 2010, ajo nderohet me Medaljen e Argjentë për poezi, ndërsa nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI Albania”, me Çmimin special për romanin “Hijet e kullave”), Albina Idrizi, tashma është në zenitin e pjekurisë së saj krijuese dhe e vlerësimeve letrare. Ajo po bën emër me veprën e saj dhe nuk është zgjedhur rastësisht për t’ u prezentuar dhe vlerësuar në “Vjeshtën letrare të Gjilanit”.




Vlerësimet e paraqitura për përbmledhjen e poezive “Dashuruar në diell”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:34 pm


Uvertyra lirike e intimës së metaforizuar dhe preludi estetik i kultit solstic si refleksion poetik

Nga Menduh Leka
a)Sintagma e ardhjes

Krijimi i asociacioneve të barasvlershme të mendimit intuitiv; atij investimi mendor që mëton të krijoj kode të reja estetike vepruese, duke sprovuar dhe sfiduar meditimin, fuqia shprehëse indigjene nga obelisku shqisor dhe ndërdijor në diskursin shenjues te Albina rezonon ligjërisht . Duke mbajtur penelin e gatshëm për të vijëzuar nëpër hartën intime poetike dhe duke pikturuar akuarelet e optimizmit dhe subtilitetit si uvertyrë e përjetimit të çiltër dhe mesazheve me stilistikë joshëse dhe sharm dedikues , krijimet sublimojnë prekshëm tërë atë horizont motivimi në të cilin poetja bënë një rishfaqje poetike në sinkroni me ligjërimet paraprijëse.Prandaj, i gjithë thesari poetik në mes kopertinave të librit “ Dashuruar në diell” hapet me një sintagmë të ardhjes të cilën Albina me delikatesë defiluese e jep tek porta e pritjes:”Vijë mes jush të dashur/ kështu si fjalë,drithëruar erërave që dalin përballë, sakatosur ndjenjash/ ëndrrash çarë, vij mes jush të dashur asgjë nuk më ndalë, me frymën tuaj marr frymë, ndjehem gjallë”
Duke vendosur segmentet bashkuese në mes tri pikave , trinisë së observimit në tri cikle të ndara të këtij libri me poezi , që si kult dhe si esencë me të cilën metaforë Dielli tangjenton diskursin e ekivokëve determinues, trekëndshi magjik eksistencial më dërgon në një formulë pagëzuese për tërë atë që Albina e ka sevirë me përkujdesje artistike:Cikli i pare ; Me ty jam, i dyti Gjithënjë vjen një kohë dhe i treti, Ëndrrat nuk vdesin kurrë, bëhet trinomi i bashkuar,bëhet rrjedhimisht prizmi metaforik që si në shesh unaze, si aksiomë sentenciale e simbolikë rrethi me gradacion të plotë do të mund të thuhej:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:34 pm

Me ty jam që gjithënjë vjen me kohë për të mos i lënë ëndërrat të vdesin kurrë...
b)
1.Me ty jam (cikli i parë), intima e metaforizuar

Lirizmi interkomunikues që emitohet si emocion i organizuar mirë, idila dhe intima e relaksuar nga mistralli afshëror dhe pastaj si telekrijim nëpër arteriet frekuencore estetike, duke sinjalizuar me metafora koordinatat e vendqëndrimit dhe vetëpërqendrimit , ku ajo i dedikohet ndjenjës si fanar, ku nga shtegtimi në fjalë rilindë në të njejtin frymëzim, në të njejtin përjetim , në të njejtin ëndërrim ; duke lëshuar spirancat afshërore në bregun e besimit,ku shpaloset tjeter pejzazh dhe nuk është më determinantë sonofobia por integrimi konceptual kompoziturash , sepse me ty jam flluskojnë vargjet” me një kulm plot yje një simfoni e heshtur qielli, duke shtegtuar pastaj nga thirrja për të shkruar , joshja deri te poezia tjetër:”... shova etjen time duke lënë tëndin zjarr të më përpijë...”.Pastaj, nga gjakimi për lirinë si metaforë jete e deri te dhembja e ëmbël e deri te pritja, kur edhe shiu ka ngjyrë e shpejt vjen vjeshta për një grua që zgjohet për çdo ditë me një fytyrë të re shenjtëreshe do të qëndroj deri tek heshtja e mbarsur , një alegori e bukur për një pritje, ku ndjellëse është heshtja si mezanskenë e ekuinoksit meditativ. Natyra, e shurdhët dhe memece. Vetmia është e gozhduar, rrëmujë në triptikun ëndrrim-kujtim-ringjallje të projektuar si yll, në këtë rast dielli poetik është një rezonim i metaforizuar i një përsiatje filozofike të saktë ku poetja ka treguar një formë emblematike të një aterrimi psikologjik ku pëballë një esence transmeton dashuri edhe për gjërat frymore edhe për reliktet tjera të shenjta e të shtrenjta.Ajo, megjithatë, përkundër indiferencës nga ndërdija si refleksion meditimi na jep një portretizim aksiomatik të ndjenjes se çiltër që si një ujvarë rrjedh artistikja e shpalosur që nuk i mjafton vetëm lugina dhe shtrati , brigjet e saja të përgjasimit si hije por jep mesazhe të këndëshme edhe për të tjerët se ajo që si uragan kulmon nëpër ndjesi dhe jehon nëpër afsh edhe po të jetë ne anën tjetër të botës do ta prekë si magji hyjnore me freskinë e gurgullimës se vargut.Është mrekulli të përpiqesh me bindje,ta përqafosh jetën dhe të jetosh me pasion.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:34 pm

2. Gjithënjë vjen një kohë (cikli i dytë) , katarakti motivor i sinkronizuar

Edhe si fjalë, edhe figurë, edhe domethënie semiotike e nënshtresë semantike , këto poezi të këtij cikli ( dhe të librit si tërësi – natyrisht), flakërijnë si fosforimë metaforike , fluroshencë e një bukurie emituese edhe si lajm, mesazh,sinjal apo fjalëkalim, si tekst i një kompozimi vokal si në poezinë “Atë ditë” kur thotë: “atë ditë kur më gjuajtë mua/ vetveten vrave/ në imazhin tënd më të mirë”. Një kompozicion arkitektonik simetrik në metafora dhe një dalje inerciale bukur nga të vështruarit nga vetja dhe me simbiozë përceptimesh, një figuracion trendi, një pasqyrim emocional i emituar në mënyrë estetike dhe me nuanca dilemë-hapërim-fiksion, një profilizim ndjesor i një momenti të drithërueshëm i artikuluar sipas një dipotrie shpirtërore të pastër por që diagonalja artistike është saktësisht e një modemi të fortifikuar intuitiv që percjell tek lexuesi refleksion kreativ dhe një oreks për të shijuar një poezi të tillë. Gjithëmonë vjen një kohë thotë poetja duke u rikthyer nga ajo pjesë e lënë dikund, tek jep kumtin për alarme dhe ne të njejtën kohë në ballon për të përhiturën vë bastin alegorik.Poezia protestë është formë posmoderne e të shkruarit.
Trishtimi që vjen si pasojë e një boshëllëku shpirtëror si te poezia “Projekt i vonuar”, apo te “Tartufi është këtu” ,prekë telat e ndjenjes dhe kjo pastaj krijon halucinacione nëpër trajektoritë e regëtimave emocionale që kulmojne me ankthe nëpër flurudha si shkreptime ndjesore.Të jeshë me trishtimin në nje sfond komunikimi dhe përjetimi artistiko-emocional është psallm e pellg humnerash metaforike, por edhe ta mbashë në teh shpate pshertimën eksituese duke bërë një uratë për mrekulli, duke lozur këndëshëm për hirë të përfundimit të bukur të ekstazës dedikuese shenjëtrisht, që në qëndismën poetike ka bërë një luhajë ndjenjash shumë joshëse dhe shumë me elegancë .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:35 pm

3. Ëndërrat nuk vdesin kurrë (cikli i tretë), kapërcimi evolutiv i pahintikës

Admirimi dhe rivitizimin kunatik në ca poezi , avangardën dhe kolazhet e gravuara historike si rrëfim i një ëndrre, mund të alternohen në rastet e partiturave përgjasuese domosdoshmërisht sepse t’i popullosh ëndrrat e lexuesin don të thotë t’i ngazëllesh ata.Prandaj duke filluar nga vargjet për ëndrrat siç thotë:” Na bartin tutje,si flluska në rini/ me zë sirene na joshin” ekuilibron si ritëm diskursin përceptiv dhe pastaj në kapërcime filozofike dhe sensin eurdit trajton ligjin e të kundëtave nga ku me një sofizëm poetik transmeton;” Na bënë më të fuqishëm të ndjejmë, të shijojmë/të ecim kureshtjeve të panjohurat kur synojmë”.Shume referenca e paradigma semiotike imagjinative dhe intenca, pulsojnë si potencë poetike, tek poezia “Më shtërngo dorën, njeri” e cila është ndër realizimet akoma më të bujshme, nga ku prurjet artistike më katapultojnë tek konvergjenca në rezymimin se sa e sofistikuar dhe e artikuluar me shprehësi emocionale linjat ligjëruese shkundin katarsisin intuitiv si modelim empirik i çastit për zbrazje, me gradacion dhe vibrim ndjesor, koherencë ekzaltuese e një drithërime afshërore e dekametrazhit eseistik, për të gjetur metafizikën e identitetit në fiksione të një gjendje ku si narracion poetik gërshetohet dhe tangjentojnë pikëçuditëset meditative në staza te cilat herë si sozi uni e herë si ankimim flegmatik i kumtojnë ankthit apologjine e prehjes , pa pasur nevojë të zbrapsen nga tejmbujshja apo boshësia metaforike kur qenia frymë dhe qenia statujë nuk shikojnë vëngërr njëra tjetrën.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:35 pm

Nga poezia në poezi , e nga vargu në varg, Albina Idrizi sfidon magjishëm ndruajtjen , heshtjen dhe pastaj e tërë atmosfra poetike katandisëse nga pritja , brengosja dhe shpresa krijojnë piramidën emocionale që e ka ravijëzuar drithërueshëm artistikisht.më shtërngo dorën njeri është një tjetër krijim ku në mes katër momenteve kryqëzuese ajo definon ekuinoksin motivor duke filluar: “Kur dëgjon ofshamë/ dhe lot të sheh syri/ dhembja del në pah/pa gjuhë/ pa ngjyrë / më shtërngo dorën njeri/ ngado që të vish.”.
Pasthirrma poetike që hetohet te poezia “Metamorfozë” ku poetja fillon “ Ti, nuk do të ishe Zot/pa besimin tim ...”është një testament engjullor i metaforizuar në mënyrën më të çiltër ku kumti përgjërues i intimës duket se në pjesën e dytë do të duhej të thoshte se më merr në botën tënde edhe nëse është ferr ,qoftë edhe nëse është gëzim e qoftë se është edhe tmerr. Shpirti poetik i parandjen të gjitha , prandaj edhe te popezia Solstic njerëzor e cila është realizuar në mënyrë elitare ku ajo do të shprehet “ Se është vetëm një ditë, një çast i i gjithi në jetë /për të dashur/për të falur/ harrojmë/ dhe po nuk e zumë , dështojmë “ shpresën ,kështu poetika dhe në këtë rast poezia ësht dëshmia , është sinjali dhe mesazhi më hyjnor për të ringjallur të humburën, për të rilindë sfingsin që jetës në binom ,shpirtë e materie ta sublimojë me uratën e përbotshme për hire te dashurisë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:35 pm

c) Mbyllja e dritarës komunikuese-kopertina e fundit

“Nuk më mjafton të jem ëndërr” –sublimimi dhe flijimi poetik në emër të lirisë

Është dhe një poezi, shpërfaqur në kopertinë libri në kopertinë libri;” Nuk më mjafton të jem vetëm ëndërr”.
Këtu poetja thërrmon indet motivore,shtrydhë gjëndrat limfatike nga frika letargjike duke mobilizuar antitrupat afshror që me lutje e pa te, siç e vazhdon: “herë herë ëmbël, herë herë vrerë” në hemisferat e shpresave të bëhet ndërlidhja me ligjin e tërheqjes që mendimi të bëhet esencë, kurse mbështetja, shtërngimi si intuitë polare të fortifikohet në gjakim .Ankthi si përsiatje elegjike,ofshama,thirrja, pasthirma nëntekstore ku mund të përfundoj edhe kuanti i fundit përgjërues i qenies si zhgënjim jepet përseri nga fillimi në fund si kumt për kërkim të asaj esence të mbeshtetjes diku në dikend si ligj i universit , si ligj i lëvizjes ekuilibruese, por “të ndehem gjallë qoftë edhe e marrosur” .Kjo është magjia e tërë shpalosjes poetike e cila në planimetri kompozicioni, në simetri tredimenzionale,konvergjon në mënyren më të prekshme dhe më të thekshme në një frekuencë të këndëshme për ta shijuar si estetikë, si modelim matricor elitar figurativ dhe asociativ,refleksion i bukur nuancor në tërë spektrin e defilimit nëpër horizontin ndjesor të quajtur Albina- horizont. Prandaj i urojmë të mos i mjaftojë të jetë vetëm ëndërr.

Për fund, poezia e Albinës vjen si bindje , si shpresë me kumtmirin se jeton poezia , ka shpirtë dhe rritë shtat. Duke qenë në rezonancë me këto kërkesa ajo i mbulon të gjitha zonat gjeologjike të meditimit , të gjitha hapësirat e përjetimit dhe sjellë para neshë idhujtarin e ri poetik plot imazhe dhe oksigjen që lëshojnë petalet vargnore.Kjo është gama poetike e Albinës në librin “ Dashuruar në diell”.

( E lexoi znj. Fatushe Haliti – Ars Clubi “Beqir Musliu”






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:35 pm


VARGJE TË MVESHURA ME FIGURA POETIKE

Nga Bilall Maliqi

(Albina idrizi “Dashuruar në diell”, Sh.B. “Faik Konica” Prishtinë 2010, faqe 103)

Albina idrizi tanimë është emër i njohur në letrat shqipe si një poete mjaft produktive dhe e kujdesshme sa i përket shkrimeve të saja. Kjo është dëshmuar edhe në botimet në të cilat ka lënë përshtypje si tek lexuesit ashtu edhe tek syri i kritikës letrare në përgjithësi.
Kjo krijuese e talentuar e cila deri më tani botoi përmbledhjen poetike për të rritur “Heshtja e mbarsur” dhe përmbledhjen poetike për fëmijë “Ëndrra me ylber”. Për ta provuar aftësinë e saj krijuese Albina në vitin 2009 doli me romanin “Hijet e kullave”, ky roman nga kritikët u vlerësua lart si për nga tematika që mëveshët romani por edhe nga vlera ideoartistike që ka ky roman dhe u përkthye në gjuhën rumune nga përkthyesi Baki Ymeri. Në saje të sukseseve të arritura Albina hyri edhe në antologjinë poetike shqip-rumanisht me titull “Tempulli i fjalës” (Tempul cuvantului).
Për ta treguar edhe më tutje forcën e saj krijuese Albina kohë më parë pra lexuesve doli me përmbledhjen poetike për të rritur me titull “Dashuruar në diell”, botuar nga Sh.B. “Faik Konica”, Prishtinë, 2010.
Përmbledhja poetike që tani e kemi në shqyrtim është e ndarë në tri cikle poetike:”Me ty jam”, “Gjithmonë vjen një kohë” dhe “Ëndrrat nuk vdesin kurrë”, ku ngërthejnë në vete poezi të cilat për nga vlerat ideoartistike janë të qëndrueshme kanë tematikë të qëllueshme. Thuaja se shumica e poezive të librit kanë tematikë të dashurisë, por me një strukturim të vargjeve të cilave u ka dhënë forcë shprehëse dhe gjuhë të përparuar poetike.
Nëse e marrim në shqyrtim poezinë e Albinës mund të themi se para nesh do të kemi vargje gjysmë hermetike, diku-diku edhe hermetike gjë që me figura e metaforë bën që lexuesi të mundohet ta gjej mesazhin e saj përmes vargjeve drejtuar lexuesve dhe shoqërisë në përgjithësi.





Figurativiteti

Në lexim e sipër të librit “Dashuruar në diell”, lexuesi do të ndeshet me vargje të cilat në vete ngërthejnë figura metaforike. Në poezitë e Albinës hetojmë këto figura si: simbolin, krahasimin, alegorinë, simplokën, epiforën etj, të cilat figura i bëjnë poezitë e saj të qëndrueshme ideo-artistikisht dhe ideoestetikisht.


Marrë në përgjithësi vjersha e Albina idrizit është alegorike meqë indirekt jep porosi të ndryshme si në motivin e dashurisë, por edhe në tema dhe motive të tjera që i trajton. Tek cikli i parë poetik mund t’i përmendim disa poezi të cilat shtojnë kureshtje tek lexuesit ”/ Me ty jam/, /Eja/, /Të dashurosh/, /Kur të pushoj së shkruari/, /Liria ime/ ,/ Dhembje e ëmbël/, /Edhe shiu ka ngjyrë/ , /Të jesh grua/, /Jam nënë/, /Heshtje e mbarsur/ etj., tek të cilat autorja është munduar ta shfaq tërësinë kuptimore dhe stilistike të vargjeve që kompletohen këto poezi.
Tek poezia /Jam nënë/, para nesh paraqiten vargje të ngjeshura me figura stilistiko-letrare të cilat janë evidente. P.sh.:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:35 pm



“Jam nënë, dhe
Kam durim, kam fuqi
Perëndie,
Kam etje, kam dashuri
Hyjnie”

Në këto vargje paraqitet figura e nënës, figurë ku autorja paraqet durimin e nënës edhe në çastet më të vështira , fuqinë e nënës e cila u pa edhe decenie më parë gjatë kohëzezës që përjetoi e përjetuam ne si popull.. “Fuqi perëndie”, këtu kemi të bëjmë me figurën e hiperbolës, por jo vetëm kaq po në këtë poezi kemi edhe figura të tjera si:Simplokën ku kemi përsëritjen e fjalëve në fillim të vargut. P.sh.

“Biri im!

“Jam nënë, dhe
Mund ta ha veten,
Mund ta vjell,
Mund ta përpij prapë”.

Biri im!

(Poezia “Jam nënë”, faqe 27).

Me figura të tilla kemi edhe poezi të tjera si /Gjithmonë vjen një kohë/ dhe poezia /Vetmia/, ku është e pranishme figura e simplokës dhe epiforës.
Tek cikli i dytë i titulluar “Gjithmonë vjen një kohë”, do t’i përmendim disa poezi të cilat përbëjnë skeletin e këtij cikli si:/Ballë për ballë me tokën/, /Poeti i tokës sime/, /Projekt i vonuar/, /Tartufi është këtu/, /Atë ditë/, /Gjithmonë vjen një kohë/, /Konkurs poezie/, të cilat në vete përbëjnë zgjuarsinë e autores që ta mbaj në kontroll vlerën stabile të poezive të saja.
Në poezinë /Projekt i vonuar/, paraqitet qartë një tablo reale e kohës së sotme e cila për fat të keq është vonuar gjithçka dhe gjithkund jemi vonë:

“Gjithkund
Jemi vonë

Vonë jemi
Për gjithçka

Përrallë e harruar
Në barkun e ujkut.

Medet!”

(Poezia “Projekt i vonuar”, faqe 48).

Në këtë poezi të bukur vërehet lehtë edhe figura stilistike e inversionit…


Fuqia e fjalës

Edhe më tej Albina vazhdon mjeshtërisht të mbaj baraspeshën e fuqisë së fjalë që del nga shpirti si ekstazë dhe futet aty ku e ka vendin në poezinë e saj, i shpupurishë vargjet banon përjetësisht mes vargjeve fjala e saj, e kjo shihet qartë edhe në ciklin e tretë poetik të titulluar:”Ëndrrat nuk vdesin kurrë”. Nga ky cikël nuk mundemi pa i përmendur poezitë:/Mirëmëngjesi botë/, /Vdekur kam pa lindur akoma/, /Tregoje dashurinë’/, /Më shtrëngo dorën njeri/, /Më fal dashuri/, /Thellë në poezi/, /Fuqia e fjalës/, /Vetmia/, /Këshillë vetes/, /Metamorfozë/, /Nuk më mjafton të jem ëndërr/ etj., të cilat me sukses përmbyllin këtë cikël poetik dhe mbyllin kopertinat e këtij libri që më pas për të mbetur një kohë të gjatë në kujtesën e lexuesit si një libër që i plotëson kriteret e një libri të qëndrueshëm si në aspektin artistik dhe në atë grafik e që të merret dhe të ketë qasje objektive e korrekte edhe kritika letrare për këtë botim.

Vlera

Prej gjithë kësaj që u tha deri më tani për këtë përmbledhje poetike të poetes Albina idrizi të titulluar “Dashuruar në diell”, mund të themi lirisht se ky libër përbëhet me poezi që kanë vlera të kënaqshme artistike-letrare duke porositur autoren që edhe në të ardhmen të shkruaj dhe t’i avancoj edhe më tepër vlerat e krijimeve poetike të saja drejt arritjes së qëllimit dhe dëshirës së gjithë krijuesve që shkrimet e tyre të jenë pjesë e krijimeve të letërsisë bashkëkohore shqiptare





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI EmptyWed Dec 22, 2010 12:36 pm

Vlerësimet për romanin e Albina Idrizit “Hijet e kullave”

PROZË MODERNE - POEZI FLUIDE

Rreth romanit “Hijet e kullave” dhe poezisë “Sot putha armikun tim” të Albina Idrizit
Nga Mihallaq Qilleri
Kam patur rastin të lexoj romanin “Hijet e kullave” të shkrimtares dhe poetes kosovare, Albina Idrizi. Befasia e një proze të shkëlqyer, e një konceptimi artistik të veçantë, e një historie lufte sa makabre, po aq edhe pacifiste, një qerthull vigan lëvizjesh, spostim personazhesh e ngjarjesh të krijojnë përshtypjen se shikon një sahat dore, të cilit i është hequr kapaku i pasmë dhe ingranazhet e vegjël e të mëdhenj intonojnë në lëvizjen e njëri-tjetrit. Lufta për çlirimin e Kosovës, një nga historitë më dramatike europiane të fundshekullit XX, do vijojë të tërheqë vëmendjen e letërsisë edhe për shumë e shumë vite të tjera. Por shkrimtarja e re ka preferuar ta shpërfaq atë duke u vendosur shpesh në llogoret armike dhe prej andej të na tregojë se si shihet një vend i djegur, i vrarë, i përdhunuar dhe një popullsi e gjitha e traumatizuar.
Ajo që më ngjan tepër interesante është konstrukti i veprës. Siç dihet proza dhe poezia botërore janë gjithmonë në kërkim të formave të reja të paraqitjes, forma që do të përputheshim me të gjitha përpjekjet e tjera të artit, por edhe të inxhinjerisë, pra tenikës, për të shprehur më cilësisht mendimet e veta, edhe në bazë të zhvillimit njerëzor. Ashtu si arkitektuara, edhe romani, sidomos, ka kërkuar konstruksione impresionuese duke dalë nga flegmatizmi i letërsisë klasike. Nuk mund të them se autorja Idrizi ka projektuar ndonjë kullë moderne si ato të Dubhait këtu, por do të tregoja se paraqitja e ngjarjeve të romanit të saj nuk janë aspak në forma lineare, dhe do ta konsideroja romanin si një përpjekje për t’u shkëputur nga flegmatizmi klasik .
Në qendër të romanit është vendosur një ushtarak i lartë serb, Zoran Petroviqi, i cili përshkruhet si një njeri i ndjeshëm, i gjerë në shpirt, një njeri me botëkuptim e kulturë të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë është i detyruar të bëjë, por i pazoti për të lëvizur dhe gishtin e vogël të dorës për të shmangur krimet e përbindshme që sheh. Atij i ndërpritet rehatia në Beograd dhe e nisin për në Kosovë, ku ndeshet me një realitet barbar. Trupat serbe janë përshkruar në roman si katilë, pak më keq sesa gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa krimet e tyre nuk kanë të kaluar. Si prototip i etjes, mendjemadhësisë e nacionalizmit primitiv serb, përballë kolonelit Petroviq vendoset ushtar Markoja, një i ri aq katil e i pazemër në krimet e tij, sa nuk ka se si të mos i ngjall lexuesit urrejtje për këtë frymë antinjerëzore të përçudnuar në fundin e shekullit XX.
Episodet e shumta për krimet serbe në Kosovë, gjendja e traumatizuar e popullsisë, shfaqja në skenën e maleve e Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës, pushkatimet pa shkak dhe skandalet fyese, ditari i shurdhmemeces së gjorë, i japin romanit një linjë tensioni e tendencioziteti njëherësh, e pajisin me idenë se sa e shtrenjtë dhe po aq e vështirë ka qenë fitorja e lirisë për Kosovën. Brenda romanit lëvizin ngjethshëm tri personazhe shumë interesante, siç janë koloneli Petroviq dhe ushtari Marko dhe një shurdhmemece.
Duke gjykuar nga shpirti i butë e i ndjeshëm i kolonelit, lexuesi duhej të priste një duel të vërtetë midis dy serbëve për shkak të pikëpamjeve e qëndrimeve të tyre ndaj luftës në përgjithësi e luftës për Kosovën në veçanti. Por një gjë e tillë thuajse nuk ndodh.
Koloneli i shikon me habi e neveri veprimet e ushtarit të tij dhe nuk luan as gishtin e vogël për ta ndaluar qoftë edhe në një rast në barbarinë e tij. Kush e komandon atëherë repartin serb? Autorja do të na tregojnë se si koloneli, ashtu edhe ushtari, janë thjesht mekanizma të verbër, të cilët vihen në lëvizje jo aq nga komanda të caktuara, apo plane operacionale, por nga koncepte nacionaliste, apo edhe humane. Koloneli Petroviq përfaqëson kështu plejadën e intelektualëve serbë, të cilët përkohësisht - duhet theksuar kjo - u ndodhën midis dilemës së të jetuarit si vrasës, apo si njerëz normalë.
I gjithë ky konflikt i brendshëm, megjithatë, tregon autorja, nuk sjell asgjë të mirë për popullsinë e pafajshme kosovare, përveçse e dërgon mbrapsht në Beograd ushtarakun e lartë gjysmë të çmendur, por edhe të dekoruar njëherësh. Ushtari Marko është përfaqësuesi i një nacionalizmi sadist, tipik millosheviçian, po ai që bëri masakrën e Srebenicës, po ai masakrës së Raçakut edhe i të tjerave në Kosovës e gjetkë. Figura të tilla janë hasur edhe në letërsinë botërore kur është folur për vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ndoshta autorja duhej ta zvogëlonte peshën e hanxharit të këtij kasapi për të sjellë në roman një tip më të besueshëm, më racional. Markoja vret veten në fund të romanit për të mos dorëzuar dinjitetin e tij të shtypur tashmë nga lufta çlirimtare e shqiptarëve dhe trupat e NATO-s. Kundërshtari i tyre nuk ka emër të përveçëm. Hijet e kullave ku vazhdimisht endet një shqiponjë, mjaftojnë për të shkaktuar një ngjethje tmerri për pushtuesin serb.
Autorja e ka vendosur kolonelin Petroviq midis ushtarit të tij sadist dhe një gruaje shurdhmemece, ditari i së cilës i zbulon atij një jetë të thjeshtë shqiptareje të pa hasur herë tjetër edhe nga ai vetë. Ndonëse ky ditar e tejdukshmëria e tij e ngjeth kolonelin serb, përsëri ai nuk mund të tërhiqet aspak nga misioni i tij pushtues, madje edhe kur i takon të japë një vendim të dhimbshëm kundër ish-mikut të tij shqiptar.
Romani, mendoj se është një vlerë e rëndësishme e prozës shqiptare të viteve të fundit, ndërsa për autoren përpjekja e parë në prozën e gjatë mund të konsiderohet tepër e suksesshme.

( Dhe një refleksion për njërën nga poezitë e Albina Idrizit” Sot putha armikun tim”)
Në se proza e Albinës ka këto karakterestika që përmendëm, pra modernizmin si synim, realizmin si metodë, patriotizmin si etje, poezia e saj në përgjithësi ngjan aq fluide, lirike, aq femërore sa me siguri dikush do të dëshironte të notonte gjithmonë në këtë liqen të ngrohtë e me brigje të gjelbëruara. Dashuria tashmë është një idil që endet në të gjitha skutat e vëmendjes së lexuesit dhe ai nuk ngopet gjithsesi prej vargjeve aq të bukura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty
MesazhTitulli: Re: NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI   NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: